Tag: Elbasan

  • Ceremonia e flamurit në Tiranë, festime edhe në qytete të tjera me rastin e 28 nëntorit

    Ceremonia e flamurit në Tiranë, festime edhe në qytete të tjera me rastin e 28 nëntorit

    Shqipëria është veshur me atmosferën e festave kombëtare, teksa qytetarët kanë marrë pjesë në aktivitetet e organizuara nga Bashkitë.
    Në kryeqytet, u zhvillua ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit me rastin e 28 Nëntorit.
    “Është një kujtesë, mbi çfarë kemi qenë, kush jemi dhe kush duam të jemi. Shqiptarët në çdo brez kanë ditur të ngrihen për lirinë, për dinjitetin dhe për të ardhmen. Prandaj, sot ndërsa ndërtojmë Shqipërinë moderne, evropiane, të hapur, 28 nëntori nuk është një përkujtim por është një premtim se rrugëtimi vijon dhe do e çojmë përpara me të njëjtën kurajo që kemi ndriçuar historinë tonë”, tha kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë Anuena Ristani.

    Kryeqyteti feston 28-29 Nëntorin me një kalendar të gjerë aktivitetesh duke i shndërruar në një qendër të madhe festive. Për dy ditë në radhë qytetarët janë me akses falas në institucionet kulturore dhe në aktivitetet e tjera publike.
    Në Shkodër disa qytetarë kanë zgjedhur t’ju bashkohen festime në një mënyrë krejt të veçantë duke parakaluar me kuaj e të veshur me kostume tradicionale.
    Edhe ne Elbasan është përkujtuar 113 vjetori i pavarësisë. Qytetare edhe drejtues te pushtetit lokal bënë homazhe në nderim të patriotëve.
    Në Lezhë festimet nisën me ceremoninë e ngritjes së flamurit pranë Obeliskut të Pavarësisë.
    Edhe në Korçë është përkujtuar Shpallja e Pavarësisë. Në ceremoninë zyrtare, banda e qytetit ekzekutoi Himnin e Flamurit.
    Me rastin e kësaj dite, Mitropolia e Korçës mbajti dhoksologjinë e bekimit të flamurit, sipas traditës së Fan Nolit. Në meshën e posaçme, Mitropoliti Anastas bekoi flamurin dhe gjithë ata që dhanë kontributin e tyre për fenë dhe atdheun. Festime dhe aktivitete u mbajtën edhe në qytete tjera të vendit./vizionplus.tv

  • VIDEO-Burri i helmoi prindërit me valium dhe i grabiti/ Gruaja kërkon divorcin live në emision

    VIDEO-Burri i helmoi prindërit me valium dhe i grabiti/ Gruaja kërkon divorcin live në emision

