Tag: elche

  • Dëshpërimi i Mbappé ndaj Elche: Të presojmë… Hajde Vini, duhet të shënojmë një gol

    Dëshpërimi i Mbappé ndaj Elche: Të presojmë… Hajde Vini, duhet të shënojmë një gol

    25 Nëntor 2025

    9:42

    Alfred Lleshi

    Në një natë ku futbolli rëndonte më shumë se këmbët, një moment i kapur nga kamerat tregoi gjithçka. Me rezultatin të pandryshuar ndaj Elche, Kylian Mbappé pëshpëriti me nervozizëm: “Duhet të presojmë lart…” Nuk ishte vetëm taktikë, por dëshpërimi i një lideri që e ndiente ndeshjen t’i ikte nga duart. Jude Bellingham e dëgjoi, por mbuloi gojën teksa i përgjigjej.
    Nata ishte e vështirë për Mbappé, Real Madridin dhe Xabi Alonson, i cili i thoshte stafit: “Nga krahët, po njësoj… nëse kemi një aty, të provojë”. Dëshpërimi i Mbappé nisi herët. Real Madridi hyri fort në ndeshje, por u tërhoq pa arsye të qarta.
    “Hajde, Vini… duhet të shënojmë një gol, – i tha shokut të skuadrës, përpara se të shpërthente ndaj humbjes së kohës: – Ka kaluar shumë kohë. Nëse s’mund të vazhdojë, le të dalë jashtë”. Pas fishkëllimës finale kërkoi llogari “më shpjego, më shpjego”, dhe mori një të verdhë. Kamerat kapën edhe Asencion që i tha Valverdes: “Pse e goditi Thibaut topin ashtu?”

  • Elche frenon Realin, asist për Barçën, por Alonso nuk e bën dramë: Të shohim përpara

    Elche frenon Realin, asist për Barçën, por Alonso nuk e bën dramë: Të shohim përpara

    E vështirë për t’u besuar, por Real Madrid frenon atëherë kur më pak pritej, ndaj Elche-s në transfertë, madje ishin dhe me fat që dolën me një pikë pasi goli i barazimit erdhi vonë, në minutën e 87-të. Ky frenim i fortë, i jep mundësinë Barçës të ngushtojë diferencën në vetëm 1 pikë me Realin kryesues.
    Pas një pjese të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, Elche kaloi në avantazh me Febas në minutën e 53-të. Vendasit ngritën një “mur” të fortë, duke mos lejuar Mbappe me shokë të depërtonin në zonë. Në minutën e 78-të, pas një rrëmuje në zonë, Huijsen devijoi topin në rrjetë duke barazuar shifrat në 1-1. Elche i befasoi pak minuta më vonë, me Alvaro Rodriguez që gjeti sërish prekjen fituese duke kaluar vendasit në avantazh. Ekipi i Alonsos tentoi në çdo formë të rikthehej në lojë dhe më fund, pas disa tentativave, Bellingham në minutën e 86-të barazoi shifrat në 2-2, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund.

    Pavarësisht këtij hapi fals, Alonso nuk e bën dramë: “Është pjesë e futbollit. Pas një fillimi dinamik kanë ardhur disa rezultate që nuk i dëshironim. Duhet të vijojmë të shohim përpara. Sigurisht që nuk jemi të kënaqur, në Madrid ka rendësi vetëm fitorja, duhet të fitosh gjithnjë. Gjithsesi, ka ende shumë ndeshje në lojë, të mendojmë për ndeshjen e radhës”, u shpreh Alonso.
    (BalkanWeb)

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Gafa e pabesueshme e Real-it: Vëllai i ndjerë i Jota-s ngatërrohet me ish-yllin e Milan-it

    Gafa e pabesueshme e Real-it: Vëllai i ndjerë i Jota-s ngatërrohet me ish-yllin e Milan-it

    Një situatë vërtet e sikletshme.
    Real Madrid ka kërkuar falje pas një gabimi të bujshëm që në mënyrë të pashmangshme bëri bujë në të gjithë botën. Gjatë një homazhi për dy lojtarët e ndjerë, Diogo Jota dhe André Silva, klubi spanjoll bëri një gabim duke e ngatërruar këtë të fundit me një lojtar tjetër. Bëhet fjalë për ish-lojtarin e Milan-it, i cili quhet gjithashtu i André Silva.
    Gjatë Mbledhjes së Përgjithshme të Zakonshme të Anëtarëve Përfaqësues, pati edhe kohë për një homazh për të gjithë yjet e futbollit që kanë vdekur në vitin 2025.
    Ishte një mundësi për të kujtuar dy lojtarët portugezë, të cilët humbën jetën në një aksident të tmerrshëm me makinë. Megjithatë, kishte diçka shumë të çuditshme në foto: të gjithë vunë re se lojtari i paraqitur pas Diogo Jota-s nuk ishte vëllai i tij.
    Në fakt, në foto ishte André Miguel Valente da Silva, i cili aktualisht luan për Elche. Ai është më popullor dhe ka pasur një karrierë më të suksesshme sesa vëllai i Diogo Jota-s te Liverpooli. Një falje zyrtare ishte e pashmangshme, nëpërmjet një postimi në Twitter në profilin zyrtar të klubit pasi fotografia u hoq:
    “Real Madrid CF i kërkon falje Elche CF dhe lojtarit të saj André da Silva për përfshirjen gabimisht të imazhit të tij në nekrologjinë e një videoje institucionale në vend të asaj të André Silva, vëllait të Diogo Jota-s, një lojtari të Liverpoolit. Na vjen keq për këtë incident”.
    André Silva, një sulmues i lindur në vitin 1995, luajti për AC Milan në sezonin 2017-2018 dhe përsëri në fillim të vitit 2019, pasi u kthye nga huazimi te Sevilla.
    Ai gjithashtu ka luajtur te Porto, Eintracht, Leipzig, Werder Bremen dhe tani te Elche.

