Tag: Elbasan

  • Shembje në rrugën e Gjinarit, reshjet e shiut kanë dëmtuar rrugën që të lidh me fshatin turistik në Elbasan

    Shembje në rrugën e Gjinarit, reshjet e shiut kanë dëmtuar rrugën që të lidh me fshatin turistik në Elbasan

    Moti i keq i ditëve të fundit shkaktoi një tjetër shembje në rrugën Elbasan Gjinar pranë fshatit Dërstilë.

    Me gjithë kërkesat e vazhdueshme pranë ARRSH askush nuk është kujtuar për atë që cilësohet zona më e bukur turistike e Elbasanit, pjesë e modelit të zhvillimit “100 fshatrat”.
    Edhe pse shumë të familje të zonës janë kthyer nga emigrimi për të investuar në bujtina duke i besuar premtimeve për zhvillim turistik, Gjinari ka mbetur peng i infrastrukturës së shkatërruar rrugore.
    Një aferë korrupsioni bëri që rruga e inauguruar përgjysmë në vitin 2011 shumë shpejt të shkatërrohej dhe tashmë gjendja është e tillë. Edhe pse vetëm 23 km për të arritur në Gjinar tashmë të duhet më shumë se një orë.
    Sikur të mos mjaftonte puna e dobët, mungesa e kanalizimeve që sollën rrëshqitje në shumë zona dhe abuzimi me fondet, tashmë shfrytëzimi nga mjetet e rënda që punojnë në guroret e zonës po e çojnë drejt degradimit total.

    Top Channel

  • ‘Fshihen’ përmasat e vërteta të lejeve të ndërtimit/ Bashkia e Tiranës jep 252 mijë m² në vetëm 3 muaj

    ‘Fshihen’ përmasat e vërteta të lejeve të ndërtimit/ Bashkia e Tiranës jep 252 mijë m² në vetëm 3 muaj

    Bashkia e Tiranës ka dhënë 250 mijë metra katror leje ndërtimi në tremujorin e tretë të këtij viti.

    Kjo sipërfaqe përbën 71% të totalit të lejeve të dhëna nga Bashkitë në vend për të njëjtën periudhë, sipas të dhënave të publikuara sot nga INSTAT.

    Megjithatë, INSTAT, që publikoi të dhënat njoftoi se botimi i statistikave mbi lejet e ndërtimit mbështetet aktualisht vetëm në të dhënat e siguruara nga bashkitë, të cilat janë autoritetet kryesore për dhënien dhe raportimin e këtyre lejeve.

    Megjithatë, VKM nr. 408, datë 13.5.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, i ndryshuar*, përcakton se në procesin e miratimit të lejeve të ndërtimit përfshihen edhe institucione të tjera përgjegjëse, përveç bashkive.

    Duke qenë se ende nuk ka një raportim të standardizuar dhe të plotë nga të gjitha këto ente pranë INSTAT, të dhënat e publikuara për tremujorin e tretë bazohen vetëm në burimet bashkiake.

    Të dhënat e publikuara në tremujorin e tretë 2025, nuk mund të krahasohen me të dhënat e tremujorit të tretë 2024.

    INSTAT po punon që të gjitha institucionet përgjegjëse të përfshihen në mënyrë të unifikuar në procesin e raportimit statistikor.

    Në tremujorin e tretë 2024, në Tiranë ishin dhënë gjithsej një rekord prej 685 mijë metra katorr për leje ndërtimi.

    Për gjithë vitin 2024, sipërfaqja e dhënë për leje në kryeqytet ishte rreth 1.9 milionë metra katror.

    Gjatë vitet të fundit Këshilli Kombëtar i Territorit që është institucioni kryesor që jep lejet për projektet e mëdha dhe ndërtesat shumëkatëshe ka dhënë leje të shumta, si për qiell gërvishtës në kryeqytet, ashtu dhe resortet turistike në bregdet.

    Këto të dhënat duket se mbahen “sekret” dhe do të duhet kohë që të kuptohet situata reale me ndërtimet në vend.

