Tag: elektoral

  • Berisha tregon shënimin që la në SPAK: Altin Troplini alias Dumani është një mashtrues publik i rangut më të lartë, i njëjtë me Ramaduron

    Berisha tregon shënimin që la në SPAK: Altin Troplini alias Dumani është një mashtrues publik i rangut më të lartë, i njëjtë me Ramaduron

    Në një deklaratë të bërë nga SPAK këtë të hënë, kreu i partisë Demokrtike, Sali Berisha ka hedhur akuza Altin Dumanit, duke e quajtur atë një mashtrues publik të rangut më të lartë dhe duke e krahasuar me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i njohur për lidhjet e tij me krimin.

    Berisha ka theksuar se paditë e ngritura në SPAK lidhur me krimin elektoral janë pa baza dhe se Troplini, sipas tij, është përfshirë në një mashtrim të madh publik, që ka për qëllim të fshehë krimin elektoral dhe të dhunojë procesin e votimit të lirë të shqiptarëve.

    Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

    Tani, së pari ju përshëndes ju dhe të gjithë demokratet dhe demokratët kudo që janë.

    Në paraqitjen time, unë lashë këtë shënim:

    “Altin Troplini alias Dumani është një mashtrues publik i rangut më të lartë, i njëjtë me Ramaduron”.

    Deklaroi se paditë e sjella në SKAP, me dhjetëra e dhjetëra padi për krim elektoral, pati amoralitetin e plotë të mashtrojë shqiptarët se këto padi nuk kishin prova.

    E garantoj se do të përgjigjet para shqiptarëve për këtë mashtrim publik dhe se parlamenti, opozita do të nisë punën pikërisht me zbërthimin e këtij mashtrimi publik.

    Sepse me këtë mashtrim publik, Altin Troplini është edhe avokati kryesor i krimit të shëmtuar elektoral, garancia më madhore e dhunimit të çdo ligji, norme dhe standardi për votimin e lirë të shqiptarëve.

  • Klevis Balliu: Task-Forca e Dumanit, punoi për mbrojtjen e pushtetit të Ramës! Nuk hetoi krimet elektorale…

    Klevis Balliu: Task-Forca e Dumanit, punoi për mbrojtjen e pushtetit të Ramës! Nuk hetoi krimet elektorale…

    Shefi i organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, në intervistën në SYRI TV, lëshoi akuza të forta ndaj drejtuesit të SPAK-ut, Altin Dumani, duke thënë se ai është në mbrojtje të hapur të krimeve elektorale dhe se shërben ndaj pushtetit të Edi Ramës.

    Balliu e cilësoi task-forcën e krijuar nga SPAK si një instrument për të mbuluar manipulimet zgjedhore, e jo për t’i hetuar ato. Ai renditi disa fakte dhe veprime të munguara nga SPAK, që sipas tij, dëshmojnë për bashkëpunim të drejtpërdrejtë me strukturat kriminale në zgjedhje.

    Klevis Balliu: Nga perspektiva e Dumanit, ajo e suksesshme ishte, sepse qëllimi i Dumanit ishte që të mbronte pushtetin e Ramës dhe të mbronte krimet elektorale. Ai me këtë task-forcë arriti me sukses të mbrojë krimet elektorale. Ky ka qenë qëllimi i tij. Kjo nuk është habi për ne që e kemi denoncuar, mund të jetë habi për dikë tjetër i cili mendonte se kjo task-forcë kishte për qëllim të ndalonte krimet elektorale dhe të dënonte krimet elektorale.

    Në asnjë sekondë, minorë, orë apo ditë të vetme, kjo task-forcë nuk ka patur mision ndalimin e krimeve elektorale. Përkundrazi, SPAK dhe Dumani kanë qenë aleatë të kriminelëve elektoralë. Dhe këtu ka fakte për këtë çështje. Fakti i parë është vonesa e fletë arresteve për Troplinët. Fakt i ditur.

