Tag: elefant

  • Makina e tij u përplas me një elefant, vdes në vend ligjvënësi dhe plagosen 4 deputet

    Makina e tij u përplas me një elefant, vdes në vend ligjvënësi dhe plagosen 4 deputet

    Ligjvënësi i opozitës në Zimbabve dhe njëkohësisht poet, Desire Moyo, ka ndërruar jetë pasi automjeti me të cilin po udhëtonte u përplas me një elefant, raportojnë mediat lokale.

    Aksidenti tragjik ndodhi në orët e para të mëngjesit të së premtes, teksa Moyo dhe katër deputetë të tjerë po udhëtonin përgjatë autostradës Bulawayo-Gweru, sipas transmetuesit shtetëror ZBC.
    Moyo ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa kolegët e tij ligjvënës mbetën të plagosur.
    Homazhe të shumta po vijnë për nder të Moyo-s, një poet i njohur dhe i vlerësuar për kontributin e tij në fushën e arteve. Ai ndërroi jetë vetëm një ditë para ditëlindjes së tij të 46-të.
    Moyo ishte anëtar i partisë opozitare Koalicioni i Qytetarëve për Ndryshim (CCC), e udhëhequr nga Nelson Chamisa, dhe shërbente në komitetin parlamentar për sport, rekreacion, arte dhe kulturë. Ai përfaqësonte zonën zgjedhore Nkulumane në qytetin e dytë më të madh të Zimbabvesë, Bulawayo.
    Zyra e zonës zgjedhore konfirmoi lajmin për vdekjen e tij në një deklaratë, duke shprehur “pikëllim dhe tronditje të thellë”.
    Deputeti tjetër i CCC-së, Discent Bajila, dha më shumë detaje mbi aksidentin për faqen lokale të lajmeve ZimLive.com. Ai tregoi se kishte folur me një nga deputetët e plagosur, Madalaboy Ndebele, i cili ndodhej në sediljen e përparme të pasagjerit.Sipas dëshmisë së Ndebele, automjeti u përplas me një elefant nga pas.
    “Pas përplasjes, elefanti u kthye dhe sulmoi automjetin. Kjo besohet se shkaktoi dëmtimet më të rënda në pjesën e sipërme të djathtë të makinës dhe, për fat të keq, çoi në plagët fatale të Moyo-s,” tha Bajila.
    Kryetari i Bashkisë së Bulawayos, David Coltart, tha se Moyo do të mbahet mend si një “udhëheqës ikonik dhe krijues”, që dha një kontribut të rëndësishëm në mbështetjen e arteve në qytet dhe në mbarë vendin.
    Sipas faqes shtetërore të lajmeve Herald, Moyo ishte një poet, edukator dhe administrator arti i vlerësuar me çmime, i cili ia kushtoi jetën zhvillimit të sektorit krijues në Zimbabve.
    Ligjvënësit e tjerë të përfshirë në aksident janë dërguar në spital për trajtim.

    Top Channel

  • Tragjike në Afrikë! Dy turiste humbin jetën në Zambia pasi u sulmuan gjatë një safari nga një elefant

    Tragjike në Afrikë! Dy turiste humbin jetën në Zambia pasi u sulmuan gjatë një safari nga një elefant

    Dy turiste femra nga Britania dhe Zelanda e Re u vranë nga një elefant ndërsa ishin në safari në një park kombëtar në Zambia, tha policia në vendin afrikan.

    Viktimat, të moshës 68 dhe 67 vjeç, u sulmuan nga një elefant femër me këlyshin e saj.
    Udhëzuesit e safarit që ishin me grupin u përpoqën ta ndalonin elefantin përpara se ai të sulmonte gratë.
    Elefanti u godit dhe u plagos nga të shtënat, por udhëzuesit nuk arritën ta parandalonin sulmin dhe dy gratë u vranë në vend.
    Incidenti tragjik ndodhi në Parkun Kombëtar Luangwa Jugor në Zambian lindore.
    Elefantët femra janë jashtëzakonisht mbrojtës ndaj të vegjëlve të tyre dhe mund të reagojnë në mënyrë agresive nëse perceptojnë një kërcënim.

    Top Channel

  • Tragjike në Afrikë! Dy turiste humbin jetën në Zambia pasi u sulmuan gjatë një safari nga një elefant dhe këlyshi i saj

    Tragjike në Afrikë! Dy turiste humbin jetën në Zambia pasi u sulmuan gjatë një safari nga një elefant dhe këlyshi i saj

    Dy turiste femra nga Britania dhe Zelanda e Re u vranë nga një elefant ndërsa ishin në safari në një park kombëtar në Zambia, tha policia në vendin afrikan.

