Tag: Elbasan

  • Inside Story/ I forti i Durrësit u lirua me justifikimin e sëmundjes, por u arrestua sërish për një krim të rëndë

    Inside Story/ I forti i Durrësit u lirua me justifikimin e sëmundjes, por u arrestua sërish për një krim të rëndë

    I forti Indrit Taullai është një tjetër shembull se si “problemet shëndetësore” janë kthyer në një argument të zakonshëm për të fituar lirinë.

    Në vitin 2016, avokati i tij, Alban Bengasi, paraqiti një raport nga Spitali i Burgut, sipas të cilit Taullai ndodhej në “gjendje tepër të rëndë shëndetësore” për shkak të një “sindromi koronar akut”.
    Por pavarësisht konstatimit të mjekëve, si Gjykata e Elbasanit ashtu edhe ajo e Apelit Durrës e rrëzuan kërkesën për lirim të Indrit Taullait me argumentin se nuk plotësoheshin kushtet për të fituar lirinë.
    Taullai nuk e la me kaq, ai ju drejtua me rekurs Gjykatës së Lartë, e cila më 29 qershor, vendosi të rrëzojë dy vendimet gjyqësore të shkallëve më të ulëta, duke i dhënë të drejtë kërkesës për lirim të anëtarit të së ashtuquajturës “Bandë e Durrësit”.

    “Gjykatat e themelit kur gjykojnë kërkesa që kanë të bëjmë me mbrojtjen e së drejtës themelore të jetës, nuk mund të përdorin arsyetimin e rasteve analoge për të vendosur rrëzimin e kërkesës me objekt të tillë, pasi çdo rast është i lidhur me kushtet shëndetësore, gjendjen e të sëmurit, dhe rrethanat e tjera personale dhe të veçanta që ndryshojnë rast pas rasti”.
    Taullai nuk u e shijoj lirinë për shumë vite. Pavarësisht se emri i tij nuk u lakua shpesh në ngjarje kriminale, ai në vitin 2023 u arrestua me urdhër të SPAK si i përfshirë në vrasjen e Klodian Saliut, ngjarje e ndodhur në vitin 2005.Rastet e lartëpërmendura tregojnë se sistemi i drejtësisë, i cili duhet të jetë një forcë për të mbrojtur shoqërinë, po shfrytëzohet si një mekanizëm çlirimi për individë që vazhdojnë të kontribuojnë në thellimin e krimit të organizuar.
    ‘Në përgjithësi thashë që gjykata është referuar dhe ka marre si provë formatin, raportin e stafit të burgut dhe kur raporti ka qenë negativ, ka pasur raste shumë të rralla që gjykatësi ka miratuar liri me kusht se nuk ka qenë i miratuar nga ana e stafit’, u shpreh Fehmi Sufaj, ZV.Drejtor i Burgjeve.

    Top Channel

  • VIDEO/ Saraçi: Rama i faturoi aferën e Llogarasë, Balluku sot kërcënoi hapur atë dhe SPAK

    VIDEO/ Saraçi: Rama i faturoi aferën e Llogarasë, Balluku sot kërcënoi hapur atë dhe SPAK

    I ftuar në emisionin “Task Force” në Syri TV, kryeredaktori i televizionit, Romir Saraçi, komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama lidhur me tunelin e Llogarasë dhe çështjen e inceneratorëve, duke theksuar se kreu i qeverisë po përpiqet të distancohet nga përgjegjësitë dhe t’ia faturojë ato zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

    Sipas Saraçit, krahasimi që Rama bëri mes kostos së tunelit të Llogarasë dhe shifrave të inceneratorëve, nënkuptoi se përgjegjëse për “50 milionëshin” e tunelit është Balluku, ndërsa ai vetë po largohet nga çdo lidhje me këtë çështje. Ai rikujtoi se për aferën e inceneratorëve, ku sipas tij dhe vendimmarrjeve të SPAK-u janë konstatuar shkelje, ka persona të arrestuar e të dënuar, mes tyre ish-ministra, deputetë dhe zyrtarë të tjerë.

    “Sot kryeministri u duk sikur pranoi se inceneratorët ishin aferë, por la të kuptohej se ‘kumbullat dhe dardhat’ pas kurrizit të tij i kanë ngrënë të tjerë,” u shpreh Saraçi, duke shtuar se Rama la përshtypjen se edhe në çështjen e tunelit të Llogarasë fajin po e zhvendos te Balluku.

    Nga ana tjetër, Saraçi komentoi edhe deklaratat e sotme të Belinda Ballukut, të cilat sipas tij përmbanin një “kërcënim të drejtpërdrejtë” ndaj SPAK-ut, por edhe një mesazh të nënkuptuar ndaj vetë kryeministrit. Balluku theksoi se SPAK dhe reforma në drejtësi ekzistojnë falë Edi Ramës dhe Partisë Socialiste, duke i lidhur veprimet e organit të akuzës me zhvillimet e brendshme politike.

    Në përfundim, Saraçi deklaroi se nga qëndrimet publike të ditës, “Edi Rama u duk qartë që e lëshoi” Ballukun, duke i faturuar asaj përgjegjësitë në hetimet që po zhvillohen.

    Saraçi:

    Për mua, Edi Rama sot, domethënë me krahasimin që i bëri 50 milionëshit të tunelit të Llogarasë me 450 milionëshin e inceneratorit, la të nënkuptohej që fajtore për 50 milionëshin e inceneratorit është Belinda Balluku dhe jo ai. Pra, bëri një lloj distancimi personal dhe i faturoi Belinda Ballukut abuzimin 50 milionë euro të tunelit të Llogarasë. Sepse që 450 milionë euro, në mos 450, 60 janë djegur deri tani nga inceneratori i, mos gaboj 60 milionë euro nga inceneratori i Tiranës, që nuk ekziston e miliona të tjera në inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit, janë të konfirmuara që është aferë korruptive, nuk ka as edhe një lloj diskutimi sepse këtë i ka, këto i ka konfirmuar edhe SPAK.

    Pra, kemi të bëjë me një aferë korruptive dhe ka të dënuar, ka një ish-ministër, një deputet, sekretar edhe drejtorë të tjerë ministrish janë të arrestuar dhe të dënuar për këtë. Pra, sot kryeministri deklaroi që inceneratori ishte aferë, por ishin kumbulla dhe dardha mbas kurrizit tim, për të cilat SPAK i zbuloi dhe tuneli i Llogarasë janë po prapë kumbulla dhe dardha, 50 milionëshi, të ngrëna pas kurrizit tim dhe ju e morët vesh sepse SPAK po bën punën dhe po vepron, duke sulmuar opozitën.

    Pra, sipas kryeministrit, drejtësia sot veproi dhe po heton tunelin e Llogarasë, por në fakt nuk është ai, sipas kryeministrit, por është Belinda Balluku që ka ngrënë kumbulla dhe dardhë, me krahasimin që i bëri. Nga ana tjetër këtë e përforcon edhe qëndrimi i Belinda Ballukut. Belinda Balluku bëri një tjetër kërcënim sot edhe ndaj SPAK-ut, por dhe ndaj Edi Ramës.

