Tag: ekspozita

  • Ekspozita e maturantëve! Nxënësit e shkollës artistike “Onufri” prezantojnë punimet në kalanë e qytetit

    Ekspozita e maturantëve! Nxënësit e shkollës artistike “Onufri” prezantojnë punimet në kalanë e qytetit

    Matura 2025 pikturë dhe skulpturë në shkollën Artistike Onufri në Elbasan ka zgjedhur që punimet e diplomës ti prezantojë në një ekspozitë në ambientet më domethënëse ne qytet, në kalanë e Elbasanit.

    Ekspozita tërhoqi vëmendjen edhe të kalimtarëve e turistëve ndërsa për nxënësit ky prezantim është i veçantë. Edhe pse prej disa vitesh studiojnë art ata ende përcjellim emocionet e punimeve të tyre.
    Ekspozita u titullua identitete në telajo dhe përçoi jo vetëm botën e brendshme të artistëve të së ardhmes, por edhe mënyrën se si ata zgjedhin të përçojnë traditën dhe vlerat e Elbasanit.

    Top Channel

  • Irakiania ekspozitë në Shkodër, piktorja ndërthur traditën Lindore me atë Perëndimore

    Irakiania ekspozitë në Shkodër, piktorja ndërthur traditën Lindore me atë Perëndimore

    Artistja britaniko-irakene Lina Ogaily çeli në Shkodër ekspozitën e saj më të fundit personale, duke prezantuar vepra që eksplorojnë kujtesën, identitetin dhe përkatësinë kulturore.

    E lindur në Kuvajt, e arsimuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe e rrënjosur thellë në trashëgiminë irakiane, arti i Ogaily ndërthur abstraksionin me simbolizmin, duke u frymëzuar nga traditat lindore dhe perëndimore.
    “Kjo është ekspozita ime e katërt në Shqipëri. Duke kuptuar rëndësinë e një qyteti si Shkodra, e pata të pamundur të mos prezantoja punimet e mija artistike në këtë qytet që njihet për kulturë dhe art. Pikturat janë shprehje e gjendjes shpirtërore dhe asaj emocionale duke reflektuar situatën e vendit të origjinës sime, Irakut. Nostalgjia karakterizon jo pak herë ndjesitë e mija të cilat pasqyrohen në art. Mesazhet e ekspozitës janë të hedhim një hap pas nga jeta, të fokusohemi në botën e brendshme, të largojmë veten tonë nga shpërqendrimet e përditshme. Ka shumë për të mësuar nga jeta por ne duhet ti japim kohë vetes sonë”, tha Lina Ogaily.

    Me 12 ekspozita personale dhe mbi 50 ekspozita ndërkombëtare në grup, vepra e Ogaily vazhdon të lidhë kultura të ndryshme, këtë herë duke ardhur në Shkodër, qytetin e artit dhe kulturës.
    Lina është thellësisht e angazhuar me trashëgiminë kulturore të vendit të saj dhe e përdor artin si një mjet për të krijuar ura dhe lidhur komunitetet në Shqipëri dhe në Ballkan.
    /vizionplus.tv

