Fabio Capello, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, u ndal te starti pozitiv i Milanit, duke pranuar se nuk e priste një ndryshim kaq të shpejtë: “Kisha besim tek aftësitë e Allegrit, por nuk besoja se do të hynte kaq shpejt në mendjen e lojtarëve, sidomos duke parë çfarë ndodhi sezonin e kaluar. Atëherë, skuadra nuk dinte aspak si të pozicionohej dhe si të mbrohej. Max ka ditur t’i japë rend dhe ekuilibër”.
Ai thekson se lojtarët janë të njëjtët, por tani ndikojnë shumë Rabiot dhe Modric, një “filter” që mungonte vitin e kaluar. Për mbrojtjen, Capello është në një mendje me Allegrin: “Fiton kush pëson më pak gola, jo kush shënon më shumë. Kjo nuk do të thotë se sulmi nuk duhet të përmirësohet, e them si për Milanin, ashtu edhe për Napolin”.
Për Leao shtoi: “Fillimisht e pashë të pasigurt si qendërsulmues, por golat i dhanë besim. Allegri e bindi dhe në dy ndeshjet e fundit e kam parë më të lirshëm e më të gëzuar. Ai ndihmon ekipin, është më i freskët fizikisht, sepse vrapon më pak në mbrojtje, por tani është më i përgjegjshëm dhe duhet të jetë më cinik në zonë”.
Tag: ekuilibër
-

“Allegri dhe këto dy lojtarë i siguruan rend dhe ekuilibër Milanit”
-

Si e kontrollojnë hormonet jetën tonë trupin, emocionet dhe vendimet që marrim
Ndoshta nuk i shohim, por hormonët janë “dirigjentët” e padukshëm të trupit tonë. Ata vendosin se si ndihemi, sa energji kemi, si reagojmë ndaj stresit, madje edhe kë kujtojmë apo dashurojmë.
Çdo ndryshim i vogël hormonal mund të ndikojë tek humori, pesha, gjumi dhe dëshirat tona më të thella.
Truri dhe hormonet: lidhja që na drejton pa e kuptuarNë tru, hipotalamusi dhe hipofiza janë si qendra kontrolli që dërgojnë sinjale për gjithë trupin. Kur je i stresuar, ato nxisin prodhimin e kortizolit, hormonin e stresit. Ai të ndihmon të përballosh situata të vështira, por kur qëndron i lartë për shumë kohë, sjell lodhje, shtim në peshë dhe ankth. Nga ana tjetër, dopamina dhe serotonina janë “hormonët e lumturisë”. Ato ndikojnë në motivim, humor dhe madje edhe në mënyrën si e shohim botën. Kur janë në ekuilibër, ndihesh i qetë dhe energjik; kur bien, gjithçka duket më e errët.
Hormonet që ndikojnë në trup dhe marrëdhënie
Tek gratë, estrogjeni dhe progesteroni ndikojnë jo vetëm në ciklin menstrual, por edhe në mënyrën si ndihen gjatë muajit, nga energjia te ndjeshmëria emocionale. Tek burrat, testosteroni është i lidhur me forcën fizike, dëshirën seksuale dhe vetëbesimin. Një ekuilibër i shëndetshëm hormonal përkthehet në humor stabil, oreks normal dhe gjumë të mirë. Ndërsa çrregullimet hormonale shpesh janë arsyeja e padukshme pas lodhjes kronike, shtimit të peshës apo ndryshimeve të papritura në humor.
Si t’i mbajmë në ekuilibër
Gjumi i mirë, aktiviteti fizik, ushqimi me bazë natyrale dhe shmangia e stresit janë “ilaçi” më i thjeshtë për t’i mbajtur hormonet në balancë. Trupi është inteligjent, mjafton t’i japim kushtet e duhura që të rregullojë vetë ekuilibrat e tij. -

“Gattuso do t’i japë ekuilibër Italisë, por duhen lojtarë të fortë. Dhe ne kemi pak prej tyre”
Kombëtarja italiane zhgënjen dhe një si Dino Zoff nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj një teme të tillë. Ish-portieri, që ka fituar një Kampionat Botëror në vitin ‘82 me Italinë, në intervistë për “Corriere dello Sport” shpjegon pse nuk mjafton vetëm shpirtin që kishin ata për t’i shëruar axurrët, të cilët rrezikojnë sërish të mos kualifikohen në Botëror:
“Do të donim të mjaftonte vetëm ai shpirt, por nëse do të ishte kështu, futbolli nuk do të ishte sport, por lutje. E vërteta është që duhen lojtarë të fortë dhe ne kemi pak prej tyre. Kampionati nuk i ndihmon trajnerët e kombëtares sonë, duke parë që në Serie A ka gjithnjë e më shumë të huaj”.
A nuk krijojmë më talente apo nuk iu japim mundësitë e duhura?Talentet nuk krijohen, lindin. Për një sërë faktorësh, kjo nuk ndodh më. Të rinjtë sot mund të zgjedhin mes shumë sportesh, prindërit janë tejet imponues, shkollat e futbollit shkatërrojnë teknikën në favor të taktikës, nuk luhet më në rrugë. Për më tepër, bëjmë më pak fëmijë. Në vitet ‘60-‘70, Friuli Venezia-Giulia ime i jepte 12 futbollistë Serie A, tani besoj se janë 2-3.
Çfarë mund të sjellë Gattuso si trajner i kombëtares?Ekuilibër. Në Norvegji shkuam për të bërë Barcelonën, ndërsa ata bënë Italinë: 3 kundërsulme, 3 gola. E rëndësishme është të rifitohen ambiciet. -

