Tag: Elbasan

  • Milionat që u dogjën me inceneratorët dhe fatura e re që do ta paguajnë shqiptarët për mbetjet

    Milionat që u dogjën me inceneratorët dhe fatura e re që do ta paguajnë shqiptarët për mbetjet

    Emisioni “Kronos”

     

    Prej më shumë se një dekade, Shqipëria mbetet peng i një prej dështimeve më të mëdha publike: menaxhimi i mbetjeve.
    Megjithëse janë shpenzuar qindra milionë euro, vendi ndodhet sot pothuajse në pikën zero — vetëm 3 bashki nga 61 arrijnë të menaxhojnë një pjesë të mbetjeve që gjenerojnë.

     

    Qytetarët i hedhin plehrat në rrugë e në koshat që mbushen përditë, ndërsa rezultatet e premtuara nga projektet gjigante të inceneratorëve mungojnë plotësisht.

     

    Një cikël dështimesh që kushton miliona

     

    Afera e inceneratorëve, tashmë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), është cilësuar si një nga skandalet më të mëdha financiare të viteve të fundit. Projekte që u prezantuan si zgjidhje moderne për mbetjet, janë kthyer në shembuj të shpërdorimit dhe keqmenaxhimit.

     

    Tre impiantet në Elbasan, Fier dhe Tiranë kanë marrë mbi 155 milionë euro nga buxheti i shtetit, por asnjëri nuk funksionon.

     

    Në Elbasan, inceneratori i përfunduar në vitin 2017 ndodhet nën sekuestro dhe në shumicën e rasteve jashtë pune. Në Fier, objekti nuk ka përfunduar ende megjithëse pagesat janë kryer. Ndërsa në Tiranë, kontrata 430 milionë euro për një incenerator që nuk ekziston, vijon të jetë simbol i një projekti të dështuar.

     

    Nga incenerimi te rikthimi i landfillit

     

    Pas viteve të heshtjes dhe pastrimit të përgjegjësive, qeveria ka prezantuar një strategji të re për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Në këtë dokument, termi “incenerator” shmanget krejtësisht, duke i dhënë përparësi ndarjes në burim dhe trajtimit përmes groposjes dhe riciklimit.
    Qeveria propozon ngritjen e një Operatori Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve, që do të marrë në dorëzim të gjithë procesin, duke e larguar nga bashkitë. Ky ndryshim sjell pyetje të reja mbi kostot që do të transferohen te qytetarët dhe bizneset, si dhe mbi koncentrimin e kompetencave në nivel qendror.

     

    Alarm nga partnerët ndërkombëtarë

     

    Ambasadat e Zvicrës dhe Suedisë kanë paralajmëruar për rrezikun e centralizimit të skajshëm të reformës. Sipas tyre, “vetëqeverisja vendore është themel i demokracisë, dhe çdo reformë duhet të zhvillohet përmes dialogut të hapur e transparent”.

     

    Ndërkohë, projektligji i ri miratuar në Kuvend parashikon që parimi “ndotësi paguan” të zbatohet rreptësisht, duke rritur kostot për kompanitë dhe komunitetet që gjenerojnë mbetje.

     

    Fatura që rikthehet tek qytetarët

     

    Sipas Ministrisë së Mjedisit, objektivi për riciklimin sipas direktivave të BE-së duhet arritur deri në vitin 2035. Por rruga drejt këtij qëllimi do të kushtojë shtrenjtë: rreth 683 milionë euro investime të reja, ndërsa kostoja e trajtimit të mbetjeve pritet të dyfishohet në 170 euro për ton.
    Në fakt, kjo do të thotë se qytetarët do të paguajnë dy herë – një herë për inceneratorët që nuk funksionuan, dhe tani sërish për të ndërtuar një sistem të ri.