  • “Kalorësi i Babunjës” Ekspozuar në Vjenë, Një Dritare Ndaj Trashëgimisë Ilire

    “Kalorësi i Babunjës” Ekspozuar në Vjenë, Një Dritare Ndaj Trashëgimisë Ilire

    Një skulpturë prej bronzi 2,600-vjeçare, e njohur si “Kalorësi i Babunjës”, u hap për publikun në Muzeun e Historisë Natyrore të Vjenës këtë javë, duke shënuar një moment të rrallë për arkeologjinë shqiptare në një nga institucionet më prestigjioze të Europës.Statuja, që paraqet një kalorës të armatosur mbi një kalë, do të qëndrojë në ekspozitë deri më 31 korrik dhe është vendosur pranë njërit prej objekteve më të njohura të muzeut – Venusit të Willendorf-it. Kjo është hera e parë që artefakti paraqitet përpara komunitetit shkencor austriak dhe studiuesve ndërkombëtarë, në një kontekst që nënvizon rëndësinë e tij artistike dhe historike.Zbulimi u bë në vitin 2018 në Babunjë, pranë Apolonisë së lashtë, në kuadër të kërkimeve të përbashkëta shqiptaro-gjermane në qytetin ilir të Arnisës. Që prej asaj kohe, “Kalorësi i Babunjës” është konsideruar një nga gjetjet më të rëndësishme të dekadës në arkeologjinë shqiptare.Ekspozita është rezultat i një bashkëpunimi mes Ambasadës së Shqipërisë në Austri, Institutit të Arkeologjisë në Tiranë dhe Muzeut të Historisë Natyrore të Vjenës. Në fjalën e saj hapëse, drejtoresha e muzeut, prof. Katrin Vohland, theksoi se ekspozita përbën një kapitull të ri në bashkëpunimin mbi 100-vjeçar midis dy vendeve në fushën e kulturës dhe kërkimit shkencor — një trashëgimi që i ka rrënjët tek punimet e hershme të arkeologëve austriakë Camillo Praschniker dhe Arnold Schober, botuar më 1919.Ambasadori shqiptar në Vjenë, Fate Velaj, e cilësoi këtë prezantim si një moment që i tejkalon kufijtë e shkencës: “Çdo zbulim arkeologjik është më shumë sesa një fragment i së shkuarës — ai është një pjesë e gjallë e identitetit tonë kombëtar.”Ndërsa vizitorët vijnë për të parë statujën e vogël por mbresëlënëse prej bronzi, ekspozita shërben si një përkujtim se trashëgimia ilire, shpesh e lënë në hije nga fqinjët më të dokumentuar të rajonit, mbetet një kapitull i pashkruar me potencial të madh për të rishikuar narrativat e historisë së lashtë mesdhetare.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Një skulpturë prej bronzi 2,600-vjeçare, e njohur si “Kalorësi i Babunjës”, u hap për publikun në Muzeun e Historisë Natyrore të Vjenës këtë javë, duke shënuar një moment të rrallë për arkeologjinë shqiptare në një nga institucionet më prestigjioze të Europës.Statuja, që paraqet një kalorës të armatosur mbi një kalë, do të qëndrojë në ekspozitë deri më 31 korrik dhe është vendosur pranë njërit prej objekteve më të njohura të muzeut – Venusit të Willendorf-it. Kjo është hera e parë që artefakti paraqitet përpara komunitetit shkencor austriak dhe studiuesve ndërkombëtarë, në një kontekst që nënvizon rëndësinë e tij artistike dhe historike.Zbulimi u bë në vitin 2018 në Babunjë, pranë Apolonisë së lashtë, në kuadër të kërkimeve të përbashkëta shqiptaro-gjermane në qytetin ilir të Arnisës. Që prej asaj kohe, “Kalorësi i Babunjës” është konsideruar një nga gjetjet më të rëndësishme të dekadës në arkeologjinë shqiptare.Ekspozita është rezultat i një bashkëpunimi mes Ambasadës së Shqipërisë në Austri, Institutit të Arkeologjisë në Tiranë dhe Muzeut të Historisë Natyrore të Vjenës. Në fjalën e saj hapëse, drejtoresha e muzeut, prof. Katrin Vohland, theksoi se ekspozita përbën një kapitull të ri në bashkëpunimin mbi 100-vjeçar midis dy vendeve në fushën e kulturës dhe kërkimit shkencor — një trashëgimi që i ka rrënjët tek punimet e hershme të arkeologëve austriakë Camillo Praschniker dhe Arnold Schober, botuar më 1919.Ambasadori shqiptar në Vjenë, Fate Velaj, e cilësoi këtë prezantim si një moment që i tejkalon kufijtë e shkencës: “Çdo zbulim arkeologjik është më shumë sesa një fragment i së shkuarës — ai është një pjesë e gjallë e identitetit tonë kombëtar.”Ndërsa vizitorët vijnë për të parë statujën e vogël por mbresëlënëse prej bronzi, ekspozita shërben si një përkujtim se trashëgimia ilire, shpesh e lënë në hije nga fqinjët më të dokumentuar të rajonit, mbetet një kapitull i pashkruar me potencial të madh për të rishikuar narrativat e historisë së lashtë mesdhetare.

