Tag: ekonomik

  • Nga projektet me AI te dixhitalizimi, BE – Ballkani Perëndimor shkëmbejnë letrat e qëllimit

    Nga projektet me AI te dixhitalizimi, BE – Ballkani Perëndimor shkëmbejnë letrat e qëllimit

    Zhvillimi i Forumit BE – Ballkani Perëndimor përbën një moment strategjik në avancimin e integrimit ekonomik të rajonit me Bashkimin Evropian.Ky forum krijon mundësi për të tërhequr investime të huaja direkte, për të nxitur inovacionin dhe përshpejtuar integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të rajonit.Në kuadër të këtij forumi u shkëmbyen një seri letrash qëllimi (LOI), që shërbejnë si hap paraprak drejt nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit mes palëve me interesa të përbashkëta.Projektet kryesore të përfshira përfshijnë:4iG – Projekti “Regional Digital Backbone” i lidhur me BE-në (EAGLE Project)3CIS – Zhvillimi i Qendrës së të Dhënave me AI në KosovëSwiss Rockets Serbia – Investime në kërkim dhe zhvillim për inovacion në shëndetësi dhe bioteknologji në SerbiCWP Europe – Projekte të fermave me erë në Shqipëri dhe fermave diellore me sistem magazinimi baterish në Mal të ZiElevenEs – Fabrika e madhe për bateri LFP në SerbiTitan Cement Group – Projekte për kthimin e mbetjeve në energji (Waste-to-Fuel) dhe rikuperim të ngrohjes nga mbetjet në ShqipëriEFSD+ – Nisma për nënshkrime të garancive financiare, përfshirë KfW “Scaling Alternative Finance for Entrepreneurs (SAFE)” dhe EBRD “Risk Sharing for ESG Projects”Ky bashkëpunim i thelluar synon të fuqizojë lidhjet ekonomike dhe të përshpejtojë zhvillimin e qëndrueshëm në rajon, duke forcuar lidhjet me Bashkimin Evropian dhe duke nxitur investimet strategjike në sektorë kyç. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Kryebashkiaku i Nju Jorkut zbarkon në Vlorë, priten takime për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe promovimin e turizmit

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut zbarkon në Vlorë, priten takime për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe promovimin e turizmit

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams, së bashku me një delegacion amerikan, ka mbërritur mesditën e kësaj të marte në qytetin e Vlorës.

    Ai është shoqëruar nga forca të shumta sigurie dhe ekipe të posaçme të ambasadës amerikane.
    Delegacioni ka ndaluar fillimisht në Vilën qeveritare në Ujin e Ftohtë, ndërsa më vonë pritet që Adams të vizitojë edhe zonën e Orikumit.
    Ende nuk janë bërë publike arsyet zyrtare të kësaj vizite në qytetin bregdetar, por sipas mediave ndërkombëtare, qëllimi i udhëtimit të kryebashkiakut të Nju Jorkut në Shqipëri lidhet me forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe promovimin e turizmit.
    Burime pranë organizatorëve bëjnë me dije se Adams do të zhvillojë takime joformale me përfaqësues vendorë dhe sipërmarrës të zonës.

    Top Channel

  • Transformimi i investimeve të huaja po riformëson ekonominë globale, përtej tarifave të Trump

    Transformimi i investimeve të huaja po riformëson ekonominë globale, përtej tarifave të Trump

