Tag: ekspertja

  • Largoni njollat e tiganëve duke përdorur këtë truk në kuzhinë

    Largoni njollat e tiganëve duke përdorur këtë truk në kuzhinë

    Tiganët ose tenxheret e djegura janë një makth për t’u pastruar duket sikur sado t’i fërkosh, papastërtia nuk hiqet kurrë. Ndonjëherë mund të të zërë paniku dhe të mendosh se enët janë prishur përfundimisht. Disa madje irritohen aq shumë sa mendojnë t’i hedhin në kosh.
    Por para se të heqësh dorë prej tyre, një zgjidhje shumë e thjeshtë dhe e lirë mund t’i shpëtojë. Ekspertja e pastrimit, Lynsey Crombie, ka zbuluar se një qese çaji mund të bëjë mrekulli.
    Ekspertja e njohur ndau këshillën e saj para sezonit festar. Me Krishtlindjet që po afrohen, të gjithë duam t’i kemi tenxheret dhe tiganët sa më të pastër dhe funksional për ditën e madhe.

    “Pastroni tiganët e djegur duke i mbushur me ujë të nxehtë dhe duke shtuar një qese çaji të përdorur”.
    Ajo publikoi edhe një video ku tregonte hap pas hapi trukun.
    “Kush ka kohë të fërkojë tiganë të djegur gjatë Krishtlindjeve? Mund t’i shpëtosh shpejt dhe të kursesh lodhjen duke hedhur në ujë një qese çaji të përdorur. Mbush enën me ujë të nxehtë dhe vendose qesen e çajit. Lëre që qeset e çajit të bëjnë punën e vështirë. Shijo darkën dhe kur të mbarosh, thjesht derdhe ujin pjesët e djegura do të zhduken para syve”.
    Truku funksionon si me qese çaji të reja, ashtu edhe me të përdorura.

  • Ç’po ndodh me monedhat? Ekspertja ‘skanon’ euron: Ja arsyet e rënies së saj në tregun shqiptar

    Ç’po ndodh me monedhat? Ekspertja ‘skanon’ euron: Ja arsyet e rënies së saj në tregun shqiptar

    Ekspertja e Ekonomisë Teuta Nunaj në një intervistë foli mbi situatën e këmbimit të monedhave të huaja në Shqipëri. Për sa kohë, tha ajo, kemi këtë situatë do të thotë që kemi monedhën tonë të fortë dhe që ka kërkesë, por dhe se kjo është tregues që kemi në sasi të mëdha të monedhave të huaja në qarkullim.
    “Në Shqipëri kemi një kurs këmbimi i cili që është në këtë rast i vendosur, i lirë. Pra nuk kemi një kurs fiks në raport mes lekut dhe monedhave të huaja, gjë e cila do ta bënte të pandikuar pastaj efektin që mund të sillnin kërkesa ose oferta në treg.
    Duke qenë se ky treg është i luhatshëm, në këtë rast kursi i përgjigjet ofertës. Duke qenë se kemi një kurs negativ të euros dhe një forcim të vazhdueshëm të lekut automatikisht kjo do të thotë në radhë të parë që ne kemi një ofertë më të madhe, apo një sasi shumë më të madhe eurosh në qarkullim se sa vetë tregu e kërkon dhe se sa vetë tregu e tërheq. Nëse do flisnim për arsyet, atëherë ato do t’i ndaja në dy pjesë. E para, janë ato që do t’i quaja arsyet formale apo zyrtare. Dhe së dyti, arsyet jo formale dhe jozyrtare.
    Arsyet zyrtare janë që keni investime të mëdha të huaja në euro dhe këtu kam parasysh investimet në sasi të mëdha në pasuri të paluajtshme. Pra, nuk kemi hapje vendesh të reja pune që kjo para të ketë qarkulluar, përkundrazi është ngurtësuar. Së dyti, kemi nivel të lartë të remitancave, janë mbi 530 milionë euro në vetëm 6 muaj, që kuptohet që tejkalohet në nivel të madh parash. Dhe së treti, kemi një qarkullim më të madh të euros në treg, ku ne kemi këtë hyrje.
    Kur flasim pastaj për arsyet jo formale, së pari është të pasurit e euros në treg në rrugë joformale, që nënkuptohet para në dorë të padeklaruara. Nëse tregu e përthith këtë para informale, kryesisht flasim në këtë rast në sektorin e ndërtimit apo turizmit, ku ka nivel të lartë të informalitetit, dhe të qënurit prezent në treg është një arsye e fortë e këtij kursi të ulët të euros. Nga kjo situatë grupet më të mëdha të interesit që humbasin nga kjo situatë janë kompanitë e eksporteve, pasi ata e shesin mallin e tyre në euro, por e blejnë në lekë.
    Fituesit në këtë rast, janë ata qytetarë që mund të kenë kredi të marra me euro; janë ata qytetarë që duan të blejnë lekë e blejnë në euro shpenzojnë më pak lekë”, theksoi ndër të tjera ekspertja e Ekonomisë, Teuta Nunaj.

