Tag: ekskluzive

  • Erdogan: Anëtarësimi në BE është qëllimi ynë pavarësisht pengesave në Bruksel

    Erdogan: Anëtarësimi në BE është qëllimi ynë pavarësisht pengesave në Bruksel

    Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se integrimi i plotë në Bashkimin Evropian mbetet qëllimi strategjik i Turqisë, pavarësisht vështirësive dhe pengesave që ende ekzistojnë në negociatat me Brukselin. Erdogan pas mbledhjes së kabinetit në Ankara u shpreh se diskutuan çështjet aktuale të politikës së jashtme, duke përfshirë zhvillimet e fundit në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.

    “Integrimi i plotë në Bashkim mbetet përparësia jonë strategjike, pavarësisht pengesave që na dalin përpara”, tha ai.

    Erdogan foli edhe lidhur me përshkallëzimin e vazhdueshëm të situatës së sigurisë në Detin e Zi, për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, duke vënë në dukje sulmin e fundit ndaj një anijeje cisternë brenda zonës ekskluzive ekonomike turke.

    Presidenti deklaroi se Turqia do të vazhdojë të punojë për t’i dhënë fund konflikteve në Detin e Zi dhe për të forcuar stabilitetin rajonal.

    “Synimi i anijeve tregtare në zonën tonë ekskluzive ekonomike të premten shënon një përshkallëzim shqetësues. Ne nuk mund t’i justifikojmë në asnjë rrethanë këto sulme që kërcënojnë jetën dhe sigurinë mjedisore, veçanërisht në zonën tonë ekskluzive. Ne po lëshojmë paralajmërimet e nevojshme për të gjitha palët në lidhje me situata të tilla”, tha presidenti turk.

  • Ekskluzive/ SPAK cakton datën dhe orën kur do thirret Berisha për “21 janarin”

    Ekskluzive/ SPAK cakton datën dhe orën kur do thirret Berisha për “21 janarin”

    Pak orë pasi SPAK konfirmoi thirrjen e kreu të PD Sali Berisha për ta pyetur për dosjen e “21 janarit”, në dyert e prokurorisë është paraqitur avokati Genc Gjokutaj.

    Jozyrtarisht mësohet se Berisha dorëzoi përmes avokatit kërkesën për afrimin e ditës se kur do të pyetet kreu i PD.Ditën e premte Berisha ndodhet jashtë vendit, dhe kjo është arsyeja pse kanë kërkuar ndryshim.
    Top Channel mëson se Berisha do të paraqitet në SPAK për këtë çështje, ditën e mërkurë në orën 9:00.
    Në një njoftim publik, Prokuroria e Posaçme tha se Berisha ka nënshkruar urdhër-thirrje teksa zbatoi sot masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.

    Top Channel

  • EKSKLUZIVE/ Gazetari i huaj konfirmon akuzat: Ja çfarë zbuluam për vëllain e Ramës dhe Taulant Ballën

    EKSKLUZIVE/ Gazetari i huaj konfirmon akuzat: Ja çfarë zbuluam për vëllain e Ramës dhe Taulant Ballën

    Gazetari investigativ Antoine Harari, nga media ndërkombëtare “Follow the Money”, ka konfirmuar se verifikimet e kryera nga ekipi i tij kanë vërtetuar akuzat e bëra më herët nga gazetarët shqiptarë ndaj vëllait të kryeministrit, Olsi Rama, dhe kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

    Gjatë një interviste ekskluzive për KAFE SHQETO në SYRI TV, Harari theksoi se organizata e tij nuk zbuloi prova të reja, por mori përsipër verifikimin e denoncimeve ekzistuese. Sipas tij, akuzat që lidhen me implikimin e tyre në trafik, korrupsion dhe komunikime me eksponentë të krimit të organizuar, pas procesit të verifikimit të fakteve, “rezultuan të vërteta”.

    “Ne thjesht verifikuam disa nga pretendimet dhe i gjetëm ato të vërteta, dhe kjo është arsyeja pse i raportuam,” u shpreh Harari, duke shtuar se puna e tyre ishte të bashkonin pikat e historive të ndryshme të raportuara në Shqipëri.

