Tag: eksperti

  • Paralajmëron eksperti ushtarak: Europa duhet të përgatitet për luftë me Rusinë!

    Paralajmëron eksperti ushtarak: Europa duhet të përgatitet për luftë me Rusinë!

    Sipas një eksperti ushtarak britanik vendet e NATO-s mund të përfshihen në një konflikt ushtarak me Rusinë brenda dy vitesh. ​​​​​​​Lufta me Rusinë mund të fillojë në Baltik.

    Ed Arnold, ekspert ushtarak pranë Institutit Britanik të Shërbimeve Mbretërore të Bashkuara (RUSI) tha në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve dpa se vendet e NATO-s duhet të përgatiten për një konflikt ushtarak me Rusinë në vitin 2027.
    Në lidhje me investimet masive që planifikon Gjermania në sektorin e armatimeve, Arnold paralajmëroi se, duke pasur parasysh kërcënimin nga Rusia, qeveria gjermane nuk ka kohë për t’i shpërndarë investimet në një periudhë dhjetëvjeçare. Në vend të kësaj ushtria gjermane, Bundeswehr, duhet së pari të fokusohet në zgjerimin e shpejtë dhe të ndjeshëm të rezervave të sistemeve të sprovuara të armëve dhe zë municioneve – veçanërisht të municioneve për artilerinë.
    Bundeswehr-i duhet të pajiset me pajisje të rënda
    Ndër sistemet e rekomanduara bëjnë pjesë raketat Taurus, tanke të tipit Leopard 2 A8 dhe automjete të blinduara transporti të tipit Boxer. Si tanket edhe atomjetet e brinduara përdoren edhe nga vende të tjera evropiane.
    Sipas britanikut Bundeswehr-i mund ta “rrisë masivisht” prodhimin e tyre , të pajisë njësitë e veta me pajisje të rënda dhe të furnizojë edhe aleatët.
    Jo gjithmonë nevojitet më e mira
    Evropa duhet të heqë dorë nga ideja për të pasur gjithmonë armët teknologjikisht më të avancuara, tha Arnold. “Shembulli i Ukrainës tregon se nuk duhet të kesh gjithmonë më të mirat.”
    E rëndësishme është të jesh thjesht pak më mirë se kundërshtari”, thotë eksperti. Po ashtu nuk është e këshillueshme që të shpenzohen shumë para për pajisje prej të cilave në rast rreziku mund të humbasësh dhjetë në ditë.
    Sipas Ed Arnold sot ka ndryshime në mënyrën se zhvilliimit të luftimeve. Kjo lidhet me përdorimin e dronëve edhe në nivelin më të ulët të ulët të luftimeve. Dronët janë “të gjithëpranishëm në fushën e betejës” – tha Arnod.
    Lufta me Rusinë mund të fillojë në Baltik
    Nëse Rusia do të kërkojë qëllimisht të nisë një konflikt, eksperti beson se kjo ka shumë të ngjarë të ndodhte në Baltik, për shembull në Suvalki, e vetmja urë tokësore që lidh shtetet e NATO-s në Evropën Qendrore dhe aleatëve baltikë. Nisur nga aktivitetet e shumta ushtarake në Evropë Arnold paralajmëroi edhe për mundësinë që vendet e NATO-s dhe Rusia të përfshihen pa dashje në një konflikt diku tjetër./DW

    Top Channel

  • Eksperti: Evropa duhet të përgatitet për luftë me Rusinë

    Eksperti: Evropa duhet të përgatitet për luftë me Rusinë

    Ed Arnold, ekspert ushtarak pranë Institutit Britanik të Shërbimeve Mbretërore të Bashkuara (RUSI) tha në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve dpa se vendet e NATO-s duhet të përgatiten për një konflikt ushtarak me Rusinë në vitin 2027.
    Në lidhje me investimet masive që planifikon Gjermania në sektorin e armatimeve, Arnold paralajmëroi se, duke pasur parasysh kërcënimin nga Rusia, qeveria gjermane nuk ka kohë për t’i shpërndarë investimet në një periudhë dhjetëvjeçare. Në vend të kësaj ushtria gjermane, Bundeswehr, duhet së pari të fokusohet në zgjerimin e shpejtë dhe të ndjeshëm të rezervave të sistemeve të sprovuara të armëve dhe zë municioneve – veçanërisht të municioneve për artilerinë.
    Bundeswehr-i duhet të pajiset me pajisje të rënda

