Tag: elektorale

  • Rama intervistë për Top Channel në prag të çeljes së fushatës, kryeministri: Kundërshtarët i kemi pas! Do marrim mandat edhe më të fortë, beteja jonë është…

    Rama intervistë për Top Channel në prag të çeljes së fushatës, kryeministri: Kundërshtarët i kemi pas! Do marrim mandat edhe më të fortë, beteja jonë është…

    Në çelje të fushatës elektorale kryesocialisti Edi Rama ka dhënë një intervistë ekskluzive për Top Channel duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se si është konceptuar kjo fushatë elektorale.

    Rama i ka dhënë përgjigje edhe pyetjes sa i mundshëm është realizimi objektivit të PS në fitimin e 80 mandateve.
    Pjesë nga intervista:
    Gazetari: Si e parashikoni këtë fushatë elektorale, në kuptimin e organizimit dhe përballë kundërshtarëve?
    Rama: Ne do bëjmë fushatën tonë, kemi rrugët dhe objektivat tona, kundërshtarët janë pas, ne jemi para. Beteja jonë është për sa më shumë zemra dhe mendje shqiptarësh dhe për të marrë një mandat më të fortë se ky që kemi në mënyrë që të vazhdojmë me intensitet bisedimet për negociata dhe të anëtarësimin e Shqipërisë më BE brenda kësaj dekade.
    Gazetari: A është e arritshme 2030, ku ju shpesh herë e përsërisni që Europa është e paparashikueshme?
    Rama: Ne jemi në kushtet kur Europa është e hapur dhe angazhuar si asnjëherë tjetër për të na përfshirë në gjirin e vet, dhe është BE që ka negociuar me ne kalendarin e negociatave dhe kjo vjen si rezultat i faktit që nuk jemi vetëm ne që duam të hyjmë në BE, por dhe BE që dëshiron të zgjerohet për qëllimet e veta, gjeopolitik të një BE më të madhe, më të gjerë, më të fortë.
     

    Top Channel

  • Sa ka ndikuar arrestimi i Veliajt në fushatën elektorale në Tiranë? Rama përgjigjet për Top Channel

    Sa ka ndikuar arrestimi i Veliajt në fushatën elektorale në Tiranë? Rama përgjigjet për Top Channel

    Në çelje të fushatës elektorale kryesocialisti Edi Rama ka dhënë një intervistë ekskluzive për Top Channel duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit Muhamed Veliu se si është konceptuar kjo fushatë elektorale.

    Pjesë nga intervista:
    Muhamed Veliu: Është fakt që Erion Veliaj ishte një makinë elektorale në Tiranë. Sa ka ndikuar arrestimi i tij në fushatën elektorale të Tiranës?
    Rama: Nuk do të bëj asnjë koment për këtë. Tani jemi të gjithë të fokusuar te 11 maji dhe çdo energji, çdo forcë, çdo gjallë është vetëm për 11 majin.
    Muhamed Veliu: Sa shqetësuese janë për rezultatin përfundimtar të PS-së, përfshirja e partive të reja në këtë garë elektorale?
    Edi Rama: Nuk kemi asnjë shqetësim për këtë. Partitë e reja, që në fakt, në këndvështrimin tim me aq sa kam parë dhe me aq sa kam mundur të dëgjoj deri më sot, të re kanë vetëm moshën e kryetarëve të partive të tyre, sepse qasjen, gjuhën, mënyrën e ndërveprimit e kanë shumë të vjetër dhe të kujtojnë “kënetën” një në dy fjalë, një në dy gjeste, një në dy ulërima. Por nga ana tjetër janë të mirëseardhura në fushën e betejës. Nuk mund t’i uroj sukses, por patjetër që nuk kam asnjë problem me ta.
    Muhamed Veliu: Kush besoni se do të jetë ylli i skuadrës socialiste në përfundim të këtyre zgjedhjeve? Sepse ju e keni përmendur shpesh, ju keni ndërtuar një ekip…
    Edi Rama: Ne yllin e kësaj fushate kemi yllin e verdhë të Shqipërisë, që duam me patjetër ta instalojmë në qiellin blu të Bashkimit europian.

