Tag: Elbasan

  • Kush po i vjedh artistët shqiptarë?

    Kush po i vjedh artistët shqiptarë?

    EMISIONI VETTING
    Në tetor 2023, në stadiumin “Air Albania” në prag të zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis Shqipërisë dhe Çekisë, atmosfera do të elektrizohej nga kënga “Mora fjalë” me kompozitor dhe autor Naim Gjoshin dhe këngëtare Shkurte Fezaj.Kjo është një këngë jashtëzakonisht e dashur për publikun shqiptar, që lidhet me historinë e shqiptarëve të Kosovës në luftën për liri. Por nëse kënga i bën jehonë heroit legjendar Adem Jashari, agjencia për të drejtën e autorit “Albautor” i bën padrejtësi njeriut që ka krijuar këtë kryevepër, kompozitorit dhe autorit Naim Gjoshi.
    Artisti nga Elbasani merr shumë pak ose aspak të ardhura si autor dhe kompozitor i kësaj kënge nëpërmjet agjencisë “Albautor”, që mbledh të ardhurat për të drejtën e autorit. Sipas Naim Gjoshit, kolegët i thonë se vetëm me këtë këngë duhet të kishte siguruar shumë të ardhura për shkak të kërkesës dhe popullaritetit që gëzon kjo vepër.
    “Më shkruajti një herë një miku im i dashur Osman Mula, që thoshte që nëse do të funksiononte ligji tek ne, ti Naim vetëm me këngën “Mora fjalë”, do të kishe marrë aq shumë, sa do të bëje vilën më të bukur te Kodra e Diellit në Tiranë”, thotë për “Vetting” kompozitori Gjoshi.
    Por realiteti është komplet ndryshe, pasi artistëve si ai, në fund të vitit u shpërndahen rreth 100 mijë lekë të vjetra nga agjencia “Albautor”, e cila është një shifër e papërfillshme për një këngë që ka kaq shumë popullaritet.
    “Kur kënga ime që u këndua në stadium, “Mora fjalë” që bëri shumë jehonë atëherë e morën vesh njerëzit, që këngën e kisha shkruar unë me tekst e muzikë. Më pas kam patur disa telefonata nga avokatë në Tiranë, por edhe në Kosovë. Nuk desha të merrem me këtë punë sepse ku është e drejta e autorit, çfarë po marr unë nga ajo këngë? Jo vetëm nga ajo por edhe nga shumë këngë të tjera. Të gjitha këto unë i kam regjistruar te “Albautori”, por se çfarë bën unë nuk e di.”, shprehet i indinjuar Gjoshi.
    Në fakt, drama që zhvillohet me të drejtën e autorit nuk prek vetëm këtë rast, por një grup artistësh shqiptarë si kompozitorë, kantautorë e këngëtarë, të cilët kanë denoncuar në emisionin “Vetting” agjencinë Albautor.
    Sipas artistëve, ata nuk marrin të ardhura në bazë të meritave nga “Albautor” për këngët dhe tekstet e shumta që kanë prodhuar, ndërkohë që agjencia ka të ardhura dhe nuk bën transparencë për mënyrën se si i shpërndan këto të ardhura.Sipas kompozitorit Gjergj Leka, krijimtaria e tyre si artist është e pazëvendësueshme dhe nuk ka marrë vlerësimin e duhur nga “Albautor”.
    “Unë jam mësuar të flas drejtpërdrejtë dhe të vazhdoj të flas dhe jam shumë i fyer që kam arritur të bëj këtë diskurs për disa nga kolegët e mi që punojnë atje. Më pas të merret prokuroria, institucionet që e kanë për detyrë të zbulojnë shkelje, por për ne si autorë ka ardhur koha t’i themi të gjitha çfarë na mundojnë”, shprehet për “Vetting” kompozitori Leka.
    Ajo që duket si një problem i vogël, në të vërtetë është një çështje aferash financiare, ku viktima janë artistët që jetën dhe pasionin e tyre ia kanë kushtuar krijimtarisë artistike, e cila i ka shërbyer interesit publik.
    Sipas avokatit Evien Dako, pakënaqësitë që kanë autorët në këtë fushë, lidhen me mungesën e transparencës apo të informacionit të marrë nga agjencitë, në të cilët ata përfshihen.
    Shumica e artistëve, tekstshkruesve, kompozitorëve, interpretuesve apo çdo kategorie artisti që prodhon vepra unike ka të drejtën e marrjes së të ardhurave financiare nga Agjencitë e Menaxhimit të të Drejtave të Autorëve sepse nëpërmjet transmetimit publik nëpër televizione, radio apo vende publike, këto agjenci mbledhin të ardhura që duhet tua shpërndajë artistëve nëpërmjet kontratave që kanë lidhur me subjektet që i përdorin.
    Në Shqipëri janë katër organizata që merren me administrimin kolektiv të të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura me to. Këto organizata janë hallka që lidhin autorët me përdoruesit e veprave artistike, si radio, televizione, platforma muzikore apo biznese.
    Njëra nga organizatat është AKDIE, Agjencia e Administrimit Kolektiv të të Drejtave të Artistëve Interpretues/Ekzekutues, e cila përfaqëson interpretuesit dhe ekzekutuesit si këngëtarët, aktorët, muzikantët dhe çdo artist që performon një vepër.
    Në fushën e filmit dhe produksioneve televizive vepron FMAA, Agjencia për Mbrojtjen e Veprave Audiovizuale. Kjo agjenci përfaqëson regjisorë, skenaristë dhe producentë filmash, duke u siguruar që veprat e tyre të mos përdoren pa leje.Ndërkohë, FABER është organizata që mbron të drejtat e producentëve të fonogramëve, të atyre që zotërojnë regjistrimet zanore. Çdo herë që një këngë transmetohet në publik, FABER kujdeset që të regjistrohet përdorimi dhe të shpërndahen të ardhurat për producentin që ka në pronësi regjistrimin.
    E fundit, por më e rëndësishmja për nga roli dhe kapitali është Albautor, Agjencia Shqiptare e të Drejtës së Autorit dhe të Drejtave të Lidhura, organizata më e njohur dhe më e madhe që përfaqëson autorët, kompozitorët dhe botuesit.
    Kompozitori Leka shprehet se artistët duhet ti kërkojnë Albautorit të luajë funksionin që ka.
    “U bënë vite që ne flasim për të drejtat e autorit, flas për ne autorët vetë dhe mendoj që shumë faje janë tonat sepse kurrë s’kemi qenë të lidhur me njëri-tjetrin për të kërkuar atë që ne meritojmë por mbi të gjitha, për të kërkuar llogari atyre që ne paguhemi. Në këtë rast, “Albautori”, për t’u marrë me të drejtat tona, edhe pse e dimë shumë mirë që ka vite që nuk ka asnjë lloj monitorimi”, shprehet kompozitori Leka.

