Tag: ekonomik

  • Grenell: Trump i angazhuar për Kosovën, fokus te zhvillimi ekonomik

    Grenell: Trump i angazhuar për Kosovën, fokus te zhvillimi ekonomik

    Përfaqësuesi special i presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, ka zbuluar planet e administratës së tij për t’u përfshirë në çështjen e Kosovës, duke theksuar se qasja do të jetë “hap pas hapi” dhe me fokus te zhvillimi ekonomik.Në një intervistë ekskluzive për Klan Kosova, Grenell u shpreh se angazhimi për Kosovën është i plotë, por prioriteti kryesor mbetet nxitja e rritjes ekonomike.“Mendoj se do të shkojmë hap pas hapi. Sigurisht jemi plotësisht të angazhuar në këto çështje, por po bëjmë zhvillim ekonomik gjithandej botës. Ky është fokusi,” tha ai.I pyetur nëse ekziston mundësia për t’u rikthyer në temat e mëparshme si korrigjimi i kufijve, Grenell e përjashtoi kategorikisht këtë opsion.“Nuk ka kthim mbrapa në asgjë. Planet kanë qenë gjithmonë plani ekonomik. Ne gjithmonë jemi përqendruar në zhvillim ekonomik si shtytës për zgjidhje të problemeve dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë,” theksoi ai.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Përfaqësuesi special i presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, ka zbuluar planet e administratës së tij për t’u përfshirë në çështjen e Kosovës, duke theksuar se qasja do të jetë “hap pas hapi” dhe me fokus te zhvillimi ekonomik.Në një intervistë ekskluzive për Klan Kosova, Grenell u shpreh se angazhimi për Kosovën është i plotë, por prioriteti kryesor mbetet nxitja e rritjes ekonomike.“Mendoj se do të shkojmë hap pas hapi. Sigurisht jemi plotësisht të angazhuar në këto çështje, por po bëjmë zhvillim ekonomik gjithandej botës. Ky është fokusi,” tha ai.I pyetur nëse ekziston mundësia për t’u rikthyer në temat e mëparshme si korrigjimi i kufijve, Grenell e përjashtoi kategorikisht këtë opsion.“Nuk ka kthim mbrapa në asgjë. Planet kanë qenë gjithmonë plani ekonomik. Ne gjithmonë jemi përqendruar në zhvillim ekonomik si shtytës për zgjidhje të problemeve dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë,” theksoi ai.

  • Lirimi i hapësirave publike, Rama poston pamjet: Aktivitet ekonomik i formalizuar dhe qytete më europiane

    Lirimi i hapësirave publike, Rama poston pamjet: Aktivitet ekonomik i formalizuar dhe qytete më europiane

    Vijon aksioni i lirimit të hapësirave publike nga subjektet që kanë zaptuar trotuaret dhe ambientet e dedikuara për komunitetin dhe qytetarët. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga lirimi i hapësirave publike nga një subjekt me aktivitet gomisterie që kishte zaptuar pa leje hapësirën publike. Rama thotë se ky aksion do të sigurojë më shumë aktivitet ekonomik të formalizuar dhe qytete më europiane dhe më të pastra.
    ”Më shumë hapësira të lira e më pak ndotje në çdo komunitet si fillim dhe pastaj më tej, më shumë gjelbërim, më shumë kënde komunitare për të gjithë, më shumë aktivitet ekonomik i formalizuar dhe qytete më europiane, më të pastra, më të bukura, më të gatshme për Shqipërinë 2030 në BE”,-shkruan Rama.

    Lirimi i hapësirave publike është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve, por edhe funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë. Lirimi ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të cilësisë së jetës në komunitet.

