Tag: Elbasan

  • Policia e Shtetit hap konkursin për 4 pozicione drejtuese

    Policia e Shtetit hap konkursin për 4 pozicione drejtuese

    Policia e Shtetit njofton fillimin e aplikimeve për pozicionet e larta drejtuese, ku përfshihen postet “Drejtor Departamenti” dhe “Drejtor Vendor i Policisë”.
    Konkursi është pjesë e procesit të ri të avancimit brenda strukturave të policisë dhe është i hapur për punonjësit me role drejtues të mesëm, nga data 3 deri më 11 nëntor 2025.
    Mbështetur në pikën 1, pikën 2, germat “c” dhe “l” të nenit 55, si dhe në pikat 3 dhe 4 të nenit 61 të ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 641, datë 16.10.2024 “Për miratimin e rregullores për përzgjedhjen e kandidatit për zëvendësdrejtor të përgjithshëm, drejtor të departamentit, drejtor të drejtorisë vendore dhe shef të komisariatit, në Policinë e Shtetit”, si dhe në nenet 29-49 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 112, datë 24.02.2025 “Për miratimin e Rregullores së Policisë së Shtetit”, Policia e Shtetit shpall thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për konkurrim për pozicionet “Drejtor Departamenti” dhe “Drejtor Vendor i Policisë”.
    Me qëllim zhvillimin e një procesi vlerësimi objektiv, transparent dhe gjithëpërfshirës, si dhe nxitjen e konkurrencës profesionale dhe drejtuese në përzgjedhjen e kandidatëve që shfaqin aftësi, rezultate të larta, integritet moral dhe profesional për promovimin në detyrë të punonjësve të Policisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar hapjen e aplikimeve për konkurrim për pozicionet:
    “Drejtor Departamenti” në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin;
    “Drejtor Departamenti” në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare;
    “Drejtor Vendor i Policisë” në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, për shkak të dorëheqjes nga detyra të punonjësit të përzgjedhur për këtë funksion, me proces konkurrimi;
    “Drejtor Vendor i Policisë” në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, për shkak të shkarkimit nga detyra, më datë 10.07.2025, të drejtorit të përzgjedhur me proces konkurrimi.
    Faza e aplikimeve do të jetë e hapur nga data 03.11.2025, ora 08:00, deri më datë 11.11.2025, ora 16:00.
    Policia e Shtetit fton punonjësit e saj që mbajnë njërën nga gradat e rolit të mesëm drejtues, që të aplikojnë dhe të konkurrojnë për këto pozicione, duke i garantuar për një proces vlerësimi të drejtë, transparent dhe profesional.

  • “Ditët e Mios” në edicionin e 15, pjesëmarrës piktorë nga Shqipëria e shtete të tjera që sjellin Korçën në punët e tyre

    “Ditët e Mios” në edicionin e 15, pjesëmarrës piktorë nga Shqipëria e shtete të tjera që sjellin Korçën në punët e tyre

