Tag: elbasanit

  • Myftiu i Elbasanit mesazh për zgjedhjet e 11 Majit: Të mos e shesim vullnetin tonë, vota është amanet

    Myftiu i Elbasanit mesazh për zgjedhjet e 11 Majit: Të mos e shesim vullnetin tonë, vota është amanet

    ‘Të mos e shesim vullnetin tonë!’ Me këtë thirrje ju drejtua besimtarëve gjatë fjalës së tij në faljen e namazit me rastin e Fiter Bajramit, Myftiu i Elbasanit.
    “Vota është amanet. Zgjedhjet janë një festë demokratike, një shprehje e vullnetit të popullit dhe duhet të jenë të pastra nga çdo ndotje. Le të orientohemi nga virtyti dhe përgjegjësia, të mos e shesim vullnetin tonë, të mos e blejmë ndërgjegjen e tjetrit. Të mos lejojmë që lista dhe përfaqësimi të matrapazohen, por të jenë në shërbim të së mirës së përbashkët’, u shpreh ai.
    Këtë mesazh përcolli në fjalën e tij gjatë faljes ceremonisë së faljes së namazit për Fiter Bajramin, myftiu i Elbasanit Agim Duka.
    Duke e cilësuar muajin e Ramazanit një shkollë edukimi shpirtëror dhe moral, ai bëri thirrje për reflektim dhe përgjegjësi qytetare.

    Ligjërata Publike e Myftiut të Elbasanit Agim Duka për Fiter Bajramin
    Falënderimi i qoftë Allahut, që na dha mundësinë të përjetojmë muajin e bekuar të Ramazanit dhe të arrijmë në ditën e sotme, në këtë festë të madhe, Bajramin e Fitrit. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, mbi familjen dhe shokët e tij, si dhe mbi gjithë ata që ndjekin rrugën e së vërtetës deri në Ditën e Gjykimit.
    Vëllezër dhe motra besimtarë,
    Muaji i Ramazanit ishte një shkollë edukimi shpirtëror dhe moral. Ai na mësoi përmbajtje, durim, solidaritet dhe ndjeshmëri. Agjëruam për hir të Allahut, u larguam nga e kota dhe i forcuam lidhjet me të mirën.
    Allahu në Librin e Tij të Shenjtë thotë:
    “O ju që keni besuar! Agjërimi u është bërë obligim ashtu siç ishte bërë obligim për ata para jush, që të bëheni të devotshëm.” (El-Bekare: 183)
    Pra qëllimi i agjërimit nuk është vetëm largimi nga ushqimi, por ngritja jonë në shkallë devotshmërie, në raportin tonë me Zotin, me veten dhe me të tjerët.
    Në këtë ditë feste, le të reflektojmë se çfarë kemi fituar nga Ramazani dhe si mund t’i mbajmë gjallë këto vlera në jetën tonë të përditshme.

    Një tjetër vlerë që duhet ta kujtojmë sot është përgjegjësia qytetare. Ne si shoqëri do të përballemi me procesin e zgjedhjeve, e kjo është një mundësi dhe provë për të treguar emancipim dhe ndërgjegje.

    Allahu i Lartësuar thotë në Kuran:
    “Vërtet, Allahu ju urdhëron t’u jepni amanetet atyre që janë të denjë për to dhe, kur gjykoni mes njerëzve, të gjykoni me drejtësi.” (En-Nisa: 58)
    Vota është amanet. Zgjedhjet janë një festë demokratike, një shprehje e vullnetit të popullit dhe duhet të jenë të pastra nga çdo ndotje. Le të orientohemi nga virtyti dhe përgjegjësia, të mos e shesim vullnetin tonë, të mos e blejmë ndërgjegjen e tjetrit. Të mos lejojmë që lista dhe përfaqësimi të matrapazohen, por të jenë në shërbim të së mirës së përbashkët.
    Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të) ka thënë:
    “Secili prej jush është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësinë e tij.” (Buhariu dhe Muslimi)
    Vëllezër e motra,
    Pas Bajramit, jeta vazhdon dhe sprovat nuk pushojnë. Por Allahu na përgëzon se kush qëndron i drejtë dhe i palëkundur në rrugën e Tij, ka shpërblim të madh:
    “Ata që thonë: ‘Zoti ynë është Allahu!’ e pastaj qëndrojnë të palëkundur, atyre u zbresin engjëjt (duke u thënë): ‘Mos kini frikë dhe mos u pikëlloni! Dhe gëzohuni me Xhenetin që ju është premtuar.’” (Fussilet: 30)
    Le të jemi ndër ata që e vazhdojnë rrugën e mirë, që mbjellin mirësi, që kontribuojnë me ndershmëri dhe që udhëhiqen nga ndërgjegjja e pastër.
    Lusim Allahun të na pranojë agjërimin dhe adhurimet tona. Të na udhëzojë drejt së mirës dhe të na japë udhëheqës të devotshëm dhe të drejtë.
    Gëzuar Bajramin! Allahu e bekoftë popullin tonë dhe i forcoftë themelet e paqes, drejtësisë dhe mëshirës mes nesh.

