Puna e strukturave të Policisë së Shtetit, për përgatitjen e masave për sigurimin e zgjedhjeve ka filluar që në muajin shkurt, me hartimin e detyrave në Programin e Punës, janë përgatitur Urdhra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit; plane masash dhe dokumente të tjera që kompletojnë masat dhe detyrat për procesin zgjedhor.
Ky Program Pune konsiston në disa detyra, si: Krijimin e regjistrit me veprat penale, formën dhe dokumentin e identifikimit për çdo efektiv të përfshirë, përcaktimin e llojit të armatimit dhe pajisjeve të tjera që do të mbajë çdo punonjës i Policisë së Shtetit. Është përcaktuar plani i masave dhe plani i dislokimit, është realizuar trajnimi i efektivëve që do të shpërndahen në terren, ku ndalohet angazhimi i punonjësit të policisë me detyra zgjedhore.
Lidhur me takimet elektorale, efektivët i vëzhgojnë nga një vend i dukshëm, ku mund të krijohet mundësia e ndërhyrjes në raste problematikash, pasi partia përkatëse ka njoftuar më herët programin e hartuar. Ndërkohë, Kodi Penal është mjaft i qartë nëse dikush cenon procesin zgjedhor. Kreu X i Kodit Penal parashikon të gjithë veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, dhe dënimet për secilën nga veprat. Qëllimi është hetimi i autorëve që prekin zgjedhjet, të goditet krimi zgjedhor, të ndalohet manipulimi i votës dhe hetohet ai që tenton të deformojë vullnetin e qytetarëve.
Tag: elektorale
-

Fushata elektorale/ Policia e Shtetit plan të posaçëm masash, cakton detyrat për efektivët
-

Fushata elektorale, Policia e Shtetit plan të posaçëm masash, cakton detyrat për efektivët
Puna e strukturave të Policisë së Shtetit, për përgatitjen e masave për sigurimin e zgjedhjeve ka filluar që në muajin shkurt, me hartimin e detyrave në Programin e Punës, janë përgatitur Urdhra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit; plane masash dhe dokumente të tjera që kompletojnë masat dhe detyrat për procesin zgjedhor.
Ky Program Pune konsiston në disa detyra, si: Krijimin e regjistrit me veprat penale, formën dhe dokumentin e identifikimit për çdo efektiv të përfshirë, përcaktimin e llojit të armatimit dhe pajisjeve të tjera që do të mbajë çdo punonjës i Policisë së Shtetit.
Është përcaktuar plani i masave dhe plani i dislokimit, është realizuar trajnimi i efektivëve që do të shpërndahen në terren, ku ndalohet angazhimi i punonjësit të policisë me detyra zgjedhore.
Lidhur me takimet elektorale, efektivët i vëzhgojnë nga një vend i dukshëm, ku mund të krijohet mundësia e ndërhyrjes në raste problematikash, pasi partia përkatëse ka njoftuar më herët programin e hartuar.
Ndërkohë, Kodi Penal është mjaft i qartë nëse dikush cenon procesin zgjedhor.
Kreu X i Kodit Penal parashikon të gjithë veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, dhe dënimet për secilën nga veprat.
Qëllimi është hetimi i autorëve që prekin zgjedhjet, të goditet krimi zgjedhor, të ndalohet manipulimi i votës dhe hetohet ai që tenton të deformojë vullnetin e qytetarëve. -

Partitë ndezin “motorët”, Gjylameti tregon “armët e forta” të PS në fushatë
Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti pohoi se fushata elektorale për gratë është më e vështirë.
Në një lidhje me Edicionin Qendror të Lajmeve të orës 19:00 në Televizionin Kombëtar Vizion Plus të moderuar nga Aleksandër Furxhi, Gjylameti tregoi theksin e fushatës së PS në terren.
Ajo renditi tematikat dhe prioritetet e programit, si pensionet, çështjet e punës, bonusin e bebeve.Intervista e plotë:
Kandidatet gra thonë se një grua e ka të vështirë të zhvillojë fushatë elektorale. A jeni dakord ju, dhe pse?
Gjylameti: Nuk ka asnjë lloj gare të lehtë. Të gjitha garat janë të vështira, por kur bëhet fjalë për një grua, është pak më e vështirë. Të gjithë jemi dakord se politika është parë gjithmonë si domeni i burrave dhe po ashtu edhe kontaktet, mënyra se si mund të ndërhysh tek njerëzit, është pak më e vështirë për gratë. Por, unë mendoj se më e rëndësishme në këtë garë mes nesh është ajo për të marrë mandatin e katërt të PS.
Ju jeni në njësinë 4, çfarë është theksi i fushatës? Cilat janë temat e fushatës?
Gjylameti: Kemi një sërë prioritetesh të programit që lidhen me reformat e pesioneve, për ata që kanë dalë në pension apo edhe për ata që do dalin. Duke riparuar gjithë problematikat që ka sjellë shumë vite tranzicioni dhe politikat jo të duhura sa i përket çështjes së tregut të punës. Diskutojmë për familjet, çështjet e familjeve, për bonusin e bebeve, etj. Sa i përket njësisë 4, ne kemi një nga komunitetet më të mëdha rom dhe egjiptian. Po ashtu, vazhdojmë në fazën e dytë në zonën e 5 Majit për banesa të reja nga rasti i tërmetit.
Çfarë i thoni ju qytetarëve kur ju thonë se këto premtime, tematika janë të njëjta çdo fushatë?
Gjylameti: Unë jam në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët. Jam një nga ato që mund të dëshmojë transformimin rrënjësor në këtë ndjesi. Ndryshe nga ata që premtojnë e nuk i zbatojnë, ne kemi një element tjetër. Bëjmë punët konkrete.
/vizionplus.tv -