    Belinda Balluku sot kërcënoi drejtpërsëdrejti SPAK. Kur i tha që, reforma në drejtësi është aty ku është dhe SPAK është aty ku është falë Edi Ramës, duke i faturuar Edi Ramës lëvizjet që bën SPAK kundër saj, por nga ana tjetër të lëshojë kërcënime të drejtpërdrejta karshi prokurorëve të SPAK, duke thënë që, shiko, reforma në drejtësi u bë falë vullnetit të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste ku gjithësecili ka fjalën e vet, por ju keni ca probleme të cilat do të rregullohen me kalimin e kohës.

    Kush janë problemet për Belinda Ballukun për kalimin e kohës? Se nuk besoj se janë probleme që ka shkaktuar ndaj Erion Veliaj. Por problemet normalisht janë ato problemet të cilat sot ka Belinda Balluku, dhe po sipas Belinda Ballukut, po sulmohet për shkak të punëve të mira dhe suksesit, suksesit të saj. Pra, këto janë probleme. Pra Edi Rama u duk qartë që e lëshoi.

  • Rotacioni si taktikë, si Gvozdenoviç ndërtoi një Elbasan të pathyeshëm

    Rotacioni si taktikë, si Gvozdenoviç ndërtoi një Elbasan të pathyeshëm

    Kryesimi i Elbasanit pas javëve të para të kampionatit nuk është rastësi dhe as produkt i një formacioni të pandryshueshëm. Përkundrazi, trajneri Ivan Gvozdenoviç ka zgjedhur rrugën e vështirë, por të qëndrueshme aktivizimin e gjithë organikës.
    Deri tani, tekniku serb ka hedhur në fushë plot 22 futbollistë, duke u dhënë mundësinë të gjithëve të kontribuojnë, secili sipas hapësirës dhe rolit të vet. Qasja e tij ka krijuar një ekip me më shumë energji, konkurrencë të brendshme dhe fleksibilitet taktik. Në një kampionat të gjatë dhe të ngjeshur, fakti që të gjithë lojtarët ndihen pjesë e planit teknik ka rezultuar i vlefshëm, si në aspektin e stabilitetit të lojës, ashtu edhe në atë psikologjik.

    JANAÇEK – Në një skuadër që vlerëson grupin, ka sërish liderë që bien në sy, dhe i pari mes tyre është portieri çek Martin Janaçek. Ai është lojtari i vetëm që ka luajtur çdo sekondë të sezonit: 11 ndeshje të plota, 990 minuta. Kjo vazhdimësi nuk është thjesht statistikë; është një tregues i qartë i stabilitetit që ai sjell në prapavijë dhe besimit që trajneri ka tek ai. Aftësia e Janaçekut për të lexuar lojën, daljet e sakta dhe vendosja në portë kanë sjellë qetësi për mbrojtjen, e cila shpesh ka përfituar nga ndërhyrjet e tij vendimtare. Shënimi më i fortë në dosjen e tij është fakti se në 6 ndeshje ai ka mbajtur portën të paprekur, duke mbyllur gjysmën e takimeve pa pësuar gol. Kjo e bën Elbasanin një nga skuadrat më solide në kampionat dhe tregon se zgjedhja e portierit çek ishte një goditje e qëlluar nga klubi – të paktën deri tani. Rëndësia e Janaçekut shkon përtej pritjeve: ai është njeriu që rikthen ritmin e lojës, që udhëzon mbrojtjen dhe që ruan qetësinë në momentet më të vështira. Dhe për një skuadër që synon objektiva afatgjatë, një portier i tillë është luks i domosdoshëm.

    TË TJERËT – Duke u larguar nga zona e portës, Elbasani ka edhe tre lojtarë të tjerë që janë aktivizuar në të 11 ndeshjet, duke u bërë të pazëvendësueshëm në repartet e tyre. Ata nuk kanë minutazh të plotë, por prania e vazhdueshme në formacion tregon rolin e tyre kyç. Me 921 minuta në fushë, Emiljano Musta është mbrojtësi më i përdorur nga Gvozdenoviç. Përvoja e tij, mënyra se si mbulon hapësirat dhe aftësia për të dalë përpara e bëjnë një lojtar të rëndësishëm në dy faza të lojës. Për Elbasanin, ai është pikë e sigurt: i rregullt, i qëndrueshëm dhe i aftë të mbajë ritme të larta për 90 minuta. Në shumë ndeshje, Musta ka qenë stabilizuesi i krahut, duke e lehtësuar punën e mesfushorëve dhe duke u dhënë siguri qendërmbrojtësve.
    Kristi Qose ka luajtur 732 minuta, por rëndësia e tij është shumë më e madhe sesa shifra. Ai është lojtari që Gvozdenoviç e përdor për të mbajtur ekuilibrat e mesfushës, për të fituar duele dhe për të kontrolluar ritmin e lojës. Me agresivitet të matur dhe vendosje të mirë, Qose është elementi që lidh prapavijën me fazën e ndërtimit të aksioneve.
    Në vijën e avancuar, Blaise Tsague ka luajtur 761 minuta, duke qenë i vetmi sulmues i skuadrës që nuk ka humbur asnjë takim. Ai shpesh luan në zona të vështira, mban presion mbi mbrojtësit kundërshtarë dhe krijon hapësira për shokët e skuadrës. Pavarësisht minutave të shumta, ai është një lojtar që nuk kursen veten në presing dhe duele fizike, elemente që shpesh nuk shfaqen në statisika, por që janë të dukshme në lojën e Elbasanit.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • “Zegjineja me pasthirrma rrëqethëse”/ Satira e Gjekmarkajt: Sot i kishte nga hareja, të cilën nuk e fshihte dot!

    “Zegjineja me pasthirrma rrëqethëse”/ Satira e Gjekmarkajt: Sot i kishte nga hareja, të cilën nuk e fshihte dot!

