Në të gjithë rajonin, shqiptarët janë më të kënaqurit me ekonominë e tyre. Sipas një raporti të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), gati 31% e shqiptarëve të pyetur shprehen se janë shumë të kënaqur, ndjekur nga Kosova me 29%, ndërsa serbët dhe boshnjakët kanë nivelin më të ulët të kënaqësisë ndaj ekonomisë së tyre.
Pas një rritjeje të ndjeshme të pakënaqësisë në vitin 2022, numri i qytetarëve të pakënaqur me ekonominë rezulton të ketë rënë në 44.7% nga 58% që ishte më parë.
Në 2025, shqetësimet më të mëdha në të gjithë Ballkanin Perëndimor lidhen me kushtet ekonomike, duke nisur në radhë të parë me koston e lartë të jetesës dhe inflacionin, pasuar nga shqetësimet mbi pagat, pensionet dhe nivelet e taksave, të cilat ushtrojnë presion mbi të ardhurat e familjeve.
Në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, këto shqetësime janë shumë të theksuara. Shqetësimi më i madh për shqiptarët raportohet të jenë pensionet, ndërsa për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, inflacioni dhe kostoja e jetesës mbeten problemet kryesore.
Megjithëse mund të duket kontradiktore me faktin se shprehemi më të kënaqurit me ekonominë, Shqipëria raporton edhe nivelin më të lartë të pasigurisë financiare në vitin 2025, me 54.5% të shqiptarëve të pyetur që deklarojnë se nuk mund ta mbulojnë një shpenzim të papritur prej afërsisht 1000€ pa marrë hua ose pa u mbështetur te të tjerët, një rritje e lehtë nga 53.3% që ishte në vitin 2024. Edhe Maqedonia e Veriut tregon një nivel të ngjashëm, me gati gjysmën e qytetarëve të paaftë për të menaxhuar një kosto të tillë emergjente në vitin 2025.
Po ashtu, shqiptarët nuk janë në gjendje të shpenzojnë para për veten e tyre çdo javë, me 40.5% e të anketuarve, shkalla më e lartë në rajon. Nga ana tjetër, Shqipëria raportoi edhe me numrin më të lartë të njerëzve që deklaruan se nuk kishin mundësi të dilnin me miqtë ose familjen çdo muaj.
Tag: ekonominë
-

Pensionet, shqetësimi kryesor i shqiptarëve: Të kënaqur me ekonominë, por të pasigurt financiarisht
-

“Amnistia fiskale rrezik për ekonominë shqiptare ”, PD informon Komisionin e Europës dhe PE
Partia Demokratike, i ka dërguar një letër Komisionin Europian dhe Parlamentin Europian, në lidhje me amnistinë fiskale në të cilën pretendon se përbën rrezik për Shqipërinë.
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku thotë se javën e kaluar ka informuar zyrtarët për pasojat që sjell ky proces, i cili sipas saj shkel parimet kushtetuese dhe cenon barazinë para ligjit të bizneseve që operojnë ndershmërisht në vend.
Sipas deputetes demokrate, amnistia hap kanale të reja për pastrimin e parave, veçanërisht për subjekte të paidentifikuara dhe të pandershme, duke e bërë sektorin e ndërtimit edhe më të ekspozuar ndaj parave informale.
“Ky sektor është kthyer në një gangrenë për ekonominë shqiptare dhe amnistia vetëm sa e thellon këtë problem. Transparenca është çelësi. Nëse qeveria këmbëngul të ecë përpara me këtë projekt, duhet të garantojë llogaridhënie dhe kontroll. “Ne do të vazhdojmë të mbrojmë ekonominë e vendit dhe interesin publik, duke kundërshtuar çdo projekt që hap rrugë pastrimit të parave dhe dëmton të ardhmen europiane të Shqipërisë”, deklaron Tabaku. -

‘Cënon marrëdhëniet me BE’, Tabaku: Amnistia Fiskale e maskuar si paqe, rrezik për ekonominë
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar sërish ndaj asaj që e cilëson si amnisti fiskale të maskuar nga qeveria, duke e përshkruar si një rrezik të menjëhershëm për ekonominë dhe për marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Në një video postuar në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se gjatë javës së kaluar ka informuar zyrtarisht Komisionin Europian dhe Parlamentin Europian për pasojat që sjell ky proces, i cili sipas saj shkel parimet kushtetuese dhe cenon barazinë para ligjit të bizneseve që operojnë ndershmërisht në vend. Ajo deklaroi se PD ka dërguat një letër drejtuar Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian.
