Tag: ekzekutua

  • VIDEO- Qindra mijëra euro, armë, jelek antiplumb dhe dylbi, pamjet e momentit të arrestimit të anëtarëve të grupit kriminal “Rraja”

    VIDEO- Qindra mijëra euro, armë, jelek antiplumb dhe dylbi, pamjet e momentit të arrestimit të anëtarëve të grupit kriminal “Rraja”

    Dalin pamjet nga aksoni i policisë, në bashkëpunim me SPAK, ku u arrestuan anëtarë të grupit Rraja.
    Në kuadër të operacionit “Rikthimi”, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: Rexhep Rraja, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Aldo Gjini alias Aldo Iamandi, Jani Çavo, Islam Sefa alias Islam Xaka, Agim Nina alias Lorenc Selmani, Zamir Aliaj alias Zamir Çoku, Sokol Qaja dhe Marvin Bushati alias Marvin Kopliku.
    NJOFTIMI I POLICISEOperacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, drejtoritë vendore të Policisë Tiranë, Durrës dhe Kukës, me Forcën e Sigurisë Kombëtare Tiranë dhe me BKH-në, nën drejtimin e SPAK-ut.
    Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 10 pjesëtarë të një grupi kriminal për trafikim të lëndëve narkotike, kryesisht në Gjermani.
    Në kuadër të operacionit “Rikthimi”, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal, për shtetasit:
     

    R. Rr., 31 vjeç, banues në fshatin Zezë, Fushë Krujë;

    P. Rr., 50 vjeç, banues në fshatin Nikël, Fushë Krujë;
    G. Rr., 35 vjeç, banues në fshatin Nikël, Fushë Krujë;
    A. N. alias L. S., 51 vjeç, banues në Durrës;
    Z. A. alias Z. Ç., 47 vjeç, banues në Paskuqan;
    S. Q., 41 vjeç, banues në Tiranë;
    M. B. alias M. K., 43 vjeç, banues në Tiranë;
    A. Gj. alias A. I., 35 vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP);
    J. Ç., 50 vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP);
    I. S. alias I. X., 40 vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP).
    Në kuadër të operacionit dhe në zbatim të vendimit të GjKKO-së, u kryen 12 kontrolle në banesa dhe ambiente të tjera në pronësi të 10 shtetasve.
    Nga këto ambiente u sekuestruan 1 armë zjarri me municion, 7 celularë, 4 automjete, 1 jelek antiplumb, 1 palë dylbi, 415 000 euro, 7 000 paund dhe 1 000 000 lekë.Gjithashtu, u bllokuan 2 armë gjahu që mbaheshin me leje.
    Nga veprimet hetimore të kryera deri tani, dyshohet se këta shtetas, duke bashkëpunuar ndërmjet tyre dhe me të tjerë, të organizuar si grup i strukturuar kriminal, kanë trafikuar lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, në shtete të BE-së, kryesisht në Gjermani.
    Paratë e përfituara nga kjo veprimtari, dyshohet se janë investuar për blerjen e pasurive të paluajtshme.
    Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
     

  • Policia e Shtetit, reagon për goditjen e grupeve të trafikut të drogës/ Ja njoftimi zyrtar

    Policia e Shtetit, reagon për goditjen e grupeve të trafikut të drogës/ Ja njoftimi zyrtar

    Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, drejtoritë vendore të Policisë Tiranë, Durrës dhe Kukës, me Forcën e Sigurisë Kombëtare Tiranë dhe me BKH-në, nën drejtimin e SPAK-ut.
    Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Rikthimi”.
    Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 10 pjesëtarë të një grupi kriminal për trafikim të lëndëve narkotike, kryesisht në Gjermani.
    Në kuadër të operacionit “Rikthimi”, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal, për shtetasit:
    R. Rr., 31 vjeç, banues në fshatin Zezë, Fushë Krujë;
    P. Rr., 50 vjeç, banues në fshatin Nikël, Fushë Krujë;
    G. Rr., 35 vjeç, banues në fshatin Nikël, Fushë Krujë;
    A. N. alias L. S., 51 vjeç, banues në Durrës;
    Z. A. alias Z. Ç., 47 vjeç, banues në Paskuqan;
    S. Q., 41 vjeç, banues në Tiranë;
    M. B. alias M. K., 43 vjeç, banues në Tiranë;
    A. Gj. alias A. I., 35 vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP);
    J. Ç., 50 vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP);
    I. S. alias I. X., 40 vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP).
    Në kuadër të operacionit dhe në zbatim të vendimit të GjKKO-së, u kryen 12 kontrolle në banesa dhe ambiente të tjera në pronësi të 10 shtetasve.
    Nga këto ambiente u sekuestruan 1 armë zjarri me municion, 7 celularë, 4 automjete, 1 jelek antiplumb, 1 palë dylbi, 415 000 euro, 7 000 paund dhe 1 000 000 lekë.
    Gjithashtu, u bllokuan 2 armë gjahu që mbaheshin me leje.
    Nga veprimet hetimore të kryera deri tani, dyshohet se këta shtetas, duke bashkëpunuar ndërmjet tyre dhe me të tjerë, të organizuar si grup i strukturuar kriminal, kanë trafikuar lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, në shtete të BE-së, kryesisht në Gjermani.
    Paratë e përfituara nga kjo veprimtari, dyshohet se janë investuar për blerjen e pasurive të paluajtshme. Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

  • Ky është biznesmeni që u ekzekutua me 2 plumb@ në kokë mbrëmë në Elbasan

    Ky është biznesmeni që u ekzekutua me 2 plumb@ në kokë mbrëmë në Elbasan

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Foto/ U ekzekutua me armë zjarri brenda makinës së tij, ky është biznesmeni që u vra mbrëmjen e së dielës në Elbasan

    Foto/ U ekzekutua me armë zjarri brenda makinës së tij, ky është biznesmeni që u vra mbrëmjen e së dielës në Elbasan

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Elbasan, ku u ekzekutua një person.

    Viktima u identifikua si biznesmeni Edmond Hyka, i njohur edhe si Mondi Mëhalla, personi që shihni në foto.
    Ai u qëllua menjëherë pasi doli nga biznesi i tij dhe u fut në makinë, aty ku u ekzekutua me dy plumba.
    Automjeti i ekzekutuesve ishte një Audi ngjyrë e zezë dhe dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.
    Sipas informacioneve, 43-vjeçari që ngeli viktimë këtë mbrëmje kishte precedent penal në fushën e narkotikëve.

    Top Channel

  • U ekzekutua me plumba në kokë, biznesmeni nga Elbasani emër i njohur për policinë, në gjyq për…

    U ekzekutua me plumba në kokë, biznesmeni nga Elbasani emër i njohur për policinë, në gjyq për…

    Biznesmeni Mondi Mëhalla u ekzekutua me 2 plumba në kokë pranë biznesit të tij mbrëmjen e sotme në Elbasan. Mëhalla, 43 vjeç, rezulton pronar i një karburanti në Elbasan, Xhaxhi Oil, aty ku edhe ka ndodhur ngjarja.
    Po ashtu, Mëhalla ishte edhe pronar i një rrjeti taksish po në qytetin e Elbasanit, El Taxi. Në pamjet nga vendi i ngjarjes, dallohen disa prej taksive të parkuara tek karburanti ngjitur me Range Rover-in ku u vra 43-vjecari.
    Ai nuk është person i panjohur për blutë e Elbasanit. Ai rezulton i skeduar më parë për shpërndarje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje. Mëhalla ishte në gjyq për armëmbajtje pa leje dhe sende të ndaluara. 1 vit me parë atij i është gjetur shkop gome.

  • U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni që u ekzekutua në Elbasan

    U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni që u ekzekutua në Elbasan

    Mbrëmjen e sotme Elbasani u trondit nga disa të shtëna me armë zjarri, që rezultuan në ekzekutimin e biznesmenit Mondi Mehalla.
    Ngjarja ka ndodhur në biznesin e tij, pranë Unazës Jugore të Elbasanit, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë ndaj Mehallas, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
    Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle të imtësishme në të gjitha akset hyrëse e dalëse të qytetit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

  • Atentati ndaj krahut të djathtë të Shullazit/ Policia kontrolle në Tiranë, Kamëz dhe Fushë-Krujë

    Atentati ndaj krahut të djathtë të Shullazit/ Policia kontrolle në Tiranë, Kamëz dhe Fushë-Krujë

