Tag: ekstraduar

  • Interpol Tirana ka ekstraduar nga Italia, një shtetas të kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve

    Interpol Tirana ka ekstraduar nga Italia, një shtetas të kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve

    Policia e Shtetit përmes një postimi në mediat sociale ka njoftuar se Interpol Tirana ka ekstraduar nga Italia, një shtetas i kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u finalizua ekstradimi nga Italia në Shqipëri, i shtetasit shqiptar Klajdi Murrizi, 31 vjeç.Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2024, me vendim të formës së prerë, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur deklarimin fajtor për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, duke e dënuar me 6 vite burgim.Në vitin 2022, Klajdi Murrizi, në momentin që do t’i dorëzonte një sasi lënde narkotike një shtetasi tjetër, është diktuar nga shërbimet e Policisë.Ai ka hedhur lëndën narkotike dhe është larguar me shpejtësi me një automjet me targa të huaja, duke mos iu bindur për të ndaluar punonjësve të Policisë në një pikë kontrolli tjetër të ngritur për kapjen e tij, në afërsi të Divjakës.Shtetasi i ekstraduar nga Italia iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

  • I dënuar me 6 vjet burg për drogë, kush është i kërkuari që u ekstradua nga Italia

    I dënuar me 6 vjet burg për drogë, kush është i kërkuari që u ekstradua nga Italia

    Një tjetër shqiptar i kërkuar nga drejtësia është ekstraduar së fundmi nga Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët italianë.
    Si rezultat i bashkëpunimit mes dy agjencive, u finalizua ekstradimi nga Italia në Shqipëri, i shtetasit Klajdi Murrizi.
    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2024, me vendim të formës së prerë, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur deklarimin fajtor për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, duke e dënuar me 6 vite burgim.
    Në vitin 2022, Klajdi Murrizi, në momentin që do t’i dorëzonte një sasi lënde narkotike një shtetasi tjetër, është diktuar nga shërbimet e Policisë.
    Ai ka hedhur lëndën narkotike dhe është larguar me shpejtësi me një automjet me targa të huaja, duke mos iu bindur për të ndaluar punonjësve të Policisë në një pikë kontrolli tjetër të ngritur për kapjen e tij, në afërsi të Divjakës.
    Shtetasi i ekstraduar nga Italia iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

  • Londër/ Super-avokati i ekstradimeve shpalos strategjinë e bllokimit të sjelljes të Edmond Haxhisë në Shqipëri, i akuzuar për vrasjen e Ardian Nikulajt

    Londër/ Super-avokati i ekstradimeve shpalos strategjinë e bllokimit të sjelljes të Edmond Haxhisë në Shqipëri, i akuzuar për vrasjen e Ardian Nikulajt

    Në gjykatën “Royal Court of Jusice” salla numër 1 po zhvillohet një tjetër përballje ligjore për të bllokuar kërkesën e shtetit shqiptarë të ekstraduar nga Britania e Madhe e të kërkuarve nën dyshimin se u përfshinë në vrasjen e Ardian Nikulajt në 19 prill 2023.

    Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ka mësuar se ky proces ka nisur argumentet e palës mbrojtëse se përse Edmond Haxhia nuk duhet ekstraduar.
    Avokati Ben Watson  KC ka zhvilluar një dialog të gjatë me gjyqtari  Mr. Justice  Swift.
    Sipas Avokati Ben Watson KC argumenti kryesor që sjell mbrojtja si shkak për mos të ekstraduar Edmond Haxhinë është se “atij në Shqipëri nuk do t’i bëhet një gjyq i drejtë”.
    Në këtë proces në “Royal Court pf Justice” Edmond Haxhia po mbrohet nga prej avokatëve më të famshëm në Britaninë e Madhe për çështjet e ekstradimeve.
    Avokati Ben Watson KC ka marrë pjesë në shumë prej çështjeve kryesore të ekstradimit që lidhen me terrorizmin ndërkombëtar, bazuar në Urdhrin Evropian të Arrestimit, si dhe në akuza të profilit të lartë për mashtrim dhe krime të tjera të “jakës së bardhë”.
    Duke qenë i angazhuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar përpara Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në shumë prej çështjeve kryesore mbi ekstradimin dhe të drejtat e njeriut (përfshirë rastet Abu Hamza, i kërkuar nga drejtësia amerikane për akuza që lidheshin me terrorizëm përfshi Bary, Al Faëëaz, Ahmed, Asëat dhe Ëellington).
    Ai ka përfaqësuar Sekretarin e Brendshëm në një sërë çështjesh të profilit të lartë (përfshirë rastin e Gary McKinnon) dhe gjithashtu qeveri të huaja (për shembull, kërkesën e Afrikës së Jugut për ekstradimin e Shrien Dewani, si dhe kërkesën franceze për Alexandre Djouhri, i kërkuar për vepra penale të mashtrimit dhe korrupsionit që burojnë nga hetimet mbi fushatën zgjedhore presidenciale të Nicolas Sarkozy).