Partitë ndezin “motorrët”, Gjylameti tregon “armët e forta” të PS në fushatë

EKSKLUZIVE/ Jo vetëm një miting hapës, zbulohet risia e PS në çeljen e fushatës elektorale
Socialistët e kanë gati strategjinë për të çelur zyrtarisht fushatën elektorale me 11 Prill duke sjellë një risi krahasuar me zgjedhjet e shkuara parlamentare.
Nga shtabi elektoral i PS gazetari Top Channel, Muhamed Veliu ka mësuar se fushata zgjedhore këtë vit do të hapet krejt ndryshe.
Në datën 11 Prill, që shënon edhe ditën e parë të çeljes së fushatës, Partia Socialiste ka vendosur të zhvillojë jo një miting të madh hapës siç jemi mësuar të shohim ne çdo fushatë zgjedhore, por 12 evente në çdo qark të Shqipërisë paralelisht ku fokusi do të jetë gruaja.
12 aktivitetet do te lidhen me njëra tjetrën ku mësohet se do të flasin përfaqësuese gra nga çdo qark dhe në fund do të jetë kryeministri Rama që do të përshëndesë aktivitetin.
Ndërkohë siç e paralajmëroi të Martën Edi Rama më 12 prill nga 12 qarqe rreth 12 yjeve të Europës në 12.00, familja e madhe politike e PS, mblidhet në Sheshin Skënderbej për takimin festiv Shqipëria 2030 në BE.Top Channel
-

VIDEO/ Drejtoresha e Tatimeve në Korçë shkel ligjin, del në fushatën elektorale të PS
Ashtu siç ka ndodhur gjatë zgjedhjeve nën qeverisjen e Edi Ramës edhe në këto zgjedhje drejtorët në Tiranë dhe në qarqe i janë bashkuar në mënyrë të paligjshme fushatës elektorale.
Kështu ka ndodhur edhe në Korçë, ku drejtoresha e Tatimeve i është bashkuar fushatës.
Sipas denoncimit të mbërritur në redaksinë e SYRI-t, drejtoresha Rajonale e Tatimeve Korçë, Daniela Liço ka dalë hapur në fushatë, duke shkuar nëpër biznese së bashku me kandidaten e PS, Besa Spaho (ish punonjëse në ALUIZNI kjo, vartëse e Artan Lames).
Dhe gjatë këtyre takimeve, Liço nën autoritetin e drejtoreshës së tatimeve ushtron presion ndaj bizneseve që në këmbim të lehtësirave të votojnë për PS-në dhe kandidatët e saj.
-

PS nis fushatën zgjedhore, zbulohet data
Edi Rama
TIRANË- Partia Socialiste do të çelë fushatën e saj elektorale për zgjedhjet parlamentare më 12 prill. Deri më tani, nuk ka detaje sesi do të jetë formati i çeljes së fushatës, pasi elementët janë ende në diskutim mes kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesve politik.
Ndërsa, fushata do të hapet në mesditë në orën 12:00 të datës 12 prill, kjo pasi PS e lidh me simbolikën e 12 yjeve në flamurin e Bashkimit Evropian.
Ndërsa, Partia Demokratike do të çelë fushatën e saj elektorale një ditë para PS, më 11 prill. Kryedemokrati Sali Berisha njoftoi se i gjetë stafi i PD-së është në takim për programin, duke mos dhënë më shumë detaje./ZËRI -

PS çel fushatën elektorale në 12 Prill
Data 11 Prill është data zyrtare e nisjes se fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 11 Majit.Por socialistët kanë vendosur që mitingun hapës të fushatës ta bëjnë të shtunën e 12 Prillit në mesditë. Detajet janë ende duke u diskutuar nga selia rozë.
Ndërkohë që demokratët e kanë marrë vendimin përfundimtar. Ata do të mblidhen në sheshin Nënë Tereza të premten e 11 Prillit në orën 19:00.Edhe pse zyrtarisht 11 prilli është data zyrtare të gjithë forcat politike kane afro një muaj që kanë nisur takimet elektorale dhe prezantimin e skuadrës së tyre të kandidatëve për deputetë./ Tv Klan