Tag: ekzistuese

  • Ndërhyrje 2.3 mln euro tek Transballkanikja në Vlorë për të shmangur përmbytjet

    Ndërhyrje 2.3 mln euro tek Transballkanikja në Vlorë për të shmangur përmbytjet

    Bashkia e Vlorës synon të ndërhyjë në rrjetin e kanalizimeve të ujërave të bardha në rrugën Transballkanike për të shmangur përmbytjet, të cilat, sipas raportit teknik, janë bërë të shpeshta sa herë ka përkeqësim të motit.Konkretisht, një procedurë prokurimi që ka në objekt “KUB Vlorë (Kanalizimet e Ujërave të Bardha) – Rindërtimi, ridimensionimi dhe rehabilitimi i kolektorëve kryesorë përgjatë rrugës Transballkanike, sipas loteve: nga rruga e Skelës deri te rruga Hasan Kushta (Albano dhe Romina) dhe rruga Odise Grillo”, parashikon këtë ndërhyrje. Fondi limit i saj është 230 milionë lekë, ose rreth 2.3 milionë euro.“Bazuar në vlerësimet dhe rivlerësimet e gjendjes ekzistuese të KUB, si dhe gjendjet e përmbytjeve që po bëhen të zakonshme në zonën objekt të këtij projekti, arritëm në konkluzionet e mëposhtme: Sistemi i KUB i Vlorës duhet të studiohet si një i tërë dhe nuk mund të rehabilitohen vetëm pjesë të veçanta të tij për arsyet e mëposhtme; kapacitetet e linjave të sistemit të KUB janë llogaritur sipas normave dhe standardeve ekzistuese të viteve 1976-1977, pra para daljes së Standardeve zyrtare të vitit 1978; në qytetin e Vlorës kanë ndodhur ndryshime të mëdha, si në urbanizim ashtu edhe në përdorimin e tokës së basenit ujëmbledhës, dhe si rrjedhim kanë ndryshuar koeficientët e rrjedhjes sipërfaqësore,” nënvizon raporti.Dokumenti thekson se gjendja aktuale e KUB është pothuajse plotësisht e amortizuar, me bllokime të pjesshme dhe të plota nga mbushjet me aluvione dhe mbeturina të qytetit. Ndërkohë, kapacitetet transportuese të prurjeve janë të reduktuara për shkak të bllokimit të disa seksioneve.Po ashtu, sistemi i KUB në disa nyje rezulton të jetë i shkëputur, duke bërë që një pjesë e linjave, për mungesë të shkarkimit në tubacionet pasardhëse, gjatë kohës së shirave të dalë në sipërfaqe dhe të përmbytë rrugët dhe sheshet.Bashkia vlerëson se nga i gjithë sistemi i KUB i Vlorës, për pjesën qendrore të qytetit që shkarkon në kanalin e fushës drejt Hidrovorit, duhet respektuar kuota e fundit e kanalit të fushës. Pra, i gjithë sistemi i ri i KUB për zonën qendrore të Vlorës duhet të shkarkojë në një pikë dhe në një kuotë fikse absolute, që është -2.93 m (kuota e fundit e kanalit të fushës).“Në funksion të vlerësimeve të mësipërme, është ndërtuar një model hidraulik në ambientet e StormCad, duke bërë dimensionimin e rrjetit të KUB dhe projektimin e tij. Zëvendësimi i tubit DN 400 mm prej çeliku nga rruga e Cipajve te Rotondo e Aviacionit, me gjatësi L=2050 ml.Detyra e projektimit të këtij objekti do të plotësohet me saktësimin e seksioneve të fillimit dhe fundit të ndërhyrjes, saktësimin e tipit të tubacionit në këto seksione dhe mënyrën e lidhjes së pjesës së re me atë ekzistuese,” nënvizon dokumenti. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Hekurudha Vorë – Hani i Hotit do të ketë 13 stacione, shtohet një i ri në Lezhë

