Tag: ekonomisë

  • Kosovë/ Remitancat kapin 174 milionë euro në dy muajt e parë të 2025

    Kosovë/ Remitancat kapin 174 milionë euro në dy muajt e parë të 2025

    Remitancat vijojnë të jenë një ndër shtyllat më të forta të ekonomisë së Kosovës, duke ruajtur stabilitetin dhe duke ndihmuar në përballimin e sfidave ekonomike të vendit. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga autoritetet përgjegjëse, vetëm gjatë muajit janar 2025 vlera e remitancave arriti në 86.14 milionë euro – një nivel pothuajse i njëjtë me atë të janarit të vitit të kaluar.Ndërkohë, vlerësimet preliminare për muajin shkurt 2025 tregojnë për një rritje të lehtë, me një total prej 88.12 milionë euro. Në total, për dy muajt e parë të vitit 2025, remitancat kanë sjellë në Kosovë rreth 174.26 milionë euro.Pjesa më e madhe e këtyre prurjeve, konkretisht 62.65%, ka ardhur përmes Institucioneve Financiare Jobankare (IFJB), ndërsa 16.45% janë dërguar përmes bankave komerciale dhe 20.90% përmes kanaleve të tjera alternative.Këto shifra konfirmojnë rolin thelbësor që diaspora luan në mbështetjen e ekonomisë vendase, duke kontribuar jo vetëm në mirëqenien e familjeve të tyre, por edhe në rritjen e qëndrueshmërisë makroekonomike të Kosovës.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Remitancat vijojnë të jenë një ndër shtyllat më të forta të ekonomisë së Kosovës, duke ruajtur stabilitetin dhe duke ndihmuar në përballimin e sfidave ekonomike të vendit. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga autoritetet përgjegjëse, vetëm gjatë muajit janar 2025 vlera e remitancave arriti në 86.14 milionë euro – një nivel pothuajse i njëjtë me atë të janarit të vitit të kaluar.Ndërkohë, vlerësimet preliminare për muajin shkurt 2025 tregojnë për një rritje të lehtë, me një total prej 88.12 milionë euro. Në total, për dy muajt e parë të vitit 2025, remitancat kanë sjellë në Kosovë rreth 174.26 milionë euro.Pjesa më e madhe e këtyre prurjeve, konkretisht 62.65%, ka ardhur përmes Institucioneve Financiare Jobankare (IFJB), ndërsa 16.45% janë dërguar përmes bankave komerciale dhe 20.90% përmes kanaleve të tjera alternative.Këto shifra konfirmojnë rolin thelbësor që diaspora luan në mbështetjen e ekonomisë vendase, duke kontribuar jo vetëm në mirëqenien e familjeve të tyre, por edhe në rritjen e qëndrueshmërisë makroekonomike të Kosovës.

  • Zgjedhjet e 11 majit/ “Forca e ekonomisë jeni ju”, deputetja Tabaku takim me fasoneritë

    Zgjedhjet e 11 majit/ “Forca e ekonomisë jeni ju”, deputetja Tabaku takim me fasoneritë

    Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike, Jorida Tabaku, vizitoi sot një fasoneri duke bashkëbiseduar me punonjësit në lidhje me ekonominë. Gjatë takimit, ajo shprehu vlerësim të veçantë për punëtorët dhe premtoi mbështetje konkrete në drejtim të lehtësimit fiskal dhe zhvillimit të biznesit.
    Tabaku theksoi se prioritet i saj do të jetë ulja e ndjeshme e taksave për bizneset, nga 50% në 10%, si dhe ulja e sigurimeve shoqërore, me qëllim rritjen e të ardhurave reale për punonjësit. “Nëse ulet taksa për biznesin nga 50% në 10%, nëse ulen sigurimet shoqërore, kjo do të thotë më shumë lekë në xhepat tuaj”,,forca e ekonomisë gjendet pikërisht tek bizneset dhe tek njerëzit e punës si ju”., shton deputetja Tabaku. Në bisedë me punonjëset gra, T
    abaku kërkoi mbështetje përmes votës preferenciale në listën e hapur, duke e konsideruar këtë si një votë të drejtpërdrejtë besimi dhe mbështetjeje për të përfaqësuar gratë dhe punëtorët në parlament.
    Në fund, Tabaku vizitoi edhe ambientet e punës duke vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e punonjësve në një sektor që është prekur ndjeshëm nga kriza ekonomike dhe rënia e euros.