     

    Nga premtimet te realiteti

     

    Kryeministri Edi Rama pranoi se menaxhimi i mbetjeve mbetet një nga kapitujt më sfidues në procesin e integrimit europian, por fajësoi bashkitë dhe qytetarët për mungesën e ndërgjegjësimit.
    Megjithatë, përgjegjësia politike dhe institucionale për projektet e dështuara mbetet në nivel qendror – aty ku u morën vendimet, u firmosën kontratat dhe u derdhën paratë publike.

     

    Strategjia e re dhe investimet nga e para do të sjellin kosto të reja buxhetore dhe qytetarët do të duhet të paguajnë dhe njëherë për gabimet dhe korrupsionin që shkaktuan inceneratorët. Kjo ishte dhe arsyeja se përse ligji i ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve kaloi në heshtje duke anuluar diskutimet në parlament.

     

    Pas më shumë se 10 vitesh, Shqipëria është sërish në pikën e nisjes: pa inceneratorë funksionalë, me landfille që po mbyten, dhe me një sistem që kërkon edhe më shumë para nga taksapaguesit.
    Një histori e shtrenjtë që nisi me premtimin për të pastruar vendin — dhe që përfundoi duke ndotur më shumë financat publike.

  • Triumf zemre ndaj Partizanit, derbi i takon Dinamos (VIDEO)

    Triumf zemre ndaj Partizanit, derbi i takon Dinamos (VIDEO)

    Këtë të mërkurë u luajtën ndeshjet e fundit të javës së 9-të të Superiores. Derbi i takon Dinamos, me dinamovitët që fituan 2-0 ndaj Partizanit në “Elbasan Arena”.
    Të besuarit e Ilir Dajës kaluan në epërsi falë autogolit të Atanaskovskit, ndërsa suksesi u “vulos” nga Neziri. Dinamo renditet në vendin e katërt, sakaq Partizani e sheh veten në vendin e tetë.

    Flamurtari triumfoi 1-0 në Vlorë, duke befasuar kështu Vllazninë. Ndeshja ndaj shkodranëve u vendos nga një gol i Markut me penallti, në minutën e 76-të. Sfida tjetër mes Tiranës dhe Elbasanit përfundoi 1-4.
     

  • Elbasani dhuron spektakël në kryeqytet, Dinamo në Elbasan

    Elbasani dhuron spektakël në kryeqytet, Dinamo në Elbasan

    Mbyllet faza e parë me tre ndeshjet e fundit luajtur sot në Elbasan, Tiranë dhe Vlorë. Rezultate befasuese , gola e spektakël, gara futet në labirinthin e së vëretës.

    Dinamo-Partizani luajtur sot për javën e nëntë Abissnet Superiore u mbyll me fitoren 2-0 të bluve ndërsa Elbasani fitoi në transfertën e Tiranës me shifrat 1-4. Më herët u luajt edhe dueli mes Flamurtarit dhe Vllaznisë, ku vlonjatët arritën të fitonin me rezultatin minimal 1-0.

    Dinamo- Partizani 2-0 (Atanaskoski 54′ (aut), Neziri 75′)

    Tirana- AF Elbasani 1-4 (Tabeku 65’/Tsague 38′, 42′, Ze Gomez 90+2′, Dialo 90+6′)

    Flamurtari- Vllaznia 1-0 (H. Marku pen 73′

    Vazhdo leximin

  • “Ka rëndësi makina jo piloti”, Sula: Po të mos merrja unë 2.500 vota në Peqin në 2009, Berisha s’do ishte kryeministër

    “Ka rëndësi makina jo piloti”, Sula: Po të mos merrja unë 2.500 vota në Peqin në 2009, Berisha s’do ishte kryeministër