  • Një fazë e përfunduar, analizë sipërfaqësore e secilit pjesëmarrës në Superiore

    Një fazë e përfunduar, analizë sipërfaqësore e secilit pjesëmarrës në Superiore

    E veçanta: Elbasani i mundi në fazë të parë të tria skuadrat kryeqytase

    Nuk ka një moment ndalesë për Superioren shqiptare. E ndësa dje me tre takimet e fundit të javës së nëntë u mbyll një fazë nga kampionati i 87-të i futbollit elitar, këtë të diel dhe të hënë nis faza e dytë me garën që tani duket më e luftuar se kurrë.

    Më 2 nëntor janë parashikuar takimet; Tirana- Bylis, Dinamo- Teuta dhe Flamurtari- AF Elbasani ndërsa një ditë më vonë dy ndeshjet; Vora- Partizani dhe supersfida Egnatia- Vllaznia.

    Faza e parë 2025/26:

    Më mirë nga të gjitha bëri Vllaznia e cila e mbylli në vend të parë me 19 pikë. Shkodranët me Edi Martinin trajner e nisën me fitore 2-0 ndaj rrogozhinasëve dhe e mbyllën dje këtë fazë me humbjen 1-0 në Vlorë me Flamurtarin. Sidoqoftë kuqeblutë dominuan në stataistika pasi në 9-të takime humbën dy ndeshje (Dinamo e Flamurtari) barazuan një takim me Teutën në udhëtim (1-1) dhe morën 6 fitore. Pika e fortë sulmi, 15 gola të shënuar.

