Megjithëse policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 48-vjeçarin Kamber Sulçaj si autor të dyshuar të vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi 44 vjeç, ngjarja mbart ende shumë mister dhe pikëpyetje.
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, në një intervistë për Report Tv për emisionin “Studio Live” me gazetarin Ermal Qori, ngriti shumë pikëpyetje në lidhje me këtë ngjarje.
“Fillimisht u tha që kanë qenë bashkë me 3 shqiptarë të tjerë dhe ishin për gjueti. Pse ky person (autori) ishte në atë vend? Pastaj e quajmë rastësi apo për shkaqe banale? Pra një person i armatosur ishte në një vend të caktuar. E dyta, këta po shkonin për gjueti apo jo? Nëse po shkonin për gjueti në cilën zonë”.
Edhe pse arsyeja zyrtare deri më tani është që ngjarja të ketë ndodhur pas një sherri për dritat e gjata të makinës, eksperti Softa thekson se nuk mund të përjashtohen pista të tjera.
“Nuk mund të përjashtohet pista e mundshme që mund të kemi dhe inskenim që mund të jetë për interesa të tjera”.
Për të gjitha këto arsye dhe pikëpyetje, Fatjon Softa hodhi idenë që grupit hetimor shqiptar t’i bashkohen edhe hetues nga Italia që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes, për faktin edhe sepse viktima është një shtetas italian.
“Unë shpresoj që grupit hetimor mund t’i bashkangjiten dhe hetues italianë, mund ta bënin dhe më profesionale, sepse sa më shumë e trajton më shumë enigmatike duket. Telefonatat, komunikimet, tabulatet, për një kohë të gjatë mund të kontrollohen qoftë për autorin e dyshuar, për personat që ishin me viktimën, qoftë dhe për italianin. Mendojmë, me këto informacione që janë, thuhet që ka qenë i dehur, problematik dhe nuk gjenden gëzhoja. Si ka mundësi në kushtet e errësirës, në një pozicion të vështirë, kush i mblodhi gëzhojat? Kush i mori? Janë metalike apo plastike me rreth metalik nëse janë të armës së gjahut? Si nuk u gjendën në vendin e ngjarjes. Të gjitha këto e bëjnë enigmë. Prandaj ndoshta dhe një grup hetimor nga Italia mund të vijë”.
Edhe për kriminologen Klarida Rrapaj nga Itali, e cila foli për Report Tv, ideja e bashkëpunimit të një grupi hetimor shqiptaro-italian, mund të ndihmojë në zbardhjen e çështjes.
“Është shumë absurde që një njëri të humbasë jetën për dritat e gjata të makinës. Për momentin me aq sa kam parë prova dhe dëshmi të deritanishme, nuk tregojnë deri tani që të ketë një prapaskenë të qartë. Mos nxitohemi të japim konkluzione. Ky bashkëpunim(shqiptaro-italian) mund të na ndihmojë në shkëmbimin e informacionit, metodave hetimore që mund të jenë”, u shpreh Rrapaj.
Autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian vijon të jetë në arrati. Edhe arma e krimit nuk është gjetur.
Tag: eksperti
-

Vrasja e biznesmenit italian/Eksperti ngre shumë pikëpyetje: Hetimit t’i bashkohet edhe një grup nga Italia
-

Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, eksperti Softa : Hetimit t’i bashkohet edhe një grup nga Italia
Megjithëse policia shqiptare ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 48-vjeçarin Kamber Sulçaj si autor të dyshuar të vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi, 44 vjeç, rrethanat e ngjarjes vazhdojnë të mbeten të paqarta.
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, në një intervistë televizive, ngriti shumë pikëpyetje lidhur me këtë ngjarje. Ai vuri në dyshim arsyen zyrtare të konflikti, që sipas policisë ndodhi pas një sherri për dritat e gjata të makinës, dhe nuk përjashtoi pista të tjera, përfshirë edhe mundësinë e një inskenimi për interesa të tjera.
Softa theksoi se nuk është e qartë pse autori i dyshuar ndodhej në vendin e ngjarjes dhe kush ka mbledhur gëzhojat, të cilat nuk janë gjetur në vendin e krimit, duke shtuar se këto elemente e bëjnë ngjarjen më enigmatike.
Eksperti sugjeroi gjithashtu që grupit hetimor shqiptar t’i bashkohen edhe hetues italianë, duke marrë parasysh se viktima ishte shtetas italian. Sipas tij, pjesëmarrja e hetuesve italianë mund të ndihmojë në trajtimin më profesional të telefonatave, komunikimeve dhe tabulateve, duke rritur mundësitë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Fillimisht u tha që kanë qenë bashkë me 3 shqiptarë të tjerë dhe ishin për gjueti. Pse ky person (autori) ishte në atë vend? Pastaj e quajmë rastësi apo për shkaqe banale? Pra një person i armatosur ishte në një vend të caktuar. E dyta, këta po shkonin për gjueti apo jo? Nëse po shkonin për gjueti në cilën zonë.
Nuk mund të përjashtohet pista e mundshme që mund të kemi dhe inskenim që mund të jetë për interesa të tjera. Unë shpresoj që grupit hetimor mund t’i bashkangjiten dhe hetues italianë, mund ta bënin dhe më profesionale, sepse sa më shumë e trajton më shumë enigmatike duket. Telefonatat, komunikimet, tabulatet, për një kohë të gjatë mund të kontrollohen qoftë për autorin e dyshuar, për personat që ishin me viktimën, qoftë dhe për italianin.
Mendojmë, me këto informacione që janë, thuhet që ka qenë i dehur, problematik dhe nuk gjenden gëzhoja. Si ka mundësi në kushtet e errësirës, në një pozicion të vështirë, kush i mblodhi gëzhojat? Kush i mori? Janë metalike apo plastike me rreth metalik nëse janë të armës së gjahut? Si nuk u gjendën në vendin e ngjarjes. Të gjitha këto e bëjnë enigmë. Prandaj ndoshta dhe një grup hetimor nga Italia mund të vijë”, tha Softa. -

A e shkakton “Tylenol” autizmin? Eksperti nga Londra: Ja çfarë zbuluan studimet
Eksperti i shëndetit publik në Londër, Leidon Shapo ishte i ftuar në A2 CNN ku komentoi deklarata e fundit të presidentit amerikan Donald Trump, i cili rekomandonte vajzat dhe gratë që të mos përdornin preparatin “Tylenol” gjatë shtatzënisë , pasi sipas tij sjell një rritje të rasteve të autizmit
Sipas Shapos, studimet e thelluara nuk kanë gjetur një lidhje mes Tylenol dhe autizmit, përveç në disa raste me nënat të shtyra në moshë, apo kur fëmija kishte prindër me probleme psikike.
“Të gjitha evidencat nuk tregojnë një lidhje mes Tylenol dhe autizmit. Ka disa studime që cojnë ujë deri në një farë pike që përdorimi i shpeshtë në një grup nënash, nuk gjeti lidhje. U pa një rritje e lehtë dhe kur u studiuan të dhënat. U pa që ato raste që sugjeronin një lidhje mes të dyja u panë te nëna të shtyra në moshë, te prindër me probleme psikike. Janë bërë studime të shumta jo thjesht për të gjetur fajtorin. FDA pasi mori urdhëresën e Trump përnjëherë nxori një rekomandim ku thuhej kujdes nëna me Tylenol. Është preparati me rrezikshmërinë më të ulët. Nënat të mos e marrin si karamele, për temperatura 37 dhe ta marrin nën urdhrin e mjekëve”, tha Shapo. -