  • ‘Rama kopjoi programin e opozitës’, Salianji: Pensionet e pagat nuk rriten me resorte, por me çlirimin e ekonomisë

    ‘Rama kopjoi programin e opozitës’, Salianji: Pensionet e pagat nuk rriten me resorte, por me çlirimin e ekonomisë

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka vjedhur programin e PD-së për ta paraqitur si propozime të tij në fushatën aktuale zgjedhore.
    Në një reagim të postuar në Facebook, edhe pse i burgosur, Salianji theksoi se Rama ka paraqitur propozimet e opozitës, si ide të tijat, përfshirë propozimin e minimumit jetik 200 euro, rritjen e pensioneve dhe pagën minimale 500 euro.
    Salianji gjithashtu ka kritikuar modelin ekonomik të qeverisë Rama, duke e përshkruar atë si një projekt të përqendruar në ndërtimin e kullave, që, sipas tij, sjellin pasurimin e një grupi të vogël njerëzish dhe nuk përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve. Ai ka theksuar se rritja e pagave dhe pensioneve është e mundur vetëm përmes përmirësimit të ekonomisë dhe zbatimit të politikave që nxisin konkurrencën dhe thjeshtimin e burokracisë, jo përmes grataçelave dhe resorteve.
    ‘Projekti i PD është totalisht i realizueshëm. Edhe më skeptikët edhe të majtët e dinë mirë se nëse është fjala për të bërë këtë përmbysje në paga e pensione, në zhdukjen e varfërisë, do t’i besonin jo atij që e solli këtë gjendje deri këtu, e që pati 3 mandate kohë për ta korigjuar e kurrë nuk e bëri, por do t’i besonin atij që edhe në të shkuarën e ka jetësuar këtë transformim. Me shpalljen e gjasme programit, Edi Rama shtoi dhe një metër në fasadën e tij, asgjë më shumë.
    Pasi në realitet, ai po e tregon çdo ditë se modeli i tij janë kullat, kullat, dhe kullat. Këto ngrehina, pasurojnë një grusht njerëzish edhe më shumë, fusin para të pisëta në kate të larta, por nuk sjellin asgjë për njerëzit, për ekonominë. Pensionet e pagat nuk rriten me grataçela, as me resorte. Ato rriten me rritjen e ekonomisë, me çlirimin e tregut, me hapjen e garës, me taksën e sheshtë, me thjeshtimin e burokracisë’, shkruan Salianji.

  • Ministri i Gonxhja: E ardhmja është këtu! Paga mesatare…

    Ministri i Gonxhja: E ardhmja është këtu! Paga mesatare…

    Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja, deklaron se paga mesatare në mandatin e katërt të Partisë Socialiste në qeverisje do të arrijë në 1200 euro.
    “E ardhmja është këtu!Paga mesatare në sektorin publik nga 1000€ sot, në 1200€ nesër – rritje, dinjitet, e mirëqenie!”, shkruan Gonxhja në rrjetet sociale.

  • Nga janari paga minimale 500 euro, eksperti i ekonomisë: Duhet model i balancuar për të gjitha qarqet në vend

    Nga janari paga minimale 500 euro, eksperti i ekonomisë: Duhet model i balancuar për të gjitha qarqet në vend

