Data 11 Prill është data zyrtare e nisjes se fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 11 Majit.
Por socialistët kanë vendosur që mitingun hapës të fushatës ta bëjnë të shtunën e 12 Prillit në mesditë. Detajet janë ende duke u diskutuar nga selia rozë.
Ndërkohë që demokratët e kanë marrë vendimin përfundimtar. Ata do të mblidhen në sheshin Nënë Tereza të premten e 11 Prillit në orën 19:00.
Edhe pse zyrtarisht 11 prilli është data zyrtare të gjithë forcat politike kane afro një muaj që kanë nisur takimet elektorale dhe prezantimin e skuadrës së tyre të kandidatëve për deputetë.
Tag: elektorale
-

PS çel fushatën elektorale në 12 Prill, opozita e hap zyrtarisht një ditë më herët
-

Polemika në Delvinë për zyrën elektorale të PS, Ardit Bido reagon pas denoncimit të PD
Polemika në Delvinë për zyrën elektorale të PS, Ardit Bido reagon pas denoncimit të PD
Fushata elektorale në qarkun e Vlorës po shoqërohet me debate dhe përplasje mes kandidatëve të forcave kryesore politike. Një prej temave që ka ngjallur reagime ditët e fundit lidhet me zyrën elektorale të Partisë Socialiste në qytetin e Delvinës, për të cilën Partia Demokratike ka ngritur një ankesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Konkretisht, kandidatja për deputete e PD-së, Ina Zhupa, publikoi një dokument zyrtar ku KQZ i kërkon Partisë Socialiste që të largojë zyrën e saj elektorale nga një ambient që ndodhet pranë KZAZ-së në Delvinë, duke theksuar se vendndodhja e saj përbën shkelje të rregullave zgjedhore.
Në reagimin e tij, kandidati i PS për qarkun e Vlorës, Ardit Bido, mohoi që zyra të jetë mbyllur, duke sqaruar se janë hequr përkohësisht disa nga logot dhe simbolikat partiake, të cilat, sipas tij, do të vendosen në një vend tjetër, në përputhje me rregullat.
“Zyra jonë nuk është mbyllur, por thjesht janë hequr disa logo që do të vendosen diku tjetër. Në qytete të vogla si Delvina është thuajse e pamundur të gjenden ambiente elektorale që ndodhen në një distancë të madhe nga institucionet. E megjithatë, ankesa u bë vetëm për Delvinën”, shkruan Bido në një postim në rrjetet sociale.
Ai i ka cilësuar akuzat nga Partia Demokratike si një shfaqje politike, duke shtuar se këto reagime vijnë nga “frika për rezultatin zgjedhor”, pasi, sipas tij, opozita nuk do të sigurojë më shumë se tre mandate në qarkun e Vlorës.
Bido ka vënë theksin edhe mbi faktin se raste të ngjashme me afërsinë e zyrave elektorale me KZAZ-të ekzistojnë në qytete të tjera të vendit, por vetëm në Delvinë është ngritur ky shqetësim.
“Dokumenti i publikuar nga zonja Zhupa nuk dëshmon mbylljen e zyrës, por kërkesën për të hequr logot. Ndërkohë, ne do të vazhdojmë fushatën dhe komunikimin me qytetarët, me po të njëjtin përkushtim”, thekson më tej kandidati i PS-së.
Nga ana tjetër, PD ka insistuar se vendndodhja e zyrës është në shkelje të ligjit dhe se vendimi i KQZ është i qartë.
Përplasjet politike për zyrat elektorale vijnë në një klimë gjithnjë e më të tensionuar elektorale, ku kandidatët po përpiqen të fitojnë terren përpara ditës së votimit. Zgjedhjet parlamentare të këtij viti pritet të jenë të ngushta në disa qarqe, përfshirë Vlorën, ku prania e emrave të rinj dhe profili i lartë i kandidatëve ka rritur interesin për garën.
Në këtë kontekst, Delvina është kthyer në një nga zonat që tërheq vëmendjen për nga intensiteti i fushatës, por edhe për përplasjet që tashmë kanë kaluar nga debati elektoral në interpretime ligjore të vendndodhjes së zyrave të partive.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb -

