Tag: eksperti

  • Parashikoi suksesin e SPAK 4 vite më parë, eksperti: Kisha pritshmëri te drejtësia

    Parashikoi suksesin e SPAK 4 vite më parë, eksperti: Kisha pritshmëri te drejtësia

    Pedagogu dhe eksperti i ekonomisë, Azmi Stringa, i ftuar këtë të martë në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka bërë një skaner të situatës në të cilën ndodhet Shqipëria, ku edhe këtë vit kryefjala mbetet drejtësia.
    Azmi Stringa bëri një deklaratë të fortë 4 vite më parë, ku theksoi se rrjeta e SPAK do të jetë shumë e madhe, e mesa duket sot është një realitet.
    I pyetur nga moderatorja Borakaj se a mendonte vërtet se numri i personave në SPAK do të ishte kaq i lartë kur deklaronte katër vite më parë, Stringa tha se nuk kishte informacion, por pritshmëri të larta përballë institucionit të drejtësisë, i mbështetur fort edhe nga ndërkombëtarët.

    Pjesë nga biseda:
    Borakaj: E kishit menduar që do të ishte një rrjet kaq i zgjeruar i personave që do të kishin punë me drejtësinë, kur bënit atë deklaratë katër vite më parë?
    Stringa: Unë nuk është se kisha informacion në lidhje me atë, por ishte një pritshmëri, në qoftë se ne shihnim se cilat ishin angazhimet e partnerëve tanë ndërkombëtarë, sidomos kur filluan reformën në drejtësi, dhe cilat ishin kushtet që iu kërkuan atyre si pjesë edhe e aksesimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian apo në entitete të tjera ndërkombëtare. Ajo që është fare evidente është që ajo nuk mund të ndalonte me Sali Berishën, sepse korrupsioni dhe krimi ishin të përhapura. Këndvështrimi i partnerëve, por edhe i atyre që analizonin, ishte që në disa gjëra këto dy palë ishin bashkë me njëra-tjetrën. Siç po vihet re edhe aktualisht, në shumë gjëra tashmë janë më shumë të ngjashëm sesa janë të ndryshëm, siç është, për shembull, sulmet ndaj SPAK-ut dhe veprimtarisë që ata ndërmarrin.

  • Shqiptarëve u është “regjur lëkura”/  Eksperti tregon zanafillën e korrupsionit

    Shqiptarëve u është “regjur lëkura”/ Eksperti tregon zanafillën e korrupsionit

    Eksperti dhe pedagogu i ekonomisë, Azmi Stringa, i ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus  ka dhënë një analizë mbi sjelljet shoqërore të shqiptarëve.
    Ai tha se toleranca e lartë ndaj të vështirave dhe padrejtësive është rrënjosur thellë nga historia.
    Siç u shpreh eksperti, shqiptarët, ndryshe nga popujt perëndimorë, kanë një aftësi të jashtëzakonshme për të duruar situata të vështira, gjë që formëson edhe reagimin e tyre ndaj problemeve të sotme.

    “Njeriu është qenie që krijon, falë edhe natyrës që gjeneron energji. Edhe në kohë të diktaturës, diktaturat janë mbajtur gjallë sepse njeriu është qenia më kryesore që gjeneron energji të pafundme. Dëshira për të mbijetuar, edhe në kushte shumë të vështira, e ka pjesë të jetës vetë. Kështu që, fatkeqësia e Shqipërisë është që Shqipëria mban shumë. Ne kemi dhe një problem tjetër, kur është studiuar për rusët, kur i thonin pse disa reforma nuk ecin siç prisnin perëndimorët, një nga gjërat që jepej si argument ishte se ata kanë tolerancë të madhe ndaj të keqes. Ne shqiptarët jemi mësuar të durojmë shumë. Pra, po t’i kishte ndodhur një gjermani, një francezi dhe një amerikani, do të ishte bërë nami. Kurse ne kemi një tolerancë të madhe, durojmë shumë edhe për arsye të historisë tonë. Kjo na shfaq këto sjellje që shohim këtu”, tha Stringa.
    /vizionplus.tv

  • Zhvillimi i teknologjisë dhe Inteligjenca Artificiale, eksperti: Ja profesionet që rrezikojnë të zhduken

    Zhvillimi i teknologjisë dhe Inteligjenca Artificiale, eksperti: Ja profesionet që rrezikojnë të zhduken

    Mëngjesin e sotëm në “News24 Fundjavë” me Megi Latifin ishte i ftuar Arbër Xhihani ekspert i punësimeve. 