Sipas deputetes demokrate, amnistia hap kanale të reja për pastrimin e parave, veçanërisht për subjekte të paidentifikuara dhe të pandershme, duke e bërë sektorin e ndërtimit edhe më të ekspozuar ndaj parave informale. “Ky sektor është kthyer në një gangrenë për ekonominë shqiptare dhe amnistia vetëm sa e thellon këtë problem”, u shpreh Tabaku.
Ajo nënvizoi se prej javësh i ka kërkuar zyrtarisht Ministrisë së Financave transparencë për skemën e ashtuquajtur “paqe fiskale”, duke kërkuar publikimin e listës së përfituesve. Tabaku kërkon që qytetarët dhe bizneset të dinë nëse mes tyre ka kompani me borxhe fiskale, përfituese koncesionesh, tenderash apo PPP-ve.
“Transparenca është çelësi. Nëse qeveria këmbëngul të ecë përpara me këtë projekt, duhet të garantojë llogaridhënie dhe kontroll”, deklaroi Tabaku.
Ajo kujtoi se Shqipëria ka detyrime të qarta në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, si dhe përgjegjësi të forta për monitorimin e pastrimit të parave dhe parandalimin e burimeve ilegale që hyjnë në ekonomi. Sipas saj, amnistia vendos pikëpyetje të mëdha për çdo operacion biznesi dhe cenon sigurinë e gjithë klimës së investimeve.
Në fund, Tabaku theksoi se këto shqetësime janë përcjellë tashmë zyrtarisht në Parlamentin Europian dhe në Komitetin e Stabilizim-Asociimit, ndërsa opozita do të vazhdojë të ngrejë zërin për rreziqet ekonomike, juridike dhe strategjike që sjell amnistia fiskale.
“Ne do të vazhdojmë të mbrojmë ekonominë e vendit dhe interesin publik, duke kundërshtuar çdo projekt që hap rrugë pastrimit të parave dhe dëmton të ardhmen europiane të Shqipërisë”, deklaroi Tabaku.
-

3.5 miliardë euro kredi në 10 muaj/ Rritet huaja për ekonominë, ndërsa individët priren të kursejnë
Kredia për ekonominë u rrit me ritme të shpejta gjatë tetorit.
Vetëm për muajin qe lamë pas, bankat dhanë 35.1 miliardë lekë kredi të reja, 30% më shumë se një vit më parë. Pjesën më të madhe e përbëjnë bizneset, që gjatë tetorit morën rreth 20 miliardë lekë financime të reja ndërsa kredia për individë arriti në 10.2 mld lekë. Këtë tendencë ekspertët e lidhin me normat e interesit më të favorshme si dhe kërkesa për të rritur likuiditetin.
Edhe kursimet kanë shënuar rritje të ndjeshme. Stokutotal i depozitave arriti në 1.46 trilionë lekë me një rritje mbi 9%.(grafik) Janë individët ata të cilët kanë rritur ndjeshëm kursimet kryesisht në monedhën vendase ndërsa rritje të lehtë kanë pësuar dhe kursimet në valutë.
Tetori konfirmon një ekonomi që po kërkon më shumë financim, ndërsa qytetarët po rrisin kursimet. Sipas ekspertëve sfida mbetet tek orientimi i këtij likuiditeti drejt sektorëve më produktivë dhe alternativave më fitimprurëse për investitorët e vegjël.