  • Nis indeksimi i pensioneve, ekspertja: Ja çfarë përfitojnë mbi 753 mijë të moshuar

    Nis indeksimi i pensioneve, ekspertja: Ja çfarë përfitojnë mbi 753 mijë të moshuar

    Ekspertja e Ekonomisë, Teuta Nunaj në një intervistë televizive foli për indeksimin e pensioneve. Gjatë fjalës së saj, ajo shpjegoi pse sipas saj ky indeksim është i pamjaftueshëm. Ndërsa nënvizoi se rishikim është detyrim ligjor, por kostot e larta e bëjnë të pamjaftueshme sidomos për pensionistët.
    “Ky indeksim ka një ndikim shumë të vogël, jo vetëm për faktin e vlerës së ulët, por edhe për faktin se ne kemi bërë një indeksim pothuajse mbi bazën e normës bazë të inflacionit. Banka Qendrore ka deklaruar që norma bazë e inflacionit, që nënkuptohet një normë inflacioni mesatar ishte në nivelin 2.4 dhe 2.5 nuk i referohet, ajo çka është bërë në tre vitet e fundit (që i referohet normës së produkteve të shportës). Nga ana tjetër, sidomos pas periudhës së pandemisë, ka ndryshuar edhe gama, apo kostot e shpenzimit, pra edhe metodologjia që duhet përllogaritur, norma e inflacionit që duhet marrë përbazë për indeksimin e inflacionit, duhet të rishikohet.
    Nëse flasim që ky indeksim me këtë vlerë apo rezultat, a është i mjaftueshëm? Do të them që nuk është i mjaftueshëm. Ai amortizon disi këtë rritje të kostove, por jo në mënyrë të plotë. Por nëse do flasim nëse mjafton? Kjo sërish është një çështje tjetër…Pasi sa kohë kemi pensione në 20 mijë lekë indeksimet janë të pamjaftueshme për t’ju përgjigjur kostove të larta të jetesës që kanë qytetarët, sidomos pensionistët…”, tha ajo.

  • ‘Stuhia godet Shqipërinë me erë dhe shtrëngata’, ekspertja jep alarmin për fundjavën: Ja zonat më të rrezikuara

    ‘Stuhia godet Shqipërinë me erë dhe shtrëngata’, ekspertja jep alarmin për fundjavën: Ja zonat më të rrezikuara

    Ekspertja pranë IGJEUM, Anira Gjoni, në një emision televiziv, ka reaguar pas paralajmërimeve të një meteorologu të njohur grek, i cili tha se Shqipëria do të përfshihet nga një stuhi e fuqishme, me reshje intensive shiu, ulje të ndjeshme të temperaturave dhe dëborë në zonat malore.
    Gjoni theksoi se kjo situatë është parashikuar që prej ditës së hënë nga institucionet shqiptare dhe nuk është e nevojshme që qytetarët të presin informacione nga specialistët e vendeve fqinje.
    “Këtë gjë e kemi njoftuar prej të hënës. Presim që ky mot të na shoqërojë gjatë fundjavës. Nuk është se presim të na informojnë homologët në vendet fqinje. Presim mot me stuhi, reshje mesatare dhe intensive në disa qarqe, në formën e shtrëngatave. Duhet përmendur se në zonat malore priten reshje dëbore deri në lartësitë 800 metra,” – deklaroi ajo.
    Ekspertja paralajmëroi gjithashtu për mundësi përmbytjesh në disa zona urbane për shkak të intensitetit të reshjeve dhe shtrëngatave.
    “Mund të kemi vërshime të ujit në qytete si Durrësi, Vlora, Berati, Gjirokastra dhe Kukësi,” – shtoi Gjoni.
    Sipas saj, edhe era do të jetë problematike, me intensitet që do të variojë nga mesatar në të fortë, ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme – me minimumet që pritet të zbresin deri në 7°C dhe maksimumet që nuk do të kalojnë 16°C.
    “Ditët më kritike do të jenë e enjtja dhe e premtja, kur reshjet do të jenë më të theksuara. Të shtunën pritet që situata të përmirësohet dhe reshjet të ndërpriten,” – përfundoi Gjoni.

