Tag: Elbasan

  • Manipulonin numrin e matrikujve për përfitime personale, Gjykata e Korçës pezullon nga detyra inspektorët e AZHBR-së

    Manipulonin numrin e matrikujve për përfitime personale, Gjykata e Korçës pezullon nga detyra inspektorët e AZHBR-së

    Korrupsioni në Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) vijon të ngrejë shqetësime serioze duke abuzuar me fondet që qeveria shqiptare kanë vënë në funksionin të fermerëve të ndershëm.

    Kësaj here 6 inspektorë të AZHBR-së dhe drejtorisë së bujqësisë kanë abuzuar me fondet e Skemës Kombëtare, për këtë arsye togat e zeza të Gjykatës së Rrethit Korçë, kanë pezulluar nga detyra punonjësit e këtyre dy drejtorive. Pas denoncimeve të fermerëve drejtoria e policisë së bashku me prokurorinë e Korçës nisën hetimet.
    Top Channel mëson se inspektorët e terrenit para se të shpallnin fitues fermerin, në mënyrë artificiale rrisin numrin e matrikujve të gjësë se gjallë, ku paratë e matrikujve pa kafshë i përfitonin vetë inspektorët e terrenit që bëjnë verifikime në ferma.
    Konkretiksht tre prej të pezulluarve, Alfred Bakalli, Andrea Miha dhe Julian Zgura, kishin si detyrë verifikonin të numrit e krerëve të gjësë së gjallë në terren, më pas bëheshe likujdimi i fermerëve nëpërmjet Skemës Kombëtare në llogarinë bankare të fermerit, buxhet ky që shpërndahet nga drejtoria e përgjithshme e AZHBR, që si titullarë mban Ardita Kuçin.
    Ndërkohë, masë pezullimi është dhënë edhe për punonjësit:
    Entela Gjata, punonjëse e degës së AZHBR Pogradec, Ermal Ibri, veteriner i AKVMB, Dritan Cela, veteriner i AKVMB Elbasan.Përveç pezullimit, Prokuroria u ka caktuar të dyshuarve edhe masën e detyrimit për t’u paraqitur pranë organit të akuzës deri në marrjen e një vendimi përfundimtar. Kjo nuk është hera e parë që drejtoria e AZHBR përfshihet në skandale korrupsioni, ku paratë e njerëzve të tokës shkojnë tek personat që janë larg bujqësisë, por afër me drejtuesit.

    Top Channel

  • Gjykata pezullon nga detyra inspektorët e AZHBR, për përfitime personale manipulonin numrin e matrikujve

    Gjykata pezullon nga detyra inspektorët e AZHBR, për përfitime personale manipulonin numrin e matrikujve

    Korrupsioni në Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) vijon të ngrejë shqetësime serioze duke abuzuar me fondet që qeveria shqiptare kanë vënë në funksionin të fermerëve të ndershëm. 

    Kësaj here 6 inspektorë të AZHBR-së dhe drejtorisë së bujqësisë kanë abuzuar me fondet e Skemës Kombëtare, për këtë arsye togat e zeza të Gjykatës së Rrethit Korçë, kanë pezulluar nga detyra punonjësit e këtyre dy drejtorive. Pas denoncimeve të fermerëve drejtoria e policisë së bashku me prokurorinë e Korçës nisën hetimet. 

    Top Channel mëson se inspektorët e terrenit para se të shpallnin fitues fermerin, në mënyrë artificiale rrisin numrin e matrikujve të gjësë se gjallë, ku paratë e matrikujve pa kafshë i përfitonin vetë inspektorët e terrenit që bëjnë verifikime në ferma. 

    Konkretiksht tre prej të pezulluarve, Alfred Bakalli, Andrea Miha dhe Julian Zgura, kishin si detyrë verifikonin të numrit e krerëve të gjësë së gjallë në terren, më pas bëheshe likujdimi i fermerëve nëpërmjet Skemës Kombëtare në llogarinë bankare të fermerit, buxhet ky që shpërndahet nga drejtoria e përgjithshme e AZHBR, që si titullarë mban Ardita Kuçin. 

    Ndërkohë, masë pezullimi është dhënë edhe për punonjësit: 

    Entela Gjata, punonjëse e degës së AZHBR Pogradec, Ermal Ibri, veteriner i AKVMB, Dritan Cela, veteriner i AKVMB Elbasan.
    Përveç pezullimit, Prokuroria u ka caktuar të dyshuarve edhe masën e detyrimit për t’u paraqitur pranë organit të akuzës deri në marrjen e një vendimi përfundimtar. Kjo nuk është hera e parë që drejtoria e AZHBR përfshihet në skandale korrupsioni, ku paratë e njerëzve të tokës shkojnë tek personat që janë larg bujqësisë, por afër me drejtuesit. 