    Egnatia, kampionia në fuqi, e nisi me humbje (me Vllazninë 2-0) ndërsa më pasi hoqi dorë nga dështimi teksa në tetë ndeshjet e tjera korri 5 fitore dhe 3 barazime. Mbyll fazën e parë me një pikë më pak se shkodranët. Problemet me golin ishin arma më e dobët e tyre, vetëm 8 të shënuar.

    AF Elbasani e nisi me vrull kampionatin dhe pas barazimit në javën e dytë në ‘Arena Egnatia’ me vendasit (1-1) hodhi kandidaturën për të qënë lidere e javëve në vijim. Mundi Dinamon e Partizanin dhe më pas pësoi një minikrizë tre javore. Barazoi me Teutën, humbi me Vllazninë dhe habiti të gjithë me Vorën në ‘Elbasan Arena’ kur regjistroi shifrat 1-2 për miqtë. Dy fitoret e fundit me Bylis 2-1 dhe dje me Tiranën 1-4 kanë zgjuar skuadrën verdheblu. Ndoshta diçka duhet të rregullojë në mesfushë.

    Dinamo pasi la gjurmë pozitive në Conference League (eleminimi i Hajduk Split ishte maja), e nisi me fitore me Vllazninë me pas dy humbje e një barazim me Bylis në Tiranë, për t’u kther te sukseset. Në 5 ndeshjet e fundit katër fitore e një barazim për 17 pikë po aq sa Elbasani.

    Teuta u shfaq spektakolare. Në 8 javë pa asnjë humbje e mbi të gjitha duke prodhuar futboll atraktiv e mjaft të ekulibruar. Mori shumë barazime (5) ndaj mbeti pak prapa në rendimetin e pikëve. Humbja me Egnatian edhe pse luajti mirë, nuk e zbeh atë ‘Teutë’ të bukur që u pa në fazën e parë.

    Vora, për herë të parë në Superiore, garoi fillimisht si ekip ekspert. Humbja duke luajtur mirë në start me Partizanin dhe më pas tronditi Tiranën 3-1 (luajtur në Laç) për të kulmuar me fitoren në ‘Elbasan Arena’ 1-2 me verdheblutë. Mban vendin e 6-të me 10 pikë. Luhatjet në rezultate e pak më pak në lojë, diktojnë tjetër sjellje në këtë nivel të futbollit shqiptar. Si pritëse, luajti gjithnjë jashtë. Kthimi në stadiumin e tij të rikonstruktuar ndoshta do t’i japë më shumë energji e siguri.

    Bylis te zona e tij e “preferuar”. Pak mbi zonën e kuqe duke marrë dy fitore (ndaj Partizanit e Vorës) e 3 barazime për 9-të pikë. Barazimi me Dinamon në ‘Air Albania’ ishte premtim i madh mirpo humbjet me Teutën, Vllazninë dhe Elbasanin e frenuan goxha. Faza e dytë nis me një sfidë direkte për ngjitjen në tabelë. Ndaj Tiranës, java e 10.

    Partizani dështoi në të dhëna teknike që kur largoi janarin e kaluar 4 futbollistët bazë; Rrapaj, Cara, Hadroj dhe Kristian Mba. Problemëve me merkaton, ndërrimi i stafëve teknike, dëmtimet e shumëta dhe një mega derbi i humbur në shifra të thellë me Tiranën 0-3. Për të kuqtë humbja e djeshme me Dinamon 2-0, ka kthyer problemin e pikëve të cilat po shterrojnë. Janë vetëm 8 të tilla në 9-të javë. Goleverazhi trondit, vetëm katër gola të shënuar e 13 të pësuar.

    Tirana e madhe nuk po duket. Brdheblutë përmes një merkatoje pa mendim, largimin e Miles pas dy javëve, shtuar dëmtimet e Kolës dhe Dembelesë (rekuperuar së dundi) janë duke bërë më keq se kushdo. Edhe pse trajneri aktual Bordin duket se po bën të qarkullohet ‘topi’, sërish gjëndja mbetet alaramate. Vëndi i 9-të në nëntë javë ku thërret “qameti”. Vetëm një fitore me Partizanin nuk mjafton.