    Historia e pazakontë nga Lirbazhdi, ku një 36-vjeçar, u arrestua pasi dyshohet se iu dha valium prindërve të bashkëshortes së tij dhe më pas u vodhi një shumë parash, është transmetuar sot në emisionin “Me zemër të hapur”, të autores dhe moderatores Evis Ahmeti.
    Hetimet kanë nxjerrë se Ismail Kllogjri dyshohet se u dha prindërve të bashkëshortes një dozë të lartë të medikamentit qetësues, gjë që çoi në gjendjen e tyre të rëndë dhe më pas në vjedhjen e parave dhe celularit. Ndërkohë, gruaja e tij, vajza e të moshuarve, tregoi se si e kishte mësuar lajmin tronditës. Ajo tha për emisionin se burri e kishte gënjyer dhe se nuk e kishte pranuar akuzën.
    “Më njoftoi vëllai në telefon se prindërit ishin keq. Një ditë para se të ndodhte ngjarja, e kisha mamin për ditëlindjen e djalit. Më pas iku ditën tjetër. Por kur iku në shtëpi, telefonin e kishte fikur. Mami erdhi në mëngjes, dhe më pas e përcolli ai te furgoni. Mami nuk e kujton se çfarë bisede kanë bërë. Mami nuk kishte telefon, se ishte fikur. Ai u kthye pas pune ditën tjetër. Nuk kuptova asgjë. Në darkë kisha dhe nipin dhe mirë kaluam. Në mëngjes më thotë do iki në punë. Kur erdhi në orën 16:00 na puna, solli ca ushqime dhe më tha mora 25 mijë lekë në punë. Nuk e di se të kujt ishin lekët. Solli ushqimet dhe doli për kafe. Isha vetëm me fëmijët kur mora vesh lajmin. E lajmërova në telefon dhe erdhi direkt, më tha; si ka mundësi. Gjeti taksi dhe shkuam në Elbasan. Babi nuk përmendjen fare. Doktorët tentonin ta përmendnin. Mami hapi pak sytë. Vetëm mua më shikonte. Më tha mami; ishte Ismaili rroi babin. I thash burrit që; nëse ti ke punë në këtë çështje, harroi fëmijët dhe mua. Nuk e pranoi atë natë ai. Nuk e pranoi. U zumë u bëmë. Erdhi me mua prapë në Tiranë. Nuk u afrua te spitali se kishte frikën e vëllait tim se vëllai më thoshte që; e ka bërë ai. Mami e tha disa herë këtë gjë, që e bëri burri. Mami im flet, por mezi ecën. Babi nuk ngrihet fare nga krevati. Kjo gjë e dëmtoi, rri ulur. Babi vuan nga tensioni, nga skleroza. Para dy vitesh, vëllai im rrëmbeu për grua motrën e Ismailit, por ajo nuk është mirë mendërisht. Dhe këtu Ismaili shkoi e dëmtoi, e dhunoi, sa vëllai im përfundoi te Trauma. Ismaili u dënua me arrest shtëpie. Nusja e vëllait tim nuk flet me të vëllanë, pra motra e Ismailit. Shyqyr që erdhën ata nga Greqia, se nuk do të kishin shpëtuar.”, tha ajo.

  • E rrallë/ Me emër dhe mbiemër, Komisioni i Disiplinës pezullon tifozin: I ndalohet hyrja në çdo stadium të Shqipërisë

    E rrallë/ Me emër dhe mbiemër, Komisioni i Disiplinës pezullon tifozin: I ndalohet hyrja në çdo stadium të Shqipërisë

    Artur Xhemal Alibashi, një tifoz futbolli nuk do mundet të futet në asnjë stadium të Shqipërisë. Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dënuar tifozin për një afat të pacaktuar, kjo pasi u konstatua se shkaktoi dhunë gjatë ndeshjes Partizani – Vllaznia.
    “Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen e kampionatit “Abissnet Superiore” FK Partizani-KF Vllaznia të zhvilluar më datë 23.11.2025 ora 16:30 në Kompleksin Partizani, ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2017 “Për Sportin” si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar në nenin 59 e vijues të KDE,
    VENDOSI:
     1. Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe shtetasit Artur Xhemal Alibashi.
    2. Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.
    3. Një kopje e këtij vendimi t’i përcillet Policisë së Shtetit”, thuhet në vendim.
    Ndërkohë, klubi i Partizanit është dënuar me 50 mijë lekë gjobë për sjelljen e tifozëve në ndeshjen e fundit kundër Vllaznisë. Bie në sy se zyrtari i AF Elbasanit, Elton Guranjaku, për kërcënim të zyrtarëve të ndeshjes është pezulluar me dhjetë ndeshje. Pezullim edhe për Kleo Laskën, zyrtarin e Laçit. Pezullime edhe në ligat më të ulëta.
    Vendimet e plota:

    FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
    Zyrtari i AF Elbasani, Elton Guranjaku, për kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.
    Zyrtari i KF Laçi, Kleo Laska, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
    AF Luftëtari, për mos respektimin e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë zhvillimit të ndeshjes, në bazë të neneve 8/1 dhe 13/2/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
    Zyrtari i KF Naftëtari, Eldison Kapo, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
    Zyrtari i KF Gramshi, Andrit Bici, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
    Lojtari i Adriatiku, Ernest Gjoka, për sulm ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
    Lojtari i KF Vora U-18, Ergi Lushaj, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
    Zyrtari i KF Skënderbeu U-18, Entjel Bilo, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
    Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Vllaznia, Edi Martini, për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit, bazuar në nenin 75 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.
    Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Maliqi, Enrik Agolli, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

    Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

  • “Shqipëria e Madhe” në dru, punimi i veçantë në ditën e Flamurit frymëzuar nga filmi “Skënderbeu”

    “Shqipëria e Madhe” në dru, punimi i veçantë në ditën e Flamurit frymëzuar nga filmi “Skënderbeu”

    Ergit Guda ka studiuar pikturë dhe është i apasionuar gjithashtu pas punimeve të drurit.