  • “Indeksimi i pensioneve, akt i pritshëm”, ekspertja: Politika e bonuseve për pensionistët do të vijojë

    “Indeksimi i pensioneve, akt i pritshëm”, ekspertja: Politika e bonuseve për pensionistët do të vijojë

    Pensionet pritet të indeksohen në vlerën 2.5 për qind.
    Ky është vlerësimi i dalë nga Indeksi i Çmimeve të Konsumit të shportës së mallrave dhe shërbimeve për pensionistët i përllogaritur nga Instituti i Statistikave, i cili pritet të marrë aprovimin në Këshillin Administrativ të Sigurimeve Shoqërore e më pas në qeveri.
    Shtesa që pritet të marrin pensionistët është rreth 490 lekë, për pensionet urbane dhe 296 lekë për ato rurale.
    Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj, në një intervistë për emisionin “Money Report” tha se kjo është një masë e pritshme dhe synon ruajtjen e fuqisë blerëse për pensionistët. Nunaj tha se bonusi që qeveria ka dhënë vitet e fundit pritet të vijojë.
    “Një masë rritjeje që ishte e pritshme. Synim është të ruhet fuqia blerëse për pensionistët. Unë gjykoj për 2025, do jetë sërish bonusi, jo më ai bonusi i përhershëm 5 mijë lekë, por besoj se do jetë mbi 10 mijë lekë. Besoj se qeveria do vijojë t’i qëndrojë politikës së bonusit për aq kohë sa nuk do kemi një rritje reale të pensioneve, nëse rriten ato, atëherë duhet riparë politika e bonusit”, tha Nunaj.
    Ajo shtoi se objektivi për ta çuar pensionin minimal në nivelin e 200 eurove është i arritshëm, ndërsa theksoi se zhvillimet ekonomike janë pozitive.
    “Pensionet minimale në vlerën 200 euro janë të realizueshme. Ekonomia shqiptare në nivel makro është pozitive dhe ka stabilitet. Këto masa janë në linjë me pritshmëritë e institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare”, deklaroi ekspertja.

  • “Ndryshimi i skemës nuk e rrit pensionin menjëherë”/ Flet ekspertja: Ja sa vite duhen të ndryshojë…

    “Ndryshimi i skemës nuk e rrit pensionin menjëherë”/ Flet ekspertja: Ja sa vite duhen të ndryshojë…

    Ekspertja e cështjeve të ekonomisë, pedagogia Teuta Nunaj Kortoçi ishte e ftuar në një emision televiziv, ku foli për reformën e pensioneve në Shqipëri, një premtim prej kohësh i qeverisë.
    E pyetur nga moderatori i emisionit Klevin Muka, mbi efektet e kësaj reforme, Nunaj tha se ashtu si vendimarrjet të cilat do të kenë kohështrirje, edhe efektet e reformës nuk do të kenë impakt direkt në skemën aktuale, cka do të thotë se nuk do të ketë rritje të pensioneve menjëherë.
    “Aktualisht jemi në fazën ku kemi objekt reformimin e skemës së pensioneve në Shqipëri. Skema aktuale përbëhet nga një numër i ulët e kontribuesve. Na duhet të kemi një raport të gjendjes aktuale ku jemi dhe më pas planifikohet reforma.
    Në sistemin e pensionevve duhet të kihet parasysh se vendimarrjet që merren sot kanë kohështrirje dhe efektet po ashtu. Dmth ajo nuk zgjidh problemin e pensioneve të vogla, sot por në të ardhmen.
    Duke patur një numër më të madh të pensionistëve në raport me kontribuesit, shihet problem skema”, tha ekspertja Teuta Nunaj.
    Sipas saj, në Shqipëri nuk ka subvencion nga shteti për ata pensionistë që ndonëse mbushin moshën e pensionit nuk plotësojnë vitet e punës.
    Nunaj tha se kjo kategori duhet të përfitojë pension social kur mbush moshën 70 vjeç.
    “Numri i personave që përfitojnë pension social në Shqipëri është i ulët. Pensioni privat duhet të futet në traditën tonë, pasi nëse ti kërkon një pension më të lartë, është e pamundur që buxheti i shtetit të të ofrojë këtë. Ndaj pensioni privat është një formë investimi”, tha gjatë intervistës së saj ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj.

