Tag: ekspozita

  • Kolonja nderon rilindasit e saj, ekspozita sjell fotografi, dorëshkrime, libra, e gazeta të rralla

    Kolonja nderon rilindasit e saj, ekspozita sjell fotografi, dorëshkrime, libra, e gazeta të rralla

    Studiuesi i njohur Niko Kotherja sjell për herë të parë një ekspozitë historike kushtuar rilindasve dhe luftëtarëve të shquar kolonjarë. Ekspozita paraqiti një përzgjedhje të pasur materialesh origjinale që pasqyrojnë jetën dhe veprën e personaliteteve të shquara nga zona e Kolonjës në periudhën 1880–1930.

    Në fokus janë figura të ndritura të kombit shqiptar si Jani Vreto, Thanas Sina, Petro Nini Luarasi, Themistokli Gërmenji, Abdyl Ypi, Shahin Kolonja, Sabri Qyteza, motrat Qiriazi, si dhe Sevastia, Gjergji dhe Parashqevi Qiriazi.
    Kontributi i tyre i kalon kufijtë lokalë, duke u shndërruar në gur-themel të historisë kombëtare.

    Ekspozita përfshin gjithashtu fotografi, dorëshkrime, libra, gazeta të rralla dhe botime origjinale në shqip të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX. Ndër më të veçantat janë botimet e para të rilindasit Jani Vreto, veprat e Petro Nini Luarasit, dorëshkrime të Parashqevi dhe Gjergj Qiriazit, si dhe gazetat “Drita”, “Liri e Shqipërisë” dhe “Trumpeta e Krujës” që pasqyrojnë zhvillimet politike dhe kulturore të kohës.
    Vizitorët kanë parë nga afër portretet dhe shkrimet origjinale të figurave që dhanë jetën për kombin, përfshirë klerikun dëshmor Kristaq Negovani, si dhe kanë dëgjuar regjistrime të rralla nga vitet ’20 dhe ’30, që përmbajnë zëra të figurave të hershme patriotike apo këngë kushtuar dëshmorëve si Gani Butka.
    Ky aktivitet vjen si një homazh për kontributin e kolonjarëve në historinë e Rilindjes Kombëtare dhe si një nxitje për brezat e rinj për të njohur dhe respektuar të kaluarën.
    /vizionplus.tv

  • Vetmi-Fantazi/ Ekspozita e artistes kontemporane Xhensila Petritaj

    Vetmi-Fantazi/ Ekspozita e artistes kontemporane Xhensila Petritaj

    “Vetmi – Fantazi” është ekspozita e parë e artistes kontemporane Xhelsina Petritaj, e cila prezanton për publikun krijimet, që i përkasin dy botëve të saj.

    “Këtë ekspozitë e konsideroj si rilindje për mua. Kam risjellë veten në dy botë të ndryshme, solitude vs fantasy. Janë në fakt dy botët e mia”, shprehet Petritaj.
    Përmes akrilikut të hedhur në telajo dhe në letër, Xhelsina eksploron raportin mes trupit dhe shpirtit, ndjesisë së identiteteve të shthurura apo të ndrydhura. Konturet e paqarta, herë herë të turbullta shfaqin përpjekjen e saj të krijimin e identitetit…
    “Në shumicën e personazheve jam unë, por disa personazhe të tjera përmbajnë revoltën time ndaj fenomeneve të ndryshme. Kam dashur të shfaq dufin tim ndaj shumë fenomeneve, përfshirë. edhe luftën në Ukrainë”, thotë ajo.
    Ekspozita që përballë dy botë krejt të ndryshme e thumbon probleme të shoqërisë do të qëndrojë e hapur deri në 16 gusht, më Qendrën e Artit Agimi.