KREDIA E RE PËR EKONOMINË (mld lekë)
(Burimi: Banka e Shqipërisë)
TETOR 2024 26.8
TETOR 2025 35.1 +31%
KREDIA SIPAS KATEGORIVE
(Burimi: Banka e Shqipërisë)
BIZNESET 20 mld lekë
INDIVIDËT 10.2 mld lekë
STOKU I DEPOZITAVE
(Burimi: Banka e Shqipërisë)
1.46 trilionë lekë
+9%
Top Channel
-

Kuvend/ Sot dita më e ‘nxehtë’ për buxhetin 2026, ja çfarë pritet të ndodhë në komisione
Ditën e sotme do të mblidhen dy komisione parlamentare. Në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat në orën 10:00 do të zhvillohet seancë dëgjimore me kandidatët e propozuar me VKM për t’u emëruar në pozicionin Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave.
Në orën 12:00 në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat do të zhvillohen seanca dëgjimore për buxhetin e vitit 2026 me Ministrinë e Pushtetit Vendor dhe grupet e interesit.
Në orën 13:00 në Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet do të bëhet diskutimi dhe votimi nen për nen dhe në tërësi i projektligjit “Për Buxhetin e vitit 2026”. -

“Rama kontrollon politikën dhe paratë e pista”, Abilekaj godet: Qeveria po dridhet nga hetimet, korrupsioni është..
I ftuar në intervistën e ditës, analisti Enton Abilekaj foli mbi qëndrimin e qeverisë Rama përballë hetimeve të SPAK, ku u shpreh se reagimi i deritanishëm i ekzekutivit ka qenë “imponues” dhe i ngjashëm me rastet kur qeveria ka kërkuar të mbulojë çështje të tjera.
Sipas tij, ngurtësia e qeverisë mund të interpretohet ose si një kapje në befasi nga ngjarjet, ose si një strategji e gjatë e kryeministrit Rama, i cili publikisht mbron bashkëpunëtorët e tij, ndërkohë që mund të lejojë drejtësinë të veprojë. Ai solli në vëmendje edhe rastin e kryebashkiakut Veliaj, kur pas një kundërshtimi fillestar ndaj SPAK-ut, qëndrimi politik ndryshoi brenda pak javësh.
Në vijim, Abilekaj theksoi se problemi kryesor qëndron në një mazhorancë tërësisht të korruptuar si kjo, çështjet që hetohen nga SPAK përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të skandaleve që rëndojnë mbi qeverinë. Ai përmendi rastet ende të pahetuara plotësisht, si ai i McGonigal apo çështje të tjera ku përfshihen institucione të rëndësishme, duke argumentuar se korrupsioni është bërë endemik dhe ka prekur çdo qelizë të administratës.
Sipas tij, ky nivel korrupsioni ka prodhuar një ndërthurje të rrezikshme të pushtetit politik me atë ekonomik, ku qeveria kërkon të kontrollojë të gjithë ekonominë për të siguruar burime financiare që shërbejnë vetëm për axhendën e saj politike.
Pjesë nga deklarata:
Mendoj që, pavarësisht se akuza për korrupsion nuk është përfshirë në dosje, mendoj që qeveria, reagimi i qeverisë deri tani ndaj hetimit të SPAK-ut ka qenë një reagim imponues. Pra, qeveria është figuruar po aq e ngurtë sa në rastet kur ka dëshiruar të mbulojë një çështje, nuk e ka dashur zbardhjen e saj dhe ka ruajtur fort pozicionin e vet, njerëzit e vet, me dëshirën që drejtësia sadopak të stepet. Kjo ose ka të bëjë sepse në këtë rast kemi një të kapur në befasi të qeverisë, domethënë në një rast që qeveria nuk e priste këtë ngjarje, ose sepse qeveria, në fakt, ka një problem mes njëri-tjetrit dhe Edi Rama po ndjek rrugën e gjatë, siç ka ndodhur zakonisht, për çdo njeri që dëshiron ta largojë duke i treguar që në fakt ai po e mbron, kur në të vërtetë është duke futur drejtësinë kundër tij.
