Tag: Elbasan

  • Kërkoi lirinë, Apeli i GJKKO lë në qeli ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka

    Kërkoi lirinë, Apeli i GJKKO lë në qeli ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka

    Gjykata e Posaçme e Apelit nuk ka pranuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka për shuarje të masës së sigurisë. Siç raporton gazetarja Glidona Daci, Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi këtë të mërkurë, 26 nëntor, vendimin e shkallës së parë për ish-ministrin. 
    Ish-zyrtari, i cili qëndron në qeli që prej dhjetorit 2021, argumenton se afatet maksimale të paraburgimit prej tre vitesh për dosjen ku është në gjykim në Apel, atë të inceneratorit të Fierit, kanë përfunduar. 
    Çështja e inceneratorit të Fierit do të rigjykohen në Gjykatën e Posaçme të Apelit, pasi Gjykata e Lartë e ktheu për rigjykim. Ndërkohë, Koka është dënuar më herët me 6 vite e 8 muaj burg për dosjen e inceneratorit të Elbasanit dhe 2 vite për atë të Tiranës. 
     

  • Lefter Koka në kërkim të lirirsë, Apeli i GJKKO merr vendimin për ish-ministrin

    Lefter Koka në kërkim të lirirsë, Apeli i GJKKO merr vendimin për ish-ministrin

    lefter koka

    TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit nuk ka pranuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për shuarje të masës së sigurisë, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Ish-ministri kërkon lirim nga paraburgimi, me pretendimin se ka mbaruar afati i qëndrimit prej 3 vitesh për inceneratorin i Fierit. 
    Njoftimi:
    Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Miliana Muça, sot më 26.11.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 270 akti, datë 17.11.2025 regjistrimi, mbi ankimin e të pandehurit L.K., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 656 akti, datë 24.10.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Për konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit” dhe vendosi:
    Miratimin e vendimit nr. 656, datë 24.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.
    U shpall në Tiranë, sot më datë 26.11.2025.
    Lefter Koka është është arrestuar më 14 dhjetor të vitit 2021 pas hetimeve nga SPAK për dosjen e inceneratorëve. Për ish-ministrin rëndojë tre akuza, “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”
    Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është dënuar me tre vite burg për dosjen e Inceneratorit të Tiranës, por ka përfituar ulje për shkak të gjykimit të shkurtuar. Për rrjedhojë dënimi iu ul me 1 vit dhe për 2 vitet e mbetura, izolimi rreth çështjes quhet i vuajtur. Por, Kokës nuk i lejohet që të mbajë funksione publike për pesë vite. Megjithatë, pavarësisht shuarjes së masës për dosjen e inceneratorit të Tiranës, Koka do të vijojë që të qëndrojë në burg pasi është dënuar edhe për dosjen e inceneratorit të Fierit e Elbasanit./ZËRI

  • Bashkia Elbasan nis fushatën “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në familje dhe me bazë gjinore”

    Bashkia Elbasan nis fushatën “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në familje dhe me bazë gjinore”

    Kronikë E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 14:57
    Bashkia Elbasan, në bashkëpunim me aktorët lokalë, zhvilloi një aktivitet sensibilizues në kuadër të lançimit të fushatës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në familje dhe me bazë gjinore”, e cila synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe nxitjen e një debati të hapur në komunitet mbi këtë problematikë sociale.
    Fushata, që do të zgjasë deri më 10 dhjetor, parashikon një sërë aktivitetesh informuese dhe ndërgjegjësuese, me fokus te Mekanizmi i Koordinuar i Referimit dhe te shërbimet mbështetëse që ofrohen në territorin e Bashkisë Elbasan për parandalimin, mbrojtjen dhe riintegrimin e rasteve të dhunës në familje.

    Gjatë aktivitetit u theksua rëndësia e bashkëpunimit mes institucioneve, organizatave dhe komunitetit lokal për të garantuar një reagim sa më efektiv ndaj rasteve të dhunës, si dhe nevoja për informimin e vazhdueshëm të qytetarëve mbi kanalet e raportimit dhe shërbimet e disponueshme.

    Fushata “16 ditët e aktivizmit” vjen si një apel i fortë për zero tolerancë ndaj dhunës dhe një angazhim i përbashkët për të ndërtuar një komunitet më të sigurt dhe më të drejtë për të gjithë, veçanërisht për gratë dhe vajzat.

  • Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka për liri

    Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka për liri

    Gjykata e Posaçme e Apelit nuk ka pranuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka për shuarje të masës së sigurisë. Siç raporton gazetarja Glidona Daci, Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi këtë të mërkurë, 26 nëntor, vendimin e shkallës së parë për ish-ministrin. 
    Ish-zyrtari, i cili qëndron në qeli që prej dhjetorit 2021, argumenton se afatet maksimale të paraburgimit prej tre vitesh për dosjen ku është në gjykim në Apel, atë të inceneratorit të Fierit, kanë përfunduar. 
    Çështja e inceneratorit të Fierit do të rigjykohen në Gjykatën e Posaçme të Apelit, pasi Gjykata e Lartë e ktheu për rigjykim. Ndërkohë, Koka është dënuar më herët me 6 vite e 8 muaj burg për dosjen e inceneratorit të Elbasanit dhe 2 vite për atë të Tiranës. 
     

  • Rama në Kushtetuese, CIA në SPAK

    Rama në Kushtetuese, CIA në SPAK

    Nga Basir Çollaku 

    Edi Rama është KM me mandat skadence, përpara datës së pretenduar 4-vjeçare. Ai po përpiqet të ndalë përmbytjen e tij. Prokuroria i ka hyrë në zyrë. KM ka nisur kacafytjen e fundit me drejtësinë. Gjakprishur, është turrur në orët e fundit në Gjykatën Kushtetuese, të fitojë kohë e qetësojë disi furtunën e zëvëndëses së tij. Grusht shteti, Republikë Prokurorësh, Republikë Gjykatash, sokëllin kryerilindasi majtist, deri në terrorizëm. Harron të thotë një të hidhur të vërtetë. Ai kryeson një grusht hajdutësh. Një grusht të pandehurish. Një grusht vartësish të burgosur. Të dënuar. Të pandehur. Një grusht soroistësh. Një grusht plaçkitësish. Një grusht të lidhur me mafian e trafikantët e drogës. Një grusht servilësh. Të kapurish. Të inkriminuarish. Nuk lanë gjë pa vjedhur. Pasuri nëntokësore e mbitokësore. Tendera. Koncensione. Rrugë. Shërbime. Investime. Prona publike e private. Ka firmosur me Ballukun miliarda euro. Kanë lënë mundësi e ortakëri për trafikantët e drogës të pastrojnë miliardat e kokainës. Ka hapur dyert Mafias Ndërkombëtare, duke takuar, pritur e punësuar të sanksionuarit nga USA. Tani nga halli kërkon të mbajë dhunshëm në zyrë një të pandehur me shumë akuza vjedhjeje, sepse ajo e kanos, e shantazhon. E ka në dorë. Sms të zbardhura e qindra të tjerë nëpër fashikuj, ku lexohet hapur vjedhja, janë mina me sahat për dyshen KM-zëvëndës. Ka nisur hetimi pasuror për nr.2, por me shumë gjasë thasët e fshehur janë të përbashkët, ende të pandarë me nr.1.

    Dhe në Gjykatë Kushtetuese, në vend ta shkarkojë “zonjën tender”,  kërkon të ngrejë kaos ligjor të panevojshëm. Thjesht për të larguar radhën nga vetja. Ka mbetur rrugëve duke ofruar edhe 1 miliard euro tendera, si Smart city, Porto Romano etj,  duke lobuar me pasurinë e shqiptarëve një shpëtim të fundshpinës së tij. Dhe ankohet ndaj drejtësisë, të cilën mburret se e bëri vetë.

    Ndër të tjera në ankesë-qarjen e tij në Kushtetuese Rama thotë se:

    “..pezullimi sjell pasoja të rënda të interesit shtetëror e shoqëror duke krijuar vakum institucional pasi pamundëson propozimin e projekteve me rëndësi kombëtare për integrimin në Bashkimin Evropian, rreth 800 projekte për tu miratuar deri në fund të 2027 nga ministria që udhëhiqet nga ministri, i cili është pezulluar nëpërmjet vendimit të GJKKO-së…”

    Në çdo tender e leje në këto 12 vite, shihet si ka bashkë-vendosur Balluku në mungesë e me porosi të Ramës. Kanë ndarë me dedikim personal miliarda euro. Hetohen si hajdutë. Hetohen si favorizues e lejues të pastrimit të parave nga Krimi i Organizuar vendas dhe i huaj. Na paska edhe 800 projekte Rama në duart e Ballukut. Në Shqipëri e Diasporë, në 10 milionë shqiptarë, askush nuk e shpëtoka kombin veç Ballukut e Palloshit. Prite Zot rrezikun!! Në fakt ai po thotë se askush nuk më shpëton mua, veç heshtjes së saj. Por është më shumë se vonë. Qenkan edhe nja 800 punë të mëdha për të vjedhur e shpërndarë Bordit të Keqbërësve. Dyshja i trembet premtimeve të zonës së errët për premtimet. Ata kanë dhënë garanci. Kanë marrë dëftesën paguese të saj, me mandate pushteti dhe ekonomi. Prishja e këtyre kontratave është vrasje-vetvrasje, kthim borxhesh. Ndaj janë gati ta kthejnë gjithçka në tokë e djegur. Duke bërë edhe aleanca nate. Por janë në hall të madh me dy zjarrfikëse. Një te godina e xhamit te Treni e një te rruga e Elbasanit. Dy ditë më pare Ambasada amerikane në Tiranë tha se shërbimi ynë sekret po trajnon me metoda të avancuara  mbrojtjen dhe sigurinë e SPAK. Kjo, pas përballjeve të fundit me të pandehurit e rinj. Meqë CIA ka zënë vend në SPAK, pasi DEA ka tre vjet në Tiranë, Rama mendon se mund të bëjë ndonjë ujdi në Kushtetuese. Grusht shtetin mund ta bëjë vetëm narkoshteti. Dhe tashmë botërisht dihet kush është themeluesi narcos në Shqipëri. KM me qeverinë e tij.  Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe sigurisht, Amerikën…!