  • Ekspozita “ngjyrat e Himarës”/ Mesazhet e 20 piktorëve në çeljen e sezonit turistik

    Ekspozita “ngjyrat e Himarës”/ Mesazhet e 20 piktorëve në çeljen e sezonit turistik

    Çelja e Sezonit Veror në Himarë bëri bashkë më shumë se 20 piktorë të mirënjohur nga vendi dhe rajoni në Koloninë e Artit “Ngjyrat e Himarës”.

    Me penelin hodhën në telajo bukuritë natyrore dhe historike të qytetit, teksa dhanë dhe mesazhe për mbrojtjen e mjedisit nga ndotja.
    Interes të jashtëzakonshëm nxitën edhe ekspozitat “Himara në Vite” dhe “Thënie nga Lord Bajron e Petro Marko” të cilat u sollën nën kujdesin e Drejtorisë së Arkivave, duke shpalosur fakte historike dhe kulturore rreth zonës.
    Deti është atraksioni kryesor i Himarës dhe sigurisht sportet ujore nuk munguan as në këtë ditë.

    Top Channel

  • Ekspozita Ndërkombëtare e Produkteve të Konsumatorit zbulon të ardhmen e drejtuar nga teknologjia

    Ekspozita Ndërkombëtare e Produkteve të Konsumatorit zbulon të ardhmen e drejtuar nga teknologjia

    Një integrim i pandërprerë i teknologjive më të avancuara në jetën e përditshme po zë vendin qendror në Ekspozitën e pestë Ndërkombëtare të Produkteve të Konsumatorit në Kinë (CICPE) në qytetin Haikou të Kinës jugore, duke paraqitur një pamje të gjallë të një të ardhmeje më të zgjuar dhe më të ndërlidhur, njofton Xinhua.
    E planifikuar nga 13 deri në 18 Prill, ekspozita e këtij viti paraqet për herë të parë zona ekspozimi të dedikuara për inovacione novatore në inteligjencën artificiale (AI) dhe ekonominë në lartësi të ulëta.
    Gjigantët e teknologjisë si Huawei dhe China Mobile po shfaqin zgjidhje futuriste. Ekosistemi HarmonyOS i Huawei demonstron sinergji të ndërsjellë të pajisjeve midis “njerëzve, automjeteve dhe shtëpive”, duke shfaqur teknologjinë e gjurmimit të syve të mbështetur nga AI për navigimin e librave elektronikë pa duar.
    Ekosistemi i shtëpisë inteligjente të China Mobile përfshin shoqërues robotikë katërkëmbësh për kujdesin e të moshuarve dhe sistemet e sigurisë në shtëpi të drejtuara nga AI.
    “AI po përshpejton integrimin e saj në skenarët e përditshëm. Ekspozita është padyshim një platformë e madhe për të shfaqur këto përparime,” tha Zhan Wenyu, nënkryetar i kompanisë së AI iFLYTEK, e cila ka marrë pjesë në ekspozitë për pesë vjet radhazi.
    Zona e dedikuar e inteligjencës artificiale të ekspozitës shfaq robotë humanoidë të aftë për detyra komplekse, të tilla si vallëzimi me kostume tradicionale lokale etnike të brokadës Li ose trajtimi i objekteve delikate.Roboti më i fundit humanoid i Tesla-s krenohet me lëvizshmëri të shtuar dhe ndjeshmëri të prekshme, ndërsa Roboti Ti5 zbulon përparime në teknologjinë e lëvizjes elektrike me module të lehta të përbashkëta dhe duar të zgjuara të shkathëta.
    Teknologjitë e shëndetit dhe mirëqenies gjithashtu kërkojnë një qendër të spikatur. Monitorët e vazhdueshëm të glukozës dhe syzet e terapisë me dritë nën marka të ndryshme nxjerrin në pah më tej bashkimin e teknologjisë dhe mirëqenies, ndërsa ndërfaqet tru-kompjuter nxjerrin në pah përparimet në aksesin mjekësor. Kompanitë si SenseTime dhe Asus po prezantojnë ekosisteme të zgjuara shëndetësore në këtë ngjarje.
    Markat si OSIM dhe Ogawa kanë debutuar robotë masazhues me AI. Air Nutri Solution Inc., një ofrues i zgjidhjeve jo-mjekësore të gjumit me bazë në Vankuver, prezanton “kabinën e gjumit të thellë”, e cila përdor valët e grimcave të ngarkuara për të krijuar mjedise pushimi gjithëpërfshirës.
    OSIM e sheh ekspozitën si një platformë kyçe për përfshirjen në biseda kuptimplota me konsumatorët globalë, tha Lin Xiaohui, zëvendësmenaxheri i përgjithshëm i menaxhimit të markës dhe marketingut të OSIM Azisë Veriore.Duke bërë debutimin e saj këtë vit, zona e ekonomisë në lartësi të ulët shfaq avionët elektrikë të ngritjes dhe uljes vertikale (eVTOL), makinat fluturuese dhe dronët.
    Automjetet autonome u shërbyen pjesëmarrësve të ekspozitës, duke ofruar transport pa shofer dhe shërbime pastrimi rreth vendeve kryesore, duke ofruar një vështrim në logjistikën e qytetit të zgjuar.
    United Aircraft solli në ekspozitë TD550, i cili mori certifikatën e parë të tipit për helikopterët pa pilot në Kinë. “Kina po hyn në një epokë të zhvillimit të shpejtë të ekonomisë në lartësi të ulëta”, tha Zhou Xiaoyue, drejtor i marrëdhënieve me publikun e firmës.
    “Porti i Tregtisë së Lirë Hainan ofron mundësi të paprecedentë për inovacionin e industrisë së dronëve,” tha Zhou, duke shtuar se firma do të punojë me partnerë globalë përmes platformës së ekspozitës për të promovuar zbatimin industrial të ekonomisë në lartësi të ulëta.