    Top Channel

  • A do t’i arrijë PS 80 mandate? Rama në prag të çeljes së fushatës: Rezultatin do ta shkruaj në Kuç!

    A do t’i arrijë PS 80 mandate? Rama në prag të çeljes së fushatës: Rezultatin do ta shkruaj në Kuç!

    Në çelje të fushatës elektorale kryesocialisti Edi Rama ka dhënë një intervistë ekskluzive për Top Channel duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se si është konceptuar kjo fushatë elektorale.
    Pjesë nga intervista:
    Sa i arritshëm është objektivi i Partisë Socialiste për të fituar 80 mandate në këto zgjedhje?
    Nuk e di kush ju a ka thënë këtë objektiv. Objektivat tanë janë objektiva që lidhen sa me dëshirën, aq me leximin shkencor të realitetit elektoral. Ju e dini shumë mirë, ne bëjmë anketime të vazhdueshme. Kemi një instrument shumë të konsoliduar të anketimeve të brendshme që e bëjmë çdo muaj për arsyet që ne kemi, për të lexuar dhe kuptuar sa më mirë njerëzit.
    Nga ana tjetër kemi një makineri gjithmonë e më të sofistikuar të PS në aspektin elektoral, që mbledh të dhëna në terren dhe mbi të gjitha këto, ne ndërtojmë dhe objektivat që nuk janë thjeshtë dëshira, por janë të bazuara në realitetin e fakteve dhe besoj që në pikën e Kuçit do e shkruaj se cili do të jetë rezultati edhe kësaj radhe dhe besoj që do dalë.

  • Nis gara elektorale për zgjedhjet e 11 Majit

    Nis gara elektorale për zgjedhjet e 11 Majit

    Ka nisur gara politike për zgjedhjet e 11 Majit. Partitë politike kanë ndezur motorët për të siguruar mandate në legjislaturën e re parlamentare me objektiv qeverisjen e vendit. Partia Socialiste synon të marrë mandatin e 4-ërt me premtimin se do të anëtarësojë Shqipërinë në BE ndërsa koalicioni i drejtuar nga Partia Demokratike, Aleanca për Shqipërinë Madhështore kërkon të bëjë rotacionin dhe të marrë pushtetin pas 12 vitesh në opozitë. Partitë e reja po paraqiten si alternative ndryshe nga dy forcat tradicionale politike që kanë qeverisur vendin dhe kërkojnë të jenë shpresa për shqiptarët e zhgënjyer. Partia Socialiste me sloganin “Shqipëria 2030 në BE” sot në orën 17:00 nga Sheshi Skënderbej do e hapë fushatën me gratë, në një lidhje paralele online nga 12 qarqet e vendit. Por hapja e madhe zyrtare e socialistëve do të jetë të Shtunën në orën 12:00, po në Sheshin Skënderbej. Demokratët me sloganin “Për Shqipërine Madhështore” sot në orën 19:00 do të hapin fushatën në Sheshin “Nënë Tereza”. Sali Berisha kërkon rikthimin në pushtet dhe premton luftë ndaj korrupsionit, ekonomi më të fortë dhe drejtësi për qytetarët. Pjesë e fushatës së demokratëve do të jetë edhe amerikani Chris LaCivita për të cilin Berisha beson se është arkitekti i fitores më 11 Maj. Në këto zgjedhje çdo forcë apo koalicion, sipas formulës së re elektorale, ka 186 kandidatë për deputetë, ku 46 janë nga lista e mbyllur dhe 140 nga lista e hapur. Kanë të drejtë vote mbi 3.7 milionë qytetarë, ndërsa për herë të parë voton edhe diaspora. Klan News

  • Bie gongu zyrtar për fushatën! Partitë “ndezin motorët”, PS kërkon mandatin e katërt, PD rikthimin në pushtet pas 12 vitesh. Të rinjtë për të larguar të vjetrit

