Ekstradohen nga Greqia dhe nga Franca, 2 shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës, me homologët në Athinë dhe në Paris, gjatë këtyre fazave të operacionit “The Wanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasve:
-Viktor Daci, 46 vjeç, i cili u kap në Greqi, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, në vitin 2015, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
-P. D., 50 vjeç, i cili u kap në Francë, pasi GjKKO-ja i ka caktuar 50-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
Tag: ekstradohen
-

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, dy shqiptarë ekstradohen nga Greqia dhe Franca
-

Të akuzuar si pjestarë të organizatave kriminale, ekstradohen në Itali 3 shtetas shqiptarë
Ekstradohen në Itali 3 shtetas shqiptar të akuzuar si pjestarë organizatash kriminale nga gjykatat italiane.
Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Roma, bën me dije se Ervin Dema, Edmond Zhuja dhe Klaus Nikolli të shpallur në kërkim ndërkombëtar, do të ekstradohen për llogari të shtetit Italian.
Njoftimi i policisë:
Interpol Tirana/ Ekstradohen në Itali, 3 pjesëtarë organizatash kriminale.
Në vijim të bashkëpunimit solid ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u finalizuan në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”, procedurat për ekstradimin nga Shqipëria, në Itali, të shtetasve shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë:
Ervin Dema, 40 vjeç, pasi akuzohet nga Gjykata e Breshias, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale;
Edmond Zhuja, 41 vjeç, pasi akuzohet nga Gjykata e Breshias, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale;
Klaus Nikolli, 33 vjeç, pasi akuzohet nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.Top Channel
-

Ekstradohen nga Dubai vëllai i Nuredin Dumanit dhe një tjetër
Dy të kërkuar nga drejtësia shqiptare, të akuzuar si pjesëtarë të organizatave kriminale, pritet të ekstradohen nga Dubai ditën e sotme.
Raportohet se dy personat që do ekstradohen janë Dashnor Dumani (vëllai i vrasësit me pagesë të kthyer në të penduar të drejtësisë, N.D) dhe A.S.Dashnor Dumani është i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe akuzohet nga GjKKO për vrasje e vjedhje me armë.
Ndërkohë A.S akuzohet nga GjKKO-ja, se ka pastruar paratë e një grupi kriminal në Elbasan.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që gjatë ditës së sotme, të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasve të shumëkërkuar, pjesëtarë të organizatave kriminale:
-D. D., i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe për vjedhje me armë;
-A. S., i akuzuar nga GjKKO-ja, se ka pastruar paratë e një grupi kriminal në Elbasan. -

EMRAT – Ekstradohen nga Dubai dy persona të rrezikshëm, ishin në kërkim për vepra të rënda penale…
Dy të kërkuar nga drejtësia shqiptare, të akuzuar si pjesëtarë të organizatave kriminale, pritet të ekstradohen nga Dubai ditën e sotme.
Raportohet se dy personat që do ekstradohen janë Dashnor Dumani (vëllai i vrasësit me pagesë të kthyer në të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani) dhe Artemis Stafa.
Dashnor Dumani është i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe akuzohet nga GjKKO për vrasje e vjedhje me armë. Ndërkohë Artemis Stafa akuzohet nga GjKKO-ja, se ka pastruar paratë e një grupi kriminal në Elbasan.“Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që gjatë ditës së sotme, të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasve të shumëkërkuar, pjesëtarë të organizatave kriminale:
-D. D., i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe për vjedhje me armë;
-A. S., i akuzuar nga GjKKO-ja, se ka pastruar paratë e një grupi kriminal në Elbasan”, njoftuan blutë.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!