“Vrasësi i Liridonës piu shumë kafe”, avokati bën deklaratën e pazakontë. Ja përgjigja e ekspertit
Sot në Gjykatën Themelore ka vazhduar gjyqi, lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Në këtë seancë, dëshminë e tij e ka dhënë eksperti i neuropsikiatrisë, Bujar Betinca, i cili ka paraqitur rezultatet e ekspertizës psikiatrike për të pandehurin Granit Plava. Eksperti Betinca ka deklaruar se i ekzaminuari “gëzon shëndet të plotë mendor dhe veprimet e tij nuk kanë qenë të ndikuara nga ndonjë proces patologjik psikik”, raporton Insajderi.
Gjatë seancës, avokati mbrojtës i Granit Plavës, Skender Gojani, ka ngritur një pyetje të pazakontë në lidhje me ditën e ngjarjes. “Ka pirë kafe shumë dhe ka marrë energji ditën e ngjarjes. A mund të ndikojë? A mund të ketë ndikuar stimulusi i kafesë?”
Prokurorja e çështjes ka kërkuar që kjo pyetje të refuzohej, mirëpo gjykatësja ka lejuar parashtrimin e saj. Eksperti Betinca e dha një përgjigje. “Kafeja bën pjesë në grupin e psiko-stimuluesve dhe ka mundësi t’i ketë dhënë një energji shtesë, por nuk është diçka që mund të ndikojë në aspektin kognitiv në lidhje me ngjarjen”. -

Lufta me pesticidet në bujqësi, eksperti: Që bujku t’i qëndrojë larg pompës së helmit, duhet ndëshkim
Pyetjes se çfarë po hamë ne? Përgjigjen e marrim vetëm nga doganat e shteteve të tjera të cilët furnizohen më prodhime bujqësore shqiptare.
Sistemi i ALERT-I na tregoi se brenda pak ditësh në Shqipëri fermerët tanë kanë prodhuar domate me pesticide të ndaluara, pjeshkë më metale të rënda, dhe speca të spërkatura mbi normën e lejuar me kimikate që vrasin fluturën e bardhë.
Sipas ekspertit të bujqësisë numri i kontrolleve zyrtare është tepër I vogël me numrin e fermerëve, kjo bën që prodhimet bujqësore të mos jenë gjithmonë nën lupën e AKU.
“Ka ardhur koha që prodhuesi shqiptar, grumbulluesi të marrë përgjegjësinë që i takon. Pjesa më e madhe e pesticideve përdoren edhe në BE, problemi është që nuk respektohet afati i përdorimit dhe doza e përdorimit që është rekomanduar nga specialisti. Në të gjithë këto problematika që janë shfaqur cili prodhues u ndëshkua, nuk të japin as emrin e prodhuesit apo tregtarit. Kjo nuk është serioze”, tha Ndoc Fasllia, ekspert i sigurisë ushqimore.
Fermerët spërkasin perimet dhe frutat me pesticide të ndaluara ose jo , jo nga pa dija, por lakmia për të dalë sa më shpejt në treg, duke mos respektuar dozat dhe kohën e shpërbërjes së preparatit kjo sjellje vë në rrezik jo vetëm shëndetin dhe vlerën e produkteve shqiptarë në Europë. Por që kjo histori të marrë fund sipas ekspertit fermeri që prodhon produktet që vrasin njerëz duhet të dënohet.
“Po të shikoni planin e monitorimit të AKVMB, në një vit bëhen 1200-1500 analiza në një vend ku ka mbi 70 nipte fermerësh, duhet të investohet në kapacitet laboratorike dhe të bëhen afërsisht 10.000 analiza brenda një viti”, u shpreh eksperti.
Bujku shqiptar mund t’i qëndrojë larg pompës së helmit, dhe kjo bëhet duke përdorur kontrollin biologjik, por kjo praktike e re është përqafuar nga një numër i vogël fermerësh ne vendin tonë, ndryshe nga kolegët e tyre europianë të cilët e shohin insektin e dobishëm sit ë ardhmen e bujqësisë së pastër.
Top Channel
-

Tragjeditë në vend/ Eksperti rrugor tregon shkaktarët: Mjetet luksoze me 224 km/h, burim kryesor aksidenti
Fadil Likaj, ekspert i sigurisë rrugore, i ftuar në një studio televizive tregoi burimin kryesor të aksidenteve në vendin tonë.
“Aksidentet në Shqipëri vijnë nga mjetet luksoze dhe nga shpejtësitë e mëdha. Sa më e madhe shpejtësia, aq më e madhe forca e përplasjes. Rrjedhimisht, aq më të mëdha janë dëmet. Në eksperiencën time, aksidenti me shpejtësinë më të madhe ka qenë me 224 km/h”, tha Likaj.
“Ne nuk kemi rrugë për shpejtësi të tilla. Aksidentet nga shpejtësia ndodhin në të gjithë botën, ku janë aksidentuar edhe me 300 km/h. Por, në Shqipëri kemi mosrregullimin e shpejtësisë në kushtet e rrugës”, shtoi eksperti i sigurisë rrugore. -