    Kronika bëhet dëshmitare e një dite plot me makthe!
    Uaaau, Uaaauu, Uaauuu — sipas stilit të Morricones, pasthirrmat rrënqethëse të Zeniqesë u shfaqën si kolonë zanore e seancës parlamentare!!Sot i kishte nga hareja, të cilën nuk e fshihte dot!Ardhja e Babos ishte një ngjarje e madhe! “Erdhi, erdhi, erdhi!” — u dëgjua zëri i çjerrë i Dilos dhe, pas atij turravrapi, tre-katër deputetë të rinj socialistë, duke shtyrë njëri-tjetrin, u rrëzuan!
    Një buçko nga Elbasani zu nën vete Erjon Malajn dhe një tjetër që e mban emrin sekret ngjitur me të! Personalisht nuk u mërzita, se ata kanë zëvendësuar Mimi di Puccinin dhe Etilden që ishin yndyra e kronikës dhe pasqyra ku ajo korrigjohej!Fat që Kiduina me Saren, me një fuqi fizike të jashtëzakonshme, e ngritën qerratanë nga plandja! Vuajtën ca, po ia dolën! Sara më befasoi për këmbënguljen, Kiduina për humanizmin!Dy çunat e tjerë, më në fund, filluan të merrnin frymë!
    I lënduari u ul afër Ogit dhe po justifikohej: “Po ja, shëndeti i tepërt dhe mungesa e eksperiencës më bënë të bie.”Ajo i tha që Babo çmon shumë dlirësinë dhe pasionin ndaj punës, ndaj ndihu krenar — “Këto nuk janë plagë, janë dekorata; kush e di sa do donin Ulesia me Damon t’i shihte ai te këmbët e veta, po s’e kanë atë shans! Zvarritja ka hierarki!”
    Tre “buajt” e parlamentarizmit — Niko, Tao e Toni — kaluan momente të vështira!“Kryebualli” Niko se desh veten, gati sa nuk i ra zali, kur Opozita i ktheu të pasmen Babos, edhe pse nja dy-tre nga ministrat e rinj qafiret iu bë syri bakërr e kush e di ku i shkonte mendja! “E ç’më duhet vetja gjallë pas kësaj mandate ,” — me zë të shuar llafosej — “i shoftë mortja, i shoftë!”
    “Bualli” tjetër, Toni, i lutej Zotit. Ishte hera e parë që ja vinte në dyshim ekzistencën: “Nëse je lart në qiell, lëshoju një rrufe mbi ato prapanica që guxuan t’ia kthejnë Babos si të ishin topat e nemcës!”
    “Bualli” Tao, i cili lëronte arat e rregullores si të ishin ato të xhajes, na kërcënonte me ndërprerje diskutimesh dhe i thoshte Kukos: “Fjalët e tepërta janë fukarallëk! Foli Babua boll, pse duan të flasin të tjerët?! Ne jemi të gjithë për një dhe njëshi flet për të gjithë!”
    Jorushi i Tabakeve, ose Urushi, siç zonja Jozefinë e përkëdhel me ëndje, kishte rënë sot në një melankoli safike, pavarësisht se fjalët mbi qeverinë i lëshoi si breshëri në kallamboq!Habi Urushi — aq përkorje në veshje e qashtersi ne sjellje e po aq zjarr në muhabet politik!
    Everest Dedaj e Marash Logu, dy këshilltarët e grupit, si dy lahutarë antikë, mekeshin nga gëzimi në shkallët e Kuvendit që Gaz Bardhi po kthehej nga kurbeti politik për t’i trazuar midenë Belës harami! Pritja e gjatë i kishte drobitur!
    Ervin Demua i bënte fotografi vetes dhe lëshonte një “hëëm” të zgjatur, e pastaj pyeste veten: “Jam ministër unë? Pse më duket vetja si avdall?”Genc Gjonçaj vërtitej si fyell ndër male për të kapur një vend në kronikë!
    Unë dhe Gjin Gjoni, si dishepuj të Dash Sules, kishim vënë nga një shamizë në xhepin e xhaketës, tek na brente dilema — a vjen dita që nxënësit t’ia kalojnë mësuesit?! Ah, mër Dash, mër Dash — si e le jetime kopenë estetike!
    Ivi Kaso sot dukej si djalë beu nga filmat soc-realistë, ndonëse xhaketën me kuadrate s’e kishte veshur!Ai shikonte me përbuzje rajanë kundërshtare se i kishin shpuar topin.
    Mamica sa u duk në mëngjes si meteor. “Nuk më meritojnë,” mermeriti — dhe u zhduk në retë e dendura, aq të dendura, të Brukselit, ndonëse përpara mërzisë së epërme të Bledion Nallbatit, yshtur nga malli, dukeshin si kristal!Rrinte evlati dhe kujtonte ditën kur i kalli cingaren, dhe melodinë e pikëllimit vërshëllente: “Kallma cigaren, paja ta tregoj; me ma idhnu nanën, gjuhën ta shkurtoj!”
    Olta Xhaçka shikonte me keqardhje Blendi Klosin teksa mbante një fjalim soji! E brente ndërgjegjia ngaqë nuk e dinte në ishte apo nuk ishte Blendi me arsim të lartë, dhe fshihej pas kaçurrelave të veta që të mos i ndeshej shikimi me buzëqeshjen gjykuese të Borës!
    Bledi Çuçi ishte mbështjellë brenda frikës së vet, se mos Niko e ngatërron me Babë Dudë Karbunarën dhe e bën të mbajë fjalimet e tij me inteligjencë artificiale!Ashtu siç na nxorri Taon me mustaqe në vend të Luigj Gurakuqit!Kur u ankuam, na tha: “Aty e aty janë!”
    Enno Bozdo, indiferent për gjërat e vogla të kësaj bote, rri e mejton për të mëdhatë!
    Qyqja, Qyqja, Qyqja — ndihej një rënkim. Lajmi i kobshëm se Kosta i Gramozit, i Linditës dhe i Mamices ishte bërë i Nikos mori dhenë mes shushatjes dhe kureshtisë! Tezja dukej si një aktore e dalë nga skena!Ka një mërzi kozmogonike që as shejtani s’i jep dum!
    Termeja lexonte e mbante shënime mbi librin “Viset e trendelinës”!
    Kacamisri Dengu mbajti një fjalim historik, si gjenerali Vrangel para trupave! Sjellja heroike e Klevis Balliut qe ja ngjiri zënë Klod Spahisë meriton ndalese e vemendje! Doktoresha firaunja ben si shpirt njeriu po te keqen e Ermo Felajt! Blendi Gonxhe ishte mjaft i gezuar por nuk e dinte arsyen! Delina i buzeqeshte vetes me bindje !Saimir Korreshi terhiqte nje puro si levend i bindur që më mirë do te bëhet!

  • “I shoftë mortja, i shoftë”- Satira e Gjekmarkajt për përplasjet në Kuvend: Kur Opozita i ktheu të pasmen Babos, nja dy-tre nga ministrat..

    “I shoftë mortja, i shoftë”- Satira e Gjekmarkajt për përplasjet në Kuvend: Kur Opozita i ktheu të pasmen Babos, nja dy-tre nga ministrat..