    Top Channel

  • Ekspozita e paharrueshme për Mbretëreshën Elisabet II: Stili dhe eleganca në 100 vjetorin e lindjes

    Ekspozita e paharrueshme për Mbretëreshën Elisabet II: Stili dhe eleganca në 100 vjetorin e lindjes

    Në vitin 2026, në Galerinë e Mbretit në Londër, do të hapet ekspozita më e madhe që i është kushtuar stilit të Mbretëreshës Elisabet II, me rastin e 100-vjetorit të lindjes së saj. Ekspozita, titulluar “Queen Elizabeth II: Her Life in Style”, do të shfaqë mbi 200 veshje ikonike të Mbretëreshës, shumë prej të cilave nuk janë parë kurrë më parë nga publiku.
    Një nga elementet më të spikatura të ekspozitës do të jetë fustani i famshëm i vitit 1956, krijuar nga Sir Norman Hartnell, një nga stilistët më të njohur të kohës. Ky fustan i artë, i zbukuruar me qëndisje dhe perla, do të ekspozohet së bashku me veshje të tjera mbretërore që pasqyrojnë shijen dhe elegancën e Mbretëreshës gjatë viteve.
    Ekspozita do të hapë dyert në pranverën e vitit 2026, me datat dhe mundësinë e blerjes së biletave që do të njoftohen në nëntor të vitit 2025. Ky është një mundësi unike për të udhëtuar nëpër historinë e modës dhe stilit të një prej figurave më të njohura të shekullit të 20-të.

  •  Ekspozita “Pazari i humbur i Shkodrës: Ringjallja e një kujtese” në muzeun “Marubi”

     Ekspozita “Pazari i humbur i Shkodrës: Ringjallja e një kujtese” në muzeun “Marubi”

    Ekspozita “Pazari i humbur i Shkodrës: Ringjallja e një kujtese” një udhëtim përmes fotografisë dhe historisë, që sjell në jetë një nga zemrat më të gjalla të qytetit të dikurshëm. Ekspozita vazhdon ditët e saj në muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi” në qytetin e Shkodrës. Muzeu ka ndarë në faqen e tij dhe një fragmente nga teksti i kuratores Kim Knoppers.”Në ekspozitë, fotografitë e koleksionit Marubi paraqiten krah objekte etnografike nga Instituti i Antropologjisë në Tiranë, duke evokuar mjeshtërinë e zejtarisë, dikur të rrënjosur në Pazarin e Shkodrës. Megjithëse origjina e tyre është e pasigurt, të dhënat stilistike dhe materiale sugjerojnë lidhje të ngushta me punishtet lokale.
    Së bashku, këto vepra ofrojnë pamje të një bote të gjallë të formuar nga zejtarët e Shkodrës – të punuara me kujdes, të tregtuara gjerësisht dhe tani të rimarra pjesërisht përmes fragmenteve të kujtesës vizuale dhe materiale”, thuhet në tekstin e kuratores Kim Knoppers. “Pazari i humbur i Shkodrës:Ringjallja e një kujtese” sjell për herë të parë në Shkodër koleksionin e Palokë Lacës, një tregtar i hershëm i Shkodrës, artefaktet e të cilit i gjejmë të ruajtura në arkivën e Muzeut të Etnografisë së Budapestit. Në dialog me objekte nga fondi i etnografisë të Institutit të Antropologjisë dhe me imazhet e papublikuara të arkivit Muzeut Marubi, ekspozita rrëfen historinë vizuale të një qendre tregtare që për dekada ndikoi jetën kulturore dhe ekonomike të qytetit, Pazarit të Shkodrës. Ndërkaq që në këtë ekspozitë një hapësirë e veçantë i dedikohet edhe dizajnerit të tekstileve Jozef Martini, me punimet e tij në jacquard, që sjellin një qasje bashkëkohore ndaj motiveve tradicionale shkodrane.
     
     

  • “Mitrovica Neolitike”- Ekspozita që ndriçon 8 mijë vjet histori hapet sonte në Muzeun e Mitrovicës

    “Mitrovica Neolitike”- Ekspozita që ndriçon 8 mijë vjet histori hapet sonte në Muzeun e Mitrovicës