  • Ekspozita “Invictus” në vilën e ish-diktatorit, pikturat e Lume Blloshmit dhe fotografitë e Kostandin Pogës ballafaqojnë vizitorët me të shkuarën

    Ekspozita “Invictus” në vilën e ish-diktatorit, pikturat e Lume Blloshmit dhe fotografitë e Kostandin Pogës ballafaqojnë vizitorët me të shkuarën

    ‘Vila 31 x Art Explora’ u inaugurua këtë të mërkurë me disa aktivitete, që e shndërrojnë ish-vilën e diktatorit në një një qendër inovative artistike dhe kulturore.

    Një ndër eventet ishte ekspozita “Invictus”, që paraqet perspektiva artistike vendore mbi të kaluarën diktatoriale të Shqipërisë. Përmes pikturave të Lume Blloshmit, fotografive të Kostandin Pogës dhe një përzgjedhjeje botimesh nga ish-të burgosurit politikë, publiku ftohet të ballafaqohet me tema të vuajtjes, kujtesës dhe rezistencës.
    Duke vendosur këto vepra brenda Vilës 31, ndërhyrja sfidon neutralitetin e saj, duke e shndërruar hapësirën në një vend reflektimi dhe dialogu. Invictus (latinisht “i pamposhtur”) i referohet poezisë së William Ernest Henley-t, e cila depërtoi në burgjet komuniste duke u kthyer në një himn për shumë të burgosur politikë, një deklaratë e rezistencës, vetëvendosjes dhe forcës së brendshme përballë vuajtjeve.
    Ekspozita do të qëndrojë e hapura në Vilën 31 deri në 13 prill.