    Nga Agron Gjekmarkaj 
    Kronika bëhet dëshmitare e një dite plot me makthe! 
    Uaaau, Uaaauu, Uaauuu — sipas stilit të Morricones, pasthirrmat rrënqethëse të Zeniqesë u shfaqën si kolonë zanore e seancës parlamentare!!Sot i kishte nga hareja, të cilën nuk e fshihte dot!Ardhja e Babos ishte një ngjarje e madhe! “Erdhi, erdhi, erdhi!” — u dëgjua zëri i çjerrë i Dilos dhe, pas atij turravrapi, tre-katër deputetë të rinj socialistë, duke shtyrë njëri-tjetrin, u rrëzuan! 
    Një buçko nga Elbasani zu nën vete Erjon Malajn dhe një tjetër që e mban emrin sekret ngjitur me të! Personalisht nuk u mërzita, se ata kanë zëvendësuar Mimi di Puccinin dhe Etilden që ishin yndyra e kronikës dhe pasqyra ku ajo korrigjohej!Fat që Kiduina me Saren, me një fuqi fizike të jashtëzakonshme, e ngritën qerratanë nga plandja! Vuajtën ca, po ia dolën! Sara më befasoi për këmbënguljen, Kiduina për humanizmin! 
    Dy çunat e tjerë, më në fund, filluan të merrnin frymë! 
    I lënduari u ul afër Ogit dhe po justifikohej: “Po ja, shëndeti i tepërt dhe mungesa e eksperiencës më bënë të bie.” 
    Ajo i tha që Babo çmon shumë dlirësinë dhe pasionin ndaj punës, ndaj ndihu krenar — “Këto nuk janë plagë, janë dekorata; kush e di sa do donin Ulesia me Damon t’i shihte ai te këmbët e veta, po s’e kanë atë shans! Zvarritja ka hierarki!” 
    Tre “buajt” e parlamentarizmit — Niko, Tao e Toni — kaluan momente të vështira!“Kryebualli” Niko se desh veten, gati sa nuk i ra zali, kur Opozita i ktheu të pasmen Babos, edhe pse nja dy-tre nga ministrat e rinj qafiret iu bë syri bakërr e kush e di ku i shkonte mendja! “E ç’më duhet vetja gjallë pas kësaj mandate ,” — me zë të shuar llafosej — “i shoftë mortja, i shoftë!” 
    “Bualli” tjetër, Toni, i lutej Zotit. Ishte hera e parë që ja vinte në dyshim ekzistencën: “Nëse je lart në qiell, lëshoju një rrufe mbi ato prapanica që guxuan t’ia kthejnë Babos si të ishin topat e nemcës!” 
    “Bualli” Tao, i cili lëronte arat e rregullores si të ishin ato të xhajes, na kërcënonte me ndërprerje diskutimesh dhe i thoshte Kukos: “Fjalët e tepërta janë fukarallëk! Foli Babua boll, pse duan të flasin të tjerët?! Ne jemi të gjithë për një dhe njëshi flet për të gjithë!” 
    Jorushi i Tabakeve, ose Urushi, siç zonja Jozefinë e përkëdhel me ëndje, kishte rënë sot në një melankoli safike, pavarësisht se fjalët mbi qeverinë i lëshoi si breshëri në kallamboq! 
    Habi Urushi — aq përkorje në veshje e qashtersi ne sjellje e po aq zjarr në muhabet politik! 
    Everest Dedaj e Marash Logu, dy këshilltarët e grupit, si dy lahutarë antikë, mekeshin nga gëzimi në shkallët e Kuvendit që Gaz Bardhi po kthehej nga kurbeti politik për t’i trazuar midenë Belës harami! Pritja e gjatë i kishte drobitur! 
    Ervin Demua i bënte fotografi vetes dhe lëshonte një “hëëm” të zgjatur, e pastaj pyeste veten: “Jam ministër unë? Pse më duket vetja si avdall?”Genc Gjonçaj vërtitej si fyell ndër male për të kapur një vend në kronikë! 
    Unë dhe Gjin Gjoni, si dishepuj të Dash Sules, kishim vënë nga një shamizë në xhepin e xhaketës, tek na brente dilema — a vjen dita që nxënësit t’ia kalojnë mësuesit?! Ah, mër Dash, mër Dash — si e le jetime kopenë estetike! 
    Ivi Kaso sot dukej si djalë beu nga filmat soc-realistë, ndonëse xhaketën me kuadrate s’e kishte veshur!Ai shikonte me përbuzje rajanë kundërshtare se i kishin shpuar topin. 
    Mamica sa u duk në mëngjes si meteor. “Nuk më meritojnë,” mermeriti — dhe u zhduk në retë e dendura, aq të dendura, të Brukselit, ndonëse përpara mërzisë së epërme të Bledion Nallbatit, yshtur nga malli, dukeshin si kristal!Rrinte evlati dhe kujtonte ditën kur i kalli cingaren, dhe melodinë e pikëllimit vërshëllente: “Kallma cigaren, paja ta tregoj; me ma idhnu nanën, gjuhën ta shkurtoj!” 
    Olta Xhaçka shikonte me keqardhje Blendi Klosin teksa mbante një fjalim soji! E brente ndërgjegjia ngaqë nuk e dinte në ishte apo nuk ishte Blendi me arsim të lartë, dhe fshihej pas kaçurrelave të veta që të mos i ndeshej shikimi me buzëqeshjen gjykuese të Borës! 
    Bledi Çuçi ishte mbështjellë brenda frikës së vet, se mos Niko e ngatërron me Babë Dudë Karbunarën dhe e bën të mbajë fjalimet e tij me inteligjencë artificiale!Ashtu siç na nxorri Taon me mustaqe në vend të Luigj Gurakuqit!Kur u ankuam, na tha: “Aty e aty janë!” 
    Enno Bozdo, indiferent për gjërat e vogla të kësaj bote, rri e mejton për të mëdhatë! 
    Qyqja, Qyqja, Qyqja — ndihej një rënkim. Lajmi i kobshëm se Kosta i Gramozit, i Linditës dhe i Mamices ishte bërë i Nikos mori dhenë mes shushatjes dhe kureshtisë! Tezja dukej si një aktore e dalë nga skena!Ka një mërzi kozmogonike që as shejtani s’i jep dum! 
    Termeja lexonte e mbante shënime mbi librin “Viset e trendelinës”! 
    Kacamisri Dengu mbajti një fjalim historik, si gjenerali Vrangel para trupave! Sjellja heroike e Klevis Balliut qe ja ngjiri zënë Klod Spahisë meriton ndalese e vemendje! Doktoresha firaunja ben si shpirt njeriu po te keqen e Ermo Felajt! Blendi Gonxhe ishte mjaft i gezuar por nuk e dinte arsyen! Delina i buzeqeshte vetes me bindje ! 

  • “Zegjineja me pasthirrma rrëqethëse, Niko nuk e desh veten kur…”, Satira e Gjekmarkajt: Ivi Kaso si djali i beut, Nallbati i yshtur nga malli

    “Zegjineja me pasthirrma rrëqethëse, Niko nuk e desh veten kur…”, Satira e Gjekmarkajt: Ivi Kaso si djali i beut, Nallbati i yshtur nga malli