    Hekurudha Vorë – Hani i Hotit do të ketë 13 stacione, shtohet një i ri në Lezhë

    Projekti i hekurudhës Vorë – Hani i Hotit parashikon13 stacione përgjatë saj, ku një pjesë e mirë e tyre janë në linjën ekzistuese por që mund të zhvendosen me pak metra për të përmirësuar qarkullimin në kontekstin që zonat ndodhen sot.Një dokument i hartuar nga konsulenti për llogari të Hekurudhës Shqiptare detajon se vetëm në Lezhë do të kemi dy stacione, ku një prej tyre është i ri.“Në projekt janë marrë në konsideratë gjithsej 13 stacione, nga të cilat vetëm një (Lezhë 2) është një shtesë e re, që kërkon si një vendndodhje të re ashtu edhe një ndërtesë të re.Stacionet e tjera janë ekzistuese; ato ose do të rindërtohen në vendndodhjet e tyre aktuale ose do të shemben dhe rindërtohen, me ndryshime të vogla të mundshme në pozicion brenda kufijve të zonës së stacionit në pronësi të HSH-së”, thuhet në dokument. Por cilat janë në fakt stacionet sipas detajeve që jepen nga projekti?Stacioni Budull Stacioni Budull do të zhvendoset afërsisht 160 metra në jug, i pozicionuar pak përtej km 28+488. Kjo zhvendosje i mundëson kalimit hekurudhor ekzistues, i cili do të sigurohet, të funksionojë jashtë kufijve hekurudhorë të stacionit, duke përmirësuar si sigurinë ashtu edhe rrjedhën e trafikut.Ishmi Stacioni i Ishmit do të zhvendoset afërsisht 250 metra në veri, duke lejuar që kalimi ekzistues në nivel i rrugës, i cili do të sigurohet, të funksionojë jashtë zonës së rrethuar të stacionit. Plani i përditësuar i stacionit do të përfshijë një linjë pasagjerësh prej 480 metrash dhe një linjë mbrojtëse.Mamurras Stacioni i Mamurrasit do të zhvendoset afërsisht 60 metra në veri duke lejuar që kryqëzimi ekzistues në nivel rrugor në km 43+667, i cili do të sigurohet, të mbetet jashtë zonës së rrethuar të stacionit.Gjorm Stacioni i Gjormit është një stacion i posaçëm për mallrat i cili do të jetë i pajisur me tre shina mallrash prej 750 metrash dhe një platformë 100 x 4 metra të projektuar për operacionet e ngarkesave. Plani i rrethimit të stacionit lejon shtimin e tre shinave të tjera të ngarkesave në të ardhmen, duke siguruar shkallëzueshmëri për të përmbushur kërkesën në rritje.Laç Stacioni i Laçit do të mbetet në vendndodhjen e tij ekzistuese duke ofruar një pistë pasagjerësh 400 metra. Planet përfshijnë një zonë të re parkimi dhe një platformë pjesërisht të mbuluar me përmasa 150 x 4 metra. Projekti i gardhit të stacionit do të përfshijë gjithashtu një pistë mallrash në të ardhmen duke lejuar zgjerim të mundshëm.Milot Stacioni kryesor i Milotit do të mbetet në vendndodhjen e tij aktuale, duke përfshirë një linjë pasagjerësh 650 metra, dy linja mallrash 750 metra dhe një linjë rezervë të posaçme për një lidhje të ardhshme me zonën industriale. Ndërtesa ekzistuese e stacionit të Milotit nuk do të shembet; përkundrazi, ajo do të rindërtohet për të përmirësuar funksionalitetin dhe pamjen e saj.Stacioni do të rrethohet me hapësirë të ndarë për linja shtesë mallrash dhe zhvillime të ardhshme. Planet përfshijnë gjithashtu një zonë të re parkimi dhe një platformë pjesërisht të mbuluar me përmasa 150 x 4 metra, duke përmirësuar operacionet e pasagjerëve dhe ngarkesave, ndërkohë që lejojnë hapësirë për zgjerim.Lezhë 1 Stacioni Lezhë 1 do të mbetet në vendndodhjen e tij aktuale duke ofruar një pistë pasagjerësh 650 metra dhe një pistë mallrash 750 metra. Planet përfshijnë një zonë të re parkimi, një platformë pjesërisht të mbuluar 170 x 4 metra dhe rindërtimin e ndërtesës ekzistuese për të përmirësuar mjediset e stacionit. Ndërtesa ekzistuese e stacionit Lezhë 1 nuk do të prishet; përkundrazi, ajo do të rindërtohet për të përmirësuar funksionalitetin dhe pamjen e saj.Lezhë 2 Një stacion i ri, Lezha 2, do të ndërtohet brenda Zonës së ardhshme Industriale të Lezhës, i cili do të përfshijë një linjë të kombinuar pasagjerësh/ngarkesash prej 450- 800 metrash për përdorim lokal dhe operacione mallrash, një linjë mallrash prej 950 metrash dhe parashikime për një lidhje të ardhshme me Portin e Shëngjinit. Lezha 2 është projektuar vetëm si stacion mallrash. Stacioni do të rrethohet me gardh për të siguruar tokën e HSH dhe për të lejuar një pistë shtesë mallrash në të ardhmen.Projekti