Donnarumma: Kombëtares italiane i duhet më tepër balancë, shpresoj të qëndroj gjatë te PSG
Kapiteni Gianluigi Donnarumma ka dalë në konferencë për shtyp në sallën kryesore të Covercianos, në prag të ndeshjes Norvegji-Itali, duel vendimtar për kualifikimin në Kupën e Botës 2026. Pas triumfit në finalen e Ligës së Kampionëve, portieri i PSG-së është thirrur t’i udhëheqë axurrët në sfidën delikate të Oslos.
Ata kanë Haaland, italianët Donnarummën. Si e gjykon momentin?Nuk jam i shqetësuar. Sigurisht që ka tension për një ndeshje të rëndësishme, një sfidë ku duhet të japim gjithçka për ta fituar. Bëhet fjalë për kualifikim në Botëror. Të gjithë këtu e dinë rëndësinë e kësaj ndeshjeje, s’ka nevojë as të thuhet. Jemi gati. Jemi pak në emergjencë, por do të arrijmë të gjejmë zgjidhjen për të shkuar atje dhe për ta fituar ndeshjen.
A është kjo, një kombëtare pa ekuilibër?Po, duhet të gjejmë ekuilibër në çdo aspekt. Kam lexuar disa gjëra që nuk më kanë pëlqyer, vetëm komente negative. Edhe nga kjo pikëpamje duhet më shumë balancë. Jemi një skuadër e re që lufton gjithmonë dhe mund të rritet shumë. Sidoqoftë, jemi tashmë në një nivel të lartë. Duhet vetëm të mbështetet kjo skuadër, sepse ka të rinj shumë të fortë dhe të ardhme të jashtëzakonshme, përveç një trajneri shumë të mirë. Do të kemi nevojë për mbështetjen e gjithë italianëve për të arritur gjëra të mëdha.
Cilat janë meritat e Luis Enrique në triumfin e PSG-së?Na ka dhënë qetësi dhe ekuilibër, na bën të ndjehemi të gjithë të rëndësishëm. Qetësia që na transmeton, edhe në ndeshjet më të rëndësishme, është cilësia e tij më e madhe.
A je në momentin më të mirë të karrierës?Po, ka pasur edhe momente të vështira, sidomos kur kthehesha këtu për të luajtur. Momente me vështirësi të mëdha morale. Kur kthehesh në vendin tënd dhe nuk pritesh siç e meriton, nuk është e lehtë. Tani jam i lumtur që kam gjetur besim, ekuilibër dhe mentalitet. Jam i kënaqur që i kam bindur gjithë italianët.
Duket se ke rënë në peshë…Gjithmonë i kam kushtuar rëndësi trupit tim dhe stërvitjes. Këto vite jam rritur në çdo aspekt, edhe nga ana mendore. Mendoj se kam bërë hapa përpara dhe jam i kënaqur. Arrij t’i menaxhoj më mirë ndeshjet, kjo mendoj se është pjesë e rritjes së një futbollisti.
Çfarë iu the interistëve?Asgjë. Kam pasur përqafime me shokët e skuadrës pas finales, çka ishte me të vërtetë diçka e ndjerë dhe më dha shumë kënaqësi. Madje pata vështirësi ta shijoj plotësisht fitoren e Champions-it, sepse në anën tjetër ishin vëllezër të mitë, me të cilët ndaj shumë gjëra. Ka qenë një përqafim me interistët vërtet i bukur, që më gëzoi. Këtu nuk kemi folur për atë ndeshje, as me ndonjë batutë. Kemi folur vetëm për dy ndeshjet e ardhshme që të japim gjithçka së bashku.
Si kapiten i kombëtares, si e gjykon “jo” e Acerbit? Menaxheri yt ishte në zyrat e Interit, a ke ndonjë lajm për ne?Sigurisht që Acerbi do të na ndihmonte, por mendoj që secili është përgjegjës për veprimet e veta. Kush vjen këtu e di që duhet të japë gjithçka. Është krenari të jesh pjesë e kombëtares. Që kur je fëmijë, gjëja më e rëndësishme për italianët është të veshin fanellën blu. Kjo fanellë është një krenari e jashtëzakonshme, ndaj duhet të japësh gjithçka. Përsa i përket menaxherit tim, nuk e dija që ishte tek Interi. Unë jam mirë në Paris, pastaj klubi do të vendosë për rinovimin apo jo. Personalisht jam gati për gjithçka, por për momentin opsioni im i parë është Parisi, sepse ndihem mirë. Tifozët më duan, edhe skuadra më do. Shpresoj të qëndroj aty për shumë vite.