    Bie gongu zyrtar për fushatën! Partitë “ndezin motorët”, PS kërkon mandatin e katërt, PD rikthimin në pushtet pas 12 vitesh. Të rinjtë për të larguar të vjetrit

    Bie gongu! Shqipëria çel sot zyrtarisht fushatën elektorale për garën e madhe të 11 majit.
    Socialistët dhe kryeministri Edi Rama kërkojnë mandatin e katërt, ndërsa Partia Demokratike kërkon rikthimin në pushtet pas 12 vitesh.
    A do të arrinë partitë e reja “të thyejnë” binomin PS-PD për herë të parë që pas pluralizmit?

    Një muaj fushatë që parashikon një agjendë të ngjeshur takimesh elektorale në të 12 qarqet e vendit, për 140 mandatet e Kuvendit, ku çdo forcë apo koalicion, sipas formulës së re elektorale, ka 186 kandidatë për deputetë, ku 46 janë nga lista e mbyllur dhe 140 nga lista e hapur.
    Partia Demokratike dhe koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të çelë e para fushatën, me sloganin “Për Shqipërinë Madhështore”. Në sheshin “Nënë Tereza” po punohet për ndërtimin e skenës së mitingut hapës, i cili është parashikuar të nisë në orën 19:00.
    Vetë Berisha premtoi surpiza, por nuk zbuloi detaje nga ajo që pritet të ndodhë ditën e sotme.
    “Fushata surprizë”, deklaroi Berisha një ditë më parë.
    Mesazhin kryesor në hapjen e fushatës elektorale do ta japë kryetari i PD Sali Berisha dhe Chris LaCivita, strategu i fushatës se presidentit Trump në vitin 2024 i cili është strategu i betejës se PD për tu rikthyer në pushtet pas 12 viteve opozitë.
    Ndërkohë, ditën e nesërme, në orën 12:00 në sheshin “Skënderbej” PS do të çelë zyrtarisht fushatën.
    “12 prill nga 12 qarqe rreth 12 yjeve të Europës në 12.00, familja jonë e madhe politike, mblidhet në Sheshin Skënderbej për takimin festiv Shqipëria 2030 në BE”, shkruante Rama në llogarinë në Facebook, duke njoftuar të gjithë mbështetësit dhe strukturat për takimin e së shtunës në mesditë.
    Fushatën më 12 prill, një orë para socialistëve do e çelë edhe Lulzim Basha i cili në zgjedhjet e 11 Majit do të hyjë nën logon e koalicionit euroatlantik.
    Surpriza paralajmëron dhe Partia Mundësia e drejtuar nga politikani Agron Shehaj, e cila do të çelë nesër fushatën në një mënyrë të veçantë.
    Shehaj do të zhvillojë një tur nga veriu në jug me autobus të personalizuar me simbole të partisë së tij. Ai do të niset nga Shkodra në 08:00 të mëngjesit, Lezhë, Durrës, Kavajë, Lushnje, Fier, Vlorë, Selenicë dhe në orën 20:00 turin do ta mbyllë në Sarandë, ndërsa më 13 prill do të zhvillojë një takim të posaçëm për prezantimin e plotë të programit.
    Nisma “Shqipëria Bëhet” do të hapë fushatë në Vlorë më 12 prill, ora 18:00, në sheshin para “Flamurtari”.
    Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit do të hapë zyrtarisht fushatën elektorale më 13 prill në Fier, 10:30, te Teatri Bylis.
    “Djathtas për Zhvillim” nuk do të zhvillojë diçka të posaçme në kuadër të çeljes zyrtare të fushatës, pasi sipas saj aktiviteti hapës i fushatës së tyre quhet ai i 24 marsit./vizizonplus.tv

  • HARTA e “zonave të kuqe” – Elbasani dhe Durrësi, atje ku ndikon krimi në zgjedhje

    HARTA e “zonave të kuqe” – Elbasani dhe Durrësi, atje ku ndikon krimi në zgjedhje

    I ftuar në A2 CNN, politologu Afrim Krasniqi, ka prezantuar Hartën e Riskut Elektoral, e cila ka funksion paralajmërues dhe orientues, si dhe është hartuar nga ekspertët e ISP-së me synimin për të prezantuar vlerësimet dhe risqet e mundshme elektorale në kuadër te zgjedhjeve parlamentare 2025. Sistemi i vlerësimit dhe krijimit të HRE është aplikuar që prej zgjedhjeve të vitit 2015, si dhe ka rezultuar i saktë.