    Nga Jayati Ghosh*Edhe pse politikat proteksioniste tregtare të Presidentit të SHBA-së Donald Trump dominojnë titujt kryesorë të lajmeve, ato nuk janë aspak forcat e vetme që po formësojnë prodhimin global. Modele të reja investimesh kanë filluar të riformësojnë peizazhin ekonomik global shumë përpara tarifave të vendosura nga Trump.Kjo vihet re qartë në rrjedhat e investimeve të huaja direkte (IHD). Sipas raportit më të fundit mbi Investimet Botërore nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim (UNCTAD), hyrjet e IHD në Europë, Amerikën e Jugut dhe pjesën më të madhe të Azisë ranë në vitin 2024. Në kontrast, flukset e IHD-ve në Afrikë u rritën me 75%, duke arritur në 97 miliardë dollarë, ndërsa ato në Azinë Juglindore u rritën me 10%, në 225 miliardë dollarë.Pas këtyre trendeve qëndron një ristrukturim më i gjerë i zinxhirëve të furnizimit të kompanive shumëkombëshe, të cilat po zhvendosen gradualisht drejt Azisë Juglindore, Europës Lindore dhe Amerikës Qendrore. Si pasojë, edhe modelet e IHD-ve po ndryshojnë: ndërsa Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Kina mbeten investitorët më të mëdhenj në dalje, Lindja e Mesme ka dalë në pah si një burim i rëndësishëm i IHD.Për shkak të të ardhurave të bollshme nga nafta, vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) – Bahreini, Kuvajti, Omani, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe – investuan rreth 113 miliardë dollarë në Afrikë gjatë viteve 2022 dhe 2023, duke zgjeruar ndjeshëm praninë e tyre ekonomike në kontinent. Shumica e këtij kapitali është përqendruar në projekte të logjistikës dhe infrastrukturës, si porte, aeroporte dhe rrjete transporti, si dhe në sektorin e naftës dhe gazit.Megjithatë, qendra e gravitetit po zhvendoset me shpejtësi drejt Kinës, veçanërisht kur bëhet fjalë për investimet e gjelbra. Një raport i ri nga Net Zero Industrial Policy Lab vë në pah përmasat e IHD-ve kineze në drejtim të energjisë së pastër, duke treguar se si shtytja e Kinës drejt energjive të pastra po rrit ndikimin e saj ekonomik.Duke u mbështetur në një bazë të dhënash me 461 projekte të prodhimit të teknologjive të gjelbra të mbështetura nga Kina, të shpallura midis vitit 2011 dhe mesit të vitit 2025, raporti tregon se kompanitë kineze kanë investuar mbi 220 miliardë dollarë në 387 projekte në 54 vende që nga viti 2022. Këto përfshijnë impiante për energjinë diellore dhe atë me erë, fabrika të mëdha për bateri, automjete me energji të re, infrastrukturë karikimi, madje edhe startup-e hidrogjeni në faza të hershme.Sipas raportit, këto investime kineze udhëhiqen kryesisht nga kërkimi për akses në tregje dhe furnizime të qëndrueshme të lëndëve të para. Ndërsa vendet e ASEAN-it mbeten destinacioni kryesor për këto projekte, pjesa e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut u rrit ndjeshëm, duke kaluar në mbi 20% në vitin 2024; Amerika Latine dhe Azia Qendrore gjithashtu tërhoqën një pjesë të konsiderueshme të IHD-ve kineze.Është me rëndësi të theksohet se kjo valë e re e IHD-ve kineze nuk udhëhiqet nga ndërmarrjet shtetërore, por nga kompani private që nuk janë mbështetur as në kredi të mëdha nga bankat shtetërore, e as në subvencione nga qeveritë pritëse. Siç thekson njëri nga autorët e studimit, “Zyrtarët e qeverisë kineze vetë mund të mos jenë në dijeni të plotë për përmasat dhe totalin e agreguar të këtyre investimeve të sektorit privat në teknologjitë e gjelbra jashtë vendit.”Marrë së bashku, këto zhvillime sinjalizojnë një fazë të re në zgjerimin ekonomik global të Kinës. Ndryshe nga Nisma e “Një Brez Një Rrugë” e Presidentit Xi Jinping, e udhëhequr nga shteti, këto investime të fokusuara në përfitim pasqyrojnë si presione nga ana e ofertës, si tepricat industriale brenda Kinës, ashtu edhe dinamika nga ana e kërkesës, me vendet pritëse që gjithnjë e më shumë e lidhin aksesin në tregje me përpunimin me vlerë të shtuar dhe jo thjesht me nxjerrjen e burimeve natyrore.Duke qenë se ndikimi i plotë i këtyre projekteve do të bëhet i qartë vetëm pas disa vitesh, shumë vëzhgues, veçanërisht në ekonomitë e përparuara, mund të kapen në befasi. Ndërsa eksportet dhe investimet nxjerrëse kineze janë parë shpesh si kërcënim për industrializimin e vendeve pritëse, vala aktuale e IHD-ve në prodhim ka potencialin të forcojë prodhimin vendas, të krijojë vende pune dhe të nxisë qëllime më të gjera zhvillimore. Edhe transferimet e kufizuara të teknologjisë mund të jenë transformuese, duke përshpejtuar tranzicionin drejt energjive të pastra dhe duke riformësuar tregtinë globale.Kina nuk vepron për bamirësi. IHD-të, qofshin nga Perëndimi, Kina apo Gjiri Persik, udhëhiqen nga përfitimi dhe ndonjëherë motivohen nga kërkimi i fitimeve të pamerituara. Ato mund të sjellin përfitime të konsiderueshme, por gjithashtu mbartin rreziqe: degradim mjedisor, zhvendosje, shfrytëzim të punës, humbje në këmbimet valutore dhe tarifa teknike apo honorare të kushtueshme. Dhe kur lidhjet dhe përhapjet e pritura nuk materializohen, përfitimet mbeten shumë të lokalizuara.Si gjithmonë, shumë varet nga politikat që ndjekin vendet pritëse. Në mënyrë inkurajuese, disa ekonomi në zhvillim të orientuara drejt eksportit duket se kanë mësuar nga përvoja e Indonezisë, ku qeveria detyroi kompanitë kineze të gjeneronin më shumë prodhim me vlerë të shtuar brenda vendit (veçanërisht në përpunimin e nikelit) si kusht për investim. Të frymëzuara nga kjo, disa qeveri po përpiqen të vendosin kërkesa të ngjashme për investitorët e huaj, me më shumë theks në prodhimin lokal dhe transferimin e njohurive. Për shembull, në Brazil, kompania e elektronikës për konsum Lenovo ka krijuar një departament të përbashkët kërkimi dhe zhvillimi për të përmirësuar kapacitetet e saj vendore në prodhimin inteligjent dixhital.Megjithatë, edhe suksesi relativ i Indonezisë nuk është përkthyer në rritje reale të pagave dhe përmirësim të kushteve të punës. Mirëpritja e IHD-ve nuk mjafton; vendet pritëse kanë nevojë për rregullim më të fortë të brendshëm, ndërhyrje publike dhe bashkëpunim rajonal për të siguruar që përfitimet të shpërndahen gjerësisht.Një kërkesë e ngjashme ishte në zemër të Konferencës së Bandungut të vitit 1955, e organizuar nga Indonezia, e cila bëri thirrje për një rend ekonomik global më të drejtë dhe për bashkëpunim më të madh midis vendeve aziatike dhe afrikane. Është veçanërisht domethënëse që kjo rezolutë vazhdon të citohet ende në faqet zyrtare të qeverisë kineze.Megjithatë, përmbushja e thirrjes së Konferencës së Bandungut për një rend ndërkombëtar ekonomik më të drejtë kërkon më shumë sesa investime të drejtuara nga përfitimi. Ajo kërkon qeveri të gatshme të bashkëpunojnë për të zhvilluar tregje që u shërbejnë shoqërive, dhe jo vetëm aksionerëve.* Jayati Ghosh, Profesore e Ekonomisë në Universitetin e Massachusetts Amherst, është anëtare e Komisionit për Ekonomi Transformuese të Romës dhe bashkëkryetare e Komisionit të Pavarur për Reformën e Tatimeve Ndërkombëtare për Korporatat.Copyright: Project Syndicate, 2025www.project-syndicate.org Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • ‘Modeli ekonomik është i rrezikshëm ‘/ Kedhi: Ekonomia shqiptare po mbështetet te ndërtimi dhe paratë e pista