    Duke nisur nga janari i vitit 2026, paga minimale do të jetë 500 euro. Eksperti i ekonomisë, Flobenc Dilaveri tha në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH se ky është një lajm i mirë për të punësuarit, por një sfidë e madhe për disa biznese dhe sektorë të ekonomisë.
    Dilaveri theksoi se kjo rritje do të sjellë përfitime për ata që punojnë ligjërisht, por do të jetë një sfidë për bizneset informale, ku paga nuk deklarohet e plotë.
    “Ky standard nuk vendoset vetëm për pagën minimale në sektorin publik por është paga minimale në rang vendi, publik dhe privat. Bizneset do të jenë të detyruara që ta kenë pagën minimale 500 euro. Ky është një lajm i mirë për të punësuarit, por nuk është lajm i mirë për atë pjesë të ekonomisë që është informale dhe për një pjesë të biznesit që punon me paga pjesërisht të deklaruara. Nuk është një lajm i mirë edhe për një pjesë të bizneseve që edhe pse punojnë në formalitet total nuk e kanë fuqinë ekonomike për të shkuar në nivel të tillë të pagës minimale”, tha eksperti.
    Një nga shqetësimet kryesore të ekspertit është se rritja e pagës minimale do të sjellë pasoja për bizneset që nuk kanë mundësi ekonomike për të përballuar këtë nivel pagash. Ai argumentoi se një pjesë e madhe e bizneseve, sidomos ato më të vogla, mund të hasin vështirësi në arritjen e nivelit të pagës minimale duke çuar në rritje të çmimeve të produkteve apo shërbimeve në përpjekje për të mbuluar shpenzimet e rritura.
    “Sfida më e madhe për ta bërë reale pagën minimale është lufta kundër informalitetit dhe krijimi i një baze sa më të barabartë për bizneset që të kenë mundësi të aplikojnë këtë lloj skeme. Një pjesë e bizneseve është një sfidë e shtuar nga momenti që deklarojmë rritjen e pagës minimale pasi për ta do të rriten shpenzimet. Kur një biznes rrit pagën minimale  tej mundësive të tij, kjo çon në rritjen e çmimit të produkteve. Rritja e pagës minimale, por në varësi të çmimeve që ke krahasohet edhe me konsumin që ti mund të kryesh. Sfidë që me rritjen e pagës por edhe të sigurojmë uljen e çmime që kjo pagë të ofrojë një blerje më të madhe të produkteve pasi do të vijojmë të mbetemi në të njëjtin nivel minimal siç jemi sot”, u shpreh Dilaveri.
    Eksperti i ekonomisë theksoi se është e rëndësishme që Shqipëria të marrë në konsideratë një model më të balancuar për pagën minimale, ku mund të merrte parasysh dallimet rajonale.
    “Vetëm 22 vende të BE ndjekin këtë model të një page minimale, por në Shqipëri do kishte një vlerë më shumë nëse ne do të ndiqnin një model page minimale rajonale dhe pastaj të kishim një standard për pagën minimale kombëtare. Të jemi koshient paga që aplikohet në Tiranë apo në një apo dy rrethe të mëdha nuk është e njëjtë me pagën që mund të aplikohet në qytete më të vogla. Nëse do vijmë në të njëjtin shtrat për të gjitha bizneset, normalisht që për ta do ketë një vështirësi. Kryesorja në ekonominë tonë është pjesa e ekonomisë informale e cila nuk arrin të lejojë që benefitet e saj të merren nga të gjithë të punësuarit në sektorin privat”, u shpreh ai.
    Një tjetër problem që eksperti vuri në dukje është ekonomia informale, e cila ka ndikim të drejtpërdrejtë në kontribueshmërinë për sigurimet shoqërore dhe pensionet.
    “Nëse dikur kishim 11 individë që kontribuonin për pensionin e një qytetari sot raporti është 1 me 1.2 dhe këtu ka ndikuar informaliteti në bujqësi që ka qenë vitet e shkuara. Kemi të rinj që largohen në momentet kur duhet të fillojnë të kontribuar. Ka një përgatitje nga qeveria në momentin kur deklarohet rritja e pagës minimale dhe është programuar të përballohet. Bujqësia është sektori më informal në vend dhe do vijojë të jetë i tillë nëse nuk krijomë politika atraktive më shumë se sa detyruese ndaj fermerëve për t’i detyruar ata që të kuptojnë se e ardhmja e tyre është formaliteti dhe jo puna individualisht ku nuk paguajnë sigurime shoqërore dhe nuk mendojnë për të ardhmen e tyre, por vetëm për përfitimin e momentit”, përfundoi ai.

  • Programi i opozitës, shpëtimi i ekonomisë shqiptare’/ Meta mesazh për zgjedhjet e 11 majit: Mos humbisni kohë, mobilizohuni

    Programi i opozitës, shpëtimi i ekonomisë shqiptare’/ Meta mesazh për zgjedhjet e 11 majit: Mos humbisni kohë, mobilizohuni

    Programi i opozitës, shpëtimi i ekonomisë shqiptare’/ Meta mesazh për zgjedhjet e 11 majit: Mos humbisni kohë, mobilizohuni

    Nga Ilir Meta

    Sepse projekti i tij i vërtetë ishte dhe ende është “Ballkani i Hapur” që ka rrënuar fermerët dhe blegtorët shqiptarë.

    Kush ja ka fajin Edi Ramës, që në 8 vite që ai drejton i vetëm, është përgjysmuar numri i gjedhëve dhe i të imtave dhe që prodhimi bujqësor është në pikiatë?

    Kush ja ka fajin Edi Ramës që Shqipëria eksporton edhe pas 12 vitesh, që ai është në pushtet, vetëm 8% të PBB, kur Maqedonia e Veriut fqinje eksporton 57%?

    Ndërkohë eksportet shqiptare vazhdojnë pikiatën e tyre të pandalshme për shkak të Narkoeuros, por edhe të klimës diskriminuese ndaj prodhuesve vendas dhe ndaj investimeve prodhuese dhe eksportuese.

    Ndaj shqiptarët jam i bindur do të votojnë për programin e opozitës që është tepër realist dhe në interes të shumicës dërrmuese të shqiptarëve.

    Për programin e opozitës që synon fuqizimin e ekonomisë familjare, por edhe të ekonomisë kombëtare në mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjatë.

    Opozita është edhe garantja e përshpejtimit të integrimit europian, sepse ajo i ka dhënë të gjitha provat për këtë.

    Po kështu, Partia Demokratike është anëtare e Partive Popullore Europiane, të cilat drejtojnë Bashkimin Europian dhe tani do të marrin dhe drejtimin e Gjermanisë.

