Tag: ekzekutiv

  • ‘Malaj certifikoi censusin e falsifikuar’, akuzon Berisha: Drejtor ekzekutiv dhe ministër në të njëjtën kohë

    ‘Malaj certifikoi censusin e falsifikuar’, akuzon Berisha: Drejtor ekzekutiv dhe ministër në të njëjtën kohë

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar sot ministrin e Financave, Petrit Malaj se ka falsifikuar dokumentet teksa mbante postin e drejtorit të AKB-së.

    Duke folur në një konferencë për shtyp Berisha tha se të afërmit e Malajt kanë qenë drejtuesit e kompanisë që auditoi censusin e realizuar nga qeveria.
    “Ministri i Financave, Petrit Malaj, anëtar efektiv i klanit Gjolekë Malaj, vjen në detyrën e kësaj ministrie tejet të rëndësishme pasi kompania e tij BDO Albania, në të cilën ky ka qenë administrator, i ati dhe e motra, aksionerë të rëndësishëm, kësaj kompanie i besohet auditi i censusit të përgjithshëm të falsifikuar nga Edi Rama. Kompania BDO, e vjehrrit, motrës dhe e këtij, se ky ishte administrator, pra certifikoi censusin e falsifikuar në shifra kolosale. Dhe, ditën që ka dorëzuar certifikimin e censusit, klani Malaj, klani Gjolekë Malaj, ky përfaqësues i tyre emërohet ministër i Financave”, tha Berisha.
    Sipas tij “Ministri i Financave vjen në atë detyrë pasi kishte detyrë shtetërore drejtor i AKBN-së. Para tij, drejtor i AKBN-së ishte kunati i tij, Doda, Doda, i cili shkarkohet dhe ndiqet penalisht për shpërdorime dhe abuzime, por pavarësisht nga ajo, ai punon në një detyrë të rëndësishme dhe sot. Vetë ministri, në deklaratat e tij, ka paraqitur veten si profesionist i lirë, në një kohë kur ai ka qenë me dokumente zyrtare drejtor ekzekutiv i kompanisë BDO. Pra ka kryer mashtrim. Ka qenë drejtor ekzekutiv, siç ka pranuar vetë në CV, i BDO që prej vitit 2014. Në regjistrin e pagave figuron deri në vitin 2021 si profesionist i lirë, me NIPT, jo si drejtor ekzekutiv”.

  • Investim i rëndësishëm i FSHF/ Miratohet projekti i hotelit në “Shtëpinë e Futbollit”

    Investim i rëndësishëm i FSHF/ Miratohet projekti i hotelit në “Shtëpinë e Futbollit”

    Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar projektin për ndërtimin e një hoteli pranë kompleksit “Shtëpia e Futbollit”. Ky vendim erdhi për të krijuar një ambient të dedikuar për akomodimin e ekipeve kombëtare gjatë grumbullimeve dhe për të minimizuar shpenzimet e akomodimit.
    Komiteti Ekzekutiv ka miratuar gjithashtu përzgjedhjen e studios “Bolles & Willson GbmH & Co.KG” për projektimin e hotelit, e njëjta që ka projektuar edhe kompleksin “Shtëpia e Futbollit”.
    Ky hap tregon përkushtimin e FSHF-së për krijimin e kushteve optimale për ekipet kombëtare dhe zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe komerciale të kompleksit “Shtëpia e Futbollit”.