    Ndër sistemet e rekomanduara bëjnë pjesë raketat Taurus, tanke të tipit Leopard 2 A8 dhe automjete të blinduara transporti të tipit Boxer. Si tanket edhe atomjetet e blinduara përdoren edhe nga vende të tjera evropiane.
    Sipas britanikut Bundeswehr-i mund ta “rrisë masivisht” prodhimin e tyre , të pajisë njësitë e veta me pajisje të rënda dhe të furnizojë edhe aleatët.
    Jo gjithmonë nevojitet më e mira
    Evropa duhet të heqë dorë nga ideja për të pasur gjithmonë armët teknologjikisht më të avancuara, tha Arnold. “Shembulli i Ukrainës tregon se nuk duhet të kesh gjithmonë më të mirat.”
    E rëndësishme është të jesh thjesht pak më mirë se kundërshtari”, thotë eksperti. Po ashtu nuk është e këshillueshme që të shpenzohen shumë para për pajisje prej të cilave në rast rreziku mund të humbasësh dhjetë në ditë.
    Sipas Ed Arnold sot ka ndryshime në mënyrën se zhvilliimit të luftimeve. Kjo lidhet me përdorimin e dronëve edhe në nivelin më të ulët të ulët të luftimeve. Dronët janë “të gjithëpranishëm në fushën e betejës” – tha Arnod.
    Lufta me Rusinë mund të fillojë në Baltik
    Nëse Rusia do të kërkojë qëllimisht të nisë një konflikt, eksperti beson se kjo ka shumë të ngjarë të ndodhte në Baltik, për shembull në Suvalki, e vetmja urë tokësore që lidh shtetet e NATO-s në Evropën Qendrore dhe aleatëve baltikë. Nisur nga aktivitetet e shumta ushtarake në Evropë Arnold paralajmëroi edhe për mundësinë që vendet e NATO-s dhe Rusia të përfshihen pa dashje në një konflikt diku tjetër./dw

  • Kontributet për sigurimin e bujqve, eksperti Hoxha sqaron kushtet dhe dokumentacionin që duhet dorëzuar, ja ndarja

    Kontributet për sigurimin e bujqve, eksperti Hoxha sqaron kushtet dhe dokumentacionin që duhet dorëzuar, ja ndarja

    Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” ishte i ftuar eksperti i pensioneve Kujtim Hoxha, i cili u ndal tek kontributet e bujqve. Ai ka sqaruar kushtet që duhet të plotësojë bujku ose blegtori për t’u siguruar si dhe dokumentacionin që duhet të dorëzojë.
    “Të vetëpunësuar në bujqësi ose bujqit privat kanë nisur të sigurohen që në 1.10.1993. Është parashikuar mënyra se si dhe në çfarë kushtesh duhet të sigurohet i vetëpunësuari në bujqësi. Duhet të ketë tokën bujqësore me ligjin 7501 ose kanë tokë me qera me kontratë, duhet të jenë banorë të zonës ku ushtrojnë aktivitetin.Sa i përket dokumentacionit, janë:
    Certifikatë e datës 1 gusht 1991 si ka qenë në atë kohë,Dokumenti që ka përfituar tokë nga ligji 7501 që merret në komunëTë ketë plotësuar moshën 16 vjeç e lart”, tha ai.
    Eksperti Hoxha ka sqaruar gjithashtu për shifrën e cila duhet përdorur për t’u siguruar, shifër e cila dallon nga zonat fushore në ato malore, duke dashur të favorizohen pak ato persona që jetojnë në kushte më të vështira.
    “Pagesa për zonat fushore ka nisur me 1620 lekë të rinj në vit deri në 2002, sot është 42 mijë lekë, ndërsa në zonat malore parashikohet në shifrën 32 mijë lekë të reja në vit.Gjithashtu bujqit kanë të drejtë të blejnë periudha edhe për periudha që mund të kenë mbetur pa siguruar. Por do ti paguajnë me tarifat e sotme, jo me shifrat që kanë qenë psh deri në 2002”, tha ai.

  • ‘Ka shpresë’, si i sheh eksperti amerikan negociatat Rusi-SHBA

    ‘Ka shpresë’, si i sheh eksperti amerikan negociatat Rusi-SHBA

    Një proces negociues midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara rezulton të jetë produktiv dhe ka të ngjarë të rezultojë në heqjen e sanksioneve amerikane të vendosura më parë kundër Rusisë, tha këtë të shtunën eksperti amerikan i ekonomisë, Jeffrey Sachs.