përfshin një zonë të re parkimi, një platformë pjesërisht të mbuluar 150 x 4 metra dhe një ndërtesë të re stacioni. Fillimisht do të përdoret kalimi ekzistues rrugor, me një mundësi për ta zëvendësuar atë me një mbikalim në të njëjtin vend nëse është e nevojshme.Baqel Stacioni Baqelit do të ndërtohet në vendndodhjen ekzistuese, duke përfshirë një linjë pasagjerësh 460 metra dhe një linjë rezervë. Stacioni do të rrethohet me gardh për të siguruar tokën e HSH dhe për të akomoduar një linjë shtesë mallrash në të ardhmen.Planet përfshijnë një zonë të re parkimi dhe një platformë pjesërisht të mbuluar 150 x 4 metra. Kalimi ekzistues rrugor do të mbetet në përdorim, me një mundësi për ta zëvendësuar atë me një mbikalim në të njëjtin vend nëse është e nevojshme.Mjedë Stacioni i Mjedës do të mbetet në vendndodhjen e tij aktuale duke përfshirë një linjë pasagjerësh prej 570 metrash, tre linja mallrash me një gjatësi të dobishme prej 900 metrash dhe një linjë mbrojtëse, së bashku me mundësitë për një lidhje të ardhshme hekurudhore me Kosovën.Për të mbrojtur tokën ekzistuese në pronësi të HSH-së, stacioni do të rrethohet me gardh për të akomoduar shina dhe ambiente shtesë për ngarkesat në të ardhmen. Planet përfshijnë një zonë të re parkimi, një platformë pjesërisht të mbuluar me përmasa 200 x 4 metra dhe rindërtimin e ndërtesës ekzistuese për të përmirësuar funksionalitetin e përgjithshëm.Shkodër Stacioni i Shkodrës do të mbetet në vendndodhjen e tij ekzistuese, duke përfshirë dy linja pasagjerësh 500 metra, një linjë mallrash 700 metra dhe një linjë mbrojtëse. Planet përfshijnë një zonë të re parkimi dhe dy platforma pjesërisht të mbuluara me përmasa 200 x 4 metra, të lidhura nga një nënkalim. Do të përfshihen rampa për të siguruar aksesueshmëri për individët me aftësi të kufizuara.Koplik Ndërtesa ekzistuese e stacionit të Koplikut do të shembet dhe do të ndërtohet një stacion krejtësisht i ri, duke përfshirë karakteristika të përmirësuara për funksionalitet dhe pamje më të mirë. Stacioni i Koplikut do të zhvendoset afërsisht 400 metra në veri, drejt stacionit të Bajzës, për të mundësuar sigurimin e kalimit në nivel të rrugës ekzistuese.Stacioni i ri do të ketë një linjë pasagjerësh prej 450 metrash, një linjë mallrash prej 750 metrash dhe një linjë rezervë, duke siguruar një lidhje me oborrin ekzistues të gurores hekurudhore. Përveç kësaj, planet përfshijnë një zonë të re parkimi, një platformë pjesërisht të mbuluar me përmasa 150 x 4 metra dhe një ndërtesë të re stacioni.Bajzë Stacioni i Bajzës do të ndërtohet në vendndodhjen e tij ekzistuese, duke përfshirë një linjë pasagjerësh prej 550 metrash, katër linja mallrash me një gjatësi të dobishme prej 750 metrash dhe një linjë tampon.Ndërtesa ekzistuese e stacionit të Bajzës nuk do të shembet; përkundrazi, ajo do të rindërtohet për të përmirësuar funksionalitetin dhe pamjen e saj. Për të mbrojtur pronën aktuale të HSH-së, stacioni do të rrethohet për të mundësuar shtimin e ardhshëm të linjave dhe objekteve shtesë për mallra.Planet përfshijnë gjithashtu një hapësirë të re parkimi dhe një platformë të pjesshme të mbuluar me përmasa 200 x 4 metra, së bashku me rindërtimin e godinës ekzistuese.Kalimi ekzistues rrugor do të mbetet në vend, me mundësinë për ta shndërruar atë në një mbikalim rrugor në të njëjtin vend në të ardhmen. Gjithashtu, parashikohet prania e doganës në këtë stacion.Projekti i hekurudhës Projekti Vorë – Hani i Hotit është në fazë prokurimi këtë vit, ku gjatë korrikut u zbulua edhe lista e kompanive që kaluan fazën e parë të përzgjedhjes ku bënin pjesë pesë konsorciume ndërkombëtarë.ALTINOK – DMEC – IPSA Joint Venture TurkeyDB E&C – Typsa – Abkons GermanyHill International N.V. – TUMAS Turkısh Engıneerıng Consultıng & Contractıng Co. – PLANET S.A. – SYSTEMA Consulting S.A. Netherlands (the)JV SUEZ Consulting (SAFEGE) and Eptisa Servicios de Ingenieria S.L., FranceSYSTRA – ARDANUYKosto totale e projektit është rreth 356 milionë euro, teksa do të jetë bashkëfinancim nga një sërë institucionesh financiare ndërkombëtare.       Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Qeveria miraton rregulla të reja për adresën/ Nga Veliaj te Meta, si i prek ligji i ri: Pas tre muajsh…