  • Hapen aplikimet për kursin UEFA B, FSHF jep njoftimin e rëndësishëm

    Hapen aplikimet për kursin UEFA B, FSHF jep njoftimin e rëndësishëm

    Federata e Futbollit do të organizojë edicionin e radhës të kursit për trajnerë të nivelit UEFA B në qytetin e Elbasanit. Kursi do të startojë më 5 janar 2026 dhe do të zhvillohet sipas periudhave të mëposhtme: 05-09 janar, 23-27 shkurt, 02-06 mars dhe 16-20 mars.
    Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim:* Diploma e Shkollës së Mesme* Licenca UEFA C, minimalisht aktive në 6 muajt e fundit (si trajner ose zv.trajner me vërtetim përkatës). Ky kriter nuk zbatohet për ish-lojtarët me mbi 7 vite eksperiencë si profesionistë* Vërtetim për aktivitetin aktual (nga ekipi përkatës)* Fotokopje e ID-së ose pasaportës* Raport mjeko-ligjor* Numër kontakti dhe CV
    Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentacionin së bashku me formularin e pikëzimit në mënyrë elektronike në adresën: [email protected], si edhe me postë të zakonshme me konfirmim marrjeje në adresën: Rr. Liman Kaba, Nd. 5, Hyrja 1, Njësia Administrative 5, Kodi Postar 1019, Tiranë, ose ta dorëzojnë fizikisht pranë Sekretarisë në të njëjtën adresë.
    Afati i fundit për paraqitjen e dokumentacionit është 12 dhjetor 2025. Aplikimet që mbërrijnë pas kësaj date nuk do të pranohen.
    Për çdo informacion shtesë mbi renditjen, aspektet logjistike ose organizative të kursit, mund të kontaktoni Sekretarinë e Shkollës në adresën e emailit: [email protected].

  • Java e 13-të në ditë feste, dy kryesueset pritës, Tirana e ‘çorientuar’ kërkon lavdi me kampionët

    Java e 13-të në ditë feste, dy kryesueset pritës, Tirana e ‘çorientuar’ kërkon lavdi me kampionët

    Akti i 13-të Abissnet Superiore luhet në ditë feste. Nesër 28 nëntor, Dita e Pavarësisë, dy takimet; Elbasani- Partizani dhe Vllaznia- Teuta. Praktikisht dy skuadrat e kreut presin në shtëpi respektivisht vendet 7-të dhe 5-të.

    Të shtunën tre përballjet e tjera me Tiranën që takohet me Egnatian në Selman Stërmasi’, Bylis i cili pret në “Adush Muça’ Dinamo Sitin dhe pak më vonë (16:30) mbyll në Vlorë, Flamurtari- Vora.

    Të premten:

    18:00

    AF Elbasani- Partizani

    Vllaznia- Teuta

    E shtunë 28 nëntor 2025

    Tirana- Egnatia 13:30 (në “Selman Stërmasi”)

    Bylis- Dinamo Siti

    Flamurtari- Vora 16:30/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Ndërhyri në sistemin e gjobave, AMP pezullon nga detyra policin në Elbasan

    Ndërhyri në sistemin e gjobave, AMP pezullon nga detyra policin në Elbasan

     Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

    ELBASAN- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra punonjësin e policisë E. Sh., me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit. Punonjësi i policisë, me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Elbasan, akuzohet për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”. Nga hetimet ka rezultuar se efektivi ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemin elektronik të gjobave “E-GJOBA”, me qëllim kërkimin e të dhënave të mjeteve për llogari të personave të tretë.
    “Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar Urdhrin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë Inspektor E.Sh., me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.
    Ekzekutimi i masës së sigurisë u bë i mundur pasi nga hetimet e zhvilluara me metoda speciale të hetimit, ka rezultuar se punonjësi i policisë duke vepruar në mospërmbushje të rregullt të detyrës, ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemin elektronik të gjobave “E-GJOBA”, me qëllim kërkimin e të dhënave të mjeteve për llogari të personave të tretë”, thuhet në njoftimin e AMP./ZËRI

  • Toka për 1 euro, qeveria miraton 28 zona të reja me përparësi zhvillimi

    Toka për 1 euro, qeveria miraton 28 zona të reja me përparësi zhvillimi

    Qeveria ”Rama 4” ka miratuar 28 zona të reja me përparësi zhvillimi në bashkitë Shkodër, Mat dhe Shijak. Çdo individ që ka në përdorim një tokë prej më shumë se 10 vitesh, ka një plan biznesi dhe kërkon të investojë në këto zona, mund të përfitojë blerjen e tokës me një vlerë simbolike prej 1 euro.
    Konkretisht, referuar vendimit të qeverisë, 3 zonat e përcaktuara në Bashkinë Mat, janë zona e liqeneve të Gërmanit, fshati Selixë, zona ish-Vila e Zogut, fshati Selixë, zona e kurorës së fshatit Selixë; pjesë e njësisë administrative Komsi, më një total prej 620 ha tokë.