  • “Gruaja më e votuar në primaret e Elbasanit u fut në listë të mbyllur, kurse kandidati “SPAKIST” s’u llogarit fare”, Sula ironizon PD

    “Gruaja më e votuar në primaret e Elbasanit u fut në listë të mbyllur, kurse kandidati “SPAKIST” s’u llogarit fare”, Sula ironizon PD

    Deputeti Dashnor Sula sërish ironizoi lënien jashtë listave të PD për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

    Ai tha se kandidatja grua më e votuar në primaret e PD në Elbasan u fut në listë të mbyllur edhe për shkak të kuotës gjinore të parashikuar nga kodi zgjedhor, ndërsa kandidati “SPAKIST”, epitet që nënkupton veten e tij, më i votuari i qarkut të Elbasanit në Primaret e PD nuk u llogarit fare në listën e hapur.
    Sula thekson se për listën finale nuk u mor parasysh interesi i demokratëve në votimin në primare.
    Postimi i Dashnor Sulës:
    Primaret e PD ne ElbasanKandidatja grua më e votuar në primaret e PD në Elbasan u fut në listë të mbyllur edhe për shkak të kuotës gjinore të parashikuar nga kodi zgjedhor. Ndërsa kandidati “SPAKIST” më i votuari i qarkut të Elbasanit në Primaret e PD, jo vetëm që nuk u vendos në listën e mbyllur por as nuk u llogarit fare në listën e hapur.Demokratëve iu premtua se lista e kandidatëve për deputet do i lihej vullnetit të tyre. Demokratët folën me votë në primare. Por interesi i demokratëve nuk përkon me interesin e atyre që firmosin listën finale.Në listën e mbyllur të PD janë ata të cilët antarësia e Partisë Demokratike nuk i votbesoi për të qenë të parët në këtë garë.Për Primaret Madhështore

    Top Channel

  • Mbështetje e re për shëndetin, Qendra për Popullsi dhe Zhvillim dhuron pajisje ekografike  për Spitalin e Elbasanit

    Mbështetje e re për shëndetin, Qendra për Popullsi dhe Zhvillim dhuron pajisje ekografike për Spitalin e Elbasanit

    Elona Gjebrea, drejtoresha e Qendrës për Popullsi dhe Zhvillim, njoftoi dhurimin e një pajisjeje ekografike moderne për Spitalin e Elbasanit. Ky kontribut i rëndësishëm, i cili është realizuar në bashkëpunim me LSDC, përforcon angazhimin për mbështetje të shëndetit amtar dhe foshnjor në Shqipëri. Ceremonia e dorëzimit të pajisjes mblodhi mjekë, personel shëndetësor dhe përfaqësues të institucioneve, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore. “Qendra për Popullsi dhe Zhvillim në bashkëpunim me LSDC, dhuroi një pajisje ekografike moderne për Spitalin e Elbasanit. Në këtë ceremoni qenë të pranishëm titullarë të Spitalit, mjekë e personel shëndetësor së bashku me përfaqësues të LSDC. Mbështetja për shëndetin amtar dhe foshnor vazhdon”, njoftoi Gjebrea në rrjetet sociale.

