Një 39-vjeçar shqiptar u arrestua sot në Athinë të Greqisë. Bëhet me dije se shqiptari kërkohej nga autoritetet e Belgjikës, me një Njoftim të Kuq përmes Interpolit, për trafik droge nga Ekuadori në Evropë dhe më pas deri në Rusinë e largët.
39-vjeçari me inicialet H.O., akuzohet si “koka” e grupit, ndërkohë emri i tij nuk është publikuar ende. Rrjeti krimial që transpotonte kontejnerë plot me drogë u zbulua nga bisedat telefonike.
Sipas dokumenteve të prokurorisë belge, grupi dyshohet se trafikonte sasi kokaine nga Ekuadori. Ndërkohë raporti belg përshkruan takime, lëvizje dhe sinjale telefonike që regjistrojnë lëvizjet e anëtarëve të organizatës në Antverp, si dhe rrugët nga porti në depot ku kontejnerët “hapeshin”.
Autoritetet belge e lidhin 39-vjeçarin me lëvizjet midis Belgjikës, Spanjës, Greqisë dhe Shqipërisë, mbikëqyrjen e apartamenteve dhe kontaktet me persona që dyshohet se organizojnë transportin dhe shkarkimin e kontejnerëve.
Arrestimi i tij në Athinë shkaktoi aktivizimin e menjëhershëm të Belgjikës, e cila dërgoi Urdhrin Europian të Arrestit. Siç raportohet ky është një nga arrestimet më të rëndësishme në rastet e drogës në Evropë, pikërisht sepse lidh për herë të parë në një rrëfim të vetëm kriminal kaq shumë vende dhe rrugë të ndryshme: Ekuador – Belgjikë – Spanjë – Greqi – Shqipëri – Rusi.
Rasti nuk ka të bëjë me një operacion trafikimi “lokal”, por me një mekanizëm të supozuar ndërkombëtar i cili, sipas urdhrit belg, përdori logjistikën globale, porte në kontinente të shumta dhe qarqe të Amerikës Latine për të transportuar ngarkesa të vlerësuara në mijëra kilogramë.
Arrestimi i shtetasit shqiptar në Athinë konsiderohet vendimtar jo vetëm për hetimin belg, por edhe për përgjigjen evropiane ndaj rrjeteve të organizuara që lidhin brigjet jugore, portet veriore dhe tregjet lindore në një sistem të vetëm, të padukshëm trafikimi.
“Një shtetas i huaj 39-vjeçar u arrestua më 19.11.2025 nga oficerët e Nën-Drejtorisë së Narkotikëve. Ndaj tij ishte lëshuar një Urdhër Arresti Evropian nga autoritetet belge për përfshirje në një organizatë kriminale me bazë në Belgjikë, e cila dyshohet se importon sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut në Evropë dhe merret me kultivimin e kanabisit si dhe krijimin e impianteve të përpunimit të drogës jashtë vendit. Arrestimi lidhet me sekuestrimin e një kontejneri në portin e Antverpit në shtator 2024, i cili përmbante 500 kg kokainë. I arrestuari u dërgua në Prokurorinë kompetente dhe hetimet vazhdojnë,” deklaroi policia greke.
Mbrojtjen e shqiptarit e ka marrë përsipër avokati i njohur grek Sakis Kechagioglou, i cili deklaroi se kemi të bëjmë me: Një nga rastet më komplekse të trafikut ndërkombëtar të kokainës të viteve të fundit. Ngarkesa prej 1.200 kg ndoqi një rrugë transnacionale nga Ekuadori drejt porteve evropiane, përfshirë Antverpin, Greqinë dhe Shqipërinë, me degëzime deri në Rusi. Zgjedhja e juridiksionit është mjeti kryesor që do të përcaktojë fatin penal të klientit tim.
gijotina.com/
Tag: ekuadori
-

Kokainë nga Ekuadori në Rusi/ Shqiptari prangoset në Greqi, kreu i bandës në listën e Europol-it
-

Trafikoi 1.2 tonë kokainë nga Ekuadori deri në Rusi, prangoset në Athinë shqiptari që drejtonte kartelin
Një 39-vjeçar shqiptar, i konsideruar si drejtues i një rrjeti shumëkombësh të trafikut të kokainës, u arrestua sot në Athinë nga policia greke. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet belge dhe ndaj tij ishte lëshuar një Njoftim i Kuq i Interpolit, lidhur me trafikun e sasive gjigante të drogës nga Amerika e Jugut drejt Evropës e deri në territorin rus.
Shqiptari, me inicialet H.O., akuzohet si ‘koka’ e organizatës kriminale, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë ende publik identitetin e plotë.
Hetimi që nisi në Belgjikë dhe u shndërrua në thriller ndërkombëtar
Dosja e Belgjikës, që filloi si një hetim i zakonshëm për trafik droge, u zgjerua shpejt në një operacion të ndërlikuar që përfshinte:
kontejnerë të nisur nga Ekuadori,
rrugë të trafikut që kalonin nga porti i Antverpit,
magazina të përdorura si ‘shtëpi të sigurta’,
dhe komunikime të përgjuara që ekspozuan strukturën e rrjetit.
Sipas autoriteteve belge, organizata dyshohet se trafikonte sasi që tejkalonin 1.200 kilogramë kokainë, me destinacione që shkonin deri në Federatën Ruse. Në një bisedë telefonike të interceptuar më 20 qershor, përmendet se ‘kanë mbërritur më shumë se 3500 copa’, çka besohet t’i referohet kilogramëve të kokainës.
Hetimi evidenton lëvizjet e 39-vjeçarit mes Belgjikës, Spanjës, Greqisë dhe Shqipërisë, si dhe aktivitetet e koordinuara për marrjen, çmontimin dhe zhvendosjen e kontejnerëve të ngarkuar me drogë.