    Gjatë debatit për Kodin e ri Zgjedhor në një studio televizive, ish-deputeti demokrat Dashnor Sula tha se votat e marra prej tij në Peqin, e kanë nxjerrë Sali Berishën kryeministër në zgjedhjet e vitit 2009.
    Sula mbrojti idenë e rikthimit të sistemit mazhoritar, pasi sipas tij do të sillte një shpërndarje më të drejtë të votës.
    “Që t’ia thuash, ta ndihmoj unë Tedin. Po të mos kisha marrë unë atje në Peqin 2500 vota para PS-LSI. Po mos kisha marrë unë 2500 vota do kishim 77, do kishim ik. Se dolëm në të gjithë qarkun humbës. Po ta kishte rrëzuar Kolegji Zgjedhor mandatin e Beratit ne ikëm ne. I kam sjell partisë time vota me kosh për të fituar”, tha Sula.
    Teksa vijoi të përplasej me ish-kandidatin për deputet të PD në Shkodër, Sula tha: “Thelbi aty është niset nga sistemi. Niset nga makina, çfarë makine ke. Nëse ti vete me qerre dhe ai me Fiat, e ka fituar garën ai. Ore ka rëndësi makina jo piloti. E di ti që kam qenë i pari unë në qarkun e Elbasanit, në Primare dhe s’më futën fare. Ti pse s’u fute dhe pse ke dalë i dyti. E ka kryetari i joti dhe i imi more fajin, s’e kanë shqiptarët. Shqiptarët e shkretë votojnë, besojnë te logo dhe sigla e PD, është e dashur për shqiptarët, por frymorët që janë aty e deformojnë.”

  • Dinamo fiton derbin me Partizanin. Elbasani fundos Tiranën

    Dinamo fiton derbin me Partizanin. Elbasani fundos Tiranën

    Këtë të mërkurë u luajtën ndeshjet e fundit të javës së 9-të të Superiores. Derbi i takon Dinamos, me dinamovitët që fituan 2-0 ndaj Partizanit në “Elbasan Arena”. 
    Të besuarit e Ilir Dajës kaluan në epërsi falë autogolit të Atanaskovskit, ndërsa suksesi u “vulos” nga Neziri. Dinamo renditet në vendin e katërt, sakaq Partizani e sheh veten në vendin e tetë. 
    Flamurtari triumfoi 1-0 në Vlorë, duke befasuar kështu Vllazninë. 
    Ndeshja ndaj shkodranëve u vendos nga një gol i Markut me penallti, në minutën e 76-të. 
    Sfida tjetër mes Tiranës dhe Elbasanit përfundoi 1-4. 

  • Rezultate surprizë/ Elbasani fiton ndaj Tiranës, Dinamo triumfon në derbi

    Rezultate surprizë/ Elbasani fiton ndaj Tiranës, Dinamo triumfon në derbi

    Java e nëntë e Kategorisë Superiore u mbyll me dy ndeshje me shumë gola dhe rivalitet. Elbasani fitoi 4-1 ndaj Tiranës në “Air Albania”, duke marrë tri pikë të vlefshme në garën për kreun.
    Tsague ishte protagonist me dy gola në pjesën e parë, ndërsa Tirana reagoi në pjesën e dytë me Tabekou që ngushtoi shifrat.
    Megjithatë, në minutat shtesë, Ze Gomes dhe Diallo vulosën fitoren e thellë për miqtë. Me këtë sukses, Elbasani ngjitet në vendin e tretë me 17 pikë, ndërsa Tirana mbetet e parafundit me vetëm gjashtë pikë.
    Në takimin tjetër, Dinamo mposhti 2-0 Partizanin në derbin e kryeqytetit. Autogoli i Atanaskoskit dhe goli i Nezirit në pjesën e dytë vendosën fatin e sfidës.
    Fitorja e çon Dinamon në vendin e katërt, duke barazuar Elbasanin me 17 pikë, ndërsa Partizani zbret në vendin e tetë me tetë pikë.