  • 56-vjeçari, ‘bie në hetime’/ Goditet rasti i gjuetisë së paligjshme, gjenden edhe dy…

    56-vjeçari, ‘bie në hetime’/ Goditet rasti i gjuetisë së paligjshme, gjenden edhe dy…

    Policia e Pogradecit ka goditur një rast të gjuetisë së paligjshme në fshatin Selcë e Poshtme. Në gjendje të lirë do të hetohet një 56-vjeçar nga Elbasani teksa, blutë gjetën 2 shpendë të vrarë me armë gjahu.
    Si provë materiale u sekuestrua 1 armë gjahu, fishekë dhe 1 automjet.
    Njoftimi i policisë:
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, bazuar në planin e masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme të gjuetisë dhe të prerjes së pyjeve, kanë kryer kontrolle në zona të ndryshme në qarkun Korçë.
    Gjatë kontrolleve, në fshatin Selcë e Poshtme, Pogradec, është kapur në flagrancë 1 shtetas që po kryente gjueti të paligjshme në këtë zonë. Në këtë vend u gjetën 2 shpendë të vrarë me armë gjahu.
    Në përfundim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. S., 56 vjeç, banues në Elbasan.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”.

  • Dosjet e diktaturës: Robert Ndrenikës iu arratis vëllai, Agim Qirjaqi- i divorcuar, Reshat Arbana- komunist…

    Dosjet e diktaturës: Robert Ndrenikës iu arratis vëllai, Agim Qirjaqi- i divorcuar, Reshat Arbana- komunist…

    Robert Ndrenika

    U publikuan kohë më parë disa dokumente të panjohura të nxjerra nga fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së që i përkasin vitit 1989 dhe bëjnë fjalë mbi një korrespodencë të disa institucioneve kulturore dhe artistike të Tiranës, si Teatri Popullor, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, etj., me Komitetin e Kulturës dhe Arteve të kryesuar nga Alfred Uçi, lidhur me dekorimin me titullin “Artist i Merituar” apo “Artist i Popullit”, të 12 aktorëve dhe artistëve  të njohur të skenës dhe ekranit, si:  Margarita Xhepa, Reshat Arbana, Robert Ndrenika, Roland Çene, Shaban Hysa, Haxhi Dalipi, Dhimitraq Orgocka, Agim Qirjaqi, Ndrek Shkjezi, Alfons Balliçi, Fatos Haxhiraj dhe Ahmet Pasha. 

    Të gjitha anët e panjohura të aktorëve dhe artistëve të njohur të skenës, ekranit dhe kinematografisë shqiptare, të shënuara në karakteristikat e tyre përkatëse që mbajnë firmën e drejtorit të Teatrit Popullor të asaj kohe, Muharrem Shtylla, nga biografia familjare që nga Lufta Nacionalçlirimtare dhe më pas, shkollimi, profesionet dhe puna që kishin kryer, rolet dhe pjesët ku ata kishin interpretuar, cilësia e tyre, e deri tek divorcet bashkëshortore, etj.

    Dokumentet që po publikojmë në poshtë, i përkasin vitit 1989 dhe aty janë disa propozime të bëra nga Kryetari i Komitetit të Kulturës dhe Arteve të asaj kohe, Alfred Uçi, dërguar Komitetit Qendror të PPSH-së, për dekorimin e një grupi prej 12 personash, (Margarita Xhepa, Reshat Arbana, Robert Ndrenika, Roland Çene, Shaban Hysa, Haxhi Dalipi, Dhimitraq Orgocka, Agim Qirjaqi.

    Ndrek Shkjezi, Alfons Balliçi, Fatos Haxhiraj dhe Ahmet Pasha), të gjithë artistë dhe aktorë të njohur të ekranit dhe kinematografisë shqiptare të atyre viteve por dhe më pas, të cilët kryesisht asokohe ishin të angazhuar me punë pranë Teatrit Popullor dhe gjithashtu jepnin mësim pranë Institutit të Lartë të Arteve në Tiranë.