    Ekspozita “Mitrovica Neolitike” hap dyert sonte, më 31 korrik, duke filluar nga ora 19:00, në ambientet e Muzeut të Mitrovicës.Ky është një rikonceptim i ekspozitës arkeologjike që hedh dritë mbi fillesat e jetës së qëndrueshme në territorin e Mitrovicës, të dokumentuar që më shumë se 8 mijë vjet më parë, duke ofruar vizitorëve një pasqyrë të pasurisë kulturore dhe historike të kësaj treve, përcjellë KultPlus.Kuratorët e ekspozitës janë Kaltrina Igrishta dhe Lekë Shala, të cilët kanë përzgjedhur dhe prezantuar artefakte të rëndësishme që dëshmojnë për jetën neolitike, stilin e jetesës, zhvillimin bujqësor dhe përparimet e hershme shoqërore në këtë rajon.Ekspozita vjen si një nismë për të forcuar ndërgjegjësimin mbi trashëgiminë arkeologjike të Kosovës dhe për të krijuar ura të reja mes publikut dhe së kaluarës së hershme të vendit. Vizitorët do të kenë mundësinë të njihen nga afër me objekte autentike dhe interpretime vizuale që tregojnë historinë e qytetërimit të hershëm në Mitrovicë./KultPlus.com

  • ‘Lost in Generations’, ekspozita e re multimediale instalative në Korçë

    ‘Lost in Generations’, ekspozita e re multimediale instalative në Korçë

    Galeria e Artit Digjital në Korçë (GAD) sjell këtë fundjavë ekspozitën multimediale instalative “Lost in Generations” (LIG).

    LIG është një projekt artistik, një thirrje për reflektim mbi marrëdhëniet mes brezave dhe mënyrën sesi e shohim të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Ky projekt vjen si bashkëpunim i Satellite Zone dhe Galerisë së Artit Digjital në Korçë.

    Ekspozita sjell përvoja dhe histori të vërteta njerëzore, duke u fokusuar në lidhjet, boshllëqet dhe kontradiktat mes brezave. Ajo eksploron kujtesën, trashëgiminë dhe emocionet që na formësojnë si individë dhe si shoqëri.

    GAD fton të gjithë artdashësit të përfshihen në këtë eksperiencë të re, që të bën të humbasësh e njëkohësisht të rigjesh veten mes historive të kaluara e të tashme.

    Ekspozita do të çelet pasditen e së premtes (1 gusht), me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit./ atsh/ KultPlus.com

  • “Lost in Generations”, ekspozita e re multimediale instalative në Korçë

    “Lost in Generations”, ekspozita e re multimediale instalative në Korçë

    Galeria e Artit Digjital në Korçë (GAD) sjell këtë fundjavë ekspozitën multimediale instalative “Lost in Generations” (LIG).

    LIG është një projekt artistik, një thirrje për reflektim mbi marrëdhëniet mes brezave dhe mënyrën sesi e shohim të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Ky projekt vjen si bashkëpunim i Satellite Zone dhe Galerisë së Artit Digjital në Korçë.

    Ekspozita sjell përvoja dhe histori të vërteta njerëzore, duke u fokusuar në lidhjet, boshllëqet dhe kontradiktat mes brezave. Ajo eksploron kujtesën, trashëgiminë dhe emocionet që na formësojnë si individë dhe si shoqëri.

    GAD fton të gjithë artdashësit të përfshihen në këtë eksperiencë të re, që të bën të humbasësh e njëkohësisht të rigjesh veten mes historive të kaluara e të tashme.

    Ekspozita do të çelet pasditen e së premtes (1 gusht), me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit./atsh/KultPlus.com

  • Gonxhja: Ekspozitë unike me ikonat shqiptare në Francë

    Gonxhja: Ekspozitë unike me ikonat shqiptare në Francë

    Mbi 45 vepra ikonografike të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar do të udhëtojnë nga Korça drejt qytetit historik Chambery në Francë.

    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se “ekspozita unike do të zhvillohet në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry, ku ikonat e përzgjedhura nga koleksioni i Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë do të prezantohen për publikun francez dhe ndërkombëtar”.

    Gonxhja thekson se ky projekt është pjesë e bashkëpunimit kulturor mes Shqipërisë dhe Francës dhe do të përfshihet gjithashtu në Komitetin Shkencor Francez, duke thelluar shkëmbimin mes institucioneve muzeale të të dy vendeve.

    Ai shton se ekspozita mund të konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të artit shqiptar, që afirmon Korçën si një qendër kyçe të artit mesjetar në Europën Juglindore.

    Me një fond prej mbi 8200 objektesh muzeale, prej të cilave 6400 janë ikona, MKAM është muzeu me koleksionin më të madh të ikonave në botë, një thesar i rrallë i trashëgimisë kulturore shqiptare dhe ndërkombëtare.