    Kronika bëhet dëshmitare e një dite plot me makthe!
    Uaaau, Uaaauu, Uaauuu — sipas stilit të Morricones, pasthirrmat rrënqethëse të Zeniqesë u shfaqën si kolonë zanore e seancës parlamentare!!Sot i kishte nga hareja, të cilën nuk e fshihte dot!Ardhja e Babos ishte një ngjarje e madhe! “Erdhi, erdhi, erdhi!” — u dëgjua zëri i çjerrë i Dilos dhe, pas atij turravrapi, tre-katër deputetë të rinj socialistë, duke shtyrë njëri-tjetrin, u rrëzuan!
    Një buçko nga Elbasani zu nën vete Erjon Malajn dhe një tjetër që e mban emrin sekret ngjitur me të! Personalisht nuk u mërzita, se ata kanë zëvendësuar Mimi di Puccinin dhe Etilden që ishin yndyra e kronikës dhe pasqyra ku ajo korrigjohej!Fat që Kiduina me Saren, me një fuqi fizike të jashtëzakonshme, e ngritën qerratanë nga plandja! Vuajtën ca, po ia dolën! Sara më befasoi për këmbënguljen, Kiduina për humanizmin!Dy çunat e tjerë, më në fund, filluan të merrnin frymë!
    I lënduari u ul afër Ogit dhe po justifikohej: “Po ja, shëndeti i tepërt dhe mungesa e eksperiencës më bënë të bie.”Ajo i tha që Babo çmon shumë dlirësinë dhe pasionin ndaj punës, ndaj ndihu krenar — “Këto nuk janë plagë, janë dekorata; kush e di sa do donin Ulesia me Damon t’i shihte ai te këmbët e veta, po s’e kanë atë shans! Zvarritja ka hierarki!”
    Tre “buajt” e parlamentarizmit — Niko, Tao e Toni — kaluan momente të vështira!“Kryebualli” Niko se desh veten, gati sa nuk i ra zali, kur Opozita i ktheu të pasmen Babos, edhe pse nja dy-tre nga ministrat e rinj qafiret iu bë syri bakërr e kush e di ku i shkonte mendja! “E ç’më duhet vetja gjallë pas kësaj mandate ,” — me zë të shuar llafosej — “i shoftë mortja, i shoftë!”
    “Bualli” tjetër, Toni, i lutej Zotit. Ishte hera e parë që ja vinte në dyshim ekzistencën: “Nëse je lart në qiell, lëshoju një rrufe mbi ato prapanica që guxuan t’ia kthejnë Babos si të ishin topat e nemcës!”
    “Bualli” Tao, i cili lëronte arat e rregullores si të ishin ato të xhajes, na kërcënonte me ndërprerje diskutimesh dhe i thoshte Kukos: “Fjalët e tepërta janë fukarallëk! Foli Babua boll, pse duan të flasin të tjerët?! Ne jemi të gjithë për një dhe njëshi flet për të gjithë!”
    Jorushi i Tabakeve, ose Urushi, siç zonja Jozefinë e përkëdhel me ëndje, kishte rënë sot në një melankoli safike, pavarësisht se fjalët mbi qeverinë i lëshoi si breshëri në kallamboq!Habi Urushi — aq përkorje në veshje e qashtersi ne sjellje e po aq zjarr në muhabet politik!
    Everest Dedaj e Marash Logu, dy këshilltarët e grupit, si dy lahutarë antikë, mekeshin nga gëzimi në shkallët e Kuvendit që Gaz Bardhi po kthehej nga kurbeti politik për t’i trazuar midenë Belës harami! Pritja e gjatë i kishte drobitur!
    Ervin Demua i bënte fotografi vetes dhe lëshonte një “hëëm” të zgjatur, e pastaj pyeste veten: “Jam ministër unë? Pse më duket vetja si avdall?”Genc Gjonçaj vërtitej si fyell ndër male për të kapur një vend në kronikë!
    Unë dhe Gjin Gjoni, si dishepuj të Dash Sules, kishim vënë nga një shamizë në xhepin e xhaketës, tek na brente dilema — a vjen dita që nxënësit t’ia kalojnë mësuesit?! Ah, mër Dash, mër Dash — si e le jetime kopenë estetike!
    Ivi Kaso sot dukej si djalë beu nga filmat soc-realistë, ndonëse xhaketën me kuadrate s’e kishte veshur!Ai shikonte me përbuzje rajanë kundërshtare se i kishin shpuar topin.
    Mamica sa u duk në mëngjes si meteor. “Nuk më meritojnë,” mermeriti — dhe u zhduk në retë e dendura, aq të dendura, të Brukselit, ndonëse përpara mërzisë së epërme të Bledion Nallbatit, yshtur nga malli, dukeshin si kristal!Rrinte evlati dhe kujtonte ditën kur i kalli cingaren, dhe melodinë e pikëllimit vërshëllente: “Kallma cigaren, paja ta tregoj; me ma idhnu nanën, gjuhën ta shkurtoj!”
    Olta Xhaçka shikonte me keqardhje Blendi Klosin teksa mbante një fjalim soji! E brente ndërgjegjia ngaqë nuk e dinte në ishte apo nuk ishte Blendi me arsim të lartë, dhe fshihej pas kaçurrelave të veta që të mos i ndeshej shikimi me buzëqeshjen gjykuese të Borës!
    Bledi Çuçi ishte mbështjellë brenda frikës së vet, se mos Niko e ngatërron me Babë Dudë Karbunarën dhe e bën të mbajë fjalimet e tij me inteligjencë artificiale!Ashtu siç na nxorri Taon me mustaqe në vend të Luigj Gurakuqit!Kur u ankuam, na tha: “Aty e aty janë!”
    Enno Bozdo, indiferent për gjërat e vogla të kësaj bote, rri e mejton për të mëdhatë!
    Qyqja, Qyqja, Qyqja — ndihej një rënkim. Lajmi i kobshëm se Kosta i Gramozit, i Linditës dhe i Mamices ishte bërë i Nikos mori dhenë mes shushatjes dhe kureshtisë! Tezja dukej si një aktore e dalë nga skena!Ka një mërzi kozmogonike që as shejtani s’i jep dum!
    Termeja lexonte e mbante shënime mbi librin “Viset e trendelinës”!
    Kacamisri Dengu mbajti një fjalim historik, si gjenerali Vrangel para trupave! Sjellja heroike e Klevis Balliut qe ja ngjiri zënë Klod Spahisë meriton ndalese e vemendje! Doktoresha firaunja ben si shpirt njeriu po te keqen e Ermo Felajt! Blendi Gonxhe ishte mjaft i gezuar por nuk e dinte arsyen! Delina i buzeqeshte vetes me bindje !Saimir Korreshi terhiqte nje puro si levend i bindur që më mirë do te bëhet!

    Top Channel

  • Përmbytje në Delvinë e Finiq, evakuohen 6 familje! Bllokohet rruga e Muzinës! Vjosa gati të dalë nga shtrati

    Përmbytje në Delvinë e Finiq, evakuohen 6 familje! Bllokohet rruga e Muzinës! Vjosa gati të dalë nga shtrati