  • Zgjedhjet, Mazniku me të rinjtë në Elbasan: Jemi në derë të Europës

    Zgjedhjet, Mazniku me të rinjtë në Elbasan: Jemi në derë të Europës

    Drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Elbasanit, Arbjan Mazniku i bëri apel sot të rinjve të votojnë PS-në në zgjedhjet e 11 majit. Kjo duke theksuar se këto zgjedhje janë të jashtëzakonshme, pasi për herë të parë që në 1912 kur është krijuar shteti shqiptar ne jemi në derë të Evropës.
    Në takimin me të rinjtë elbasanas për prezantimin e skuadrës së re për Shqipërinë në BE, ku është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, Mazniku theksoi se energjia e të rinjve është shumë e madhe për PS-në dhe në garën që kanë.

    ”Ju të rinjtë keni mundësinë që të merrni pasaportën që të mos thotë thjesht Republika e Shqipërisë, por Bashkimi Evropian, Republika e Shqipërisë, të jeni të qytetarë të barabartë në Evropë. Për 44 ditë kemi zgjedhjet dhe thelbi është se ne nuk kemi thjesht një garë për zgjedhjet e radhës, ne kemi një garë për 100 vitet e ardhshme për drejtimin që do të marrë Shqipëria. Shqipëria do të ecë në drejtim të infrastrukturës për të qenë të barabartë me vendet e tjera të Evropës, që secili prej jush të shkojë në Evropë dhe të studiojë në universitetet evropiane. Të shkojmë drejt zhvillimit apo të kthehemi në rrugët e kënetës apo moçalishteve që janë rreth e rrotull kënetës. Besoj se asnjë nuk e do gjë gjë të tillë”,-tha Mazniku.
    Nga ana tjetër, Mazniku tha se kandidatët për deputetë të qarkut të Elbasanit kanë një moshë mestarë deri në 40 vjeç. ‘‘Mosha mesatare e kandidatëve të PS-së në Shqipëri është 44 vjeç, prapë shumë e re për të qenë në politikë, ndërsa mosha mesatare e kandidatëve në Elbasan është 40 vjeç. Kemi një grup edhe më të ri, i përfaqësuar nga njerëz të arsimuar në Shqipëri, por edhe të arsimuar jashtë për të kontribuar në vend”, tha Mazniku.
    Qarku Elbasan
    Lista e mbyllur
    Arbjan MaznikuBora MuzhaqiAdi QoseEvis KushiErmal Elezi
    Lista e hapur
    Aulona BylykbashiFlorenc SpahoDesantila TahirajSaimir HasallaAgron GaxhoShkëlqim BullariEla ToçkaOlsi KomiciErvina MetaGeldon FejzoLuan DuzhaArlind KullolliSara MilaMusa Coha

  • E mori si sfidë personale: Si kolonel Edmond Koseni arrestoi të fortin Tan Kateshi dhe pse e turpëroi në mes të Elbasanit

    E mori si sfidë personale: Si kolonel Edmond Koseni arrestoi të fortin Tan Kateshi dhe pse e turpëroi në mes të Elbasanit