    Qeveria miraton rregulla të reja për adresën/ Nga Veliaj te Meta, si i prek ligji i ri: Pas tre muajsh…

    Qeveria shqiptare ka miratuar ndryshime të reja në procesin e regjistrimit të vendbanimit dhe vendqëndrimit, me qëllim thjeshtimin dhe digjitalizimin e procedurave.

    Vendimi parashikon që deklarimi, ndryshimi apo saktësimi i adresës të bëhet vetëm në mënyrë elektronike, përmes portalit qeveritar “e-Albania”.
    Qytetarët duhet të ngarkojnë dokumente që vërtetojnë të drejtën e qëndrimit në adresën e deklaruar, si akt pronësie, kontratë qiraje apo marrëveshje përdorimi. Në rastet kur një shtetas kërkon të bashkohet me një familje ekzistuese, kërkesa dhe miratimi bëhen online nga kryefamiljari.
    Gjithashtu, çdo anëtar i një familjeje duhet të ketë të njëjtën adresë të regjistruar. Anëtarët madhorë që ndryshojnë adresën, duhet më parë të veçohen nga familja ekzistuese në regjistër.
    Rregulla të veçanta janë parashikuar edhe për shtetasit që ndodhen në burgje, paraburgime apo institucione shëndetësore për më shumë se tre muaj. Institucionet përkatëse duhet të njoftojnë gjendjen civile brenda afateve të përcaktuara, nëpërmjet platformës së ndërveprimit.

  • Balluku inspekton kantierin në Shkodër: Ura ekzistuese e Bahçallëkut nuk preket, do ndërtojmë urë të re paralele

    Balluku inspekton kantierin në Shkodër: Ura ekzistuese e Bahçallëkut nuk preket, do ndërtojmë urë të re paralele

    Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, zhvilloi këtë të mërkurë një inspektim në kantierin e rrugës “Kthesa e Bërdicës – Ura e Bahçallëkut”, një projekt që synon të përmirësojë ndjeshëm qasjen hyrëse në qytetin e Shkodrës dhe infrastrukturën përreth.
    Gjatë bashkëbisedimit me inxhinierët dhe punonjësit, Balluku theksoi se veçantia e këtij projekti qëndron në ndërtimin e një ure të re paralele, ndërkohë që ura ekzistuese do të ruhet në formën e saj aktuale, pa ndërhyrje strukturore.

    “Jemi në kantierin e urës së re të Bahçallëkut, që zëvendëson urën që kemi sot, por që nga ana tjetër fillon edhe një zgjerim i kësaj rruge drejt qytetit të Shkodrës, duke nisur nga Bërdica”, tha ministrja Balluku.
    Ajo shtoi se rruga e re do të ketë një gjatësi prej 1600 metrash, ndërsa ura ekzistuese, me gjatësi 180 metra lineare, do të dublikohet me një strukturë të re pranë saj.
    “Nuk preket ura ekzistuese dhe ndërtojmë një urë paralele, e cila do të shërbejë si një nga krahët e rrugës. Nuk do të vihet dorë mbi atë punim, por do të bëhen disa riparime të vogla për ta forcuar, pa e prekur atë”, u shpreh Balluku.
    Projekti përfshin edhe urbanizimin e zonës, me trotuare, ndriçim dhe gjelbërim, çka do ta transformojë zonën hyrëse të Shkodrës në një korridor modern dhe funksional.