  • Rama: Më shumë hapësira të lira, më shumë aktivitet ekonomik i formalizuar

    Rama: Më shumë hapësira të lira, më shumë aktivitet ekonomik i formalizuar

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri në lidhje me nismën e lirimit të hapësirave publike nga bizneset dhe subjekte të tjera.
    Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë postuar pamje nga aksioni, ndërsa shkruan; “Më shumë hapësira të lira e më pak ndotje në çdo komunitet si fillim dhe pastaj më tej, më shumë gjelbërim, më shumë kënde komunitare për të gjithë, më shumë aktivitet ekonomik i formalizuar dhe qytete më europiane, më të pastra, më të bukura, më të gatshme për Shqipërinë 2030 në BE. Ecim”./ Opinion.al

  • Gjergj Luca ngre zërin për abuzimin me çmimet: Privati t’i vërë gishtin kokës, shteti të reagojë fuqishëm

    Gjergj Luca ngre zërin për abuzimin me çmimet: Privati t’i vërë gishtin kokës, shteti të reagojë fuqishëm

    Nga Albert Vataj Gjergj Luca, një nga zërat më të drejtpërdrejtë dhe më të angazhuar të sipërmarrjes shqiptare, i është rikthyer një shqetësimi që tejkalon kufijtë e interesit personal apo të aktivitetit të tij ekonomik. Ai flet si qytetar, si shqiptar që e do vendin e tij dhe që nuk mund të heshtë përballë një fenomeni që po i merr frymën turizmit shqiptar, abuzimi sistematik me çmimet në zonat turistike të jugut.Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Luca bën një krahasim goditës: nga njëra anë faturat e arsyeshme të një prej resorteve më luksoze të Sardenjës italiane, nga ana tjetër, çmimet absurde, të shumfishuara pa asnjë logjikë apo ndershmëri, në jug të Shqipërisë. “Shikoni videon, merrni frymë thellë… pastaj flisni!” – shkruan ai, duke i ftuar ndjekësit e tij të përballen me të vërtetën, pa justifikime dhe pa mëdyshje.

    Në një ton të prerë dhe të shqetësuar, ai ngre alarmin për mënyrën kriminale si po spekulohet me çmimet, në një zonë që duhet të ishte kartolina më mikpritëse e turizmit shqiptar dhe model i qytetarisë dhe shërbimit, siç natyra e ka qëndisur si një nga mrekullitë e saj. Ky nuk është vetëm një abuzim ekonomik, por një fyerje ndaj çdo pushuesi që zgjedh Shqipërinë si destinacionin e tij. Dhe më e rëndë akoma. është një rrezik serioz për besueshmërinë dhe imazhin e vendit tonë në sytë e vizitorëve të huaj.“Vërtet, shumë prej turistëve ndoshta i kanë kursyer paratë për të mos u shqetësuar nga një diferencë e vogël çmimi,” shprehet ai, “por kur një produkt kushton 3 apo 4 herë më shumë nga sa duhet, nuk kemi të bëjmë me turizëm, por me vjedhje të organizuar.” Dhe kur turistët ndihen të fyer, të mashtruar dhe të plaçkitur, ata nuk protestojnë më, ata thjesht nuk kthehen më.Mesazhi i Lucës është i qartë dhe i prerë: jo vetëm bizneset private, por edhe shteti ka për detyrë të ndalojë këtë katastrofë që po përgatitet nën sytë tanë. Shteti nuk mund të qëndrojë indiferent përballë një rritjeje çmimesh që nuk ka asnjë justifikim ekonomik, përveç lakmisë. Mosndërhyrja institucionale është bashkëfajësi.Në përshkrimin që shoqëron videon, Luca ironizon me qartësi: “Po për çmimet në restorantet e mia në Shqipëri a keni ankesa? Ndërkohë po u tregoj faturën e hotelit në Sardenjë ku pushova 3 ditë me familjen. Shikoni videon… pastaj me komentet e dini vetë ju!”Ai nuk kërkon as lavdërim e as justifikim për veten,por ndershmëri për të gjithë. Ai bën thirrje që të mos shkelet mbi moralin e mikpritjes shqiptare, të mos përçudnohet turizmi me dorën e atyre që i kthejnë pushimet në zhgënjim dhe vendin në një destinacion të djegur.“Mblidhni mendjen, miqtë e mi biznesmenë,” apelonte ai në një denoncim të një viti më parës, si sot, “mos abuzoni me turistët dhe vizitorët, sepse turizmi nuk është i falur. Vjen një ditë që të braktis, dhe nuk kthehet më te ty. Shqipëria ka plot vende të tjera ku turistët priten si mbretër, mos i detyroni të zgjedhin diku tjetër!”.Ky nuk është rasti i parë që Luca i rikthehet kësaj çështjeje. Në mënyrë të vazhdueshme, ai ka denoncuar fenomenin e çmimeve të fryra, duke theksuar se një model i tillë i turizmit, ku çmimi nuk reflekton cilësinë e shërbimit, është i pasuksesshëm dhe i dëmshëm për vendin. Në fund të ditës, nuk është vetëm xhepi i turistit që vidhet, është imazhi i Shqipërisë që komprometohet.

