Tag: ekran

  • News24 rikthehet në ekran pas 10 ditësh ndërprerje sinjali. Vijon beteja për informim të lirë!

    News24 rikthehet në ekran pas 10 ditësh ndërprerje sinjali. Vijon beteja për informim të lirë!

    Pas një ndërprerjeje të paprecedentë prej 10 ditësh, ekrani i News24 është sërish në transmetim.

    Ndërprerja e imponuar e sinjalit të televizionit më të madh informativ në vend mori fund sot me rikthimin e tij pranë shikuesve tanë besnikë.

    Pas ndërhyrjeve arbitrare që e bënë të pamundur vazhdimin e transmetimeve nga ambientet e mëparshme, News24 ka gjetur forcën dhe rrugën për të vijuar punën nga një hapësirë e re, duke mos hequr dorë nga misioni i tij.

    Ky rikthim është më shumë se një moment teknik; është një dëshmi e gjallë se liria e medias nuk mund të ndalet me urdhra, barriera apo tentativa të çdo forme për të heshtur zërin e së vërtetës dhe për të penguar të drejtën e informimit publik.

    Ai është fryt i besimit dhe mbështetjes së shikuesve që na kanë qëndruar pranë në ditët më të vështira.

    News24 rikthehet më i fortë, më i vendosur dhe me bindjen se kjo nuk është një nisje nga e para, por vazhdimi i betejës sonë të përditshme për të sjellë informacion të lirë, të pavarur dhe të pandikuar për publikun shqiptar.

  • Arbana Osmani rikthehet në ekran, ja ku do e shohim moderatoren

    Arbana Osmani rikthehet në ekran, ja ku do e shohim moderatoren

    Arbana Osmani po përgatit rikthimin e shumëpritur në ekran, me dy projekte të reja. Pas suksesit të sezonit të parë, ajo do të sjellë sezonin e dytë të “Mirëmbrëma Yje” në shtator.
    Po ashtu, është në fazë finalizimi një reality show që do të fokusohet në talentet e reja nga fusha të ndryshme të artit.
    Përveç këtyre, Arbana ka paralajmëruar dhe një projekt të ri ekskluziv për YouTube, pa dhënë shumë detaje për përmbajtjen. Ndërkohë, moderatorja ka deklaruar se ka bërë një ndryshim të madh në shtëpinë e saj mediatike, duke lënë pas një periudhë të gjatë në televizionin ku ka punuar për vite.

  • Ikona e modës Heidi Klum rrëfen: karrierë, nënë dhe rikthim në ekran

    Ikona e modës Heidi Klum rrëfen: karrierë, nënë dhe rikthim në ekran

    Supermodelja e njohur Heidi Klum është rikthyer në kopertinën e revistës PEOPLE, ku ka folur hapur për karrierën e saj të gjatë, jetën personale dhe qëndrimin ndaj vetes ndër vite.
    Në moshën 52-vjeçare, Klum vazhdon të shkëlqejë në pasarela, në ekran dhe si nënë e katër fëmijëve. “Nuk kam pasur kurrë problem të jem vetvetja. Edhe me të brendshme, unë nuk fshihem në ndonjë cep,” thotë Klum.
    Heidi kujtoi fillimet e saj si modele në Gjermani, rrugëtimin drejt suksesit ndërkombëtar dhe momentin që i ndryshoi jetën, kopertina e Sports Illustrated në 1998, që e bëri një ikonë të vërtetë të modës dhe një prej “Engjëjve” të Victoria’s Secret.
    Përtej modës, ajo është bërë e njohur edhe si prezantuese dhe producente e shfaqjeve si Project Runway, Germany’s Next Top Model dhe America’s Got Talent, duke dëshmuar se është më shumë sesa një fytyrë e bukur.
    Në intervistë, Heidi flet edhe për përkushtimin si nënë. Ajo kujton ditët kur balanconte punën me mëmësinë, shpesh duke xhiruar ndërsa ishte me fëmijë të vegjël, një rol që e ka përqafuar me dashuri.
    Tashmë ajo rikthehet në Project Runway, duke sjellë pasionin për modën dhe respektin për talentin e ri.
    “Jam ende e mahnitur nga njerëzit dhe ajo që mund të krijojnë,” thotë Klum, duke dëshmuar se pavarësisht viteve në industri, ajo nuk ka humbur as ndjenjën e pasionit, as origjinalitetin.