Autoritetet e cilësuan arrestimin në Athinë si një nga më të rëndësishmit e viteve të fundit, pasi çështja lidh në një të vetme rrjete nga Ekuadori, Belgjika, Spanja, Greqia, Shqipëria dhe Rusia – një mekanizëm global që funksiononte me logjistikë ndërkontinentale.
Deklarata zyrtare e policisë greke
‘Një shtetas i huaj 39-vjeçar u arrestua më 19.11.2025 nga oficerët e Nën-Drejtorisë së Narkotikëve. Ndaj tij ishte lëshuar një Urdhër Arresti Evropian nga autoritetet belge për përfshirje në një organizatë kriminale me bazë në Belgjikë, e cila dyshohet se importon sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut në Evropë dhe merret me kultivimin e kanabisit si dhe krijimin e impianteve të përpunimit të drogës jashtë vendit.
Arrestimi lidhet me sekuestrimin e një kontejneri në portin e Antverpit në shtator 2024, i cili përmbante 500 kg kokainë. I arrestuari u dërgua në Prokurorinë kompetente dhe hetimet vazhdojnë.’
Avokati i të arrestuarit: ‘Rast ndër më kompleksët në Evropë’
Mbrojtjen e shqiptarit e ka marrë përsipër avokati i njohur grek Sakis Kechagioglou, i cili deklaroi se kemi të bëjmë me:
‘Një nga rastet më komplekse të trafikut ndërkombëtar të kokainës të viteve të fundit. Ngarkesa prej 1.200 kg ndoqi një rrugë transnacionale nga Ekuadori drejt porteve evropiane, përfshirë Antverpin, Greqinë dhe Shqipërinë, me degëzime deri në Rusi.’
Ai theksoi se qëllimi i mbrojtjes është sigurimi që çështja të gjykohet në Belgjikë, jo në Greqi apo Rusi, për shkak të diferencës së madhe të dënimeve.
‘Zgjedhja e juridiksionit është mjeti kryesor që do të përcaktojë fatin penal të klientit tim,’ – deklaroi avokati.
-

Ekuadori voton kundër lejimit të bazave ushtarake të huaja në vend
Ekuadorianët kanë votuar kundër lejimit të kthimit të bazave ushtarake të huaja në vend, duke “i zhgënjyer shpresat e SHBA-së” për të zgjeruar praninë e saj në rajonin e Paqësorit Lindor.
Rezultati i referendumit është një goditje për presidentin e Ekuadorit, Daniel Noboa, i cili kishte bërë fushatë për të ndryshuar kushtetutën me qëllim që të anulonte një ndalim që legjislatura e vendit miratoi në vitin 2008.
Ai tha se kjo do të ndihmonte në luftën kundër krimit të organizuar dhe do të zvogëlonte dhunën në rritje që vendi ka parë vitet e fundit, gjatë të cilave është bërë një nga pikat më të mëdha të trafikimit të drogës në botë.
SHBA-të kishin shpresuar se referendumi do t’i hapte rrugën hapjes së një baze ushtarake.
Ndërsa Ekuadori nuk prodhon kokainë, portet e tij të mëdha dhe afërsia me Kolumbinë dhe Perunë – ku prodhohen sasi të mëdha të drogës – e bëjnë atë një vend të dëshirueshëm dhe fitimprurës për bandat e trafikimit të drogës.
Sipas Noboas, rreth 70% e kokainës në botë kalon nëpër Ekuador.
Presidenca e tij është përcaktuar nga një goditje e ashpër ushtarake ndaj bandave kriminale, duke përfshirë edhe nxjerrjen e ushtarëve të armatosur në rrugë.
Mbështetësit thonë se qasja e tij ka ndihmuar në luftën kundër krimit, por kritikët thonë se qeveria e tij është drejtuar ndaj taktikave autoritare.
Ish-baza ushtarake e SHBA-së në bregdetin e Paqësorit të Ekuadorit u mbyll pasi presidenti i krahut të majtë Rafael Correa vendosi të mos e rinovonte kontratën e saj të qirasë dhe nxiti një ndalim kushtetues, i cili u miratua nga ligjvënësit.
-

MEPJ përgënjeshtron lajmet: Ekuadori nuk ka shpallur “mafien shqiptare” si organizatë terroriste
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) ka reaguar ndaj disa raportimeve mediatike që pretendojnë se Ekuadori ka shpallur “mafien shqiptare” si organizatë terroriste.
Në një deklaratë zyrtare, MEPJ thekson se këto pretendime nuk janë të vërteta, duke sqaruar se në fjalimin e ministrja e Jashtme e Ekuadorit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara nuk ka asnjë përmendje të shqiptarëve apo të ndonjë grupi me lidhje me Shqipërinë.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka ndjekur keqinformimin e disa mediave online gjatë ditës së sotme, mbi faktin plotësisht të pavërtetë të përmendjes së Shqipërisë apo shqiptarëve, në fjalën kombëtare të Ekuadorit, nga Ministrja e Jashtme e Ekuadorit, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Ky është një fakt tërësisht i sajuar, pa asnjë vërtetësi, pasi as Shqipëria dhe as shqiptarët nuk përmenden në këtë fjalim, i cili është publik, i aksesueshëm në faqen zyrtare të OKB-së.
Fjala e ministres mund të lexohet nga çdokush që nuk përpiqet të keqpërdorë këto forume të larta ndërkombëtare duke sajuar fakte të paqëna, për të ulur dinjitetin, reputacionin dhe imazhin që Shqipëria ka ndërtuar me sukses në arenën ndërkombëtare”, njofton ministria. -

FOTO/ Nga kontenierët në Porsche, shqiptarët prisnin kokainën nga Ekuadori, 7 të arrestuar
Një rrjet i organizuar grek që vepronte prej muajsh në Portin e Pireut, duke trafikuar kokainë të fshehur në kontejnerë me mallra, u shkatërrua këtë mëngjes nga Njësia e Luftës kundër Narkotikëve.
Mësohet se kokaina do të shkonte në një organizatë shqiptare e cila do ta shpërndante.