    Flamurtari i ri u fol se do të ishte shumë konkurues. Nuk ndodhi për shumë javë aq sa drejtuesit larguan trajnerin Garsia pas humbjes me Dinamon (java e 6) dhe afruan Morieron. Me italianin fitoi në Kupë ( me Naftëtarin 5-0) por humbi dy duele radhazi në kampionat. Pavarësisht se shenjat e një rikompozimi më besues u shfaqen edhe përballë Partizanit e Teutës. Fitorja e parë për kuqezinjtë erdhi dje ndërsa kaloi 1-0 kryesuesit e Vllaznisë./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Abissnet Superiore: Formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 9-të (foto)

    Abissnet Superiore: Formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 9-të (foto)

    30 Tetor 2025

    16:42

    Telesport

    Pas përfundimit të javës së 9-të të kampionatit “Abissnet Superiore”, trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës.
    Sipas skemës 1-3-4-2-1, në portë është gardiani i Egnatias, Mario Dajsinani.
    Herald Marku (Flamurtari), Bruno Dita (Dinamo City) dhe Bruno Lulaj (AF Elbasani) përbëjnë repartin e prapavijës.
    Në mesfushë janë: Lorenc Trashi (Flamurtari), Higor Vidal (Teuta), Fernando Medeiros (Egnatia) dhe Mohamed Sanogo (Bylis).
    Alessandro Albanese (Egnatia) dhe Dejvi Bregu (Dinamo City) mbështesin sulmuesin e AF Elbasanit, Blaise Tsague, në majën e sulmit.
    Trajneri më i mirë është përzgjedhur Francesco Moriero i Flamurtarit. Vlonjatët arritën fitoren e parë në kampionat dhe ky triumf erdhi ndaj kryesuesve të Vllaznisë.

  • Më 30 dhe 31 tetor Teatri Shëtitës me dramën magjepsëse, “Rendi i ri”, në teatrin “Petro Marko” të Vlorës

    Më 30 dhe 31 tetor Teatri Shëtitës me dramën magjepsëse, “Rendi i ri”, në teatrin “Petro Marko” të Vlorës

    Nga Julia Vrapi
    Drama “Rendi i ri”, një histori plot kthesa që del nga klima e jetës së sotme në një vend në recension. Shfaqja e re e Teatrit Shëtitës, “Rendi i ri” nga autori spanjoll Sergi Pompermayer me regji nga Kiço Londo po vijon rrugëtimin e suksesshëm në skenat e teatrove në vend. Pas skenave të teatrit në qytetin e Gjirokastrës dhe Elbasanit, drama “Rendi i ri” mbrëmjet e fundit të muajit tetor do të jetë në skenën e teatrit “Petro Marko” të qytetit të Vlorës. Drama “Rendi i ri” vepër e shkruar në vitin 2014, ku ngjarja zhvillohet në një repart të braktisur autopsie dhe ka në qendër disa rrëmbyes e të rrëmbyera do të jetë në Vlorë në datat 30 dhe 31 tetor ora 18:00. Shfaqja e re këtë sezon artistik e Teatrit Shëtitës “Çajupi”, “Rendi i ri” nga autori Sergi Pompermayer, është një histori plot kthesa që del nga klima e jetës së sotme në një vend në recension.
    Një produksion i Teatrit Shëtitës “Çajupi” që udhëhiqet nga regjisori i njohur Kiço Londo, ku ekipi teatror ka në përbërjen e tij talente të reja të spikatura për brezin e tanishëm. Shfaqja po mirëpritet nga publiku, për mesazhet që ajo përcjell, konceptin regjisorial dhe interpretimin e aktorëve në role. Shfaqja e prezantuar më parë në teatrin e Gjirokastrës dhe tetarin e Elbasanit, ku do të jetë për dy mbrëmje me radhe edhe në teatrin e Vlorës ka një kast të mrekullueshëm aktorësh: Era Çaushi, Xhoana Karaj, Igli Fusha dhe Aleksandër Kondi. “Rendi i ri” ka një ndërveprim të mirëfilltë me pjesëmarrjen e audiencës. “E gjithë loja zhvillohet në skenë dhe në mendjet e spektatorëve. Secili përpiqet në heshtje të zgjidh enigmën. Dhe kjo është surpriza me e bukur që mund të ofroj teatri detektiv”, thuhet rreth shfaqjes, produksion i Teatrit Shëtitës “Çajupi”.Vepra është përkthyer nga Natasha Habilaj, kostumet Silvi Vrapi dhe as regjisor Fabjo Rapushaj. Drama “Rendi i ri” këtë sezon artistik vjen në vijim të produksioneve të tjera teatrore më parë të Teatrit Shëtitës “Çajupi”, që kanë shënuar sukses në skenat tona.
     Drama në skenë
    Ngjarja në dramë zhvillohet në një repart të braktisur autopsie dhe ka në qendër katër rrëmbyes e dy të rrëmbyera (nënë e bijë), që instinktivisht janë nën kthetrat e urrejtjes dhe grindjeve të vazhdueshme për vendin, pasiguri me trazira, me krizë demokracie, vënie në pikëpyetje të drejtësisë, abuzimin emocional, kompleksitetin e pakënaqësisë, anarkinë, seksin. Konfuzion ekzistencial. Një grua dhe dy burra, pasi kishin humbur vendet e punës, paratë dhe shtëpinë, të dëshpëruar, rrëmbejnë ish-ministren e punës dhe drejtoreshën e bankës më të madhe të vendit, duke e shantazhuar që të ndërhyjë te bordi i drejtorëve të bankës dhe aksionarët e saj kryesorë për të ndaluar sekuestrimin e pronave dhe dëbimet dhe për t’ua kthyer paratë atyre që kanë nënshkruar kredi pa i ditur shkronjat “e bukura” të marrëveshjeve. Drama “Rendi i ri”, e shkruar në vitin 2014 po prezantohet për herë të parë në vendin tonë.

