Tag: ekstradohet

  • Inskenoi vdekjen e tj në Pukë/ Ekstradohet Davide Pecorelli

    Inskenoi vdekjen e tj në Pukë/ Ekstradohet Davide Pecorelli

    PAMJE NGA EKSTRADIMI

    TIRANË- Ekstradohet nga Italia drejt Shqipërisë ish-gjyqtari i futbollit dhe biznesmeni Davide Pecorelli, që u akuzua për inskenimin e vdekjes së tij në Pukë rreth pesë vite më parë. Pecorelli u mor në Rinas nga Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe po dërgohet në Institucionet e Ekzekutimeve të Veprave Penale.

  • Ekstradohet nga Italia Davide Pecorelli/ Inskenoi vdekjen në Pukë…

    Ekstradohet nga Italia Davide Pecorelli/ Inskenoi vdekjen në Pukë…

    Ekstradohet nga Italia drejt Shqipërisë, dhe u mor në dorëzim sot në Rinas nga Forcat Operacionale të DPB-së. Shtetasi Davide Pecorelli po dërgohet në Institucionet e Ekzekutimeve të Veprave Penale.
    Sipas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, ndaj tij është caktuar masa “arrest në burg”, si i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi”, “Dhunimi i varreve”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

  • Emri/ Ekstradohet nga Zagrebi 51-vjeçari me masë sigurie “Arrest në burg” për prodhim dhe shitje droge

    Emri/ Ekstradohet nga Zagrebi 51-vjeçari me masë sigurie “Arrest në burg” për prodhim dhe shitje droge

    Një 51-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar sot nga Zagrebi.

    Si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Tirana dhe homologëve në Kroaci, u finalizua procedura e ekstradimit në Shqipëri të Agustin Lleshit, 51 vjeç, i lindur në Lezhë.
    Gjykata e Lezhës, në vitin 2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
    Në vitin 2023, dyshohet se ky shtetas ka qenë i implikuar në një rast të transportimit të një sasie lënde narkotike Cannabis Sativa, me qëllim shitjen, rast i goditur nga Policia, te mbikalimi i Rrëshenit.

    Top Channel

  • Zbulohet fotoja e Bujar Shegës/ Truri financiar i grupit të Suel Çelës

    Zbulohet fotoja e Bujar Shegës/ Truri financiar i grupit të Suel Çelës

    Bujar Shega, allias Marsel Shega pritet të ekstradohet nga Italia ku u arrestua nëntorin e 2024, ndërsa policia njofton se kanë përfunduar procedurat për sjelljen e tij drejt Shqipërisë.
    Njoftimi i policisë:
    Ekstradohet nga Milano, një 52-vjeçar i akuzuar nga GjKKO, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim të parave, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u finalizua procedura e ekstradimit në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të arrestuar në Itali, M. Sh. alias B. Sh., 52 vjeç, i lindur në Elbasan.
    Në vitin 2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
     

  • Ekstradohet nga Italia Bujar Shega, krahu i djathtë i Suel Çelës

    Ekstradohet nga Italia Bujar Shega, krahu i djathtë i Suel Çelës

    Ekstradohet nga Italia Bujar Shega allias Marsel Shega, i njohur edhe si truri financiar i grupit të Suel Çelës.
    Shega u arrestua në nëntor të vitit të kaluar në shtetin italian ndërsa ndaj tij ishte vendosur masa e sigurisë “Arrest me burg” nga Gjykata e Posaçme.
    52-vjeçari dyshohet për disa vepra penale: “Trafikimi i narkotikeve”, kryer në bashkëpunim dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
    Shega pritet të dalë para GJKKO për verifikimin e masës arrest me burg dhënë në mungesë.