    Ai ka analizuar situatën në tregun e punës nën dritën e zhvillimeve të fundit teknologjike dhe përdorimin e Inteligjencës Artificiale. 

    Xhihani ka renditur profesionet që janë tashmë në rrezik zhdukje në vitet në vijim. 

    “Shqipëria në sajë të ndryshimeve të fundit në teknologji do të preket. Të gjithë profesionet si përpunim të dhënash apo data entry janë profesione që shihen drejt zhdukjes. AI mund të jetë më eficente. Do të nisë nga nivelet e ulëta të profesioneve që nuk kanë nevojë për specializim”, tha ai. 

    Eksperti është ndalur gjithashtu edhe në profesionet më të kërkuara në vendin tonë. 

    “Më të kërkuara janë zanatet, të rinjtë po kuptojnë rëndësinë e zanateve si elektricist, hidraulik dhe profesioneve në hoteleri dhe turizëm. Disa sektorë të lidhur me biznesit gjithashtu kanë një zhvillim”, tha ai. 

  • “Akset problematike”/ Reshje të dendura shiu, flet eksperti rrugor: Mos bëj këto veprime me makinë, rrezikon jetën…

    “Akset problematike”/ Reshje të dendura shiu, flet eksperti rrugor: Mos bëj këto veprime me makinë, rrezikon jetën…