    ‘Modeli ekonomik është i rrezikshëm ‘/ Kedhi: Ekonomia shqiptare po mbështetet te ndërtimi dhe paratë e pista

    Në një intervistë për “Syri TV”, anëtari i BrainGain në PD, Nikola Kedhi, analizoi gjendjen e ekonomisë shqiptare, duke e cilësuar programin ekonomik të qeverisë si të paqëndrueshëm dhe të shkëputur nga realiteti.

    “Ky i qeverisë nuk është program, nuk paraqet vizion dhe as strategji, sepse është tërësisht i shkëputur nga realiteti shqiptar”, u shpreh Kedhi.

    Ai shtoi se modeli ekonomik i ndërtuar gjatë dekadës së fundit është i bazuar kryesisht te sektori i ndërtimit, ku kanalizohen edhe paratë e pista që hyjnë në Shqipëri. Sipas tij, kjo e bën ekonominë jo vetëm të paqëndrueshme, por edhe të rrezikshme.

    Kedhi paralajmëroi se çdo goditje e flukseve financiare do të sjellë pasoja negative në ekonominë shqiptare.

    “Tre shtyllat që përbëjnë modelin ekonomik të viteve të fundit nuk ofrojnë asnjë model zhvillimi të qëndrueshëm, as në afatmesëm dhe as në afatgjatë, sepse po shohim ngadalësim”, tha ai.

    Kedhi:

    Ky i qeverisë veper ne, nuk është se është një program, as paraqet një vizion, as paraqet një strategji, sepse është tërësisht i shkëputur nga realiteti shqiptar, po të shikojmë, duke bërë edhe ndërhyrje, e dy raporteve, raporti ekonomik dhe raporti analitik për programin që paraqiti qeveria, për të cilin ne shprehim dhe shqetësimin e thellë që nuk u arrit të diskutohej dhe nuk u arrit t’i paraqitej publikut, qytetarit shqiptar se çfarë parashikon kjo qeveri për shqiptarët në 4 vitet e ardhshme.