Kjo gjë do të zbardhet me kalimin e kohës, sepse mund të na ndodhë ashtu si me Veliajn, që dy javët e para Edi Rama bëri një luftë të madhe me SPAK-un dhe pastaj dha urdhër që kush sulmon SPAK-un përjashtohet nga partia. Kështu që mund të kemi dhe një rast të tillë, por për këtë na duhet kohë të presim se çfarë do të ndodhë pas dy javësh kur gjërat fillojnë të bëhen më të qarta dhe qëndrimet fillojnë të bëhen më të prera. Mendoj që ne kemi të bëjmë me një maxhorancë në përgjithësi të korruptuar në të gjitha drejtimet e veta. Ne flasim për këto çështje të cilat SPAK-u ka thirrur njerëz kohët e fundit. Por në qoftë se do të marrim të gjitha çështjet të cilat janë në SPAK, po hetohen, ose për ato që nuk janë hetuar, mund të themi që korrupsioni është aq endemik sa ka prekur çdo qelizë të maxhorancës.
Ne nuk e kemi të hetuar çështjen e AKSH-it, për të cilën hetimi po vazhdon dhe është thirrur drejtoresha e AKSH-it në SPAK. Ne nuk e kemi akoma çështjen e McGonigal të hetuar, sepse sipas SPAK-ut është dërguar një letërporosi në Shtetet e Bashkuara dhe pritet përgjigje. Ne nuk kemi akoma të hetuar se çfarë ka ndodhur me Bankers Petroleum. Pra, nuk mund të numërohen çështjet, sepse tani vetëm këto më kujtuan mua, por janë të panumërta çështjet për të cilat mund të ndeshet në hetim kjo maxhorancë dhe janë të përfshira të gjitha ministritë dhe sigurisht nën dirigjimin e Edi Ramës, sepse askush nuk guxon të bëjë korrupsion të nivelit të miliona eurove pa dijeninë, jo më pastaj pa bekimin e Edi Ramës, sigurisht.
Ky korrupsion endemik kërkon një përgjigje të merituar. Shikoni, ambasada amerikane dje vendosi të përfshihej në hetimin e parave që vijnë nga jashtë në Shqipëri, investime që quhen investime të huaja. Sepse këto investime të huaja që po propagandohen tashmë jashtëzakonisht shumë, janë pikërisht ato që quhen pastrim parash në të vërtetë. Dhe qeveria amerikane vendosi që të përfshihet në këtë çështje sepse, siç duket, ka prekur edhe interesat amerikane këto investime “të huaja” në thonjëza. Pra, reagimet janë të shumta. Reagimet janë edhe nga qeveritë që kanë filluar të kuptojnë tashmë rrezikun që vjen nga një shtet i inkriminuar, që ka ndërtuar një ekonomi të inkriminuar dhe që mund të marrë vërtet emrin e narko-shtetit. Reagimi i brendshëm, sidoqoftë, është reagimi më i dobët deri tani.
Mendoj që pushteti i pakufishëm politik krijon nevojën për një pushtet të pakufishëm ekonomik. Pra, një pushtet politik që ka filluar të kontrollojë gjithçka, ndërhyn edhe në ekonomi sepse e ndjen të nevojshme të kontrollojë të gjithë ekonominë, që asnjë nga biznesmenët të mos i dalë nga rreshti dhe sidomos që të ardhurat e tyre të mos përdoren për asgjë tjetër përveçse agjendës së tyre, agjendës së këtij pushteti politik, i cili ka gjithmonë nevojë, gjithmonë e më shumë nevojë për para të pista, sidomos për ato që i duhen në zgjedhje, që i duhen për të korruptuar jashtë, brenda e të tjerë e të tjerë. Dhe kjo nevojë bën që mos pritet më ajo fija e falënderimit apo e korrupsionit apo ajo përqindja, por të ndërtojnë ekonominë e tyre, që ky pushtet politik të ketë ekonominë e vet, jo ekonominë e pavarur e cila bashkëpunon me të. Një ekonomi e cila është njësoj si një strukturë partiake. Dhe që e bën shtetin si një shtet të centralizuar komunist me ekonominë e vet, ku çdo gjë është e paravendosur dhe të gjitha procedurat që duken si demokratike dhe konkurruese, në fakt janë të paravendosura. Kështu që, si një shtyllë ku duhet mbështetur një pushtet politik i fortë, në një shtet të kalbëzuar, ekonomia sigurisht që do t’i takojë, do t’i përkasë e gjitha, gjithmonë e më shumë, në masën gjithmonë e më të madhe pushtetit politik. Pra, ata do të ndërtojnë kompanitë e tyre, do t’i fitojnë sepse askush s’i kontrollon dhe askush s’i ndalon dot. -

‘Rama kontrollon politikën dhe paratë e pista’, Abilekaj: Qeveria në panik nga hetimet, korrupsioni është bërë sistem
I ftuar në intervistën e ditës, analisti Enton Abilekaj foli mbi qëndrimin e qeverisë Rama përballë hetimeve të SPAK, ku u shpreh se reagimi i deritanishëm i ekzekutivit ka qenë “imponues” dhe i ngjashëm me rastet kur qeveria ka kërkuar të mbulojë çështje të tjera.