    Në këto ditë kur vendi ynë është përfshirë nga reshje të dendura shiu, eksperti rrugor Fatmir Hasho, ka ndarë disa këshilla të vlefshme për drejtuesit e automjeteve, për të ulur rrezikun e aksidenteve. Sipas tij kur rruga është e mbuluar me ujë dhe jeni me shpejtësi mbi 70 km në orë ndodh fenomeni i “aquaplnaing”, ku drejtuesi humb kontrollin mbi sistemin e drejtimit të mjetit. Ai këshillon të ulet shpejtësia, me qëllim zvogëlimin e efekteve të rrezikshme të këtij fenomeni.
    “Edhe në kod është përcaktuar që në kushte atmosferike jo normale duhet të kemi sjellje tjetër në rrugë. Kur uji del mbi karrexhatë domosdoshmërisht duhet hequr këmba nga gazi. Ka një fenomen aquaplaning që kur sasia e ujit mbi rrugë rritet dhe futet në kanalet e gomës dhe kur jemi me shpejtësi 70 km në orë ne nuk kemi më kontroll mbi mjetin, Kjo gjithmonë kur sasia e reshjeve është e madhe dhe uji ka kaluar mbi karrexhatë. Nëse gomat pjesën e fundit e kanë në ujë, ky është momenti kur ndodh ky fenomen dhe në varësi të shpejtësisë bëhet i rrezikshëm. Nëse hyni me shpejtësi mbi 70 km në orë në një sasi uji mbi karrexhatë ju nuk keni më sistem drejtimi mbi mjetin tuaj dhe vepron aquaplaning dhe ku të dojë ai i çon rrotat. Duke ulur shpejtësinë zvogëlojmë efektin e rrezikshëm të këtij fenomeni”, tha eksperti rrugor.
    Një tjetër këshillë e tij në këto raste është që i gjithë sistemi i mjetit duhet të jetë në funksion të plotë, nga fshirësja e xhamave te gomat që sipas tij janë 80% siguri e mjetit në rrugë në çdo kohë.
    “E dyta gjithë sistemi i mjetit duhet të jetë në funksion të plotë që nga fshirësja e xhamit, në mënyrë që shkueshmërua të rritet. Të ndjekim me korrektesë edhe sinjalistikën në rastet e emergjencës dhe të ndjekim këshillat e policisë kur janë në rrugë. Gomat janë 80% e mjetit në rrugë në çdo kohë që ne të jemi të sigurt në rrugë. Konsumimi i gomave e shton rrezikun në rrugë”, theksoi Hasho.
    Duke i ndarë mjetet në dry grupe naftë dhe benzinë, eksperti Hasho tregoi rrezikun e secilit në rrugë të mbuluara me ujë. Nëse motori fiket ai këshillon që të mos e ndezim se shkatërrohet menjëherë.
    “I ndajmë mjete në dy grupe; mjetet me benzinë kanë rrezik të shtuar në rrugë të mbuluara nga uji janë më të prirur ndaj defekteve, ndërsa ato me naftë nëse uji shkon deri te filtri i ajrit rreziku është evident dhe shkon te bllokimi i motorit. Ka vende që uji bie me sasi të madhe brenda një kohe të shkurtër, të mundohemi ti shmangemi kësaj duke e çuar makinën në vende më sipër nëse makina ka marrë ujë në pjesën e motorit. Nëse motori është fikur ju lutem mos e ndizni lëreni nën atë gjendje. Nëse të fiket motori se do ta shkatërroni menjëherë. Qëndroni në vend, merreni makinën me karrotrec dhe çojeni te mekaniku. Se ndikon te sistemi elektrik dhe motori” këshillon eksperti rrugor.
    Ekpseri Hasho foli në A2 CNN edhe për akset problematike të qarkullimit në vend, ku ndodhin më shumë aksidente, duke nisur nga Vora, në Lushnjë, Lezhë dhe Elbasan-Korçë. Edhe këtu ai këshillon ulje shpejtësie dhe respektim të rregullave të qarkullimit rrugor.
    “Në rrugë që janë me kthesa dhe njëri krah mban ujë. Në unazë të Lushnjë është një pjesë që ka rrezik të shtuar kur bie shi, atje grumbullohej ujë, makinat futeshin me shpejtësi dhe ndodhte ky fenomen aquaplaning dhe dilnin jashtë rruge. E njëjta gjë edhe në Vorë në drejtim të Durrësit. Për të gjitha fenomenet ne kemi sinjalistikë rrugore të dedikuar. Rrugët më të rrezikshme që kemi ku ka aksidente me shumicë Milot-Lezhë e Lezhë-Shkodër, kanë numër të shtuar aksidentesh. Rrugën nga Elbasani në Qafë Thanë, nga Pogradeci në Korçë është rrugë e rrezikshme, ose nga Rrogozhina në Elbasan është rrugë me rrezikshmëri të madhe. Janë disa elementë që e rrisin rrezikshmërinë. Pra nëse rregullohet mënyra e lëvizjes dhe respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor, numri i aksidenteve duhet të ulet”, deklaroi eksperti rrugor.
    Dhe në këto kushte, eksperti paralajmëron se situata ën rrugë do të ketë këtë efekt për shkak të lejeve të drejtimit sipas tij të marrë në mënyrë abuzive.
    “Deri në fund të 2027 do ta kemi këtë efekt se lidhet me lejet e drejtimit që janë marrë në mënyrë pak abuzive, shpresoj duke u ndërgjegjësuar drejtuesit e mjeteve sidomos ata të moshës 23-35 vjeç që janë problemi kryesor dhe numër më të madh aksidentesh. Se krijojnë sigurinë në rrugë. Në atë moment që bëhemi të sigurt duhet të heqim këmbën nga gazi. Tabelat e sinjalistikës janë alfabeti”.

  • Berisha në SPAK për 21 janarin/ Karamuço tregon detaje: Po bëhet një hetim kompleks, po shqyrtohen…

    Berisha në SPAK për 21 janarin/ Karamuço tregon detaje: Po bëhet një hetim kompleks, po shqyrtohen…