    Sipas Krasniqit, stafi i ISP-së ka krijuar database me të dhëna për kandidatët, partitë, stafet elektorale, informale mbështetëse të kandidatëve dhe partive, biznesmenët mbështetës, ndikimet klienteliste në zona, grupet kriminale, si dhe lidhjet informale e familjare midis kandidatëve dhe zonave përkatëse. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Të dhënat e kryqëzuara ofrojnë një pasqyre të situatës në zona, si dhe ndihmojnë për të kuptuar më mirë faktorët ndikues në votim dhe natyrën e fushatës elektorale.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Zonat me riskun më të lartë për vitin 2025?

    Bashkia Elbasan dhe Durrës kanë koeficientin më të lartë te riskut, (87%), për shkak të ndërthurjes së shume elementëve aty (ekzistenca e korrupsionit ne nivele te larta, grupeve kriminale me ndikim, lidhjeve të forta informale, nivelit te trafikimit të votës dhe rolit të individëve të fuqishëm ekonomikisht, si dhe traditës në 2-3 zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale). Pas tyre dhe për të njëjtat motive vijnë bashkia Dibër, bashkia Lezhë, bashkia Kurbin, bashkia Shkodër, Fier etj.

    Zonat me riskun më të ulët elektoral janë kryesisht zonat tradicionale te specifikave të njëjta edhe me zgjedhjet e viteve 2015-2025. Të tilla janë Përmeti, Maliq, Konispol, Finiq, Dimal, Gramsh, Belsh, etj, zona të cilat nuk kanë krim te organizuar, nuk kanë individë të fuqishëm politike dhe ekonomikë pas tyre, nuk kanë peshë të madhe elektorale dhe përbëjnë njësi vendore homogjene në përbërje dhe traditë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Sot nis zyrtarisht fushata elektorale, Rama kërkon mandatin e katërt, Berisha pushtetin pas 12 vitesh

    Sot nis zyrtarisht fushata elektorale, Rama kërkon mandatin e katërt, Berisha pushtetin pas 12 vitesh

    Nis sot zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke çelur një muaj të ngjeshur takimesh, mitingjesh dhe përballjesh mes partive që garojnë për pushtet.
    Partia Demokratike dhe koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” janë të parët që hapin fushatën me një miting madhor në sheshin “Nënë Tereza”, ku po ndërtohet skena kryesore. Figura qendrore e kësaj fushate do jetë Chris Lacivita, strateg politik amerikan që pritet të drejtojë nga afër këtë garë për PD-në.
    Ndërkohë, ndryshe nga herët e tjera Partia Socialiste zhvillon sot takime në të 12 qarqet me gratë një kategori që PS e konsideron themel të mbështetjes elektorale, por edhe pjesë të rëndësishme të përfaqësimit në politikë. Fushata zyrtare e PS hapet më 12 prill në orën 12:00, si simbolikë ndaj 12 yjeve të Bashkimit Evropian, destinacion që socialistët e vendosin në qendër të programit të tyre me sloganin: “Shqipëria 2030 në BE”.
    Edhe Lulzim Basha do të çelë gjithashtu fushatën më 12 prill, një orë përpara socialistëve, nën logon e koalicionit euroatlantik, duke kërkuar të mbajë një profil të pavarur nga fraksioni Berisha.
    Në këtë garë, secili koalicion ka 186 kandidatë për deputetë, sipas formulës së re zgjedhore: 140 nga lista e hapur dhe 46 nga lista e mbyllur.
    Ndërkohë, përplasjet verbale mes liderëve kanë nisur me tone të forta, ku kryeministri Rama ka ironizuar “shpresën amerikane” të demokratëve. Rama është shprehur optimist për një mandat të katërt, duke përmendur se PS mund të fitojë “edhe më shumë se 77 deputetë”.
    Nga ana tjetër, Berisha iu përgjigj: “Nuk jam profet, por ju e shihni entuziazmin”.
    Nën ethet e garës elektorale në kërkim të votës së qytetarëve, partitë politike po përqendrohen kryesisht në programet e tyre ekonomike.
    Me ndarje të thella në opozitë dhe një PS që kërkon konsolidimin e pushtetit përtej 2025-ës, zgjedhjet e 11 majit pritet të jenë ndër më sfidueset e viteve të fundit, ku jo vetëm dy partitë kryesore, por edhe forcat e reja do kërkojnë të bëjnë historinë.