    Siç shihet dhe nga dokumentet në fjalë që është nxjerrë nga Arkivi Qëndror i Shtetit (Fondi 14, Ap, Struktura), propozimet në fjalë pasi janë përpiluar nga institucionet përkatëse, kryesisht Teatri Popullor, janë firmosur nga drejtori i atij institucioni, Muharrem Shtylla, dhe i janë dërguar Komitetit të Kulturës, të kryesuar nga Alfred Uçi, i cili karakteristikat përkatëse për çdo njërin prej tyre, i ka dërguar në sektorin përkatës të aparatit të Komitetit Qëndror të PPSH-së që asokohe mbulohej nga Enver Halili. Dhe më pas, pasi është bërë verifikimi i tyre, ato janë dërguar për miratim tek sekretari të Komitetit Qëndror të PPSH-së, Foto Çami, që mbulonte artin, kulturën dhe propagandë, gjë të cilën deri në vdekjen e Enver Hoxhës, e kishte mbajtur Ramiz Alia.

    Për brezin e ri që nuk e ka jetuar atë kohë, theksojmë se karakteristika personale, ishte një dokument mjaft i rëndësishëm për çdo kuadër dhe prej saj varej shumë e gjitha puna dhe karriera e tij.

    Dy nga gjërat më të rëndësishme që nuk mungonin në asnjë karakteristikë kuadri, gjë të cilën do ta shohim edhe në dokumentin në fjalë, ishin: qëndrimi që kishte mbajtur gjatë Luftës Nacionalçlirimtare familja dhe a kishte pasur njeri të dënuar apo arratisur pas çlirimit.

    Ajo ishte pjesë e dosjes personale dhe mbahej në kasafortë nga dega e kuadrit e institucionit (që ishte e siguruar me hekura) dhe ajo shoqëronte nga pas kudo që mund të transferohej apo emërohej kuadri në punë të ndryshme.

    Po kështu, këto karakteristika përdoreshin edhe në raste dekorimesh, siç janë këto që po publikojmë. Karakteristika e kuadrit ishte një dokument që nuk para ndryshonte shpesh përmbajtjen e saj, me përjashtime të rralla kur personi pësonte gjëra tepër të rëndësishme në punën dhe jetën e tij.

    Ajo që vihet re në këto karakteristika, është fakti që: edhe pse ato dërgoheshin për dekorim, aktorit të njohur, Robert Ndrenika (si dhe disa të tjerëve, si Alfons Balliçi), u janë shënuar edhe anët e “errëta” të tyre, ato biografike, si p.sh. ajo që vëllai i Ndrenikës, ishte arratisur nga Shqipëria në vitin 1961.

    Gjë e cila kurrsesi nuk mund të mbahej e fshehtë nga askush, madje as nga vetë Ndrenika, kur i duhej për të bërë biografinë e tij, e cila u kërkohej kuadrove herë pas here.

    Por duhet theksuar, se karakteristika e aktorit të famshëm, Ndrenika, është përpiluar me mjaft dashamirësi nga Alfred Uçi, gjë e cila solli dhe miratimin e saj dhe akordimin e titullit të lartë, “Artist i Popullit”. Pasi siç kemi parë edhe në dokumentet e tjera, ndaj Ndrenikës, ka pasur mjaft akuza, madje deri urdhëra për largimin e tij nga puna si aktor dhe dërgimin e tij larg Tiranës. Gjë të cilat i vinin për të vetmin shkak, vëllanë e arratisur, dhe “hija” e tij e ka rrezikuar shpesh herë karrierën profesionale dhe jetën e tij, por që Ndrenika mundi t’i shpëtonte vetëm në saj të punës, korrektesës dhe talentit të tij.

    K A R A K T E R I S T I K E

    RESHAT HAMIT ARBANA – aktor

    Ka lindur në Tiranë në vitin 1940. Origjina shoqërore, zanatçi individual. Gjëndja shoqërore, nënpunës. Është anëtar Partie. Banon në lagjen Nr. 5, Rruga “Kont Urani” Nr. 23.

    Qëndrimi i familjes së tij gjatë Luftës Nacionalçlirimtare ka qenë i mirë dhe sot familja e tij mban qëndrim të mirë moralo-politik. Reshati mbaroi Politeknikumin “7 Nëntori”, punoi në NTASH, mallna, në fillim nga dhjetori 1959 deri në qershor 1959 si tornitor, dhe nga qershori 1959 e deri në qershor 1961, si normist po në këtë ndërrmarje.

    Në këtë kohë filloi studimet për aktor në shkollën e lartë të aktorëve. Me mbarimin e shkollës në gusht 1965, deri në tetor 1972, punoi si regjizor dhe përgjegjës redaksie në Radio-Tirana.