    Gazetari i huaj vlerësoi lart punën e kolegëve të tij shqiptarë, duke pranuar se pavarësisht presionit politik dhe kontrollit që kryeministri Edi Rama ushtron mbi një pjesë të madhe të medias, “ka ende gazetarë të shkëlqyer në Shqipëri që bëjnë punën e tyre dhe marrin rreziqe”.

    Një tjetër pikë kritike e ngritur nga Harari ishte ajo që ai e cilësoi si “problematike”: mungesa e ndarjes së pushteteve midis qeverisë dhe sistemit të drejtësisë. Ai shprehu shqetësimin për presionin që kryeministri ushtron mbi gjyqësorin, duke komentuar publikisht hetimet në vazhdim.

    “Lidhja midis qeverisë dhe sasisë së presionit që Edi Rama ushtron mbi gjyqësorin është problematike. Pavarësisht se çfarë ndodh, ai do ta komentojë në TV, do të përpiqet ta orientojë në një drejtim, pa respektuar ndarjen e pushteteve,” deklaroi Harari. Sipas tij, ky fenomen përbën një problem të madh për besimin tek institucionet dhe funksionimin e pavarur të drejtësisë.  

  • Ekskluzive/ 21 Janari, Top Channel siguron fletëthirrjen e Berishës në SPAK

    Ekskluzive/ 21 Janari, Top Channel siguron fletëthirrjen e Berishës në SPAK

    Top Channel ka siguruar fletëthirrjen e kreut të PD, Sali Berisha në SPAK për dosjen e ‘21 janarit’.

    Berisha është njoftuar të paraqitet të premten në orën 10:00.
     

    Top Channel

  • EKSKLUZIVE: Ja kush do jetë drejtori i ri i Kadastrës së Sarandës (EMRI)

    EKSKLUZIVE: Ja kush do jetë drejtori i ri i Kadastrës së Sarandës (EMRI)

    Pas një periudhe me performancë të vlerësuar si të dobët, drejtori i Kadastrës së Sarandës, Ilir Çibuku, është shkarkuar nga detyra.
    Burime për SarandaNews bëjnë me dije se pasuesi i tij do të jetë Klajdi Çeliku, i cili pritet të marrë zyrtarisht detyrën në ditët në vijim.
    Çeliku vjen nga Tirana dhe ka një eksperiencë profesionale si auditues pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Qendrore (ASHK), duke sjellë me vete njohuri dhe përvojë të konsiderueshme në fushën e administrimit kadastral.
    Ky ndryshim vjen si pjesë e një procesi të brendshëm ristrukturimi në sistemin e kadastrës, me synimin për të përmirësuar efikasitetin dhe transparencën në shërbimet ndaj qytetarëve.

  • Ekskluzive/ Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës

    Ekskluzive/ Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës

    Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

    Burimet bëjnë të ditur se vendimmarrja në trupën e gjyqtarëve ka qenë 5-3 në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës, pas propozimit që i kishte bërë Këshilli Bashkiak i Tiranës.
    Me këtë vendim, anulohet gjithashtu edhe dekreti i Presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve në Tiranë.

    Top Channel

  • Foto ekskluzive/ Si dukej Fatos Nano një vit para ndarjes nga jeta

    Foto ekskluzive/ Si dukej Fatos Nano një vit para ndarjes nga jeta

    Ish-lideri dhe ish-kryeministri socialist, pas largimit nga politika, mbajti një profil të ulët publik.

    Janë të pakta fotot dhe pamjet filmike gjatë viteve të fundit të njeriut që modernizoi Partinë Socialiste dhe i dha ton politikës shqiptare.
    Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, ka mundur të sigurojë këtë foto të zotit Nano, shkrepur një vit më parë. Ai është fiksuar në këtë foto pas një dreke me Taulant Ballën dhe Gramoz Ruçin, dy prej miqve të tij më të afërt.
    Edhe pse Fatos Nano e kishte ngushtuar në maksimum rrethin e personave me të cilët takohej, nuk kanë munguar asnjëherë takimet e shpeshta me Ballën dhe Ruçin.