    Si pasojë e reshjeve intensive gjatë natës kanë nga shtrati lumi i Bistricës dhe lumi i Kalasës. Uji ka vërshuar në banesa, rrugë dhe toka bujqësore. Përpos reshjeve kanë ndikuar dhe zjarret e verës, pasi janë djegur pyjet dhe lumenjtë janë bërë më të rrëmbyeshëm.
    Katër familje janë evakuar në Delvinë dhe dy në Finiq, pasi uji në banesa shkoi në 50 cm. Në pamje po shihni momentin e evakuimit të një të moshuari në Mesopotam.
    Situata vazhdon të mbetet kritike, tha në bisedë telefonike nënprefekti i Vlorës, Kristo Kico, pasi niveli i ujit është i lartë në argjinatura. Nga vërshimi i ujit është shembur ura në hyrje të Delvinës, duke lënë në izolim banorët e Lefterhorit dhe Kakodhiqit. Është shembur ura e Vanës, duke lënë në izolim banorët e Vanës. Aksi nacional Kranë–Muzinë është aktualisht i bllokuar nga përmbytja që ka shkaktuar Bistrica.
    Ndërsa lumi i Kalasës ka dalë nga shtrati në fshatin Shelegar duke vështirësuar kalimin në rrugën nacionale Sarandë – Delvinë dhe Kardhiq. Kryeplaku i fshatit Shelegar tha se ura ishte e ngushtë, jashtë standardit.
    Po kështu është ndërprerë furnizimi me ujë në qytetin e Sarandës dhe ne qytetin e Delvinës, pasi është turbulluar uji në burimet e Navaricës dhe puset në fushën e Vrionit.
    Strukturat e emergjencave civile janë pozicionuar pranë Urës së Mifolit, për s ndërhyrë menjëherë në rast të daljes nga shtrati të lumit Vjosë, i cili aktualisht ka prurje te shumta.
    Niveli i ujit në Urën e Mifolit në Novoselë ka arritur në 5 metra. Autoritetet paralajmërojnë se nëse Vjosa kalon mbi 6 metra, banorët do të njoftohen për evakuim të menjëhershëm.
    Qarku Lezhë
    Vijon puna për normalizimin e situatës në, fshatrat Gjorm , Zhejë, Fushë Mamurras, njësia administrative Mamurras, bashkia Kurbin dhe në njësitë ku për shkak të reshjeve të djeshme janë evidentuar probleme.
    Punonjësit në terren po monitorojnë situatën në fshatin Jezull, Njësia Administrative Rrëshen, në fshatin Kodër Rrëshen, ku nga rrëshqitja r tokës rrezikohet një banesë. Nivelet e ujit në lumenjtë Drin dhe Mat janë brenda kuotave.
    Qarku Durrës
    Situata në njësitë administrative Sukth, Katund i Ri dhe Ishëm, drejt normalizimit, ujërat janë tërhequr nga zonat e prekura.
    Niveli i ujit në lumenjtë Erzen dhe Ishëm është brenda kuotave normale. Hidrovorët në Porto Romano dhe Hamallaj vijojnë punën me kapacitet të plotë.
    Qarku Kukës
    Situata është nën monitorim të plotë nga autoritetet vendore dhe subjektet kontraktore, të cilat kanë bërë pastrimin e të gjitha akseve rrugire nacionale, duke garantuar aksesin e tyre për automjetet
    Qarku Shkodër
    Pas një pune të palodhur të forcave në terren është zhbllokuat rruga në segmentin Theth- Ndërlysaj në njësinë administrative Shalë.
    Po punohet gjithashtu edhe në segmentin Ndërlysaj- Breg-Lumi.
    Qarku Vlorë
    Bashkia Delvinë: Në Kalasë dhe Bistricë lumenjtë janë terhequr në shtrat, duke liruar rrugën nga uji. Tashmë qarkullimi është i normalizuar në Shelegar dhe Krane.
    Në fshatin Dermish, bashkia Finiq u krye evakuim i dy të moshuarve për shkak të pranisë së ujit në banesë. Kompania kontraktore po punon për pastrimin e rrugës Brataj-Kuç, në fshatin Brataj, bashkia Selenicë.
    Në bashkinë Vlorë janë nisur për mbështetje 12 efektivë nga FA, 4 motopompa dhe 1 gomone.
    Qarku Fier
    Referuar të dhënave mbi prurjet e lumit Vjosë, në pik matjet Përmet – Memaliaj, konstatohet një shtim me intensitet të shpejtë i prurjeve në lumin Vjosë, në pikëmatjen e Urës së Mifolit. Ndaj është rritur gatishmëria e strukturave operacionale për menaxhimin e çdo situate të mundshme.
    Pranë pikave kritike, janë vendosur mjete te tonazhit të rëndë, 5 skrepa/fadroma dhe mjete të larta transporti.
    Qarku Elbasan
    Vijojnë punimet për pastrimin e inerteve në segmentin rrugor Elbasan-Peqin, në vendin e quajtur “Murraç” dhe në segmentin  Elbasan-Librazhd.
    Në fshatin Kerpicë te nj.adm. Kushovë, bashkia Gramsh po monitorohet situata në lumin e Kerpicësrezikon të dalë nga shtrati lumi i Kërpicës, duke krijuar mbrojtje për 8 banesa që mund të rrezikohen nga ujërat e lumit.
    Qarku Berat
    Rreth 20 hektarë parcela me ullishte në lagjet “Lopari” dhe “Selamaj”, në fshatin Veterrik, njësia administrative Velabisht, Bashkia Berat kanë prani të ujit, për shkak të daljes nga shtrati të lumit Osum.
    Qarku Korçë
    Në fshatin Sanjollas, njësia administrative Barmash, bashkia Kolonjë u normalizua situata, me zhbllokimin e tombinove dhe pastrimin e inerteve u shmang rreziku për banesat.
    Qarku Gjirokastër
    Në rrugët urbane te qytetit ka prezencë të ujit, por pa shkaktuar bllokime të trafikut. Liqeni i Viroit po i afrohet pikës kritike, por po mbahet në monitorim. Në njësinë adm. Lazarat, fshati Lazarat, në lagjen e poshtme të fshatit ka vërshim të ujërave nga përroi që zbret nga mali i Sopotit si dhe në Kordhoce në aksin rrugor Gjirokastër- Kakavijë ka prezencë të shtuar të ujit. Po punohet nga ekipet në terren. Në aksin Gjirokastër-Valare ka prezencë të ujit në vendin e quajtur Aznak, ku kalueshmëria bëhet vetëm me mjete të larta.
    Në bashkinë Libohovë problematik mbetet bllokimi i aksit rrugor Suhë-Poliçan, në vendin e quajtur Shkëmbi Dallëndyshes. Gjithashtu përroi i fshatit Labovë ka shtuar prurjet. Në terren po punojnë forcat bashkiake.
    Qarku Dibër
    Në të gjithë qarkun është punuar për të stabilizuar situatën e krijuar nga reshjet e shumta, veçanërisht në njësinë admnistrative Zall-Dardhë, në njësinë admnistrative Luzni, për shkak të prurjeve të përroit të Kusares, në njësinë admnistrative Tomin fshati Zdojan, në Arras, në fshatin Ketë të njësisë Xibër, në fshatin Bershi në Klos, në fshatin Kujtim, në fshatin Kurdari etj., ku ka patur probleme me rrugët.
    Në bashkinë Mat po punohet për largunin e ujit në katet e para të shkollave; “Mustafa Gjestila” dhe “28 Nëntori” si edhe në disa banesa. Puna vijon në Fushë Baz, lagja “Nelaj” ku prurjet e përroit kanë bllokuar rrugët.
    Nga ana e bashkisë Mat janë vënë në dispozicion 2 mjete zjarrfikëse, 3 fadroma dhe 5 mjete transporti gjithashtu mbi 40 forca të bashkisë për menaxhimin e situatës. Akset e rrugëve nacionale janë të kalueshme në normalitet.
    Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile janë në monitorim dhe kontakt të vazhdueshëm me strukturat e mbrojtjes civile dhe ekipet e emergjencave për marrjen e masave në çdo rast.
    gijotina.com/

  • Kupa e Shqipërisë: Nuk ka surpriza në fazën e 1/16-ve, ja kalendari i çerekfinaleve

    Kupa e Shqipërisë: Nuk ka surpriza në fazën e 1/16-ve, ja kalendari i çerekfinaleve