    Nga Julia Vrapi
    “Ditët e Mios” një ngjarje e artit figurativ, që mbledh çdo vit artistë nga vende të ndryshme të botës për të krijuar vepra të frymëzuara nga rrugicat dhe peizazhet e fshatrave të Korçës. Qyteti i Korçës mirëpret edicionin e 15-të të kolonisë ndërkombëtare “Ditët e Mios”, nga data 28 deri më 31 tetor dhe këtë vit rreth 40 piktorë nga Shqipëria dhe shtete të tjera janë pjesë e këtij aktiviteti të artit figurativ. Aktiviteti që zhvillohet prej disa vitesh në këtë qytet nderon edhe trashëgiminë e mjeshtrit të madh Vangjush Mio, duke e kthyer Korçën në një atelie të hapur arti. Piktorët pjesëmarrës këtë vit janë nga Kosova, Shqipëria, Italia, Greqia, Finlanda, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Rumania, etj. Kryetari i Bashkisë së Korçës Sotiraq Filo shprehet për edicionin e 15-të të “Ditëve të Mios” si një festë e vërtetë e ngjyrave, dritës dhe shpirtit krijues. “Rreth 40 piktorë nga vende të ndryshme të botës do të bashkohen në qytetin tonë për të zbuluar magjinë e rrugicave korçare, peizazhet e fshatrave tona piktoreske dhe frymën e veçantë që vetëm Korça di të dhurojë. Për katër ditë me radhë, qyteti do të kthehet në një atelie të hapur arti, ku çdo penelatë do të pasqyrojë emocionin, frymëzimin dhe dashurinë për vendin tonë. Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij udhëtimi artistik që nderon trashëgiminë e mjeshtrit të madh Vangjush Mio dhe e kthen Korçën në skenën e bukurisë dhe krijimtarisë”, shprehet kryetari i Bashkisë së Korës Sotiraq Filo në rrjete sociale. Kolonia e piktorëve “Ditët e Mios” në qytetin e Korçës sot është në ditën e fundit, ndërsa veprat e krijuara nga piktorët do të ekspozohen në përmbyllje të aktivitetit, si një homazh për mjeshtrin Vangjush Mio.
    Aktiviteti u çel në shtëpinë muze të piktorit  
    Edicioni i 15-të i kolonisë ndërkombëtare “Ditët e Mios” u çel në Shtëpinë Muze të piktorit Vangjush Mio dhe prej vitesh është edhe një nga aktivitetet më të rëndësishme të arteve figurative në këtë qytet. Në Korçë që prej vitit 2007 çdo fund tetori zhvillohet kjo mbledhje artistësh nga vende të ndryshme, në nder të “Piktorit të Popullit” Vangjush Mio, ku në ditën e fundit të kolonisë së artistëve zhvillohet edhe ekspozita me punimet e të gjithë pjesëmarrësve. Banesa muze e “Piktorit të Popullit” Vangjush Mio, është një nga më të vizituarat në qytetin e Korçës. Vangjush Mio (3 mars 1891- 30 dhjetor 1957) ishte një piktor impresionist shqiptar. Ai njihet më së shumti për peizazhet dhe sipas kritikës konsiderohet si peizazhisti më i përkryer shqiptar i shekullit XX. Temat e tij të parapëlqyera i merrte nga Korça, Pogradeci dhe rrethinat, por ai përjetësoi në punimet e tij edhe qytete të tjera si Tirana, Elbasani, Himara, Berati dhe Gjirokastra. Përveç peizazheve, Vangjush Mio ishte brilant edhe në pikturimin e portreteve. Rreth 60 punime të tij janë pjesë e fondit në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Piktori ka marrë pjesë në shumë ekspozita të arteve figurative të organizuara si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj.

  • Ndryshime në nivele të larta në Policinë e Shtetit

    Ndryshime në nivele të larta në Policinë e Shtetit

    Policia e Shtetit ka hapur sot zyrtarisht aplikimet për pozicionet e larta drejtuese “Drejtor Departamenti” dhe “Drejtor Vendor i Policisë”, në kuadër të procesit të ri të konkurrimit dhe promovimit brenda strukturës.
    Më herët ka dhënë dorëheqjen edhe Drejtori i Policisë së Shtetit, Fatmir Hoxha.

    Aplikimet do të jenë të hapura nga data 3 deri më 11 nëntor 2025, dhe mund të marrin pjesë punonjës të policisë me grada të rolit të mesëm drejtues.

    Njoftimi:

    Mbështetur në pikën 1, pikën 2, germat “c” dhe “l” të nenit 55, si dhe në pikat 3 dhe 4 të nenit 61 të ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 641, datë 16.10.2024 “Për miratimin e rregullores për përzgjedhjen e kandidatit për zëvendësdrejtor të përgjithshëm, drejtor të departamentit, drejtor të drejtorisë vendore dhe shef të komisariatit, në Policinë e Shtetit”, si dhe në nenet 29-49 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 112, datë 24.02.2025 “Për miratimin e Rregullores së Policisë së Shtetit”, Policia e Shtetit shpall thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për konkurrim për pozicionet “Drejtor Departamenti” dhe “Drejtor Vendor i Policisë”.
    Me qëllim zhvillimin e një procesi vlerësimi objektiv, transparent dhe gjithëpërfshirës, si dhe nxitjen e konkurrencës profesionale dhe drejtuese në përzgjedhjen e kandidatëve që shfaqin aftësi, rezultate të larta, integritet moral dhe profesional për promovimin në detyrë të punonjësve të Policisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar hapjen e aplikimeve për konkurrim për pozicionet:
    “Drejtor Departamenti” në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin;
    “Drejtor Departamenti” në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare;
    “Drejtor Vendor i Policisë” në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, për shkak të dorëheqjes nga detyra të punonjësit të përzgjedhur për këtë funksion, me proces konkurrimi;
    “Drejtor Vendor i Policisë” në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, për shkak të shkarkimit nga detyra, më datë 10.07.2025, të drejtorit të përzgjedhur me proces konkurrimi.
    Faza e aplikimeve do të jetë e hapur nga data 03.11.2025, ora 08:00, deri më datë 11.11.2025, ora 16:00.
    Policia e Shtetit fton punonjësit e saj që mbajnë njërën nga gradat e rolit të mesëm drejtues, që të aplikojnë dhe të konkurrojnë për këto pozicione, duke i garantuar për një proces vlerësimi të drejtë, transparent dhe profesional.

