Perspektiva për ekonomitë e Europës Lindore, të cilat për dekada kanë përfituar nga globalizimi, po përkeqësohet ndërsa Shtetet e Bashkuara rrisin tarifat, sipas Beata Javorcik, kryeekonomiste në Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.Rajoni, që tashmë është kryesisht pjesë e Bashkimit Europian dhe i përfshirë në aleancën ushtarake të NATO-s, ka përfituar ndjeshëm duke përqafuar tregtinë e lirë pas rënies së komunizmit, veçanërisht në aspektin e transferimit të teknologjisë, që ka riformësuar ekonomitë e tij.Tani, përpjekja e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të transformuar tregtinë globale pritet të përkeqësojë kushtet tregtare për ekonomitë – kryesisht të vogla dhe të hapura – të rajonit, tha Javorcik.Tarifat e SHBA-së për vendet në të cilat BERZH ushtron aktivitet janë rritur në një mesatare 10%, nga më pak se 2%, me vendet eksportuese të makinave dhe pjesëve të këmbimit, si Sllovakia dhe Hungaria, që përballen me tarifa deri në 20%.Sistemi tregtar i organizuar nga Organizata Botërore e Tregtisë mbrojti ekonomitë e vogla nga presioni i vendeve të mëdha. Ajo që po shohim është një erozion i rregullave globale të tregtisë dhe një zhvendosje drejt negociatave dypalëshe, që natyrisht do të thotë se vendet më të vogla kanë më pak fuqi negociuese.Ndërsa Trump shpallte ultimatumet e tij të fundit tarifore, duke propozuar një normë 30% për Bashkimin Europian dhe Meksikën, modelet e BERZH-it parashikojnë që tarifat të mbeten në nivelet aktuale dhe se përbërja e eksporteve nuk do të ndryshojë si pasojë e luftës tregtare.Banka parashikon një goditje 0.8% në produktin e brendshëm bruto të Sllovakisë dhe një ngadalësim shtesë 0.4% për ekonominë hungareze. Ndikimi i drejtpërdrejtë në vendet e tjera të rajonit është shumë më modest.Ndikimi indirektMegjithatë, goditja indirekte pritet të jetë më e fortë, veçanërisht pasi Trump synon Gjermaninë, deri tani tregu më i madh i eksportit për shumicën e vendeve të Europës Lindore. Kjo pritet të ngadalësojë rritjen rajonale me një mesatare 0.8%, sipas Javorcik.Lëvizjet e Trump- po injektojnë gjithashtu më shumë pasiguri politike sesa është vërejtur gjatë krizës financiare globale pothuajse dy dekada më parë. Kjo pasiguri po frenon vendimmarrjen për investime, ndërsa tkurrja potenciale e tregjeve të eksportit po zbeh gjithashtu stimujt për të rritur shpenzimet për kërkim dhe zhvillim.“Tregjet në zhvillim do të vuajnë nëse globalizimi ndalon,” përfundoi ajo. / Bloomberg Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: ekonomitë
-

