Tag: ekspozita

  • ‘Solitude vs Fantasy’ e Xhelsina Petritaj, piktorja: Veprat, shenjë revolte ndaj realitetit

    ‘Solitude vs Fantasy’ e Xhelsina Petritaj, piktorja: Veprat, shenjë revolte ndaj realitetit

    Ekspozita “Solitude vs Fantasy” e artistes Xhelsina Petritaj, e hapur në Qendrën e Artit “Agimi” në Tiranë, sjell rreth 20 vepra që përballin vetminë dhe fantazinë, si reflektim mbi plagët e kohës dhe realitetin shoqëror. Përmes ngjyrave dhe formave, artistja shpreh revoltë ndaj luftërave dhe konflikteve, duke e kthyer artin në një dëshmi personale dhe universale.

    “Solitude vs Fantasy”, është titulli i ekspozitës së artistes Xhelsina Petritaj, e hapur në Qendrën e Artit “Agimi” në Tiranë. Me rreth 20 vepra, mes tyre dhe disa nudo sensuale, artistja kërkon të përballë dy botë të saj, vetminë dhe fantazinë, duke i kthyer në formë arti si revoltë ndaj realitetit të sotëm.

    Ekspozita është një rrëfim vizual ku shpalosen përjetime të brendshme, emocione të forta dhe mesazhe sociale, të cilat Xhelsina i ngjiz në kanavacë me ngjyra, linja dhe simbolikë të thellë. Për autoren, arti nuk është vetëm estetikë, por një mënyrë për të reflektuar mbi kohën dhe plagët e saj.

    Petritaj shprehet se në veprat e saj, sidomos ato në akrilik, nuk preferon të përdorë sfond, duke lënë hapësirë që protagonizmi i figurës të marrë frymë. Një vend të veçantë zë dhe posteri i ekspozitës, i zgjedhur për arsye të thella artistike.

    Ndjeshmëria e saj artistike e bën të mos mbetet indiferente ndaj dramave të mëdha njerëzore. Në ekspozitë gjen vepra të frymëzuara nga plagët e luftërave dhe konflikteve në botë.

    Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun, duke ftuar vizitorët të zbulojnë dialogun e ndjerë mes vetmisë dhe fantazisë në sytë e një artisteje që refuzon të heshtë përballë plagëve të kohës./syritv/KultPlus.com

  • ‘Kuartet buzë detit’ – Rikthimi i Parasite 2.0 në Shqipëri

    ‘Kuartet buzë detit’ – Rikthimi i Parasite 2.0 në Shqipëri

    Në Galerinë e Bregdetit është hapur ekspozita “Kuartet buzë detit”, një projekt që shënon rikthimin e kolektivit artistik Parasite 2.0 në Shqipëri. Kjo vepër sjell një përvojë unike për vizitorët, ku skulptura dhe tingulli ndërthuren për të krijuar një ambient të gjallë, eksperimental dhe ndijor.

    Instalacioni përfshin katër sisteme zëri të rindërtuara, gramafonë dhe disqe vinili të përzgjedhur me kujdes, që bashkëveprojnë si një kuartet jazz-i. Kombinimi i tyre gjeneron tekstura zanore spontane dhe atmosferike, duke transformuar hapësirën në një eksperiencë imersive.

    E kuruar nga Elian Stefa, ekspozita shqyrton marrëdhënien mes muzikës dhe arkitekturës, duke e trajtuar tingullin si një element që jo vetëm plotëson hapësirën, por edhe i rikthen jetë sistemeve tradicionale të zërit, duke i lidhur me origjinën e tyre autentike. Projekti është mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit./KultPlus.com

  • Agron Polovina sjell 38 piktura në një ekspozitë të veçantë verore në Pogradec

    Agron Polovina sjell 38 piktura në një ekspozitë të veçantë verore në Pogradec

    Në qytetin e Pogradecit është hapur ekspozita e piktorit të njohur Agron Polovina, një emër që prej kohësh ruan lidhje të ngrohta shpirtërore e profesionale me këtë vend. Dashuria e tij për Pogradecin, tregon vetë autori, lindi që në vitet e Liceut Artistik, kur pedagogu Gjergji Lako e afroi me peizazhet, kulturën dhe atmosferën unike të qytetit.