Janë 7 persona të cilët janë arrestuar gjatë operacionit të befasishëm, përfshirë punonjës të portit që shfrytëzonin pozitat e tyre për të nxjerrë drogat nga zona e kontrolluar.
Sipas hetimeve, kokaina vinte nga Ekuadori, e fshehur në kontejnerë me banane. Pasi anija mbërriti në Pire, dy prej të arrestuarve, punonjës me akses të posaçëm, nxorën nga kontejnerët 34 kilogramë kokainë dhe e transportuan me motoçikleta në një Porsche Cayenne, ku i priste një tjetër anëtar i grupit. Droga kishte si destinacion final tregtarë shqiptarë të narkotikëve.
Pas marrjes së drogës, shoferi i Porsche-s tentoi të largohej me shpejtësi, por u përplas me mjete të parkuara, pasi më parë u përpoq të përplaste një automjet të policisë. Në ndjekjen që pasoi, oficerët e policisë përdorën armë zjarri, duke qëlluar në gomat e makinës për ta ndalur. Automjeti luksoz, mësohet se ishte në pronësi të njërit prej të arrestuarve.
Hetimet zbuluan një strukturë të mirëorganizuar ku secili nga anëtarët kishte rol të caktuar. Udhëheqësi i dyshuar është një 35-vjeçar me precedentë penalë për narkotikë, i cili mendohet se kishte lidhje të drejtpërdrejta me rrjete ndërkombëtare të trafikut.
Një tjetër i arrestuar ishte përgjegjës për ndërrimet në port, duke planifikuar që të gjithë anëtarët të ishin në turnin e duhur kur mbërrinte droga. Ndërsa një tjetër kishte si detyrë të manipulonte sistemin e kamerave për të fshehur gjurmët e grupit.
Sipas burimeve nga hetimi, pagesa për nxjerrjen dhe dorëzimin e sigurt të drogës për çdo kontejner arrinte deri në 200 mijë euro, shumë e cila më pas ndahej mes anëtarëve të rrjetit.
Ndërsa hetimet janë ende në zhvillim, autoritetet greke po punojnë për të zbuluar bashkëpunëtorët e tjerë brenda dhe jashtë vendit, përfshirë rrjetet shqiptare të trafikut që duket se ishin përfituesit kryesorë të dërgesës së kapur.
-

“Fito” del para drejtësisë amerikane, ekstradohet lideri famëkeq nga Ekuadori
Adolfo Macías Villamar, i njohur si “Fito”, një nga figurat më të fuqishme të krimit të organizuar në Ekuador, është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara ku pritet të përballet me akuza të rënda për trafik ndërkombëtar droge dhe armësh.
Macías, i cili drejtonte bandën famëkeqe Los Choneros, u rikap në qershor pasi kishte arritur të arratisej nga një burg i sigurisë së lartë ku po vuante një dënim me 34 vite burg për një sërë krimesh të rënda. Ai ishte në kërkim për më shumë se një vit.
Sipas autoriteteve amerikane, ai pritet të dalë të hënën përpara një gjykate federale në Bruklin, ku do të deklarohet i pafajshëm. Lajmi u konfirmua për Reuters nga avokati i tij, Alexei Schacht.
Los Choneros është një ndër grupet më të dhunshme të Ekuadorit dhe ka lidhje me kartelë të fuqishëm në Meksikë dhe rrjete kriminale në Ballkan. Macías dyshohet gjithashtu se qëndron pas urdhrit për vrasjen e kandidatit presidencial Fernando Villavicencio në vitin 2023.
Kapja e tij u bë në qytetin bregdetar Manta, ku policia e gjeti të fshehur në një bunker të ndërtuar poshtë një vile luksoze. Pas arrestimit, ai u dërgua në burgun më të sigurt të vendit, La Roca.
Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, e përshëndeti operacionin dhe njoftoi menjëherë nisjen e procedurave për ekstradim. Tashmë, autoritetet konfirmojnë se Macías është dorëzuar zyrtarisht tek SHBA.
Ekuadori, një vend i njohur dikur për turizëm, është kthyer në një nga qendrat më të mëdha të trafikimit të kokainës në rajon. Më shumë se 70% e kokainës që prodhohet në botë kalon përmes porteve të tij. Pozicioni gjeografik mes Kolumbisë dhe Perusë e ka bërë vendin një hallkë strategjike në rrjetet e narkotrafikut.
Në një referendum kombëtar, qytetarët ekuadorianë votuan pro lejimit të ekstradimit të shtetasve të vendit, një masë e propozuar nga presidenti Noboa si pjesë e ofensivës së tij kundër krimit të organizuar.Top Channel
-

Si operon mafia shqiptare për të trafikuar kokainë nga Ekuadori drejt Europës
Vitet e fundit, Ekuadori u bë skena e një zgjerimi të heshtur, por sistematik të rrjeteve kriminale me origjinë nga Ballkani, veçanërisht nga Shqipëria. Larg nga imazhet tradicionale të trafikut të drogës, ky zgjerim nuk ka konsistuar në dhunë pa dallim apo kontroll territorial, por më tepër në konsolidimin e një modeli biznesi transnacional të bazuar në tregtinë ligjore – kryesisht banane – dhe inxhinierinë korporative.
Një raport i C4ADS, i ndarë me Infobae, i cili mbledh informacione deri në mesin e vitit 2023, gjurmon se si gjashtë kompani shqiptare që importojnë banane nga Ekuadori janë përfshirë në sekuestrime droge që nga viti 2014, dhe se si të njëjtat kompani, pavarësisht gjetjeve, mbeten aktive ose kanë rifilluar operacionet me ndryshime kozmetike në menaxhimin e tyre
Për shembull, Masabi Fruit vazhdoi të operonte pas një sekuestrimi në prill 2021. Edhe pse dy persona – Erjon Peti dhe Klajdi Xibrau – u arrestuan dhe u larguan nga kompania, biznesi vazhdoi nën drejtimin e një menaxheri tjetër, Shyqyri Xibrau.