    Po t’i ndërthurim të dyja, shikojmë që modeli ekonomik në Shqipëri, ky model i zhvilluar në dekadën e fundit është tërësisht i paqëndrueshëm, sepse është i bazuar jo te prodhimi, jo te produktiviteti i pjesëmarrësve në tregun e punës, jo te elementet konkretë, të cilët janë të vetmit që rrisin më pas pagat, zhvillojnë ekonominë, zhvillojnë mirëqenien e individit, por është i bazuar kryesisht te sektori i ndërtimit ku, siç e thonë dhe pjesa më e madhe e mediave dhe raporteve ndërkombëtare, kanalizohen të gjitha paratë e pista që vijnë në Shqipëri, gjë që e bën jo vetëm të paqëndrueshëm, por edhe të rrezikshëm.

    Çfarë ndodh në momentin që ka një goditje të këtyre flukseve që vijnë? Pritet të ketë një efekt të caktuar në ekonominë shqiptare dhe efektet janë negative.

    Shikojmë që të treja shtyllat që përbëjnë modelin ekonomik të viteve të fundit në Shqipëri nuk përbëjnë asnjë model zhvillimi të qëndrueshëm as në afatmesëm e as në afatgjatë, sepse shohim që po ngadalësohen.

  • “Ekonomia shqiptare po mbështetet nga paratë e pista”/ Programi qeverisës, reagon Kedhi: E rrezikshme, nuk ofrojnë…

    “Ekonomia shqiptare po mbështetet nga paratë e pista”/ Programi qeverisës, reagon Kedhi: E rrezikshme, nuk ofrojnë…

    Në një intervistë televizive, anëtari i PD, Nikola Kedhi, analizoi gjendjen e ekonomisë shqiptare, duke e cilësuar programin ekonomik të qeverisë si të paqëndrueshëm dhe të shkëputur nga realiteti.
    “Ky i qeverisë nuk është program, nuk paraqet vizion dhe as strategji, sepse është tërësisht i shkëputur nga realiteti shqiptar”, u shpreh Kedhi.
    Ai shtoi se modeli ekonomik i ndërtuar gjatë dekadës së fundit është i bazuar kryesisht te sektori i ndërtimit, ku kanalizohen edhe paratë e pista që hyjnë në Shqipëri. Sipas tij, kjo e bën ekonominë jo vetëm të paqëndrueshme, por edhe të rrezikshme. Kedhi paralajmëroi se çdo goditje e flukseve financiare do të sjellë pasoja negative në ekonominë shqiptare.
    Nikola Kedhi:
    “Tre shtyllat që përbëjnë modelin ekonomik të viteve të fundit nuk ofrojnë asnjë model zhvillimi të qëndrueshëm, as në afatmesëm dhe as në afatgjatë, sepse po shohim ngadalësim”, tha ai.
    Kedhi:
    Ky i qeverisë veper ne, nuk është se është një program, as paraqet një vizion, as paraqet një strategji, sepse është tërësisht i shkëputur nga realiteti shqiptar, po të shikojmë, duke bërë edhe ndërhyrje, e dy raporteve, raporti ekonomik dhe raporti analitik për programin që paraqiti qeveria, për të cilin ne shprehim dhe shqetësimin e thellë që nuk u arrit të diskutohej dhe nuk u arrit t’i paraqitej publikut, qytetarit shqiptar se çfarë parashikon kjo qeveri për shqiptarët në 4 vitet e ardhshme.
    Po t’i ndërthurim të dyja, shikojmë që modeli ekonomik në Shqipëri, ky model i zhvilluar në dekadën e fundit është tërësisht i paqëndrueshëm, sepse është i bazuar jo te prodhimi, jo te produktiviteti i pjesëmarrësve në tregun e punës, jo te elementet konkretë, të cilët janë të vetmit që rrisin më pas pagat, zhvillojnë ekonominë, zhvillojnë mirëqenien e individit, por është i bazuar kryesisht te sektori i ndërtimit ku, siç e thonë dhe pjesa më e madhe e mediave dhe raporteve ndërkombëtare, kanalizohen të gjitha paratë e pista që vijnë në Shqipëri, gjë që e bën jo vetëm të paqëndrueshëm, por edhe të rrezikshëm.
    Çfarë ndodh në momentin që ka një goditje të këtyre flukseve që vijnë? Pritet të ketë një efekt të caktuar në ekonominë shqiptare dhe efektet janë negative.
    Shikojmë që të treja shtyllat që përbëjnë modelin ekonomik të viteve të fundit në Shqipëri nuk përbëjnë asnjë model zhvillimi të qëndrueshëm as në afatmesëm e as në afatgjatë, sepse shohim që po ngadalësohen.