    Vetëm në mbledhjet e fundit të KKT-së përgjatë këtij viti janë dhënë të paktën 16 lejë ndërtimi për kulla në Tiranë, që janë më të larta sesa 20 kate, që nuk reflektohen në të dhënat e INSTAT./MONITOR

    Lejet

    Sipas INSTAT Në tremujorin e tretë të vitit 2025 janë miratuar 289 leje ndërtimi për ndërtesa të reja.

    Sipërfaqja totale e parashikuar për ndërtimet në këtë tremujor është 350.603 m².

    Vlera e përafërt e projekteve të miratuara (që përfshin si ndërtesat ashtu edhe punimet inxhinierike) arriti në 15,9 miliardë lekë.

    Ndërtimet për banim përbëjnë pjesën më të madhe të lejeve të reja, me 231 leje dhe sipërfaqe ndërtimi 273.190 m².
    Ndërtesat jo-rezidente (si hotele, ndërtesa tregtare dhe industriale) zënë pjesën tjetër me 58 leje ndërtimi dhe 77.413 m² sipërfaqe.
    Qarku i Tiranës mban peshën kryesore me 93 leje ndërtimi të reja dhe sipërfaqe ndërtimi 252.026 m².
    Rritje në vlerën e projekteve ndërtimore u regjistrua në qarqet Elbasan, Kukës dhe Dibër.

  • Abissnet Superiore, java e 13-të luhet më 28 & 29 nëntor

    Abissnet Superiore, java e 13-të luhet më 28 & 29 nëntor

    Java e 13-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet të premten dhe të shtunën. Më 28 nëntor në ora 18:00 do të zhvillohen dy nga ndeshjet e kësaj jave. AF Elbasani pret Partizanin në shtëpi, ndërsa në Shkodër do të luhet sfida Vllaznia – Teuta.
    Sakaq, të shtunën do të luhen tre përballjet e tjera të javës së 13-të. Dinamo City do të luajë në transfertën e Ballshit kundër Bylisit në ora 13:30. Në po të njëjtën orë, Tirana pret Egnatian në “Selman Stërmasi”.
    Sfida përmbyllëse e javës do të luhet në Vlorë mes Flamurtarit dhe Vorës. Ndeshja është programuar të luhet në ora 16:30.
    Abissnet Superiore, java 13
    AF Elbasani – Partizani             28.11.2025 18:00
    Vllaznia – Teuta                             28.11.2025 18:00
    Bylis – Dinamo City                     29.11.2025 13:30
    Tirana – Egnatia                             29.11.2025  13:30
    Flamurtari – FK Vora                   29.11.2025 16:30

  • Koncert i ansamblit “Tirana -Tirona All Stars” në festivalin “Ditët e Nëntorit”

    Koncert i ansamblit “Tirana -Tirona All Stars” në festivalin “Ditët e Nëntorit”