Një model i ngjashëm ndodhi me Zico Sha, e njohur edhe si Bana King LLC, e cila u përfshi në një sekuestrim në nëntor 2022. Aksionari i saj, Trifon Murataj, u hoq nga të dhënat, por u rikthye muaj më vonë, ndërsa kompania rifilloi importet e bananeve nga Ekuadori dhe mbajti linja të tjera tregtare me mish të ngrirë nga Brazili.
Skandalet nuk i ndaluan operacionet e këtyre kompanive. Përkundrazi, raporti i C4ADS arrin në përfundimin se shumica e kompanive të përfshira në sekuestrimin e drogës mbetën aktive për të paktën një farë kohe. Me përjashtim të një firme, të gjitha kompanitë shqiptare që kanë mbajtur tregti të rregullt bananeje midis Ekuadorit dhe Shqipërisë që nga viti 2022 janë lidhur me dërgesa të kontaminuara me kokainë. Madje u zbulua edhe një model i riciklimit të korporatave, në të cilin menaxherët dhe aksionarët e përfshirë u zëvendësuan përkohësisht, vetëm për t’u rikthyer në punë pasi vëmendja e publikut u zbeh.
Shqipërisë që nga viti 2022 janë lidhur me dërgesa të kontaminuara me kokainë.
Gjithashtu u identifikua një model i “riciklimit të kompanive”, ku administratorë dhe aksionerë të përfshirë në skandale zëvendësoheshin përkohësisht, vetëm për t’u rikthyer më vonë, sapo vëmendja publike të zbehej.
Figura e Trifon Murataj është veçanërisht përfaqësuese. Ky biznesmen, i lidhur me Bana King LLC në Shtetet e Bashkuara dhe Zico Sha në Shqipëri, ishte subjekt i një urdhër-arresti në vendin e tij pas sekuestrimit të kokainës në një kontejner nga Puerto Bolívar, Ekuador.Megjithatë, siç thekson C4ADS, Murataj u rishfaq në të dhënat e korporatave në gusht 2023 dhe thuhet se operonte edhe nga Neë Jersey, ku zotëron prona dhe kompani të tjera, përfshirë Vision 22 LLC. Aktivitetet e tij tregojnë për një rrjet që kombinon ligjshmërinë e dukshme, rezidencën ndërkombëtare dhe tregtinë globale të logjistikës, të gjitha brenda një kuadri të vetëm.
Për Observatorin e Ekonomive të Paligjshme GI-TOC, këto raste nuk janë të izoluara. Raporti i tij, i botuar në prill 2025, përshkruan evolucionin e rrjeteve kriminale në Ballkanin Perëndimor – me theks të veçantë në rrjetet shqiptare – si një nga fenomenet më strategjike të trafikut modern të drogës. Që nga fillimi i viteve 2000, këto grupe kanë pushuar së qeni ndërmjetës margjinalë për t’u bërë operatorë me shumicë të kokainës, duke krijuar aleanca të drejtpërdrejta me prodhuesit në Kolumbi, Peru dhe Bolivi, dhe duke përdorur vende destinacioni si Brazili dhe Ekuadori për të lëvizur mallrat e tyre në Evropë.
igura e Trifon Murataj është veçanërisht përfaqësuese. Ky biznesmen, i lidhur me Bana King LLC në Shtetet e Bashkuara dhe Zico Sha në Shqipëri, ishte subjekt i një urdhër-arresti në vendin e tij pas sekuestrimit të kokainës në një kontejner nga Puerto Bolívar, Ekuador. Megjithatë, siç thekson C4ADS, Murataj u rishfaq në të dhënat e korporatave në gusht 2023 dhe thuhet se operonte edhe nga New Jersey, ku zotëron prona dhe kompani të tjera, përfshirë Vision 22 LLC. Aktivitetet e tij tregojnë për një rrjet që kombinon ligjshmërinë e dukshme, rezidencën ndërkombëtare dhe tregtinë globale të logjistikës, të gjitha brenda një kuadri të vetëm.
Për Observatorin e Ekonomive të Paligjshme GI-TOC, këto raste nuk janë të izoluara. Raporti i tij, i botuar në prill 2025, përshkruan evolucionin e rrjeteve kriminale në Ballkanin Perëndimor – me theks të veçantë në rrjetet shqiptare – si një nga fenomenet më strategjike të trafikut modern të drogës. Që nga fillimi i viteve 2000, këto grupe kanë pushuar së qeni ndërmjetës margjinalë për t’u bërë operatorë me shumicë të kokainës, duke krijuar aleanca të drejtpërdrejta me prodhuesit në Kolumbi, Peru dhe Bolivi, dhe duke përdorur vende destinacioni si Brazili dhe Ekuadori për të lëvizur mallrat e tyre në Evropë.
Në Ekuador, rrjetet shqiptare nuk kanë vepruar sipas logjikës tradicionale të kartelit. Sipas Fatjona Mejdini, autore e raportit dhe drejtoreshë e Observatorit GI-TOC të Ekonomive të Paligjshme në Evropën Juglindore, modeli i tyre bazohet në emisarë, lajmëtarë dhe biznesmenë. Disa mbërrijnë duke ikur nga çështjet ligjore në Evropë dhe arrijnë të vendosen në Amerikën e Jugut si operatorë logjistikë, duke krijuar marrëdhënie me bandat lokale. Të tjerë, siç janë emisarët, zgjidhen drejtpërdrejt nga udhëheqësit kriminalë për të vendosur vendbanim të përhershëm në vendet e Andeve, për të ndërtuar lidhje me furnizuesit e kokainës dhe për të siguruar rrjedhën drejt porteve evropiane si Antverpi, Gioia Tauro, Roterdami ose Selaniku.