    “Unë mendoj se bisedimet e vazhdueshme midis SHBA dhe Rusisë mund të jenë shumë produktive,” tha Sachs. “Ka shpresë, patjetër që është. Gjithçka po funksionon në drejtimin e duhur drejt heqjes eventuale të sanksioneve të SHBA ndaj Rusisë, mendoj.”

    Sachs, i cili shërben si profesor dhe drejtor i Qendrës për Zhvillim të Qëndrueshëm në Universitetin e Kolumbias në Nju Jork, shtoi se ai nuk sheh asnjë rrezik urgjent për Rusinë në këtë moment në lidhje me politikën e Presidentit të SHBA Donald Trump për tarifat doganore.

    “Të ashtuquajturat luftëra tarifore të Trump nuk do të jenë një problem i madh për Rusinë, pasi nuk do të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë dhe të rëndësishëm në këtë vend”, tha eksperti.

  • Mesazhi në WhatsApp që alarmoi shqiptarët, eksperti: Vjen nga një emër që e njihni…

    Mesazhi në WhatsApp që alarmoi shqiptarët, eksperti: Vjen nga një emër që e njihni…

    Para pak ditësh Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike apeloi qytetarët që të tregohen të kujdesshëm për një mesazh që vjen në llogarinë e tyre në WhatsApp. Mesazhi ju fton që të votoni për një vajzë që është konkurrente në një konkurs baleti. Në të vërtet ky është një mashtrim!
    Nëse ju klikoni linkun që ju vjen dhe më pas ndiqni procedurat e tjera duke vendosur edhe kodin e llogarisë, hakerat do të kenë akses në të gjitha të dhënat tuaja.
    Lidhur me këtë rast që alarmoi shqiptarët, eksperti i teknologjisë dhe dixhitalizimit, Elvis Bregu i ftuar në “Aldo Morning Show” në Tv Klan tha se në dukje mesazhi lë të kuptohet që po ju vjen nga një person që ju e njihni dhe është në kontaktet tuaja. Por, kjo nuk është e vërtetë!
    (Njoftimi nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike)

    Hakerat përdorin emrin e një personi nga lista e kontakteve tuaja për ta bërë mesazhin më të besueshëm. Prandaj dhe mesazhi që vjen hapet në një dritare të re dhe jo tek bisedat që ju keni bërë më parë me personin në fjalë. Detaj ky që tregon se është një mashtrim!
    Elvis Bregu tha se ajo që duhet të bëjnë qytetarët është që të mos klikojnë linkun dhe as të ndjekin hapat e tjerë pas veprimit të parë.
    “Është shumë i vërtetë saqë gjatë kohës që unë po përgatitesha për të hyrë në emision sapo më erdhi ky mesazhi nga një persona që është listën time të kontakteve, nga miku im, i cili më thotë ‘Voto për Roxanën’. Është ky rasti shumë i famshëm që po qarkullon shumë në Shqipëri, të vjen ky mesazhi për një konkurrim hipotetik, që në fakt nuk ekziston. Mua në fakt nuk ma dërgon realisht ai që kam në kontakt, por ata që merren me të tilla mashtrime përdorin një emër që është në listën e kontakteve të mia. Deri më sot mesazhet janë më të përgjithshme, tani i kanë kthyer edhe në shqip, kjo është edhe risia e kohëve të fundit. Konkretisht bëhet fjalë për një link i cili të kërkon që të lidhesh me llogarinë tënde në WhatsApp online dhe të kërkon kodin e verifikimit që të vjen në telefon. Rregulli i parë në të tilla raste është që nuk duhen dhënë këto lloj kodesh nëpër platforma, këto kode sigurie. Njerëzit duhet të jenë shumë të kujdesshëm, t’i bëjnë pyetjen vetes se përse më ka ardhur mua ky mesazh. Në rastin konkret bëhet fjalë për një konkurs që t’i nuk ke asnjë lloj informacioni tjetër, po t’i shikosh emrat janë rusë. Po ta shikosh ky mesazh të vjen nga një person që t’i e njeh, që e ke në listën e kontakteve, por nuk të vjen nga e njëjta dritare që ti ke komunikuar më parë me atë person. Pra shikon dy dritare nga i njëjti person dhe kjo është një mënyrë se si ta kuptosh që është një mashtrim.”
    Megjithëse mashtrime të tilla janë bërë më lokale dhe të përshtatura në shqip, eksperti tha se nuk ka vend për panik.
    “Nuk ka vend për panik. Po dëgjoja disa ekspertë që thoshin se mjafton ta klikosh atë linkun dhe telefoni yt nuk është më i yti, bëhet i dikujt tjetër. Nuk është e vërtetë, duhet të merret më me qetësi dhe mendoj se paniku u jep më shumë dorë atyre që merren me mashtrimin. Pra sa më të qetë të jemi dhe të informohemi sa më shumë me mesazhet që na vijnë, aq më pak ndodhin këto mashtrime. Nga ana tjetër thamë që po vijnë këto mesazhe, mashtrimet, po bëhen më lokale. Po i shohim në gjuhën shqipe, ndërkohë që më parë ishin më të dallueshme, por tani edhe gjuha ka filluar të përmirësohet. Por, në nivel global mashtrimet janë shumë të përhapura.”