    Mjaftoi një segment i filmit “Skëndërbeu” që artistin nga Elbasani ta frymëzonte të krijonte këtë tavolinë, hartë e Shqipërisë së Madhe ndërsa të gjitha detajet tregojnë historinë tonë kombëtare.
    “Nuk kam devijuar fare nga pjesa e historisë së Shqipërisë, jam brenda kornizës. Shqipëria e madhe sepse kjo hartë duhet të ishte realiteti. Kjo hartë duhet të ekzistonte gjithmonë”, shprehet Ergit Guda, artist.
    Ju deshën tre muaj punë dhe disa herë të rishihte filmin “Skëndërbeu” për të krijuar edhe detajet më të vogla që artistin e mbushin me krenari e dashuri për Shqipërinë.
    “Kjo shpatë më ka frymëzuar më shumë nga të gjithë gjërat që ka kjo tavolinë, shpata ka shumë rëndësi për mua sepse këtë shpatë Skëndërbeut ja ka dhuruar Sulltan Murati II dhe Skëndërbeu po me këtë shpatë ka korr shumë beteja. Po me shpatën që i dha turku. Skdërbeu ka pas edhe një shpatë të drejtë, por kjo është shpata që i dha turku, është tek varri në Lezhë bashkë me përkrenaren.
    Edhe portretin e kam pikturuar me bojëra vaji, pastaj dalim tek Ismail Qemali. Më poshtë është pistoleta e Isa Boletinit dhe jeleku i shqiptarëve po nga Isa Boletini.
    Kemi flamurin shqiptar, plisin që shqiptarët nuk e kanë heq kurrë. Dhe Ballist Morina që na solli fjalën Autochthonus që ne e meritojmë”, shton artisti Guda.
    Artisti thotë se kjo tavolinë do të qëndrojë në studion e tij për ti kujtuar gjithmonë se guri i rëndë qëndron në vend të vet.
    “Zemra më fort tek Shqipëria. Tek Shqipëria, ku do rrahë tjetër”, përfundoi Ergit Guda.
     
    Top Channel

  • 296 familje në Elbasan përfitojnë subvencionim qiraje për vitin 2026

    296 familje në Elbasan përfitojnë subvencionim qiraje për vitin 2026

    Kronikë E Premte, 28 Nëntor 2025 11:46
    Këshilli Bashkiak miratoi listën emërore të familjeve që do të përfitojnë subvencionim qiraje, për vitin 2026 në Bashkinë e Elbasanit.
    Bashkia Elbasan ka aplikuar pranë Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për përfitimin e këtij fondi, i cili do të shërbejë si subvencion qiraje për familjet që përfitojnë nga programet sociale të strehimit.

    Nga 346 aplikime të paraqitura, 296 familje plotësuan kriteret ligjore të parashikuara në ligjin “Për Strehim Social” dhe aktet nënligjore janë përfshirë në listën përfituese, hartuar nga Komisioni i Strehimit.

    Në përparësi kanë qenë kategoritë sociale më në nevojë, si, individët me status jetimi, personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit, viktimat e dhunës në familje, familjet rome dhe egjiptiane, prindërit e vetëm me fëmijë në ngarkim, etj.

    Bashkia Elbasan thekson se ky proces është zhvilluar në mënyrë transparente duke garantuar që fondi i subvencionimit të qirasë për vitin 2026 të shkojë tek familjet me të ardhura të pamjaftueshme dhe në nevojë për strehim të sigurt.
    Bashkia Elbasan konfirmon edhe një herë se mbetet një bashki sociale, e orientuar drejt mbështetjes së familjeve me të ardhura të ulëta dhe grupeve më vulnerabël. Përmes programeve të tilla të strehimit social, synohet garantimi i një strehimi të sigurt dhe dinjitoz për çdo familje në nevojë. LK

