Tag: ekzekutiv

  • Trump godet sërish/ Firmos urdhrin ekzekutiv që bllokon politikat shtetërore për ndryshimet klimatike

    Presidenti amerikan, Donald Trumo lëshoi ​​një urdhër ekzekutiv të marten, që synon të bllokojë zbatimin e ligjeve shtetërore të miratuara, për të reduktuar përdorimin e karburanteve fosile dhe për të luftuar krizën klimatike.

    Masa është e fundit, në një varg përpjekjesh të administratës së Trump për të rritur prodhimin e brendshëm të energjisë dhe për të kundërshtuar politikat e udhëhequra kryesisht nga demokratët, për të frenuar emetimet e karbonit. Ajo erdhi vetëm disa orë pasi Trump, një republikan, lëshoi ​​urdhra për të rritur prodhimin e qymyrit.

    Urdhri udhëzoi prokurorin e përgjithshëm të SHBA-së të identifikonte ligjet shtetërore që adresojnë ndryshimet klimatike, iniciativat ESG, drejtësinë mjedisore dhe emetimet e karbonit dhe të ndërmarrë veprime për t’i bllokuar ato.

    “Shumë shtete kanë miratuar, ose janë në proces të miratimit, politika të rënduara dhe të motivuara ideologjikisht, ‘ndryshimet klimatike’ ose energjetike që kërcënojnë dominimin energjetik amerikan dhe sigurinë tonë ekonomike dhe kombëtare,” thuhej në urdhër.

    Trump përmendi në mënyrë specifike ligjet në Nju Jork dhe Vermont, që gjobisin kompanitë e lëndëve djegëse fosile për kontributin e tyre në ndryshimin e klimës, politikën e Kalifornisë për kufirin dhe tregtinë, dhe paditë nga shtetet që kanë kërkuar të mbajnë kompanitë e energjisë përgjegjëse për rolin e tyre në ngrohjen globale./ The Guardian.

  • Kongresi i 49-të i UEFA-s, publikohen rezultatet e zgjedhjeve nga Beogradi

    Kongresi i 49-të i UEFA-s, publikohen rezultatet e zgjedhjeve nga Beogradi

    Kongresi i 49-të i zakonshëm i UEFA-s mblodhi sot në Beograd Presidentët dhe Sekretarët e Përgjithshëm të 55 federatave anëtare të UEFA-s. Gjatë kongresit, UEFA njoftoi se Karl-Erik Nilsson, David Gill dhe Karl-Heinz Rummenigge janë shpallur anëtarë nderi të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.
    Rezultatet e zgjedhjeve – Në zgjedhjet për Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s dhe Këshillin e FIFA-s, u përzgjodhën kandidatët e mëposhtëm:
    Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s (mandat katërvjeçar)
    Gabriele Gravina (Itali) – rizgjedhurLise Klaveness (Norvegji)Marijan Kustić (Kroaci)Ari Lahti (Finlandë)Armen Melikbekyan (Armeni)Frank Paauw (Holandë)Aivar Pohlak (Estoni)Hans-Joachim Watzke (Gjermani) – rizgjedhur
    Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s (mandat dyvjeçar)
    Rafael Louzán (Spanjë)Moshe Zuares (Izrael)
    Këshilli i FIFA-s (mandat katërvjeçar)
    Răzvan Burleanu (Rumani) – rizgjedhurGeorgios Koumas (Qipro) – rizgjedhurBernd Neuendorf (Gjermani) – rizgjedhurDejan Savićević (Mali i Zi) – rizgjedhurPascale Van Damme (Belgjikë) – anëtare femër
    Gjithashtu, Claudius Schäfer u ratifikua si përfaqësues i Ligave Europiane në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s për një mandat katërvjeçar.
    Çështjet financiare dhe raporti vjetor – U prezantuan raportet financiare për sezonin 2023/24 dhe buxheti për 2024/25, duke treguar se UEFA vazhdon të shpërndajë suksesin e garave të saj në të gjithë futbollin europian.
    Kongresi miratoi gjithashtu raportin vjetor të UEFA-s për 2023/24, duke përmbledhur strategjinë e re në fusha të ndryshme të futbollit modern: garat, zhvillimin, qëndrueshmërinë dhe qeverisjen.
    Garat e UEFA-s dhe UEFA Women’s EURO 2025 – U bë një analizë e sezonit 2024/25, ku për herë të parë u prezantua formati i ri i fazës së ligës në kompeticionet e klubeve të UEFA-s, i cili do të zbatohet edhe në UEFA Women’s Champions League sezonin e ardhshëm.
    Ndërkohë, CEO i UEFA Events SA, Martin Kallen, prezantoi ecurinë e përgatitjeve për UEFA Women’s EURO 2025, që do të zhvillohet në Zvicër nga 2 deri më 27 korrik, me pjesëmarrjen e 16 ekipeve Kombëtare.
    Si çdo vit, kongresi mbajti një minutë heshtje në nder të figurave të futbollit europian që janë ndarë nga jeta gjatë vitit të fundit. Në fund, u konfirmua se Kongresi i ardhshëm i UEFA-s do të mbahet më 12 shkurt 2026 në Bruksel, Belgjikë.

