Tag: eksporti

  • Bllokohet eksporti, specat ngelen pa vjelur në Divjakë

    Bllokohet eksporti, specat ngelen pa vjelur në Divjakë

    Fermerët në Divjakë nuk po vjelin prodhimin e specave këtë sezon. Perimet nuk merren nga pikat e grumbullimit. Eksporti është bllokuar pasi një ngarkesë me speca u bllokua pak ditë më parë në Slloveni.
    Prodhuesit kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve për të zgjidhur këtë situatë. Ata thonë se janë këshilluar me ekspertët e bujqësisë për pesticidet që përdoren dhe shprehen se prodhimi është i sigurt.
    Nga Divjaka eksportohen çdo vit mijëra ton speca që shkojnë kryesisht në vendet e Bashkimit Europian.