    Për bandën e Kateshit, ky sulm nuk ishte humbja e një lufte, por ishte një disfatë e rëndë, që shënoi fillimin e rënies së tyre. Familja Kuçi mbijetoi falë aftësive ushtarake të njërit prej tyre, duke treguar se jo gjithmonë dhuna e bandave mbetej pa përgjigje.
    Disa muaj pas kësaj ngjarjeje në krye të policisë së Elbasanit, emërohet kolonel Edmond Koseni. Ai nuk ishte një oficer i zakonshëm, por një luftëtar i vendosur që krijoi një grup operativ të besuar prej shokëve, miqve dhe djemve më të ashpër të policisë, duke përfshirë individë nga Peqini, Tepelena e Rrogozhina. Pjesë e këtij grupi ishte edhe Roland Rexhepi, njohur si “Doda”, një djalë i lagjes “Banesa”, lagje në të cilën grupi i Tan Kateshit, bëri disa masakra.
    “Po ashtu shteti reagoi fuqishëm edhe në vitin e 2004 duke krijuar Prokurorinë për Krimet e Rënda dhe Gjykatën për Krime të Rënda, që gjithmonë kanë qenë në lëndë të posaçme, që drejt për drejt të formuara për tu përballur me gjykimet e veprave penale në lëndë të krimit të organizuar”, shprehet Saida Dollani, kryetare e Apelit e Gjykatës Posaçme.
    Në një qytet ku banda e Kateshit ishte bërë e paprekshme, Koseni vendosi të godiste me dhunë dhe terror, ashtu siç bandat kishin bërë për vite me radhë. Operacioni i parë u bë në zemër të Elbasanit, në lagjen “Kala”, ku policia arrestoi Cajup Kasën, një anëtar kyç i bandës, i kapur në flagrancë me kallashnikov.
    Ai u gjet pa jetë në qelitë e burgut të spitalit, ku ishte transferuar pas arrestimit. Zyrtarisht autoritetet e kohës thanë se ai ishte vetëvarur. Por familjarët dhe shokët e tij e kanë mohuar këtë informacion zyrtar. Sipas tyre, Kasa nuk ka pas shenja në qafë.
    Pas arrestimit të Kasës, anëtarët e tjerë të bandës nisën të fshihen e mos dilnin më hapur në qytet. Objektiv për t’u arrestuar u bë Dritan Kateshi. Policia kishte marrë informacion se i shumëkërkuari ndodhej në banesën e tij, e cila ndodhet disa metra larg komisariatit.
    Koseni, që ishte në krye të operacionit vendosi të rrethonte gjithë pallatin dhe banorët të nxirreshin jashtë, për shkak të frikës së ndonjë përplasjeje me armë.
    Por ajo që ndodhi ishte e pabesueshme. Dritan Kateshi arriti t’u shpëtonte dhjetëra forcave speciale të vendosura rreth pallatit, duke u maskuar si grua. Dëshmitarët e asaj kohe tregojnë se ai doli nga dera kryesore i veshur me rroba grash, duke ecur mes turmës së banorëve, që u nxorën me urdhër të policisë.
    Arratisja spektakolare, nuk ndaloi Policinë e Elbasanit të vihej në ndjekje të tij. Përkundrazi vartës të kolonel Kosenit në atë kohë, thonë se arratisjen e Kateshit, koloneli e mori si sfidë personale. Ai kërkonte vazhdimisht informacion për vendndodhjen e kreut të bandës, nëpërmjet informatorëve të tij.
    Vjeshtën e vitit 98, vjen një informacion se ai ishte fshehur në zonën e Alliasit në Tiranë. Koseni njofton për këtë informacion vetëm ministrin, dhe më pas me 60 efektivë niset drejt Tiranës. Megjithëse operacioni ishte në juridiksionin e Tiranës, Edomond Koseni mori në dorë situatën dhe, me grupin e tij të besuar të luftëtarëve, finalizoi arrestimin në një aksion të shpejtë dhe të saktë në orën 03:00 të mëngjesit. Pas arrestimit nisi një kalvar i gjatë seancash gjyqësore, ku vetë Kateshi dhe banda nisën kërcënimet ndaj njerëzve të drejtësisë.
    “Ka pasur gjyqtarë të cilët i kanë qëndruar kërcënimeve duke mbetur gjyqtarë në kuptimin e fjalës, patën integritetin paanësinë dhe pavarësinë dhe të jepnin vendimet dhe në këtë rast ishin vendime të drejta se ishin dhënë nga një gjykatë e paanshme dhe e pavarur”, shprehet Saida Dollani.
    Arrestimi nga policia e Elbasanit, në një zonë që ishte në juridiksionin e Tiranës, solli xhelozi tek shefi i komisariatit Tiranë, që në atë kohë u shpreh se edhe policia e Tiranës e kishte informacionin.
    “Ne kishim informacion dhe kishim njoftuar antiterrorin, por Koseni bashkë me grupin e tij të besuar erdhi dhe e arrestoi personalisht.”
    Pas arrestimit, Dritan Kateshi nuk u dërgua menjëherë në qeli. Koseni e ekspozoi atë publikisht, duke e shfaqur në lagjen ku ai kishte jetuar. Ai ecte në këmbë me kokën ulur mes policëve të armatosur.
    Për shumëkënd, kjo skenë ishte një demonstrim force, një mënyrë për të treguar se shteti kishte rifituar kontrollin e qytetit. Në rrugët ku Kateshi kishte lëvizur dikur si një sundimtar i krimit, tani ecte si një i arrestuar i zakonshëm…
    Parakalimi demonstrues me të fortin Tan Kateshi, ishte një mesazh që nëse vullneti i shtetit ekziston, nuk ka asnjë bandë që të sfidojë rendin dhe qetësinë për shoqërinë…
    “Në vitin 1997 personat ishin të armatosur jo më kot u quajtën edhe bandë kriminale, sepse armët u panë dukshëm në duart e tyre, tani nuk shikohet më armë në duart e krimit. Krimi ka pësuar një tjetër dimension, është zhvilluar në kuptimin e pastrimit të produkteve të veprave penale duke future të ardhurat nga kjo veprimtari kriminale në veprimtarinë e ligjshme ekonomike për ti pastruar ato”, shprehet Saida Dollani. (Inside Story)