  • Kongresi i 49-të i zakonshëm i UEFA-s mbahet me 3 prill, pikat kryesore në rendin e ditës

    Kongresi i 49-të i zakonshëm i UEFA-s mbahet me 3 prill, pikat kryesore në rendin e ditës

    Kongresi i 49-të i zakonshëm i UEFA-s do të mbahet të enjten, më 3 prill 2025, në Beograd, Serbi.
    Kongresi do të fillojë në orën 09:30 dhe do të përfundojë rreth orës 13:00.
    Pikat kryesore në rendin e ditës të Kongresit të 49-të të UEFA-s përfshijnë:
    * Zgjedhjet: – Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s (tetë anëtarë, përfshirë të paktën një grua, për një mandat katërvjeçar dhe dy anëtarë për një mandat dyvjeçar)-Këshilli i FIFA-s (pesë anëtarë, përfshirë të paktën një grua, për një mandat katërvjeçar)
    * Ratifikimi i përfaqësuesit të Ligave Evropiane në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s (për një mandat katërvjeçar)
    * Raporti i Presidentit të UEFA-s dhe Komitetit Ekzekutiv dhe Raporti i Administratës së UEFA-s për vitin 2023/24
    * Raporti financiar dhe deklaratat financiare për vitin 2023/24; Buxheti financiar për vitin 2025/26
    * Përditësimi mbi komitetet e UEFA-s

  • Komiteti Ekzekutiv vendos thirrjen e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme të FSHF më 25 qershor

    Komiteti Ekzekutiv vendos thirrjen e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme të FSHF më 25 qershor

    Komiteti Ekzekutiv i FSHF zhvilloi sot mbledhjen e radhës në “Shtëpinë e Futbollit” për të shqyrtuar disa çështjesh të rëndësishme infrastrukturore dhe administrative.
    Një nga pikat kryesore ishte miratimi i datës së Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme të FSHF-s, që u vendos të thirret më datën 25 qershor.
    Gjithashtu, u miratua alokimi i fondeve UEFA Hattrick VI dhe FIFA Forward 3.0 për sezonin 2024-2028 edhe rregullorja e infrastrukturës së klubeve.
    Komitetit Ekzekutiv diskutoi edhe për një disa çështje që kanë të bëjnë me investimet në infrastrukturë si edhe çështje organizative të EURO U-17.
    Në këtë mbledhje u shqyrtuan edhe projekti i kampionatit të shkollave të mesme “Replay Cup/Sponsor ELKA S.A”.