  • Takimi që trazoi ujërat në PD, Bardhi: Kafe mes kolegësh! Salianji: Hierarkinë ta caktojë vota, jo hiletë

    Takimi që trazoi ujërat në PD, Bardhi: Kafe mes kolegësh! Salianji: Hierarkinë ta caktojë vota, jo hiletë

    ervin salianji dhe gazment bardhi

    TIRANË- Një takim jozyrtar i ndërmarrë ditën e djeshme nga një grup eksponentësh në Partinë Demokratike ka trazuar ujërat brenda kësaj force politike. Takimi i organizuar nga Ervin Salianji, i cili nuk e ka fshehur ambicien për të qenë në krye të PD, është tentuar që të sfumohet nga kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi. Ky i fundit, i ftuar në Opinion, u shpreh se takimi nuk tregon domosdoshmërisht një lëvizje të re brenda PD, dhe nëse një gjë e tillë do të ndodhte, vetë Salianji do ta pranonte një gjë të tillë publikisht, duke ia njohur kurajon e tij politike.
    “Unë besoj që kemi ardhur për bisedë serioze, jo për të komentuar kafet që kolegët janë në lirshmërinë e tyre për të pirë”, u shpreh fillimisht Bardhi.
    “Unë dua ta shoh si kontribut se si ta bëjmë PD-në më të mirë. Në momentin që transmetohet kështu si lëvizje e re e PD-së apo si riformatim, kështu hapën edicionet mediat ndërkohë që çështja për Ballukun u shty. Nëse ka një gjë për të thënë, del e thotë! Nëse ka një lëvizje të re, Salianji të jeni të sigurt do vinte në studio për ta shpallur”, vijoi Bardhi. 
    Ndërkohë që vetë Salianji, në një reagim për Blendi Fevziun, la të kuptohet se Partia Demokratike ka nevojë për një analizim të situatës në të cilën ndodhet sot. Salianji u shprej në mesazh se duhet të jetë vota dhe mbështetja e qytetarëve ajo që përcakton hirearkinë në PD dhe jo mekanizmat hileqare.
    “Nuk besoj se ta sqaroj dot vetem me nje sms. Por do vij tek ju dhe do flas, takimi dhe takimet une i bej perhere se ne politike vota percakton hierarkine dhe peshen dhe cdo mekanizem tjeter hileqar nuk rrit dot. Partia Demokratike ka nevoje per riperteritje dhe vleresim te merites, keto i kam thene ne studion tuaj dhe kudo. Fakti qe takimi i individeve me te votuar ben lajm tregon urine e qytetareve dhe demokrateve per vleresim dhe analize reale te problemeve qe kemi ne. Une degjoj cdo demokrat dhe jo më demokrate qe te gjithe qe ishim ne kafe kane mbledhur me shume se 200.000 vota per PD. Shkurt te shkrova se dhe tani une prape me demokrate jam. Të pershendes nga Durresi me dy kryetaret e fundit te zgjedhur me vote ne degen Durres, dy nenkryetaret, sekretarin dhe sekretarin organizativ. Ju pershendes!”, shkruante Salianji në mesazhin e tij.
    Nga ana tjetër dhe një prej pjesëmarrësve të tjerë në këtë takim, Ilir Alimehmeti u shpreh se në pranverë përfundon mandati i Berishës në krye të PD, dhe pas kësaj duhet një process rinovimi brenda partisë.
    “Pranverën që vjen mbarojë të gjitha mandatet. Do ketë votimet të brendshme. Do ketë mundësi të riorganizohet PD, sepse kush e ka vizionin më të mirë politik kupton çfarë duhet të bëjë.
    Ne kërkojmë dhe duam atë që do çdo opozitar, partia të forcohet.. të jetë shpresë fitore në zgjedhjet e ardhshme. Këtë do opozita dhe shumë shqiptarë që nuk votojnë PD por janë të lodhur nga qeverisa. Nuk shkohet dot me një kërcim por ka një zinxhir përfaqësimesh.
    Në fund fare ne përfaqësojmë njerëz që na kanë votuar dhe duhet të përçojmë fjalën e tyre. Mbeten metodat mes miqsh por nuk është organizmin që optimizon situatën. Shqetësimi mbetet bazë, si ne shkojmë në mënyrë të suksesshme në zgjedhjet e ardhshme, të jemi të sigurt jo me pikëpyetje. Nuk e konceptojë dot garën politike pa e parë kundërshtarin përballë”, u shpreh Alihemeti.
    Takimi që trazoi ujërat
    Një takim i rëndësishëm, jashtë syve të medias, u zhvillua mes disa prej emrave më të votuar në listën e hapur apo primaret e PD-së, në ambientet e një hoteli privat në kryeqytet. Bëhet fjalë për deputetë dhe drejtues të lartë të Partisë Demokratike, emra të cilët janë renditur si ndër më të votuarit në zgjedhjet e 11 Majit dhe në primaret e kësaj force politike. Mësohet se në takimin që zgjati rreth 3 orë, ‘më të votuarit’ kanë diskutuar për të ardhmen e partisë më të madhe të opozitës.
    Burime bëjnë me dije se në takim ishin të pranishëm:
    -Ish-drejtuesi politik i Kavajës Ervin Salianji
    -Ilir Alimehmeti që ishte i dyti më i votuari i PD-së në qarkun e Tiranës
    -Hysen Kadiu që rezultati e nxorri të parin e më të votuar në Primaret e Tiranës e u la jashtë listave
    -Aulon Kalaja më i votuari në listën e hapur Durrës
    -Gent Cela më i votuari në Qarku Fier
    -Qani Xhafa i Elbasanit
    -Ted Kopliku më i votuari Qarku Shkodër
    -Xhemal Gjunkshi Qarku Dibër
    -Alma Kore më e votuara Qarku Gjirokastër
    -Parid Mahmutaj më i votuari Qarku Berat
    -Nada Daullja Qarku Vlorë dhe një sërë kandidatësh të votuar dhe fitues
    Sipas burimeve, mësohet se qëllimi kryesor ishte dëgjimi i mendimeve dhe eksperiencës së fituesve për të nxjerrë zgjidhjet më të mira për PD-në, dhe nevoja e një aksioni brenda partisë pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit. Diskutimet kishin në fokus rikthimin e ‘ADN-së’ fituese të partisë, promovimin e meritokracisë, hapjen e strukturave dhe forcimin e besimit qytetar./ZËRI