  • ‘Zemra ime nuk rreh më për Berishën’/ Sula: PD e papërfaqësuar në Elbasan. Nuk prisja të fitoja primaret

    ‘Zemra ime nuk rreh më për Berishën’/ Sula: PD e papërfaqësuar në Elbasan. Nuk prisja të fitoja primaret

    Për deputetin Dash Sula, Berisha i preku karrierën politike. Më tej Sula vijoi duke thënë se janë lënë jashtë listave persona që kanë kontribuar dhe janë futur të tjerë.
    Sula theksoi se nuk priste të fitonte primaret dhe se është një prej depuettëve më të kërkuar të Elbasanit.
    “Zemra ime nuk rreh më për Berishën. Mu përplas dera në fytyrë nga Berisha, më preku karrierën politike në kulmin e saj. Ditët dhe javët dhe muajt në vijim gjithsecili do marrë përgjigjen e vet, unë po pres 12 majin dhe 15 majin deri në 28 korrik  që të shkojë në parlament dhe aty do shikoj, o do shoh Ramën duke qesh dhe duke qarë Berishën ose e kundërta. Unë do jem i kënaqur në të dyja rastet. Në 2005 u futa në politikë me kërkesën e demokratëve të Peqinit.
    Jam ndër deputetët më të votuar të qarkut të Elbasanit dhe në 2005 më nxorën të parin në Shqipëri. Kisha dyfishin e votave të mia krahasuar me partinë. Qoftë Berisha apo njerëzit e tij të cilët nuk është më Berisha i 2005 që i merr vendimet vetë. Nëse do isha unë në Elbasan bashkë me disa bashkëpunëtor të tjerë, nga 7 bashki të Elbasanit 6 janë të papërfaqësuar për herë të parë. Disa figura të tjera, Alesia Balliu, Doris Madhi e cila është mbesa e Arjan Madhit mbaruar në La Sapienza, në listë futën të tjerë pëfshirë
    Nuk prisja të fitoja primaret sepse në raport me foltoren ka qenë në jokoherencë. Unë isha në Sicili as në Shqipëri jo”, tha ai.