    Ish-kryeministri Sali Berisha është paraqitur në SPAK në kuadër të hetimeve të rihapura për ngjarjet e 21 janarit 2011, ku humbën jetën katër protestues. Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, në një intervistë për “Real Story”, ka bërë të ditur se hetimi i ri po fokusohet në elementë që nuk janë trajtuar më parë nga drejtësia.
    Eksperti shtoi se Prokurori Shehu po kryen një hetim kompleks, duke nisur nga çështja e “syrit të nxirë” të Andrea Prendit, një detaj që sipas tij lidhet me mundësinë e shantazheve apo presioneve të jashtme për të dhënë urdhra për të qëlluar ndaj protestuesve.
    Një tjetër pikë kyçe, sipas Karamuços, është dëmtimi mekanik i plumbit të nxjerrë nga koka e një prej viktimave.
    Në fokus është edhe fshirja e serverëve, e cila  siç thekson eksperti  nuk ka qenë në administrim të Gardës së Republikës, por të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave. Sipas tij, ekziston një hierarki urdhrash që shkon deri te inxhinierët e IT, të cilët janë pyetur dhe mund të rithirren sërish.
    “Linja e mbrojtës do të ecë me idenë që këto janë të gjykuara, por për dy viktima jo. Nuk është gjykuar dhe nuk është akuzuar askush dhe ato kanë ngelur aty, deri në një moment deri sa filli dhe u riaktizuave kjo dosje, u riaktivizua dosje për të parë a ka urdhra në mënyrë vertikale të zinxhirit komandues të gardës apo ka një shtysë tjetër dhe për këtë po bëhet një hetim kompleks nga ana e prokurorit Shehu, duke filluar nga syri i nxirë, sepse ka të bëjë me diçka tjetër atë ka shantazhuar ndonjë person i tretë, që ti të japësh urdhër për të qëlluan mbi protestuesit ose jo. Po hetohen këto detaje. E dyta pse është dëmtuar plumbi, ai plumb që u hoqën nga koka e të ndjerit në Turqi.
    Është dëmtim mekanik. Nuk e prodhon as arma dhe rikosheti. Kush ka qenë brenda kryeministrisë, Pra përveç zyrtarëve dhe gardës, ka pasur njeri tjetër, çfarë roli kanë patur ata. Fshirja e serverëve, nuk kanë qenë kurrë në administrimin e Gardës, por nën administrimin e sekretari të përgjithshëm të këshillit të ministrave. Ai jepte urdhra dhe ka një hierarki deri te inxhinieret e IT, të cilët janë pyetur dhe mund të pyeten sërish.”, tha ai.

  • “Po sikur makina e autorëve të kishte eksplozivë?”, eksperti Softa ngre alarmin:Në afërsi të aeroportit ke dhe ndërtesa

    “Po sikur makina e autorëve të kishte eksplozivë?”, eksperti Softa ngre alarmin:Në afërsi të aeroportit ke dhe ndërtesa

    Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, i ftuar në një emision televiziv, u shpreh se makina e personave që kryen atentatin në Rinas, përveç armëve, mund të kishte pasur edhe eksplozivë dhe askush nuk e kontrolloi.
    “Si mund të hysh brenda në parkim? Sepse mund të hysh edhe me lëndë eksplozive. Ju thatë që hyri dhe nuk u kontrollua që kishte armë brenda në makinë. Po nesër mund të ketë eksploziv, si do ta kontrollosh? Dhe kur ajo është aq afër perimetrit dhe aq afër nën elementët e pasagjerëve. Ke edhe ndërtesa në afërsi. Më thuaj një aeroport që ka kaq afër ndërtesat”, deklaroi Softa.
    Ndërsa Mit’hat Havari tha: “Nëqoftëse duam ne të ecim me hapa të shpejta për të shkuar në Bashkimin Europian, këto që po ndodhin e zbehin Shqipërinë. Pavarësisht propagandës që bëhet. Unë shoh dhe një lloj krize identiteti brenda radhëve të Policisë së Shtetit. Shoh krizë lidershipi. Nuk kanë drejtues me emër që unë i njoh. Janë shumë të dobët. Nuk kanë karrierë, nuk kanë të shkuar që të vish Drejtor i Përgjithshëm. Duhet të kesh një karrierë të caktuar, të jesh absolutisht i pakundërsueshëm, i ndershëm. Kështu janë edhe drejtoritë e qarqeve, të dobët. I çojnë edhe kthehen, janë të pazotë, të paaftë, nuk organizohen, nuk dalin në terren. Shqipëria është vend i prapambetur, me probleme të mëdha. Këtu nuk është Hollandë që rri në zyrë drejtori dhe komandohen trupat. Këtu duhet të dalin vetë. Kështu është situata. Situata që kam lënë, ka kaluar 20 vjet, dhe në vend që të ecet përpara, ka regres. Vazhdojnë me përqindjet e Enver Hoxhës. Janë kot, totalisht mashtrime dhe gënjeshtra. Nuk i hyjnë kujt në punë. Nuk kam menduar kurrë që mbas 25 vjetësh të ketë vrasje në mes të kryeqytetit”.