  • Vuçiç takon Rubion në New York, fokusi të bashkëpunimi politik dhe ekonomik

    Vuçiç takon Rubion në New York, fokusi të bashkëpunimi politik dhe ekonomik

    Ndryshe nga Prishtina zyrtare, lëvizjet e Beogradit janë intensive në bashkëpunimin e saj me SHBA. Edhe pse e ulur në dy karrige, atë të perëndimit dhe Moskës, për Beogradin dialogu strategjik me Uashingtonin vazhdon. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kanë biseduar për forcimin e këtij dialogu dhe bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve gjatë një takimi në Nju Jork në kuadër të punimeve të asamblesë se përgjithshme të OKB.
    Në një shkrim në llogarinë e tij në Instagram, Vuçiç tha se biseda mes tyre u përqendrua në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, veçanërisht sa i përket zgjidhjes së çështjes së tarifave të SHBA-së. Edhe Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Tommy Pigott, tha se Rubio bisedoi me Vuçiçin për thellimin e partneritetit midis Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë, përfshirë përmes dialogut strategjik dhe pjesëmarrjes së SHBA-së në ekspozitës ndërkombëtare EXPO 2027, e cila do të mbahet në Beograd.
    Takimet në New York, Beogradi i ka shfrytëzuar edhe për të shprehur qëndrimin e tyre zyrtar për dialogun me Kosovën, duke u shfaqur përsëri si vendi i përkushtuar që kërkon ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ne rajon. Vuçiç shprehu mirënjohje për rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mbrojtjen e sigurisë së popullit serb në Kosovë, si dhe për kontributin e tyre në procesin e dialogut Beograd–Prishtinë. Në punimet e asamblesë së përgjithshme të OKB, Kosovën e përfaqëson presidentja Osmani, e cila ka shfrytëzuar rastin për të kërkuar anëtarësimin e Kosovës në NATO-s. Marrëdhëniet Prishtinë-Beograd kanë qenë në qendër të vëmendjes nga ambasada amerikane në Prishtinë.

  • Faza III Tiranë-Durrës, shpallet fituesi për ndërhyrjen në superstradë dhe nyjen në Laknas

    Faza III Tiranë-Durrës, shpallet fituesi për ndërhyrjen në superstradë dhe nyjen në Laknas