  • Zhgënjimi i një opozitari të flaktë me partinë e tij

    Një ndër deputetët opozitarë më aktivë në parlament, madje dhe me disa shfaqje të tipit teatral në denoncimin e qeverisjes, Dashnor Sula, nuk do jetë në listën e kandidatëve për deputet të partisë së tij, PD-së. Kjo është bërë me dije nga vetë ai, duke ndarë me publikun zhgënjimin e tij nga kjo lloj padrejtësie që ai pretendon se i është bërë. Dhe aludon se kjo ka ardhur pasi ka mbështetur SPAK-un.
    Ja ç’shkruan ai:   
    Listë fituese apo listë për një përfitues?!
    Partia Demokratike ka hyrë në fazën finale të listës për betejën e 11 majit. Por a po respektohen kriteret e Statutit të PD dhe te trumbetuara ne media?!
    Ndonëse 70-80% e kryesisë së PD defakto ishin kundër primareve, referuar statutit dhe insistimit të PD, primaret u zhvilluan. Si një deputet i qarkut të Elbasanit që përfaqësoj Bashkitë Elbasan, Peqin, Cërrik, Belsh dhe Gramsh, pas 4 vitesh deputet u futa me bindjen pa bërë kulisa të brendshme për të parë a kisha mbështetjen e demokratëve për ri përfaqësuar edhe një mandat. Faleminderit demokratëve, të Elbasanit, Peqinit, Cërrikut, Gramshir e Belshit, dola i pari si më i votuar.
    Në katër vite si deputet kam denoncuar kontrabandën e naftës, braktisjen e bujqësisë e shumë të tjera.
    Instituti i Studimeve Politike më ka renditur disa herë te 10 deputetët më aktivë të Parlamentit në opozitëbërje.
    Çdo ditë kam mbrojtur interesin e votuesve duke denoncuar në media dhe duke mbrojt edhe Partinë Demokratike.
    Kam takuar mijëra shqiptarë në diasporë në këto 2-3 muajt e fundit me një objektiv dhe dëshirë të vetme, t’i bindë të kontribojne për të bërë vendin e tyre të begatë. Jam pritur me shumë respekt siç edhe i vlerësoj.
    Por, të dashur miq, sapo jam njoftuar se nuk do të jem pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit për një arsye të vetme: sepse jam “SPAKIST”.
    Për asnjë moment gjatë kësaj legjislature nuk kam vënë në dyshim vetëm një gjë: mbështjetjen time në çdo dalje në foltoren e Parlamentit të strukturave të Reformës në Drejtësi, SPAK dhe GJKKO-së. Kam besuar dhe besuar dhe vazhdoj të besoj se ato po vazhdojnë ti bëjnë një shërbim të madh këtij vendi, kanë futur në burg njerëz me pushtet, që pak vite më parë as mund të mendoheshin se do të ishin në këtë situatë.
    Për mua kjo është një medalje që më vendoset pas tre mandatesh deputet, po të kihet parasysh se jam mbështetës i atyre strukturave të Drejtësisë, të cilat nga cdo sondazh i bërë, dalin si institucionet më të besuara në vend.
    Për veten nuk kam asnjë keqardhje, kur e nisa këtë rrugë në 2005 as e kisha menduar se do rrija në politikë për 20 vjet. Të vetmen keqardhje e kam për demokratët e qarkut të Elbasanit dhe ata mijëra që kam njohur e takuar këto 2-3 muajt e fundit në Diasporë.
    Në fund kam edhe një mesazh për ata që janë ngujuar në kullë e po bëjnë listën e qarkut të Elbasanit, jo kushdo që do të futet në atë listë të mbyllur mund t’i gëzojë votat e demokratëve të Elbasanit, Peqinit, Cerrikut, Belshit dhe Gramshit. Keq më vjen, por nuk i keni bërë mirë llogaritë…”. /tesheshi.com/
     
     

  • Basha i drejtohet Ramës: Ose je paaftë, ose pjesë e aferave

    Basha i drejtohet Ramës: Ose je paaftë, ose pjesë e aferave

    Lulzim Basha ishte sot në Elbasan për të prezantuar kandidatët për deputetë para strukturave. Basha foli edhe për një prej simboleve të korrupsionit qeveritar siç është inceratori në Elbasan. Ai tha se disa vite më parë ishte vet kryeministri Rama qëmblodhi shokët dhe zhvilloi një mbledhje ogurzezë.
    Pjesë nga fjala e Bashës:

    Gjurma e korrupsionit është kudo. Po në asnjë vend më shumë sesa aty ku Edi Rama i mblodhi shokët e tij në inceneratorin e Elbasanit. Një mbledhje ogurzezë, për të justifikuar aferën korruptive më të paimagjinueshme në historinë e Shqipërisë pluraliste si avokatë të një skeme tërrësisht korruptive. Aty ishin Ter Koka dhe Lali Eri. Aty ishte Ben Tigri, aty ishte Alqi, aty ishin shokët me të cilët ndërtohej kjo aferë korruptive, me të cilët përpijnë jo një, jo dhjetëra, por qindra milionë euro të taksapaguesve shqiptarë.
    I nxorrën nga xhepat të zbrazura dhe të varfëruar të familjeve të Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë. I hoqën nga investimet për lagjet dhe fshatrat e Elbasanit. I shtrydhën nga spitalet e rënuar të Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë. I zhdukën nga fondi i pronarëve që dhe sot e kësaj dite vazhdojnë të trajtohen me të njëjtin cinizëm si në kohën e diktaturës. I mblodhi pra kështu paratë e shqiptarëve për t’ia dorëzuar në dorë një bande kriminale bashkë me ministrat e tij, në atë që sot i madh e i vogël, e gjithë Europa e deri në Amerikë e njohin si afera e inceneratorëve.
    Këtu merr kuptim gjithçka, edhe pyetja ime tash 8 ditore, “ku t’metën shokët”. Sepse shokët që kishte me vete në inceneratorë për ta mbrojtur vjedhjen e shekullit, një nga një ia mori SPAK. Ca SPAK, e ca dekriminalizimi. Sigurisht është një pyetje retorike. Shqiptarët e dinë se ku janë shokët e Edi Ramës, ndaj dhe thirrja ime ku i ke shokët, pavarësisht se shumica e njerëzve vënë buzën gaz, të gjithë na shkon ndërmend se përgjigjja ndaj pyetjes se ku i ke shokët është përgjigjja më e vërtetë ndaj të vërtetës më të madhe që është korrupsioni i kësaj qeverie. Një nga një të gjithë shokët e tij në burg, para drejtësisë, në arrati, ose në hetim.
    Ndaj, dëgjoje mirë o Rame, se ndryshe nga ç’the sot në Lezhë nuk jam duke kërkuar banjon, nuk të ngatërroj ty me banjon, mos ki merak, por ktheji përgjigje shqiptarëve: ku i ke shokët, pse i ke shokët aty? A je i paaftë e duhet të shkarkohesh menjëherë, të shkarkohesh tani? Apo je pjesë e aferave korruptive dhe e ke vendin aty tek shokët, tek 7×7, 313-të?

  • 14 Mars – Zgjohen Zanat e Pranverës

    14 Mars – Zgjohen Zanat e Pranverës

    Në lashtësi, sipas Kalendarit Julian, marsi ishte muaji i parë i vitit.

