Analisti Denis Dyrnjaja, duke komentuar të ashtuquajturën “kafe” të Salianjit mes disa fitues të primareve dhe të votave në listën e hapur të PD-së, u shpreh se për Berishën kjo nuk do të thotë asgjë, sepse ai ka parë shumë lëvizje të tilla dhe të gjitha i ka “shuar”.
Biseda
Dyrnjaja: Sa ka parë Berisha si këta e sa këta, më keq se këta e më intrigantë se këta, edhe i ka ekzekutuar të gjithë, i ka likuiduar si armiq të partisë.
Rakipi: Kështu që doktori i heq këta thua?
Dyrnjaja: Doli, tha një fjalim, edhe Saljani ka qenë në këtë zyrë, tha, edhe Alimehmeti ka qenë në këtë zyrë. Mesazhi ishte ai, ça ishte?
Lesi: Njërin nga ata e bëri këshilltarët të lartë për sigurinë kombëtare. Gjunkshin e emëroi këshilltar të lartë sot.
Dyrnjaja: Pse ajo do ta mbajë Gjunkshin që të mos shkojë me ta?
Rakipi: Se duket si puçi i kafenesë, siç thanë ata, por një shqetësim kishte.
Dyrnjaja: Problemi është çfarë do të sjellin.
Lesi: Ka njoftim para një ore e gjysmë. Salianji ka foltoren e vet në Durrës.
Tag: ekzekutuar
-

Dyrnjaja për efektin politik të “kafes” së Salianjit: Sa ka parë Berisha si këta, i ka ekzekutuar të gjithë si armiq…
-

Atentat/ Ekzekutohet biznesmeni
Të shtëna me armë zjarri u raportuan mbrëmjen e sotme në Elbasan.
Sipas burimeve mediatike, bëhet e ditur se është ekzekutuar me armë zjarri biznesmeni, Mondi Mehalla.
Sipas informacioneve, biznesmeni është ekzekutuar në biznesin e tij, në Unazën jugore të Elbasanit.
Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur pika kontrolle në të gjitha akset -

Berisha shkon në SPAK dhe nis me akuzat: 250 urdhër-arreste s’janë ekzekutuar…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur sot në SPAK për të zbatuar masën e sigurisë, e caktuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit në nëntor 2024.
Ai vijoi me akuzat ndaj këtij institucioni dhe kreut të SPAK, Altin Dumani.
“250 urdhra-arreste s’janë ekzekutuar, janë njoftuar krerët e karteleve. U bëj thirrje gazetarëve të merren me informacionet e këtij institucioni, të mos bien pre e mashtrimeve të tyre. 34 ton kokainë, 6.5 miliardë euro. Asnjë gram nuk është kapur në Shqipëri, dezinformojnë, mashtrojnë se u kapën 17 tonelata. Theksova këtë moment, se nëse Altin Troplinin po e dekoronte Elvis Doçi, pikërisht për këtë bashkëpunim kriminal të ngushtë, mes personave të caktuar, një pjesë është edhe policia. Rastet janë flagrante, që akuzohen vetë këta prokurorë, kjo paraqet një problem madhor për rendin dhe sigurinë. Padrinot janë të lirë”, deklaroi Berisha.
Dosja “Partizani” do të gjykohet më 18 shtator, ku përfshihen akuzat për korrupsion e pastrim parash, për Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe tre persona të tjerë. -

VIDEO / “Mbytën” Finlandën me kokainë e amfetaminë, si u arrestuan 9 shqiptarët
Policia ka publikuar pamjet e operacionit “Pietari”, në kuadër të së cilit janë ekzekutuar 9 nga 11 urdhërarreste të lëshuara nga SPAK, pas hetimeve të përbashkëta me autoritetet finlandeze që zgjatën dy vite.
Në kuadër të këtij operacioni u angazhuan rreth 110 efektivë të policisë së Shtetit, teksa në aksion u përfshinë Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Forca Kombëtare e Sigurisë, si dhe strukturat e Policisë në qarqet Tiranë, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër.
Nga 11 masat e sigurisë të lëshuara, në bashkëpunim me BKH-në, janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe arrestimin e një shtetasi tjetër brenda territorit shqiptar.
Gjatë operacionit janë sekuestruar gjithashtu 8 automjete, telefona celularë dhe shumë dokumente me vlerë për hetimin, kryesisht në gjuhën finlandeze, të cilat konsiderohen prova të rëndësishme që do të shërbejnë për vijimin e hetimeve të mëtejshme penale dhe hetimit pasuror. -