    Përfundon procedura e prokurimit për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës faza e tretë e punimeve në lotin e parë, një nga projektet infrastrukturore më të rëndësishme në vend.Nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në pozicionin e autoriteti kontraktor, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe analizës së thelluar të ofertave të paraqitura, janë skualifikuar shtatë oferta, ndërsa është shpallur fitues kompania “ALB-BUILDING” sh.p.k me ofertën 1,97 miliardë lekë (pa TVSH) apo rreth 20 mln euro.Hapja e procedurave të tenderimit për fazën e tretë të zgjerimit të autostradës Tiranë-Durrës u njoftuan më 30 Korrik 2025 dhe 3 shtator 2025 ishte përcaktuar afati i fundit për dorëzimin e ofertës. Fondi limit i tenderit të shpallur ishte me vlerë 2,4 miliardë lekë (pa TVSH) apo 25,6 milionë euro. Afati për zbatimin e kontratës së punimeve është 24 muaj.Në relacionin teknik që shoqëron projektin thuhet se ndërhyrja përfshin shtresat asfaltike të korsive shtesë në kilometrin e superstradës të përfshirë në këtë fazë, sistemin e drenaxhimit të ujërave në këtë pjesë ndërlidhjen e nyjes së Laknasit me superstradën dhe ndërhyrjen në nënkalimin e Limuthit në afërsi të Citypark.Në garë morën pjesë 14 operatorë që paraqitën veçmas ofertat ose si bashkim operatorësh, por të cilët janë skualifikuar për mospërmbushje të kritereve.Nga Autoriteti Rrugor Shqiptar janë argumentuar arsyet e skualifikimit për çdo ofertë të paraqitur.Skualifikohet oferta e paraqitur nga operatori ekonomik “Salillari” sh.p.k, pasi oferta e paraqitur rezulton anomalisht e ulët.Skualifikohet oferta e paraqitur nga operatori ekonomik “A.N.K” sh.p.k, pasi nuk përmbushin kriteret e vecanta të kualifikimit të përcaktuara në DST, kjo në kundërshtim me nenin 77 “Kërkesat për kualifikim” të LPP-së, konkretisht: -OE nuk ka plotësuar kriterin sipas pikes 2.3.4 * Operatori ekonomik për realizimin e punimeve objekt kontrate, duhet të disponojë edhe stafin mbështetës (jo domosdoshmërisht drejtues teknik në licencën e shoqërisë), sipas kerkesave te DST.Skualifikohet oferta e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik “ALBAVIA & JOOS KRASNIQI-BAZE” sh.p.k, pasi nuk përmbushin kriteret e vecanta të kualifikimit të përcaktuara në DST, kjo në kundërshtim me nenin 77 “Kërkesat për kualifikim” të LPP-së, konkretisht: -OE nuk ka arritur të dëshmojë që plotëson kriterin sipas pikës 2.3.1 *Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për përvojën e mëparshme të ngjashme.Skualifikohet oferta e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik “EUROTEOREMA PEQIN” & “NOVA CONSTRUCTION GROUP” & “VIANTE KONSTRUKSION” sh.p.k, pasi nuk përmbushin kriteret e veçanta të kualifikimit të përcaktuara në DST, kjo në kundërshtim me nenin 77 “Kërkesat për kualifikim” të LPP-së, konkretisht: -BOE nuk ka arritur të dëshmojë që plotëson kriterin sipas pikës 2.3.1 *Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për përvojën e mëparshme të ngjashme.Skualifikohet oferta e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik “ВАМІ НOLDING” & “NDREGJONI” & “RAFIN COMPANY” & “UDHA” sh.p.k, pasi nuk përmbushin kriteret e vecanta të kualifikimit të përcaktuara në DST, kjo në kundërshtim me nenin 77 “Kërkesat për kualifikim” të LPP-së, konkretisht: -BOE nuk ka arritur të dëshmojë që plotëson kriterin sipas pikës 2.3.1 *Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për përvojën e mëparshme të ngjashme.Skualifikohet oferta e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik “G.P.G Company & SENKA ” sh.p.k, pasi nuk përmbushin kriteret e veçanta të kualifikimit të përcaktuara në DST, kjo në kundërshtim me nenin 77 “Kërkesat për kualifikim” të LPP-së, konkretisht: -BOE nuk ka arritur të dëshmojë që plotëson kriterin sipas pikës 2.3.1 *Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për përvojën e mëparshme të ngjashme.Skualifikohet oferta e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik “BE-IS” &”ERGI” & “RRUGA URA ASFALTIM NR.2 ELBASAN” sh.p.k, pasi nuk përmbushin kriteret e veçanta të kualifikimit të përcaktuara në DST, kjo në kundërshtim me nenin 77 “Kërkesat për kualifikim” të LPP-së, konkretisht: -BOE nuk ka arritur të dëshmojë që plotëson kriterin sipas pikës 2.3.1 *Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për përvojën e mëparshme të ngjashme. ProjektiPavarësisht vlerës së procedurës që duket e konsiderueshme duket se nyja e re e Laknasit përfshin një ndryshim tërësor të qarkullimit në këtë pjesë dhe vepra arti.“Referuar kërkesave, zgjidhja e gjeometrisë së nyjës dhe segmenteve rrugore për objektin e kontratës “Studim Projektim “Ndërtimi I Nyjës që lidh Rrugën e Laknasit me Projektin “Zgjerimi i Superstradës Tiranë-Durrës”” përfshin realizimin e një nyje në disnivel, e cila siguron aksesin e rrugës së Laknasit me autostradën Tiranë-Durrës.Duke marrë parasysh faktin që nyja e propozuar ka një distance të kufizuar (rreth 1.5km) nga fillimi i autostradës (nyjes së Casa Italia), realizimi i saj nuk cenon sigurinë në lëvizje për shkak se zona në fjalë duhet të marrë në konsideratë kufizimet në shpejtësi (në zvogëlimin e shpejtësisë në dalje të autostradës apo rritjen e shpejtësisë në mënyrë graduale deri në njëfaëe distance).Lidhja e rrugës kryesore dhe të Laknasit me këtë segment rrugor, realizohet nëpërmjet rampave përkatëse, tëe cilat sigurojnë parametra gjeometrike të duhura, për lëvizshmëri të sigurt. Referuar V.K.M Nr.628, secila nga degët e rampave do ketë gjerësi të pjesës kaluese jo më të vogël sesa 6 m dhe pjerrësi gjatësore jo më të madhe sesa 7- 8%” thuhet në dokument.  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Faza III Tiranë-Durrës, ALB-BUILDING shpallet fituese me ofertën 20 mln euro