  • FSHF, miratohet projekti i hotelit në “Shtëpinë e Futbollit”

    FSHF, miratohet projekti i hotelit në “Shtëpinë e Futbollit”

    21 Shtator 2025

    10:41

    Telesport

    Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar projektin për ndërtimin e një hoteli pranë kompleksit “Shtëpia e Futbollit”. Ky vendim erdhi për të krijuar një ambient të dedikuar për akomodimin e ekipeve kombëtare gjatë grumbullimeve dhe për të minimizuar shpenzimet e akomodimit.
    Komiteti Ekzekutiv ka miratuar gjithashtu përzgjedhjen e studios “Bolles & Willson GbmH & Co.KG” për projektimin e hotelit, e njëjta që ka projektuar edhe kompleksin “Shtëpia e Futbollit”.
    Ky hap tregon përkushtimin e FSHF-së për krijimin e kushteve optimale për ekipet kombëtare dhe zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe komerciale të kompleksit “Shtëpia e Futbollit”.

  • “100 Fushat”/ Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton ndërtimin e një fushe të re në Picallë

    “100 Fushat”/ Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton ndërtimin e një fushe të re në Picallë

    19 Shtator 2025

    17:03

    Telesport

    Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka marrë një vendim për të mbështetur projektin e ndërtimit të një fushe futbolli në zonën e Picallës, pjesë e projektit “100 Fushat”.
    Ky investim do të realizohet në bashkëpunim dhe bashkëfinancim me “TR 19 Football Academy” në zonën e Picallës.
    Kompleksi sportiv do të përfshijë një fushë futbolli me standarde bashkëkohore 110 x 73 metra dhe disa ambiente të tjera sportive, me synim zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe promovimin e edukimit të të rinjve përmes futbollit.
    Ky vendim tregon përkushtimin e FSHF-së në zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe promovimin e futbollit tek të rinjtë në të gjithë vendin.

  • Projekti “100 Fushat”/ Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton ndërtimin e një fushe të re në Picallë (Tiranë)

    Projekti “100 Fushat”/ Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton ndërtimin e një fushe të re në Picallë (Tiranë)

    Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka marrë një vendim për të mbështetur projektin e ndërtimit të një fushe futbolli në zonën e Picallës, pjesë e projektit “100 Fushat”.

    Ky investim do të realizohet në bashkëpunim dhe bashkëfinancim me “TR 19 Football Academy” në zonën e Picallës.

    Kompleksi sportiv do të përfshijë një fushë futbolli me standarde bashkëkohore 110 x 73 metra dhe disa ambiente të tjera sportive, me synim zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe promovimin e edukimit të të rinjve përmes futbollit.

    Ky vendim tregon përkushtimin e FSHF-së në zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe promovimin e futbollit tek të rinjtë në të gjithë vendin

    Vazhdo leximin

  • Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton ndarjen e skuadrave në grupe për Kategorinë e Tretë 2025/2026

    Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton ndarjen e skuadrave në grupe për Kategorinë e Tretë 2025/2026

    Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka zhvilluar mbledhjen e radhës ku ka miratuar disa vendime të rëndësishme për zhvillimin e futbollit shqiptar.
    Një prej tyre është miratimi i listës së ekipeve pjesëmarrëse në Kategorinë e Tretë, ku 21 ekipe janë ndarë në dy grupe, A dhe B.
    Skuadrat e Grupit A janë: Bulqiza, Shiroka, Vllaznia B, Young Boys Tirana, Klosi, Tirana B, Dinamo City B, Rinia EL, Kamza Sport, Shënkolli dhe KF Shkodra.
    Skuadrat e Grupit B janë: Gramozi, Albpetrol, Skrapari, Tepelena, Osumi, Memaliaj, Përmeti, Turbina, Teuta B dhe T-Kamza.
    Ndarja e ekipeve në grupe është bërë duke marrë parasysh afërsinë gjeografike, ndërsa të gjitha skuadrat kanë plotësuar kriteret e licencimit.
    Kategoria e Tretë 2025/2026 do të nisë më 19 tetor 2025, ndërsa Departamenti i Garave në ditët në vijim do të organizojë edhe hedhjen e shortit për kalendarin e sezonit.

  • Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë, drejtuesit europianë vlerësojnë FSHF-në & Presidentin Duka për organizimin

    Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë, drejtuesit europianë vlerësojnë FSHF-në & Presidentin Duka për organizimin

    Anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s i kanë dërguar letra falënderimi Presidentit Armand Duka, pas organizimit të suksesshëm dhe historik të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë.
    Në letrat e tyre, drejtuesit e federatave europiane vlerësojnë veçanërisht punën dhe angazhimin e Federatës së Futbollit, duke e cilësuar organizimin si të shkëlqyer dhe mikpritjen si të jashtëzakonshme. Ata theksojnë se FSHF tregoi standarde të larta profesionalizmi dhe përkushtimi, duke lënë përshtypje shumë pozitive tek të gjithë pjesëmarrësit.
    Mes personaliteteve që kanë dërguar letra falënderimi spikasin Presidenti i Federatës Franceze, Philippe Diallo, Presidenti i Federatës Çeke, Petr Fousek dhe Presidenti i Federatës së Izraelit, Moshe Zuares, të cilët kanë shprehur vlerësim të veçantë për organizimin e FSHF-së.
    Gjithashtu, Presidentja e Federatës Angleze, Debbie Hewitt, Presidenti i Federatës Spanjolle, Rafael Louzán, si edhe përfaqësuesi i ECA-s, Miguel Ángel Gil Marín, kanë përcjellë mesazhe direkte falënderimi për Presidentin Duka dhe FSHF-në, duke e cilësuar këtë event një sukses të madh për futbollin europian dhe për Shqipërinë.

  • Ceferin: “Tirana na hapi zemrën dhe ne do ta mbajmë këtë ngrohtësi me vete”.

    Ceferin: “Tirana na hapi zemrën dhe ne do ta mbajmë këtë ngrohtësi me vete”.

    Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, i ka dërguar një letër falënderimi Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, pas organizimit për herë të parë të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe Festivalit të Futbollit në Shkolla që u zhvilluan këtë javë në Tiranë.
    Në letrën e tij, kreu i qeverisë së futbollit europian vlerëson mikpritjen dhe përkushtimin e FSHF-së në këtë organizim, duke e cilësuar një eksperiencë të paharrueshme për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv dhe ambasadorët e UEFA-s.
    “Më lejoni të shpreh falënderimet e mia të përzemërta për mikpritjen e ngrohtë dhe organizimin perfekt gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe Festivalit të Futbollit në Shkolla këtë javë në Tiranë.
    Ishte një kënaqësi e vërtetë për UEFA-n të bashkëpunonte me Federatën tuaj – jo vetëm për të çuar përpara qëllimet tona të përbashkëta në zhvillimin e futbollit, por edhe për të përjetuar shpirtin e vërtetë të Tiranës”, – shkruan Presidenti Čeferin.
    Ai thekson se energjia e kryeqytetit shqiptar, mikpritja dhe organizimi i detajuar lanë mbresa të mëdha tek të gjithë pjesëmarrësit:
    “Energjia e gjallë e qytetit, historia e pasur dhe fryma mikpritëse lanë një përshtypje të pashlyeshme tek anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, ambasadorët dhe drejtuesit e lartë. Përkushtimi juaj personal ishte i dukshëm në çdo detaj dhe dua t’ju falënderoj sinqerisht për angazhimin tuaj të palodhur”.
    Në mënyrë të veçantë, Presidenti i UEFA-s vlerëson edhe përfshirjen e fëmijëve dhe shkollave në Festivalin e Futbollit në Shkolla, duke e cilësuar atë si një moment unik dhe frymëzues:
    “Përfshirja e shkollave lokale dhe stafit tuaj në festival ishte shembullore – plot gëzim, krenari dhe një dashuri të thellë për lojën. Ishte më shumë se një ngjarje; ishte një festë e komunitetit dhe e kulturës”.
    Letra mbyllet me një falënderim të ngrohtë për Presidentin Duka dhe mikpritjen shqiptare:
    “Faleminderit, Armand. Tirana na hapi zemrën dhe ne do ta mbajmë këtë ngrohtësi me vete”.