    Këta e pranuan kandidat partie dhe ka bërë stazhin e partisë në Uzinën Gjeologjike nga tetori 1972 deri në dhjetorin 1973. Pas kësaj date ka punuar në Radio-Televizion si regjizor deri në vitin 1974 dhe nga kjo datë punoi si aktor në Teatrin Popullor.

    Është martuar me Afërdita Arbanën, punonjëse në Komisionin e Planit të Shtetit si ekonomiste. Familja e gruas mban qëndrim të mirë politik. Në legjislaturën e fundit është zgjedhur deputet në Kuvendin Popullor. Është komunist i përgatitur ideologjikisht dhe bën përpjekje të vazhdueshme për t’u thelluar në materialet e Partisë dhe të shokut Enver. Në format e edukimit në Parti, diskuton gjithmonë dhe ngre probleme për Teatrin.

    Si aktor ka realizuar një sërë rolesh me cilësi të mirë artistike, si në pjesët “Komunistët’, “Përballë vetes”, “Vdekja e një komisioneri”, etj.

    Krahas roleve në teatër, ka realizuar edhe një sërë filmash në Kinostudio dhe në RTSH.

    Bën përpjekje për ngritjen e tij ideo-profesionale dhe është aktor i talentuar, gëzon simpatinë e kolektivit. Është Artist i Merituar.

    Propozojmë që t’i jepet tituli “Artist i Popullit”

    D R E J T O R I  (Muharrem Shtylla)K A R A K T E R I S T I K E

    ROBERT PETRO NDRENIKA –aktor

    Ka lindur në Tiranë në vitin 1942, banues në lagjen nr. 5, Rruga “Islam Alla”. Nr. 126.

    Është me origjinë nëpunës i mesëm dhe gjëndje nëpunës.

    Ka kryer Institutin e Lartë të Arteve për aktor në vitin 1964.

    Qëndrimi politik i familjes së tij gjatë Luftës Nacional-Çlirimtare, ka qenë indiferent. Tani është i mirë.

    I jati i tij Petro, nga Vunoi i Himarës, para çlirimit ka shërbyer në Ministrinë e Financave. Nga viti 1945 deri në vitin 1948, shërbeu përsëri në Ministrinë e Financave. Më vonë ka punuar në Komitetin e Fiskulturës në Ministrinë e Shëndetësisë. Tani është në pension. Një vëlla i tij, inxhinier Topograf, në vitin 1961 është arratisur jashtë shtetit. E jëma, Krisafgjia, para dhe pas çlirimit deri sa doli në pension ka qenë arsimtare. Ka filluar punë në Teatër në vitin 1974.

    Para se të vinte këtu, ka qenë aktor në Teatrin “Skampa” të Elbasanit.

    Është një nga aktorët e talentuar të Teatrit Popullor dhe një nga aktorët më me rendiment.

    Kontributi i tij është i madh në teatër dhe në film.

    Është i përgatitur ideologjikisht dhe bën përpjekje të mira për t’u thelluar në materialet e partisë dhe të shokut Enver.

    Gjatë viteve të fundit, veç kontributit të tij të ndjeshëm në Kinematografi, ka realizuar shumë role kryesore ne pjesët “Nata e dymbëdhjetë”, “Kështua të dua”, “Komunistët”, “Shi në plazh”, “Vdekja e një komisioneri”, role që janë mirëpritur nga spektatori dhe kritika letrare. Mban peshë të madhe në repertorin aktiv dhe është i papërtueshëm në punë. Ndihmon shokët më të rinj në realizimin e roleve që u besohen.

    Për merita në punë, Presidiumi i Kuvendit Popullor, i ka akorduar titullin “Artist i Merituar”.

    Propozojmë t’i jepet titulli “Artist i Popullit”.

    20.1.1989

    D R E J T O R I (Muharrem Shtylla)  K A R A K T E R I S T I K E

    AHMET QEMAL PASHA – aktor

    Ka lindur në Shishtavec (Kukës) më 7.2.1948, banues në Lagjen Nr. 1. Rruga “Shyqëri Ishmi”, Pallati 32, Shkalla 1. Ap. 12.

    Është me origjinë fshatar i varfër dhe nëpunës. Ka kryer Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1970.

    Qëndrimi politik i familjes së tij gjatë Luftës Nacionalçlirimtare ka qenë indiferent, kurse tani është i mirë. I jati i tij punon si kamarier në Fier. Nënën e ka greke dhe ka ardhur në vëndin tonë në vitin 1944. Njerzit e nënës i ka në Greqi dhe korrespondon me ta. Edhe e ëma punon në NTUS në Fier. Ka filluar punë si aktor në vitin 1970.

    Është aktor me të dhëna të mira profesionale dhe si i tillë i janë besuar shumë role kryesor të cilat i ka realizuar me nivel të lartë ideo-artistik. Mban peshë kryesore në repertorin aktiv të teatrit.