Sipas tij, ngurtësia e qeverisë mund të interpretohet ose si një kapje në befasi nga ngjarjet, ose si një strategji e gjatë e kryeministrit Rama, i cili publikisht mbron bashkëpunëtorët e tij, ndërkohë që mund të lejojë drejtësinë të veprojë. Ai solli në vëmendje edhe rastin e kryebashkiakut Veliaj, kur pas një kundërshtimi fillestar ndaj SPAK-ut, qëndrimi politik ndryshoi brenda pak javësh.
Në vijim, Abilekaj theksoi se problemi kryesor qëndron në një mazhorancë tërësisht të korruptuar si kjo, çështjet që hetohen nga SPAK përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të skandaleve që rëndojnë mbi qeverinë. Ai përmendi rastet ende të pahetuara plotësisht, si ai i McGonigal apo çështje të tjera ku përfshihen institucione të rëndësishme, duke argumentuar se korrupsioni është bërë endemik dhe ka prekur çdo qelizë të administratës.
Sipas tij, ky nivel korrupsioni ka prodhuar një ndërthurje të rrezikshme të pushtetit politik me atë ekonomik, ku qeveria kërkon të kontrollojë të gjithë ekonominë për të siguruar burime financiare që shërbejnë vetëm për axhendën e saj politike.
Pjesë nga deklarata:
Mendoj që, pavarësisht se akuza për korrupsion nuk është përfshirë në dosje, mendoj që qeveria, reagimi i qeverisë deri tani ndaj hetimit të SPAK-ut ka qenë një reagim imponues. Pra, qeveria është figuruar po aq e ngurtë sa në rastet kur ka dëshiruar të mbulojë një çështje, nuk e ka dashur zbardhjen e saj dhe ka ruajtur fort pozicionin e vet, njerëzit e vet, me dëshirën që drejtësia sadopak të stepet. Kjo ose ka të bëjë sepse në këtë rast kemi një të kapur në befasi të qeverisë, domethënë në një rast që qeveria nuk e priste këtë ngjarje, ose sepse qeveria, në fakt, ka një problem mes njëri-tjetrit dhe Edi Rama po ndjek rrugën e gjatë, siç ka ndodhur zakonisht, për çdo njeri që dëshiron ta largojë duke i treguar që në fakt ai po e mbron, kur në të vërtetë është duke futur drejtësinë kundër tij.
Kjo gjë do të zbardhet me kalimin e kohës, sepse mund të na ndodhë ashtu si me Veliajn, që dy javët e para Edi Rama bëri një luftë të madhe me SPAK-un dhe pastaj dha urdhër që kush sulmon SPAK-un përjashtohet nga partia. Kështu që mund të kemi dhe një rast të tillë, por për këtë na duhet kohë të presim se çfarë do të ndodhë pas dy javësh kur gjërat fillojnë të bëhen më të qarta dhe qëndrimet fillojnë të bëhen më të prera. Mendoj që ne kemi të bëjmë me një maxhorancë në përgjithësi të korruptuar në të gjitha drejtimet e veta. Ne flasim për këto çështje të cilat SPAK-u ka thirrur njerëz kohët e fundit. Por në qoftë se do të marrim të gjitha çështjet të cilat janë në SPAK, po hetohen, ose për ato që nuk janë hetuar, mund të themi që korrupsioni është aq endemik sa ka prekur çdo qelizë të maxhorancës.