  • SMS mashtruese në celular, me përjashtim të Kukësit

    SMS mashtruese në celular, me përjashtim të Kukësit

    ”Përshëndetje! Ju lutem votoni Roxana Costin në këtë sondazh, ajo është vajza e një mikut tim, çmimi kryesor është një bursë për arsim falas për të gjithë vitin e ardhshëm, kjo është shumë e rëndësishme për të. Faleminderit shumë”.
    Nëpërmjet mesazheve të tilla e të tjera të ngjashme si ky, synohen të përvetësojë të dhënat tuaja personale. Eksperti i IT, Erion Demiri këshillon që nëse një mesazh i ngjashëm si ky vjen në celularin tuaj, të mos klikohet dhe të mos bëhet asnjë veprim. Por çfarë duhet të bëjmë nëse kemi klikuar mbi link dhe të dhënat tona janë marrë nga dikush tjetër i panjohur për ne?

    ”Klikimi i vetëm një linku që ne na vjen në Whatsapp nuk përbën në vetvete një rrezik të madh sepse faqja që hapet kërkon pastaj të dhëna të tjera nga ne. Ku pastaj në mënyra të ndryshme mashtrimi na kërkohet të fusim një kod të caktuar dhe gjëra të tjera. Për këtë rast specifik mjaftojmë që ne të shkojmë te ato që i quajmë linked devices, pra që janë pajisje që ti i ke lejuar të lidhen me telefonin tënd dhe të hiqen ato pajisje që ne u kemi dhënë të drejtën për përdorim”, tha për ”A2 cnn”.
    Eksperti këshillon që kushdo që bie pre e këtij mashtrimi të bëjë denoncim në polici. Vepra penale e krimit kibernetik gjatë vitit të kaluar ka qenë në rritje. Më pak raste të regjistruara në Shkodër, Dibër, Gjirokastër e Sarandë. Ndërsa qarku i Kukësit nuk ka regjistruar asnjë vepër penale që lidhet me krimin kibernetik

  • Alarmante/ Eksperti i bën thirrje SPAK të hetojë cënimin më të madh të privatësisë nga interneti

    Alarmante/ Eksperti i bën thirrje SPAK të hetojë cënimin më të madh të privatësisë nga interneti

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Pesticidi në luleshtrydhet nga Greqia, eksperti: Rrezik për fertilitetin, mund të shkaktojë kancer

    Pesticidi në luleshtrydhet nga Greqia, eksperti: Rrezik për fertilitetin, mund të shkaktojë kancer

    Eksperti Abdyl Sinani ngriti alarmin për rrezikun serioz që paraqet për shëndetin pesticidi i gjetur në luleshtrydhet e importuara nga Greqia. I ftuar në një emision televiziv, ai theksoi se lënda toksike e identifikuar në këto fruta mund të ketë pasoja të rënda, duke filluar nga dëmtimi i sistemit hormonal, problemet me fertilitetin tek gratë dhe deri te shkaktimi i sëmundjeve të rënda si kanceri.
    “Këto lëndë janë toksike dhe helmojnë organizmin. Janë jashtëzakonisht të dëmshme për shëndetin. Ato ndikojnë te hormonet, tek lindshmëria e grave, dhe nëse konsumohen për një kohë të caktuar, mund të çojnë në zhvillimin e kancerit. Po ashtu, ndikojnë negativisht edhe në sistemin nervor, duke shkaktuar marrje mendsh, dhimbje koke dhe dobësim të organizmit, varësisht nga sasia e konsumuar”, u shpreh Sinani.
    Situata është bërë edhe më shqetësuese pas publikimit të të dhënave zyrtare, ku thuhet se tre ngarkesa me luleshtrydhe të ardhura nga Greqia kanë rezultuar të kontaminuara me pesticide të rrezikshme, duke u bërë objekt hetimi nga Komisioni Europian përmes sistemit RASFF, Sistemi i Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqimet dhe Ushqimin për Kafshët.
    Njëra nga ngarkesat, e cila hyri në Shqipëri më 1 prill, ka rezultuar të përmbajë mbetje të substancës Clofentezine, një pesticid që përdoret për luftimin e merimangave në kultura bujqësore. Kjo lëndë është e ndaluar në disa vende të BE-së për shkak të toksicitetit të saj të lartë dhe potencialit për të shkaktuar dëme serioze në organizëm.