  • Qeveria shpall 11 zona me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore, fshatrat që përfshihen

    Qeveria shpall 11 zona me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore, fshatrat që përfshihen

    Qeveria shpalli në mbledhjen e saj të fundit 11 zona të reja me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore duke orientuar që turizmi, pjesa industriale dhe ekonomike të kenë orientim të qartë.Të parashikuara në katër vendime të veçanta sipas bashkive përkatëse jepen edhe detajet për zonat dhe sipërfaqet që përfshihen.Bashkia BelshTë parat janë zonat në Bashkinë Belsh ku përfshihen të paktën pesë zona.a) Zona nr.1, njësia administrative Belsh, fshati Qafshkallë, me sipërfaqe 126.4 ha.b) Zona nr.2, njësia administrative Belsh, fshati Gradishtë, me sipërfaqe 1.49 ha.c) Zona nr.3, njësia administrative Belsh, fshati Seferan-Hysë, me sipërfaqe 68 ha.ç) Zona nr.4, njësia administrative Rrasë, fshati Shegas, me sipërfaqe 69.8ha.d) Zona nr.5, njësia administrative Fierzë, fshati Fierzë, me sipërfaqe 143.9 ha. Bashkia ElbasanSë dyti është Bashkia Elbasan për të cilën janë propozuar katër zona me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore.a) Zona nr.1, njësia administrative Funar, me sipërfaqe 1 439, 89  ha.b) Zona nr.2, njësia administrative Gjinar, me sipërfaqe 1 047, 74 ha.c) Zona nr.3, njësia administrative Tregan, me sipërfaqe 398,1 ha.ç) Zona nr.4, njësia administrative Shushicë, me sipërfaqe 705,96 ha. Bashkia Përmet dhe SkraparPër Bashkinë Përmet është vetëm një “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” konkretisht ajo nr.1, njësia administrative Çarçovë, fshatrat Kanikol dhe Draçovë, me sipërfaqe 2.04 km².E njëjta gjë vlen edhe për Bashkinë Skrapar ku ka vetëm një zonë të shpallur, ajo nr.1, Helmës-Staraveckë, njësia administrative Potom, me sipërfaqe 258 ha.  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • EMRAT/ Falsifikim dokumentesh te Rana e Hedhun dhe shpërdorim detyre/ Pas urdhrit të Gjykatës, arrestohen 9 personat e përfshirë

    EMRAT/ Falsifikim dokumentesh te Rana e Hedhun dhe shpërdorim detyre/ Pas urdhrit të Gjykatës, arrestohen 9 personat e përfshirë

    Ekzekutohen masa sigurie për 9 shtetas, të cilët akuzohen se nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrave, janë implikuar në një rast të ndërtimit të paligjshëm, në Ranë të Hedhun.