OECD: Investimet e huaja po orientohen në pasuri të paluajtshme, nuk mbështesin rritjen afatgjatë
Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri por edhe në Kosovë po orientohen më së shumti në pasuritë e paluajtshme dhe jo në eksporte dhe vlerë të shtuar të lartë që garanton një rritje ekonomike afatgjatë.Këtë nënvizon raporti i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) që ndalet tek ecuria e Ballkanit Perëndimor sa u takon masave në një sërë fushash.“Megjithëse ekonomitë e Ballkanit Perëndimor kanë tërhequr nivele më të larta të hyrjeve të IHD-ve, këto investime nuk janë gjithmonë të fokusuara në sektorë të orientuar drejt eksportit dhe me vlerë të shtuar të lartë, të cilët do të mbështesnin rritjen ekonomike afatgjatë. Për shembull, prodhimi përbën më pak se 10% të hyrjeve të IHD-ve në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi, pasi shumica e investimeve drejtohen drejt sektorit të pasurive të paluajtshme. Në Kosovë, 63% e hyrjeve të IHD-ve në vitin 2023 shkuan në pasuri të paluajtshme (CEFTA, 2024)” thuhet në raport.I njëjti dokument analizon se ekonomitë e Ballkanit Perëndimor janë ndër më të hapurat në botë ndaj IHD-ve (Investimeve të Huaja Direkte), sipas Indeksit të Kufizimeve Rregullatore të IHD të OECD, i cili mbulon masat ligjore që diskriminojnë investitorët e huaj. Në vitin 2020, rezultati i rajonit ishte pak më pak se gjysma e mesatares së OECD, duke treguar një regjim investimesh më pak kufizues (OECD, 2024).“Veçanërisht, të gjithë investitorët e huaj trajtohen si subjekte ligjore vendase sapo të regjistrohen dhe të vendosin selinë e tyre në tregun vendas. Në të gjitha ekonomitë, përveç Kosovës, ekzistojnë kufizime të IHD vetëm në disa sektorë të konsideruar me rëndësi strategjike, si mbrojtja, energjia dhe media. Pavarësisht këtyre kufizimeve minimale, ekonomitë e Ballkanit Perëndimor ende nuk kanë zbatuar një kuadër për mekanizma gjithëpërfshirës të shqyrtimit të IHD-ve.Për më tepër, ndonëse hapja relative ndaj IHD-ve mund të jetë e dobishme për të tërhequr investime, ajo gjithashtu mund ta ekspozojë rajonin ndaj ndikimeve potencialisht të dëmshme nga lloje dhe burime të caktuara investimesh. Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor kanë vendosur korniza të forta ligjore për investime, të cilat lehtësojnë hyrjen e investitorëve dhe mbrojnë asetet e tyre. Rrjeti i gjerë i marrëveshjeve për investime i këtyre ekonomive gjithashtu ofron garanci shtesë për investitorët e huaj” thuhet në raport.Ai nënvizon se vende të ndryshme kanë aplikuar shkallë favorizuese taksimi ashtu sikurse kanë lehtësuar procedurat për tokën në përdorim apo procedurat e lehtësuara të licencimit”.Të dhëna të tjera të bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se në vitin 2024, investimet e huaja në pasuri të paluajtshme ishin 379 milionë euro, gati një e treta e totalit të investimeve.Edhe në tre muajt e parë të 2025-s, fluksi i investimeve të huaja direkte sipas aktivitetit të pasurive të paluajtshme arritën në 104 milionë euro, me një rritje prej 24% në krahasim me të njëjtën periudhë më parë. Në tremujorin e parë të vitit, aktivitetet e pasurive të paluajtshme dominuan fluksin e investimeve të huaja direkte me 29% të totalit./ N.Maho Të huajt blenë 104 mln euro prona në janar-mars; Mbajnë në këmbë investimet e huajaKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Rritja 5% e shpenzimeve të NATO-s, diplomati: Për të nxjerrë ekonomitë nga kriza përmes ekonomisë së luftës
Vendimi i Samitit të sotëm në Hagë për rritjen në 5% të shpenzimeve ushtarake të NATO-s, për diplomatin Roland Bimon është më shumë për të nxjerrë ekonomitë nga kriza, sesa nga kërcënimi i sigurisë.
“Sot nuk ka asnjë informacion të besueshëm mbi të cilin të mbështetesh për rrezikun rus ndaj aleancës.E gjithë kjo që thuhet për shpenzimet ushtarake është më shumë për të nxjerrë ekonomitë nga kriza në të cilësn ndodhen, përmes ekonomisë së luftës.
Pasi përmes ekonomisë së paqes Gjermania ka 3 vjet që nuk po del dot, Anglia po ashtu, Franca jo shumë larg asaj, Italia mbahet me statistika të sajuara.
E gjithë gjendja ekonomike në Bashkimin Europian është katastrofike”, theksoi Bimo. -

Pse është koha e përsosur për të qenë një kompani e madhe?
Ekonomitë e reja të shkallës. Ndryshimet e sjella nga Inteligjenca Artificiale dhe Trump favorizojnë gjigantët e korporatave, tani për tani, shkruan The Economist Pavarësisht vështirësive, ekonomia e shkallës ka sjellë gjithmonë përfitime të mëdha për bizneset. Kostot fikse vendosen kundrejt më shumë të ardhurave, duke rritur fitimet dhe duke mbështetur investimet. Pesha në treg sjell fuqi …
-

Shqipëria investon 600 mijë euro për zhvillimin e parqeve eko-industriale
Investimi për modernizimin e industrisë për zhvillimin e parqeve eko-industriale, pritet t’i kushtojnë vendit tonë 600 mijë euro.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit dhe Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC), anëtare e Grupit të Bankës Botërore nënshkruan sot marrëveshjen për zhvillimin e kësaj industrie.
Gjatë takimit që u mbajt sot ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, tha se në ish-Kombinat në Tiranë, do të ketë shumë shpejt një studim për të parë mundësinë e rivitalizimit të zonës.
Nga ana e tij, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, tha se plani i rritjes pritet të dyfishojë ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor brenda një 10-vjeçari.
“Në bazë të ritmit dhe thellësisë së reformave, Shqipëria mund të përfitojë nga pothuajse 1 miliardë euro për të ecur përpara me rritjen ekonomike të vendit. Objektiv i BE-së është që të stimulojë investimet dhe klimën e zhvillimit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë rajonin. Këto parqe eko-industriale janë shumë të rëndësishme pasi mbështesin investimet dhe kalimin në praktika më miqësore ndaj mjedisit”, tha Gonzato.
Për menaxherin e këshillimit për shtetet dhe ekonomitë në IFC, Javier Suarez, nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi përfaqëson një hap kyç në transformimin e qëndrueshëm të zonave industriale në Shqipëri.
“Parqet Eco-Industriale janë një nismë që do të kenë mbështetjen e IFC-së dhe natyrisht edhe të BE-së, ku do të ndihmohen ekonomitë e Ballkanit Perëndimor për të përmirësuar efikasitetin e burimeve për uljen e kostove operacionale, do të ndihmohen bizneset për të arritur standardet e BE-së me anë të politikave. Ne do të japim asistencën tonë me këtë partneritet strategjik”, u shpreh Suarez.
Ky partneritet strategjik sinjalizon një hap të rëndësishëm drejt një industrie më të pastër, më efikase dhe më të integruar në tregun evropian.