    Detaje të reja vijojnë të dalin nga atentatin i ndodhur dy ditë më parë në Rinas ku u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe mbeti i plagosur, Muçi Shaljanin (i njohur me nofkën ‘Sheqeri’), punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP).
    Bëhet me dije se që pas atentatit, policia ka kryer kontrolle në disa zona të ndryshme, Tiranë, Kamëz, Nikël dhe Fushë Krujë, por pa rënë në gjurmët e autorëve. Sot u shoqëruan edhe 15 persona, kryesisht familjarë të viktimës dhe të plagosurit të cilët kanë dhënë dëshmitë para grupit hetimor.
    Siç u raportua, Dani ka marrë 20 plumba në trup, ndërsa në vendngjarje janë gjetur mbi 80 gëzhoja. Në Spitalin e Traumës, vijon të jetë i intubuar shoqëruesi i Danit, Muçi Shaljani (Sheqeri), i cili mori 10 plumba në trup, 2 prej të cilëve në kokë.
    Si ndodhi ngjarja?
    Atentati mafioz ndodhi mesditën e 11 nëntorit pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.
    Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer. Gilmando Dani kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u ekzekutua vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil.

  • Emiljano Shullazi nuk paraqitet në gjyq/ Dje iu ekzekutua ‘krahu i djathtë’ në Rinas

    Emiljano Shullazi nuk paraqitet në gjyq/ Dje iu ekzekutua ‘krahu i djathtë’ në Rinas

    I dënuari për grup të strukturuar kriminal, Emiljano Shullazi, nuk është paraqitur ditën e sotme në seancën gjyqësore për dosjen e njohur si “Revanshi”.
    Mungesa e tij vjen një ditë pas vrasjes së mikut të ngushtë, Gilmando Dani, i cili u ekzekutua me breshëri kallahnikovi në rrethrrotullimin pranë aeroportit të Rinasit.
    Gilmando Dani, i cili thuhet se kishte marrë kontrollin e rrjetit të mbetur të grupit, konsiderohej si “syri dhe veshi” i Shullazit jashtë qelisë.
    Ai shihej si figura kyçe që mbante lidhjet midis anëtarëve të lirë të grupit dhe Shullazit, i cili prej vitesh ndodhet në qeli.
    Deri më tani, nuk dihen ende arsyet e mungesës së Shullazit këtë të mërkurë në gjykatë, ndërsa mbetet e paqartë nëse ajo lidhet me çështje sigurie.

  • Dje iu ekzekutua ‘krahu i djathtë’, Emiljano Shullazi nuk paraqitet në gjyq

    Dje iu ekzekutua ‘krahu i djathtë’, Emiljano Shullazi nuk paraqitet në gjyq

    Emiljano Shullazi nuk është paraqitur ditën e sotme në seancën gjyqësore për dosjen ‘Revanshi’, teksa ditën e djeshme iu ekzekutua miku i ngushtë Gilmando Dani në atentatin e ndodhur në rrethrrotullimin pranë aeroportit të Rinasit.
    Gilmando Dani njihet ndryshe si krahu i djathë i Shullazit. Ky i fundit ndodhet në qeli i akuzuar nga SPAK për sigurim të kushteve për të vrarë dhe mjeteve materiale në dëm të Durim Bamit.

  • U ekzekutua në atentatin mafioz në Rinas, krahu i djathtë i Shullazit erdhi sot nga Barcelona! Autorët e zunë në pritë pak pasi..

    U ekzekutua në atentatin mafioz në Rinas, krahu i djathtë i Shullazit erdhi sot nga Barcelona! Autorët e zunë në pritë pak pasi..

    Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i regjistruar këtë të marte në rrethrrotullimin e Rinasit, ku për pasojë mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe një tjetër i plagosur, Muçi Shaljani (Sheqeri), në gjendje të rëndë.
    Burime bëjnë me dije se viktima Gilmando Dani ndodhej në Barcelonë dhe në momentin e ekzekutimit, ai sapo kishte zbritur nga avioni në Rinas.
    Sipas informacioneve, ora ka shënuar 14:00 në momentin e zbritjes së avionit, ndërsa atentati ka ndodhur rreth orës 14:20.