  • Heqja e tarifave tregtare me SHBA, koha për veprim të përbashkët

    Heqja e tarifave tregtare me SHBA, koha për veprim të përbashkët

    Neritan MullajDrejtor Ekzekutiv AmCham AlbaniaRritja e shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe pozicioni i favorshëm që Shqipëria ka fituar në rajon, krijon momentin e duhur për të shtyrë përpara idenë e një zone të lirë tregtare me SHBA.Shqipëria gëzon disa avantazhe konkurruese që e bëjnë një destinacion tërheqës për tregtinë dhe investimet. Pozicioni gjeografik në skajin perëndimor të Ballkanit, me dalje të drejtpërdrejtë në det dhe akses të shpejtë në tregjet europiane, ofron një derë hyrëse për produktet amerikane drejt rajonit.Njëkohësisht, një ekonomi në zhvillim, forcë punëtore konkurruese dhe politika gjithnjë e më të orientuara drejt integrimit euroatlantik, e pozicionojnë Shqipërinë si një partner të besueshëm krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit. Dhoma Amerikane gjykon se heqja e tarifave aktuale, fillimisht nga ana jonë, do të përforconte partneritetin ekonomik dypalësh dhe do të çonte në kushte më të favorshme për eksportuesit dhe investitorët amerikanë dhe shqiptarë dhe do të sillte një sërë përfitimesh strategjike: rritjen e eksporteve shqiptare, zgjerimin e investimeve amerikane në vend, krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e stabilitetit ekonomik rajonal.Për më tepër, do të afirmonte Shqipërinë si një partner që ndan të njëjtat vlera demokratike dhe interesa strategjike me SHBA-në. Strategjia për të zhvilluar një marrëdhënie të qëndrueshme tregtare duhet të ketë në bazë ndërveprimin e sektorit privat dhe institucioneve shtetërore.Duke shfrytëzuar sektorët e saj konkurrues dhe duke nxitur përpjekjet bashkëpunuese midis biznesit dhe qeverisë, Shqipëria mund të përballojë sfidat e paraqitura nga tarifat e reja të SHBA-së dhe ta kthejë këtë situatë në një mundësi.Këtë diskutim zhvillova edhe me Ambasdorin e Shqipërisë në SHBA z. Ervin Bushati ku ramë dakort të bashkëpunojmë ngushtë me Ambasadën Shqiptare në Uashington, D.C. për të inicuar dhe mbështetur dialogun me agjencitë përkatëse të SHBA-së.Qëllimi është të ndërtohet mirëkuptim i ndërsjellë dhe të demonstrohet se si heqja e tarifave do të kontribuonte në investime më të mëdha, krijimin e vendeve të punës dhe stabilitetin rajonal. Duke punuar së bashku, jo vetëm që mund të përmirësojmë kushtet tregtare, por edhe të forcojmë miqësinë dhe partneritetin ekonomik afatgjatë me Shtetet e Bashkuara.Në vitin 2024, shkëmbimet tregtare midis Shqipërisë dhe SHBA arritën një total prej 270 milionë dollarësh, me një rritje domethënëse krahasuar me vitin pararendës. Ky trend pozitiv tregon potencialin e pazhvilluar të kësaj marrëdhënieje.Sektorët më të përfituar nga një liberalizim i plotë do të ishin eksportuesit shqiptarë të hekurit dhe çelikut, strukturave të aluminit dhe bimëve medicinale, ndërsa nga ana tjetër, importet amerikane si mjetet e transportit, pjesët këmbimi dhe produktet bujqësore do të gjenin një treg më të hapur dhe më pak të kushtueshëm në Shqipëri.Një strategji me disa aktorë për një rezultat të qëndrueshëmBesoj fort se rruga drejt një partneriteti të qëndrueshëm ekonomik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara nuk është një rrugëtim që mund të përshkohet vetëm. Kjo është një strategji që kërkon përfshirjen dhe angazhimin e shumë aktorëve – privatë, publikë, institucionalë dhe njerëzorë.Për mua, bashkëpunimi publik-privat është baza. Kam parë që iniciativat e përbashkëta si misionet tregtare apo forumet sektoriale nuk janë thjesht ngjarje – ato janë ura reale që forcojnë lidhjet dhe bëjnë të dukshme kapacitetet tona eksportuese. Në to, jo vetëm që prezantojmë produktet tona, por tregojmë edhe vizionin tonë për të qenë një partner serioz dhe i besueshëm.Si një organizatë biznesi që mbështetet fort në avokim, ne e dimë vlerën e fakteve dhe argumentave për të qënë të suksesshëm dhe bindës. AmCham dhe institucionet qeveritare  duhet të përdorin projeksione të qarta statistikore për të dëshmuar se marrëdhënia jonë tregtare me SHBA-në nuk është kalimtare – ajo ka një ndikim real në ekonominë shqiptare, ruan vende pune dhe fuqizon industritë tona më jetike.Këto janë argumente që vlejnë dhe që mund të çojnë përpara lobimin për uljen e tarifave. Dhe këtu hyn në lojë zëri i fortë i sektorit privat. Përfaqësuesit e sektorëve si industria e hekurit, çelikut, kromit apo edhe ajo e bimëve medicinale duhet të marrin rolin e tyre si zëdhënës të interesave të tyre. Ata janë në vijën e parë, ata e njohin terrenin, dhe lobimi që vjen nga përvoja direkte është shumë më bindës.Një aktor i rëndësishëm dhe influencial në këtë proces është edhe diaspora shqiptare në Amerikë. Shqiptarët që jetojnë dhe punojnë atje, janë një urë e fuqishme komunikimi dhe ndikimi. Shumë prej tyre janë sipërmarrës të suksesshëm që jo vetëm mund të investojnë në Shqipëri, por edhe të promovojnë produktet dhe potencialin tonë ekonomik në tregun amerikan. Ata janë dëshmia më e gjallë e lidhjeve tona natyrore me SHBA-në.Dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme, diplomacia. Qeveria shqiptare ka një rol thelbësor në këtë strategji. Ajo duhet të angazhohet drejtpërdrejt me homologët amerikanë, duke e paraqitur Shqipërinë si një partner të besueshëm dhe të qëndrueshëm. Vetëm përmes një angazhimi të drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshëm mund të ndërtojmë një marrëdhënie tregtare që përfiton nga kushte preferenciale dhe që sjell zhvillim afatgjatë.