  • Polemikat ia lënë fjalën fushës, nisin ndeshjet e para të fazës së grupeve të Kupës së Shqipërisë

    Polemikat ia lënë fjalën fushës, nisin ndeshjet e para të fazës së grupeve të Kupës së Shqipërisë

    Pas polemikave të shumta të ditëve të fundit në volejboll, për shkak të çështjes Ferreira, sot dhe nesër është koha për t’iu rikthyer fushës. Në të dyja kategoritë, do të luhen ndeshet e para të Kupës së Shqipërisë.
    Ekipet e Superligës janë ndarë në dy grupe, në bazë të renditjes së tyre në përfundim të fazës së parë të kampionatit. Ndeshjet e para në fazës së grupeve do të luhen më datat 31 tetor dhe 1 nëntor.
    Dy ekipet e para të secilit grup do të avancojnë në fazën gjysmëfinale, e cila do të zhvillohet në mars.
    Femra – Grupi A
    Pogradeci – Korabi, 31 tetor
    Skënderbeu – Partizani, 1 nëntor
    Femra – Grupi B
    Tirana – Vllaznia, 31 tetor
    Dinamo – Teuta, 1 nëntor
    Meshkuj – Grupi A
    Skënderbeu – Studenti, 1 nëntor
    Partizani (pushim)
    Meshkuj – Grupi B
    Vllaznia – Erzeni, 31 tetor
    Tirana – Elbasani, 31 tetor

  • Jep dorëheqjen Drejtori i Policisë, Fatmir Hoxha/ Hapet aplikimi për pozicionet e larta në Policinë e Shtetit

    Jep dorëheqjen Drejtori i Policisë, Fatmir Hoxha/ Hapet aplikimi për pozicionet e larta në Policinë e Shtetit

    Policia e Shtetit ka hapur sot zyrtarisht aplikimet për pozicionet e larta drejtuese “Drejtor Departamenti” dhe “Drejtor Vendor i Policisë”, në kuadër të procesit të ri të konkurrimit dhe promovimit brenda strukturës.

    Më herët ka dhënë dorëheqjen edhe Drejtori i Policisë së Elbasanit, Fatmir Hoxha.
    Aplikimet do të jenë të hapura nga data 3 deri më 11 nëntor 2025, dhe mund të marrin pjesë punonjës të policisë me grada të rolit të mesëm drejtues.
    Njoftimi:
    Mbështetur në pikën 1, pikën 2, germat “c” dhe “l” të nenit 55, si dhe në pikat 3 dhe 4 të nenit 61 të ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 641, datë 16.10.2024 “Për miratimin e rregullores për përzgjedhjen e kandidatit për zëvendësdrejtor të përgjithshëm, drejtor të departamentit, drejtor të drejtorisë vendore dhe shef të komisariatit, në Policinë e Shtetit”, si dhe në nenet 29-49 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 112, datë 24.02.2025 “Për miratimin e Rregullores së Policisë së Shtetit”, Policia e Shtetit shpall thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për konkurrim për pozicionet “Drejtor Departamenti” dhe “Drejtor Vendor i Policisë”.
    Me qëllim zhvillimin e një procesi vlerësimi objektiv, transparent dhe gjithëpërfshirës, si dhe nxitjen e konkurrencës profesionale dhe drejtuese në përzgjedhjen e kandidatëve që shfaqin aftësi, rezultate të larta, integritet moral dhe profesional për promovimin në detyrë të punonjësve të Policisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar hapjen e aplikimeve për konkurrim për pozicionet:
    “Drejtor Departamenti” në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin;
    “Drejtor Departamenti” në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare;
    “Drejtor Vendor i Policisë” në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, për shkak të dorëheqjes nga detyra të punonjësit të përzgjedhur për këtë funksion, me proces konkurrimi;
    “Drejtor Vendor i Policisë” në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, për shkak të shkarkimit nga detyra, më datë 10.07.2025, të drejtorit të përzgjedhur me proces konkurrimi.
    Faza e aplikimeve do të jetë e hapur nga data 03.11.2025, ora 08:00, deri më datë 11.11.2025, ora 16:00.
    Policia e Shtetit fton punonjësit e saj që mbajnë njërën nga gradat e rolit të mesëm drejtues, që të aplikojnë dhe të konkurrojnë për këto pozicione, duke i garantuar për një proces vlerësimi të drejtë, transparent dhe profesional.