Ne nuk e kemi të hetuar çështjen e AKSH-it, për të cilën hetimi po vazhdon dhe është thirrur drejtoresha e AKSH-it në SPAK. Ne nuk e kemi akoma çështjen e McGonigal të hetuar, sepse sipas SPAK-ut është dërguar një letërporosi në Shtetet e Bashkuara dhe pritet përgjigje. Ne nuk kemi akoma të hetuar se çfarë ka ndodhur me Bankers Petroleum. Pra, nuk mund të numërohen çështjet, sepse tani vetëm këto më kujtuan mua, por janë të panumërta çështjet për të cilat mund të ndeshet në hetim kjo maxhorancë dhe janë të përfshira të gjitha ministritë dhe sigurisht nën dirigjimin e Edi Ramës, sepse askush nuk guxon të bëjë korrupsion të nivelit të miliona eurove pa dijeninë, jo më pastaj pa bekimin e Edi Ramës, sigurisht.
Ky korrupsion endemik kërkon një përgjigje të merituar. Shikoni, ambasada amerikane dje vendosi të përfshihej në hetimin e parave që vijnë nga jashtë në Shqipëri, investime që quhen investime të huaja. Sepse këto investime të huaja që po propagandohen tashmë jashtëzakonisht shumë, janë pikërisht ato që quhen pastrim parash në të vërtetë. Dhe qeveria amerikane vendosi që të përfshihet në këtë çështje sepse, siç duket, ka prekur edhe interesat amerikane këto investime “të huaja” në thonjëza. Pra, reagimet janë të shumta. Reagimet janë edhe nga qeveritë që kanë filluar të kuptojnë tashmë rrezikun që vjen nga një shtet i inkriminuar, që ka ndërtuar një ekonomi të inkriminuar dhe që mund të marrë vërtet emrin e narko-shtetit. Reagimi i brendshëm, sidoqoftë, është reagimi më i dobët deri tani.
Mendoj që pushteti i pakufishëm politik krijon nevojën për një pushtet të pakufishëm ekonomik. Pra, një pushtet politik që ka filluar të kontrollojë gjithçka, ndërhyn edhe në ekonomi sepse e ndjen të nevojshme të kontrollojë të gjithë ekonominë, që asnjë nga biznesmenët të mos i dalë nga rreshti dhe sidomos që të ardhurat e tyre të mos përdoren për asgjë tjetër përveçse agjendës së tyre, agjendës së këtij pushteti politik, i cili ka gjithmonë nevojë, gjithmonë e më shumë nevojë për para të pista, sidomos për ato që i duhen në zgjedhje, që i duhen për të korruptuar jashtë, brenda e të tjerë e të tjerë. Dhe kjo nevojë bën që mos pritet më ajo fija e falënderimit apo e korrupsionit apo ajo përqindja, por të ndërtojnë ekonominë e tyre, që ky pushtet politik të ketë ekonominë e vet, jo ekonominë e pavarur e cila bashkëpunon me të. Një ekonomi e cila është njësoj si një strukturë partiake. Dhe që e bën shtetin si një shtet të centralizuar komunist me ekonominë e vet, ku çdo gjë është e paravendosur dhe të gjitha procedurat që duken si demokratike dhe konkurruese, në fakt janë të paravendosura. Kështu që, si një shtyllë ku duhet mbështetur një pushtet politik i fortë, në një shtet të kalbëzuar, ekonomia sigurisht që do t’i takojë, do t’i përkasë e gjitha, gjithmonë e më shumë, në masën gjithmonë e më të madhe pushtetit politik. Pra, ata do të ndërtojnë kompanitë e tyre, do t’i fitojnë sepse askush s’i kontrollon dhe askush s’i ndalon dot.