  • Eksperti ngre alarmin: Depërtuan në aeroport, po sikur makina e autorëve të kishte eksplozivë?

    Eksperti ngre alarmin: Depërtuan në aeroport, po sikur makina e autorëve të kishte eksplozivë?

    Kronikë E Martë, 11 Nëntor 2025 21:58
    Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa thotë se makina e personave që kryen atentatin në Rinas, përveç armëve, mund të kishte pasur edhe eksplozivë dhe askush nuk e kontrolloi.
    “Si mund të hysh brenda në parkim? Sepse mund të hysh edhe me lëndë eksplozive. Ju thatë që hyri dhe nuk u kontrollua që kishte armë brenda në makinë.

    Po nesër mund të ketë eksploziv, si do ta kontrollosh?

    Dhe kur ajo është aq afër perimetrit dhe aq afër nën elementët e pasagjerëve. Ke edhe ndërtesa në afërsi. Më thuaj një aeroport që ka kaq afër ndërtesat”, deklaroi Softa.

  • Eksperti: Falja e detyrimeve tatimore për bizneset, jo gjobat e makinës

    Eksperti: Falja e detyrimeve tatimore për bizneset, jo gjobat e makinës

    Në një intervistë për emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH1, eksperti i ekonomisë, Edvin Stefani, ka sqaruar rreth masave të reja për faljen e detyrimeve tatimore, duke theksuar se këto falje nuk përfshijnë gjobat për automjetet.
    Ai shpjegoi se ligji i ri prek individë dhe biznese që kanë borxhe për detyrime tatimore, përfshirë TVSh dhe taksat doganore, duke lehtësuar ata që kanë papaguar nga viti 2015 deri në dhjetor 2024. Ai theksoi se ligji nuk përfshin faljen e gjobave të tjera, si ato për automjetet.
    “Bëhet fjalë për individ të cilët falen për detyrim tatimi për të ardhurat, për biznese në forma të ndryshme si person fizik ose entitet të cilët falen për detyrimet e tatimeve për të ardhurat për TVSh dhe taksa doganore dhe nuk bëhet fjalë për faljet e gjobave të makinës. Nëse unë si biznes kam marrë një gjobë në mars apo në prill të 2025 ky ligj nuk ki përfshinë këto gjëra. Përfshin njoftim vlerësimet të dala deri në dhjetor 2024. Për njoftim vlerësimet të dala deri në dhjetor 2014 falet çdo gjobë. Ndërkohë për detyrimet nga 2015-2019 është  lënë një afat për tu falur nëse entiteti paguan burimin tatimor”, u shpreh  Stefani.
    Ai u shpreh gjithashtu se nuk duhet të ketë shqetësim se ky mekanizëm mund të nxisë bizneset të anashkalojnë detyrimet e tyre sepse ka penalitete që ato do të përballen.
    Sipas eksperti, administrata tatimore ka mekanizma të forta për të mbledhur borxhet, si bllokimi i llogarive bankare dhe pasurive, por ky ligj i ri ofron mundësi për ata që janë në vështirësi financiare dhe duan të shfrytëzojnë mundësinë për të pastruar borxhet e vjetra.
    “Duhet të kemi parasysh se si rezultat i punës së administratës, ajo merret me vjeljen e borxhit sepse ka  një sërë instrumentesh. Administrata bllokon llogaritë bankare të biznesit, shkon  deri tek llogaritë bankare personale të administratorit, bllokon të drejtën për shitjen e mjeteve, të bllokon shit-blerjen e pronave. Duhet të kuptojmë se bizneset të cilat janë operative i kanë paguar detyrimet, zakonisht kjo pjesë që i referohet ligji dhen që prek janë ato persona të cilët e kanë mbyllur biznesin dhe i kanë bllokuar shit-blerjen e një automjeti dhe në këtë rast ky person i cili tashmë e ka mbyllur biznesin përfiton nga kjo falje. Një biznesmen nuk thotë s’ka problem le të marrë gjobën se në të ardhmen do të falen, bizneset janë të tilla  që kufizohen nga frika ndaj penaliteteve. Kjo është pjesë e një pakete të tërë, janë bërë disa ndryshime dhe  është pjesë e “paqes fiskale”, dhe unë do ta quaja si diçka jo shumë të zakonshme”, tha ai.