    Masat u ekzekutuan nga strukturat e Policisë së Lezhës, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Shkodër-Lezhë, në zbatim të vendimit të vendimit të Gjykatës së Lezhës, të datës 27.10.2025.
    Konkretisht, ndaj shtetasve:
    -Pjeter Tuci, 67 vjeç, banues në fshatin Shënkoll, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Falsifikim i vulave dhe stampave”;
    -Gentian Malotai 34 vjeç, banues në Shëngjin, ish drejtor i AShK, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale ”Shpërdorimi i detyrës”;
    -Artur Shabaku, 37 vjeç, banues në Lezhë, ish përgjegjës për legalizimet i AshK, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale ”Shpërdorimi i detyrës”;
    -Artmir Maxhuni 35 vjeç, banues në Lezhë, ish përgjegjës për legalizimet i AshK, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale ”Shpërdorimi i detyrës”;
    -Luiza Bala, 65 vjeçe, banuese në Tiranë, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
    -Hekuran Xhina 65 vjeç, banues në Elbasan, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.
    -Kol Mala, 66 vjeç, banues në Tiranë, ish Drejtor i Drejtorisë Rajonale të IKMT, u ekzekutua masa e sigurisë “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
    -Flor Gjini 41 vjeç, banues në Lezhë, ish Drejtor i Drejtorisë Rajonale të IKMT, u ekzekutua masa e sigurisë “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
    -Martin Ndoka, 50 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë Ndihmësspecialist i Policimit në Komunitet, u ekzekutuan masat e sigurisë “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të detyrës publike”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Falsifikim dokumentesh te Rana e Hedhun dhe shpërdorim detyre/ Ekzekutohen masat për 9 persona (Emrat)

    Falsifikim dokumentesh te Rana e Hedhun dhe shpërdorim detyre/ Ekzekutohen masat për 9 persona (Emrat)

    Policia ka ekzekutuar masat e sigurisë për 9 persona të cilët akuzohen se nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrave, janë implikuar në një rast të ndërtimit të paligjshëm, në Ranë të Hedhun.

    Masat u ekzekutuan nga strukturat e Policisë së Lezhës, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Shkodër-Lezhë, në zbatim të vendimit të vendimit të Gjykatës së Lezhës, të datës 27.10.2025.
    Masat:
    -Pjeter Tuci, 67 vjeç, banues në fshatin Shënkoll, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Falsifikim i vulave dhe stampave”;
    -Gentian Malotai 34 vjeç, banues në Shëngjin, ish drejtor i AShK, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale ”Shpërdorimi i detyrës”;
    -Artur Shabaku, 37 vjeç, banues në Lezhë, ish përgjegjës për legalizimet i AshK, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale ”Shpërdorimi i detyrës”;
    -Artmir Maxhuni 35 vjeç, banues në Lezhë, ish përgjegjës për legalizimet i AshK, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale ”Shpërdorimi i detyrës”;
    -Luiza Bala, 65 vjeçe, banuese në Tiranë, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
    -Hekuran Xhina 65 vjeç, banues në Elbasan, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.
    -Kol Mala, 66 vjeç, banues në Tiranë, ish Drejtor i Drejtorisë Rajonale të IKMT, u ekzekutua masa e sigurisë “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
    -Flor Gjini 41 vjeç, banues në Lezhë, ish Drejtor i Drejtorisë Rajonale të IKMT, u ekzekutua masa e sigurisë “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
    -Martin Ndoka, 50 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë Ndihmësspecialist i Policimit në Komunitet, u ekzekutuan masat e sigurisë “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të detyrës publike”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

  • Kategoria Superiore, ja formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 9

    Kategoria Superiore, ja formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 9

    Tashmë është kthyer në një traditë që pas përfundimit të çdo raundi në Kategorinë Superiore, trajnerët e skuadrave kombëtare dhe të moshave të përzgjedhin formacionin dhe trajnerit më të mirë të javës