    Detyrat i ka kryer mirë dhe me ndërgjegjie. Është i sjellshëm dhe i disiplinuar.

    Drejton format e arsimit në Parti. Jep mësim prej vitesh në Institutin e Lartë të Arteve. Është dekoruar me medaljen “Naim Frashëri”

    Për meritat e tij në punën krijuese, propozojmë t’i jepet titulli “Artist i Merituar”.

    20.I.1989 D R E J T O R I (Muharrem Shtylla) K A R A K T E R I S T I K E

    NDREK PALOK SHKJEZI aktor-pensionist

    Ka lindur në Shkodër më 4. VI. 1922. Është me origjinë nëpunë i ulët dhe gjëndje nëpunës. Ka kryer arsimin 7-vjeçar. Nuk është i organizuar, ka filluar punë në teatër nga viti 1945, e deri më sot sa doli në pension.

    Qëndrimi i familjes së tij ka qenë dhe është i mirë. Ka filluar punë në teatër në vitin 1945. Është ndër pionerët e parë të Teatrit Popullor. Prej vitit 1945 deri sa doli në pension në vitin 1988, ka realizuar mbi 90 role në teatër dhe kinematografi.

    Ka realizuar role të ndryshme në pjesët tona dhe të huaja, është shquar veçanërisht si aktor i komedisë. Shquhet në realizimin e roleve të karaktereve.

    Edhe tani që është në pension, ai punon veçanërisht me rolet në kinematografi. Për merita në punën e tij Presidiumi i Kuvendit Popullor i ka akorduar Medaljen e Punës dhe Urdhërin “Naim Frashëri”.

    Duke u mbështetur në aktivitetin e tij të gjerë cilësor, propozojmë t’i jepet tituli “Artist i Merituar”.

    20.I.1989 D R E J T O R I (Muharrem Shtylla) K A R A K T E R I S T I K E

    FATOS ZIRAHUDIN HAXHIRAJ – Regjizor

    Ka lindur më 1943 në Tiranë. Është me origjinë zanatçi individual dhe me gjëndje nëpunës. Ka kryer Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1963.

    Qëndrimi i familjes së tij gjatë Luftës Nacionalçlirimtare ka qenë i mirë. Nuk ka pasur njeri me armikun, apo me organizatat tradhëtare, nuk ka njeri të dënuar apo të arratisur. Xhaxhai dhe daja i tij kanë qenë në rradhët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare.  Nuk është i organizuar.

    Ka filluar punë në teatër në vitin 1968 si aktor dhe në vitin 1982 është emëruar si regjizor i teatrit.

    Detyrat e ngarkuara është përpjekur që t’i kryej mirë.

    Gjatë kësaj periudhe ka pasur role në shfaqje teatrale. Rolet që i janë ngarkuar është përpjekur që t’i realizojë me nivel të mirë artistik.

    Si regjizor, ka vënë në skenë disa pjesë me nivel të mirë artistik, si nga dramaturgjia kombëtare ashtu dhe nga ajo e huaj, si “Karavidhet”, “Pas provimit të fundit, “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, “Nesër është vonë”, etj., nga dramaturgjia e huaj, “Vdekja e një komisioneri”, “Zbutja e kryeneçes”, etj.

    Është punëtor i zellshëm dhe i disiplinuar. Bën përpjekje të vazhdueshme për ngritjen e nivelit ideo-profesional.

    Jep mësim në Institutin e Lartë të Artve. Propozojmë t’i jepet tituli “Artist i Merituar”.

     20.I.1989 D R E J T O R I  (Muharrem Shtylla) K A R A K T E R I S T I K E

    AGIM SOTIR QIRJAQI – aktorKa lindur në Tiranë më 27 janar 1951, banon në Tiranë në Lagjen Nr. 1. Rruga “Labinoti”, pallati i oficerave, shkalla 2. Ap. 62.  Ëshjtë me origjinë shoqërore fshatar i mesëm, i reformës së Pushtetit Popullor dhe në gjëndje nëpunës.

    Ka kryer Institutin e Lartë të Arteve për aktor në vitin 1972. Qëndrimi i tij gjatë Luftës Nacionalçlirimtare ka qenë dhe është shumë i mirë. I jati i tij ka përqafuar Lëvizjen Nacionalçlirimtare që në fillimin e saj. Është anëtar i Partisë që në vitin 1942. Pas çlirimit ka punuar gjithmonë në organet e Drejtësisë. E jëma ka qenë gjithmonë punëtore. Tani që të dy janë në pension.

    Ka qenë i martuar por në vitin 1982 u nda dhe tani ka një fëmijë.

    Ka filluar punë në teatër në vitin 1972. Më pas në vitin 1978 punoi si regjizor në RTV. Pastaj vjen përsëri në teatër në vitin 1982.