Një nga rastet më të dokumentuara është ai i Dritan Rexhepit. Një shtetas shqiptar, ai u arratis nga burgjet në Shqipëri, Holandë dhe Belgjikë përpara se të vendosej në Ekuador në vitin 2012. Ai u arrestua për trafik kokaine në vitin 2014, por burgosja e tij i lejoi të konsolidonte marrëdhëniet me grupet ekuadoriane si Los Choneros. Nga qelia e tij në Latacunga, Rexhepi drejtoi operacione ndërkombëtare derisa iu dha arrest shtëpiak në vitin 2021, nga i cili u arratis.
Infobae ndoqi rastin e Rexhepit dhe zbuloi se si ai u arratis nga autoritetet ekuadoriane dhe si falsifikoi firmat për të shmangur shpalljen në kërkim. Këto zbulime çuan te ish-anëtari i Asamblesë dhe kandidati presidencial i vrarë, Fernando Villavicencio, i cili kërkoi informacion nga shërbimi i burgjeve në prill 2023 dhe zbuloi paligjshmëritë për publikun. Kjo çoi në shpalljen zyrtare të Rexhepit të arratisur dhe në kërkimin e tij nga Interpoli. Ai u rikap në Turqi në vitin 2023.
Një tjetër lojtar kyç në konsolidimin e rrjeteve kriminale shqiptare në Ekuador është Dritan Gjika. Sipas raportit të GI-TOC, ai drejtoi një strukturë që kontrabandonte deri në katër ton kokainë nga Kolumbia përmes Ekuadorit çdo muaj për shpërndarje në Evropë. Gjika vepronte nën mbulesën e të paktën dymbëdhjetë kompanive ligjore të lidhura me sektorët e pasurive të paluajtshme dhe frutave, të krijuara së bashku me ekuadorianin Rubén Cherres, i cili u vra në vitin 2023. Marrëdhënia e Cherres me kunatin e ish-presidentit Guillermo Lasso e shndërroi këtë rast në një bombë politike që u përdor në përpjekjen e dështuar për të rrëzuar presidentin. Gjika u arrestua në vitin 2025 në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe mund të ekstradohet.
Ndryshe nga organizatat e tjera transnacionale, grupet shqiptare nuk mbështeten në struktura të ngurta hierarkike. Sipas raportit të Mejdinit, ato veprojnë si rrjete horizontale, fleksibile dhe shumë të specializuara. Ato janë në gjendje të koordinojnë operacione komplekse me ndërmjetës që nuk janë gjithmonë pjesë e bërthamës origjinale. Ky decentralizim i lejon ato të përshtaten shpejt me kushtet lokale dhe të zgjerohen pa lënë gjurmë të dukshme të një zinxhiri komandues.
C4ADS paralajmëron gjithashtu për qëndrueshmërinë e disa kompanive, të tilla si Jordil, Masabi dhe Zico Sha, të cilat kanë vepruar për disa vite pavarësisht se janë të lidhura me sekuestrime. Megjithatë, firma të tjera shfaqen vetëm për periudha të shkurtra – gjashtë muaj ose një vit – me pak importe të regjistruara, duke sugjeruar skema prove ose biznese të strukturuara vetëm për një operacion specifik. Raporti vëren se që nga fillimi i vitit 2023, vetëm Masabi Fruit ka vazhduar dërgesat direkte të bananeve nga Ekuadori në Shqipëri, ndërsa kompani të tjera kanë ridrejtuar dërgesat e tyre në Greqi ose kanë ndaluar përkohësisht aktivitetet e tyre pa shpjegime të qarta.
Një tipar i përsëritur është marrëdhënia midis këtyre rrjeteve dhe portit të Gioia Tauro, Itali, një enklavë historikisht e kontrolluar nga mafia ’Ndrangheta. Për Mejdini, kjo lidhje nuk është e vogël: “mafiat shqiptare kanë mësuar drejtpërdrejt nga mafia italiane dhe, në shumë raste, punojnë si partnerë në zinxhirin e trafikimit. Marrëdhënia e tyre bazohet në respekt të ndërsjellë dhe pragmatizëm tregtar, jo në nënshtrim”.
Përfundimi i të dy studimeve – C4ADS dhe GI-TOC – është se trafikimi i kokainës midis Ekuadorit dhe Evropës nuk shpjegohet vetëm nga dobësitë institucionale lokale, por nga një strategji e qëllimshme dhe afatgjatë e rrjeteve kriminale që kanë gjetur tregtinë ligjore, logjistikën ndërkombëtare dhe diskrecionin e biznesit si aleatët më të mirë për të mbështetur biznesin e tyre.
Ajo që tregojnë këto raporte është se kokaina nuk udhëton vetëm. Ajo shoqërohet me dokumente ligjore, të dhëna të pastra të korporatave dhe deklarata doganore të patëmetë. Dhe pas gjithë kësaj qëndron një grup operatorësh të cilët, pa ngritur dyshime, e kanë shndërruar Ekuadorin në një platformë strategjike për trafikun global të drogës. Infobae.com
-

Investigimi/ Nga “Masabi Fruit” te “Bana King” e Trifon Muratajt – Cilat janë kompanitë që trafikojnë kokainë nga Ekuadori
Sipas raportit, që përfshin raste që nga viti 2014, gjashtë kompani shqiptare janë përfshirë në sekuestrime të dërgesave me kokainë. Modelet janë të ngjashme: pas një sekuestrimi apo hetimi, kompanitë ndryshojnë administratorët apo aksionarët përkohësisht, por vijojnë aktivitetin me të njëjtin itinerar dhe strukturë logjistike.
Kompanitë e përmendura dhe “riciklimi” i administratorëveNjë nga rastet më të përfolura është ai i kompanisë “Masabi Fruit”, e cila në prill 2021 u përfshi në një ngarkesë bananesh të kontaminuar me kokainë. Edhe pse Erjon Peti dhe Klajdi Xibrau u arrestuan dhe u hoqën nga drejtimi i kompanisë, ajo nuk ndërpreu aktivitetin. U regjistrua me një administrator të ri, Shyqyri Xibrau, duke e ruajtur strukturën thelbësore të funksionimit.