    Për këtë radhë skema e preferuar është 3-4-3-2-1 dhe në portë është Mario Dajsinani i skuadrës kampione të vendit, Egnatia
    Mbrojtja në formacionin më të mirë përbëhet nga Herald Marku (Flamurtari), Bruno Dita (Dinamo City) dhe Bruno Lulaj (AF Elbasani). Ndërsa në mesfushë janë përzgjedhur këta futbollistë: Lorenc Trashi (Flamurtari), Higor Vidal (Teuta), Fernando Medeiros (Egnatia) dhe Mohamed Sanogo (Bylis).
    Për repartin e sulmit janë zgjedhur Alessandro Albanese (Egnatia) dhe Dejvi Bregu (Dinamo City) në mbështetje të Blaise Tsague të Elbasanit
    Përsa i përket trajnerit më të mirë, për këtë javë është zgjedhur Francesco moreiro i Flamurtarit me vlonjatët që regjistruan fitoren e parë sezonale pikërisht duke mundur Vllazninë kryesuese

  • Fondet buxhetore për mbetjet në rritje, shërbimi në përkeqësim

    Fondet buxhetore për mbetjet në rritje, shërbimi në përkeqësim

    Në vitin 2024, rreth 89% e popullsisë mori shërbime për menaxhimin e mbetjeve. sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, ky tregues pësoi rënie me dy pikë përqindjeje, krahasuar me vitin 2023.Edhe pse shifra është dukshëm më e lartë se në vitin 2016, kur vetëm 69% e popullsisë mori këtë shërbim, përmirësimet nuk kanë ecuri në raport të drejtë me investimet e mëdha që janë kryer në këtë sektor gjatë dekadës së fundit.Rreth 14 miliardë lekë nga buxheti i shtetit janë derdhur për ndërtimin e tre incineratorëve në Tiranë, Fier dhe Elbasan, të cilët ishin parashikuar të modernizonin trajtimin e mbetjeve urbane dhe të zëvendësonin depozitimin në fusha të hapura. Por, ndonëse kompanitë koncesionare kanë marrë pagesat për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e tyre, asnjë prej këtyre impianteve nuk funksionon aktualisht.Pavarësisht shpenzimeve të mëdha publike, mbulimi me shërbimet e grumbullimit dhe trajtimit të mbetjeve ka shënuar rënie. Bashkitë vazhdojnë të përballen me probleme në mbledhjen dhe transportin e mbetjeve, veçanërisht në zonat rurale, ndërsa qytetet e mëdha përballen me kosto të larta dhe mungesë transparence për menaxhimin e kontratave.Që Shqipëria të arrijë standardet europiane në menaxhimin e mbetjeve, duhet të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si i koncepton, financon dhe zbaton politikat në këtë sektor.Në Bashkimin Europian, mbi 45% e mbetjeve urbane riciklohen, ndërsa në Shqipëri kjo shifër është nën 20%. Shtetet europiane kanë reduktuar ndjeshëm varësinë nga landfilli dhe djegia, duke vendosur taksa të larta për depozitimin dhe duke stimuluar ndarjen e mbetjeve në burim.Shumë bashki ne vendin tonë nuk kanë kapacitete teknike, financiare apo njerëzore për të ofruar shërbime të qëndrueshme. Në BE, menaxhimi i mbetjeve është kompetencë lokale. Shqipëria tashmë ka krijuar një Agjenci Kombëtare për Menaxhimin e Mbetjeve.Aktualisht, Europa po kalon drejt digjitalizimit të sistemit të mbledhjes së mbetjeve: me sensorë që matin mbushjen e koshave dhe aplikacione që gjurmojnë rrjedhën e mbetjeve.Në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Maqedoninë e Veriut po zhvillohen modele rajonale të bashkëpunimit midis komunave, ku disa njësi vendore menaxhojnë bashkë qendrat e riciklimit ose landfill-et. Kjo praktikë është treguar e suksesshme për komunat me kapacitete financiare dhe teknike të kufizuara.Sfidat kryesore për Shqipërinë lidhen me mungesën e ndarjes së mbetjeve në burim, mbledhjen e paplotë të tyre në zonat rurale dhe menaxhimin e landfill-eve që shpesh nuk përmbushin standardet mjedisore. Edhe pse ekziston një strategji kombëtare për menaxhimin e integruar të mbetjeve, zbatimi praktik i saj është ende i kufizuar.Burimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Dinamo fiton derbin me Partizanin, Elbasani shkërmoq Tiranën, Flamurtari merr fitoren e pare pas 9 javësh

    Dinamo fiton derbin me Partizanin, Elbasani shkërmoq Tiranën, Flamurtari merr fitoren e pare pas 9 javësh