  • Në zgjedhjet e Durrëst dhe Elbasanit ndikon krimi? Harta e zonave të Kuqe të 11 majit

    Në zgjedhjet e Durrëst dhe Elbasanit ndikon krimi? Harta e zonave të Kuqe të 11 majit

    I ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, Afrim Krasniqi, ka prezantuar Hartën e Riskut Elektoral, e cila ka funksion paralajmërues dhe orientues, si dhe është hartuar nga ekspertët e ISP-së me synimin për të prezantuar vlerësimet dhe risqet e mundshme elektorale në kuadër te zgjedhjeve parlamentare 2025. Sistemi i vlerësimit dhe krijimit të HRE është aplikuar që prej zgjedhjeve të vitit 2015, si dhe ka rezultuar i saktë.
    Sipas Krasniqit, stafi i ISP-së ka krijuar database me të dhëna për kandidatët, partitë, stafet elektorale, informale mbështetëse të kandidatëve dhe partive, biznesmenët mbështetës, ndikimet klienteliste në zona, grupet kriminale, si dhe lidhjet informale e familjare midis kandidatëve dhe zonave përkatëse. Të dhënat e kryqëzuara ofrojnë një pasqyre të situatës në zona, si dhe ndihmojnë për të kuptuar më mirë faktorët ndikues në votim dhe natyrën e fushatës elektorale.
    Zonat me riskun më të lartë për vitin 2025?
    Bashkia Elbasan dhe Durrës kanë koeficientin më të lartë te riskut, (87%), për shkak të ndërthurjes së shume elementëve aty (ekzistenca e korrupsionit ne nivele te larta, grupeve kriminale me ndikim, lidhjeve të forta informale, nivelit te trafikimit të votës dhe rolit të individëve të fuqishëm ekonomikisht, si dhe traditës në 2-3 zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale). Pas tyre dhe për të njëjtat motive vijnë bashkia Dibër, bashkia Lezhë, bashkia Kurbin, bashkia Shkodër, Fier etj.

    Zonat me riskun më të ulët elektoral janë kryesisht zonat tradicionale te specifikave të njëjta edhe me zgjedhjet e viteve 2015-2025. Të tilla janë Përmeti, Maliq, Konispol, Finiq, Dimal, Gramsh, Belsh, etj, zona të cilat nuk kanë krim te organizuar, nuk kanë individë të fuqishëm politike dhe ekonomikë pas tyre, nuk kanë peshë të madhe elektorale dhe përbëjnë njësi vendore homogjene në përbërje dhe traditë.