    Në bashkinë Shijak, janë përcaktuar 20 zona me përparësi zhvillimi, siç janë njësia administrative Maminas, zona Rubjek; rezervuari Rubjek 1 dhe 2; njësia administrative Maminas, zona Karrec; rezervuari i Karrecit, njësia administrative Maminas, zona Metallë; rezervuari i Metallës dhe Karpenit; njësia administrative Gjepalaj, zonat Shetël dhe Likesh; rezervuari i Callikës; njësia administrative Gjepalaj, zona Çizmeli, njësia administrative Gjepalaj, zona Kënetë, rezervuari i Shtrazës, njësia administrative Gjepalaj, zona Gjepalaj, rezervuari i Terzies. Në total 302 hektarë në dispozicion për t’u investuar.

    Në bashkinë Shkodër, është përcaktuar njësia administrative Shalë, fshati Theth; njësia administrative Shalë; fshati Nderlysaj, njësia administrative Guri i Zi, fshati Rragam; njësia administrative Guri i Zi, fshati Sheld; njësia administrative Guri i Zi, fshatrat Mazrek – Shpor. Në total, në këtë bashki janë 4420 hektar, që janë të gatshme për investim në këtë bashki. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë ato të zhvillimit ekonomik; industriale dhe turistike. Në fillim të muajit qeveria shpalli zonat e para me përparësi zhvillimi në Elbasan, Belsh, Përmet dhe Skrapar, në kuadër të “Paketës së Maleve”.

  • Ndërhyri në sistemin e gjobave, AMP pezullon nga detyra efektivin e Elbasanit

    Ndërhyri në sistemin e gjobave, AMP pezullon nga detyra efektivin e Elbasanit

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), ka pezulluar nga detyra punonjësin e policisë, E. Sh., me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”,
    Sipas AMP, nga hetimet është konstatuar se E.SH, ka vepruar në mospërputhje me detyrën dhe ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemin elektronik të gjobave “E-GJOBA”, me qëllim kërkimin e të dhënave të mjeteve për llogari të personave të tretë.
    “Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar Urdhrin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë Inspektor E.Sh., me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.
    Ekzekutimi i masës së sigurisë u bë i mundur pasi nga hetimet e zhvilluara me metoda speciale të hetimit, ka rezultuar se punonjësi i policisë duke vepruar në mospërmbushje të rregullt të detyrës, ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemin elektronik të gjobave “E-GJOBA”, me qëllim kërkimin e të dhënave të mjeteve për llogari të personave të tretë”, thuhet në njoftimin e AMP.

  • Lëvizje e re në PD? Takimi “i fshehtë” nga më të votuarit e partisë, nga Salianji te Alimehmeti…(DETAJET)

    Lëvizje e re në PD? Takimi “i fshehtë” nga më të votuarit e partisë, nga Salianji te Alimehmeti…(DETAJET)