  • Galaxy Z Fold 7 do të jetë smartfoni më i hollë i Samsung me ekran të palosshëm

    Galaxy Z Fold 7 do të jetë smartfoni më i hollë i Samsung me ekran të palosshëm

    Një raport i WinFuture zbuloi se Galaxy Z Fold 7 do të jetë smartfoni me ekran me palosje më i hollë prodhuar nga Samsung me një trashë prej vetëm 8.9mm i palosur dhe 4.2mm i hapur.

    Roland Quandt pretendon se Z Fold 7 peshon vetëm 216 gram. Të dhënat raportuar nga WinFuture për madhësinë e baterisë, opsionet e memories dhe kamera për Z Flip 7 dhe Z Fold 7 qëndrojnë në një linjë me informacionet e publikuara në muajt e fundit.
    Mes informacioneve interesante është ekrani 4.1-inç cover i Flip 7, një rritje e ndjeshme e madhësisë së tij krahasuar me ekranin 3.4-inç cover të Flip 6.

    Flip 7 gjithashtu rapoertohet se është 70 përqind më i hollë sesa paraardhësi ndërsa ka bateri më të madhe. Ai që mungon në këtë informacione të publikuara është Galaxy Z Fold Ultra që Samsung e paralajmëroi në muajin Qershor.
    Evenimenti Unpacked i prezantimit të smartfonëve mbahet ditën e nesërme më 9 Korrik. /PCWorld Albanian

  • KAS shqyrton Durrësin/ Përfaqësuesi i Kalasë: Pamë filmimet nga KQZ, Arjan Ndojës i janë shtuar vota, të tjerëve u janë hequr! 

    KAS shqyrton Durrësin/ Përfaqësuesi i Kalasë: Pamë filmimet nga KQZ, Arjan Ndojës i janë shtuar vota, të tjerëve u janë hequr! 

    Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve mbajti sot mbledhjen e radhës për qarkun e Durrësit, ku kërkohet pavlefshmëri e rezultatit, por ankimit i është bashkuar edhe kërkesa e kandidatit demokrat Aulon Kalaja, i cili pretendon se i janë vjedhur votat preferenciale.
    Sot u dëgjuan në KAS edhe provat e depozituara nga shqyrtimi i filmimeve të pamjeve nga KQZ në qendrat e numërimit të kandidatit Aulon Kalaja, i cili nëpërmjet përfaqësuesit të tij ligjor dorëzoi pamjet filmike të marra nga KQZ, ku pretendon devijim votash jo vetëm ndaj tij, por edhe të 13 kandidatëve të tjerë.
    Kalaja është përfaqësuar në ankimim nëpërmjet subjektit Partia Lëvizja e Legalitetit. Një tjetër kandidate që ka ankimuar po për këtë qark, është edhe Ilirjana Kuçana.
    Përfaqësuesi ligjor i Kalasë lexoi të gjitha momentet dhe pamjet ku votat në ekran lexoheshin ndryshe dhe në procesverbal ishte shënuar ndryshe. Në shumicën e rasteve ai evidentoi se votat i ishin shtuar kandidatit fitues të listës së hapur më 11 maj për PD në Durrës, ish-prokurorin e shkarkuar nga vetingu, Arjan Ndoja.
    “Në një rast kemi evidentuar se në ekran shfaqen 31 vota për kandidatin Arjan Ndoja dhe në procesverbal na rezultojnë 37 vota. Ka raste edhe kur u janë hequr e shtuar kandidatëve të tjerë. I kemi me minuta dhe kohë në 69 kuti që kemi verifikuar deri tani.  Në KZAZ nr. 21, qv 1361, tavolina 1, kemi konstatuar nga leximi që i është bërë tabela nuk përputhet me proces-verbalin, ka lëvizuar vota, 4 fletë votimi për Aulon Kalanë, në procesverbal janë pasqyruar 2 vota, për kandidatin Hoxha 3 vota nga leximi në pamje, në proces-verbal 2 vota, për kandidatin Ndoja në ekran 20 vota, në tabelë, proces verbal 25 vota. Kandidatit ndoja i shtohen vota dhe në një qendër tjetër, nga 12 në ekran, në proces-verbal 15 vota”, tha përfaqësuesi.
    Por anëtari Ilir Rusmali i kërkoi shpjegime nëse ky trend dhe verifikim çonte në ndryshimin e rezultatit dhe dyshimin e arsyeshëm se Kalasë dhe të tjerëve u ishin hequr vota sa për ndryshimin e rezultatit.
    “A keni prova se ka një trend që tregon se çon në ndryshimin e rezultatit?”, tha mes të tjerash Rusmali duke iu drejtuar Kalasë dhe përfaqësuesit të tij.
    Dhe përgjigja ishte se “po, ndaj kërkojmë hapjen e të gjitha kutive”.
    Kalaja vetë u shpreh se kishte dyshime të forta me provat e deritanishme se ka devijim rezultati, ndaj kërkoi jo vetëm hapjen e 69 kutive për të cilat dorëzuan prova, por për të mbi 500 kutive në qarkun e Durrësit, pra në total.
    “Kam qenë i pari kandidat ndërkohe që po numëroheshin votat, kam ardhur dhe kam bërë ankimim, sepse e kam parë çfarë po bëhej në KQZ, pamjet më janë vënë në dispozicion me kaq vonesë, e kam bërë jo për mandat, por për transparencë, e kam bërë për t’u vendosur si gur themeli për kandidatët e tjerë, janë vota që më janë shpallur të pavlefshme, janë rritur në mënyrë artificiale votat për një kandidat, dhe i janë marrë vota edhe kandidatëve të tjerë. Nuk ju bën përshtypje?”, tha Kalaja mes të tjerash.
    Përfaqësuesi i Kalasë solli si precedent Tiranën, ku vetëm me disa fakte u vendos hapja e të gjitha kutive. KAS kërkoi më shumë prova konkrete në lidhje me shifrat dhe trendin që konfirmonte ndryshim rezultati.
    Kalaja e sfidoi Komisionin, duke i kërkuar që nëse i linin kohë, ata ishin vetë gati që t’i verifikonin të mbi 500 kutitë në qendra votimi filmimet që kishin marrë me USB dhe më pas t’ia dorëzonin me “Timecod”.
    Më pas u kalua te verifikimi live i filmimeve për disa nga kutitë, ku u gjetën edhe disa parregullsi, të konfirmuara pas rifillimit të mbledhjes edhe nga administrata e KQZ.
    “Po, nga verifikimi që u bë u konstatua se në një kuti votimi, kandidati Kalaja në ekran ka 4 vota dhe në procesverbal janë shënuar 2 vota. Është edhe një rast i dytë”, u shpreh drejtoresha e KQZ, Pavlina Doçaj.
    Përfaqësuesit e KAS u shprehën se kjo rrugë mbetet që të zgjidhet nga SPAK me kallëzim për mënyrën se si ishte vepruar në rastet ku u gjetën parregullsitë.
    “Patjetër, ajo vjen më pas. Unë e kam thënë e premtuar që në fillim, është procedurë që do ndiqet. Nuk bëhet vetëm për mua. Por si kjo kutia këtu që konstatuam, ku kam marrë 4 vota e më janë shënuar 2, ka edhe të tjera, se vijon te kutitë e tjera”, tha Kalaja.
    Përfaqësuesja e PS, Elena Xhinaj u shpreh se provat dhe pretendimet e paraqitura nuk të çojnë te ndryshimi i rezultatit dhe pavlefshmëria e tij që të çon në përsëritje, duke kërkuar lënien në fuqi të vendimit të KQZ-së.
    Pasi dëgjoi palët KAS e shtyu mbledhjen për më vonë, pasi të shqyrtonte edhe provat e dorëzuara.