    Në Evropë, kalendari Julian u zbatua derisa në vend të tij u vendos Kalendari Gregorian në vitin 1582.
    Por, në gjuhën e sotme shqipe ruhen ende gjurmë të kalendarit Julian.
    Pra, nëse viti kalendarik fillon me marsin, ka kuptim që muaji i shtatë të jetë shtatori, i teti tetori, i nënti nëntori dhe i dhjeti dhjetori.
    Edhe muajt e tjerë kanë lidhje me bujqësinë. Qershori është muaji i Qershive dhe Korriku, muaji i korrjeve. Ishte koha kur stinët ishin më të dallueshme.
    “Dita e Verës është dita në të cilën stërgjyshërit tanë, kur s’kish lindur krishtërimi, kremtonin bashkë me romakët dhe grekërit e vjetër, në nderim të perëndive të luleve, të shelgjeve.
    Kur shkrin dimri, kur qaset vera e buzëqeshur, e hollë dhe e gjatë si në pikturë të Botticellit. Dhe ashtu leu festa hiroshe që e quajnë Dita e Verës…”
    Ky është në fakt përkufizimi poetik i Faik Konicës për Ditën e Verës.
    Nga pikëpamja historike, Dita e Verës është shumë e hershme, me origjinë të lashtë pagane.
    Ajo ishte një festë mbarëshqiptare, që kremtohej si në Veri edhe në Jug, por me nuanca të ndryshme, sipas krahinave.
    Ka të bëjë me ringjalljen; me ringjalljen pranverore të natyrës në raport me dimrin, në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë.
    Thuhet se ajo është festë arbëreshe e trashëguar në veçanti nga qytetarët e VALM-it Elbasanit (Skampa e lashtë) dhe festohet më 14 mars.
    Më 13 mars njerëzit marrin një tufë të vogël bari të njomë bashkë me rrënjët dhe dheun, që ta kenë në mëngjesin e datës 14 mars në shtëpi.
    Ky zakon i lashtë ruhet dhe festohet jo vetëm në Elbasan, po edhe në Dibër, Strugë e Prespë.
    Pse në Elbasan?
    Rezulton se Dita e Verës është kremtuar në mbarë viset shqiptare.
    Por Elbasani, ende shumë ndryshe nga pjesa tjetër e Shqipërisë, është vendi ku Dita e Verës ndihet dhe përjetohet në kuptimin më të plotë të fjalës.
    Zanafillën “Dita e Verës” e ka në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit, e cila ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e të gjithë natyrës.
    Sipas gojëdhënës, kjo zanë dilte nga faltorja e saj ditën e 14 marsit. E trashëguar brez pas brezi, kjo festë popullore, është një ditë, e cila sot identifikon edhe vetë qytetin e Elbasanit.
    Kushdo që do të kalojë këto ditë pranë Elbasanit do të ndjejë aromën ndjellëse të ballakumeve.
    Ballakumet janë ëmbëlsira tradicionale e kësaj feste. Në Elbasan gatuhen vetëm në këtë ditë.
    Kjo i bën ato edhe më të veçanta. Janë ëmbëlsirat që gatuhen me miell misri të situr mirë, gjalpë bio dhe sheqer të imët.
    “Verore” quhet byzylyku prej fijesh të bardhë dhe të kuqe që lidhet në kyçin e dorës dhe zgjidhet kur të shihet dallëndyshja e parë.
    Në disa krahina, veroret varen në degë pemësh, kryesisht dafinash, që dallëndyshet t’i marrin e të sjellin mbarësi.
    Dita e verës, si festohet në qytete të ndryshme?
    Fëmijët e Tropojës kanë zgjimin më të bukur në Ditën e Verës. Ata zgjohen mes lulesh, gjethesh e fijesh bari, të vendosura mbi jastëkë nga nënat e tyre herët në mëngjes.
    Më pas, fëmijët gjatë gjithë ditës këpusin dëllinja dhe i bashkojnë ato në një vend në formën e mullarit.
    Dëllinjave u vihet flaka në mbrëmje dhe fëmijët këndojnë dhe vallëzojnë rreth flakëve të larta.
    Për shkak të klimës paksa më të ftohtë, në Tropojë dita e Verës festohet në fund të Marsit – fillim Prilli (zakonisht data 6 prill).
    Edhe në Dibër fëmijët ndezin zjarre në mbrëmje. Por një tjetër karakteristikë e veçantë është se njerëzit atje zgjohen herët “për të mbyllur dyert”, një rit pagan ky i festimeve.
    Në Skrapar gatimi i Ditës së Verës është lakror me hithra. Qyteti i Pogradecit e feston këtë ditë më vezë të ziera të lyera në të kuqe.
    Fëmijët ndezin zjarre dhe vejnë në duar “veroret”. Në Korçë festohet nga disa në 1 Mars e nga të tjerë në 14 Mars. Përgjithësisht datat ndryshojnë sipas besimeve fetare.
    Kosovë “Dita e Verëzës”
    Në Kosovë, pjesë e festimeve janë daljet e të rinjve e të rejave në sheshe fshatrash, në bjeshkë, mbledhja e luleve të para.
    Vallëzimi e kënga, ndezja e zjarreve dhe gatimet speciale me miell misri e gruri, të cilat kanë ngjashmëri, por nuk janë si ballokumet e Elbasanit.
    Dita e Verës përfshin festime të të dy kulteve tona të vjetra, të Diellit dhe të Gjarpërit.
    Ndizen flakadane në majat e maleve dhe të kodrave, në shumë krahina bëhen zjarret e kashtës, thuren e jepen veroret, shëtitet në natyrë, mblidhen familjet e fiset.
    Është ditë begatie. Zgjohen Zotat e Bimësisë./AgroWeb.org