    Ekspozita do të jetë e hapur për publikun nga maji deri në tetor të vitit 2026. Pas Chambery ekspozita do të zhvendoset në një tjetër qytet francez deri në mars 2027./atsh/

  • Në Muzeun e Mitrovicës do të hapet ekspozita ‘Mitrovica Neolitike’

    Në Muzeun e Mitrovicës do të hapet ekspozita ‘Mitrovica Neolitike’

    Muzeu i Mitrovicës do të bëjë hapjen e ekspozitës së re arkeologjike të titulluar “Mitrovica Neolitike”.

    Kjo ekspozitë është një rikonceptim i koleksionit arkeologjik dhe sjell në vëmendje fillesat e jetës së qëndrueshme në territorin e Mitrovicës, mbi 8 mijë vjet më parë. Objektet e ekspozuara flasin për zhvillimet e hershme të bujqësisë, jetesës, besimeve dhe artit të komuniteteve neolitike që u vendosën përgjatë lumenjve Ibër dhe Sitnicë.

    Ekspozita është realizuar nga Muzeu i Mitrovicës në bashkëpunim me arkeologët Kaltrina Igrishta dhe Lekë Shala, me përkrahje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport – Mitrovicë.

    Ekspozita do të hapet më 31 korrik 2025, në ora 19:00, në ambientet e Muzeut të Mitrovicës./ KultPlus.com

  • Një Dritare Ndaj Kujtesës – Ekspozita: “Shot / Reverse Shot” – Barry Lewis

    Një Dritare Ndaj Kujtesës – Ekspozita: “Shot / Reverse Shot” – Barry Lewis

    Në Galerinë e Artit Bashkëkohor GOCAT, ekspozita “Shot / Reverse Shot” sjell më shumë sesa një përzgjedhje fotografish, ajo ndërton një dialog të thellë vizual mes të kaluarës dhe të tashmes, një përballje intime me kujtesën kolektive të Shqipërisë. Kjo ekspozitë hap një fushë reflektimi ku imazhi bëhet formë rrëfimi dhe rikujtimi, e ku historia e afërt merr formë përmes dritës dhe hijes.

    Në qendër të ekspozitës janë fotografitë arkivore të artistit britanik Barry Lewis, të realizuara në vitet 1990 dhe1991, në një Shqipëri të izoluar dhe periudhë tranzicioni. Këto nuk janë vetëm dokumente të një realiteti të vështirë, por sinjale të mbushura me tension, pasiguri dhe ndjeshmëri. Përballë tyre qëndrojnë veprat e disa artistëve shqiptarë bashkëkohorë, sikurse Koloreto Cukalli,Kristanja Çene, Roland Tasho dhe Ervin Bërxolli,  të cilët poashtu dialogojnë me të shkuarën përmes gjuhës së artit.

    Elton Koritari dhe Burim Myftiu, kuratorë të ekspozitës, e shohin fotografinë si një medium unik që kapërcen kohën dhe bëhet gjithmonë aktual. Puna klasike që bëhet, me kalimin e kohës merr edhe dimension bashkëkohor sepse fotografia si medium është një nga format më të përhapura.

    Vetë Barry Lewis, i cili u rikthye në Shqipëri pas më shumë se tri dekadash, shpreh habinë e tij për ndryshimet, por edhe për vazhdimësinë emocionale që vendi mban me të kaluarën. “Më shumë se 30 vjet më vonë dhe isha thjesht i mrekulluar. Njerëzit gjithmonë kanë qenë mikpritës, por në vitin 1990 ishte një tjetër realitet,” kujton ai.

    “Shot / Reverse Shot” është një përpjekje për të rindërtuar fijet e kujtesës ndërbrezore dhe për të ofruar një reflektim të ri mbi një periudhë që, edhe pse historike, është ende thellësisht e pranishme. Ajo fton vizitorin të mendojë jo vetëm për atë çfarë kemi qenë, por edhe për atë çfarë jemi sot dhe mund të bëhemi nesër.

    Ekspozita është organizuar nga GOCAT, me mbështetjen e Fondacionit MANE, si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për të mbështetur artin, dialogun dhe ruajtjen e kujtesës kolektive. E hapur për publikun deri më 7 shtator, hyrja është pa pagesë./KultPlus.com