    Opozita ka edhe ekspertët më të mirë për çështjet me Bashkimin Europian, një pjesë e të cilëve do të jenë edhe në Kuvendin e ardhshëm.

    Ndaj të gjitha votat për numrin 1 në fletën e votimit.

    PD – ASHM.

    Unë çdo ditë, këtu, në kushte ekstreme izolimi, përpiqem të shkruaj 50 deri në 100 letra, sepse kuptohet edhe këtu ikin dritat herë pas here, për bashkëpunëtorët, për anëtarët e Partisë së Lirisë, për shokët, për miqtë, për të afërmit.

    Për t’u kujtuar të gjithëve se sa e rëndësishme është të mos humbasim asnjë sekondë kohë kot në këto 6 javë që kanë mbetur.

    Që t’i njohim shqiptarët me programin tonë, që është edhe shpëtimi i tyre nga shtypja, nga bullizimi dhe nga grabitja e këtij sekti të papërgjegjshëm, që pasi hëngri dhe grabiti taksat e shqiptarëve për 12 vjet, tani po ha dhe vetveten në mënyrën më të pabesë.

    Besoj që të gjithë ju që më dëgjoni, keni shumë më tepër mundësi se sa unë që të lëvizni, që të takoni dhe që të luftoni në këto 6 javë në mënyrë që 11 Maji të jetë dita historike e triumfit të lirisë mbi tiraninë.

  • “Paguani 65% të kapacitetit”/ Eksperti i ekonomisë jep alarmin: Vendimi i Ramës prek 25% të bizneseve, konsiderohet masë fiskale

    “Paguani 65% të kapacitetit”/ Eksperti i ekonomisë jep alarmin: Vendimi i Ramës prek 25% të bizneseve, konsiderohet masë fiskale

    Eksperti i ekonomisë, Eduart Gjokutaj e quan nismën e qeverisë që sipërmarrësit turistikë të parapaguajnë taksën për 65% të kapacitetit dhe të mos kenë kontrolle, si një vendim që do të kufizojë tregun.
    Në studion e Quo Vadis, në Vizion Plus nën moderimin e Pranvera Borakajt, Gjokutaj tha se kjo ndërhyrje nga qeveria duhet të ndalohet, pasi sipas tij kjo paracakton sa do të taksohesh.
    Eksperti i ekonomisë u shpreh se kjo do të thotë që xhiron t’a vendos qeveria.

    Gjokutaj deklaroi në Vizion Plus se ky nuk është premtim, por konsiderohet si një masë fiskale
    Pjesë nga biseda:
    Borakaj: Zoti Gjokutaj, në 24 orët e fundit kemi pasur dy zhvillime të forta, le të themi. E para është oferta e Ramës për sipërmarrësit turistikë, i cili ju kërkoi që të parapaguajnë taksën për 65% të kapacitetit dhe të mos kenë kontrolle. Si ju duket kjo nismë e qeverisë, e lufton vërtetë informalitetin, si ndikon te biznesi?
    Gjokutaj: Vendimi që doli kufizon tregun. Unë do prisja një reagim nga të gjithë touroperatorët. Është një ndërhyrje që po bëhet rëndom dhe kjo duhet të ndalohet. Kjo paracakton sa do të taksohesh. Nëse nuk deklaron sa duhet, por pa dhënë një shpjegim se pse është lejuar, është toleruar  ky informaliteti, duhen diskutuar disa elemente përpara, e pastaj të vendosësh 65%. Kjo do të thotë që qeveria të vendosë xhiron. Kjo prek 20-25% të bizneseve. Ky nuk është premtim, konsiderohet si një masë fiskale, por të gjithë ekspertët janë kundër referencave. Vendosja e referencës prish barazinë e taksapaguesve.
    Borakaj: BE i jep Shqipërisë  64.5 milionë euro. I merr per shkak të programit dhe mirëqeverisjes së PS, apo nëse ndryshon drejtimi i Shqipërisë, do të jenë sërish këto fonde?
    Gjokutaj: Situata është kontradiktore, tjetër në letër e tjetër në realitet. Në këtë moment BE kërkon të stimulojë dhe të mbajë gjallë atë të antarësimit. Ka shumë elementë, natyrisht në letër jemi shumë mirë, sepse ende nuk ka hyrë grupi i kapitujve në apektet praktike. Por, kur vendi futet në BE, hidhet ideja që do të dyfishohet vlera e pronave. Natyrisht që do të rriten çmimet, por këto nuk janë të mirëqena, duhet të meritohen. Dy partitë e mëdha, natyrisht që janë më konservatore dhe nuk kanë shprehur ide për të ndryshuar modelin ekonomik, për të hedhur qasje ndryshe.