  • “Praktika korruptive”/ Reagon ekspertja e ekonomisë Shehaj, ironizime qeverisë: Të gjithë ministrat janë Diella

    “Praktika korruptive”/ Reagon ekspertja e ekonomisë Shehaj, ironizime qeverisë: Të gjithë ministrat janë Diella

    Në një reagim gjatë një emisioni televiziv, ekspertja e ekonomisë Brisida Shehaj akuzoi qeverinë e Edi Ramës se po përdor institucionet dhe teknologjitë si mburojë për praktikave korruptive dhe për të mbyllur hapësirat publike të informacionit për opozitën.
    Ajo e përshkroi sjelljen e kryeministrit si indiferente ndaj kritikave të opozitës dhe si të orientuar drejt konsolidimit të kontrollit mbi mediat dhe jeten politike në vend.
    Shehaj u shpreh se Ramës “nuk i bën përshtypje” nëse opozita e ofendon, ai, sipas saj, e përdor çdo incident si argument dhe, më keq, si paravan për të kaluar vendime pa debat. Ekspertja theksoi se hapësirat publike për informimin e opozitës janë “të gjitha të mbyllura dhe të kufizuara”, duke e paraqitur këtë si një problem thelbësor për demokracinë dhe transparencën.
    Shehaj tha se Diella është një “algoritëm” apo makineri që përzgjidh kompani ku vjedhja bëhet masive, dhe se ky sistem i blen mediat dhe i fut lajmet në rrjetet sociale për të formësuar opinionin publik. “Tenderi më i mirë është ai që unë vjedh 1 miliard euro,” citonte ajo si një përmbledhje të logjikës që ia atribuon mënyrës së funksionimit të prokurimeve nën përzgjedhjene Diellës.
    Ekspertja kërkoi që përdorimi i foltores nga opozita dhe i mjeteve publike të rregullohet si duhet dhe të mos shërbejë si fasadë për klientelizëm dhe monopole mediash. Ajo paralajmëroi se nëse nuk ndërpritet ky cikël, publikun do ta drejtojnë vetëm “lajmet për këta” një fenomen që, sipas saj, dëshmon ndikimin global dhe struktural të sistemeve manipuluese të informacionit.
    Brisida Shehaj:
    Ramës nuk i bën përshtypje më se e shan opozita, ai thjesht e përdori si argument, sepse ai nuk e do që opozita ta përdori atë foltore, jam është shumë dakord që opozita vendosi të futet në parlament dhe argument që dha opozita, që cilit i bashkengjitem si argument, qëndron, qëndron shumë, është fakti që hapësirat publike për informimit për opozitën janë të gjitha të mbyllura dhe janë të kufizuara.
    Më e mira do të ishte që tërë përdoret ajo foltore.
    Rama është diella i gjithë, të gjithë ministrat Diella janë aty, sepse dhe diella në vetvete, duhet të ngrihet një sistem që duhet të prokurohet, të bëhet një tender. Nëqoftëse asaj makine apo kompjuteri Rama i thotë, ‘tenderi më i mirë është ai që unë vjedh 1 miliard euro’.. se makinë është ajo, algoritëm, ajo do zgjedhi nga kompanitë ku vidhet 1 miliard euro dhe këtë duhet t’ja shpjegojmë shqiptarëve.
    Ky sistem i ka blerë gjithë mediat, është futur në algoritmin e Facebook-ut, pra njerëzve u dalin vetëm lajme për këta, është një sistem që është botëror, që është ngritur ku influencer është ai që të mëson sesi të lyhesh.

  • “Me dritën fikur, gjëja e parë që duhet të bëni në një dhomë hoteli”/ ALARMI i ekspertëve: Zakonisht kafshojnë…

    “Me dritën fikur, gjëja e parë që duhet të bëni në një dhomë hoteli”/ ALARMI i ekspertëve: Zakonisht kafshojnë…

    Ekspertja, Halee Whiting, ka zbuluar se cila është gjëja e parë që duhet të bëni kur shkoni në një dhomë hoteli. Ajo ka thënë se duhet të kontrolloni për pleshtat e shtratit me dritën e fikur.
    Ky ishte paralajmërimi që bëri ekspertja, si një mundësi e mirë për t’u akomoduar në një dhomë të re ose për t’u rimborsuar nga hoteli.
    “Bëni fotografi dhe dokumentoni gjithçka. Nëse gjeni një infektim me pleshtat e shtratit gjatë regjistrimit, bëni foto, mbani shënime dhe shkoni te recepsioni”, këshillon Halee Whiting.“Është e rëndësishme të kontrolloni për pleshtat e shtratit para se të shkoni të akomodoheni, përndryshe mund të zgjoheni në mëngjes me pickime në lëkurë. Pleshtat e shtratit janë insekte të vogla, pa krahë, me ngjyrë të verdhë të errët, të kuqe ose kafe me trupa ovale dhe të sheshtë që ushqehen me gjakun e kafshëve dhe njerëzve.
    Zakonisht kafshojnë kokën, krahët dhe këmbët, zona që ekspozohen ndërsa flini. Shkakton pickime të kuqe që mund të kruhen, por rrallë shkaktojnë probleme serioze shëndetësore”, shton ekspertja.