  • Sula: Po të mos merrja unë 2.500 vota në Peqin në 2009, Berisha s’do ishte kryeministër

    Sula: Po të mos merrja unë 2.500 vota në Peqin në 2009, Berisha s’do ishte kryeministër

    Gjatë debatit për Kodin e ri Zgjedhor në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, ish-deputeti demokrat Dashnor Sula tha se votat e marra prej tij në Peqin, e kanë nxjerrë Sali Berishën kryeministër në zgjedhjet e vitit 2009. 
    Sula mbrojti idenë e rikthimit të sistemit mazhoritar, pasi sipas tij do të sillte një shpërndarje më të drejtë të votës. 
    “Që t’ia thuash, ta ndihmoj unë Tedin. Po të mos kisha marrë unë atje në Peqin 2500 vota para PS-LSI. Po mos kisha marrë unë 2500 vota do kishim 77, do kishim ik. Se dolëm në të gjithë qarkun humbës.  Po ta kishte rrëzuar Kolegji Zgjedhor mandatin e Beratit ne ikëm ne. I kam sjell partisë time vota me kosh për të fituar”, tha Sula në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN. 
    Teksa vijoi të përplasej me ish-kandidatin për deputet të PD në Shkodër, Sula tha: “Thelbi aty është niset nga sistemi. Niset nga makina, çfarë makine ke. Nëse ti vete me qerre dhe ai me Fiat, e ka fituar garën ai. Ore ka rëndësi makina jo piloti. E di ti që kam qenë i pari unë në qarkun e Elbasanit, në Primare dhe s’më futën fare. Ti pse s’u fute dhe pse ke dalë i dyti. E ka kryetari i joti dhe i imi more fajin, s’e kanë shqiptarët. Shqiptarët e shkretë votojnë, besojnë te logo dhe sigla e PD, është e dashur për shqiptarët, por frymorët që janë aty e deformojnë.” 

  • Të premten në SPAK, por sot Belinda Balluku drejtoi mbledhjen e qeverisë

    Të premten në SPAK, por sot Belinda Balluku drejtoi mbledhjen e qeverisë

    Të premten në SPAK, por sot Belinda Balluku drejtoi mbledhjen e qeverisë
    Qeveria miratoi disa vendime sot për shpalljen e disa zonave me përparësi për zhvillimin e ekonomisë në disa bashki si Belsh, Përmet, Skrapar, Elbasan. Ajo që bie në sy në njoftimin e qeverisë (KLIKO KETU) është se mbledhja drejtohej nga zv.kryeministrja Belinda Balluku.
    Drejtimi i mbledhjes së qeverisë nga Balluku nuk është hera e parë që ndodh. Kjo është një procedurë rutinë sa herë që kryeministri Rama udhëton jashtë vendit.
    Por lënia e stafetës tek Belinda Balluku këtë të mërkurë është bërë në kontekstin e hetimit të SPAK, ku ajo është thirrur bashkë me një avokat në lidhje me tenderin e supervizimit të tunelit të Llogarasë.
    Ditët e fundit Balluku ka dalë në media për një takim me homologët për energjinë, pastaj për prezantimin e drejtorit të ri të portit të Durrësit Liburn Aliu dhe së fundmi duke prezantuar drejtorin e ri të DPRRTRSH-së, Kreshnik Bajraktari.
    Mesazhi që numri dy i qeverisë po jep për publikun është se pozitat e saj nuk janë lëkundur dhe “Bela” është ende e preferuara e Ramës në mbikqyrjen e punëve të qeverisë.
    Por se çfarë mendon Edi Rama nuk është e lehtë për t’u dekriptuar. Si momenti më flagrant i lojës së dyfishtë që bën me vartësit e tij është dalja publikë që bëri publikisht me Erjon Veliajn para se ky të arrestohej. Pas një viti që e kishte shmangur kryebashkiakun e Tiranës, Rama doli brenda ditës në dy aktivitete me të duke dhënë sinjale se e mbështeste në punën e tij. Nuk kaluan as dy javë dhe Veliaj u arrestua.
    Publikisht, Rama e mbrojti kryebashkiakun edhe disa javë pas arrestimit, ndërsa në një prononcim për DW, kur u pyet për Belinda Ballukun, ai dha një përgjigje sterile, të vështirë për t’u deshifruar. “Nuk kam asnjë koment për asnjë rast. Siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia punën e vet dhe deri kur çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm nga gjykata popullore e politike dhe e mediave që i shërbejnë politikës” u shpreh Rama./Lapsi.al