    🚨🚨 RIDICULO MUNDIAL🚨🚨
    😳En el vídeo del Real Madrid para rendir homenaje a los fallecidos en 2025,aparece André Silva, jugador del Elche, en lugar del hermano de Diogo Jota
    💣QUE VERGÜENZA 💣 pic.twitter.com/MMCV9dV03L
    — madridblaugrana (@madridblaugrana) November 23, 2025

  • Befasohet Real Madrid, Elche kalon në avantazh me një kombinim të përkryer (video)

    Befasohet Real Madrid, Elche kalon në avantazh me një kombinim të përkryer (video)

    23 Nëntor 2025

    22:17

    Telesport

    Real Madrid luan në transfertë ndaj Elche, për javën e 13-të në La Liga. Pjesa e parë e takimit është mbyllur në barazim pa gola.
    Rezultati është zhbllokuar me fillimin e pjesës së dytë. Pas një aksioni të shpejtë të vendasve dhe kombinimit perfekt mes German Valera, i cili asiston me finte për Aleix Febas, ky i fundit mposht Courtois.
    Gjithsesi, ka ende në minuta në dispozicion për Kylian Mbappe & Co. për të shpëtuar nga humbja dhe për të ndryshuar fatin e ndeshjes.
    SHIKOGOLIN

  • Barcelona rikthehet te fitorja, Rashford i bind të gjithë (video)

    Barcelona rikthehet te fitorja, Rashford i bind të gjithë (video)

    2 Nëntor 2025

    20:24

    Telesport

    Në stadiumin olimpik të Katalonjës, Barcelona ka fituar 3-1 ndaj Elche, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në La Liga.
    Barcelona gjeti avantazhin që në minutën e 8-të me Lamine Yamal, pas asistit të Alejandro Balde. Tre minuta më pas ishte Ferran Torres që dyfishoi shifrat, pas një asisti fantastik të Fermin Lopez.
    Në fund të pjesës së parë, Rafa Mir ngushtoi shifrat për Elche, me një realizim shumë të bukur. Pjesa e parë mbyllet 2-1.
    Marcus Rashford vulosi fitoren e Barcelonës me golin e tij në minutën e 60-të, pas asistit të Fermin Lopez. Anglezi duket se i ka bindur të gjithë dhe Barcelona do të ushtrojë të drejtën e blerjes në fund të sezonit.
    Barcelona fiton 3-1 dhe mban vendin e dytë me 25 pikë, 5 pikë më pak se Real Madridi i vendit të parë.
    SHIKOGOLAT

  • Elche reziston vetëm 9 minuta, Lamine Yamal “shkund” rrjetën. Torres dyfishon (video)

    Elche reziston vetëm 9 minuta, Lamine Yamal “shkund” rrjetën. Torres dyfishon (video)

    2 Nëntor 2025

    18:48

    Telesport

    Barcelona e ka nisur mjaft mirë takimin ndaj Elche, që po luhet në stadiumin olimpik të Katalonjës. Barcelona gjeti avantazhin që në minutën e 8-të me Lamine Yamal, pas asistit të Alejandro Balde.
    Tre minuta më pas ishte Ferran Torres që dyfishoi shifrat, pas një asisti fantastik të Fermin Lopez. Pas humbjes në “El Clasico” javën e kaluar, Barcelona po reagon në mënyrën e duhur.
    Pas fitores mbrëmë të Real Madridit 4-0 ndaj Valencia-s, për katalanasit sot nuk ka rrugë tjetër përveç tre pikëve, për të ruajtur diferencën -5 pikë nga vendi i parë.
    SHIKOGOLAT

  • Atletico Madrid nuk po “ndez” këtë sezon të ri, ngec në shtëpi ndaj Elche (video)

    Atletico Madrid nuk po “ndez” këtë sezon të ri, ngec në shtëpi ndaj Elche (video)

    23 Gusht 2025

    21:34

    Telesport

    Pas humbjes me përmbysje në ndeshjen e parë të sezonit të ri ndaj Espanyol, Atletico Madrid ka zhgënjyer edhe në javën e dytë.
    Ekipi i drejtuar nga Diego Simeone ka barazuar 1-1 në fushën e vetë ndaj Elche, me ekipin e ardhur nga Segunda Divizion. “Colchoneros” e nisën në mënyrë fantastike ndeshjen, duke gjetur golin pas 8 minutash lojë. Alexandër Sorloth shënoi një gol të bukur, pasi pasimit të marrë nga David Hancko. SHIKOGOLINESORLOTH
    Miqtë barazuan pas 7 minutash me golin e Rafa Mir, i cili shënoi pas një kundërsulmi të shpejtë të finalizuar me sukses të plotë. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, por shifrat nuk ndryshuan as në pjesën e dytë, pavarësisht zëvendësimeve të bëra nga Diego Simeone. SHIKOGOLINERAFAMIR
    Kujtojmë se Atletico Madrid ka bërë disa transferime të bujshme këtë merkato dhe pritet shumë prej tyre këtë sezon, por fillimi ka rezultuar shumë i dobët për “Colchoneros”.