U ekzekutua sot në Greqi, zbardhet identiteti i shqiptarit (Emri)
41-vjeçari shqiptar Altin Arapaj është ekzekutuar sot në zonën bregdetare të Rafinës në Athinë. Sipas mediave greke, ai është ekzekutuar është qëlluar me armë zjarri brenda një vreshti, ku plumbi e ka goditur në faqe.
Sipas raportimeve, pasi është qëlluar, viktima ka arritur të telefonojë gruan e tij dhe i ka thënë emrin e autorit, teksa mediat greke citojnë se i ka thënë “më ka qëlluar një mik”. Arapaj rezulton person me precedentë penalë në Greqi, për vepra të ndryshme penale.
Sipas policisë ai rezulton i përfshirë edhe në trafik droge. Ndërkohë, Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. -

Visi i Pojës i shpëtoi arrestimit gjatë aksionit të SPAK, iu sekuestruan 3 milionë euro, Dumani: Është grup i fuqishëm kriminal
Një prej grupeve të goditura në aksionin e fundit të SPAK është ai i drejtuar nga Elvis Doçi, i njohur si Visi i Pojës.
Mësohet se ky i fundit i ka shpëtuar arrestimit, megjithëse SPAK bëri të ditur se nga 52 masa arresti, janë ekzekutuar 40 prej tyre.
Gjatë aksionit këtij grupi i janë sekuestruar edhe 3 milionë euro. Kreu i SPAK, Altin Dumani tha se nga pushteti financiar që grupi kishte, e klasifikon atë si një ndër grupet më të rrezikshme kriminale.
“Vlerësimi që i bëjmë ne si institucion që është një ndër grupet më të rrezikshme niset nga shumë indikatorë. Grupi ynë i hetimit, por edhe kolegët italianë, të gjithë bashkë konkludojmë që është një nga grupet më të rrezikshme, qoftë nga pushteti financiar që ata kanë, të ardhurat që sigurojnë nga aktiviteti kriminal, aftësia për të trafikuar kokainë nga vendet e Amerikës Latine dhe për ta shpërndarë në Europë, kryesisht në Itali”, tha Dumani.
Sipas tij “Ajo që pohoj është që qendra e grupit është Durrësi. Sa i takon emrave, ne nuk japim gjeneralitete të personave që arrestohen. Ne nuk përmendim edhe në këtë rast gjeneralitete të personave që është lëshuar masë sigurimi, qoftë ata për të cilët masa është ekzekutuar, apo edhe ata të cilët masa nuk është ekzekutuar”.Top Channel
-

Goditja e grupit kriminal në Shqipëri! Prokurori Mara: Masa sigurie dhe për një avokat e zyrtarë shtetëror. Restorante e biznese, ja çfarë janë sekuestruar
Prokurori Vladimir Mara ka bërë publike detaje të reja në lidhje me operacionin e përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane, që çoi në goditjen e një grupi të fuqishëm kriminal të përfshirë në trafikun e drogës. Sipas tij, janë lëshuar 52 masa sigurie në Shqipëri dhe Itali, ndërsa janë ekzekutuar 40 prej tyre, ku përfshihen edhe zyrtarë shtetërorë dhe një avokat.Reklama në FieriWeb
Gjatë aksionit janë sekuestruar pasuri të konsiderueshme që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale, përfshirë tre restorante në Durrës, një bar-kafe, gjashtë shoqëri tregtare si dhe një televizion në qytetin e Vlorës.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Prokurori Vladimir Mara u shpreh: “Atëherë ditën e sotme janë ekzekutuar masat e sigurimit për 52 persona në Shqipëri dhe Itali. Janë ekzekutuar 40 masa sigurimi. Janë evidentuar përveç episodeve të trafikimit të lëndëve narkotike dhe pjesëtareve të grupeve të strukturuara kriminale, janë dokumentuar edhe vepra korruptive në Shqipëri.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Kemi masa sigurimi të vendosura nga GJKKO për korrupsion zyrtarë shtetërorë dhe një avokat. Gjithashtu janë ekzekutuar vendime të gjykatës lidhur me sekuestrimin e pasurive që dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal.” Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”
Sipas tij, gjatë hetimit janë sekuestruar gjithashtu edhe 3 milionë euro para të gatshme, të cilat konsiderohen të ardhura të paligjshme të këtij grupi kriminal.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
-