  • Takimi që trazoi ujërat në PD, Bardhi: Kafe mes kolegësh! Salianji: Hirearkinë ta caktojë vota, jo hiletë

    Takimi që trazoi ujërat në PD, Bardhi: Kafe mes kolegësh! Salianji: Hirearkinë ta caktojë vota, jo hiletë

  • Disiplina ‘godet’ drejtues, Partizani merr gjobë

    Disiplina ‘godet’ drejtues, Partizani merr gjobë

    Disiplina ‘godet’ drejtues, Partizani merr gjobë – Sporti im

    Skip to content

    Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 27.11.2025

    FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

    Zyrtari i AF Elbasani, Elton Guranjaku, për kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.

    Zyrtari i KF Laçi, Kleo Laska, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

    AF Luftëtari, për mos respektimin e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë zhvillimit të ndeshjes, në bazë të neneve 8/1 dhe 13/2/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

    Zyrtari i KF Naftëtari, Eldison Kapo, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

    Zyrtari i KF Gramshi, Andrit Bici, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

    Lojtari i Adriatiku, Ernest Gjoka, për sulm ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

    Lojtari i KF Vora U-18, Ergi Lushaj, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

    Zyrtari i KF Skënderbeu U-18, Entjel Bilo, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

    Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Vllaznia, Edi Martini, për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit, bazuar në nenin 75 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.

    Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Maliqi, Enrik Agolli, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

    Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

    Vazhdo leximin

    error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!