  • Statistika/ Barazim i ngushtë dhe rivalitet i ndezur mes Tiranës dhe Elbasanit

    Statistika/ Barazim i ngushtë dhe rivalitet i ndezur mes Tiranës dhe Elbasanit

    Ndeshjet mes Tiranës dhe AF Elbasanit në kampionatin e fundit kanë treguar një rivalitet të fortë dhe të barabartë.

    Gjatë katër përballjeve të fundit, skuadrat kanë shënuar rezultate të ngushta, me shumicën e tyre që kanë përfunduar në barazim. Më konkretisht, në përballjen e fundit më 31 mars 2025, AF Elbasani triumfoi në shtëpi me rezultat 2-1, duke marrë tre pikë të rëndësishme. Ndërsa tre ndeshjet e tjera kanë përfunduar 1-1, duke treguar se të dy ekipet kanë arritur të mbajnë lojën të ekuilibruar edhe kur janë përballur në fushën e kundërshtarit.

    Ky seri rezultatesh tregon se, përveç një fitoreje të rrallë për Elbasanin, shumica e përballjeve kanë qenë shumë të luftuara dhe të tensionuara. Tirana ka pasur vështirësi për të gjetur avantazhin përfundimtar, ndërsa Elbasani ka treguar rezistencë dhe karakter, duke e bërë çdo përballje të paparashikueshme.

    Tifozët e dy ekipeve mund të presin ndeshje të forta edhe në të ardhmen, pasi historiku i përballjeve të fundit tregon se asnjë skuadër nuk ka fituar lehtësisht ndaj tjetrës. Çdo gol dhe çdo pikë do të ketë rëndësi të madhe për renditjen dhe për garën në krye të Superiores.

  • Një kullë pritet të zëvendësojë jetimoren “Zyber Hallulli”

    Një kullë pritet të zëvendësojë jetimoren “Zyber Hallulli”