    Viktimat, të moshës 68 dhe 67 vjeç, u sulmuan nga një elefant femër me këlyshin e saj.
    Udhëzuesit e safarit që ishin me grupin u përpoqën ta ndalonin elefantin përpara se ai të sulmonte gratë.
    Elefanti u godit dhe u plagos nga të shtënat, por udhëzuesit nuk arritën ta parandalonin sulmin dhe dy gratë u vranë në vend.
    Incidenti tragjik ndodhi në Parkun Kombëtar Luangwa Jugor në Zambian lindore.
    Elefantët femra janë jashtëzakonisht mbrojtës ndaj të vegjëlve të tyre dhe mund të reagojnë në mënyrë agresive nëse perceptojnë një kërcënim.

    Top Channel

  • Video/ Momente të pabesueshme në Tajlandë! Elefant i uritur hyn në dyqan ushqimor dhe ‘bën pazar’ si klient i zakonshëm

    Video/ Momente të pabesueshme në Tajlandë! Elefant i uritur hyn në dyqan ushqimor dhe ‘bën pazar’ si klient i zakonshëm

    Një elefant i uritur shkaktoi një skenë të pazakontë në një dyqan ushqimor pranë Parkut Kombëtar Khao Yai, në verilindje të Tajlandës, të hënën, kur hyri brenda dhe filloi të konsumonte ushqimet nga raftet.

    Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, elefanti mashkull – i njohur nga vendasit si Plai Biang Lek – u ndal për një moment para hyrjes së dyqanit që ndodhet buzë rrugës kryesore, përpara se të hynte plotësisht brenda.
    Ai qëndroi për pak kohë para banakut, duke ngrënë qetësisht ushqime të paketuara, ndërsa punonjësit e parkut përpiqeshin ta largonin pa sukses.

    A hungry elephant caused havoc in a grocery store in Thailand, when he strolled in from a nearby park and helped himself to the produce on the shelves on Monday.
    It calmly chomped down about nine bags of sweet rice crackers, a sandwich and bananas, the store owner said. pic.twitter.com/6CHEpT3PHx
    — The Associated Press (@AP) June 4, 2025

    “U shfaq papritur dhe thjesht hyri brenda si një klient i zakonshëm,” tha Kamploy Kakaew, pronarja e dyqanit, e cila e përshkroi ngjarjen me humor në një video që postoi më vonë. Ajo shtoi se elefanti kishte konsumuar rreth nëntë qese me biskota orizi të ëmbla, një sanduiç dhe disa banane të thata që ajo kishte blerë atë mëngjes.
    Pas një “blerjeje” të pazakontë, elefanti u largua duke mbajtur ende një qese me ushqim në feçkë. Përveç pak dëmeve dhe disa gjurmëve balte në dysheme dhe tavan, dyqani fatmirësisht nuk pësoi shkatërrime serioze.
    Autoritetet e parkut thanë se elefanti kishte dalë nga zona e mbrojtur në kërkim të ushqimit, një sjellje që ndodh herë pas here gjatë mungesës së frutave në habitatin e tij natyror.

    Top Channel

  • Aksidenti që përloti rrjetin! Elefanti i vogël përplaset nga kamioni, e ëma nuk lëviz nga vendngjarja (VIDEO PREKËSE)

    Aksidenti që përloti rrjetin! Elefanti i vogël përplaset nga kamioni, e ëma nuk lëviz nga vendngjarja (VIDEO PREKËSE)

    Elefanti

    MALAJZI- Një aksident i ndodhur në një nga autostradat në Malajzi ka emocionuar të gjithë botën dhe është kthyer në videon më të shpërndarë në rrjetet sociale. Një elefant 5-vjeçar u përplas nga një kamion rreth orës 02:50 të mëngjesit të 12 majit, në momentin që po kalonte rrugën bashkë me të ëmën në autostradën që të çon nga Gerik në Jeli.
    Skena ishte shokuese edhe për 28-vjeçarin që drejtonte kamionin, i cili u shoqërua duke qarë nga policia. Në vendngjarje mbeti vetëm nëna elefant që përpiqte të shtynte kamionin për të nxjerrë nga aty të voglin e saj. Por, për fat të keq, elefanti i vogël kishte ngordhur.

    Kamerat e kanë filmuar nënën elefant edhe ditën pasi ishte pastruar vendngjarja, teksa kalonte në të njëjtën rrugë e kërkonte të birin.
    Dy ditë më vonë, policia ka liruar shoferin e kamionit, pasi hetimet zbuluan se i riu po udhëtonte brenda normave.
    Shefi i policisë së Gerikut, Zulkifli Mahmood, tha se nuk gjetën neglizhencë nga ana e shoferit bazuar në hetimet e tyre paraprake. Ai zbuloi se zona ishte me mjegull në kohën e aksidentit, i cili ndodhi në orën 02:50 të mëngjesit. Ai gjithashtu vuri në dukje se rrugës i mungonte ndriçimi rrugor.