  • SHBA kërkon heqjen e barrierave tregtare për partneritet ekonomik me Kosovën

    SHBA kërkon heqjen e barrierave tregtare për partneritet ekonomik me Kosovën

    Energjia, Mbrojtja, Infrastruktura, Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit, Siguria Kibernetike, janë disa nga fushat përmes të cilave Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mund të bashkëpunonin me Kosovën. Megjithatë, për të ndodhur një gjë e tillë, sipas SHBA-ve, e domosdoshme do të ishte heqja e barrierave tregtare, e cila do të forconte më tej këto lidhje. “Shohim mundësi për bashkëpunim ekonomik në Kosovë në disa sektorë, përfshirë energjinë, mbrojtjen, infrastrukturën, teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, si dhe sigurinë kibernetike. Heqja e barrierave ndaj eksporteve amerikane do të rezultonte me rritje të tregtisë”, ka thënë një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë.
    Gjithashtu, SHBA-të kanë kërkuar që Qeveria të promovojë një mjedis transparent dhe të qëndrueshëm për bizneset amerikane që kërkojnë të zgjerohen në Kosovë. “Ne i inkurajojmë sektorët publikë dhe privatë në Kosovë që të vazhdojnë të kërkojnë mundësi ekonomike dhe investime në tregun amerikan”. Ky qëndrim përkon edhe me përpjekjet e Kosovës për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik me SHBA-në, sidomos pas vizitës së presidentes Vjosa Osmani në Uashington, këtë muaj. Gjatë takimeve me zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë zëvendëssekretarin e Shtetit, Christopher Landau, ajo tha se u fol për rëndësinë e krijimit të një partneriteti të ri ekonomik, me fokus në sektorët e energjisë, mbrojtjes dhe teknologjisë informative.