  • Si i bleu Rama Xhindolët e Lushnjes

    Si i bleu Rama Xhindolët e Lushnjes

    Në dhjetor të vitit të kaluar, Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor, shpalli një Ftesë për Ofertë, për të shkëmbyer pronën e kontrollit fizik të automjeve në Lushnje me një pronë të re.

    Godina ekzistuese e kolaudimit të automjeteve, pjesë e një prone me sipërfaqe 3260 metër, ndodhet në afërsi të Qendrës së qytetit, saktësisht në kryqëzimin e rrugës Vath Korreshi me rrugën Sulejman Delvina. Pas zhvillimit të procedurës, fitues u shpall kompania Përpunim Mermer Granit shpk, që zotërohet nga biznesmenët Agim, Darien dhe Tomorri Xhindoli.

    Kjo kompani do të përfitojë pronë me gjithë ndërtesat dhe në këmbim do të ofrojë një qendër të re të kontrollit teknik të automjeve, por jashtë qytetit. Bëhet fjalë për një pronë me sipërdaqe rreth 3500 metër që gjendet në kryqëzimin mes rrugës Sabri Kosturi dhe Bypassit të Lushnjes.

    Vendi ku do te ndertohet kolaudimi i ri i Lushnjes

    DPSHTRR kishte investuar qindra milionë lekë në qendrën ekzistuese të kontrollit teknik të automjeteve në Lushnje. Por befas vendosi ta dhurojë atë për të marrë një degë të re në një vend tjetër.

    “Vjet ndërpremë investimin rikualifikues të QKT Lushnje sepse në kushtet ekzistuese nuk plotësonte parametrat e sigurisë dhe dimensionet e domosdoshme funksionale, duke i hapur rrugë negocimit për një marrëveshje shkëmbimi nga e cila do të përfitojmë pa asnjë impenjim financiar, një qendër tërësisht të re, me standarde optimale shërbimi,” pati deklaruar DPSHTRR kur shpalli procedurën e shkëmbimit.

    Kompania e Xhindolëve do të ndërtojë me paratë e veta një kapanon të ri për kontrollin e mjeteve jashtë qytetit duke përfituar kështu komplet godinën ekzistuese dhe pronën rreth saj.

    Kjo është vetëm një nga bizneset fitimprurëse të Xhindolëve me qeverinë e Edi Ramës. Përveç kësaj, ata kanë përfituar prona dhe leje ndërtimi për central diellor si dhe një sërë kontratash publike.

    Darien Xhindoli, njëri nga aksionerët e kompanisë “Përpunim Mermer Granit”, në vitin 2015 ishte kandidat i Partisë Demokratike për bashkinë e Lushnjes, një privilegj ky që nuk u takon shumë njerëzve. Por familja e tyre me sa duket ndërroi krah, kur xhaxhai i tij, Agim Xhindoli, u shfaq në podcastin e kryeministrit Edi Rama. 

    Edhe kjo intervistë nuk i shpëtoi taktikës tashmë bajate të kryeministrit, ku biznesmenët të cilët i ka futur në xhep, i prezanton si të djathtë. Edhe zoti Xhindoli u prezantuar nga kryeministri si një demokrat i flaktë, por që ishte duke reflektuar.

    Menjëherë pas intervistës me Ramën, dyert e shtetit për Xhindolët u hapën si me magji. Një javë pas daljes në Podcast, qeveria vendosi të miratojë lejen e ndërtimit për një central me fuqi 10 mega për kompaninë tjetër të familjes, 5GX Energy. Toka prej 5 hektarësh mbi të cilën shtrihet ky central u mor me qira nga shteti me një çmim prej 28 mijë lekë për hektarë.

    Ndërsa vetëm pak muaj më parë, kompania mori leje ndërtimi për një komples vilash në Livadh të Himarës, bashkë me biznesmenin Mentor Mezini.

    Bizneset e ish kandidatit demokrat të Lushnjes po lulëzojnë me bekimin e Edi Ramës. Nga lejet qeveritare, tek pronat shtetërore. Por një gjë është e sigurtë. Edhe në podcastin e radhës, Edi Rama sërish ka për ta prezantuar si demokrat, Agim Xhindolin.