    Top Channel

  • Londër/ Super-avokati i ekstradimeve shpalos strategjinë e bllokimit të sjelljes të Edmond Haxhisë në Shqipëri, i akuzuar për vrasjen e Ardian Nukulajt

    Londër/ Super-avokati i ekstradimeve shpalos strategjinë e bllokimit të sjelljes të Edmond Haxhisë në Shqipëri, i akuzuar për vrasjen e Ardian Nukulajt

    Në gjykatën “Royal Court of Jusice” salla numër 1 po zhvillohet një tjetër përballje ligjore për të bllokuar kërkesën e shtetit shqiptarë të ekstraduar nga Britania e Madhe e të kërkuarve nën dyshimin se u përfshinë në vrasjen e Ardian Nikulajt në 19 prill 2023.

    Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ka mësuar se ky proces ka nisur argumentet e palës mbrojtëse se përse Edmond Haxhia nuk duhet ekstraduar.
    Avokati Ben Watson  KC ka zhvilluar një dialog të gjatë me gjyqtari  Mr. Justice  Swift.
    Sipas Avokati Ben Watson KC argumenti kryesor që sjell mbrojtja si shkak për mos të ekstraduar Edmond Haxhinë është se “atij në Shqipëri nuk do t’i bëhet një gjyq i drejtë”.
    Në këtë proces në “Royal Court pf Justice” Edmond Haxhia po mbrohet nga prej avokatëve më të famshëm në Britaninë e Madhe për çështjet e ekstradimeve.
    Avokati Ben Watson KC ka marrë pjesë në shumë prej çështjeve kryesore të ekstradimit që lidhen me terrorizmin ndërkombëtar, bazuar në Urdhrin Evropian të Arrestimit, si dhe në akuza të profilit të lartë për mashtrim dhe krime të tjera të “jakës së bardhë”.
    Duke qenë i angazhuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar përpara Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në shumë prej çështjeve kryesore mbi ekstradimin dhe të drejtat e njeriut (përfshirë rastet Abu Hamza, i kërkuar nga drejtësia amerikane për akuza që lidheshin me terrorizëm përfshi Bary, Al Faëëaz, Ahmed, Asëat dhe Ëellington).
    Ai ka përfaqësuar Sekretarin e Brendshëm në një sërë çështjesh të profilit të lartë (përfshirë rastin e Gary McKinnon) dhe gjithashtu qeveri të huaja (për shembull, kërkesën e Afrikës së Jugut për ekstradimin e Shrien Dewani, si dhe kërkesën franceze për Alexandre Djouhri, i kërkuar për vepra penale të mashtrimit dhe korrupsionit që burojnë nga hetimet mbi fushatën zgjedhore presidenciale të Nicolas Sarkozy).

    Top Channel

  • Dy të ekstraduar drejt Shqipërisë/ Njëri i akuzuar për trafik emigrantësh, tjetri për vjedhje (Emrat)

    Dy të ekstraduar drejt Shqipërisë/ Njëri i akuzuar për trafik emigrantësh, tjetri për vjedhje (Emrat)

    Dy shtetas shqiptarë janë ekstraduar drejt vendit, njëri nga Italia dhe tjetri nga Gjermania, pas kërkesës së autoriteteve shqiptare për veprat penale që u ngarkohen.
    Nga Italia u ekstradua Amarildo Luca, 29 vjeç, lindur në Dibër, i cili ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Ai akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.Sipas hetimeve, gjatë periudhës 2022-2024, A. L. ka ndihmuar shtetas të ndryshëm për të kaluar ilegalisht kufijtë drejt Mbretërisë së Bashkuar, ShBA-së dhe Kanadasë. Për këtë vepër, ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.
    Nga Gjermania u ekstradua Francesko Berisha, 20 vjeç, lindur në Tiranë, i cili ishte dënuar dy herë nga Gjykata e Tiranës për veprën penale “Vjedhja” – përkatësisht me 8 muaj burg në vitin 2021 dhe 6 muaj në vitin 2024.
    Policia e Shtetit dhe Interpol Tirana theksojnë angazhimin për të sjellë përpara drejtësisë çdo shtetas që përpiqet t’i shmanget ligjit, pavarësisht vendndodhjes së tij.