     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     

    Top Channel

  • Vende të lira pune në nivele drejtuese, Policia e Shtetit hap zyrtarisht aplikimet

    Vende të lira pune në nivele drejtuese, Policia e Shtetit hap zyrtarisht aplikimet

    policia e shtetit

    TIRANË- Policia e Shtetit ka hapur zyrtarisht aplikimet për pozicionet e larta drejtuese “Drejtor Departamenti” dhe “Drejtor Vendor i Policisë”, në kuadër të procesit të ri të konkurrimit dhe promovimit brenda strukturës.
    Aplikimet do të jenë të hapura nga data 3 deri më 11 nëntor 2025, dhe mund të marrin pjesë punonjës të policisë me grada të rolit të mesëm drejtues. Në mesin e vendeve të lira është drejtor departamenti për kufirin dhe migracionin, drejtor departamenti për marrëdhëniet ndërkombëtare, si dhe pozicionet e drejtorit vendor në Elbasan dhe Shkodër.
    Njoftimi:
    Mbështetur në pikën 1, pikën 2, germat “c” dhe “l” të nenit 55, si dhe në pikat 3 dhe 4 të nenit 61 të ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 641, datë 16.10.2024 “Për miratimin e rregullores për përzgjedhjen e kandidatit për zëvendësdrejtor të përgjithshëm, drejtor të departamentit, drejtor të drejtorisë vendore dhe shef të komisariatit, në Policinë e Shtetit”, si dhe në nenet 29-49 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 112, datë 24.02.2025 “Për miratimin e Rregullores së Policisë së Shtetit”, Policia e Shtetit shpall thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për konkurrim për pozicionet “Drejtor Departamenti” dhe “Drejtor Vendor i Policisë”.
    Me qëllim zhvillimin e një procesi vlerësimi objektiv, transparent dhe gjithëpërfshirës, si dhe nxitjen e konkurrencës profesionale dhe drejtuese në përzgjedhjen e kandidatëve që shfaqin aftësi, rezultate të larta, integritet moral dhe profesional për promovimin në detyrë të punonjësve të Policisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar hapjen e aplikimeve për konkurrim për pozicionet:
    “Drejtor Departamenti” në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin;
    “Drejtor Departamenti” në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare;
    “Drejtor Vendor i Policisë” në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, për shkak të dorëheqjes nga detyra të punonjësit të përzgjedhur për këtë funksion, me proces konkurrimi;
    “Drejtor Vendor i Policisë” në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, për shkak të shkarkimit nga detyra, më datë 10.07.2025, të drejtorit të përzgjedhur me proces konkurrimi.
    Faza e aplikimeve do të jetë e hapur nga data 03.11.2025, ora 08:00, deri më datë 11.11.2025, ora 16:00.
    Policia e Shtetit fton punonjësit e saj që mbajnë njërën nga gradat e rolit të mesëm drejtues, që të aplikojnë dhe të konkurrojnë për këto pozicione, duke i garantuar për një proces vlerësimi të drejtë, transparent dhe profesional.

  • Hapet aplikimi për postin e Drejtorit të Departamentit dhe drejtor vendor në Policinë e Shtetit

    Hapet aplikimi për postin e Drejtorit të Departamentit dhe drejtor vendor në Policinë e Shtetit

    Policia e Shtetit ka hapur konkurrimin për pozicionin e Drejtorit të Departamentit dhe drejtor vendor në Policinë e Shtetit.
    Faza e aplikimeve do të jetë e hapur nga data 03.11.2025, ora 08:00, deri më datë 11.11.2025, ora 16:00.

    Njoftimi i plotë:

    Mbështetur në pikën 1, pikën 2, germat “c” dhe “l” të nenit 55, si dhe në pikat 3 dhe 4 të nenit 61 të ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 641, datë 16.10.2024 “Për miratimin e rregullores për përzgjedhjen e kandidatit për zëvendësdrejtor të përgjithshëm, drejtor të departamentit, drejtor të drejtorisë vendore dhe shef të komisariatit, në Policinë e Shtetit”, si dhe në nenet 29-49 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 112, datë 24.02.2025 “Për miratimin e Rregullores së Policisë së Shtetit”, Policia e Shtetit shpall thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për konkurrim për pozicionet “Drejtor Departamenti” dhe “Drejtor Vendor i Policisë”.