U qëllua me katër plumba në kokë dhe trup, ky është 58-vjeçari i ekzekutuar në Vlorë
Vizion Plus ka siguruar foton e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, i ekzekutuar ditën e djeshme, 27 prill me 4 plumba në Vlorë.
Viktima Renato Hoxhaj, punonte prej 5 vitesh si roje në një objekt pranë shtëpisë së tij në lagjen “Hajro Çakërri”.Lexo edhe :Related Posts
Policia nuk ka arriur ende të identifikojë autorin, por mësohet se një prej kamerave të sigurisë ka arritur të filmojë autorin e kamufluar me kapele dhe shall për të mos zbuluar fytyrën.Nga kamera shihet se autori ka ardhur nga kodra pas banesës së 58-vjeçarit.
Sipas informacioneve nga policia në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja të goditura nga një armë tip pistolete 9 mm.
Viktima ka marrë dy plumba në kokë dhe dy në trup.
Policia deri më tani ka shoqëruar 5 persona, por dëshmitë e tyre nuk kanë dhënë detaje që mund të ndihmojnë grupin hetimor për ngjarjen.
Bashkëjetuesjsa e viktimës është shprehur para grupit hetimor se nuk di që 58-vjeçari të ketë patur konflikt.
Ajo ka theksuar se ka dëgjuar të shtënat, por kishte menduar se ishin fishekzjarre./vizionplus.tv -

“E vranë mo e vranë!” Shpërthen në lot bashkëjetuesja e 58-vjeçarit të ekzekutuar me tre plumba
Një 58-vjeçar është ekzekutuar mëngjesin e sotëm me tre plumba në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri”, në orën 06:00 të mëngjesit, teksa Renato Hoxhaj po shkonte në shtëpi.
Sipas informacioneve, Hoxhaj aështë qëlluar në afërsi duke shkuar në banesë, tek shkallët në hyrje së pallatit.Ka qenë bashkëjetuesja e tij ajo që ka dëgjuar të shtënat dhe më pas pa parë trupin e vdekur, duke njoftuar policinë. Ajo ka shpërthyer në lot, duke thënë “e vranë mo e vranë”, ndërsa më pas është marrë në pyetje nga policia.
Dyshohet se autori/ët mund të këtë hyrë edhe nga një rrugë tjetër pas lagjes e cila ishte si shteg pa kamera sigurie dhe në errësirë totale.
Ndërkohë që ende nuk ka një pistë në lidhje me shkakun, teksa policia e Vlorës ka marre dhe kamerat e sigurisë së disa subjekteve aty pranë ku mendohet se mund të ketë kaluar autori.
Viktima ishte i divorcuar, baba i dy fëmijëve, dhe bashkëjetonte me një grua. -

“E vranë mo e vranë”, pasi sheh trupin e pajetë, shpërthen në lot bashkëjetuesja e 58-vjeçarit të ekzekutuar me tre plumba
Një 58-vjeçar është ekzekutuar mëngjesin e sotëm me tre plumba në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri”, në orën 06:00 të mëngjesit, teksa Renato Hoxhaj po shkonte në shtëpi.
Sipas informacioneve të mbledhur nga korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, ai është qëlluar në afërsi duke shkuar në banesë, tek shkallët në hyrje së pallatit.
Ka qenë bashkëjetuesja e tij ajo që ka dëgjuar të shtënat dhe më pas pa parë trupin e vdekur, duke njoftuar policinë. Ajo ka shpërthyer në lot, duke thënë “e vranë mo e vranë”, ndërsa më pas është marrë në pyetje nga policia.
Dyshohet se autori/ët mund të këtë hyrë edhe nga një rrugë tjetër pas lagjes e cila ishte si shteg pa kamera sigurie dhe në errësirë totale.
Ndërkohë që ende nuk ka një pistë në lidhje me shkakun, teksa policia e Vlorës ka marre dhe kamerat e sigurisë së disa subjekteve aty pranë ku mendohet se mund të ketë kaluar autori.
Viktima ishte i divorcuar, baba i dy fëmijëve, dhe bashkëjetonte me një grua.Top Channel