  • SHBA-ja sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave

    SHBA-ja sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave

    Shtetet e Bashkuara vlerësojnë për Radion Evropa e Lirë se ekzistojnë mundësi të rëndësishme për bashkëpunim ekonomik me Kosovën në disa sektorë strategjikë dhe se heqja e barrierave tregtare do t’i forconte më tej këto lidhje.
    “Shohim mundësi për bashkëpunim ekonomik në Kosovë në disa sektorë, përfshirë energjinë, mbrojtjen, infrastrukturën, teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, si dhe sigurinë kibernetike. Heqja e barrierave ndaj eksporteve amerikane do të rezultonte me rritje të tregtisë”, tha një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë për REL-in.
    “Ne i inkurajojmë sektorët publikë dhe privatë në Kosovë që të vazhdojnë të kërkojnë mundësi ekonomike dhe investime në tregun amerikan dhe që Qeveria të promovojë një mjedis transparent dhe të qëndrueshëm për bizneset amerikane që kërkojnë të zgjerohen në Kosovë”, tha ai.
    Ky qëndrim përkon edhe me përpjekjet e Kosovës për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik me SHBA-në, sidomos pas vizitës së presidentes Vjosa Osmani në Uashington, këtë muaj.
    Gjatë takimeve me zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë zëvendëssekretarin e Shtetit, Christopher Landau, ajo tha se u fol për rëndësinë e krijimit të një partneriteti të ri ekonomik, me fokus në sektorët e energjisë, mbrojtjes dhe teknologjisë informative.
    Radio Evropa e Lirë mori vesh se temë diskutimi ishte edhe mundësia e bashkëpunimit në sektorin e pasurive minerare.
    Ekspertët e ekonomisë e përkrahën këtë vizion, duke nënvizuar se pozicioni gjeografik, fuqia e re dhe e arsimuar e punës, si dhe politikat fiskale konkurruese e bëjnë Kosovën një destinacion tërheqës për investitorët e huaj.
    Megjithatë, ata theksuan nevojën për reforma të thella në sundimin e ligjit dhe politikat ekonomike.
    “Kosova duhet të angazhohet më tej në forcimin e sundimit të ligjit, në shmangien e veprimeve që mund të rrisin paparashikueshmërinë juridike, si dhe në rritjen e mbrojtjes së investitorëve, përmes përmirësimit të efikasitetit të gjykatave”, i tha Radios Evropa e Lirë më 18 korrik Arian Zeka, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.
    Kosova, aktualisht, ka një taksë prej 10% për mallrat e importuara nga SHBA-ja.
    Në fillim të prillit, presidentja Osmani kërkoi nga Qeveria e Kosovës pezullimin e saj, pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për tarifë të ngjashme ndaj importeve nga Kosova, por taksa mbeti në fuqi.
    Osmani tha, po ashtu, se zyra e saj ka përgatitur një projektligj për heqjen e taksës, por se miratimi i tij varet nga konstituimi i Kuvendit të ri.
    Konstituimi nuk ka përfunduar ende, për shkak të mosmarrëveshjeve politike qysh pas zgjedhjeve të shkurtit.
    Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, vlera e importeve nga SHBA-ja në vitin 2024 ka arritur mbi 105 milionë euro, ndërsa eksportet kanë qenë rreth 39 milionë euro.
    Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve njofton se investimet amerikane në Kosovë gjatë vitit 2024 kapën vlerën prej rreth 87 milionë eurosh.
    Zëdhënësi i Ambasadës amerikane në Prishtinë theksoi se stabiliteti dhe siguria në rajon janë kyçe për prosperitetin ekonomik.
    Duke cituar zëvendëssekretarin e Shtetit, Christopher Landau, ai shtoi:
    “Misionet tona në mbarë botën janë gati të ndihmojnë bizneset dhe investitorët e huaj që të bashkëpunojnë me partnerët tanë amerikanë nga sektori publik dhe privat, për të shfrytëzuar kompanitë tona kryesore, teknologjinë dhe fuqinë punëtore”. /REL

  • SHBA sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën,kërkon heqjen e barrierave

    SHBA sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën,kërkon heqjen e barrierave