    E dyta… T’ju jap një detaj: PD ka kërkuar videot e qendrave të votimit KQZ-së, sepse aty janë parë tregi bullgar, votime nga dy herë e tre herë nga i njëjti person, eksponentë të krimit të organizuar të cilët kanë qenë brenda këtyre institucioneve siç ka qenë dhe rasti i Vorës. Pse SPAK nuk i ka kërkuar këto video për të hetuar krimin elektoral? Sepse ai nuk ka në plan ta hetojë. Ai ka në plan ta fshehë krimin elektoral. Ai sot tha se risia për SPAK-un ishte krimi elektoral.

    Por, risia ishte fasada për krimin elektoral, sepse krimi elektoral aty ka qenë. Kujt ja tregon ky këto?

    Altin Dumani është automatikisht certifikuesi numër një i vjedhjeve dhe i krimit elektoral. Është krahu i djathtë i kriminelëve elektoralë. Deklaratat e shëmtuara që ai bëri sot, të pafytyra, ai demonstroi se në misionin e tij thelbësor, është mbrojtja e pushtetit të Ramës. E dyta, ai tha se ka bashkëpunuar me partitë politike. Cilat parti?

  • A ka pasur përdorim të administratës dhe ‘asfalt elektoral’ në zgjedhje? Ja si përgjigjet kreu i SPAK

    A ka pasur përdorim të administratës dhe ‘asfalt elektoral’ në zgjedhje? Ja si përgjigjet kreu i SPAK

    Gjatë takimit me dyer të mbyllura, kryeprokurori i SPAK Altin Dumani është pyetur nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, nëse ka pasur përdorim të administratës për zgjedhjet e 11 majit.

    Anila Hoxha: A ka patur apo jo krim të asfaltit elektoral, punësim të paligjshëm dhe përdorim të administratës?
    Dumani: Bazuar në kallëzimet e sjella nuk është konkluduar për këtë tipologji. Por kemi hapur kryesisht dhjetë, mes tyre edhe për këtë natyrë.
    Ajo që kemi bërë është verifikimi në kohë i çdo pretendimi, dhe nëse verifikimi i kallëzimit kërkon 15 ditë ne e kemi bërë brenda pesë ditësh duke dërguar prokurorë e hetues që të kryenin veprimet hetimore.
    -Para zgjedhjeve qeveria fali gjobat. A është duke parë SPAK nëse ka ndikuar falja në zgjedhje?
    Dumani: Në dijeninë time janë bërë dy kallëzime dhe të dyja mosfillime.

    Top Channel

  • Berisha: Asnjë kallëzim penal i opozitës në SPAK s’është bërë pa prova. Unë çdo ditë kam paraqitur prova për farsën e 11 majit

    Berisha: Asnjë kallëzim penal i opozitës në SPAK s’është bërë pa prova. Unë çdo ditë kam paraqitur prova për farsën e 11 majit

    Kryedmeokrati Sali Berisha ka përgënjeshtruar kreun e SPAK, Altin Dumani, lidhur me kallëzimet për krimet zgjedhore, që sipas këtij të fundit janë depozituar pa prova.

    Interesimit të gazetarëve në konferencën javore në selinë blu, Berisha tha se kallëzimet e opozitës janë bërë të gjitha të bazuara në prova, ndërsa si shembull solli edhe provat që vetë lideri demokrat ka raportuar çdo ditë në PD, duke dokumentuar kështu farsën elektorale të 11 majit.

    ‘Çfarë e pengon atë që ti marrë këto prova? Por ai është një kriminel elektoral, vetë. Edhe njëherë, pas Edi Ramës ai është njeriu direkt përgjegjës më shumë se kushdo tjetër, për farsën elektorale, sepse me amnistimin e krimit elektoral, ai defakto jep licencë, firmos licencën për farsën elektorale të partisë së krimit’, u shpreh Berisha ndër të tjera.=

    Të garantoj se asnjë kallëzim, asnjë kallëzim të vetëm penal, opozita nuk ka bërë pa provat zyrtare të pakundërshtueshme.

    Po ju lexoj edhe njëherë, një moment nga dokumentet zyrtare që administron Altin Troplini; me datën 10.2.2020, target informon pinin AM 5P80 se kishin rëndë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos asnjë tender publik.

    Nëse hyn ti në biseda mor zotëri, Tao me një farë, në mos gaboj Xhaferri, një nga ata banditët me të shoqen e tij duke ndërmjetësuar me dhjetëra tendera dhe kjo ka dalë në publik, apo favore të tjera, përveç atyre që kishin rëndë dakord të kërkonin.