-

Merz: Rusia duhet t’i japë fund agresionit ndaj Ukrainës, sfidë për G20
Bota E Shtunë, 22 Nëntor 2025 18:00
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, i bëri një thirrje të fuqishme Rusisë për të ndalur luftën kundër Ukrainës, duke e cilësuar agresionin si të paligjshëm dhe me pasoja katastrofale për njerëzit dhe ekonominë globale.
“Rusia ka nisur një luftë të paligjshme. Tani ajo duhet t’i japë fund këtij agresioni, i cili ka sjellë vuajtje të tmerrshme njerëzore në Evropë”, deklaroi Merz gjatë seancës së parë të samitit të G20-s në Afrikën e Jugut, sipas burimeve qeveritare. Ai shtoi se Rusia ka përgjegjësi të madhe për të ndaluar ndikimin e drejtpërdrejtë të luftës në ekonominë globale, por theksoi gjithashtu se edhe të gjithë anëtarët e tjerë të G20 duhet të përmbushin përgjegjësitë e tyre, jo vetëm për interes ekonomik.“Ne ua kemi borxh këtë të gjithë botës – kjo është sfida më e madhe për G20,” u citua Merz duke iu drejtuar homologëve të tij.
Një nga temat më të rëndësishme të samitit është edhe plani i ri i paqes prej 28 pikash i propozuar nga Shtetet e Bashkuara për Ukrainën.
Rusia përfaqësohet në samit nga zëvendëskryetari i administratës presidenciale, Maxim Oreshkin, pasi presidenti Vladimir Putin nuk ndodhet aty. Disa vende të tjera gjithashtu nuk dërguan udhëheqësit e tyre më të lartë, përfshirë Kinën dhe Shtetet e Bashkuara.
-

Opozita nis protestat tek kryeministria: Për familjen, ekonominë dhe për demokracinë
Partia Demokratike mban sot protestën para Kryeministrisë. Demokratët kanë njoftuar se aksioni opozitar do të jetë i përjavshëm, në formën e një platforme parlamente me podium dhe foltore, ku pritet që deputetë dhe qytetarë të mbajnë fjalime.
Kjo është protesta e parë e PD-së pas zgjedhjeve të 11 majit. Tubimi para kryeministrisë vjen, pasi zv.kryeministrja Belinda Balluku u mor e pandehur nga SPAK. Kreu i PD, Sali Berisha, njoftoi se iniciativa synon të krijojë një hapësirë për opozitën dhe të rikthejë debatin politik, pasi parlamenti kalon qeverinë, programin dhe buxhetin pa debat.
Kryedemokrati gjithashtu ka deklaruar se opozita është lejuar të flasë vetem një herë në 9 seancat e zhvilluara në parlament dhe zgjidhja e vetme, sipas tij është protesta para kryeministrisë, ku do mbahen fjalime. Ndërkohë, Kryeministria është “blinduar” me mbrojtëse metalike, si masë për protestaën e sotme.
“Për familjen, për ekonominë dhe për demokracinë”, është ftesa që PD u bën shqiptarëve për tu tubuar sot në orën 18.00 përpara kryeministrisë.
Nën moton ‘Protesto’, PD fton qytetarët që t’u bashkohen demokratëve më 17 nëntor, ora 18.00 përpara kryeministrisë, në atë që e konsiderojnë si ‘folenë’ e krimit dhe korrupsionit, ku ndahen pazaret me aferat më të rënda korruptive, që rëndojnë familjet dhe xhepat e të gjithë shqiptarëve.
-

PL i bashkohet protestës së thirrur nga PD, Blushi: Të ngremë zërin për familjen, ekonominë dhe demokracinë!
Partia e Lirisë ka konfirmuar mbështetje për protestën e thirrur nga Sali Berisha, e cila do të zhvillohet nesër në orën 18:00 përballë Kryeministrisë.
Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, ka shpërndarë një postim në Facebook, ku thekson se është e domosdoshme që qytetarët të ngrejnë zërin për të mbrojtur familjet, ekonominë dhe demokracinë.