  • Zgjedhjet/ Pëllumbi: PD bën premtime elektorale se e di që nuk fiton! Hoxha: Do bëjmë përmbysje historike, PS edhe programin na e vodhi

    Zgjedhjet/ Pëllumbi: PD bën premtime elektorale se e di që nuk fiton! Hoxha: Do bëjmë përmbysje historike, PS edhe programin na e vodhi

    Fushata elektorale nis ditën e nesërme zyrtarisht (11 prill), por takimet me strukturat kanë nisur prej javësh, me daljet në publik dhe në terren.
    Por cilat janë projeksionet e dy partive të mëdha, PS dhe PD, sa mandate do marrin në Tiranë dhe rrethe, programet dhe premtimet për qytetarët.
    Të ftuar për debat dhe analizë politike në ‘Studio Live’ sot ishin dy kandidatë për deputetë, Lisandër Hoxha nga PD dhe deputeti aktual i PS, Arben Pëllumbi.
    Moderatori Arbër Hitaj i drejtoi pyetje të pranishmëve në lidhje me programin, teksa ata detajuan dhe atë çfarë po ofrojnë.
    “Parimi i parë të përmbysim skemën e të ardhurave, sepse ka vështirësi, kanë ikur mbi 1 mln shqiptarë nga vendi. Ka një dispropocionalitet të ardhurash dhe raportesh biznesi dhe kjo duhet të ndryshojë. Kemi hartuar program që afrohet tek nevojat direkte dhe urgjente të shoqërisë. Një pjesë e madhe e familjeve jetojnë nën minimumin jetik, ashtu edhe pensionistët. Në 100 ditët e para do realizojmë paketën e dhimbshurisë, ku do vendosen minimumi jetik të paktën 200 euri e pensioni jo më pak se 400 euro. Jemi të vetmit që paguajmë 110 lekë naftën me taksa. Ulja e 24 lekshit që është taksa-Rama, që të jetë sa Kosova dhe Maqedonia. Rama bëri rrugë me 20-30 mln euro kilometri, si psh. Unaza e Madhe, nuk kushton aq, ose ajo me PP, Kashar-Thumanë, mbi 20 mln euro kilometri. Këtu kushtojnë 10-12 herë më shtrenjtë. Pse ndodh kjo, se duan të vjedhin. Këta në 12 vite as indeksimin nuk bënë”, tha Hoxha për Report Tv.
    I pyetur për rezultatin e zgjedhjeve ai tha:
    “Ne duam të fitojmë, nuk hyjmë te parashikimi i fatit. Në Tiranë do bëjmë përmbysje historike me pritshmëritë tona. Ne jemi njisha dhe këta janë mjaft. Këta edhe programin na kanë vjedhur, këta merren me akademi barinjsh, ka braktisje të vendit nga mrekullia që thonë këta”, akuzoi kandidati i PD-së kundërshtarët politikë.
    Deputeti Arben Pëllumbi i kundërshtoi pikat e kritikave nga kandidati i PD, duke thënë se “ata premtojnë të pamundurën sepse e dinë se do humbasin”.
    “Objektivi ynë është fitorja e mandatit të katërt, për të realizuar projektet dhe çuar Shqipërinë në objektivin e anëtarësimit në BE. Sfida kryesore që na pret në mandatin e ardhshëm janë skema e pensioneve, rritja e ekonomisë dhe kthimi i turizmit në elitar. Kemi agjendë për plotësimin e negociatave dhe mbyllur ato brenda 2027 dhe nuk kemi aspak kohë, në mënyrë që ta arrijmë dhe ta bëjmë vendin anëtar të BE-së më 2030. Këto janë dhe shtyllat e fushatës.
    Skema e pensioneve e qeverisë së kaluar ishte e gabuar dhe nëse nuk do ishte ajo në vitin 2013 kur ne morëm pushtetin, nuk do ishim në këtë situatë. Kjo gjendje është pasojë e qeverisjes së kaluar. Nëse do rritet pensioni 100 euro për rreth 700 mijë pensionistë, llogaritet se duhen 70 mln euro në muaj dhe rreth 900 mln euro në vit nga buxheti i shtetit dhe tjetër është të premtosh dhe tjetër të realizosh, të cilat me shtesat e tjera shkojnë deri në 1,3 mld. Këta premtojnë se e dinë që do humbasin”, u shpreh Pëllumbi.
    Por ai shtoi se shumë prej pikave janë edhe në programin e PS, por me hapa ekonomikë realë dhe të llogaritur.
    “Ndryshimet në pensione dhe paga ne i kemi bërë vazhdimisht. Edhe kostot e rrugës janë për shkak të investimeve problematike dhe të gabuara më parë. Nëse do ishte punuar mirë nga qeveria e kaluar, nuk do ishte kjo situatë infrastrukturore. Pensioni minimal është sfidë edhe për ne, ku kemi paraqitur 200 euro në muaj. Nëse do rriten siç thonë në forcën tjetër të PD, do na duheshin 900 mln euro në vit vetëm për pensionet nga buxheti. Çdo gjë duhet të jetë e llogaritur mirë. Kjo e tyre është matematikë që nuk inkuadron, mund të jenë premtime elektorale, e pranojmë, por sepse e dinë që nuk fitojnë”, shpjegoi deputeti socialist ndër të tjera.
     