    Ky mesazh iu përcoll Taos dhe i dhanë afat deri në dhjetor. Tao ju përgjigj kësaj;  a garantoni që të gjithë ata njerëz do të votojnë për ne, nëse votoni në listë, ata që doni ju në burg. Në listë për ti arrestuar është fjala.

    Përgjigja ishte; Po ne e garantojmë këtë.

    Më pas Tao tha; ata do të shkojnë në burg këtë vit. Janë rivalët e Suel Çelës.

    I kam denoncuar dhe do i denoncoj dosjet në të cilat, dokumente prokurorë bashkëpunëtor të Altin Troplinit, nëpërmjet Daupaj, asaj oficeres së BKH-së që u arratis në ambasadën tonë në Vjenë. U arratis nga Shqipëria dhe përfundoi në ambasadën tonë në Vjenë. Erjona Daupaj, e cila në regjistrime thotë se; prokurori kërkoi 70 mijë euro, se nuk ra dakord me 50 mijë euro. Të gjitha i ka, por ky nuk i cilëson prova këto.

    Se Altin Troplini i çuan prova ato që i interesojnë, jo ato të cilat shkojnë në drejtimin që nuk don Edi Rama. Ndaj dhe një gënjeshtar të paciptë si ai, nuk duhet besuar në asnjë fjalë.

    Një bashkëpunëtor me krimin me këto që bën.

    Shiko çfarë bën; pasi s’ka reaguar, tani thotë se ato nuk bazohen. Asnjë padi e jonë nuk bazohet pa prova. Kurrë.

    Në fakt, ne e dimë që ai është avokat kryesor i krimit elektoral të Edi Ramës. Ndaj dhe akuzojmë atë si përgjegjësin e dytë pas Edi Ramës, për farsën elektorale.

    Është skandal të thotë se nuk kanë prova.

    Ju jeni këtu, çfarë kam paraqitur unë. Unë çdo ditë kam paraqitur vetëm prova, saqë jam përpjekur që të mos bëhem monoton dhe i mërzitshëm për publikun dhe për ju, dhe kam paraqitur as 1/10 e atyre.

    Çfarë e pengon atë që ti marrë këto prova? Por ai është një kriminel elektoral, vetë. Edhe njëherë, pas Edi Ramës ai është njeriu direkt përgjegjës më shumë se kushdo tjetër, për farsën elektorale, sepse me amnistimin e krimit elektoral, ai defakto jep licencë, firmos licencën për farsën elektorale të partisë së krimit.

  • A ka pasur përdorim të administratës dhe ‘asfalt elektoral’ në zgjedhje?Ja si i përgjigjet Dumani pyetjes së gazetarëve

    A ka pasur përdorim të administratës dhe ‘asfalt elektoral’ në zgjedhje?Ja si i përgjigjet Dumani pyetjes së gazetarëve

    Gjatë takimit me dyer të mbyllura, kryeprokurori i SPAK Altin Dumani është pyetur nga gazetarja Anila Hoxha, nëse ka pasur përdorim të administratës për zgjedhjet e 11 majit.
    Anila Hoxha: A ka patur apo jo krim të asfaltit elektoral, punësim të paligjshëm dhe përdorim të administratës?
    Dumani: Bazuar në kallëzimet e sjella nuk është konkluduar për këtë tipologji. Por kemi hapur kryesisht dhjetë, mes tyre edhe për këtë natyrë.
    Ajo që kemi bërë është verifikimi në kohë i çdo pretendimi, dhe nëse verifikimi i kallëzimit kërkon 15 ditë ne e kemi bërë brenda pesë ditësh duke dërguar prokurorë e hetues që të kryenin veprimet hetimore.
    -Para zgjedhjeve qeveria fali gjobat. A është duke parë SPAK nëse ka ndikuar falja në zgjedhje?
    Dumani: Në dijeninë time janë bërë dy kallëzime dhe të dyja mosfillime.