Një tjetër kompani, “Zico Sha”, e njohur edhe si “Bana King LLC”, u përfshi në një sekuestrim droge në nëntor 2022. Aksioneri i saj, Trifon Murataj, u largua përkohësisht nga regjistrat zyrtarë për shkak të hetimeve, por u rikthye disa muaj më vonë. Ndërkohë, kompania rifilloi importet e bananeve nga Ekuadori dhe zgjeroi aktivitetin me mish të ngrirë nga Brazili.Sipas raportit të C4ADS, përveç një përjashtimi të vetëm, të gjitha kompanitë shqiptare që importojnë banane nga Ekuadori janë lidhur me dërgesa të kapura me kokainë që nga viti 2022. Një praktikë e përsëritur është “pastrimi i figurave”: administratorët largohen përkohësisht pas hetimeve apo ndalimeve dhe më pas rikthehen në skenë, shpesh në rolin e të tretëve ose përmes strukturave të reja ligjore.
Trifon Murataj është një nga figurat më domethënëse në këtë skemë. Sipas burimeve zyrtare, ai ka qenë subjekt i një urdhër-arresti në Shqipëri pas kapjes së një kontejneri me kokainë në Puerto Bolívar, por pavarësisht kësaj, rezulton se në gusht 2023 ai u shfaq sërish në regjistrat e kompanisë. Dyshohet gjithashtu se vazhdon të veprojë nga New Jersey, SHBA, ku zotëron prona dhe kompani të tjera, përfshirë “Vision 22 LLC”.
Rrjetet shqiptare në Ekuador: Nga burgu drejt tregtisë globale
Përtej bizneseve formale, raporti përmend edhe figura kriminale të mirëorganizuara. Një prej tyre është Dritan Rexhepi, i cili njihet si një nga baronët shqiptarë më të fuqishëm të trafikut të kokainës. I arratisur disa herë nga burgjet në Shqipëri, Holandë dhe Belgjikë, Rexhepi u vendos në Ekuador në vitin 2012 dhe u arrestua në 2014 për trafik droge.Pavarësisht ndalimit, ai arriti të ndërtonte lidhje me kartelin ekuadorian “Los Choneros”, dhe drejtonte rrjetin e trafikut nga burgu Latacunga. Në vitin 2021, ai përfitoi masën e arrestit shtëpiak, nga i cili më pas u arratis, duke përdorur nënshkrime të falsifikuara. Mediat lokale zbuluan më vonë se autoritetet ekuadoriane ishin mashtruar për vendndodhjen e tij.
Rasti i tij u denoncua publikisht në prill 2023 nga ish-deputeti dhe kandidati presidencial i vrarë më vonë, Fernando Villavicencio, i cili kërkoi informacion zyrtar dhe publikoi një investigim të detajuar për veprimtarinë e Rexhepit. Ky veprim çoi në shpalljen e tij si i arratisur nga autoritetet ekuadoriane dhe më pas në arrestimin e tij në Turqi në fund të vitit 2023.
Dritan Gjika dhe katër tonë kokainë në muaj
Një tjetër emër i rëndësishëm është Dritan Gjika, për të cilin organizata ndërkombëtare GI-TOC (Global Initiative Against Transnational Organized Crime) raporton se drejtonte një strukturë që sillte deri në 4 tonë kokainë në muaj nga Kolumbia, përmes Ekuadorit, drejt Europës.Ai operonte nën mbulesën e dymbëdhjetë kompanive të regjistruara ligjërisht, kryesisht në fushën e pasurive të paluajtshme dhe tregtisë së frutave, në bashkëpunim me biznesmenin ekuadorian Rubén Cherres, i cili u vra në rrethana të paqarta në vitin 2023.
-

Kompanitë shqiptare të bananeve trafikojnë kokainë nga Ekuadori! Trifon Murataj me “Bana King”, kryeson listën
Trifon Murataj
EKUADOR- Në vitet e fundit, Ekuadori ka qenë skena e një zgjerimi të heshtur, por sistematik të rrjeteve kriminale me origjinë nga Ballkani, veçanërisht nga Shqipëria. Një raport i C4ADS, siguruar nga Infobae hedh dritë mbi një rrjet të gjerë kompanish shqiptare që, nën petkun e tregtisë së bananeve, kanë trafikuar drogë nga Amerika Latine drejt Europës, përmes Shqipërisë.
Në raport bëhet fjalë për gjashtë kompani shqiptare që importojnë banane nga Ekuadori dhe janë përfshirë në sekuestrime droge që nga viti 2014. Zbulohet se të njëjtat kompani, pavarësisht gjetjeve, mbeten aktive ose kanë rifilluar operacionet me ndryshime në menaxhimin e tyre. Raporti vëren se që nga fillimi i vitit 2023, vetëm ‘Masabi Fruit’ me aksioner biznesmenin Trifon Murataj, ka vazhduar dërgesat direkte të bananeve nga Ekuadori në Shqipëri , ndërsa kompani të tjera kanë ridrejtuar dërgesat e tyre në Greqi ose kanë ndaluar përkohësisht aktivitetet e tyre pa shpjegime të qarta.
LISTA E KOMPANIVE:
Kompania ‘Masabi Fruit’
Kompania ‘Bana King LLC/ ‘Zico Sha’ dhe ‘Vision 22 LLC’
Kompania MC FOOD
Albafresh
Jordil Sha
Elkos, Fat&Beskompanitë
Si biznesmeni Trifon Murataj arriti të qëndronte në treg?
‘Masabi Fruit’, në prill 2021 u përfshi në një ngarkesë bananesh të kontaminuar me kokainë. Edhe pse dy administratorë Erjon Peti dhe Klajdi Xibrau – u arrestuan dhe u larguan nga kompania, biznesi vazhdoi nën drejtimin e një menaxheri tjetër, Shyqyri Xibrau. Një model i ngjashëm ndodhi me Zico Sha, e njohur edhe si Bana King LLC , e cila u përfshi në një sekuestrim në nëntor 2022. Aksionari i saj, Trifon Murataj, u hoq nga të dhënat, por u rikthye muaj më vonë, ndërsa kompania rifilloi importet e bananeve nga Ekuadori dhe mbajti linja të tjera tregtare me mish të ngrirë nga Brazili.