    Me qëllim zhvillimin e një procesi vlerësimi objektiv, transparent dhe gjithëpërfshirës, si dhe nxitjen e konkurrencës profesionale dhe drejtuese në përzgjedhjen e kandidatëve që shfaqin aftësi, rezultate të larta, integritet moral dhe profesional për promovimin në detyrë të punonjësve të Policisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar hapjen e aplikimeve për konkurrim për pozicionet:
    “Drejtor Departamenti” në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin;
    “Drejtor Departamenti” në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare;
    “Drejtor Vendor i Policisë” në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, për shkak të dorëheqjes nga detyra të punonjësit të përzgjedhur për këtë funksion, me proces konkurrimi;
    “Drejtor Vendor i Policisë” në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, për shkak të shkarkimit nga detyra, më datë 10.07.2025, të drejtorit të përzgjedhur me proces konkurrimi.
    Faza e aplikimeve do të jetë e hapur nga data 03.11.2025, ora 08:00, deri më datë 11.11.2025, ora 16:00.
    Policia e Shtetit fton punonjësit e saj që mbajnë njërën nga gradat e rolit të mesëm drejtues, që të aplikojnë dhe të konkurrojnë për këto pozicione, duke i garantuar për një proces vlerësimi të drejtë, transparent dhe profesional.

  • Të rinjtë e Elbasanit bëhen shembull për riciklimin. Nis projekti “Youth4CleanAir” në gjashtë shkolla të qytetit

    Të rinjtë e Elbasanit bëhen shembull për riciklimin. Nis projekti “Youth4CleanAir” në gjashtë shkolla të qytetit

    “Kur hedhim mbeturinat në koshin e duhur, nuk po pastrojmë vetëm shkollën tonë, por po kujdesemi për të ardhmen.”Kështu shprehen nxënësit aktivistë të gjimnazeve të Elbasanit, të cilët u bënë pjesë e vendosjes së koshave për ndarjen e mbetjeve në burim, një nismë që po merr jetë në kuadër të projektit #Youth4CleanAir, në bashkëpunim mes Bashkisë së Elbasanit dhe Ambasadës Suedeze.
    Në gjashtë shkolla të mesme të qytetit janë vendosur koshat për plastikën, metalin dhe letrën, një hap i parë drejt krijimit të një kulture të re mjedisore në mesin e të rinjve. Qëllimi është i qartë, të mësohet që në bankat e shkollës se mbetjet nuk janë thjesht hedhje, por përgjegjësi.

    Në takimin me nxënësit, Kryebashkiaku Gledian Llatja u shpreh se ky është vetëm fillimi i një ndryshimi që duhet të nisë nga brezi i ri:

    “Qëllimi i këtij akti është që të gjithë të rinjtë në gjimnaze të ndërgjegjësohen dhe të mësojnë të hedhin mbetjet në koshat e duhur, për një të ardhme më të shëndetshme. Falënderoj iniciatorët e këtij procesi, por edhe të gjithë të rinjtë që e mbështesin këtë nismë.

    Bashkia e Elbasanit do t’ju vijë në ndihmë me të gjitha materialet që ju kërkoni, dhe jam i bindur se edhe bizneset e qytetit do të jenë pjesë e këtij procesi që kemi nisur së bashku.
    Është shumë e rëndësishme që vetë shkollat dhe të rinjtë të bëjnë ndarjen e mbetjeve, që të bëhemi burim i riciklimit. Shkollat janë vendi më i mirë për ta nisur këtë ndryshim.
    Këtë vit po e fillojmë në gjashtë shkolla, ndërsa në janar do ta zgjerojmë në të gjitha shkollat e Elbasanit. Ky projekt duhet të na bashkojë të gjithëve për të ndërtuar një shoqëri më të ndërgjegjshme dhe një mjedis më të pastër.”
    Me mbështetjen e Ambasadës Suedeze dhe përfshirjen e vetë nxënësve, Bashkia e Elbasanit po e shndërron këtë projekt në një platformë edukimi praktik, ku çdo kosh i vendosur në shkollë bëhet simbol i përgjegjësisë qytetare.

  • Vlerësimi i më të mirëve të javës së 9-të, dominojnë lojtarët e Dinamos, trajner ai i Flamurtarit

    Vlerësimi i më të mirëve të javës së 9-të, dominojnë lojtarët e Dinamos, trajner ai i Flamurtarit