    Është nga aktorët të talentuar të teatrit dhe mban peshën kryesore në repertorin aktiv. Rolet e realizuar prej tij kanë qenë në nivel të mirë artistik. Ka dhënë kontribut të ndjeshëm dhe në kinematografi.

    Bën përpjekje për ngritjen e tij ideo-profesionale. Është serioz dhe kërkues në punë. Është pedagog në Institutin e Lartë të Arteve.

    Është dekoruar me Urdhërin “Naim Frashëri” të Klasit të II-të.

    Për merita në punë, propozojmë që t’i jepet tituli “Artist i Merituar”.

    20.I.1989 D R E J T O R I

     (Muharrem Shtylla)

    Lexo edhe:

    MEHMET TAHIRIN E LYEN ME MJALTË, E LIDHËN NË SHTYLLË DHE E LANË 7 DITË, DERISA …

    ObserverKult

  • ‘Në 1997 ishin 3 banda kryesore’, ish-drejtori i Policisë: Shqipërisë iu morën 550 mijë armë dhe 4 miliardë fishekë

    ‘Në 1997 ishin 3 banda kryesore’, ish-drejtori i Policisë: Shqipërisë iu morën 550 mijë armë dhe 4 miliardë fishekë

    Ish-drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Veli Myftari zbuloi sot disa të panjohura lidhur me Shqipërinë e vitit 1997, kur bandat e krimit u përhapën nëpër vend.
    I ftuar në A2 CNN, Myftari tregoi së në atë periudhë vepronin tre banda kryesore, që u shpërndanë në popull për të krijuar strukturat e tyre.
    Duke e lidhur me ngjarjet me ish-pjesëtarë të bandave që po ndodhin së fundmi, Myftari tha se janë vazhdë e situatës së rreth 30 viteve më parë.
    “Në 1997 kanë qenë 3 banda kryesore. Këto lindën si rezultat i veprimeve të gabuara të kohës. U dëmtua sistemi ekonomik, duke i marrë paratë njerëzve me firmat piramidale… dhe populli u ngrit.
    Iu morën Shqipërisë 550 mijë armë të asaj kohe dhe 4 miliardë fishekë. U shpërndanë në popull dhe kur mundëm të krijojmë strukturat për t’i grumbulluar këto armë, kemi kthyer vetëm 1/3 e atyre armëve. Të tjerat janë trafikuar. Njerëzit u mësuan me armë nëpër duar. Armët i morën kriminelët, të cilët u përfeksionuan nëpër grupime. Në mes të Elbasanit është bërë luftë për 24 orë, sikur të ishim në luftë frontale. Ka pasur raste në Fier, në Shkodër.
    Kjo është vazhdë e asaj historie që vjen edhe në këto ditë. Ky kontingjent që ka mundësi për të vrarë u shfrytëzua për ngjarjet që po i shikojmë edhe sot”,-tha Myftari.

  • Inceneratorët e fikur/ Qeveria planifikon 10 mln € për fushat e mbetjeve në Elbasan dhe Fier

    Inceneratorët e fikur/ Qeveria planifikon 10 mln € për fushat e mbetjeve në Elbasan dhe Fier