  • Punësim i paligjshëm dhe ‘asfalt elektoral’ në zgjedhje? Ja si përgjigjet kreu i SPAK në takimin me dyer të mbyllura

    Punësim i paligjshëm dhe ‘asfalt elektoral’ në zgjedhje? Ja si përgjigjet kreu i SPAK në takimin me dyer të mbyllura

    Gjatë takimit me dyer të mbyllura, kryeprokurori i SPAK Altin Dumani është pyetur nga gazetarja Anila Hoxha, nëse ka pasur përdorim të administratës për zgjedhjet e 11 majit.

    Anila Hoxha: A ka patur apo jo krim të asfaltit elektoral, punësim të paligjshëm dhe përdorim të administratës?
    Dumani: Bazuar në kallëzimet e sjella nuk është konkluduar për këtë tipologji. Por kemi hapur kryesisht dhjetë, mes tyre edhe për këtë natyrë.
    Ajo që kemi bërë është verifikimi në kohë i çdo pretendimi, dhe nëse verifikimi i kallëzimit kërkon 15 ditë ne e kemi bërë brenda pesë ditësh duke dërguar prokurorë e hetues që të kryenin veprimet hetimore.
    -Para zgjedhjeve qeveria fali gjobat. A është duke parë SPAK nëse ka ndikuar falja në zgjedhje?
    Dumani: Në dijeninë time janë bërë dy kallëzime dhe të dyja mosfillime.

  • SYRI TV/ Laptopi i ‘Lubisë’ – Berisha: Database me punësime për vota, terroristët elektoral paguhen nga taksapaguesit

    SYRI TV/ Laptopi i ‘Lubisë’ – Berisha: Database me punësime për vota, terroristët elektoral paguhen nga taksapaguesit

    Lideri i opozitës Sali Berisha ka publikuar të dhëna tronditëse për krimet zgjedhore. Në të ashtuquajturin “Laptopi i Lubisë”, u gjetën database për punësime kundrejt votave, deklaroi kryedemokrati, ndërsa theksoi se Belinda Balluku ka përdorur administratën si polici elektorale. Gjatë fjalës së tij me gazetarët, Berisha denoncoi veçanërisht strukturat e ‘policisë politike’ në qytetin e Fierit, të cilat, sipas tij, kanë ushtruar presion sistematik mbi qytetarët.

    Syri TV

    Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha publikoi  një regjistër me emrat e patronazhistëve, të cilët kanë manipuluar procesin elektoral në 11 maj. Nga selia blu, Berisha deklaroi se të dhënat janë marrë nga  laptopi i zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ndërsa theksoi  se këta persona të cilët paguhen me taksat e qytetarëve, bëjnë rolin e policit elektoral për mazhorancën socialiste në Fier.

    Berisha denoncoi tjetërsime të vullnetit të qytetarëve nga ana e mazhorancës, me anë të premtimeve për vend pune.

    Lideri i opozitës akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumanin se me mbylljen që i ka bërë kësaj dosje, tregon se është armik i votës, ashtu si Edi Rama.

    Berisha deklaroi se qeveria bleu vota me anë të leje të ndërtimit dhe eurove që vijnë nga krimi i organizuar.

    Sali Berisha u shpreh se për manipulimin e votës së diasporës, opozita do të ndjek shkallët e gjyqësorit për të çuar çështjen në Strasburg. 

     

  • Trump hedh akuza të forta ndaj Barack Obama: Ka organizuar një mashtrim elektoral kundër meje në vitin 2016

    Trump hedh akuza të forta ndaj Barack Obama: Ka organizuar një mashtrim elektoral kundër meje në vitin 2016

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka akuzuar Barack Obamën dhe ekipin e tij se kanë organizuar një “mashtrim elektoral të nivelit më të lartë” kundër presidencës së tij në vitin 2016.
    Në një postim në rrjetin e tij social, Truth Social, Trump ka shpërndarë një intervistë të ish-kongresistes dhe aktualisht drejtores së inteligjencës, Tulsi Gabbard, dhënë për televizionin Fox News, në të cilën flitet për informacione të “manipuluara dhe të fshehura” lidhur me ndërhyrjet e mundshme ruse në zgjedhje nga zyrtarë të administratës Obama.
    “Paneli i komentuesve bëri një punë fantastike në ndjekjen penale të Obamës dhe të kriminelëve që sapo janë zbuluar pa asnjë dyshim për mashtrim elektoral të nivelit më të lartë. Urime Tulsi Gabbard-it,” – tha Trump.
    Në emision, Gabbard e akuzoi Obamën se kishte orkestruar një grusht shteti.
    “Në administratën e Obamës kishte njerëz që nuk pranonin vullnetin e popullit amerikan në zgjedhjen e Donald Trump-it në vitin 2016, dhe për këtë arsye, sajuan këtë konspiracion tradhtar për të nisur në fakt një grusht shteti që zgjati me vite kundër presidentit në detyrë të Shteteve të Bashkuara”, është deklarata e Gabbard-it që Trump ka ripostuar në platformën e tij.