  • Trump në takim me të nominuarit për ambasadorë: Të ndalet manipulimi i zgjedhjeve dhe sulmi politik ndaj kundërshtarëve

    Trump në takim me të nominuarit për ambasadorë: Të ndalet manipulimi i zgjedhjeve dhe sulmi politik ndaj kundërshtarëve

    Presidenti Donald Trump ka nënshkruar urdhrin ekzekutiv për reformimin e sistemit zgjedhor në SHBA, duke e cilësuar atë aktual si të manipuluar. Trump ka akuzuar për këtë administratën e mëparshme të Joe Biden.
    “Mashtrimi zgjedhor, e keni dëgjuar këtë term? Ne jemi të vendosur që t’i japin fund manipulimeve në votime. Ne do te ndërmarrim masa të tjera në javët në vijim në kuadër të këtij urdhri ekzekutiv për të siguruar zgjedhje të ndershme. Jemi lodhur nga mashtrimet dhe zgjedhjet false. Unë kam nënshkruar disa urdhra ekzekutiv, por të nënshkruash këtë është një nder i madh për mua”.
    Ky urdhër ekzekutiv përfshin edhe shkurtimin e fondeve për shtetet federale që nuk zbatojnë masa të forta sigurie për zgjedhjet.
    Presidenti Trump e firmosi këtë urdhër ekzekutiv në prani të të nominuarve të tij për ambasadorë.

  • Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv për krijimin e rezervës strategjike të Bitcoin

    Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv për krijimin e rezervës strategjike të Bitcoin

    Presidenti Amerikan Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv ditën e Enjte për krijimin e një rezerve strategjike të Bitcoin, një ditë përpara se ekzekutivët e industrisë së kriptomonedhave të takohen në Shtëpinë e Bardhë.

    Rezerva do të krijohet me bitcoinët që qeveria federale ka konfiskuar nga procese kriminale dhe civile tha i ngarkuari i Shtëpisë së Bardhë për kriptomonedhat David Sacs përmes një postimi në median sociale X.
    Pjesëmarrësit në Samitin Kripto të Shtëpisë së Bardhë ditën e Premte presin që evenimenti të shërbejë si një platformë ku Trump formalisht do të zbulojë planet e tij për ndërtimin e një rezerve strategjike që përmban bitcoin dhe katër kriptomonedha të tjera.

    Në fillim të javës Trump zbuloi emrat e këtyre kriptomonedhave: Bitcoin, Ethereum, XRP, Solana dhe Cardano. Sacks tha se qeveria federale ka një strategji për të maksimizuar vlerën e këtyre aseteve dhe kësaj rezerve pa ofruar më tutje detaje.
    “Shtetet e Bashkuara nuk do të shesin asnjë bitcoin të depozituar në rezervë. Do të mbahet për të ruajtur vlerën. Rezerva shërben si një kasafortë dixhitale për kriptomonedhën që konsiderohet ar dixhital,” tha Sacks.

    Urdhri ekzekutiv i Trump gjithashtu kërkon nga Thesari të zhvillojë strategji neutrale të buxhetit për blerjen e më shumë bitcoin në mënyrë që të mos bëhet barrë e taksapaguesve Amerikanë.
    Gjithashtu do të krijohet një stok i aseteve dixhitale krijuar dhe zhvilluar në SHBA ku përfshihen kriptomonedha të tjera përveç Bitcoin por qeveria nuk do të shtojë asete përtej atyre që janë konfiskuar nga veprime ligjore tha Sacks.
    Pas postimit të Sacks Bitcoin ra me 5 përqind në 85 mijë ndërsa aktualisht këmbehet me 89.094 dollarë sipas CoinMarketCap.
    Premtimi i Trump për një rezervë strategjike dhe pritshmëritë për rregullim më të lehtë të industrisë e kishin parë rritjene Bitcoin në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave në 109,071.86 dollarë në janar. Sacks tha se Shtetet e Bashkuara postojnë afro 200 mijë bitcoin dhe shitja e tyre në të kaluarën ka bërë që vendit të humbasë 17 miliardë dollarë.
    /PCWorld Albanian