    Adriatik BALLA
    Kampionati dëshmoi ditët e fundit se ka potencial të mirë, por klubet duhet të punojnë më shumë për të rritur cilësinë dhe spektaklin. Nga ana tjetër, u konfirmua se dy klubet e madh atë kryeqytetit, Partizani dhe Tirana, janë në krizë loje e rezultatesh, ndaj mbajnë vendet e fundit në tabelë. Në fakt, Superiorja ka mbyllur një nga katër fazat e kampionatit dhe në javën e 9-të të saj pati surpriza të shumta në rezultate, sidomos me fitoren e Flamurtarit që ndodhi për herë të parë këtë sezon. Pasi u mbyll java e nëntë e “Abissnet Superiore”, trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave zgjodhën 11-shin më të mirë por edhe trajnerin më të mirë të kësaj jave. Sipas skemës 1-3-4-2-1, në portë është gardiani i Egnatias, Mario Dajsinani. Herald Marku (Flamurtari), Bruno Dita (Dinamo Siti) dhe Bruno Lulaj (AF Elbasani) përbëjnë repartin e prapavijës. Në mesfushë janë: Lorenc Trashi (Flamurtari), Higor Vidal (Teuta), Fernando Medeiros (Egnatia) dhe Mohamed Sanogo (Bylis). Alesandro Albanese (Egnatia) dhe Dejvi Bregu (Dinamo Siti) mbështesin sulmuesin e AF Elbasanit, Blaise Tsague, në majën e sulmit. Trajneri më i mirë është përzgjedhur Françesko Moriero i Flamurtarit. Vlonjatët arritën fitoren e parë në kampionat dhe ky triumf erdhi ndaj kryesuesve të Vllaznisë.
    Situata në renditje pas fazës së parë
    Në fakt, Tirana – AF Elbasani dhe Dinamo Siti – Partizani ishin dy duelet e fundit të javës së 9-të të “Abissnet Superiore”. Në stadiumin “Air Albania”, verdheblutë e Elbasanit arritën një fitore të rëndësishme, pasi mundën bardheblutë e Tiranës me rezultatin e thellë 4-1. Në sfidën tjetër, Dinamo Siti mposhti Partizanin 2-0 në “Elbasan Arena”. Po të mërkurën, Flamurtari arriti fitoren e parë në kampionat, pasi mundi në shtëpi kryesuesit e Vllaznisë me rezultatin minimal 1-0. Egnatia mundi në shtëpi Teutën 1-0, duke i shkaktuar durrsakëve humbjen e parë në kampionat. Bylis u rikthye te fitorja, pasi fitoi 2-1 ndaj Vorës në “Adush Muça”. Me përfundimin e javës së 9-të, mbyllet edhe faza e parë e kampionatit “Abissnet Superiore”. Vllaznia kryeson kampionatin me 19 pikë, Egnatia ndodhet në vendin e dytë me 18, ndërsa Dinamo Siti dhe AF Elbasani mbajnë vendin e tretë dhe të katërt me nga 17 pikë.
    Vlerësimi në Kategorinë e Parë, ky është 11-shi i javës 9
    Trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë zgjedhur formacionin më të mirë të javës së 9-të të Kategorisë së Parë, si edhe trajnerin më të mirë. Skema e përzgjedhur është 1-3-4-3. Në portë është gardiani i Ilirisë, Dashamir Xhika. Repartin e prapavijës e përbëjnë Rei Zaimi i AF Luftëtarit, Nurudeen Abdulai i Besës së Kavajës dhe Miklovan Pere i Pogradecit. Ilir Allmuça i Lushnjes, Redon Danaj i Besës, Suleiman Danladi i Pogradecit dhe Arlind Kurti i Laçit formojnë repartin e mesfushës. Në sulm janë Ibrahim Romeo Olola i Lushnjës, Dejvid Kapllani i Kastriotit dhe Melsi Cereni i AF Luftëtarit. Trajneri i javës është përzgjedhur tekniku i Kastriotit, Ramadan Ndreu. Skuadra e tij arriti një fitore të madhe ndaj kryesuesve të Skënderbeut me rezultatin 3-2.

  • E drejta e autorit, Albautor një “tutor” me djersën e artistëve

    E drejta e autorit, Albautor një “tutor” me djersën e artistëve

    Në tetor 2023, në stadiumin “Air Albania” në prag të zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis Shqipërisë dhe Çekisë, atmosfera do të elektrizohej nga kënga “Mora fjalë” me kompozitor dhe autor Naim Gjoshin dhe këngëtare Shkurte Fejza. Kjo është një këngë jashtëzakonisht e dashur për publikun shqiptar, që lidhet me historinë e shqiptarëve të Kosovës në luftën për liri. Por nëse kënga i bën jehonë heroit legjendar Adem Jashari, agjencia për të drejtën e autorit “Albautor” i bën padrejtësi njeriut që ka krijuar këtë kryevepër, kompozitorit dhe autorit Naim Gjoshi.
    Artisti nga Elbasani merr shumë pak ose aspak të ardhura si autor dhe kompozitor i kësaj kënge nëpërmjet agjencisë “Albautor”, që mbledh të ardhurat për të drejtën e autorit. Sipas Naim Gjoshit, kolegët i thonë se vetëm me këtë këngë duhet të kishte siguruar shumë të ardhura për shkak të kërkesës dhe popullaritetit që gëzon kjo vepër.