  • Tjetër skandal korrupsioni në AZHBR, pezullohen nga detyra 6 inspektorë (Emrat)

    Tjetër skandal korrupsioni në AZHBR, pezullohen nga detyra 6 inspektorë (Emrat)

    Korrupsioni në Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) vijon të ngrejë shqetësime serioze duke abuzuar me fondet që janë në funksionin të fermerëve të ndershëm.
    Kësaj here 6 inspektorë të AZHBR-së dhe drejtorisë së bujqësisë kanë abuzuar me fondet e Skemës Kombëtare, për këtë arsye togat e zeza të Gjykatës së Rrethit Korçë, kanë pezulluar nga detyra punonjësit e këtyre dy drejtorive. Pas denoncimeve të fermerëve drejtoria e policisë së bashku me prokurorinë e Korçës nisën hetimet.
    Mësohet se inspektorët e terrenit para se të shpallnin fitues fermerin, në mënyrë artificiale rrisin numrin e matrikujve të gjësë se gjallë, ku paratë e matrikujve pa kafshë i përfitonin vetë inspektorët e terrenit që bëjnë verifikime në ferma.
    Konkretiksht tre prej të pezulluarve, Alfred Bakalli, Andrea Miha dhe Julian Zgura, kishin si detyrë verifikonin të numrit e krerëve të gjësë së gjallë në terren, më pas bëheshe likujdimi i fermerëve nëpërmjet Skemës Kombëtare në llogarinë bankare të fermerit, buxhet ky që shpërndahet nga drejtoria e përgjithshme e AZHBR, që si titullarë mban Ardita Kuçin.
    Ndërkohë, masë pezullimi është dhënë edhe për punonjësit:
    Entela Gjata, punonjëse e degës së AZHBR Pogradec, Ermal Ibri, veteriner i AKVMB, Dritan Cela, veteriner i AKVMB Elbasan.
    Përveç pezullimit, Prokuroria u ka caktuar të dyshuarve edhe masën e detyrimit për t’u paraqitur pranë organit të akuzës deri në marrjen e një vendimi përfundimtar. Kjo nuk është hera e parë që drejtoria e AZHBR përfshihet në skandale korrupsioni, ku paratë e njerëzve të tokës shkojnë tek personat që janë larg bujqësisë, por afër me drejtuesit.

  • A po tenton Ervin Salianji të marrë në dorë PD-në? Mbledh fituesit e primareve të listave të hapura në një tryezë pune për rifreskimin e partisë

    A po tenton Ervin Salianji të marrë në dorë PD-në? Mbledh fituesit e primareve të listave të hapura në një tryezë pune për rifreskimin e partisë

    Tiranë – Një tryezë pune që zgjati rreth tre orë mblodhi sot emrat më të votuar të Partisë Demokratike, si nga primaret ashtu edhe nga listat e hapura, në një diskutim të hapur për të ardhmen e forcës politike.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Në takim morën pjesë Ervin Salianji, Ilir Alimehmeti (më i votuari në qarkun Tiranë), Hysen Kadiu (më i votuari në primare), Aulon Kalaja (Durrës), Gent Cela (Fier), Qani Xhafa (Elbasan), Ted Kopliku (Shkodër), Xhemal Gjunkshi (Dibër), Alma Kore (Gjirokastër), Pardid Mahmutaj (Berat), Nada Daullja (Vlorë) dhe disa fitues të tjerë të primareve. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Sipas burimeve nga mbledhja, qëllimi kryesor ishte dëgjimi i eksperiencës së fituesve dhe mbledhja e ideve për ndërtimin e një modeli më funksional dhe meritokratik brenda PD-së. Diskutimet u përqendruan tek rikthimi i “ADN-së fituese”, fuqizimi i meritokracisë, hapja e strukturave dhe rritja e besimit të qytetarëve tek partia.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Takimi shihet si një hap i rëndësishëm drejt rifreskimit të PD-së, duke i dhënë peshë zërit të kandidatëve që kanë marrë mbështetjen më të madhe të votuesve. Burimet nga takimi theksuan:Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    “Rikthimi te ADN-ja fituese, meritokracia, hapja dhe besimi qytetar janë shtyllat mbi të cilat duhet të ndërtojmë të ardhmen e partisë.”

    Ervin Salianji shfaqet si figura qendrore që po përpiqet të ndërtojë një bosht të ri politik brenda PD-së, duke koordinuar grupin e fituesve dhe duke synuar krijimin e një energjie të re, larg retorikës së përçarjes.

    Ky takim i dërgon mesazhe të qarta:

    për grupet brenda partisë,

    për lidershipin aktual,

    dhe për bazën demokratike që kërkon ndryshim