  • Analiza/ Artur Zheji: Dhimbje-vajtimet e opozitës që askush nuk i dëgjon. Tre arsyet pse PD humbi zgjedhjet

    Analiza/ Artur Zheji: Dhimbje-vajtimet e opozitës që askush nuk i dëgjon. Tre arsyet pse PD humbi zgjedhjet

    Një tufë e madhe të paaftësh dhe një tufë egoistësh të përçarë, kënaqen tek sodisin 80 vjeçarin “bio”, Sali Berishën që del elegant dhe arësyeton urtësisht, ekran më ekran dhe i “çjerr” maskën Edi Ramës, për “farsën” zgjedhore të 11 Majit 2025.
    Dhe mbas shpatullave të Saliut, këta të paaftë, të shumtë në të vërtetë, fshihen e tkurren dhe ndërkohë mprehin thikat e tyre kundër njeri tjetrit: gjithmonë në emër të Doktorit dhe të pastërtisë opozitare. Pamje e dhimbshme e katandisjes opozitare në këtë verë që po vonon të mbërrijë. Duhet më shumë dinjitet dreqi e mori, duhet t’i thonë në sheshin e mejdanit ato që pëshpërisin tërë ditën kafeneve.
    Opozita humbi thellë për të paktën tre arësye madhore, arsye që janë krejt para syve të të gjithëve, që kanë sy për të parë dhe pak tru për të analizuar çfarë ndodhi.
    Arësyeja e Parë. Me presion, me joshje apo me dredhi, Sali Berisha e mori përsëri Partinë Demokratike. Të përçarë e të coptuar, të dreqosur e të mallkuar nga sharjet dhe akuzat trasversale të të gjithëve kundër të gjithëve, që gjenin tradhëtarë e të shitur te Rama, në fizionominë dhe politikëbërjen e çdo disidenti antiBerisha. Shumë demokratë “historikë” ishin gati të “shqyenin” politikisht njeri tjetrin më shumë se kundërshtarin e qetë dhe me rrënjë të ngulura thellë në territor. Berisha bëri çfarë mundi e aq sa mundi me stilin e tij të sprovuar, por dhe shumë të vjetëruar njëkohësisht.
    Por humbja e zgjedhjeve, përsëri nuk ishte faji i tij, si edhe nuk ishte as faji dhe as “tradhëtia” e Lulzim Bashës, 4 vite më parë. Partia Demokratike nuk e përsërit dot fitoren e vitit 2005, pa përçarje apo pa tradhëti të brendëshme të së Majtës.
    Arsyeja e Dytë. Rama nuk lejoi faktorë të brendshëm të së Majtës apo PS, që të ngrenin krye, ndonëse nuk janë pak ata, që kujisin nga shtypja që ushtron personaliteti gjithë e më i madh, i shefit të gjatë. Çuditërisht edhe Ben Ahmetaj, s’dihet se si ndodhi, respektoi një “heshtje parazgjedhore” dy-tre mujore para 11 Majit.
    Të tjerët, nëse kishin ndonjë gjë për të thënë, domethënë ndonjë mosdakortësi ndaj Ramës dhe vijës së tij të qasjes, u janë zbrazur trimërisht grave në shtrat, nëse ishin burra, ndërsa gratë politikane e kanë artikuluar “disidencën” e tyre, maksimumi te parukierja e besuar.
    Pra, megjithë Lalin, Erion Veliajn në burg, Partia Socialiste, fitoi përsëri, madje më thellë dhe në mënyrë më metodike.
    Duke forcuar bindjen e dikurshme të veteranëve të partisë, se kur themi Partia, nënkuptojmë Rama dhe kur themi Rama, nënkuptojmë Partia.
    Arsyeja e Tretë. Partitë e reja, kandidate për të marrë stafetën politike apo për të kryer rotacion politik në Shqipëri, u shfaqën të sëmura rëndë edhe nëpër ekrane.
    U shfaqën të rinj, por të ligështuar nga sëmundja e vjetër shqiptare politike e përçarjes, e vetëpëlqimit dhe e urrjetjes personale e politike për njeri tjetrin. Të paaftë të krijojnë një Front politik, me idenë e krijimit të një Poli të Tretë.
    Dhe rezultuan ca partiza thërrime, që çertifikojnë gjithmonë e më shumë, demokraticitetin e pretenduar zgjedhor nga shumica qeverisëse. Duke u shndërruar nga kundërshtarë të Partisë Socialiste, në aleatë të Imazhit të saj ndërkombëtar.
    Dhe bashkohen të gjithë në korin: Se fajin e ka Berisha!
    I cili sëpaku, çapitet me dinjitet ekran më ekran dhe i palodhshëm “demaskon” farsën zgjedhore dhe mbron “fitoren e munguar” apo “fitoren e vjedhur”, e të tjera e të tjera…
    E dhimbshme dhe qesharake. Ndërsa këta të “rinjtë” e mplakur befas, se ku janë fshehur këto kohë dhe nuk dalin më me megafon rrugëve.
    Po pse?
    Ah, po, erdhi Vera, duhet me ju turr plazheve dhe udhëtimeve!Bravo Çuna! Jeni Njisha! Një herë jeton robi!