    Ekspozita përfshin 38 punime, kryesisht peizazhe, por edhe tablo që pasqyrojnë veshjet tradicionale shqiptare, të realizuara gjatë udhëtimeve të artistit në zona të ndryshme të vendit. Një vend të veçantë zënë pesë kompozime të reja, të prezantuara pas një periudhe të gjatë, të cilat ndërthurin frymëzimin nga trashëgimia e Pogradecit me reflektime mbi realitetin e sotëm shqiptar, transmeton KultPlus.

    Piktori Arben Golemi, mik dhe bashkëpunëtor i hershëm i Polovinës, e cilëson atë një peizazhist të spikatur dhe artist të formuar në mënyrë të plotë. Vlerësime ka dhënë edhe piktori Vagjo Vasili, duke e përshkruar si një krijues me ndjeshmëri të hollë dhe mjeshtëri të veçantë.

    Ekspozita do të jetë e hapur gjatë gjithë muajit gusht, duke ftuar artdashësit dhe vizitorët të zbulojnë nga afër punën e një artisti që e lidh thellë dashuria për qytetin buzë liqenit./KultPlus.com

  • “Elbasani në 100 vjet”/ Ekspozita pranë kullës së sahatit në qytetin e Elbasanit

    “Elbasani në 100 vjet”/ Ekspozita pranë kullës së sahatit në qytetin e Elbasanit

    Përgjatë mureve historike të kalasë, pranë kullës së sahatit, Qendra e Artit çeli ekspozitën “Elbasani në 100 vjet”.

    Një udhëtim vizual që sjell historinë e qytetit gjatë një shekulli, duke u ndalur në momente kyçe, figura të rëndësishme dhe transformimet që Elbasani ka pësuar ndër vite. Të shumtë ishin qytetarët që ndaluan për ta vizituar nga afër.
    Shumë prej tyre u shprehën me nostalgji për fotot e ekspozuara, duke vlerësuar rëndësinë e aktiviteteve që rikthejnë në vëmendje historinë dhe identitetin e qytetit.
    Ekspozita ngjalli interes edhe tek turistët e huaj që ndodheshin në shesh.
    “Vij nga Gjermania. Po shihja këto piktura interesante. I adhuroj fotot dhe dua të shoh ndryshimin e qyteteve. Faleminderit që na jepni mundësinë të mësojmë për kulturën tuaj përmes kësaj ekspozite.”
    Sipas drejtorit të Qendrës së Artit, aktivitete të tilla përcjellin një ndjesi pozitive te qytetarët, duke lajmëruar një sezon të nxehtë artistik.
    I gjithë muaji gusht pritet të pasohet nga aktivitete të larmishme në Elbasan të dedikuara për të gjitha grupmoshat.

    Top Channel

  • “Asgjëkundi shumë larg”, ekspozita e skulptorit Vasil Vasili në galerinë “Art Saranda”

    “Asgjëkundi shumë larg”, ekspozita e skulptorit Vasil Vasili në galerinë “Art Saranda”

    Në galerinë “Art Saranda” është çelur ekspozita personale e skulptorit me origjinë nga Saranda, Vasil Vasili, me titullin “Asnjëherë shumë larg / Never too far away”.