  • Rritje pensionesh apo rishpërndarje e bonusit të fundvitit? Eksperti sqaron si do të funksionojë skema

    Rritje pensionesh apo rishpërndarje e bonusit të fundvitit? Eksperti sqaron si do të funksionojë skema

    Kryeministri Edi Rama dha pak ditë më parë lajmin se në Buxhetin për vitin 2026 do të parashikohet rritje për pensionet, por jo vetëm.
    Në një intervistë televizive, eksperti Kujtim Hoxha ka sqaruar skemën se si do të veprohet dhe impaktin që kjo do të ketë në jetën e pensionistëve.
    “Bonusi i fundvitit do të jetë i ndarë në mënyrë përpjesëtimore për çdo muaj në 2026. Bonusi është një e ardhur që futet në xhepat e pensionistëve por mënyra e shpërndarjes dhe ajo që propagandohet si rritje është thjeshtë fasadë.Sipas grupeve të interesit janë ndarë në pensione të plota, invaliditeti dhe pensione familjare.Për të nxjerrë një konkluzion se çfarë përfitojnë pensionistët.Pensionet e plota në zonat rurale do të përfitojnë 1 mijë lekë, invaliditeti 600 lekë, pensionet familjare 700 lekë.Kjo në tërësi sjell më pak të ardhura se bonusi i fundvitit”, tha ai.

  • Ari i padukshëm i epokës digjitale, harta e mineraleve të rralla favorizon Shqipërinë

    Ari i padukshëm i epokës digjitale, harta e mineraleve të rralla favorizon Shqipërinë

    Janë quajtur minerale të rralla, por njihen edhe si “ari i padukshëm” i epokës digjitale dhe të gjelbër. Nga 17 elementë kimikë që gjenden në sasi të vogla në koren e Tokës, Shqipëria, edhe pse territor i vogël, përmban disa prej tyre në disa zona.
    Në hartën e publikuar së fundmi nga Agjensia Publike Europiane e trajnimeve pasqyrohet prania e kobaltit në Pogradec, material me rëndësi të veçantë për bateritë me litium.
    Po ashtu bakri, me rezerva në zonën e Lezhës dhe Kukësit, boksit, magnez, Nikeli në Kukës, Devoll, Çervenakë, Përrenjas dhe Librazhd si depozita e klasit C dhe një depozitë të klasit B në Devoll.
    Sipas Bashkimit Europian kërkesa e përgjithshme për lëndë të para pritet të rritet gjashtëfish deri në vitin 2030 dhe shtatëfish deri në vitin 2050. Për ekspertët kjo pasuri kombëtare ka premisa të veprojë dyfish.
    “Kushtet dhe mënyrat e trajtimit të këtyre minierave dhe të këtyre mineraleve, kushtet standarde mjedisore, sanitare dhe standardet e sigurisë në punë, si dhe transparenca e përdorimit të koncesioneve të dhëna për këto minerale, nuk lidhen vetëm me shfrytëzimin e tyre si lëndë e parë, por edhe me mënyrën e përpunimit të këtyre mineraleve në gjysmëprodukte, të cilat do të kenë një vlerë të shtuar”, shprehet eksperti Albert Gajo.
    Efiçenca e tyre në ekonomi është e siguruar, mendon eksperti Gajo, duke iu referuar hartës ekonomike europiane.
    “Kjo do të jetë një çelës shumë i rëndësishëm për të zhvilluar një sektor që është fuqishëm dhe ka një perspektivë afatgjatë, sepse është treg i sigurt dhe një treg ku Shqipëria do të jetë pjesë e një periudhe shumë të gjatë dhe afatgjatë në zhvillimin ekonomik”, nënvizon eksperti.