    Top Channel

  • “Shqipëria Magjike”, çelet në Zarë ekspozita dedikuar vendit të shqiponjave

    “Shqipëria Magjike”, çelet në Zarë ekspozita dedikuar vendit të shqiponjave

    Në Gradskoj loži, të Qytetit të Zarës, në Kroaci, u hap zyrtarisht ekspozita fotografike “Shqipëria Magjike”, e cila do të jetë e disponueshme për vizitorët nga data 7 deri më 11 prill 2025. Kjo expozitë u organizua nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kroacisë, Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë në Zarë, Muzeu Kombëtar i Zarës, në bashkëpunim me Këshillin e Pakicës Kombëtare Shqiptare të qytetit të Zarës, Bashkinë e  Qytetit të Zarës dhe Universitetin e Zarës.Ekspozita prezanton trashëgiminë e pasur kulturore dhe bukuritë natyrore të Shqipërisë përmes objektivit të fotografëve të njohur.Në ceremoninë zyrtare të hapjes, ishin të pranishme figura të rëndësishme diplomatike dhe kulturore. Zëvendës Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kroacisë, Alma Kasa, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë, Dr. Martin Berishaj, Këshilltarja Speciale e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj, si dhe mjaft përsonalitete të tjerë të shquar. Të pranishëm ishin dhe, Konsulli Nderit i Republikës së Shqipërisë në Zarë, Anton Dedaj dhe Profesor Marko Lukiq, Zëvendës Rektor për Bashkëpunim Ndërinstitucional dhe Ndërkombëtar i Universitetit të Zarës.Kuratorja e ekspozitës, Renata Peroš, përshëndeti të pranishmit në emër të drejtoreshës së Muzeut Kombëtar të Zarës, Vesna Sabolić, duke vënë në pah rëndësinë historike e vendit ku u hap kjo ekspozitë, i cili daton në shekullin e 13-të dhe u rinovua në shekullin e 16-të.Në fjalimet e tyre, kryetari i bashkisë së qytetit, Branko Dukiq shprehu krenarinë për këtë iniciativë, duke theksuar se ekspozita është një kontribut i rëndësishëm për bashkëpunimin kulturor midis Kroacisë dhe Shqipërisë, si dhe për zbulimin e pasurive natyrore dhe monumenteve të lashta historike të të dy vendeve.Ermina Lekaj Prljaskaj në fjalën e saj theksoi se kjo ekspozitë nuk përbën vetëm një paraqitje fotografike, por është edhe një urë miqësie dhe shkëmbimi kulturor. Në fjalën e saj, Zëvendës Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kroacisë, Alma Kasa, e vuri theksin në zhvillimin e Shqipërisë si destinacion turistik, duke përmendur se vitin e kaluar vendi ka regjistruar rreth 11.5 milionë turistë, ndërkohë që popullsia e Shqipërisë është rreth 2.5 milionë banorë.Më pas, Maksimiljana Barançiq lexoi një poezi emocionuese nga artisti i njohur Šima Dešpalj, duke evokuar bukurinë e gjuhës shqipe dhe pasuritë kulturore të këtij vendi.Me këtë iniciativë, organizatorët synojnë të ngjallin interesin për historinë dhe artin shqiptar, duke krijuar një platformë dialogu dhe bashkëpunimi më intensive midis Kroacisë dhe Shqipërisë.

  • Hapet ekspozita “Art Basel Hong Kong”, shfaqen vepra arti nga 240 galeri në mbarë botën

    Hapet ekspozita “Art Basel Hong Kong”, shfaqen vepra arti nga 240 galeri në mbarë botën

    Ekspozita “Art Basel Hong Kong” u hap në Qendrën e Konventave dhe Ekspozitave të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut, duke shfaqur vepra arti nga 240 galeri në mbarë botën, shkruan “Xinhua”.
    Ky edicion i panairit më të madh të artit në botë përmban gjashtë seksione, duke hedhur në qendër të vëmendjes edhe artistët e pavarur.
    “Koleksionistët nga Hong Kongu dhe krahina të brendshme të Kinës janë dy grupet më të mëdha pjesëmarrëse këtë vit, ndërsa frekuentimi i koleksionistëve nga Azia Juglindore, sidomos Singapori dhe Filipinet, u rrit ndjeshëm”,- tha Angelle Siyang-Le, drejtoreshë e “Art Basel Hong Kong”.

