Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë virtualisht në Euroneës EU Enlargement Summit, samiti i Zgjerimit në Euroneës, një moment i rëndësishëm dialogu BE – vendet e Ballkanit Perendimor mbi të ardhmen e zgjerimit.
Rama foli për luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri, duke u ndalur te veprimtaria e SPAK, e cila sipas tij “ka krijuar shembullin se lufta kundër korrupsionit është diçka që shkon përtej fjalëve dhe është tejet e ekuilibruar pa parë majtas apo djathtas, pavarësisht kush është në qeveri apo opozitë”.
“Shqipëria po bën diçka unike në gjithë rajonin, reformën tonë në drejtësi dhe njohjen nga ana jonë të pavarësisë së drejtësisë. Veprimtaria e plotë e SPAK ka krijuar në Shqipëri dhe për Shqipërinë shembullin se lufta kundër korrupsionit është diçka që shkon përtej fjalëve, shumë përtej sipërfaqes, shkon shumë thellë dhe është tejet e ekuilibruar pa parë majtas apo djathtas, pavarësisht kush është në qeveri apo opozitë, kush ka qenë në pushtet apo kush është në pushtet dhe me shumë fakte që tregojnë se ajo që kurrë nuk kishte ndodhur në Shqipëri që prej krijimit të shtetit shqiptar deri shumë pak vite më parë, po ndodh vitet e fundit, diçka që askush në rajon nuk e ka bërë. Kjo është për të thënë që e kemi marrë shumë seriozisht dhe ne pranojmë mbështetje, partneritet dhe ndihmë, por jo leksione nga askush kur vjen te lufta ndaj korrupsionit”, tha Rama.
Tag: ekuilibruar
-

Rama: Lufta ndaj korrupsionit është e ekuilibruar, pa dallim pushteti
-

Cilat janë sekretet e një diete të ekuilibruar për fëmijë?
Një dietë e ekuilibruar së bashku me hidratimin e duhur janë “dhurata” të vlefshme që i japin fëmijës shëndet dhe mirëqenie.
Një dietë e ekuilibruar është një nga gurët themelorë të mirëqenies dhe shëndetit të përgjithshëm, jo vetëm për të rriturit, por veçanërisht për fëmijët, të cilët janë në një fazë zhvillimi.
Në epokën moderne, ku të vegjlit kanë detyrime në rritje, siç janë shkolla, aktivitetet jashtëshkollore dhe sportet, nevojat e tyre ushqyese janë më të mëdha.
Një dietë e duhur dhe cilësore jo vetëm që forcon sistemin e tyre imunitar, por edhe i “pajis” me energji, përqendrim e humor për të shijuar atë që duan.
Këshillat “e arta” për fëmijë të shëndetshëm
Shumëllojshmëria është themeli i ushqyerjes së mirë të fëmijërisë. Asnjë ushqim i vetëm nuk ofron të gjitha lëndët ushqyese të nevojshme, ekuilibri arrihet përmes kombinimit të duhur dhe rotacionit të zgjedhjeve.
Proteinat nga mishi i ligët, peshku, vezët, bishtajoret dhe produktet e qumështit kontribuojnë në zhvillimin e muskujve dhe kockave, ndërsa mbështesin gjithashtu funksionin normal të sistemit imunitar.
Karbohidratet komplekse (si tërshëra, orizi kaf dhe patatet) sigurojnë energji të qëndrueshme gjatë gjithë ditës, ndërsa yndyrnat “e mira” nga vaji i ullirit, arrat dhe avokadoja përmirësojnë funksionin e trurit e kujtesën.
Frutat dhe perimet si karotat, mollët, manaferrat, specat, brokoli dhe spinaqi janë një burim i vlefshëm antioksidantësh dhe vitaminash (kryesisht A, C dhe E) që mbrojnë trupin, veçanërisht gjatë muajve të dimrit, kur fëmijët janë më të prekshëm ndaj viruseve.
Siç thekson Organizata Botërore e Shëndetësisë, shumëllojshmëria dietike kontribuon jo vetëm në zhvillimin normal, por edhe në ruajtjen e një peshe të shëndetshme, duke zvogëluar rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kronike në të ardhmen.
Sigurisht, hidratimi është një faktor tjetër kyç në mirëqenie. Trupi i një fëmije përbëhet deri në 70% nga uji. Prandaj, edhe dehidratimi i lehtë mund të ndikojë në humorin, përqendrimin dhe performancën e tyre fizike. Hulumtimet tregojnë se fëmijët që pinë mjaftueshëm ujë kanë kujtesë dhe funksion kognitiv më të mirë në shkollë.
Megjithatë, për shkak se shpesh e ngatërrojnë etjen me urinë, zakoni për të pasur gjithmonë me vete një shishe uji, është mënyra më efektive për t’i mbajtur ata të hidratuar, aktivë dhe plot energji. -

Conte: Pres një kampionat të ekuilibruar, nuk ka sfidë mes meje dhe Allegrit
“Ky do të jetë një kampionat shumë i ekuilibruar. Shoh rikthimin e tre të mëdhenjve”. Kështu u shpreh Antonio Conte, trajneri i Napolit, kampion i Italisë, për “Sky Sport”. “Tek Interi nuk bëhet fjalë për rikthim, sezonin e kaluar bëri shumë mirë dhe prej vitesh është gjithmonë aty, bën gjithmonë sezone të rëndësishme, – shtoi Conte. – Do të kemi sigurisht rikthimin e dy skuadrave të tjera të mëdha, që kanë organika të rëndësishme dhe të pajisura për të bërë mirë. Ne do të duhet të përpiqemi të japim më të mirën, në fund do të bëhen llogaritë”.
Mbi rikthimin e Allegrit: “Nuk është sfidë mes meje dhe atij, janë 20 skuadra dhe të gjithë përballemi me të gjithë. Pra, është një garë e të gjithëve kundër të gjithëve. Mendoj se do të jetë një kampionat shumë entuziast dhe i ekuilibruar, secili do të duhet të bëjë pjesën e vet”.
“Elogji” për De Bruyne: “Ai erdhi në Itali pas 9-10 vitesh në Premier League, në një moment të pjekurisë shumë të madhe nga të gjitha pikëpamjet. Shpresojmë që të na ndihmojë të përmirësohemi. E dimë shumë mirë që edhe ne do të duhet të jemi të zotë për ta vendosur në kushtet për t’u integruar dhe ndier mirë. E kam thënë shumë herë, skuadra fiton dhe humbet së bashku, nuk ka një individ që bën diferencën. Ose më mirë, nuk ka më”.
Në fund, Conte foli për mentalitetin e tij fitues: “Nga ky këndvështrim nuk e kam të vështirë. Edhe nëse është dita e parë e imja një skuadër të re, përpiqem gjithmonë të transmetoj mentalitetin tim. Ky mentalitet përbëhet nga puna, serioziteti, përkushtimi, të besuarit në atë që bëjmë dhe gjithmonë të kapërcejmë pengesat. Duhet gjithmonë të ekzistojë dëshira për ta ngritur nivelin, për mua është e rëndësishme. Kjo vlen edhe për lojtarët e mi, të gjithë njerëzit që punojnë me mua”.