    “Më shkruajti një herë një miku im, i dashur Osman Mula, që thoshte që nëse do të funksiononte ligji tek ne, ti Naim vetëm me këngën “Mora fjalë”, do të kishe marrë aq shumë, sa do të bëje vilën më të bukur te Kodra e Diellit në Tiranë”, thotë për “Vetting” kompozitori Gjoshi.

    Por realiteti është komplet ndryshe, pasi artistëve si ai, në fund të vitit u shpërndahen rreth 100 mijë lekë të vjetra nga agjencia “Albautor”, e cila është një shifër e papërfillshme për një këngë që ka kaq shumë popullaritet.

    “Kur kënga ime që u këndua në stadium, “Mora fjalë” që bëri shumë jehonë, atëherë e morën vesh njerëzit, që këngën e kisha shkruar unë me tekst e muzikë. Më pas kam patur disa telefonata nga avokatë në Tiranë, por edhe në Kosovë. Nuk desha të merrem me këtë punë sepse ku është e drejta e autorit, çfarë po marr unë nga ajo këngë? Jo vetëm nga ajo por edhe nga shumë këngë të tjera. Të gjitha këto unë i kam regjistuar te “Albautori”, por se çfarë bën unë nuk e di”, shprehet i indinjuar Gjoshi.
    Në fakt, drama që zhvillohet me të drejtën e autorit nuk prek vetëm këtë rast, por një grup artistësh shqiptarë si kompozitorë, kantautorë e këngëtarë, të cilët kanë denoncuar në emisionin “Vetting” agjencinë Albautor.
    Sipas artistëve, ata nuk marrin të ardhura në bazë të meritave nga “Albautor” për këngët dhe tekstet e shumta që kanë prodhuar, ndërkohë që agjencia ka të ardhura dhe nuk bën transparencë për mënyrën se si i shpërndan këto të ardhura.
    Sipas kompozitorit Gjergj Leka, krijimtaria e tyre si artist është e pazëvendësueshme dhe nuk ka marrë vlerësimin e duhur nga “Albautor”.
    “Unë jam mësuar të flas drejtpërdrejtë dhe të vazhdoj të flas dhe jam shumë i fyer që kam arritur të bëj këtë diskurs për disa nga kolegët e mi që punojnë atje. Më pas të merret prokuroria, institucionet që e kanë për detyrë të zbulojnë shkelje, por për ne si autorë ka ardhur koha t’i themi të gjitha çfarë na mundojnë”, shprehet për “Vetting” kompozitori Leka.
    Ajo që duket si një problem i vogël, në të vërtetë është një çështje aferash financiare, ku viktima janë artistët që jetën dhe pasionin e tyre ia kanë kushtuar krijimtarisë artistike, e cila i ka shërbyer interesit publik.
    Sipas avokatit Evien Dako, pakënaqësitë që kanë autorët në këtë fushë, lidhen me mungesën e transparencës apo të informacionit të marrë nga agjencitë, në të cilët ata përfshihen.
    Shumica e artistëve, tekstshkruesve, kompozitorëve, interpretuesve apo cdo kategorie artisti që prodhon vepra unike ka të drejtën e marrjes së të ardhurave financiare nga Agjencitë e Menaxhimit të të Drejtave të Autorëve sepse nëpërmjet transmetimit publik nëpër televizione, radio apo vende publike, këto agjenci mbledhin të ardhura që duhet tua shpërndajë artistëve nëpërmjet kontratave që kanë lidhur me subjektet që i përdorin.
    Në Shqipëri janë katër organizata që merren me administrimin kolektiv të të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura me to. Këto organizata janë hallka që lidhin autorët me përdoruesit e veprave artistike, si radio, televizione, platforma muzikore apo biznese.
    Njëra nga organizatat është AKDIE, Agjencia e Administrimit Kolektiv të të Drejtave të Artistëve Interpretues/Ekzekutues, e cila përfaqëson interpretuesit dhe ekzekutuesit si këngëtarët, aktorët, muzikantët dhe çdo artist që performon një vepër.
    Në fushën e filmit dhe produksioneve televizive vepron FMAA, Agjencia për Mbrojtjen e Veprave Audiovizuale. Kjo agjenci përfaqëson regjisorë, skenaristë dhe producentë filmash, duke u siguruar që veprat e tyre të mos përdoren pa leje.
    Ndërkohë, FABER është organizata që mbron të drejtat e producentëve të fonogramëve, të atyre që zotërojnë regjistrimet zanore. Çdo herë që një këngë transmetohet në publik, FABER kujdeset që të regjistrohet përdorimi dhe të shpërndahen të ardhurat për producentin që ka në pronësi regjistrimin.