    foto ilustrim: pd-ilir alimehmeti-ervin salianji

    TIRANË- Një takim i rëndësishëm, jashtë syve të medias, është zhvilluar sot mes disa prej emrave më të votuar në listën e hapur apo primaret e PD-së, në ambientet e një hoteli privat në kryeqytet. Bëhet fjalë për ish-deputetë dhe drejtues të lartë të Partisë Demokratike, emra të cilët janë renditur si ndër më të votuarit në zgjedhjet e 11 Majit dhe në primaret e kësaj force politike. Mësohet se në takimin që zgjati rreth 3 orë, ‘më të votuarit’ kanë diskutuar për të ardhmen e partisë më të madhe të opozitës.
    Burime bëjnë me dije se në takim ishin të pranishëm: Ish-drejtuesi politik i Kavajës Ervin Salianji, Ilir Alimehmeti që ishte i dyti më i votuari i PD-së në qarkun e  Tiranës, Hysen Kadiu që rezultati e nxorri të parin e më të votuar në Primaret e Tiranës e u la jashtë listave, Aulon Kalaja më i votuari në listën e hapur Durrës, Gent Cela më i votuari në Qarku Fier, Qani Xhafa i Elbasanit, Ted Kopliku më i votuari Qarku Shkodër, Xhemal Gjunkshi Qarku Dibër, Alma Kore më e votuara Qarku Gjirokastër, Parid Mahmutaj më i votuari Qarku Berat, Nada Daullja Qarku Vlorë dhe një sërë kandidatësh të votuar dhe fitues
    Sipas burimeve, mësohet se qëllimi kryesor ishte dëgjimi i mendimeve dhe eksperiencës së fituesve për të nxjerrë zgjidhjet më të mira për PD-në, dhe nevoja e një aksioni brenda partisë pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit. Diskutimet kishin në fokus rikthimin e ‘ADN-së’ fituese të partisë, promovimin e meritokracisë, hapjen e strukturave dhe forcimin e besimit qytetar.
    “Rikthimi te ADN-ja fituese, meritokracia, hapja dhe besimi qytetar janë shtyllat mbi të cilat duhet të ndërtojmë të ardhmen e partisë,” thanë burimet nga takimi.
    Megjithatë, nuk është e qartë nëse takimi ka për qëllim krijimin e një fraksioni brenda PD-së, ndërsa deri më tani nuk asnjë reagim qoftë edhe nga pjesëmarrësit e takimit të sotëm./ZËRI

  • Ndërhyri në sistemin e gjobave, AMP pezullon policin në Elbasan 

    Ndërhyri në sistemin e gjobave, AMP pezullon policin në Elbasan 

    AMP ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për një punonjës të Policisë së Elbasanit.
    Masa është vendosur ndaj inspektorit E.Sh., me detyrë në Shërbimin e Trafikut Urban dhe Interurban, i cili ka shpërdoruar detyrën.
    Sipas AMP-së, gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se punonjësi i policisë ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemin elektronik të gjobave “E-GJOBA”, duke kërkuar të dhëna për mjetet rrugore në interes të personave të tretë, në kundërshtim me detyrën dhe rregullat e brendshme të shërbimit

  • Cilat janë 28 zonat e reja prioritare të zhvillimit? Përcaktohen fshatrat ku i hapet rrugë investimeve

    Cilat janë 28 zonat e reja prioritare të zhvillimit? Përcaktohen fshatrat ku i hapet rrugë investimeve

    Qeveria ka miratuar 28 zona të reja me përparësi zhvillimi në bashkitë Shkodër, Mat dhe Shijak. Çdo individ që ka në përdorim një tokë prej më shumë se 10 vitesh, ka një plan biznesi dhe kërkon të investojë në këto zona, mund të përfitojë blerjen e tokës me një vlerë simbolike prej 1 euro.
    Konkretisht, referuar vendimit të qeverisë, 3 zonat e përcaktuara në Bashkinë Mat, janë zona e liqeneve të Gërmanit, fshati Selixë, zona ish-Vila e Zogut, fshati Selixë, zona e kurorës së fshatit Selixë; pjesë e njësisë administrative Komsi,  më një total prej 620 ha tokë.
    Në bashkinë Shijak, janë përcaktuar 20 zona me përparësi zhvillimi, siç janë njësia administrative Maminas, zona Rubjek; rezervuari Rubjek 1 dhe 2;  njësia administrative Maminas, zona Karrec; rezervuari i Karrecit, njësia administrative Maminas, zona Metallë; rezervuari i Metallës dhe Karpenit; njësia administrative Gjepalaj, zonat Shetël dhe Likesh;  rezervuari i Callikës; njësia administrative Gjepalaj, zona Çizmeli, njësia administrative Gjepalaj, zona Kënetë, rezervuari i Shtrazës, njësia administrative Gjepalaj, zona Gjepalaj, rezervuari i Terzies.  Në total 302 hektarë në dispozicion për t’u investuar.
    Në bashkinë Shkodër, është përcaktuar njësia administrative Shalë, fshati Theth; njësia administrative Shalë;  fshati Nderlysaj, njësia administrative Guri i Zi, fshati Rragam; njësia administrative Guri i Zi, fshati Sheld; njësia administrative Guri i Zi, fshatrat Mazrek – Shpor.  Në total, në këtë bashki janë 4420 hektar, që janë të gatshme për investim në këtë bashki.
    Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë ato të zhvillimit ekonomik; industriale dhe turistike.
    Ndërkohë në fillim të muajit qeveria shpalli zonat e para me përparësi zhvillimi në Elbasan, Belsh, Përmet dhe Skrapar, në kuadër të “Paketës së Maleve”.