  • Mbledhja e KE-së së UEFA-s në Shqipëri, Ceferin falënderon Presidentin Duka: Organizim perfekt, kënaqësi e vërtetë bashkëpunimi me FSHF

    Mbledhja e KE-së së UEFA-s në Shqipëri, Ceferin falënderon Presidentin Duka: Organizim perfekt, kënaqësi e vërtetë bashkëpunimi me FSHF

    Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, i ka dërguar një letër falënderimi Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, pas organizimit për herë të parë të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe Festivalit të Futbollit në Shkolla që u zhvilluan këtë javë në Tiranë.
    Në letrën e tij, kreu i qeverisë së futbollit europian vlerëson mikpritjen dhe përkushtimin e FSHF-së në këtë organizim, duke e cilësuar një eksperiencë të paharrueshme për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv dhe ambasadorët e UEFA-s.

    “Më lejoni të shpreh falënderimet e mia të përzemërta për mikpritjen e ngrohtë dhe organizimin perfekt gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe Festivalit të Futbollit në Shkolla këtë javë në Tiranë. Ishte një kënaqësi e vërtetë për UEFA-n të bashkëpunonte me Federatën tuaj – jo vetëm për të çuar përpara qëllimet tona të përbashkëta në zhvillimin e futbollit, por edhe për të përjetuar shpirtin e vërtetë të Tiranës”, – shkruan Presidenti Čeferin.
    Ai thekson se energjia e kryeqytetit shqiptar, mikpritja dhe organizimi i detajuar lanë mbresa të mëdha tek të gjithë pjesëmarrësit:
    “Energjia e gjallë e qytetit, historia e pasur dhe fryma mikpritëse lanë një përshtypje të pashlyeshme tek anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, ambasadorët dhe drejtuesit e lartë. Përkushtimi juaj personal ishte i dukshëm në çdo detaj dhe dua t’ju falënderoj sinqerisht për angazhimin tuaj të palodhur”.
    Në mënyrë të veçantë, Presidenti i UEFA-s vlerëson edhe përfshirjen e fëmijëve dhe shkollave në Festivalin e Futbollit në Shkolla, duke e cilësuar atë si një moment unik dhe frymëzues:
    “Përfshirja e shkollave lokale dhe stafit tuaj në festival ishte shembullore – plot gëzim, krenari dhe një dashuri të thellë për lojën. Ishte më shumë se një ngjarje; ishte një festë e komunitetit dhe e kulturës”.
    Letra mbyllet me një falënderim të ngrohtë për Presidentin Duka dhe mikpritjen shqiptare:
    “Faleminderit, Armand. Tirana na hapi zemrën dhe ne do ta mbajmë këtë ngrohtësi me vete”.

  • Presidenti Ceferin, Presidenti Duka & anëtarët e KE-së së UEFA-s, vizitë në Kryeministri, takohen me kreun e qeverisë Rama

    Presidenti Ceferin, Presidenti Duka & anëtarët e KE-së së UEFA-s, vizitë në Kryeministri, takohen me kreun e qeverisë Rama

    Pas zhvillimit të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë, ku u diskutuan dhe u morën vendime të rëndësishme mbi çështje të së ardhmes së futbollit europian, Presidenti ?eferin , Presidenti Duka dhe anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, zhvilluan një vizitë në selinë e qeverisë ku u takuan me Kryeministrin Edi Rama.
    Takimi u zhvillua në një atmosferë mjaft miqësore dhe vuri në pah rëndësinë e bashkëpunimit mes UEFA-s, FSHF-së dhe institucioneve shqiptare për zhvillimin e mëtejshëm të futbollit në vend.
    Presidenti ?eferin vlerësoi mikpritjen e FSHF-së dhe institucioneve shqiptare në organizimin e këtij eventi kaq historik për vendin tonë.