    19 Nëntor 2025

    17:32

    Telesport

    Kanë përfunduar ndeshjet e fazës 1/16 të Kupës së Shqipërisë 2025-2026 dhe janë përcaktuar çiftet e fazës 1/8. Nga ky raund u kualifikuan më tej Skënderbeu, Vora, Besa, Pogradeci, Laçi, Flamurtari, Burreli dhe Apolonia.
    Në fazën 1/8 do të garojnë edhe ekipet e renditura nga vendi i parë deri në vendin e tetë në “Abissnet Superiore” për sezonin 2024-2025.
    Faza 1/8 ka përcaktuar këto takime: Tirana – Skënderbeu, Teuta – Vora, Dinamo City – Besa, Vllaznia – Pogradeci, Bylis – Laçi, AF Elbasani – Flamurtari, Partizani – Burreli dhe Egnatia – Apolonia.
    Kupa e Shqipërisë, rezultatet e fazës 1/16
    Skënderbeu-Iliria 4-2
    Vora-Sopoti 2-1
    Besa-Kukësi 3-1
    Pogradeci-Korabi 4-3
    Laçi-Luftëtari 2-0
    Flamurtari-Tomori 9-0
    Burreli-Kastrioti 5-2
    Apolonia-Lushnja 3-2
     Kupa e Shqipërisë – 1/8
    Tirana – Skënderbeu
    Teuta – Vora
    Dinamo City – Besa
    Vllaznia – Pogradeci
    Bylis – Laçi
    AF Elbasani – Flamurtari
    Partizani – Burreli
    Egnatia – Apolonia

  • MM: Prurjet në Vjosë në pikë kritike! Moti i keq, rrezikohet një banesë në Rrëshen, evakuohen 2 të moshuar në Finiq

    MM: Prurjet në Vjosë në pikë kritike! Moti i keq, rrezikohet një banesë në Rrëshen, evakuohen 2 të moshuar në Finiq

    Prej orësh strukturat vendore dhe ato të mbrojtjes civile janë në gatishnëri të plotë, në ndjekje të situatës së krijuar nga reshjet e shiut që kanë vijuar në pothuaj të gjithë territorin e vendit.

    Situata sipas qarqeve

    Qarku Lezhë

    Vijon puna për normalizimin e situatës në, fshatrat Gjorm , Zhejë, Fushë Mamurras, njësia administrative Mamurras, bashkia Kurbin dhe në njësitë ku për shkak të reshjeve të djeshme janë evidentuar probleme.

    Punonjësit në terren po monitorojnë situatën në fshatin Jezull, Njësia Administrative Rrëshen, në fshatin Kodër Rrëshen, ku nga rrëshqitja r tokës rrezikohet një banesë. Nivelet e ujit në lumenjtë Drin dhe Mat janë brenda kuotave.

    Qarku Durrës

    Situata në njësitë administrative Sukth, Katund i Ri dhe Ishëm, drejt normalizimit, ujërat janë tërhequr nga zonat e prekura.

    Niveli i ujit në lumenjtë Erzen dhe Ishëm është brenda kuotave normale. Hidrovorët në Porto Romano dhe Hamallaj vijojnë punën me kapacitet të plotë.

    Qarku Kukës

    Situata është nën monitorim të plotë nga autoritetet vendore dhe subjektet kontraktore, të cilat kanë bërë pastrimin e të gjitha akseve rrugire nacionale, duke garantuar aksesin e tyre për automjetet

    Qarku Shkodër

    Pas një pune të palodhur të forcave në terren është zhbllokuat rruga në segmentin Theth- Ndërlysaj në njësinë administrative Shalë.

    Po punohet gjithashtu edhe në segmentin Ndërlysaj- Breg-Lumi.

    Qarku Vlorë

    Bashkia Delvinë: Në Kalasë dhe Bistricë lumenjtë janë terhequr në shtrat, duke liruar rrugën nga uji. Tashmë qarkullimi është i normalizuar në Shelegar dhe Krane.

    Në fshatin Dermish, bashkia Finiq u krye evakuim i dy të moshuarve për shkak të pranisë së ujit në banesë. Kompania kontraktore po punon për pastrimin e rrugës Brataj-Kuç, në fshatin Brataj, bashkia Selenicë.

    Në bashkinë Vlorë janë nisur për mbështetje 12 efektivë nga FA, 4 motopompa dhe 1 gomone.

    Qarku Fier

    Referuar të dhënave mbi prurjet e lumit Vjosë, në pik matjet Përmet – Memaliaj, konstatohet një shtim me intensitet të shpejtë i prurjeve në lumin Vjosë, në pikëmatjen e Urës së Mifolit. Ndaj është rritur gatishmëria e strukturave operacionale për menaxhimin e çdo situate të mundshme.

    Pranë pikave kritike, janë vendosur mjete te tonazhit të rëndë, 5 skrepa/fadroma dhe mjete të larta transporti.

    Qarku Elbasan

    Vijojnë punimet për pastrimin e inerteve në segmentin rrugor Elbasan-Peqin, në vendin e quajtur “Murraç” dhe në segmentin  Elbasan-Librazhd.

    Në fshatin Kerpicë te nj.adm. Kushovë, bashkia Gramsh po monitorohet situata në lumin e Kerpicësrezikon të dalë nga shtrati lumi i Kërpicës, duke krijuar mbrojtje për 8 banesa që mund të rrezikohen nga ujërat e lumit.

    Qarku Berat

    Rreth 20 hektarë parcela me ullishte në lagjet “Lopari” dhe “Selamaj”, në fshatin Veterrik, njësia administrative Velabisht, Bashkia Berat kanë prani të ujit, për shkak të daljes nga shtrati të lumit Osum.

    Qarku Korçë

    Në fshatin Sanjollas, njësia administrative Barmash, bashkia Kolonjë u normalizua situata, me zhbllokimin e tombinove dhe pastrimin e inerteve u shmang rreziku për banesat.

    Qarku Gjirokastër

    Në rrugët urbane te qytetit ka prezencë të ujit, por pa shkaktuar bllokime të trafikut. Liqeni i Viroit po i afrohet pikës kritike, por po mbahet në monitorim. Në njësinë adm. Lazarat, fshati Lazarat, në lagjen e poshtme të fshatit ka vërshim të ujërave nga përroi që zbret nga mali i Sopotit si dhe në Kordhoce në aksin rrugor Gjirokastër- Kakavijë ka prezencë të shtuar të ujit. Po punohet nga ekipet në terren. Në aksin Gjirokastër-Valare ka prezencë të ujit në vendin e quajtur Aznak, ku kalueshmëria bëhet vetëm me mjete të larta.

    Në bashkinë Libohovë problematik mbetet bllokimi i aksit rrugor Suhë-Poliçan, në vendin e quajtur Shkëmbi Dallëndyshes. Gjithashtu përroi i fshatit Labovë ka shtuar prurjet. Në terren po punojnë forcat bashkiake.

    Qarku Dibër

    Në të gjithë qarkun është punuar për të stabilizuar situatën e krijuar nga reshjet e shumta, veçanërisht në njësinë admnistrative Zall-Dardhë, në njësinë admnistrative Luzni, për shkak të prurjeve të përroit të Kusares, në njësinë admnistrative Tomin fshati Zdojan, në Arras, në fshatin Ketë të njësisë Xibër, në fshatin Bershi në Klos, në fshatin Kujtim, në fshatin Kurdari etj., ku ka patur probleme me rrugët.