    Faza III Tiranë-Durrës, ALB-BUILDING shpallet fituese me ofertën 20 mln euro

    Përfundon procedura e prokurimit për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës faza e tretë e punimeve në lotin e parë, një nga projektet infrastrukturore më të rëndësishme në vend. Nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në pozicionin e autoriteti kontraktor, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe analizës së thelluar të ofertave të paraqitura, janë skualifikuar shtatë oferta, ndërsa është shpallur fitues kompania “ALB-BUILDING” sh.p.k me ofertën 1,97 miliardë lekë (pa TVSH) apo rreth 20 mln euro.Hapja e procedurave të tenderimit për fazën e tretë të zgjerimit të autostradës Tiranë-Durrës u njoftuan më 30 Korrik 2025 dhe 3 shtator 2025 ishte përcaktuar afati i fundit për dorëzimin e ofertës. Fondi limit i tenderit të shpallur ishte me vlerë 2,4 miliardë lekë (pa TVSH) apo 25,6 milionë euro. Afati për zbatimin e kontratës së punimeve është 24 muaj.Në garë morën pjesë 14 operatorë që paraqitën veçmas ofertat ose si bashkim operatorësh, por të cilët janë skualifikuar për mospërmbushje të kritereve.Nga Autoriteti Rrugor Shqiptar janë argumentuar arsyet e skualifikimit për çdo ofertë të paraqitur.Skualifikohet oferta e paraqitur nga operatori ekonomik “Salillari” sh.p.k, pasi oferta e paraqitur rezulton anomalisht e ulët.Skualifikohet oferta e paraqitur nga operatori ekonomik “A.N.K” sh.p.k, pasi nuk përmbushin kriteret e vecanta të kualifikimit të përcaktuara në DST, kjo në kundërshtim me nenin 77 “Kërkesat për kualifikim” të LPP-së, konkretisht: -OE nuk ka plotësuar kriterin sipas pikes 2.3.4 * Operatori ekonomik për realizimin e punimeve objekt kontrate, duhet të disponojë edhe stafin mbështetës (jo domosdoshmërisht drejtues teknik në licencën e shoqërisë), sipas kerkesave te DST.Skualifikohet oferta e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik “ALBAVIA & JOOS KRASNIQI-BAZE” sh.p.k, pasi nuk përmbushin kriteret e vecanta të kualifikimit të përcaktuara në DST, kjo në kundërshtim me nenin 77 “Kërkesat për kualifikim” të LPP-së, konkretisht: -OE nuk ka arritur të dëshmojë që plotëson kriterin sipas pikës 2.3.1 *Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për përvojën e mëparshme të ngjashme.Skualifikohet oferta e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik “EUROTEOREMA PEQIN” & “NOVA CONSTRUCTION GROUP” & “VIANTE KONSTRUKSION” sh.p.k, pasi nuk përmbushin kriteret e veçanta të kualifikimit të përcaktuara në DST, kjo në kundërshtim me nenin 77 “Kërkesat për kualifikim” të LPP-së, konkretisht: -BOE nuk ka arritur të dëshmojë që plotëson kriterin sipas pikës 2.3.1 *Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për përvojën e mëparshme të ngjashme.Skualifikohet oferta e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik “ВАМІ НOLDING” & “NDREGJONI” & “RAFIN COMPANY” & “UDHA” sh.p.k, pasi nuk përmbushin kriteret e vecanta të kualifikimit të përcaktuara në DST, kjo në kundërshtim me nenin 77 “Kërkesat për kualifikim” të LPP-së, konkretisht: -BOE nuk ka arritur të dëshmojë që plotëson kriterin sipas pikës 2.3.1 *Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për përvojën e mëparshme të ngjashme.Skualifikohet oferta e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik “G.P.G Company & SENKA ” sh.p.k, pasi nuk përmbushin kriteret e veçanta të kualifikimit të përcaktuara në DST, kjo në kundërshtim me nenin 77 “Kërkesat për kualifikim” të LPP-së, konkretisht: -BOE nuk ka arritur të dëshmojë që plotëson kriterin sipas pikës 2.3.1 *Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për përvojën e mëparshme të ngjashme.Skualifikohet oferta e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik “BE-IS” &”ERGI” & “RRUGA URA ASFALTIM NR.2 ELBASAN” sh.p.k, pasi nuk përmbushin kriteret e veçanta të kualifikimit të përcaktuara në DST, kjo në kundërshtim me nenin 77 “Kërkesat për kualifikim” të LPP-së, konkretisht: -BOE nuk ka arritur të dëshmojë që plotëson kriterin sipas pikës 2.3.1 *Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për përvojën e mëparshme të ngjashme.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Miti ekonomik i turizmit: Ja pse nuk mund ta bëjë një vend të pasur

    Miti ekonomik i turizmit: Ja pse nuk mund ta bëjë një vend të pasur

    Nga Tasos Kokkinidis, GREEK REPORTER

    Në shumë pjesë të Evropës Jugore, turizmi lavdërohet si një “industri e rëndë” moderne, një motor i fuqishëm për rritjen ekonomike. Por siç argumentoi së fundmi analisti i lartë Marko Jukic nga ‘Bismarck Analysis’ në ‘Palladium’, ky është një iluzion i rrezikshëm. Përfundimi i tij i prerë: asnjë vend në histori nuk është bërë i pasur nga turizmi, dhe asnjëherë nuk do të bëhet.