  • Berisha bën akuzë të re: Në vit elektoral qeveria u kujtua të shpërndajë 200 mln euro garanci

    Berisha bën akuzë të re: Në vit elektoral qeveria u kujtua të shpërndajë 200 mln euro garanci

    Akuzave për farsë elektorale Sali Berisha i bashkëngjiti edhe fondet e bujqësisë.

    “Rama u kujtua në vitin elektoral të shpërndajë 200 milionë euro garanci 70 përqind të kredive të buta për fermerët. Natyrisht jo për fermerin e vërtetë, por për fermerët e qeverisë, për fermerët e lidhur me qeverinë dhe kundrejt shpërblimeve të mëdha në vota“-u shpreh Berisha.
     Dy ishin skemat që sipas kryedemokatit u zbatuan për blerjen e votave të fermerëve më 11 maj.  Garancia sovrane dhe programi kombëtar i subvencioneve në bujqësi.
     “Kështu që 200 mln euro për garanci sovrane dhe 44 milionë euro për projekte si grante për fermerët, të dhëna në periudhë elektorale, kanë një peshë të jashtëzakonshme në mbledhjen e votave nga fermerët. Ju i patë, shiko çfarë kanë bërë. Kanë dhënë vetëm 16 mijë, kanë lënë 70 mijë të tjera në pritje, jep apo nuk jep votën. Për ta marrë apo për të mos e marrë. Po kështu edhe garancinë sovrane”.
    Berisha akuzoi Ramën se ke shkelur ligjin elektoral që ndalon shpërndarjen e granteve në periudhë zgjedhore, në funksion të vjedhjes se zgjedhjeve.

    Top Channel

  • Skandali me votat e diasporës, Berisha: Zarfet nuk u dorëzuan tek qytetarët, por u grumbulluan në një qendër…

    Skandali me votat e diasporës, Berisha: Zarfet nuk u dorëzuan tek qytetarët, por u grumbulluan në një qendër…

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për media ka akuzuar hapur qeverinë e drejtuar nga Edi Ramën për manipulim të votave të diasporës gjatë zgjedhjeve të fundit. Ai ka theksuar se, në vend që zarfet e votave të dërgoheshin tek qytetarët, ato u grumbulluan në një qendër dhe u përdorën për të plotësuar vota për Partinë Socialiste. Berisha e cilësoi këtë akt si një krim elektoral të papranueshëm dhe paralajmëroi se zgjedhjet nuk do të njihen, duke e akuzuar Rama dhe Altin Troplinin për përfshirje në këtë farsë elektoral.
    “Pra, siç e shihni, zarfet nuk u dorëzuan tek qytetarët, por në mënyrë kriminale u grumbulluan në një qendër, e cila i përdori ato për të plotësuar votat për PS-në. Ky është një proces që nuk do pranohet kurrë dhe shqiptarët, çfarëdo që të bëjë Edi Rama, i cili përpiqet me të gjithë mënyra të largojë vëmendjen nga demonstrimi i këtij krimi të shëmtuar, ai nuk do mund të shpëtojë. Këto zgjedhje nuk njihen dhe kjo farsë elektorale, ky krim madhor elektoral ka një autor dhe ai është Edi Rama. Ka një mbrojtës kryesor të saj dhe ai është Altin Troplini, i cili me qëndrimet që ka mbajtur ndaj krimit kushtetues elektoral dëshmon se nuk ka ligj, nuk ka moral, por është thjesht një skllav dhe bashkëpunëtor i krimit”, deklaroi dje Berisha.