    Në bashkinë Mat po punohet për largunin e ujit në katet e para të shkollave; “Mustafa Gjestila” dhe “28 Nëntori” si edhe në disa banesa. Puna vijon në Fushë Baz, lagja “Nelaj” ku prurjet e përroit kanë bllokuar rrugët.

    Nga ana e bashkisë Mat janë vënë në dispozicion 2 mjete zjarrfikëse, 3 fadroma dhe 5 mjete transporti gjithashtu mbi 40 forca të bashkisë për menaxhimin e situatës. Akset e rrugëve nacionale janë të kalueshme në normalitet.

    Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile janë në monitorim dhe kontakt të vazhdueshëm me strukturat e mbrojtjes civile dhe ekipet e emergjencave për marrjen e masave në çdo rast.

  • Moti i keq përfshinë vendin/ Ministria e Mbrojtjes: Ja si paraqitet situata në disa qarqe të vendit

    Moti i keq përfshinë vendin/ Ministria e Mbrojtjes: Ja si paraqitet situata në disa qarqe të vendit

    Prej orësh strukturat vendore dhe ato të mbrojtjes civile janë në gatishnëri të plotë, në ndjekje të situatës së krijuar nga reshjet e shiut që kanë vijuar në pothuaj të gjithë territorin e vendit. Ministria e Mbrijtjes raporton se si vazhdon situate në qarqet me problematike të vendit.
    Situata sipas qarqeve:
    Qarku Lezhë – Vijon puna për normalizimin e situatës në, fshatrat Gjorm , Zhejë, Fushë Mamurras, njësia administrative Mamurras, bashkia Kurbin dhe në njësitë ku për shkak të reshjeve të djeshme janë evidentuar probleme. Punonjësit në terren po monitorojnë situatën në fshatin Jezull, Njësia Administrative Rrëshen, në fshatin Kodër Rrëshen, ku nga rrëshqitja r tokës rrezikohet një banesë. Nivelet e ujit në lumenjtë Drin dhe Mat janë brenda kuotave.
    Qarku Durrës – Situata në njësitë administrative Sukth, Katund i Ri dhe Ishëm, drejt normalizimit, ujërat janë tërhequr nga zonat e prekura. Niveli i ujit në lumenjtë Erzen dhe Ishëm është brenda kuotave normale. Hidrovorët në Porto Romano dhe Hamallaj vijojnë punën me kapacitet të plotë.
    Qarku Kukës – Situata është nën monitorim të plotë nga autoritetet vendore dhe subjektet kontraktore, të cilat kanë bërë pastrimin e të gjitha akseve rrugore nacionale, duke garantuar aksesin e tyre për automjetet
    Qarku Shkodër – Pas një pune të palodhur të forcave në terren është zhbllokuat rruga në segmentin Theth- Ndërlysaj në njësinë administrative Shalë. Po punohet gjithashtu edhe në segmentin Ndërlysaj- Breg-Lumi.
    Qarku Vlorë – Bashkia Delvinë: Në Kalasë dhe Bistricë lumenjtë janë tërhequr në shtrat, duke liruar rrugën nga uji. Tashmë qarkullimi është i normalizuar në Shelegar dhe Krane. Në fshatin Dermish, bashkia Finiq u krye evakuim i dy të moshuarve për shkak të pranisë së ujit në banesë. Kompania kontraktore po punon për pastrimin e rrugës Brataj-Kuç, në fshatin Brataj, bashkia Selenicë. Në bashkinë Vlorë janë nisur për mbështetje 12 efektivë nga FA, 4 motopompa dhe 1 gomone.
    Qarku Fier – Referuar të dhënave mbi prurjet e lumit Vjosë, në pik matjet Përmet – Memaliaj, konstatohet një shtim me intensitet të shpejtë i prurjeve në lumin Vjosë, në pikëmatjen e Urës së Mifolit. Ndaj është rritur gatishmëria e strukturave operacionale për menaxhimin e çdo situate të mundshme. Pranë pikave kritike, janë vendosur mjete te tonazhit të rëndë, 5 skrepa/fadroma dhe mjete të larta transporti.
    Qarku Elbasan – Vijojnë punimet për pastrimin e inerteve në segmentin rrugor Elbasan-Peqin, në vendin e quajtur “Murraç” dhe në segmentin Elbasan-Librazhd. Në fshatin Kerpicë te nj.adm. Kushovë, bashkia Gramsh po monitorohet situata në lumin e Kerpicësrezikon të dalë nga shtrati lumi i Kërpicës, duke krijuar mbrojtje për 8 banesa që mund të rrezikohen nga ujërat e lumit.
    Qarku Berat – Rreth 20 hektarë parcela me ullishte në lagjet “Lopari” dhe “Selamaj”, në fshatin Veterrik, njësia administrative Velabisht, Bashkia Berat kanë prani të ujit, për shkak të daljes nga shtrati të lumit Osum.
    Qarku Korçë – Në fshatin Sanjollas, njësia administrative Barmash, bashkia Kolonjë u normalizua situata, me zhbllokimin e tombinove dhe pastrimin e inerteve u shmang rreziku për banesat.
    Qarku Gjirokastër – Në rrugët urbane te qytetit ka prezencë të ujit, por pa shkaktuar bllokime të trafikut. Liqeni i Viroit po i afrohet pikës kritike, por po mbahet në monitorim. Në njësinë adm. Lazarat, fshati Lazarat, në lagjen e poshtme të fshatit ka vërshim të ujërave nga përroi që zbret nga mali i Sopotit si dhe në Kordhoce në aksin rrugor Gjirokastër- Kakavijë ka prezencë të shtuar të ujit. Po punohet nga ekipet në terren. Në aksin Gjirokastër-Valare ka prezencë të ujit në vendin e quajtur Aznak, ku kalueshmëria bëhet vetëm me mjete të larta. Në bashkinë Libohovë problematik mbetet bllokimi i aksit rrugor Suhë-Poliçan, në vendin e quajtur Shkëmbi Dallëndyshes. Gjithashtu përroi i fshatit Labovë ka shtuar prurjet. Në terren po punojnë forcat bashkiake.
    Qarku Dibër – Në të gjithë qarkun është punuar për të stabilizuar situatën e krijuar nga reshjet e shumta, veçanërisht në njësinë administrative Zall-Dardhë, në njësinë admnistrative Luzni, për shkak të prurjeve të përroit të Kusares, në njësinë administrative Tomin fshati Zdojan, në Arras, në fshatin Ketë të njësisë Xibër, në fshatin Bershi në Klos, në fshatin Kujtim, në fshatin Kurdari etj., ku ka patur probleme me rrugët. Në bashkinë Mat po punohet për largunin e ujit në katet e para të shkollave; “Mustafa Gjestila” dhe “28 Nëntori” si edhe në disa banesa. Puna vijon në Fushë Baz, lagja “Nelaj” ku prurjet e përroit kanë bllokuar rrugët. Nga ana e bashkisë Mat janë vënë në dispozicion 2 mjete zjarrfikëse, 3 fadroma dhe 5 mjete transporti gjithashtu mbi 40 forca të bashkisë për menaxhimin e situatës. Akset e rrugëve nacionale janë të kalueshme në normalitet.