    Shtetet e Bashkuara vlerësojnë për Radion Evropa e Lirë se ekzistojnë mundësi të rëndësishme për bashkëpunim ekonomik me Kosovën në disa sektorë strategjikë dhe se heqja e barrierave tregtare do t’i forconte më tej këto lidhje.“Shohim mundësi për bashkëpunim ekonomik në Kosovë në disa sektorë, përfshirë energjinë, mbrojtjen, infrastrukturën, teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, si dhe sigurinë kibernetike.Heqja e barrierave ndaj eksporteve amerikane do të rezultonte me rritje të tregtisë”, tha një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë për REL-in.“Ne i inkurajojmë sektorët publikë dhe privatë në Kosovë që të vazhdojnë të kërkojnë mundësi ekonomike dhe investime në tregun amerikan dhe që Qeveria të promovojë një mjedis transparent dhe të qëndrueshëm për bizneset amerikane që kërkojnë të zgjerohen në Kosovë”, tha ai.Ky qëndrim përkon edhe me përpjekjet e Kosovës për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik me SHBA-në, sidomos pas vizitës së presidentes Vjosa Osmani në Uashington, këtë muaj.Gjatë takimeve me zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë zëvendëssekretarin e Shtetit, Christopher Landau, ajo tha se u fol për rëndësinë e krijimit të një partneriteti të ri ekonomik, me fokus në sektorët e energjisë, mbrojtjes dhe teknologjisë informative.Radio Evropa e Lirë mori vesh se temë diskutimi ishte edhe mundësia e bashkëpunimit në sektorin e pasurive minerare.Ekspertët e ekonomisë e përkrahën këtë vizion, duke nënvizuar se pozicioni gjeografik, fuqia e re dhe e arsimuar e punës, si dhe politikat fiskale konkurruese e bëjnë Kosovën një destinacion tërheqës për investitorët e huaj.Megjithatë, ata theksuan nevojën për reforma të thella në sundimin e ligjit dhe politikat ekonomike.“Kosova duhet të angazhohet më tej në forcimin e sundimit të ligjit, në shmangien e veprimeve që mund të rrisin paparashikueshmërinë juridike, si dhe në rritjen e mbrojtjes së investitorëve, përmes përmirësimit të efikasitetit të gjykatave”, i tha Radios Evropa e Lirë më 18 korrik Arian Zeka, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.Kosova, aktualisht, ka një taksë prej 10% për mallrat e importuara nga SHBA-ja. Në fillim të prillit, presidentja Osmani kërkoi nga Qeveria e Kosovës pezullimin e saj, pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për tarifë të ngjashme ndaj importeve nga Kosova, por taksa mbeti në fuqi.Osmani tha, po ashtu, se zyra e saj ka përgatitur një projektligj për heqjen e taksës, por se miratimi i tij varet nga konstituimi i Kuvendit të ri. Konstituimi nuk ka përfunduar ende, për shkak të mosmarrëveshjeve politike qysh pas zgjedhjeve të shkurtit.Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, vlera e importeve nga SHBA-ja në vitin 2024 ka arritur mbi 105 milionë euro, ndërsa eksportet kanë qenë rreth 39 milionë euro.Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve njofton se investimet amerikane në Kosovë gjatë vitit 2024 kapën vlerën prej rreth 87 milionë eurosh.Zëdhënësi i Ambasadës amerikane në Prishtinë theksoi se stabiliteti dhe siguria në rajon janë kyçe për prosperitetin ekonomik. Duke cituar zëvendëssekretarin e Shtetit, Christopher Landau, ai shtoi:“Misionet tona në mbarë botën janë gati të ndihmojnë bizneset dhe investitorët e huaj që të bashkëpunojnë me partnerët tanë amerikanë nga sektori publik dhe privat, për të shfrytëzuar kompanitë tona kryesore, teknologjinë dhe fuqinë punëtore”./ REL

  • Çudit ish-drejtori ekonomik në MSH gjatë seancës për sterilizimin: Nuk jam gomari që të mbaj pëgjegjësinë për të gjithë sa kanë vjedhur!

    Çudit ish-drejtori ekonomik në MSH gjatë seancës për sterilizimin: Nuk jam gomari që të mbaj pëgjegjësinë për të gjithë sa kanë vjedhur!