    Top Channel

  • Flagshipi i ri nga Realme ka bateri me kapacitet 7,000 mAh

    Flagshipi i ri nga Realme ka bateri me kapacitet 7,000 mAh

    Pasi lançoi ekskluzivisht në Kinë smartfonin T 7 muajin e kaluar, Realme më në fund ka prezantuar dy versione globale të telefonit që karakterizohet nga një bateri masive prej 7,000 mAh. Konkretisht janë dy modele, GT 7 dhe GT 7T.

    GT 7 vjen në ngjyrë të zezë dhe blu dhe fillon prej 750 eurosh për 12GB RAM dhe 256GB hapësirë. Gjithashtu do të shitet një variant Dream Edition i GT 7 krijuar në bashkëpunim me ekipin e Formulës 1 Aston Martin dhe konfiguruar me 16GB RAM dhe 512GB hapësirë për 900 euro.
    Të dy versionet mund të porositen nga ky moment nga uebsajti i Realme në Europë dhe Indi. Pavarësisht baterisë masive, GT 7 është vetëm 8.3mm i trashë. Për krahasim, iPhone 16 Pro është 8.25mm me bateri 3,582mAh ndërsa Galaxy S25 Ultra është 8.2mm me bateri 5,000 mAh.

    Realme GT7 fuqizohet nga çipin MediaTek Dimensity 9400e dhe karakterizohet nga një ekran 6.78-inç AMOLED 120Hz me rezolucion 2780×1264 pikse dhe ndriçim prej 6,000 nits.

    Bateria prej 7,000 mAh do ta mbajë në funksion deri në 3 ditë me përdorim të lehtë. Telefoni nuk ka një karikim wireless po përfshin një adapter 120W dhe USB-C për tu karikuar në 50 përqind për 14 minuta ose 100 përqind në 40 minuta.
    Në pjesën e pasme të telefonit është një kamër telefoto prej 50-megapiksel me zmadhim optik 2x, një kamër qendrore prej 50-megapiksel me stabilizim optik dhe një sensor me kënd të gjerë prej 8-megapiksel. Në pjesën ballore gjendet një kamër 32-megapiksel ndërsa skaneri i shenjave të gishtërinjve fshihet nën ekran.
    GT 7 ofron rezitencës IP67 ndaj ujit dhe pluhurit, mbështet Wi-Fi 7, NFC dhe Bluetooth 5.4 dhe debuton me Android 15. Realme premton katër version të tjera Android dhe 6 vite përditësime sigurie.
    Modeli më i lirë GT 7T fuqizohet nga çipi Dimensity 8400-Max dhe ka ekran 6.8-inç. Ka vetëm dy kamera të pasme duke hequr sensorin telefoto. /PCWorld Albanian

  • Ndryshim i madh në Eurovision, finalistët do të shpallen në një mënyrë tjetër

    Ndryshim i madh në Eurovision, finalistët do të shpallen në një mënyrë tjetër

    Eurovision 2025 prezanton një metodë të re dhe siç pretendojnë ata, më tensionuese për shpalljen e finalistëve.
    Në natën e parë gjysmëfinale, finalistët nuk do të shpallen më thjesht duke lexuar emrat e vendeve, por tre vende do të shfaqen në ekran njëkohësisht, dhe prezantuesit do të shpallin më pas njërin prej tyre që do të kalojë tutje.U bë një përpjekje për ta futur ndryshimin në fuqi në vitin 2023.
    Dy vendet e mbetura nuk do të eliminohen në atë pikë, por statusi i tyre do të zbulohet më vonë.
    Në fund fare, kur të shpallet finalisti i dhjetë i fundit, gjashtë vendet e mbetura do të shfaqen në ekran.