    E fundit, por më e rëndësishmja për nga roli dhe kapitali është Albautor, Agjencia Shqiptare e të Drejtës së Autorit dhe të Drejtave të Lidhura, organizata më e njohur dhe më e madhe që përfaqëson autorët, kompozitorët dhe botuesit.
    Kompozitori Leka shprehet se artistët duhet t’i kërkojnë Albautorit të luajë funksionin që ka.
    “U bënë vite që ne flasim për të drejtat e autorit, flas për ne autorët vetë dhe mendoj që shumë faje janë tonat sepse kurrë s’kemi qenë të lidhur me njëri-tjetrin për të kërkuar atë që ne meritojmë por mbi të gjitha, për të kërkuar llogari atyre që ne paguhemi. Në këtë rast, “Albautori”, për t’u marrë me të drejtat tona, edhe pse e dimë shumë mirë që ka vite që nuk ka asnjë lloj monitorimi”, shprehet kompozitori Leka.
    Në fakt, “Albautor” është një organizatë e rrethuar nga hijet e skandalit sepse akuzohet nga artistët se nuk shpërndan të ardhurat për veprat e tyre.
    “Albautor” mbledh tarifat për përdorimin e veprave muzikore, letrare apo audiovizuale dhe më pas i shpërndan ato tek krijuesit. Kjo organizatë është përgjegjëse për të mbrojtur repertorin shqiptar, por edhe atë të huaj, duke siguruar licenca për çdo subjekt që dëshiron të përdorë muzikë ose tekst të mbrojtur me të drejtë autori. Presidenti i Albautor është Elton Deda, Drejtor i Përgjithshëm Erion Muka dhe Drejtor Ekzekutiv Oltion Spiro.
    “Albautor” ka një rol praktik shumë të rëndësishëm sepse mbledh tarifat që televizione, radio, lokale, platformat online apo organizatorë koncertesh duhet të paguajnë kur përdorin muzikë apo vepra të mbrojtura nga e drejta e autorit. Më pas, këto të ardhura shpërndahen te autorët përkatës, tekstshkruesit, kompozitorët apo producentët.
    Në thelb, Albautor duhet të kujdeset që krijimtaria e autorëve të vlerësohet dhe të ardhurat e mbledhura nga ajo vetë tu shpërndahen. Por nuk është kjo ajo që po ndodh pasi artistët prej kohësh kanë ngritur shqetësimin që nuk marrin të ardhura nga organizata për veprat e tyre më të transmetuara.
    Sipas kompozitorit dhe Mjeshtrit të Madh, Osman Mula, vetëm në Shqipëri nuk njihet e drejta e autorit, shpërdorohet dhe mund të merret çohet kudo, e ti vihet emri i një personi që nuk është autori.
    “Ne te shtëpia kemi dy sahata, kemi sahatin e ujit dhe sahati i elektrikut. Po kështu duhet moniturar dhe e drejta e autorit. Nuk guxon. Dhe nqs ti nuk paguan dritat, futesh në burg për 20 mijë lekë. Si është e munduar që e gjithë krijimtaria jote 20-30 vjeçare,a kupton, të mos paguhet, të nëpërkëmbet dhe të zhvatin shokët e tu?” shprehet i revoltuar Mjeshtri i Madh Osman Mula.
    Një tjetër kompozitor dhe Mjeshtër i Madh, Vladimir Kotani pohon se nuk ndjehet i vlerësuar nga mënyra se si puna e tij vlerësohet rreth 100 euro në vit.
    “Jam i ofenduar dhe i indinjuar dhe nuk e ndjej dhe as që e shikoj të mbrojtur të drejtat e mia krijuese dhe as që vlerësohet ekonomikisht transmetimit i krijimeve të mia, por tjetërsohet.
    Bile nga disa institucione artistike, jo vetëm që nuk vihet në dijeni dhe të merret miratimi nga krijuesi, por mohohet edhe autorësia duke mos përmendur fare emrin e krijuesit kur e transmetojnë krijimtarinë,”, tha për “Vetting” kompozitori Kotani.
    Madje dirigjenti në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, Edmond Doko shprehet se e drejta e autorit nuk ka asnjë lloj transparence.
    “Unë jam anëtar si dirigjent i një shoqate interpretësh dhe është gati qesharake kur në fund të vitit, diku në numrin tim të llogarisë, në konton time bankare diku rreth 10 mijë lekë të reja, ndërkohë që unë s’e di sa opera e sa koncerte në këto televizione kam realizuar. Nuk i kam ndjekur, nuk kam qenë i kujdesshëm dhe unë s’e kam mbrojtur të drejtën time”, deklaron për “Vetting” Edmond Doko./BW/