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Ka vijuar sot në GJKKO procesi për dosjen Sterilizimi, ku ka nisur mbrojtja e të pandehurve të cilëve iu pranua gjykimi i shkurtuar duke veçuar reshtjen nga ish-ministri Ilir Beqaj. 
    Gjatë fjalës së tij Saimir Kadiu ish-drejtor ekonomik i ministrisë së shëndetësisë kërkoi të shpallet i pafajshëm duke deklaruar se nuk ka lidhje me asnjë shpërdorim detyre që pretendon SPAK. Por ndryshe nga kërkesat e tjera për pafajësi, ish-drejtori ka zgjedhur të përdorë një anektodë si arsyetim.
    “Lexova një anekdotë para ca ditësh, mori flak pylli dhe u mblodhën gjithë kafshët thanë po na dënon zoti se kemi bërë shumë mëkate, luani tha unë prsh kam ngrenë shumë prej jush, ujku e dhelpra po ashtu, pastaj i erdhi rradha gomarit dhe tha që pashë një lëndinë me bar të gjelbër dhe vajta e hëngra, të gjitha kafshët thanë ky është gabimi më i rëndë dhe dënuan gomarin”, tha ai.
    I pyetur nga gjykata pse e tha këtë anekdotë, ish-zyrtari u shpreh: Kërkoj mos jem unë gomari!
    Saimir Kadiu drejtor ekonomik ndodhet në arrest shtëpie, ndërsa akuzohet për ‘falsifikim dokumenti’ dhe ‘shpërdorim detyre’. Ish-zyrtarët e tjerë pjesë e dosjes, mjeku Arben Gjata, Naile Ajazi, Genc Byrazeri dhe Petraq Mersini në masën ‘detyrim me paraqitje’. Mes tyre nuk është ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. 
    Për dosjen “Sterilizimi”, të pandehurit Ilir Beqaj, Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj do të përballen në gjyq me akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup i strukturuar kriminal”. Beqaj do të gjykohet për akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal në procedurat e koncesionit dhjetëvjeçar të sterilizimeve kirurgjikale prej 100 milionë eurosh./ZËRI

  • BE-ja dhe Japonia përballë sfidave tregtare me SHBA-në: Samiti i Tokios riafirmon rendin ekonomik të bazuar në rregulla

    BE-ja dhe Japonia përballë sfidave tregtare me SHBA-në: Samiti i Tokios riafirmon rendin ekonomik të bazuar në rregulla

    Bashkimi Europian dhe Japonia pritet të riafirmojnë angazhimin e tyre për një rend ekonomik ndërkombëtar të bazuar në rregulla gjatë samitit të 30-të BE-Japoni që zhvillohet të mërkurën në Tokio. Ky takim vjen në një moment kritik, teksa të dyja palët po përballen me tensione në rritje tregtare me administratën e presidentit amerikan Donald Trump, përfshirë tarifa të larta për çelikun, aluminin dhe eksportet e tjera strategjike.

    Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe kryeministri japonez Shigeru Ishiba do të diskutojnë për ndikimin e masave amerikane dhe do të theksojnë nevojën për një treg global të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm. Zyrtarë nga të dyja palët kanë theksuar se, ndonëse ndajnë parime të përbashkëta, si angazhimi për një rend të lirë dhe të drejtë ekonomik, qasjet e tyre ndaj negociatave me SHBA-në janë të ndryshme.

    Ndërsa BE-ja po përgatit kundërmasa në dy paketa të mëdha financiare, Japonia po mban një linjë më të kujdesshme, edhe pse nuk përjashton asnjë opsion. Të dhënat tregojnë se të dyja mbajnë suficite të mëdha tregtare me SHBA-në – Japonia me 68.4 miliardë dollarë dhe BE-ja me 50 miliardë euro – gjë që i vendos në qendër të presionit amerikan për tarifa të reja deri më 1 gusht.

    Ekspertët paralajmërojnë se një përshkallëzim i mëtejshëm tarifor mund të kërcënojë zinxhirët e furnizimit dhe stabilitetin global. Sipas avokatit japonez Hibiki Kimura, “suksesi i samitit do të matet me aftësinë e BE-së dhe Japonisë për të treguar unitet në mbrojtje të një rendi tregtar të qëndrueshëm, përballë një politike amerikane gjithnjë e më të paparashikueshme”.