    Nga Blerim Valla

    “Tirana — Tirona All Stars” është një grup këngëtarësh dhe instrumentistësh virtuozë, të jashtëzakonshëm, të njohur për performancat e tyre emocionale që sjellin trashëgiminë e pasur muzikore të Tiranës. Ky ansambël me pikat muzikore të tyre solli shpirtin e Tiranës dhe krejt Shqipërisë së Mesme në Gjakovë!Ansambli “Tirana-Tirona All Stars” përfaqëson muzikën më të mirë tiranase dhe atë popullore të Shqipërisë së Mesme, me një grup artistëshvirtuoz, si veteranë ashtu edhe të rinj që mbajně gjallë këtë traditë muzikore. Duke interpretuar këngë e valle të Shqipërisë së Mesme grupi krijoi një tingull unik që magjepsi publikun me ritmin e tyre dhe energjinë dinamike. Ky koncert me rastin e festivalit “Ditët e Nëntorit” erdhi për publikun e Gjakovës si një aheng i madh tironsë nga ansambli i krijuar para pak vitesh i përbërë nga këngëtarë e instrumentistë të njohur veteranë e të rinj, por që në Gjakovë mungonin të njohurit tashmë – të ndjerët si i madhi Rik Buneci (këngëtar) e Ilir Tafaj (këngëtar). Dhe i gjithë ansambli me një mysafirë violinistin e ri dhe të talentuar nga Gjakova Olsi Gjoshi, i ofruan publikut një koncert të paharruar me muzikën më të mirë të Shqipërisë së Mesme si nga Tirana, Elbasani e Kavajë duke i kënduar të gjitha pika muzikore së bashku me publikun gjakovar njëzëri në kor pasi këto këngë me vite janë të njohura dhe këndohen në qytetin e Gjakovës.“Fajtore” për këtë koncert që do të mbahet gjatë në mend ishte ideatorja dhe producentja e ansamblit “Tirana- Tirona All Stars” Edit Pula.Duhet cekur se albumi i këtij ansambli është punuar me rastin e 100-vjetorit të Tiranës. Albumi “Tirana 100” u zgjodh si Albumi më i mirë i vitit 2021 dhe nē vitin 2022 ishte fitues i Çmimit Songlines BBC World Music Awards në kategorinë BEST GROUP. Në të njëjtën listë me artistë si Dua Lipa & Adele – por në zhanrin e World Music!

    Producentja e ansamblit Edit Pula, me origjinë gjakovare, shumë e emocionuar pas koncertit, pasi falenderoi organizatorët e festivalit – “Fondacionin për Gjakovën” dhe publikun e Gjakovës për mikpritjen e ngrohtë, theksoi se çmimi Best Group në botë në zhanrin e muzikës popullore për dy vite radhazi është një nder i jashtëzakonshëm për grupin, Tiranën dhe Shqipërinë pse jo edhe për Kosovën!

    ObserverKult

    Lexo edhe:

  • FOTO/ Mbytet në përroin e fshatit Mlizë të Elbasanit 39-vjeçari, kush është viktima që u shpall i zhdukur nga familjarët

    FOTO/ Mbytet në përroin e fshatit Mlizë të Elbasanit 39-vjeçari, kush është viktima që u shpall i zhdukur nga familjarët

    Një 39-vjeçar nga fshati Mlizë i Elbasanit është mbytur në përroin që kalon pranë fshatit.

    Ilia Tahiri dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.
    Gjatë gjithë natën kanë vijuar kërkimet për gjetjen e trupit i cili u gjet këtë mëngjes nga ekipet zjarrfikëse dhe ato të emergjencave të Elbasanit.

    “Më datë 26.11.2025, rreth orës 20:00, kanë kallëzuar familjarët e shtetasit I. T., 39 vjeç, se ai është larguar nga banesa dje, rreth orës 13:00.
    Menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle të pandërprera për gjetjen e 39-vjeçarit. Gjatë kontrolleve në fshatin Kryezjarr, u gjet në një përrua, trupi i pajetë i shtetasit I. T.
    Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 39-vjeçari ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur”, njofton policia.

    Top Channel

  • Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

    Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e fshatit Mlizë në Njësinë Administrative Shushicë, Elbasan, ku rreth 40-vjeçari Florian Tahiri ka humbur jetën tragjikisht, pasi u rrëmbye nga rrjedha e përroit që kalon pranë fshatit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa Tahiri dyshohet se po kalonte urën në momentin kur u mor nga prurjet e shtuar të ujit. Pasi ai nuk u kthye në shtëpi në drekë, familjarët dhanë alarmin dhe nisën kërkimet përgjatë shtratit të përroit. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Pamjet e kamerave të disa bizneseve pranë zonës kanë fiksuar momentet kur 40-vjeçari është rrëmbyer nga rrjedha e fuqishme e ujit, duke ndihmuar grupet e kërkimit në përcaktimin e drejtimit të lëvizjes së trupit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Kërkimet kanë vijuar gjatë gjithë natës nga ekipet e zjarrfikësve dhe strukturat e emergjencave civile të Elbasanit. Trupi i pajetë i të ndjerit është gjetur mëngjesin e sotëm, rreth 1 kilometër larg urës ku dyshohet se ndodhi aksidenti.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Dyshohet se Florian Tahiri ka qenë duke kaluar mbi urë në momentin e fatkeqësisë, ndërsa prurjet e mëdha të ujit, të shkaktuara nga reshjet e ditëve të fundit, e kanë rrëmbyer në mënyrë të menjëhershme.

    Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa komuniteti i zonës është tronditur nga humbja e rëndë.

  • Tragjike në Elbasan/ E mori rrjedha e përroit, gjendet i pajetë  trupi i 40-vjeçarit (Emri)

    Tragjike në Elbasan/ E mori rrjedha e përroit, gjendet i pajetë trupi i 40-vjeçarit (Emri)

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Mlizë të Elbasanit, ku një 40 vjeçar ka humbur jetën pasi u rrëmbye nga përroi që kalon pranë zonës. Viktima është identifikuar si Florian Tahiri.
    Pamjet e kamerave të disa bizneseve pranë zonës kanë fiksuar momentet kur 40-vjeçari është rrëmbyer nga rrjedha e fuqishme e ujit, duke ndihmuar grupet e kërkimit në përcaktimin e drejtimit të lëvizjes së trupit.
    Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se i riu ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin kur ra në ujërat e përroit. Familjarët dhe banorët kanë njoftuar autoritetet menjëherë, ndërsa gjatë gjithë natës kanë vijuar kërkimet për gjetjen e tij.
    Ekipet zjarrfikëse dhe ato të emergjencave civile të Elbasanit, pas orësh të tëra kërkimesh intensive, arritën të gjejnë trupin e pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
     

  • E rëndë në Elbasan, 35-vjeçari mbytet në përrua, trupi gjendet pas disa orësh kërkime

    E rëndë në Elbasan, 35-vjeçari mbytet në përrua, trupi gjendet pas disa orësh kërkime

    Një 35-vjeçar ka humbur jetën pasi u mbyt në përroin e fshatit Mlizë në Elbasan. Viktima është identifikuar si Florian Tahiri.
    Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se i riu ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin kur ra në ujërat e përroit.
    Familjarët dhe banorët kanë njoftuar autoritetet menjëherë, ndërsa gjatë gjithë natës kanë vijuar kërkimet për gjetjen e tij.
    Ekipet zjarrfikëse dhe ato të emergjencave civile të Elbasanit, pas orësh të tëra kërkimesh intensive, arritën të gjejnë trupin e pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

  • E rëndë/ Mbytet në përroin e fshatit, trupi i pajetë i 35-vjeçarit, gjendet pas disa orësh kërkime (EMRI)

    E rëndë/ Mbytet në përroin e fshatit, trupi i pajetë i 35-vjeçarit, gjendet pas disa orësh kërkime (EMRI)

    Një 35-vjeçar nga fshati Mlizë i Elbasanit është mbytur në përroin që kalon pranë fshatit.
    Florian Tahiri dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.
    Gjatë gjithë natën kanë vijuar kërkimet për gjetjen e trupit i cili u gjet këtë mëngjes nga ekipet zjarrfikëse dhe ato të emergjencave të Elbasanit.

  • Mbytet në përroin e fshatit Mlizë të Elbasanit 35-vjeçari, gjendet pas disa orësh trupi i pajetë

    Mbytet në përroin e fshatit Mlizë të Elbasanit 35-vjeçari, gjendet pas disa orësh trupi i pajetë

    Një 35-vjeçar nga fshati Mlizë i Elbasanit është mbytur në përroin që kalon pranë fshatit.

     
    Florian Tahiri dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.
    Gjatë gjithë natën kanë vijuar kërkimet për gjetjen e trupit i cili u gjet këtë mëngjes nga ekipet zjarrfikëse dhe ato të emergjencave të Elbasanit.

    Top Channel