Eksperti i mjedisit zbulon cilat janë sfidat e grupkapitullit të pestë: Vështirësia më e madhe është…
Eksperti i mjedisit, Lavdosh Ferrunaj, gjatë një lidhjeje direkte për Klan Neës me moderatorin Besard Jacaj, ka dhënë vlerësimin e tij mbi sfidat që paraqet grupkapitulli i pestë në negociatat e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Sipas Ferrunajt, sfida më e madhe lidhet me respektimin 100% të afërsisë me legjislacionin europian, duke theksuar se ky është një kriter shumë i fortë. “Tashmë është shumë evidente që kërkohet një buxhet shumë i madh, përveç vëmendjes së jashtëzakonshme që duhet të ketë qeveria për çështjen e mjedisit,” tha ai.
Eksperti shtoi se nuk mund të japë një shifër të saktë, por sipas tij, buxheti i nevojshëm për të arritur standardet europiane është mbi 1 miliard euro. Ai nënvizoi se për çështjet mjedisore mund të kërkohet edhe shtyrje për respektimin e afateve, por që kjo mbetet një sfidë e madhe për vendin.
Ferrunaj u ndal edhe tek disa dyshime dhe sfida të rëndësishme që lidhen me axhendën e gjelbër, tranzicionin energjetik, menaxhimin e mbetjeve, mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetin. Ai paralajmëroi rreziqet e mbështetjes së rajonit në energji fosile dhe të mundësisë që Shqipëria të kthehet pas në këtë drejtim, duke e konsideruar këtë një zhvillim të papranueshëm.
“Një hap është bërë tashmë me vendimin e qeverisë për ndërtimin e një TEC-i të madh me fosile në Roskovec në dhjetor të 2024, i cili hap rrugën edhe për TEC-e të tjera. Kjo është e shkruar në Planin Kombëtar të Klimës, por dyshimi im është që qeveria mund të operojë me faktin që ka ndodhur para se të çeleshin negociatat, jo pas çeljes. Kjo mund të jetë një lloj loje e papranueshme,” tha eksperti.
Ferrunaj theksoi se për të arritur progres real në kapitullin e pestë, Shqipëria duhet të vendosë prioritete konkrete dhe të sigurojë mbështetje të mjaftueshme financiare dhe institucionale për mbrojtjen e mjedisit dhe zbatimin e axhendës së gjelbër. -

‘Diella’/ Eksperti italian: Çmenduri e Ramës! Alibia perfekte për ata që duan të sundojnë pa u ekspozuar
Eksperti italian në teknologji dhe komunikim, Marco Camisani Calzolari, ka reaguar pas lajmit se Shqipëria ka emëruar një ministër të ndihmuar nga inteligjenca artificiale për të menaxhuar tenderët publikë.
Sipas tij, kjo nuk është inovacion, por një alibi për të qeverisur pa marrë përgjegjësi. Në një postim të bërë në Instagram, eksperti italian Marco Camisani Calzolari, e cilëson krijimin e ‘Diellës’, një ide ‘të çmendur’ dhe ‘të rrezikshme për demokracinë’.
“Shqipëria ka emëruar një ministër të krijuar me inteligjencë artificiale, që duhet të merret me menaxhimin e tenderëve publikë. Ideja bën lajm, por është një çmenduri. Një ministër i bërë nga algoritmet nuk mund të marrë përgjegjësi dhe nuk mund t’i përgjigjet qytetarëve”, shprehet Calzolari.
Ai shpreh shqetësimin se një sistem i tillë e zhvendos përgjegjësinë nga njerëzit, duke e bërë të pamundur transparencën dhe llogaridhënien në qeverisje. “Kush kontrollon ‘makinën’ mbetet në hije. Kjo nuk është inovacion, është alibia perfekte për ata që duan të sundojnë pa u ekspozuar”, shton ai.