    Një kullë pritet të zëvendësojë jetimoren “Zyber Hallulli”
    Autorë: Elira Kadriu dhe Erblin Vukaj | Citizens.al
    Godina historike e Shtëpisë së Fëmijëve “Zyber Hallulli”, që strehoi për vite breza jetimësh, pritet të shembet për t’i hapur rrugë ndërtimit të një kulle prej së paku 17 katesh.
    Rreth 36 fëmijë që jetojnë aktualisht aty parashikohet të zhvendosen në një zonë tjetër, ndërkohë që projekti është shtyrë përpara pa dijeni dhe konsultime me vetë institucionin.
    Për këtë nismë është angazhuar Korporata e Investimeve Shqiptare (KISH), e cila më 31 korrik mori në zotërim godinën e jetimores dhe Inspektoratit të Punës me synim për ta zhvilluar në partneritet me privatin. Përvoja me thirrjet e shkuara tregon se ky partneritet ka ushqyer më së shumti interesin e sipërmarrësve privatë.
    Në thirrjen e Korporatës propozohet që jetimorja dhe inspektorati të zhvendosen në zonën e ish-vilave gjermane rreth 800 metra më tutje dhe ndërtesat aktuale të kthehen në shesh ndërtimi.
    Kullë në vend të jetimores
    Më 15 shtator KISH shpalli “thirrjen duo” për projekt-propozim dhe investim në zhvillimin e të ashtuquajturit “Korpus të Inspektorateve dhe Shtëpisë së re të Fëmijëve Zyber Hallulli”.
    Ajo e shtyu afatin fillestar, që ishte deri më 15 tetor, (deri më 27 tetor) dhe sot, dy ditë pas përfundimit të këtij afati nuk ka njoftim zyrtar se çfarë është bërë me të.
    Thirrja parashikonte zhvendosjen e zyrave dhe jetimores në rrugën “Gramoz Pashko”, në zonën ku deri në vitin 1990 kishin rezidencat diplomatët e Gjermanisë Lindore.
    Ndërkohë, trualli prej 7,100 m² pranë Stadiumit Kombëtar “Air Albania” do t’i jepet si incentivë investitorëve privatë me mundësinë për të ndërtuar maksimalisht 60,000 m2 sipërfaqe dhe deri 5 kate nëntokë parkim.
    Konkursi do të zhvillohej në dy faza; një fazë për projektimin dhe tjetra për investimin.
    Pesë konceptet më të mira do të merrnin nga 40,000 euro shpërblim nga qeveria, një qasje që është ndjekur njësoj edhe në thirrjet e tjera të KISH.
    Kufizimi që së paku 50% e truallit të mbetet i lirë – 3,550 m² – garanton që në vendin ku ndodhet aktualisht jetimorja dhe inspektorati të ngrihet një godinë prej 17 katesh.
    Investitori privat kushtëzohet me kërkesën që 45% të sipërfaqes së ndërtimit t’ia lëshojë Korporatës, një hapësirë që ka gjasa të shuajë interesin.
    Në anën tjetër, Korpusi i Inspektorateve dhe Shtëpisë së re të Fëmijëve Zyber Hallulli, parashikohet të ndërtohet në rreth 5,220 m2 truall ku treçereku i tij do t’i dedikohet hapësirave për gjashtë rezidenca strehimi të rreth 40 fëmijëve 6-15 vjeeç.
    Po kështu parashikohen zyra, bibliotekë, laboratorë arti dhe veprimtarie komunitare. Vlen të theksohet se zhvendosja e fëmijëve parashikohet të bëhet vetëm pas përfundimit të ndërtesave të reja.
    Zonat e hedhura për zhvillim nga KISH/Citizens.alDrejtoresha: “Nuk kemi dijeni”
    Citizens.al kontaktoi drejtoreshën e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli”, Valbona Imerajn, e cila tha se nuk ishte vënë në dijeni për idenë e zhvillimit.
    “Nuk di asgjë, ne po vazhdojmë jetën normalisht dhe përmirësojmë ambientet këtu ku jemi,” u shpreh ajo.
    Mungesa e komunikimit me institucionin që përfshihet në një projekt rikonceptimi urban nuk është rast i izoluar. Njësoj, edhe në rastin e projektit të një kulle pranë shkollës “1 Maji”, ku është propozuar rikonceptimi i fasadës dhe hyrjes së shkollës, rezultoi se drejtuesit e saj nuk ishin vënë në dijeni.
    Zyrtarisht në thirrjen e KISH, qasja argumentohet të jetë nisur nga kërkesat prej Shërbimit Social Shtetëror dhe ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për ndërtimin e një godine të re.