  • EMRAT/ Dy të ekstraduar drejt Shqipërisë – Njëri i akuzuar për trafik emigrantësh, tjetri për vjedhje

    EMRAT/ Dy të ekstraduar drejt Shqipërisë – Njëri i akuzuar për trafik emigrantësh, tjetri për vjedhje

    Dy shtetas shqiptarë janë ekstraduar drejt vendit, njëri nga Italia dhe tjetri nga Gjermania, pas kërkesës së autoriteteve shqiptare për veprat penale që u ngarkohen.

    Nga Italia u ekstradua Amarildo Luca, 29 vjeç, lindur në Dibër, i cili ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Ai akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.
    Sipas hetimeve, gjatë periudhës 2022-2024, A. L. ka ndihmuar shtetas të ndryshëm për të kaluar ilegalisht kufijtë drejt Mbretërisë së Bashkuar, ShBA-së dhe Kanadasë. Për këtë vepër, ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.

    Nga Gjermania u ekstradua Francesko Berisha, 20 vjeç, lindur në Tiranë, i cili ishte dënuar dy herë nga Gjykata e Tiranës për veprën penale “Vjedhja” – përkatësisht me 8 muaj burg në vitin 2021 dhe 6 muaj në vitin 2024.

    Policia e Shtetit dhe Interpol Tirana theksojnë angazhimin për të sjellë përpara drejtësisë çdo shtetas që përpiqet t’i shmanget ligjit, pavarësisht vendndodhjes së tij.

  • EMRI/ Kërcënoi gjyqtarin e Gjykatës së Lushnjës, ekstradohet nga Italia 42-vjeçari

    EMRI/ Kërcënoi gjyqtarin e Gjykatës së Lushnjës, ekstradohet nga Italia 42-vjeçari

    Është ekstraduar nga Italia 42-vjeçari, Hajrulla Xhivini, i cili në muajin shkurt të vitit 2024 kërcënoi gjyqtarin e Gjykatës Administrative Lushnjë.

    Po ashtu është ekstraduar nga Gjermania edhe shtetasi Brian Syzo, i cili ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve.
    Njoftimi i policisë:
    Vijon bashkëpunimi me homologët, në kuadër të operacionit “The Wanted”, për finalizimin e procedurave të ekstradimit të shtetasve të kapur jashtë vendit.
    -Ekstradohet nga Italia, një shtetas i cili gjatë muajit shkurt 2024, kanosi në mënyrë të përsëritur, për shkak të detyrës, gjyqtarin e Gjykatës Administrative Lushnjë.
    -Ekstradohet nga Gjermania, një shtetas i kërkuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve.
    1-Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, në kuadër të operacionit “The Wanted”, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar dhe ekstradimin e tyre, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Italia, të shtetasit H. Xh., 42 vjeç, banues në Tiranë.Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vitin 2024, i ka caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Shtetasi H. Xh. akuzohet se gjatë muajit shkurt 2024, ka kanosur në mënyrë të përsëritur, nëpërmjet celularit, për shkak të detyrës, shtetasin E. L., gjyqtar i Gjykatës Administrative Lushnjë, si dhe ka protestuar para Gjykatës së Lartë.
    2-Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit me homologët gjermanë, u finalizua ekstradimi nga Gjermania, i shtetasit shqiptar B. S., 34 vjeç. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, i ka caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Shtetasi B. S. akuzohet për shitje të dozave të kokainës, në qytetin e Pogradecit.
    Shtetasit e ekstraduar iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

    Top Channel

  • RENEA ‘blindon’ Rinasin! Kokën ulur dhe me pranga në duar, 3 bashkëpunëtorët e Talo Çelës sillen nga Dubai

    RENEA ‘blindon’ Rinasin! Kokën ulur dhe me pranga në duar, 3 bashkëpunëtorët e Talo Çelës sillen nga Dubai

    të ekstraduarit

    TIRANË-Ado Xhika alias Ado Cërriku alias Elkier Cërriku, Ervis Daka dhe Maksim Koçi janë ekstraduar mbrëmjen e djeshme, pak para mesnate, nga Dubai në Shqipëri. Siç shihet në pamjet e publikuara tre bashkëpunëtorët e të shumëkërjuarit të drejtësisë, Talo Çela u sollën në Tiranë nën forca të shumta sigurie me pranga në duar. Të tre iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

