Tag: ekzekutivi

  • “Lavatriçja e parave të drogës s’dihet kur do fiket”,ish prokurori zbulon detajet:Motorin e ka ekzekutivi,ja roli që ka

    “Lavatriçja e parave të drogës s’dihet kur do fiket”,ish prokurori zbulon detajet:Motorin e ka ekzekutivi,ja roli që ka

    Për ish-prokurorin e Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, motorin e lavatriçes që pastron paratë e pista në Shqipëri e drejton ekzekutivi.
    I ftuar në një emision televiziv, Beçi u shpreh se ka një sërë boshllëqesh ligjore, disa prej të cilave mund të jenë dhe të qëllimshme, për të bërë të mundur pastrimin e produkteve të veprës penale.
    “Kriminelët shqiptarë flasin më shumë gjuhë të huaj se ambasadorët. Ata bashkëpunojnë në Itali, Brazil, Kolumbi për të krijuar linjën e trafikut përmes korrupsionit. Ne nuk kemi përse mërzitemi pse Shqipëria është një tabelë qitjeje. Nga 1998 e sot ne ja kemi kaluar dhe profesorëve. Organizatat shqiptare a nuk janë të lidhura me familje dhe farefisni? A nuk është e vërtetë që nuk të falin qindarkën?
    Bashkëpunimi me Italinë na çoi me Belgjikën. Ne prodhuam kanabis, me lekët e tij blemë drogë të forta, lekët i sollëm këtu dhe po i pastrojnë. Motorin e pastrimit e ka ekzekutivi. Ekzekutivi ka një rol të rëndësishëm. Problem janë titujt e pronësisë, se lejojnë pastrimin e parave. Bitcoin. Pronarët përfitues janë të papërcaktuar dhe na le tek zona gri. Pastrimi i produkteve ngeli te ndërtimi”, tha Beçi në “Off the Records”.

  • Vrasje fizike e sistemit gjyqësor!

    Vrasje fizike e sistemit gjyqësor!

    Vrasje fizike e sistemit gjyqësor!
    Nga Arjan NdojaNë radhë të parë, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së të ndjerit, Astrit Kalaja, pasi peshën me të madhe të kësaj ngjarjeje e kanë ata.
    Së dyti, dua të shpreh mendimin tim për mesazhin që na jep kjo ngjarje si shoqëri.
    Sistemi i drejtësisë në Shqipëri përbën një nga tre pushtetet që ekzistojnë e funksionojnë të ndara, por që të treja formojnë atë subjektin abstrakt që për publikun quhet Shtet.
    Është goditur shteti, garancia jonë si qytetarë, ndërsa i ndjeri Kalaja, është viktimë e kësaj situate.
    Sistemin gjyqësor fillimisht e ka sulmuar politika, ekzekutivi dhe legjislativi, dhe më pas i ka ndodhur procesi i mungesës së solidaritetit të brendshëm dhe reagimi në kohën dhe me vendosmërinë e duhur ndaj cdo sulmi të padrejtë të bërë ndaj sistemit.
    Legjislativi dhe ekzekutivi kanë peshën e tyre të madhe ne procesin ligjvënës dhe ekzekutiv, pasi volumi i cështjeve gjyqësore rritet për shkak të sjelljes së dy pushteteve të lartëpërmendura.
    Pra, njerëzit shkojnë ne gjykatë sepse ligjin nuk e perceptojnë njësoj të dyja palët dhe as sistemi i qeverisjes vendore dhe qëndrore nuk funksionojnë dhe krijojnë konflikte.
    Le të shtojmë edhe kaq vite sulm te politikes dhe përqëndrim të vëmendjes së opinionit publik ndaj sistemit gjyqësor, duke shpallur nevojën që të behej ndërhyrja npm procesit të Vetingut, që vetiu edhe reagimi i njerëzve te ishte shumë negativ për shkak të manipulimit të opinionit publik prej kaq shumë kohësh.
    U hoqën nga puna kaq shumë prokurorë dhe gjyqtarë, por situata nuk po ndryshon, madje kohëzgjatja e proceseve vetëm është zgjatur me disa vite, dhe shërbimi gjyqësor iu është larguar qytetarëve.
    Vendimmarrja për të kryer krimin e rëndë është peshë dhe përgjegjësi personale e autorit, por situata agravohet ne momentin që shteti me të gjithë mekanizmat e tij nuk funksionon.
    Behet reforma ne Drejtësi dhe nuk ka asnjë godinë gjyqësore të re te ndërtuar.
    Siguria nëpër institucione te tilla është shumë e ulët, sepse kontraktohet shërbim tjetër i ruajtjes së ambienteve, i ndryshëm nga policia e shtetit që
    ka qenë me përpara.
    Sistemi i drejtësisë ka ceremonialitetin, një element shumë të rëndësishëm që i jep asaj autoritetin gjatë procesit, dhe më pas janë mekanizmat e tjerë që bëjnë të mundur ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.
    Gjykata e Apelit për te gjithë territorin e Shqipërisë ka vetëm një seli, këtë ne Tiranë, një arritje negative e reformës ne drejtësi për mendimin tim, pasi ia largon shërbimin qytetarëve, detyrë kryesore që ka shteti drejtuar qytetarëve.
    Përveç mungesës se krijimit te kushteve dhe infrastrukturës së nevojshme për zhvillimin e sistemit gjyqësor në mënyrë të pavarur, sistemi gjyqësor sulmohet drejtepersedrejti nga figurat kryesore te pushtetit.
    Kjo është pjesa më e dëmshme që ndikon në vendimmarrjen personale të autorit te ngjarjes, pasi ai mendon se shteti nuk e mbështet gjykatën.
    Autori i ngjarjes mund të ketë formim të ulët arsimor, mund të jetë i pa shkolluar, mund të ketë reagim të ndryshëm nga shumë prej nesh, por ai mendoj se është thjesht derivati i shkeljeve të bëra nga të gjithë ne:
    1) Legjislativi e ekzekutivi,
    2) Reagimi i vetë sistemit gjyqësor,
    3) Reagimi shoqëror ndaj stigmatizimit që iu bë nga politika sistemit gjyqësor ndër vite.
    Politika e ka krijuar këtë situatë me qëllim që të kalojnë vitet pa sistem gjyqësor efektiv, dhe ekzekutivi të vazhdojë i qetë realizimin e objektivave të vet.
    Kjo situatë qe i ka ndodhur sistemit të drejtësisë i ngjan titullit të romanit të autorit Gabriel Garcia Marquez, “Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar”.