  • Nga janari paga minimale 500 euro, eksperti i ekonomisë: Duhet model i balancuar për të gjitha qarqet në vend

    Nga janari paga minimale 500 euro, eksperti i ekonomisë: Duhet model i balancuar për të gjitha qarqet në vend

    Duke nisur nga janari i vitit 2026, paga minimale do të jetë 500 euro. Eksperti i ekonomisë, Flobenc Dilaveri tha në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH se ky është një lajm i mirë për të punësuarit, por një sfidë e madhe për disa biznese dhe sektorë të ekonomisë.
    Dilaveri theksoi se kjo rritje do të sjellë përfitime për ata që punojnë ligjërisht, por do të jetë një sfidë për bizneset informale, ku paga nuk deklarohet e plotë.
    “Ky standard nuk vendoset vetëm për pagën minimale në sektorin publik por është paga minimale në rang vendi, publik dhe privat. Bizneset do të jenë të detyruara që ta kenë pagën minimale 500 euro. Ky është një lajm i mirë për të punësuarit, por nuk është lajm i mirë për atë pjesë të ekonomisë që është informale dhe për një pjesë të biznesit që punon me paga pjesërisht të deklaruara. Nuk është një lajm i mirë edhe për një pjesë të bizneseve që edhe pse punojnë në formalitet total nuk e kanë fuqinë ekonomike për të shkuar në nivel të tillë të pagës minimale”, tha eksperti.
    Një nga shqetësimet kryesore të ekspertit është se rritja e pagës minimale do të sjellë pasoja për bizneset që nuk kanë mundësi ekonomike për të përballuar këtë nivel pagash. Ai argumentoi se një pjesë e madhe e bizneseve, sidomos ato më të vogla, mund të hasin vështirësi në arritjen e nivelit të pagës minimale duke çuar në rritje të çmimeve të produkteve apo shërbimeve në përpjekje për të mbuluar shpenzimet e rritura.
    “Sfida më e madhe për ta bërë reale pagën minimale është lufta kundër informalitetit dhe krijimi i një baze sa më të barabartë për bizneset që të kenë mundësi të aplikojnë këtë lloj skeme. Një pjesë e bizneseve është një sfidë e shtuar nga momenti që deklarojmë rritjen e pagës minimale pasi për ta do të rriten shpenzimet. Kur një biznes rrit pagën minimale  tej mundësive të tij, kjo çon në rritjen e çmimit të produkteve. Rritja e pagës minimale, por në varësi të çmimeve që ke krahasohet edhe me konsumin që ti mund të kryesh. Sfidë që me rritjen e pagës por edhe të sigurojmë uljen e çmime që kjo pagë të ofrojë një blerje më të madhe të produkteve pasi do të vijojmë të mbetemi në të njëjtin nivel minimal siç jemi sot”, u shpreh Dilaveri.
    Eksperti i ekonomisë theksoi se është e rëndësishme që Shqipëria të marrë në konsideratë një model më të balancuar për pagën minimale, ku mund të merrte parasysh dallimet rajonale.
    “Vetëm 22 vende të BE ndjekin këtë model të një page minimale, por në Shqipëri do kishte një vlerë më shumë nëse ne do të ndiqnin një model page minimale rajonale dhe pastaj të kishim një standard për pagën minimale kombëtare. Të jemi koshient paga që aplikohet në Tiranë apo në një apo dy rrethe të mëdha nuk është e njëjtë me pagën që mund të aplikohet në qytete më të vogla. Nëse do vijmë në të njëjtin shtrat për të gjitha bizneset, normalisht që për ta do ketë një vështirësi. Kryesorja në ekonominë tonë është pjesa e ekonomisë informale e cila nuk arrin të lejojë që benefitet e saj të merren nga të gjithë të punësuarit në sektorin privat”, u shpreh ai.
    Një tjetër problem që eksperti vuri në dukje është ekonomia informale, e cila ka ndikim të drejtpërdrejtë në kontribueshmërinë për sigurimet shoqërore dhe pensionet.
    “Nëse dikur kishim 11 individë që kontribuonin për pensionin e një qytetari sot raporti është 1 me 1.2 dhe këtu ka ndikuar informaliteti në bujqësi që ka qenë vitet e shkuara. Kemi të rinj që largohen në momentet kur duhet të fillojnë të kontribuar. Ka një përgatitje nga qeveria në momentin kur deklarohet rritja e pagës minimale dhe është programuar të përballohet. Bujqësia është sektori më informal në vend dhe do vijojë të jetë i tillë nëse nuk krijomë politika atraktive më shumë se sa detyruese ndaj fermerëve për t’i detyruar ata që të kuptojnë se e ardhmja e tyre është formaliteti dhe jo puna individualisht ku nuk paguajnë sigurime shoqërore dhe nuk mendojnë për të ardhmen e tyre, por vetëm për përfitimin e momentit”, përfundoi ai.