    Kjo është ekspozita e parë e skulpturës për vitin 2025 në këtë galeri dhe njëherazi përfaqëson një rikthim simbolik të autorit në vendlindje, pas një periudhe 35-vjeçare të jetës në distancë.
    Ekspozita është kuruar nga Katerina Koskina, e cila në fjalën e saj vlerëson dimensionin jetësor dhe artistik të veprave të autorit.
    “Vasil Vasili jetoi vite të vështira, por me dashuri për vendin e tij. Të gjitha peripecitë e jetës ishin në memorjen e tij dhe kur u bë artist, u pasqyruan në veprat e tij, që lidhen me shtëpinë, me vetminë, me pasaportën e tij të vjetër dhe të re, pasi hyri në një shoqëri të hapur. Këtë e bën si skulptor me krijimtari dhe me poezi”, tha katerina Koskina.
    Ekspozita është e ndarë në disa pjesë. Në hyrje janë vendosur punimet e hershme të artistit, që mbajnë gjurmët e fillimeve të tij në kurset e vizatimit dhe skulpturës në ish Shtëpinë e Kulturës së Sarandës.
    “Para viteve ’90, Vasili ka qenë në kurset e Shtëpisë së Kulturës për vizatim dhe skulpturë, dhe këtë e tregon në punimet e hershme në këtë ekspozitë, duke sjellë portretin e babait, të nënës dhe shumë frymëzime nga jeta në fshat e nga koha e ushtrisë. Njëkohësisht i bashkëngjiten edhe vepra të realizuara kur ishte në Akademinë e Arteve.
    Në sallën e dytë kemi vepra të pjekurisë së tij. Ai krijon kodet e tij të komunikimit nëpërmjet formave të skulpturës, që do të thotë të gjitha kujtimet e tij që nga vegjëlia deri sa po rritet ,që nga urat, nga mënyra sesi një ndërtues ndërtonte murin, sesi zgjidhte gurin e madh dhe të vogël ,këtë motiv ka përzgjedhur. Pikërisht përballë kemi një motiv të quajtur ‘Çelësi i Urave’, nën mesazhin që ‘mali me malin nuk takohet, por një urë i lidh’”, u shpreh Lefter Çeko, drejtor i galerisë “Art Saranda”.
    Në sallat e tjera shfaqen vepra të pjekurisë artistike të autorit që përfshijnë struktura me elementë druri, mermeri, gurë dhe libra të shndërruara në skulptura dhe instalacione që përçojnë përvoja personale, kujtime të vendit të origjinës dhe kontakte me kultura të tjera.
    “Ekspozita është një udhëtim i imi shpirtëror që prej ditës që filloi dashuria për artin dhe kthehem si Odisea pas 35 vjetëve me ekspozitën vetjake në Sarandë. Janë kujtimet, emocionet, komunikimi im me elementët e traditës, të arkitekturës, të vendit tonë ,të interpretuara në një mënyrë artistike”, u shpreh Vasil Vasili, skulptor.
    Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm shumë të ftuar, përfaqësues të artit dhe diplomacisë.
    Vasil Vasili, lindur në fshatin Braillat Shqipëri, në vitin 1964, ka kryer studimet në Shkollën e Arteve të Bukura në Athinë dhe më pas në Akademinë e Arteve në Filadelfia, SHBA.
    Ai ka realizuar ekspozita personale në Gjermani, Greqi dhe SHBA, ndërsa veprat e tij gjenden në koleksione dhe hapësira publike në vende si Shqipëria, Greqia, Kanadaja, SHBA, Franca, Koreja e Jugut, Arabia Saudite e të tjera. Me këtë ekspozitë në Sarandë, Vasili shënon një kthim artistik dhe simbolik në vendin ku nisi rrugëtimin e tij.
    Ekspozita “Asnjëherë Shumë Larg” do të qëndrojë e hapur për publikun deri në mesin e muajit shtator në ambientet e Galerisë “Art Saranda”.
     
     

    Top Channel

  • Ekspozita “Prishtina Poppins 2022” speciale për rracat autoktone, ku prezantohet Molosi Ilir!

    Ekspozita “Prishtina Poppins 2022” speciale për rracat autoktone, ku prezantohet Molosi Ilir!

    Ekspozita “Prishtina Poppins 2022” speciale për rracat autoktone, ku prezantohet Molosi Ilir! Patëm nderin që rraca jonë të vlersohej dhe të këshilloheshim nga z. Petru Muntean zv. Kryetar i federatës kinologjike Romune dhe anëtarë i komisionit për pranimin e rracave të reja ne FCI. Mirënjohje e madhe për kryetarin e federates kinologjike të Kosoves z. Saud Kajtazi që gjithmonë është i gatshëm të na ndihmojë! Puna për shpëtimin e rracës dhe njohjen e saj është shumë e gjatë dhe e vështirë, por ne jemi të vendosur për ta cuar në fund këtë misjon. Ju uroj suksese të gjithë kultivuesve dhe shpresojmë që një ditë të prezantojmë rracën tonë në rrangun botëror!