    Adriatik BALLA
    Dje u mbyll java e nëntë e Kategorisë Superiore, pra mbyllet një nga katër fazat e garës, ku pati rezultate befasuese si në Vlorë, ashtu dhe në Tiranë. Ndeshja kryesore e kësaj jave ishte ajo mes Dinamos dhe Partizanit. Një duel derbi që u fitua nga “nëndetësja” dinamovite me rezultatin 2-0, duke bërë që blutë të ngjiten në vend të tretë duke qenë fare pranë Vllaznisë dhe Egnatias kryesuese, kurse Partizani vijon të zhytet në vendet e fundit të tabelës së bashku me Tiranën, e cila dje pësoi një disfatë të rëndë 4-1 në kryeqytet ndaj Elbasanit. Padyshim, befasia e madhe e kësaj jave ishte fitorja e Flamurtaritt ë vendit të fundit ndaj Vllaznisë kryesuese, ku vlonjatët gjetën 3-pikëshin e parë të sezonit.
    Dinamo “kockë” e fortë”për Partizanin
    Derbin e kryeqytetit e vendos në favor të saj “nëndetësja”. Kështu, Dinamo e Ilir Dajës triumfoi me rezultatin 2 me 0 në derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit. Autogoli i Atanaskoskit në minutën e 54-t si dhe goli i Nezirit në minutën e 75-të, i dhuruan 3 pikë të arta bluve, në sfidën e zhvilluar në “Elbasan Arena”. Ndërkohë në krahun tjetër, për trajnerin e Partizanit, Oltjon Kërnaja, kjo ishte disfata e parë nën drejtimin e “demave”. Duhet theksuar se partizani ka një start jo të mirë të sezonit aktual, pasi mbrojtja fut ujë dhe sulmi nuk e ka efikasitetin e dëshiruar.
    Tirana në pikiatë
    Elbasani ka marrë një fitore të madhe dje në transfertë në “Air Albania”, duke u kthyer përsëri mes skuadrave pretendente për kreun e Superiores pas suksesit 4-1 ndaj Tiranës. Bardheblutë e nisën ndeshjen duke qenë më kërkues, por 10 minutat e fundit të pjesës së parë ishin të tmerrshëm teksa pësuan dy gola dhe rrezikuan të pësonin edhe të tjerë. Ishte pikërisht Blaise Tsage që shënoi dy gola për miqtë në minutën e 38-të dhe të 43-të, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej 0-2. Në pjesën e dytë Tirana e rihapi ndeshjen, pas golit të shënuar nga Tabeku në minutën e 66-të. Por ky ishte një iluzion i shkurtër, pasi rezultatin e fiksuan miqtë nga Elbasani që shënuan edhe dy gola të tjerë në fund të takimit me Ze Gomes dhe Diallo në minutën e 2-të dhe të 6-të shtesë. Pra 4-1 për Elbasanin që ngjitet bashkë me Dinamon në rennditje, ndërsa Tirana në vend të parafundit në krizë të plotë e të thellë.
    Flamurtari regjistron fitoren e parë sezonale
    Në Vlorë ndodhi dje surpriza më e madhe e fazës së parë të kampionatit, pasi Flamurtari i Vlorës regjistroi trepikëshin e parë sezonal. Këtë suskes Flamurtari e arriti në javën e nëntë të Superiores dhe mundi ta bëjë këtë pikërisht ndaj kryesuesve të garës, Vllaznisë së Shkodrës. Vlonjatët kanë fituar me shifrat minimale 1-0, pas një ndeshje të luftuar, ku e kërkuan me ngulm golin derisa e gjetën atë me një penallti të pazakontë të realizuar nga ish-i Herald Marku. Më pas ata administruan lojën përballë kuqebluve të cilët u shfaqën më pak kërkues se në ndeshjet e tjera, duke marrë tri pikë të arta për moralin më shumë, pasi nuk ndryshojnë vendin e vlonjatëve në fundin e renditjes dhe as të shkodranëve në kreun e saj. Ata rihapën ndeshjen me Tabeku në pjesën e dytë duke dhënë shenja ringjalljeje. Por kundërsulmet e Elbasanit ishin vdekjeprurëse dhe verdheblutë goditën dy herë të tjera në shtesë për të vulosur suksesin 4-1.