    Inceneratorët e fikur/ Qeveria planifikon 10 mln € për fushat e mbetjeve në Elbasan dhe Fier
    Në fillim të korrikut, landfilli i mbetjeve që duhej të përpunoheshin në inceneratorin jofunksional të Elbasanit u përfshi nga flakët. Ky nuk ishte një incident i veçuar, por një ngjarje e përsëritur për të disatin vit radhazi, ndërsa drejtuesit e kompanisë publike që menaxhon landfillin fajësuan mbushjen tej kapaciteteve dhe temperaturat e larta.
    Pasi shpenzoi miliona euro për ndërtimin e inceneratorëve që nuk funksionojnë, qeveria ka vendosur që të shpenzojë sërish para të tjera për të mbyllur venddepozitimet e mbetjeve në Elbasan dhe në Fier.
    Zëvendësministrja e Mjedisit, Elda Xhumari, pranoi të martën në Kuvend se një transfertë e pakushtëzuar e qeverisë, e dedikuar për njësitë e vetqeverisjes vendore do të shkojë në fakt për mbylljen e fushave të mbetjeve në Elbasan dhe Fier, ku një tjetër incenerator i ndërtuar me paratë publike nuk është funksional.
    “Në këtë kuadër është evidentuar nevoja për rishikim në shpërndarjen e fondeve në qarkun Fier dhe Elbasan për shkak të mbylljes së venddepozitimeve ekzistuese dhe mungesës së kapaciteve përpunuese me qëllim menaxhim e qëndrueshëm dhe të barabartë territorial,” tha Xhumari duke folur para Komisionit parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm.
    Fondi të cilit iu referua zv.ministrja është 1 miliardë lekë, që në buxhetin e ri janë të dedikuara si transfertë e pakushtëzuar për të gjitha bashkitë “për menaxhimin e mbetjeve urbane”. Opozita shprehu shqetësim për rialokimin e këtyre fondeve pa një strategji të qartë për vendosjen në punë të inceneratorëve, ku janë hedhur tashmë miliona euro.
    Pse nuk vini në punë inceneratorët, por harxhoni 1 miliardë lekë për mbylljen e impianteve të mbetjeve,” e pyeti deputeti i PD-së, njëkohësisht nënkryetar i këtij komisioni, Blendi Himçi, i cili nënvizoi se inceneratori i Elbasanit kishte punuar vetëm disa ditë që nga ndërtimi i tij, ndërsa ai i Fierit nuk ishte vendosur asnjëherë në funksion.
    Xhumari nuk iu përgjigj pyetjes në mënyrë të qartë, por tha se “është bërë një vlerësim dhe për vitin 2026 është parashikuar që të hartohen planet për të dy venddepozitimet e mbetjeve”.
    Inceneratori i Elbasanit i kushtoi buxhetit të shtetit 26 milionë euro, ndërsa ai i Fierit rreth 32 milionë euro, ndërsa të dy objektet sot ndodhen nën sekuestro nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, pas zbulimit të një afere korruptive në dhënien e kontratave koncensionare për ndërtimin e tyre.
    Bashkia e Elbasanit pranoi krizën e menaxhimit të mbetjeve, dhe në gusht të këtij viti, kërkoi sërish ndihmën e qeverisë për të ndërtuar një landfill të ri ose për të zgjeruar venddepozitimin ekzistues.
    Incenerimi u mbrojt fort nga kryeministri Edi Rama si një zgjidhje përfundimtare e problemit me plehrat duke dhënë në një hark kohor të pak viteve 3 kontrata koncensionare për ndërtim inceneratorësh në Elbasan, Fier dhe Tiranë.
    Të tre këto objekte janë sot nën sekuestro shtetërore me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), hetimet e së cilës kanë çuar para drejtësisë një dyzinë zyrtarësh shtetërorë me akuzat e korrupsionit, pastrim të parave dhe shpërdorimit të detyrës.
    Pasi shpenzoi një dekadë duke investuar qindra-milionë euro për inceneratorët, qeveria shpalli një reformë të re për menaxhimin e mbetejeve duke iu rikthyer hirearkisë së menaxhimit të mbetjeve me prioritet ndarjen në burim, ripërdorimin, riciklimin dhe kompostimin.
    Në këtë frymë u miratua në Kuvend një nismë ligjore që parashikon kthimin e Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve, AKEM, në një shoqëri aksionere përgjegjëse për menaxhimin fundor të mbetjeve në të gjithë Republikën dhe vendosjen e bashkive në pozitat e klientëve të kësaj shoqërie për depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve.
    Dispozitat ligjore të ligjit të ri i mëshojnë parimit “ndotësi paguan” duke nënkuptuar rritje të tarifave dhe kostove për menaxhimin e mbetjeve, por pa arritur të ofrojnë një faturë transparente financiare se sa realisht do t’u kushtojë taksapaguesve zbatimi i tyre. /BIRN

  • Ish-drejtuesi i Policisë: U grabitën 550 mijë armë në 1997 dhe veç 1/3 e tyre u grumbulluan

    Ish-drejtuesi i Policisë: U grabitën 550 mijë armë në 1997 dhe veç 1/3 e tyre u grumbulluan

    Kronikë E Martë, 25 Nëntor 2025 21:44
    Veli Myftari, ish-drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, thotë se në vitin 1997 u morën 550 mijë armë dhe vetëm 1/3 e tyre janë kthyer. “Në 1997 kanë qenë 3 banda kryesore. Këto lindën si rezultat i veprimeve të gabuara të kohës. U dëmtua sistemi ekonomik, duke i marrë paratë njerëzve me firmat piramidale dhe populli u ngrit. Ju morën Shqipërisë 550 mijë armë të asaj kohe dhe 4 miliardë fishekë.
    U shpërndanë në popull dhe kur mundëm të krijojmë strukturat për t’i grumbulluar këto armë, kemi kthyer vetëm 1/3 e atyre armëve. Të tjerat janë trafikuar. Njerëzit u mësuan me armë nëpër duar. Armët i morën kriminelët, të cilët u përfeksionuan nëpër grupime”, tha Myftari.
    “Në mes të Elbasanit është bërë luftë për 24 orë, sikur të ishim në luftë frontale. Ka pasur raste në Fier, në Shkodër. Kjo është vazhdë e asaj historie që vjen edhe në këto ditë. Ky kontingjent që ka mundësi për të vrarë u shfrytëzua për ngjarjet që po i shikojmë edhe sot”.