  • Ekspozita “7 Ditë Art”, kur krijimtaria bëhet pjesë e zhvillimit lokal

    Ekspozita “7 Ditë Art”, kur krijimtaria bëhet pjesë e zhvillimit lokal

    Pas një jave pune krijuese përgjatë bregdetit të jugut, ekspozita “7 Ditë Art – Himara 2025” do të hapet më 9 gusht, nga ora 09:00 deri në 20:00, në ambientet e Green Coast MGallery Hotel. Ceremonia zyrtare e hapjes do të zhvillohet në orën 11:00.Ekspozita sjell për publikun veprat e krijuara nga 14 artistë nga Shqipëria dhe Kosova, të frymëzuar nga peizazhi mesdhetar dhe trashëgimia kulturore e zonës.Çdo artist përfaqësohet me disa vepra unike, të cilat janë të disponueshme edhe për blerje.Eventi është rezultat i një kolonie artistike të zhvilluar në pranverë në Himarë, që shërbeu si platformë bashkëpunimi ndërmjet artistëve të njohur si Agron Mulliqi, Merita Maloku, Eshref Qahili, Azem Kuçana dhe të tjerë.Nisma është kuruar nga Kosta Zhonga.Përtej dimensionit artistik, ekspozita konsiderohet një formë investimi kulturor dhe promovimi turistik për Himarën dhe rivierën shqiptare, duke përforcuar lidhjen mes krijimtarisë dhe zhvillimit lokal.Ekspozita është e hapur për publikun gjatë gjithë ditës dhe pritet të tërheqë vizitorë vendas dhe të huaj, të pranishëm në zonë gjatë kulmit të sezonit turistik.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Ekspozita/Historia e Kolonjës në 200 materiale origjinale nga periudha 1880-1930

    Ekspozita/Historia e Kolonjës në 200 materiale origjinale nga periudha 1880-1930

    Studiuesi Niko Kotherja prezantoi për herë të parë një ekspozitë të veçantë që përmbledh punën dhe jetën e rilindasve dhe luftëtarëve të shquar nga zona e Kolonjës në periudhën 1880–1930. Ekspozita përmban mbi 200 materiale origjinale, duke përfshirë fotografi, dorëshkrime, libra, gazeta të rralla dhe botime të kohës, të cilat pasqyrojnë kontributin e figurave të njohura si Jani Vreto, Petro Nini Luarasi, motrat Qiriazi, Shahin Kolonja, Sabri Qyteza dhe shumë të tjerë.Në fokus janë personalitete me rëndësi kombëtare, që kanë dhënë kontribut të madh për Rilindjen Kombëtare dhe formësimin e identitetit shqiptar. Ndër materialet më të veçanta janë botimet origjinale të rilindasve, si dhe gazetat “Drita”, “Liri e Shqipërisë” dhe “Trumpeta e Krujës”, të cilat tregojnë zhvillimet politike dhe kulturore të asaj kohe.Vizitorët kanë mundur të shohin portretet dhe shkrimet origjinale të dëshmorëve dhe patriotëve si Kristaq Negovani, si dhe regjistrime të rralla të viteve ’20 dhe ’30, që përmbajnë zëra dhe këngë patriotike.Niko Kotherja thekson se kjo është ekspozita e parë e këtij lloji në Kolonjë dhe se materiali do t’i dhurohet bashkisë për të pasuruar fondin historik. Ai shton se Kolonja ka dhënë shumë figura me ndikim jo vetëm lokal, por edhe kombëtar, duke përmendur emra si Fan Noli, vëllezërit Konica, Gani Butka, Mersin Zalo Prodani dhe të tjerë.Ky aktivitet është një homazh për kontributin e kolonjarëve në Rilindjen Kombëtare dhe një thirrje për brezat e rinj që të njohin dhe respektojnë historinë dhe patriotizmin e paraardhësve të tyre.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Studiuesi Niko Kotherja prezantoi për herë të parë një ekspozitë të veçantë që përmbledh punën dhe jetën e rilindasve dhe luftëtarëve të shquar nga zona e Kolonjës në periudhën 1880–1930. Ekspozita përmban mbi 200 materiale origjinale, duke përfshirë fotografi, dorëshkrime, libra, gazeta të rralla dhe botime të kohës, të cilat pasqyrojnë kontributin e figurave të njohura si Jani Vreto, Petro Nini Luarasi, motrat Qiriazi, Shahin Kolonja, Sabri Qyteza dhe shumë të tjerë.Në fokus janë personalitete me rëndësi kombëtare, që kanë dhënë kontribut të madh për Rilindjen Kombëtare dhe formësimin e identitetit shqiptar. Ndër materialet më të veçanta janë botimet origjinale të rilindasve, si dhe gazetat “Drita”, “Liri e Shqipërisë” dhe “Trumpeta e Krujës”, të cilat tregojnë zhvillimet politike dhe kulturore të asaj kohe.Vizitorët kanë mundur të shohin portretet dhe shkrimet origjinale të dëshmorëve dhe patriotëve si Kristaq Negovani, si dhe regjistrime të rralla të viteve ’20 dhe ’30, që përmbajnë zëra dhe këngë patriotike.Niko Kotherja thekson se kjo është ekspozita e parë e këtij lloji në Kolonjë dhe se materiali do t’i dhurohet bashkisë për të pasuruar fondin historik. Ai shton se Kolonja ka dhënë shumë figura me ndikim jo vetëm lokal, por edhe kombëtar, duke përmendur emra si Fan Noli, vëllezërit Konica, Gani Butka, Mersin Zalo Prodani dhe të tjerë.Ky aktivitet është një homazh për kontributin e kolonjarëve në Rilindjen Kombëtare dhe një thirrje për brezat e rinj që të njohin dhe respektojnë historinë dhe patriotizmin e paraardhësve të tyre.