    Drejtori ekzekutiv i “Art Basel”, Noah Horowitz, deklaroi se roli i Hong Kongut për të lidhur krahina të brendshme të Kinës me pjesën tjetër të botës është shpërblyes.
    “Jam jashtëzakonisht krenar që shoh një qytet që është jashtëzakonisht i pasur në kulturat e tij dhe ka një kulturë të përcaktuar bashkëkohore”,- tha Horowitz, duke përmendur rritjen e galerive dhe shtëpive të ankandeve në Hong Kong.
    “Art Basel” u themelua në Bazel, Zvicër, në vitin 1970, dhe për herë të parë erdhi në Hong Kong në vitin 2013. Tani mbahet në Basel, Miami të Shteteve të Bashkuara dhe Hong Kong përkatësisht çdo vit.

  • Një ekspozitë për detin në Galeri +

    Një ekspozitë për detin në Galeri +

    Kjo eshte gjetja artistike origjinale e piktorit Pashk Pervathi. Te gjithe e njohim per pasionin qe ai ka ne trajtimin e peisazheve te vjeshtes duke zbuluar bukurite shqiptare ne te gjitha viset e vendit, ndersa tani, shohim se po me te njejtin pasion per vite me radhe ka pikturuar edhe detin Adriatik dhe Jon.
    Veprat shtrihen ne nje hark kohor 15 vjecar. Ekspozita permban 50 peisazhe nga Shengjini deri ne Himare per te zene vendin kryesor peisazhet nga bregu i Dhermiut dhe Vlores. Tek veprat ne ekspozite, ndjehet bluja e thelle e Jonit dhe delikatesa e ujrave te adriatikut. Ka nje loje kontrastesh drite-hije te shkembenjeve ne buzen e ujit dhe ndjen befasi kur sheh trajtimin e transpatences me zbulimin e gureve nen uje.
    Te gjithe keto elemente e bejne ekspoziten e Pervathit te vecante per te shenuar nje arritje ne krijimtarine e tij. Kjo eshte ekspozita e tij e 45-te.

    Pashk Pervathi eshte fitues i çmimit “KULT” duke u shpallur nga Akademia “KULT” si ARTISTI PAMOR I VITIT 2011 për krijimtarinë me të mirë në artet figurative
    Me 28 Dhjetor 2016 i akordohet nga Presidenti i Republikës se Shqipërisë, Urdhri “MJESHTËR I MADH”.
    Ekspozita do qendroje hapur ne Galeri +, gjate gjithe muajit Prill. Galeria ndodhet ne rrugen “Begeja”, Tirane.

     
     

  • Abaz Hado e Guri Madhi në ekspozitë, veprat e dy artistëve sjellin traditën dhe modernizmin

    Abaz Hado e Guri Madhi në ekspozitë, veprat e dy artistëve sjellin traditën dhe modernizmin

    Ekspozita “Together” është çelur së fundmi në Tiranë, ku artisti Abaz Hado ka sjellë, veç veprave të tij, edhe një pjesë të krijimtarisë së piktorit Guri Madhi. Përmes një paralelizmi kohësh, në këtë hapësirë arti bashkohen pasionet dhe historitë, ku shpaloset një përzierje mes modernizmit dhe traditës dhe reflektohet ndikimi i përvojave që ka pasur secili artist.
    Për Abaz Hadon, këto vepra janë një ftesë për reflektim dhe eksplorim, ku çdo vizitor mund të shohë dhe përjetojë një histori të përbashkët përmes syve të dy artistëve që, megjithëse kanë jetuar në kohë të ndryshme, bashkohen për të krijuar një përvojë të jashtëzakonshme.
    Ekspozita “Together” mund të vizitohet deri në fund të muajit dhe është një formë homazhi për të risjellë edhe njëherë pranë publikut krijimtarinë e piktorit Guri Madhi.