    Top Channel

  • “Melania”: Dokumentari që ofron një pasqyrë ekskluzive të jetës së zonjës së parë

    “Melania”: Dokumentari që ofron një pasqyrë ekskluzive të jetës së zonjës së parë

    Dokumentari i shumëpritur “Melania” do të dalë në kinema në janar 2026 dhe do të hedhë dritë mbi rikthimin e zonjës së parë të SHBA-ve, Melania Trump, në Shtëpinë e Bardhë. Prodhimi, i realizuar nga Amazon MGM Studios, ka për qëllim të ofrojë shikuesve një pasqyrë të pashembullt të 20 ditëve para inaugurimit presidencial të vitit 2025, përmes syve të Melania Trump.
    Nëpërmjet një serie pamjesh ekskluzive, dokumentari do të ndjekë Melanian në periudhën e rëndësishme të tranzicionit, kur ajo përballet me kompleksitetet e presionit publik dhe administrativ gjatë kalimit në një rol të ri dhe të fuqishëm. Do të shihen takime kyçe, biseda private dhe momente të papara më parë, që do t’i japin publikut një pamje më të thelluar të jetës së saj.
    Melania Trump ka shpërndarë një foto në Twitter, ku shihet duke shikuar nga dritarja e një makine të parkuar, duke njoftuar dokumentarin dhe theksuar se ai do të pasqyrojë “jetën e saj të përditshme”, duke përfshirë periudhën e përgatitjeve për zhvendosjen në Shtëpinë e Bardhë dhe krijimin e ekipit të saj.
     

    Ky projekt premton të sjellë një perspektivë të re dhe të sinqertë mbi jetën e një prej figurave më të diskutuara të politikës amerikane.

  • Ekskluzive/ Pamje nga shtëpia e BBVK4, opinionistja që do ”shkundë” lojën dhe emrat që përfliten

    Ekskluzive/ Pamje nga shtëpia e BBVK4, opinionistja që do ”shkundë” lojën dhe emrat që përfliten

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • Ekskluzive: Zbulojmë të dashurin italian të Eva Muratit

    Ekskluzive: Zbulojmë të dashurin italian të Eva Muratit

    Moderatorja Eva Murati duket se është në një periudhë të lumtur në jetën e saj private. Burime ekskluzive për IconStyle kanë zbuluar se ajo është në një lidhje me një biznesmen italian, i cili prej disa kohësh është parë shpesh pranë saj në shoqëri të ngushtë.
    Fotot e siguruara nga Iconstyle tregojnë çiftin duke kaluar kohë së bashku në Tiranë dhe jashtë saj, ndërsa buzëqeshjet dhe komunikimi i afërt mes tyre konfirmojnë romancën.

    Kjo romancë vjen në mes të lajmeve rozë pas komentit të Evës për dasmën e ish partnerit të saj, Genar Topallit. Disa ndjekës aluduan se Murati mund të ishte xheloze, ndërsa njëri prej komenteve i shkruar në anglisht sugjeronte se edhe vetë moderatorja do të kishte dashur një dasmë të tillë përrallore. Eva nuk e la pa përgjigje këtë koment, duke reaguar ashpër:
    “Nuk dua që miliona shqiptarë të më dëshirojnë vdekjen sepse po mburrem me para që mund të jenë të vjedhura nga fondet publike. E di që më ndjek çdo ditë, por ta bësh këtë një ditë pas dasmës tënde është më shumë se patetike.”
    Por, nuk kaloi shumë kohë dhe Eva sqaroi deklaratën e bërë.
    “Besoj se shumë njerëzve u ka ardhur si bombë, pasi nuk është në natyrën time të shkruaj kështu apo të merrem me deklarata të tilla. Më vjen keq për gjithë këtë sepse rashë totalisht në kurth. Ishte një përgjigje e kthyer pas provokimeve të njëpasnjëshme në anglisht nga e njëjta adresë, dhe për t’ia mbyllur gojën u krijua kjo situatë e pakëndshme. Fatkeqësisht dhe pa dashje u bëra pjesë e një telenovele, që realisht nuk dua të jem pjesë. Jete të lumtur për të gjithë.”-tha ajo.
    Dasma e çiftit, Genar dhe Cindy e zhvilluar në Romë, ka qenë ndër më të komentuarat e ditëve të fundit, për atmosferën përrallore dhe luksin e ceremonisë. Pamjet e festës u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale, duke nxitur debate të shumta.