  • Vetmi-Fantazi/ Ekspozita me krijimet e artistes kontemporane që përball dy botë

    Vetmi-Fantazi/ Ekspozita me krijimet e artistes kontemporane që përball dy botë

    “Vetmi – Fantazi” është ekspozita e parë e artistes kontemporane Xhelsina Petritaj, e cila prezanton për publikun krijimet, që i përkasin dy botëve të saj.

    “Këtë ekspozitë e konsideroj si rilindje për mua. Kam risjellë veten në dy botë të ndryshme, solitude vs fantasy. Janë në fakt dy botët e mia”, shprehet Petritaj.
    Përmes akrilikut të hedhur në telajo dhe në letër, Xhelsina eksploron raportin mes trupit dhe shpirtit, ndjesisë së identiteteve të shthurura apo të ndrydhura. Konturet e paqarta, herë herë të turbullta shfaqin përpjekjen e saj të krijimin e identitetit…
    “Në shumicën e personazheve jam unë, por disa personazhe të tjera përmbajnë revoltën time ndaj fenomeneve të ndryshme. Kam dashur të shfaq dufin tim ndaj shumë fenomeneve, përfshirë. edhe luftën në Ukrainë”, thotë ajo.
    Ekspozita që përballë dy botë krejt të ndryshme e thumbon probleme të shoqërisë do të qëndrojë e hapur deri në 16 gusht, më Qendrën e Artit Agimi.

    Top Channel

  • Stili i veshjes së Elisabet II/ Ekspozita me 200 veshje ikonike të Mbretëreshës

    Stili i veshjes së Elisabet II/ Ekspozita me 200 veshje ikonike të Mbretëreshës

    Mbretëresha Elisabeth II në Britani të Madhe, edhe pse është ndarë nga jeta vijon të tërheqë vëmendjen. Një ekspozitë kushtuar stilit të përjetshëm të saj do të hapet në 2026 në Galerinë e Mbretit në Londër. Aty do të shfaqen mbi  200 veshje ikonike të Mbretëreshës, shumë prej të cilave nuk janë parë kurrë më parë nga publiku

    Në vitin 2026, në Galerinë e Mbretit në Londër, do të hapet ekspozita më e madhe që i është kushtuar stilit të Mbretëreshës Elisabet II, me rastin e 100-vjetorit të lindjes së saj.

    Ekspozita, titulluar “Queen Elizabeth II: Her Life in Style”, do të shfaqë mbi 200 veshje ikonike të Mbretëreshës, shumë prej të cilave nuk janë parë kurrë më parë nga publiku.

    Një nga elementet më të spikatura të ekspozitës do të jetë fustani i famshëm i vitit 1956, krijuar nga Sir Norman Hartnell, një nga stilistët më të njohur të kohës.

    Fustan i artë, i zbukuruar me qëndisje dhe perla, do të ekspozohet së bashku me veshje të tjera mbretërore që pasqyrojnë shijen dhe elegancën e Mbretëreshës gjatë viteve

    Ekspozita do të hapë dyert në pranverën e vitit 2026, me datat dhe mundësinë e blerjes së biletave që do të njoftohen në nëntor të vitit 2025.

    Ky është një mundësi unike për të udhëtuar nëpër historinë e modës dhe stilit të një prej figurave më të njohura të shekullit të 20-të.

    Në vitin 2023 u hap një ekspozite e veçantë për mbretëreshën Elizabeth dhe qentë e saj.