Në vijim të informacion të dhënë pasditen e djeshme, mbi vënien në pranga të shtetasit Skerdi Sina, informojmë se në vijim të veprimeve, për këtë shtetas, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda:
-ekzekutuan vendimin e Gjykatës, për dënimin me 4 muaj burgim të tij, për plagosje të rëndë, në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme;
-ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë, për ndalimin e këtij shtetasi, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mbajta pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Më tej, në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me rastin e djeshëm, u gjet në automjetin e sekuestruar, dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Vijojnë kontrollet për drejtuesin e automjetit, me të cilin lëvizte shtetasi Skerdi Sina, i identifikuar nga Policia, si Joni Sadikaj. Gjithashtu, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti.
Tag: ekzekutuan
-

Ngjarja në Tiranë/Publikohet videoja, i riu ndiqet nga Policia dhe më pas arrestohet
-

Del video e arrestimit të 29-vjeçarit në Tiranë/ Si tentoi t’i shpëtonte efektivëve, rezulton i përfshirë në ngjarjen e Astirit
Në vijim të informacion të dhënë pasditen e djeshme, mbi vënien në pranga të shtetasit S. S., informojmë se në vijim të veprimeve, për këtë shtetas, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda:-ekzekutuan vendimin e Gjykatës, për dënimin me 4 muaj burgim të tij, për plagosje të rëndë, në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme;-ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë, për ndalimin e këtij shtetasi, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mbajta pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.Më tej, në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me rastin e djeshëm, u gjet në automjetin e sekuestruar, dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.Vijojnë kontrollet për drejtuesin e automjetit, me të cilin lëvizte shtetasi S. S., të identifikuar nga Policia, menjëherë pas rastit.Gjithashtu, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti.
Top Channel
-

Operacioni “URA”/ Përse urdhërarrestet e lëshuara në shkurt u ekzekutuan një ditë më parë? Softa: Kishte dakordësi që të mos interferohej në zgjedhje
Eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa, i ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar operacionin “URA” të SPAK në bashkëpunim me homologët italianë.
I pyetur nga moderatorja Borakaj se përse urdhërarrestet u ekzekutuan vetëm dje, kur ato ishin lëshuar që në muajin shkurt, Softa tha se kjo ndodhi pasi SPAK nuk donte të interferonte në procesin zgjedhor.
Pjesë nga biseda:Borakaj: Përse kur gjykata italiane i firmosi në shkurt ato u ekzekutuan pas zgjedhjeve?
Softa: Kur gazetarët bën pyetje prokurori Rosi dha shpjegimin se ne dakordësuam datën, do t’i linim pas zgjedhjeve. Në mënyrë që të mos kishte interferencë nga faktori politik. Por sidoqoftë kjo diferencë lë vënd për të diskutuar, sa efekt pati negativ, dhe sa ndikoi në rrjedhje informacioni. -

Talebanët ekzekutuan sot publikisht 4 burra, në stadiumet e mbushura me 20,000 njerëz
Katër burra të dënuar për vrasje u ekzekutuan sot në stadiumet e mbushura me njerëz në Afganistan, duke e çuar në dhjetë numrin e ekzekutimeve publike të kryera në vend që kur talebanët u kthyen në pushtet në vitin 2021, sipas një numërimi të AFP.
Autoritetet vendore i kishin bërë thirrje zyrtarëve dhe qytetarëve të enjten që të “marrin pjesë në ngjarje”, duke ndaluar, si zakonisht, celularët dhe kamerat për të mos lejuar publikimin e fotove.
Dy burra u ekzekutuan para 20,000 njerëzve të mbledhur në një stadium në Qala-i-Naw, kryeqyteti i provincës Bangdis në veriperëndim të Afganistanit , sipas parimit islamik ose ligjit të hakmarrjes, njoftoi Gjykata e Lartë.Personi i tretë u ekzekutua në qytetin Zaranj, kryeqyteti i provincës Nimroz. Dhe aty ekzekutimi u bë publikisht, në një stadium të mbushur plot.
Një person i katërt u ekzekutua në provincën Farah, në Afganistanin perëndimor.
Ky është numri më i madh i ekzekutimeve të kryera në një ditë të vetme në Afganistan që nga viti 2021.
Familjet e viktimave të katër të dënuarve u pyetën nëse i falnin, por ata refuzuan, shtoi Gjykata e Lartë.
Në Cala i Nau, një burrë nga secila prej familjeve të viktimave mori një armë dhe qëlloi gjashtë herë mbi të dënuarit, thanë dëshmitarët okularë për AFP.
Urdhri për ekzekutimet u nënshkrua nga udhëheqësi suprem i talebanëve, Emir Haibatullah Akhundzada , i cili jeton jashtë vëmendjes në Kandahar dhe sundon Afganistanin përmes dekreteve.
Megjithëse ekzekutimet publike ishin një dukuri e shpeshtë nën regjimin e parë taleban (1996-2001), ato janë ulur ndjeshëm që nga kthimi i tyre në pushtet në verën e vitit 2021.
/vizionplus.tv