    “[…] për shkak të gjendjes së amortizuar dhe hapësirave të pamjaftueshme të objektit ekzistues,” citohet argumentimi i ministrisë për godinë të re në dokumentin e kualifikimit të KISH.
    Qasja në fjalë është e padenjë për qeverinë, e cila hedh 5 milionë euro për të ndërtuar një kopsht të mbyllur në Kryeministri – Parku i Edenit – por që për strehën e rreth 40 jetimëve kërkon ndihmën e privatit.
    Xhentrifikimi i Tiranës
    Qasja e kërkuar nga qeveria me zyrat dhe jetimoren është një politikë e qartë xhentrifikimi, që parashikon zhvendosjen e shtresave më të varfra në periferi për t’i hapur vend investimeve elitare.
    Prirja, e njohur që nga vitet ’60 me përshkrimet e sociologes britanike Ruth Glass, po përsëritet në kryeqytet nën një politikë zhvillimi urban, që favorizon kulla dhe komplekse luksoze.
    Zona e Rrugës së Elbasanit, ku ndodhet “Zyber Hallulli”, është tashmë ndër më të shtrenjtat në Tiranë, me çmime mbi 3,000 euro/m².
    Kjo i jep më shumë zë faktit se ideja e zhvendosjes së jetimores është shtyrë nga interesat imobiliare.
    Fenomeni ka prekur më parë edhe zonën e “5 Majit”, Kombinatin dhe Astirin, ku zhvendosjet janë justifikuar me “zhvillim urban”, teksa ekspertët e kanë quajtur procesin “spastrim social”.
    Në shumë raste, këto zhvillime mbajnë firmat e “star-arkitektëve” ndërkombëtarë si Stefano Boeri, Marco Casamonti, si një mënyrë për të legjitimuar ndërhyrjet, por nga ana tjetër duke vepruar kështu janë thelluar kontrastet mes luksit dhe nevojave sociale.
    Ilustrim i projektit të Bibliotekës Kombëtare/XDGA & iRI.Nga Biblioteka te jetimorja, manovrat e KISH
    Zhvillimi në zonën e ish-vilave gjermane qe përmendur nga KISH edhe në thirrjen për ndërtimin e Bibliotekës së re Kombëtare.
    Në thirrjen e hapur më 10 janar, ndërtimi i godinës 18-katëshe të konceptuar nga studiot XDGA dhe iRI në ish-Gardën e Republikës kërkohej të zhvillohej nga investitorë privatë, të cilëve u jepej si incentivë mundësia e ndërtimit të një godine multifunksionale me sipërfaqe 60,000 m2 në rrugën “Gramoz Pashko”.
    Duke pasur parasysh se zakonisht, gjysma (ose diçka më pak) e truallit (5,220 m2) shfrytëzohet për ndërtim, nga sipërfaqja që ishte lejuar (60,000 m2), kuptohej se KISH ishte angazhuar t’i hapte rrugën ndërtimit të një 20-katëshi në zonën e ish-vilave gjermane.
    Sipas KISH Biblioteka e re kërkon një investim prej rreth 20 milionë eurosh, ndërsa qeveria theksoi disa herë se këto para nuk do të dilnin nga buxheti i shtetit.
    Ndërkohë, përveç bibliotekës, investitori do të duhej të financonte edhe studiot XDGA-iRI për të detajuar më tej projektin e saj.
    Mirëpo, thirrja dështoi dy herë të tërhiqte investitorë brenda katër muajsh dhe u mbyll pa sukses. Me gjasë kjo thirrje u gjykua pa leverdi për privatët duke e lënë qeverinë pa një zgjidhje sa i përket ndërtimit të Bibliotekës Kombëtare.
    Pesë muaj më vonë, incentiva për një kullë te ish-vilat gjermane shuhet.
    Ashtu siç kishte ndodhur me mënyrën se si u propozua fillimisht, pa një shpjegim paraprak, apo një analizë të mirëfilltë urbane, zona ndryshon destinacion dhe rikonceptohet si seli për “Korpusin e Inspektorateve” dhe jetimoren “Zyber Hallulli”.
    Incentiva për një kullë zhvendoset nga zona e ish-vilave te trualli i jetimores, i cili qartësisht ka një interes më të madh për zhvillim imobiliar.
    Kjo manovër e KISH nuk e justifikon qëllimin kryesor me të cilin është formuar.
    Ndryshimet e propozimeve dhe incentivave pa transparencë, pa konsultime dhe diskutime publike vënë në pikëpyetje objektivin e zhvillimit të pronave shtetërore për interes publik.
    Nga ky këndvështrim duket se KISH po sillet më shumë si agjenci imobiliare në favor të privatëve dhe thirrjet e dështuara po i shfrytëzon si mënyrë për ta justifikuar tkurrjen e kërkesave për hapësira publike.