Tag: ekselentë

  • Matura Shtetërore/ Publikohen notat e lëndëve me zgjedhje, 366 studentë ekselentë

    Matura Shtetërore/ Publikohen notat e lëndëve me zgjedhje, 366 studentë ekselentë

    Notat e provimeve me zgjedhje u publikuan këtë të hënë, duke përmbyllur kështu të gjitha testimet e maturantëve.

    Shikoni këtu notën tuaj
    Provimet me Zgjedhje i kanë kryer në total 25 872 maturantë. 360 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 366 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.
    Kalueshmëria për këtë provim është 98.61% ndërsa nota mesatare është 7.72.

    Top Channel

  • Publikohen rezultatet e provimit të Matematikës. 673 ngelës, vetëm 166 maturantë ekselentë

    Publikohen rezultatet e provimit të Matematikës. 673 ngelës, vetëm 166 maturantë ekselentë

    Ministria e Arsimit dhe Sportit sapo ka publikuar notat e provimit të Matematikës. Të gjithë maturantët mund të marrin lehtësisht notat e tyre në sistemin digjital përmes linkut. Kliko këtu

    Sipas të dhënave të Portalit Studentor, 673 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 166 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.

    Kalueshmëria për këtë provim është 97.39% ndërsa nota mesatare është 6.47.

    Në provimin e Matematikës morën pjesë gati 27 mijë maturantë. 20 minuta pasi nisi provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, teza doli dhe qarkulloi në Facebook dhe rrjete të tjera sociale.

    Ministria e Arsimit tha se procesi nuk u cënua.

  • Publikohen notat e Gjuhës së Huaj! 216 maturantë ekselentë, 399 ngelës!

    Publikohen notat e Gjuhës së Huaj! 216 maturantë ekselentë, 399 ngelës!

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Janë publikuar rezultatet e provimit të gjuhës së huaj të Maturës shtetërore. Maturantët mund të shikojnë notat e tyre në dokumentin zyrtar të publikuar nga QSHA në linkun më poshtë: 
    Shikoni rezultatin këtu
    Provimin e gjuhës së huaj e kanë kryer në total 25 743 maturantë. 399 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 216 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë. Kalueshmëria për këtë provim është 98,45% ndërsa nota mesatare është 7.8.
    Dokumenta bashkëngjitur