Tag: ekskluzive

  • Pamje ekskluzive, ekzekutohet në mes të rrugës një person në Athinë

    Pamje ekskluzive, ekzekutohet në mes të rrugës një person në Athinë

    Një person ende i pa njohur u ekzekutua gjatë orëve të mbrëmjes të se shtunës në rrugën Karolou në lagjen Metaksurgjio të Athinës.

    Burime policore thanë se burri që njihet si përdorues droge në zonë, mund të jetë qëlluar me thikë. Ai u dërgua në spitalin Gjenimatas të Athinës por mjekët nuk mundën ta shpëtonin.
    Gazetari i Top Channel Artur Bibe siguroi pamjet ekskluzive në të cilat dallohet viktima që po ecën në rrugë i plagosur. Ai nuk mundet të qëndrojë në këmbë dhe ulet në tokë. Pak sekonda më vonë ai vë re hemorragjinë në zonën e këmbëve dhe kërkon ndihmë nga kalimtarët të cilët fillimisht nuk e ndihmojnë.
    Pak më vonë një kalimtar i jep një letër dhe njofton policinë. Por është vonë për viktimën i cili dallohet në pamje se humb ndjenjat dhe pak minuta më vonë vdes.
    Policia fillimisht tha se mund të jetë vetëvrasje por pamjet tregojnë se viktima ka marrë plagë me thikë dhe me gjasa nga ndonjë sulm prej përdoruesve të tjerë të drogës që qarkullojnë në zonën Metaksurgjio.

    Top Channel

  • Ekskluzive/ “Luli është fenomen, Berisha në hall”, Rama për TCH: Nuk e kam etiketuar si buf, e kam konstatuar! Basha mandat?!

    Ekskluzive/ “Luli është fenomen, Berisha në hall”, Rama për TCH: Nuk e kam etiketuar si buf, e kam konstatuar! Basha mandat?!

    Në çelje të fushatës elektorale kryesocialisti Edi Rama ka dhënë një intervistë ekskluzive për Top Channel duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se si është konceptuar kjo fushatë elektorale.

    Pjesë nga intervista:
    Muhamed Veliu: Ju e keni etiketuar që në nisje të fushatës Berishën si buf, pse nuk e keni përmendur nongrata nga SHBA dhe Britania dhe pse keni zgjedhur Bashën që të dialogoni në distancë me stilin tuaj?
    Rama: Nuk e kam etiketuar, e kam konstatuar, ajo që ka mbetur nga PD e kohës kur PD në ’92 ishte në kohën dhe vendin e duhur për të marrë një besim, është një kënetë ku janë grumbulluar mbetjet e historisë politike shqiptare dhe ku dihet se cila është shtysa dhe objektivi i gjithë asaj grumbullate, që është në funksion të një hallexhiu të madh, bufit.
    Luli është një fenomen më vete i kësaj fushate dhe ju e dini që çdo fushatë ka dhe elementët e vet shumë serioze dhe ato humoristik, sepse politika nuk mund të jetë vetëm një luftë me vetulla të ngrysura ku njerëzit duhet të qeshin.
    Muhamed Veliu: A do të fitoj një mandat Basha?
    Rama: Nuk më duket se i ka forcat për ta bërë një gjë të tillë sepse dhe mënyra si e ka impostuar fushatën nuk lë shumë për të shpresuar.

    Top Channel

  • Intervista ekskluzive/ “Kush është ky?”, Ironia e Ramës për Chris LaCivita, kryeministri: Për mua, një turist më shumë në Tiranë

    Intervista ekskluzive/ “Kush është ky?”, Ironia e Ramës për Chris LaCivita, kryeministri: Për mua, një turist më shumë në Tiranë

    Në çelje të fushatës elektorale kryesocialisti Edi Rama ka dhënë një intervistë ekskluzive për Top Channel duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se si është konceptuar kjo fushatë elektorale.

    Ai u pyet edhe për këshilltarin e fushatës së Berishës, Chris LaCivita, për të cilin u përgjigj me ironi… “Kush është ky?”.
    Pjesë nga intervista:
    Muhamed Veliu: Arma sekrete e PS përballë LaCivita?
    Rama: Kush është ky? A të lutem tashi të mos biem edhe ne në këtë kurthin qesharak të njerëzve që kanë punën e tyre, për kënetë ai është një straeg, për mua është një turist më shumë në Tiranë.
     

    Top Channel