Stadiumet “Flamurtari”, “Elbasan Arena” dhe “Air Albania Stadium” ofrojnë cilësi maksimale.
Këtë të mërkurë Abissnet Superiore ka në program 3 ndeshjet e fundit të javës së nëntë. Do të nisë me Flamurtari-Vllaznia në orën 17:00 për të vijuar me dy supersfidat Tirana-AF Elbasani dhe Dinamo- Partizani me start orën 19:30.
Në Vlorë presin kthesën e madhe për fitoren e parë. Kura Moriero edhe pse skuadra po qaset më mirë ende nuk ka dhënë efekt pasi nën drejtimin e tij në dy takime janë regjistruar 2 humbje. E ndërsa sot do të duhet të përballet me Vllazninë kryesuese, vështirësia rritet ndjeshëm.
Ndërkohë në 19:30, Dinamo pret në Elbasan, Partizanin. Dy skuadrat e kryeqytetit vijnë nga momenti i mirë duke premtuar një sfidë të pasur me tregues teknik. Blutë duan të mbajnë ritmin me kreun ndërsa të kuqtë pas një fitorje e një barazimi nën drejtimin e Kërnajës janë në kërkim të pikëve që të largojnë nga zona e poshtme.
Duel mjaft interesant pritet të zhvillohet në “Air Albania” aty ku Tirana e Elbasani do ndeshën për gjithëçka. Bardheblutë e Bordin kanë vetm një “dalje”, derën me emrin ‘fitore’. Ndryshe skuadra më e titulluar në vend do të katranoste seriozisht situatën te zona e kuqe. Më ndryshe duket Elbasani i cili edhe pse pati luhatje javët e fundit, në aktin e tetë, mori një fitore që e mban në katërshen e parë./Erga Kenga/
Sot java e 9-të
Flamurtari- Vllaznia 17:00
Tirana- AF Elbasani 19:30 (Air Albania)
Dinamo- Partizani 19:30 (në Elbasan)
Luajtur të martën 28 tetor 2025
Bylis- Vora 2-1
Egnatia- Teuta 1-0
Vazhdo leximin