    Një shembull i mënyrës së re të njoftimit: Suedia, Kroacia dhe Portugalia shfaqen në ekran, dhe pas pak çastesh prezantuesit lexojnë se Suedia po kalon në finale.
    Statusi i Kroacisë dhe Portugalisë mbetet i panjohur deri në njoftim të mëtejshëm.
    Në vitet e fundit, organizatorët kanë provuar modele të ndryshme për ta bërë shpalljen më interesante.Si kujtesë, nata e parë gjysmëfinale fillon në orën 21:00. Nga 15 interpretues, 10 do të kalojnë në finale, dhe shikuesit do të kenë gjithashtu mundësinë të shohin performanca nga përfaqësues nga Italia, Zvicra dhe Spanja, të cilët do të kalojnë direkt në finalen e madhe.

  • Laptopi koncept i Lenovo ka ekran që paloset

    Laptopi koncept i Lenovo ka ekran që paloset

    Lenovo vetë nuk ka lançuar ende një laptop të së ardhmes me ekran që mblidhet ose paloset. Por një gjë e tillë nuk e ka penguar kompaninë të provojë risi të reja.

    Quajtur ThinkBook Flip AI PC Prof of Concept, laptop ka një ekran OLED fleksibël që paloset dhe fshihet brenda shasisë së tij. Një gjë e tillë i hap rrugë vendosjes së një paneli 18.1-inç në një hapësirë 13-inç.
    Ekrani i Flip paloset dhe nuk rrotullohet apo rrëshqet. Në aspektin vertikal ekrani ka një hapësirë të madhe për punën me disa dokumente apo aplikacione.

    Madje mund të paloset dhe të shndërrohet në një tablet 2n1. Ekrani nuk është risia e vetme e laptopit. Një touchpad me tre shtresa me ndriçim ka kontrollet të personalizuara dhe ikona në sipërfaqen e tij.

    Është një përpjekje e Lenovo për të zgjeruar funksionalitetin e këtij komponenti që rivalë si Acer janë përpjekur ndër vite. Flip fuqizohet nga një procesor Core Ultra 7 dhe 32GB RAM. /PCWorld Albanian

  • iPhone me ekran me palosje vjen në fund të 2026 dhe kushton mbi 2,000 dollarë

    iPhone me ekran me palosje vjen në fund të 2026 dhe kushton mbi 2,000 dollarë

    Telefoni i parë me ekran me palosje i Apple do të vijë nga fundi i 2026 ose fillimi i 2027 me një dizajn në formën e një libri dhe çmim Premium prej 2,000 dollarësh sipas analistit Ming-Chi Kuo.

    Përmes një raporti Kuo tha se priste që pajisja të ketë një ekran 7.8-inç të hapur dhe 5.5-inç ekran të jashtëm. Një karakteristikë e këtij telefoni është se nuk do të ketë rrudhjen e ekranit në pjesën e boshtit të palosjes.
    Sipas Kuo iPhone me ekran me palosje do të ketë përmasa mes 9 deri në 9.5mm i palosur dhe 4.5 deri në 4.8mm i hapur. Karakterizohet nga një kasë prej titaniumi dhe një bosht palosje prej çeliku dhe titaniumi.

    Në pjesën e pasme do të vendoset një sistem me dy kamera krahasuar kamerave ballore kur është i hapur dhe i mbyllur. Së fundi Kuo thotë se telefoni do të braktisë Face ID në favor të Touch ID i cili do të implementohet në një buton anësor.
    Me çmim premium mbi 2,000 dollarë dhe ndoshta edhe mbi 2,500 dollarë, Kuo beson se iPhone i palosshëm do të hyjë në bazën besnike të fansave të Apple. /PCWorld Albanian