Figura e Trifon Murataj, ishte subjekt i një urdhër-arresti në vendin e tij pas sekuestrimit të kokainës në një kontejner nga Puerto Bolívar, Ekuador. Megjithatë, Murataj u rishfaq në të dhënat e korporatave në gusht 2023 dhe thuhet se operonte edhe nga New Jersey, ku zotëron prona dhe kompani të tjera, përfshirë Vision 22 LLC. Aktivitetet e tij tregojnë për një rrjet që kombinon ligjshmërinë e dukshme, rezidencën ndërkombëtare dhe tregtinë globale të logjistikës, të gjitha brenda një kuadri të vetëm.
-Përtej bizneseve formale, raporti përmend edhe figura kriminale të mirëorganizuara.
Disa mbërrijnë duke ikur nga çështjet ligjore në Evropë dhe arrijnë të vendosen në Amerikën e Jugut si operatorë logjistikë, duke krijuar marrëdhënie me bandat lokale. Të tjerë, siç janë emisarët, zgjidhen drejtpërdrejt nga udhëheqësit kriminalë për të vendosur vendbanim të përhershëm në vendet e Andeve, për të ndërtuar lidhje me furnizuesit e kokainës dhe për të siguruar rrjedhën drejt porteve evropiane si Antverpi, Gioia Tauro, Roterdami ose Selaniku.
Një nga rastet më të dokumentuara është edhe ai i Dritan Rexhepit. Një shtetas shqiptar, ai u arratis nga burgjet në Shqipëri, Holandë dhe Belgjikë përpara se të vendosej në Ekuador në vitin 2012. Ai u arrestua për trafik kokaine në vitin 2014, por burgosja e tij i lejoi të konsolidonte marrëdhëniet me grupet ekuadoriane si Los Choneros. Nga qelia e tij në Latacunga, Rexhepi drejtoi operacione ndërkombëtare derisa iu dha arrest shtëpiak në vitin 2021, nga i cili u arratis.
Zbulimet çuan në ish-anëtarin e asamblesë dhe kandidatin presidencial të vrarë, Fernando Villavicencio, i cili kërkoi informacion nga shërbimi i burgjeve në prill 2023 dhe zbuloi paligjshmëritë e shqiptarit për publikun. Kjo çoi në shpalljen zyrtarisht të Rexhepit të arratisur dhe në kërkimin e tij nga Interpoli. Ai u rikap në Turqi në vitin 2023.
Një tjetër lojtar kyç në konsolidimin e rrjeteve kriminale shqiptare në Ekuador është Dritan Gjika. Sipas raportit të GI-TOC, ai drejtoi një strukturë që kontrabandonte deri në katër ton kokainë nga Kolumbia përmes Ekuadorit çdo muaj për shpërndarje në Evropë. Gjika vepronte nën mbulesën e të paktën dymbëdhjetë kompanive ligjore të lidhura me sektorët e pasurive të paluajtshme dhe frutave, të krijuara së bashku me ekuadorianin Rubén Cherres , i cili u vra në vitin 2023. Marrëdhënia e Cherres me kunatin e ish-Presidentit Guillermo Lasso e shndërroi këtë rast në një bombë politike që u përdor në përpjekjen e dështuar për të rrëzuar presidentin. Gjika u arrestua në vitin 2025 në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe mund të ekstradohet.Një tipar i përsëritur është marrëdhënia midis këtyre rrjeteve dhe portit të Gioia Tauro, Itali, një enklavë historikisht e kontrolluar nga mafia Ndrangheta. Mafiat shqiptare kanë mësuar drejtpërdrejt nga mafia italiane dhe, në shumë raste, punojnë si partnerë në zinxhirin e trafikimit. Marrëdhënia e tyre bazohet në respekt të ndërsjellë dhe pragmatizëm tregtar, jo në nënshtrim.
Përfundimi i të dy raporteve – C4ADS dhe GI-TOC – është se trafikimi i kokainës midis Ekuadorit dhe Evropës nuk shpjegohet vetëm nga dobësitë institucionale lokale, por nga një strategji e qëllimshme dhe afatgjatë nga rrjetet kriminale që kanë gjetur tregtinë ligjore, logjistikën ndërkombëtare dhe diskrecionin e biznesit si aleatët më të mirë për të mbështetur biznesin e tyre. Ajo që tregojnë këto raporte është se kokaina nuk udhëton vetëm. Ajo shoqërohet me dokumente ligjore, të dhëna të pastra të korporatave dhe deklarata doganore të patëmetë./ZËRIwhatsapp image 2025 06 27 at 171501
900 0 1750704386xfhfhjfkkfkfpng 940
-

Përmes kompanive të bananeve trafikojnë kokainë nga Ekuadori! Kush janë biznesmenët shqiptarë, kryeson “Bana King”
Trifon Murataj
EKUADOR- Në vitet e fundit, Ekuadori ka qenë skena e një zgjerimi të heshtur, por sistematik të rrjeteve kriminale me origjinë nga Ballkani, veçanërisht nga Shqipëria. Një raport i C4ADS, siguruar nga Infobae hedh dritë mbi një rrjet të gjerë kompanish shqiptare që, nën petkun e tregtisë së bananeve, kanë trafikuar drogë nga Amerika Latine drejt Europës, përfshirë Shqipërinë.
Në raport bëhet fjalë për gjashtë kompani shqiptare që importojnë banane nga Ekuadori dhe janë përfshirë në sekuestrime droge që nga viti 2014. Zbulohet se të njëjtat kompani, pavarësisht gjetjeve, mbeten aktive ose kanë rifilluar operacionet me ndryshime në menaxhimin e tyre. Raporti vëren se që nga fillimi i vitit 2023, vetëm ‘Masabi Fruit’ ka vazhduar dërgesat direkte të bananeve nga Ekuadori në Shqipëri , ndërsa kompani të tjera kanë ridrejtuar dërgesat e tyre në Greqi ose kanë ndaluar përkohësisht aktivitetet e tyre pa shpjegime të qarta.