  • “Hotele që kanë marrë kredi”/ Ekspertja e ekonomisë: Turizmi solli numër të madh vizitorësh, por jo fitime për…

    “Hotele që kanë marrë kredi”/ Ekspertja e ekonomisë: Turizmi solli numër të madh vizitorësh, por jo fitime për…

    Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi, në një intervistëtelevizive, tha se pavarësisht rritjes së numrit të turistëve, bizneset e sektorit janë të pakënaqura për shkak të të ardhurave të ulëta dhe qëndrimit të shkurtër të vizitorëve.
    “Nëse flasim për sezonin turistik në fakt strukturat akomoduese, ato të cilat janë zonat bregdetare dhe të themi që kanë investuar sepse ne kemi një të dhënë që është rritja e kreditimit dhe kjo rritje sidomos nga aspekti i biznesit, një pjesë e mirë e kreditimit është rritur për shkak dhe vetë të turizmit, pra bare restorante, struktura akomosuese pra hotele të cilët kanë marr kredi dhe kanë investuar për të rifreskuar apo rimodeluar sipas standarteve të ballkanit perëndor.
    Çështja është që janë munduar të investohen në turizëm qoftë në burim njerëzor, qoftë në trajnime të burimeve njerëzore, si aspekt shumë i rëndësishëm, por edhe në vetë investime fizike për të pasur atë akomoditeti.
    Të gjitha bizneset që merren me turizëm janë të pakënaqur. Pra, dukej sikur ky vit do të ishte një boom turistësh. Sipas statistikave kemi një numër të madh turistësh por çështja është se tipologjia e turistëve në Shqipëri janë të tipit me nivel të ulët të ardhurash, së dyti me pak ditë qëndrimi dhe një pjesë e mirë e tyre janë përqëndruar në disa atraksione turistike, siç mund të jetë për shembull vetë tirana dhe më pas turistët e huaj, zgjedhin të bëjnë turizëm ditor në një qytet, duke u larguar nga një qytet në një tjetër”, u shpreh Radonshiqi.

  • Çmimet e apartamenteve do të bien? Ekspertja: Tregu është bllokuar, por ndryshimet po…

    Çmimet e apartamenteve do të bien? Ekspertja: Tregu është bllokuar, por ndryshimet po…

    Ndërtuesit dhe bizneset që operojnë në këtë sektor presin që trendi i çmimeve në sektorin e ndërtimit të ulet në muajt në vijim.
    Por ky është perceptimi i përgjithshëm, ndërsa vetë agjentët imobiliarë vërejnë se çmimet aktualisht mund të kenë një lloj stanacioni, por nuk shohin ulje.
    Ekspertja e pasurive të paluajtshme, Dori Krraba, e ftuar në “Money Report” konfirmoi se kërkesa për blerje pasurish të paluajtshme mbetet e lartë. Ajo theksoi se ka kërkesa nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut për blerje në sektorin e pasurive të paluajtshme në Shqipëri.
    “Në fakt, në operoj, gjatë gjithë kohës në treg dhe nuk shoh ulje. Mund të kemi një stanacioni, një rritje. Nuk e shikojmë një ulje të çmimeve në treg. Kërkesa mbetet e lartë, sidomos në gjashtëmujorin e dytë të vitit pasi dhe vera shton kërkesat për investime në pasuri të paluajtshme. Kemi rritje kërkesave për shqiptarët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut për të bërë blerja në Shqipëri”, tha ai.
    Ajo theksoi se edhe zonat periferike në Tiranë kanë pësuar rritje çmimesh, për shkak të kërkesës.
    “Në unazë janë rritur cimet me ritme të ndjeshëm. Kemi shtrenjtim të çmimeve edhe në zonat në periferi të Tiranës. Edhe qiratë janë në rritje, sepse kjo është një efekt zinxhirë, Nuk kemi ulje çmimesh, por ndoshta stanacion”, tha ajo.
    Po ashtu ekspertja thekson se edhe të huajt po shikojnë bregdetin si zgjedhje e duhur për të bërë investime në prona.
    “Polakët, ukrainasit dhe rusët blejnë pasuri më shumë në zonat bregdetare Shumë prej tyre vijnë të jetojnë, por një pjesë e shohin si investim”, tha ajo.