  • “Paguani 65% të kapacitetit”/ Eksperti i ekonomisë jep alarmin: Vendimi i Ramës prek 25% të bizneseve, konsiderohet masë fiskale

    “Paguani 65% të kapacitetit”/ Eksperti i ekonomisë jep alarmin: Vendimi i Ramës prek 25% të bizneseve, konsiderohet masë fiskale

    Eksperti i ekonomisë, Eduart Gjokutaj e quan nismën e qeverisë që sipërmarrësit turistikë të parapaguajnë taksën për 65% të kapacitetit dhe të mos kenë kontrolle, si një vendim që do të kufizojë tregun.
    Në studion e Quo Vadis, në Vizion Plus nën moderimin e Pranvera Borakajt, Gjokutaj tha se kjo ndërhyrje nga qeveria duhet të ndalohet, pasi sipas tij kjo paracakton sa do të taksohesh.
    Eksperti i ekonomisë u shpreh se kjo do të thotë që xhiron t’a vendos qeveria.

    Gjokutaj deklaroi në Vizion Plus se ky nuk është premtim, por konsiderohet si një masë fiskale
    Pjesë nga biseda:
    Borakaj: Zoti Gjokutaj, në 24 orët e fundit kemi pasur dy zhvillime të forta, le të themi. E para është oferta e Ramës për sipërmarrësit turistikë, i cili ju kërkoi që të parapaguajnë taksën për 65% të kapacitetit dhe të mos kenë kontrolle. Si ju duket kjo nismë e qeverisë, e lufton vërtetë informalitetin, si ndikon te biznesi?
    Gjokutaj: Vendimi që doli kufizon tregun. Unë do prisja një reagim nga të gjithë touroperatorët. Është një ndërhyrje që po bëhet rëndom dhe kjo duhet të ndalohet. Kjo paracakton sa do të taksohesh. Nëse nuk deklaron sa duhet, por pa dhënë një shpjegim se pse është lejuar, është toleruar  ky informaliteti, duhen diskutuar disa elemente përpara, e pastaj të vendosësh 65%. Kjo do të thotë që qeveria të vendosë xhiron. Kjo prek 20-25% të bizneseve. Ky nuk është premtim, konsiderohet si një masë fiskale, por të gjithë ekspertët janë kundër referencave. Vendosja e referencës prish barazinë e taksapaguesve.
    Borakaj: BE i jep Shqipërisë  64.5 milionë euro. I merr per shkak të programit dhe mirëqeverisjes së PS, apo nëse ndryshon drejtimi i Shqipërisë, do të jenë sërish këto fonde?
    Gjokutaj: Situata është kontradiktore, tjetër në letër e tjetër në realitet. Në këtë moment BE kërkon të stimulojë dhe të mbajë gjallë atë të antarësimit. Ka shumë elementë, natyrisht në letër jemi shumë mirë, sepse ende nuk ka hyrë grupi i kapitujve në apektet praktike. Por, kur vendi futet në BE, hidhet ideja që do të dyfishohet vlera e pronave. Natyrisht që do të rriten çmimet, por këto nuk janë të mirëqena, duhet të meritohen. Dy partitë e mëdha, natyrisht që janë më konservatore dhe nuk kanë shprehur ide për të ndryshuar modelin ekonomik, për të hedhur qasje ndryshe.