  • “Evropa po na mbështet”, Berisha: Opozita do t’i mbrojë votat nga Rama. Fushata nesër, surprizë

    “Evropa po na mbështet”, Berisha: Opozita do t’i mbrojë votat nga Rama. Fushata nesër, surprizë

    Kryetari i PD Sali Berisha deklaroi se si asnjëherë më parë komuniteti ndërkombëtar po mbështet shqetësimet e opozitës në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
    Berisha shfrytëzoi për të mbështetur këtë argument mbledhjen e një dite më parë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian ku u zhvillua një seancë dëgjimore për situatën në Shqipëri në prag të betejës elektorale të 11 majit, duke vënë në dukje se një mbledhje e ngjashme është zhvilluar vetëm pas përdorimit të Dushkut në zgjedhjet e vitit 2002.
    “Europa është e vendosur që Shqipëria të bëjë zgjedhje të lira. U them shqiptarëve me bindjen më të thellë, Europa është e vendosur t’i japë atë që meriton të gjithë atyre që kërkojnë t’i privojnë shqiptarët nga e drejta e votës së lirë dhe tentojnë t’u kontrollojnë atyre vullnetin dhe ky është një ogur i bardhë shumë për çdo shqiptar”, tha Berisha.

    Sipas Berishës mbledhja e një dite më parë në Parlamentin Europian tregon mbështetjen që opozita ka në Bruksel.
    “Dje, pasaporta evropiane e Edi Ramës u gris. Mashtrimin e tij me pasaportën evropiane mori fund”, deklaroi kreu i PD-së.
    Pak ditë para se të nisë shpërndarja e fletëve të votimit në diasporë, Berisha u shpreh optimist për mbështetjen e opozitës te shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
    “Të mendosh se Edi Rama nuk do të bëjë çdo përpjekje për të manipuluar votën është të gënjesh veten, i thonë kësaj. Por ne do ta mbrojmë atë votë, ne po e mbrojmë atë votë. Dhe ne do të ndjekim çdo proces të kësaj vote, gjersa ajo të numërohet e tëra me transparencë”, tha kreu i PD-së.
    Kryetari i PD Berisha preferoi të mos zbulojë detaje nga hapja e fushatës elektorale nesër pasdite në sheshin “Nënë Tereza”.
    “Fushata surprizë, por nëqoftëse thuhen surprizat sot, atëherë, ato janë jo. Problemi është se, çifti dashurohet muaj apo vite, por e ka një ditë që ndryshon dhe paraqitet krejt tjetër dhe të gjithë pavarësisht se i kanë parë qindra e mijëra herë, vrapojnë ti shohin atë ditë si çift, me kostumin e nusërisë. Ndaj dhe të gjitha surprizat janë nesër”, tha Berisha.
    Nesër  në orën 19.00 Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të hapë fushatën elektorale, ku mesazhin kryesor do ta japë kryetari i PD Sali Berisha dhe Chris LaCivita, strategu i fushatës se presidentit Trump në vitin 2024 i cili është strategu i betejës se PD për tu rikthyer në pushtet pas 12 viteve opozitë./vizionplus.tv