Kompania ‘Masabi Fruit’ emrat e përmendur:
Aksioner: Trifon Murataj
Menaxher: Shyqyri Xibrau
Administrator: Erjon Peti
Administrator: Klajdi Xibrau
Kompania ‘Bana King LLC’, ‘Zico Sha’ dhe ‘Vision 22 LLC’
Aksioner: Trifon Murataj
‘Masabi Fruit’, e cila vazhdoi të operonte pas një sekuestrimi në prill 2021. Edhe pse dy persona – Erjon Peti dhe Klajdi Xibrau – u arrestuan dhe u larguan nga kompania, biznesi vazhdoi nën drejtimin e një menaxheri tjetër, Shyqyri Xibrau. Një model i ngjashëm ndodhi me Zico Sha , e njohur edhe si Bana King LLC , e cila u përfshi në një sekuestrim në nëntor 2022. Aksionari i saj, Trifon Murataj, u hoq nga të dhënat, por u rikthye muaj më vonë, ndërsa kompania rifilloi importet e bananeve nga Ekuadori dhe mbajti linja të tjera tregtare me mish të ngrirë nga Brazili.
Figura e Trifon Murataj, ky biznesmen, i lidhur me ‘Bana King LLC’ në Shtetet e Bashkuara dhe ‘Zico Sha’ në Shqipëri, ishte subjekt i një urdhër-arresti në vendin e tij pas sekuestrimit të kokainës në një kontejner nga Puerto Bolívar, Ekuador. Megjithatë, Murataj u rishfaq në të dhënat e korporatave në gusht 2023 dhe thuhet se operonte edhe nga New Jersey, ku zotëron prona dhe kompani të tjera, përfshirë Vision 22 LLC. Aktivitetet e tij tregojnë për një rrjet që kombinon ligjshmërinë e dukshme, rezidencën ndërkombëtare dhe tregtinë globale të logjistikës, të gjitha brenda një kuadri të vetëm.
Përtej bizneseve formale, raporti përmend edhe figura kriminale të mirëorganizuara.
Disa mbërrijnë duke ikur nga çështjet ligjore në Evropë dhe arrijnë të vendosen në Amerikën e Jugut si operatorë logjistikë, duke krijuar marrëdhënie me bandat lokale. Të tjerë, siç janë emisarët, zgjidhen drejtpërdrejt nga udhëheqësit kriminalë për të vendosur vendbanim të përhershëm në vendet e Andeve, për të ndërtuar lidhje me furnizuesit e kokainës dhe për të siguruar rrjedhën drejt porteve evropiane si Antverpi, Gioia Tauro, Roterdami ose Selaniku.
Një nga rastet më të dokumentuara është edhe ai i Dritan Rexhepit. Një shtetas shqiptar, ai u arratis nga burgjet në Shqipëri, Holandë dhe Belgjikë përpara se të vendosej në Ekuador në vitin 2012. Ai u arrestua për trafik kokaine në vitin 2014, por burgosja e tij i lejoi të konsolidonte marrëdhëniet me grupet ekuadoriane si Los Choneros. Nga qelia e tij në Latacunga, Rexhepi drejtoi operacione ndërkombëtare derisa iu dha arrest shtëpiak në vitin 2021, nga i cili u arratis.
Zbulimet çuan në ish-anëtarin e asamblesë dhe kandidatin presidencial të vrarë, Fernando Villavicencio, i cili kërkoi informacion nga shërbimi i burgjeve në prill 2023 dhe zbuloi paligjshmëritë e shqiptarit për publikun. Kjo çoi në shpalljen zyrtarisht të Rexhepit të arratisur dhe në kërkimin e tij nga Interpoli. Ai u rikap në Turqi në vitin 2023.
Një tjetër lojtar kyç në konsolidimin e rrjeteve kriminale shqiptare në Ekuador është Dritan Gjika. Sipas raportit të GI-TOC, ai drejtoi një strukturë që kontrabandonte deri në katër ton kokainë nga Kolumbia përmes Ekuadorit çdo muaj për shpërndarje në Evropë. Gjika vepronte nën mbulesën e të paktën dymbëdhjetë kompanive ligjore të lidhura me sektorët e pasurive të paluajtshme dhe frutave, të krijuara së bashku me ekuadorianin Rubén Cherres , i cili u vra në vitin 2023. Marrëdhënia e Cherres me kunatin e ish-Presidentit Guillermo Lasso e shndërroi këtë rast në një bombë politike që u përdor në përpjekjen e dështuar për të rrëzuar presidentin. Gjika u arrestua në vitin 2025 në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe mund të ekstradohet.Një tipar i përsëritur është marrëdhënia midis këtyre rrjeteve dhe portit të Gioia Tauro, Itali, një enklavë historikisht e kontrolluar nga mafia Ndrangheta. Mafiat shqiptare kanë mësuar drejtpërdrejt nga mafia italiane dhe, në shumë raste, punojnë si partnerë në zinxhirin e trafikimit. Marrëdhënia e tyre bazohet në respekt të ndërsjellë dhe pragmatizëm tregtar, jo në nënshtrim.
Përfundimi i të dy studimeve – C4ADS dhe GI-TOC – është se trafikimi i kokainës midis Ekuadorit dhe Evropës nuk shpjegohet vetëm nga dobësitë institucionale lokale, por nga një strategji e qëllimshme dhe afatgjatë nga rrjetet kriminale që kanë gjetur tregtinë ligjore, logjistikën ndërkombëtare dhe diskrecionin e biznesit si aleatët më të mirë për të mbështetur biznesin e tyre. Ajo që tregojnë këto raporte është se kokaina nuk udhëton vetëm. Ajo shoqërohet me dokumente ligjore, të dhëna të pastra të korporatave dhe deklarata doganore të patëmetë./ZËRI