KQZ pranon denoncimin e PD, urdhëron socialistët të heqin materialet nga zyra në Delvinë!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë në konsideratë një denoncim të Partisë Demokratike, për të hequr të gjitha materialet nga zyra elektorale pranë KZAZ 89 në Delvinë.
Sipas vendimit të KQZ, që u bë i ditur nga deputetja e PD-së, Ina Zhupa, Partia Socialiste duhet të largoje të gjitha materialet, pasi zyra elektorale e tyre ishte në një distancë më afër se 300 metër nga KZAZ.
Zhupa thotë se KQZ i dha të drejta, ndërsa tha se Partia Socialiste shkeli ligjin.
“Zyra elektorale e Partisë Socialiste Delvinë duhet të heq të gjitha materialet zgjedhore, sepse shkel ligjin.
Kandidati i PS, me siguri nuk e dinte ligjin teksa na tha që do dalim bllof, nuk dolëm aspak bllof dhe si gjithmonë kemi të drejtë.
Sa për selinë e Partisë Demokratike, meqë e paska merak, duhet ta dijë që, sipas ligjit nuk preken selitë dhe zyrat qendrore të partive nga ky vendim”, shprehet Ina Zhupa. -

Ina Zhupa: Të mbylljet zyra zgjedhore e PS në Delvinë, ndodhet 50 metra nga KZAZ
Ina Zhupa: Të mbylljet zyra zgjedhore e PS në Delvinë, ndodhet 50 metra nga KZAZ
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar Partinë Socialiste për shkelje të Kodit Zgjedhor në qytetin e Delvinës. Sipas Zhupës, PS ka hapur një zyrë elektorale vetëm 50 metra larg Komisionit të Zonës së Administrimit Zgjedhor (KZAZ), ndërkohë që ligji kërkon një distancë minimale prej 300 metrash nga KZAZ dhe qendrat e votimit.
Pas denoncimit të Zhupës, Koalicioni “PD-Shqipëria për Aleancën Madhështore” ka depozituar në KQZ edhe kërkesën për mbylljen e zyrës elektorale të PS.
“Kjo kërkesë ka të bëjë me konstatimin e shkeljes së rregullave të parashikuara nga legjislacioni në fuqi për zgjedhjet nga subjekti zgjedhor, Partia Socialiste. Konkretisht, kemi konstatuar se në qytetin e Delvinës është hapur një Zyrë Zgjedhore të PS-së, në një distancë shumë të afërt me KZAZ-në e Delvinës, e cila ndodhet tek kinoteatri i qytetit, aty ku janë parashikuar po ashtu edhe Qendra Votimi për Zgjedhjet e 11 Majit.
Sipas informacioneve nga terreni, informohemi se kjo zyrë përdoret nga kandidatët e listës shumëemërore të PS-së, Ardit Bido dhe Ina Malko. Bashkëlidhur keni edhe pamje të denoncimit në fjalë.
Hapja e Zyrës Zgjedhore në një distancë nën 300 metra nga QV apo KZAZ ndalohet në kuadrin ligjor në fuqi, për shkak të mosndikimit tek zgjedhësit. Në këto kushte, ne si subjekt zgjedhor Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, po i drejtohemi KQZ-së që të konstatojë këtë fakt dhe të merren urgjentisht masat e duhura administrative dhe ligjore, për mbylljen e menjëhershme të kësaj zyre elektorale të Partisë Socialiste”, thuhet në dokument.
Në denoncimin e saj Zhupa thekson se kjo zyrë elektorale ndodhet në afërsi të dy qendrave të votimit që do të funksionojnë në ditën e zgjedhjeve, duke e konsideruar këtë një shkelje të udhëzimeve të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.
“Ndodhem në qytetin e Delvinës, këtu janë ambientet e KZAZ-së për Bashkinë e Delvinës. Sipas legjislacionit zgjedhor çdo zyrë elektorale do të duhet të ketë një distancë të paktën 300 metra larg KZAZ-së dhe larg qendrave të votimit. Në këtë ambient do të jetë KZAZ-ja siç është aktualisht, dhe do të jenë edhe 2 qendra votimi në ditën e zgjedhjeve.
Partia Socialiste, kandidatët e saj të listës së hapur, kanë shkelur legjislacionin zgjedhor dhe udhëzimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve duke hapur një zyrë elektorale jo më pak se 50 metra larg KZAZ-së.
Pra sapo zbret shkallët e KZAZ-së t`i ke propagandën e Partisë Socialiste që pret votuesit ditën e zgjedhjeve apo administratën zgjedhore gjatë punës së tyre në KZAZ. Kjo është e ndaluar nga ligji dhe i kërkojmë Komisionerit Shtetëror që menjëherë të marrë masat për mbylljen e kësaj zyre elektorale në qytetin e Delvinës”, tha Zhupa në denoncimin e saj.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb -

PD kërkon mbylljen e zyrës së PS në Delvinë, Bido e quajti një blof të doktorit: Përballë KZAZ-së ndodhet zyra e tij
Pasi PD i kërkoi Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashit, mbylljen e zyrës elektorale të PS-së në Delvinë pasi sipas PD është në shkelje të kodit elektoral, ka ardhur një reagim nga kandidati i PS në qarkun e Vlorës, Ardit Bido.
Përmes një video në rrjetet sociale, Bido thotë se Berisha doli sërish blof lidhur me akuzat për zyrën elektorale të PS në Delvinë. Sipas tij, përballë KZAZ-së ndodhet zyra e Partisë Demokratike dhe jo më larg se 100 metra është edhe zyra e kandidates së PD-së.
‘Bllofi i radhës i doktorit erdhi dhe në Trojë: kandidatja nuk shikon selinë e saj. O doktor, prapë bllof?! Çdo ditë do të merresh me mua? Nuk të del koha të merresh me qytetarët, por merresh me mua, çdo mëngjes, si detyrë e parë. Merr frymë, doktor! Sot zgjodhe Delvinën për të hedhur baltë. Trojë e quajmë ne që jemi të këtij qyteti, që e kemi në gjak, në zemër, në rrënjë. Dërgove një gocë të mirë të partisë, që s’ka lidhje me Delvinën, të sajojë një “tmerr” pranë KZAZ-së.Na tregoi se aty ndodhet zyra jonë elektorale… por harroi të shikojë rrotull! Sepse përballë KZAZ-së ndodhet zyra e Partisë Demokratike. Edhe zyra e kandidates së PD-së, jo më larg se 100 metra. Doktor, të lutem, mos dil më bllof! Nuk po funksionon. Qytetarët janë më të zgjuar se kaq. E dinë vetë kush punon dhe kush bën teatër. Gënjeshtrat kanë këmbë të shkurtra. Dhe s’mbërrijnë dot në Parlament. Në Trojë, votojnë trojanët. Dhe ti e di shumë mirë kush do të votohet. S’ke ku të shkosh, përveçse përballë me mua. Mos u tremb, doktor. Do shihemi në Parlament. Deri atëherë’, thotë ai. -

Ardit Bido: Në Trojë do votojnë një trojan – VIDEO
Ardit Bido: Në Trojë do votojnë një trojan – VIDEO
Delvina është bërë sot qendra e një debati të ri mes kandidatëve në garën elektorale. Opozita ka ngritur akuza se zyra elektorale e kundërshtarit të saj ndodhet pranë Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ), gjë që ka sjellë reagimin e menjëhershëm të përfaqësuesve të mazhorancës.
Kandidati i mazhorancës ka kundërshtuar akuzat, duke argumentuar se përballë KZAZ-së ndodhet selia e Partisë Demokratike dhe zyra e kandidates së saj, e cila, sipas tij, ndodhet vetëm 100 metra larg. Ai e ka cilësuar këtë si një tentativë për të krijuar një perceptim të gabuar në publik.
Nga ana tjetër, opozita insiston në qëndrimin e saj, duke argumentuar se vendosja e zyrave elektorale pranë institucioneve zgjedhore mund të ndikojë në procesin e votimit dhe të krijojë konfuzion te qytetarët.
Ndërkohë, fushata elektorale në Delvinë dhe në mbarë vendin po hyn në fazën e saj më intensive, me kandidatët që po forcojnë mesazhet e tyre drejtuar votuesve. Gara mbetet e hapur, ndërsa qytetarët pritet të vendosin në zgjedhjet e ardhshme.
Për më shumë informacion mbi programet e kandidatëve, qytetarët mund të ndjekin komunikimet e tyre zyrtare dhe debatet publike në ditët në vijim.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb -

“Të mbyllet zyra elektorale e socialistëve në Delvinë”/ Zhupa: PS, ka shkelur legjislacionin
PD kërkon nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve,Ilirjan Celibashi, mbylljen e zyrës elektorale të PS-së në Delvinë.
Përmes një deklarate deputetja demokrate, Ina Zhupa, thotë se PS ka shkelur legjislacionin elektoral, duke hapur një zyrë elektorale jo më pak se 50 metra larg KZAZ-së, e gjithë kjo në shkelje me ligjin.
Zhupa thotë se sipas legjislacionit zgjedhor çdo zyrë elektorale do të duhet të ketë një distancë të paktën 300 metra larg KZAZ-së dhe larg qendrave të votimit.
Deklarata Ina Zhupa nga Delvina:
Ndodhem në qytetin e Delvinës, këtu janë ambientet e KZAZ-së për Bashkinë e Delvinës.
Sipas legjislacionit zgjedhor çdo zyrë elektorale do të duhet të ketë një distancë të paktën 300 metra larg KZAZ-së dhe larg qendrave të votimit.
Në këtë ambient do të jetë KZAZ-ja siç është aktualisht, dhe do të jenë edhe 2 qendra votimi në ditën e zgjedhjeve.Partia Socialiste, kandidatët e saj të listës së hapur, kanë shkelur legjislacionin zgjedhor dhe udhëzimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve duke hapur një zyrë elektorale jo më pak se 50 metra larg KZAZ-së.
Pra sapo zbret shkallët e KZAZ-së t`i ke propagandën e Partisë Socialiste që pret votuesit ditën e zgjedhjeve apo administratën zgjedhore gjatë punës së tyre në KZAZ.
Kjo është e ndaluar nga ligji dhe i kërkojmë Komisionerit Shtetëror që menjëherë të marrë masat për mbylljen e kësaj zyre elektorale në qytetin e Delvinës. -

“Bufi plak”/ Majko ‘justifikon’ gjuhën e Ramës ndaj Berishës: Ai s’mund të jetë ndryshe!
Deputeti i PS-së Pandeli Majko kandidon në listë të hapur për Kavajën dhe është mëse ambicioz për të korrur fitoren e kësaj force politike në këtë zonë që e cilëson delikate. Përtej kësaj, ai tha për Klan News se kërkesa e të majtëve për një “raund të 4-ërt” duhet të jetë mbi të gjitha modeste dhe me efektet e një ndjese për ato që nuk kanë shkuar mirë në këto 12 vjet.
“Kjo është arsyeja pse ne jemi të guximshëm, nuk jemi struktur në listat e ngrohta dhe jemi në fushë-betejë. Të qenurit që kujdesshëm na bën të jemi të respektueshëm nga ana e qytetarëve”, tha ai në intervistë për gazetarin Besard Jacaj.
Komentoi cilësimet së fundmi të kryeministrit Edi Rama ndaj kundërshtarit të tij politik Sali Berisha.
“Po përpiqet të ofrojë një situatë elektorale jo të mërzitshme. Është ai, po të dëgjonim një gjuhë pak më ndryshe, do bënim pyetje se çfarë ka ndodhur me Edi Ramën. Përdorja e metaforave apo cilësimeve e bën fushatën më interesante, jo të futur në kllapat e formalitetit. Nuk besoj që prisni që ai të ndryshojë, sidomos tani që ka kaluar moshën e frikshme 60 vjeç.”
Dy përgjigje të shkurtra dha për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe atë të ish-Presidentit Ilir Meta.
“Nga ana njerëzore, e konsideroj një keqardhje të madhe. Nga ana elektorale besoj që do ketë pasojat e veta, por duhet kuptuar se PS-ja do respektojë sistemin”, u shpreh Majko për Veliajn.
“Mund të ishte bërë diçka më ndryshe. Ka një konflikt interesi të qartë, unë jam në fushatë elektorale për PS-në, ndërsa Zoti Meta i përket listës së PL-së“, përfundoi ai referuar ish-Kreut të Republikës.