    Ardhja nga Dubai u bë tranzit nga Stambolli. Ata akuzohen për një sërë veprash të rënda kriminale, që nga prodhimi i armëve e deri te vrasja me paramendim. Konkretisht Daka është një prej personave që ka transportuar dhe i ka siguruar kushtet e nevojshme për jetesë Talo Çelës si dhe ka luajtur rolin e vëzhguesit dhe informatorit në vrasjen e Kei Pikut. 38-vjeçari gjithashtu ka siguruar kushtet dhe mjetet për vrasjen e Arjan Spahiut.
    Ndërsa Maksim Koçi akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e Klevis Kapllanit si dhe ka siguruar kushtet për vrasjen e dy personave të tjerë. Ado Xhika akuzohet se ka ndihmuar personat që kryen atentatin e fundit me snajper kundrejt Ardian Çapjas. Ai gjithashtu ka shoqëruar një gazetar me qëllim intervistimin e Talo Çelës. 

    Njoftimi i policisë:
    Vijon bashkëpunimi shumë i ngushtë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të lokalizuar, kapur dhe ekstraduar shtetasit e shpallur në kërkim ndërkombëtar, që synojnë t’i fshihen drejtësisë shqiptare.
    Ekstradohen nga Dubai në Shqipëri, 3 shtetas të akuzuar nga GjKKO-ja, si të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale kundër personit dhe si përkrahës të një shtetasi të shumëkërkuar.
    3 shtetasit e ekstraduar u kapën disa javë më parë, nga Policia e Dubait, si rezultat i sigurimit dhe shkëmbimit të shpejtë të informacioneve, nga struktura të specializuara të Policisë së Shtetit.
    Në vijim të bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Abu Dhabit, në kuadër të operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Ëanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasve shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
    -E. D., 38 vjeç, të cilit GjKKO-ja, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal;
    -M. K., 39 vjeç, të cilit GjKKO-ja, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për interes dhe hakmarrje, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal;
    -A. Xh., 40 vjeç, të cilit GjKKO-ja, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal.
    Të tre shtetasit e ekstraduar iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve./ZËRI

  • Mbërrijnë nga Dubai tre të shumëkërkuarit, akuzohen si të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale

    Mbërrijnë nga Dubai tre të shumëkërkuarit, akuzohen si të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale

    Janë ekstraduar mbrëmjen e të enjtes, pak para mesnate, nga Dubai në Shqipëri, 3 shtetas të akuzuar nga GjKKO-ja, si të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale kundër personit dhe si përkrahës të një shtetasi të shumëkërkuar.
    3 shtetasit e ekstraduar, Aldo Xhika, alias Aldo Cërriku, Ervis Daka dhe Maksim Koçi, u kapën disa javë më parë, nga Policia e Dubait, si rezultat i sigurimit dhe shkëmbimit të shpejtë të informacioneve, nga struktura të specializuara të Policisë së Shtetit.
    “Në vijim të bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Abu Dhabit, në kuadër të operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Ëanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasve shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
    -Ervis Daka, 38 vjeç, të cilit GjKKO-ja, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal;
    -Maksim Koçi, 39 vjeç, të cilit GjKKO-ja, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për interes dhe hakmarrje, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal;
    -Aldo Xhika, 40 vjeç, të cilit GjKKO-ja, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal”, tha policia.
    Të tre shtetasit e ekstraduar iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

  • Në kërkim për kultivim kanabisi dhe dhunë në familje/ Dy shqiptarë ekstradohen nga Italia dhe Greqia

    Në kërkim për kultivim kanabisi dhe dhunë në familje/ Dy shqiptarë ekstradohen nga Italia dhe Greqia

    Dy shqiptarë, të cilët ishin në kërkim janë arrestuar dhe ekstraduar nga Greqia dhe Italia.
    Nga Greqia është ekstraduar një 34-vjeçar, i akuzuar si bashkëautor në kultivimin, në vitin 2022, të bimëve narkotike në Ulëz, Dibër.
    Konkretisht, në vitin 2022, Gjykata e Matit i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se është njëri nga autorët e kultivimit të bimëve narkotike, në një parcelë në Njësinë Administrative Ulëz, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga Policia.
    Ndërkohë, në Itali është kapur dhe është ekstraduar një 44vjeçar i dënuar për dhunë në familje.
    Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, e ka dënuar atë me 6 muaj burg për veprën penale “Dhunë në familje”.