    Të dhënat zbulojnë një varësi të thellë. Në vitin 2019, të ardhurat nga turizmi ndërkombëtar përbënin mbi gjysmën e eksporteve të Malit të Zi dhe Shqipërisë, si dhe një pjesë të rëndësishme të Kroacisë, Greqisë, Portugalisë dhe Spanjës. Siç vëren Jukic, disa vende janë më të varura nga turizmi sesa Dubai nga nafta.

    Megjithatë, kombet që mbështeten pothuajse ekskluzivisht tek turizmi—si Xhamajka, Maldivet apo Bali—mbeten të varfra. Edhe përjashtimet e dukshme si Monako ose Andorra nuk janë histori suksesi të vërtetë të turizmit; pasuria e tyre vjen nga kushte të veçanta tatimore e financiare, të mbështetura nga popullata e tyre e vogël.

    Rasti i pamundur i Kroacisë

    Jukic e përdor Kroacinë si një shembull të fuqishëm. Që të barazonte PBB-në për frymë të Zvicrës (100,000 dollarë), Kroacia do të duhej të priste plot 1.93 miliardë netë turistësh në vit. Për krahasim, në vitin 2024 ajo regjistroi vetëm 85 milionë.

    Edhe vetëm për të arritur PBB-në për frymë të Gjermanisë (56,000 dollarë), Kroacisë do t’i duhej të pesëfishonte numrin aktual të turistëve, ndërkohë që këta turistë do të shpenzonin dyfishin e shumës aktuale. Kjo nuk është thjesht e vështirë— është një pamundësi matematikore dhe logjistike.

    Pse turizmi dështon si motor ekonomik

    Një tavan i ulët produktiviteti: Ndryshe nga prodhimi apo teknologjia, shërbimet thelbësore të turizmit— si shërbimi i pijeve, pastrimi i dhomave apo drejtimi i tureve— ofrojnë pak hapësirë për automatizim apo përmirësime teknologjike të rëndësishme. Është një industri me nivel produktiviteti që ka mbetur i pandryshuar prej shekujsh.

    Një model që konsumon burime: Ndërsa sektorë të tjerë mund të rriten globalisht, turizmi mbështetet tek burime të fundme natyrore: plazhe, qytete dhe fuqia punëtore lokale. Me rritjen e turizmit, këto burime konsumohen, duke vënë nën presion gjithçka—nga pasuritë e paluajtshme deri tek kohezioni social.

    Paqëndrueshmëri ekstreme: Turizmi është tejet i ndjeshëm ndaj krizave ndërkombëtare, nga pandemitë e luftërat deri tek recesionet ekonomike. Në kontrast, industri si teknologjia dhe prodhimi kanë aftësinë të përshtaten e të krijojnë vlerë edhe në kohë të vështira. Kjo është arsyeja pse vende si Tajvani (gjysmëpërçuesit), Danimarka (farmaceutikët) dhe Katari (gazi natyror) e kanë ndërtuar pasurinë e tyre mbi eksporte dhe shërbime me vlerë të lartë.

    Ekonomia e turizmit, thekson Jukic, krijon një shoqëri me dy nivele: një elitë e vogël që kontrollon pasuritë e paluajtshme dhe një forcë punëtore e madhe me punë të pakualifikuara. Ky model as nuk ndërton kapital produktiv, as nuk zhvillon burimet njerëzore të nevojshme për t’u përshtatur me teknologjitë e reja. “Të jesh kamarier apo pronar i një apartamenti me qira nuk është e ardhmja që një vend e meriton,” shkruan ai.

    Rruga përpara: Nga turizmi tek industria

    Jukic përfundon se zgjidhja për vendet e Evropës Jugore nuk është të derdhin më shumë para në turizëm. Përkundrazi, ato duhet të përqendrohen në rritjen e prodhimit vendas, nxitjen e sipërmarrësve të rinj, uljen e barrës tatimore mbi të rinjtë dhe krijimin e stimujve për rikthimin e profesionistëve të arsimuar nga jashtë.

    Një rikthim tek prodhimi dhe inovacioni është e vetmja rrugë e qëndrueshme për ta shndërruar Jugun nga një destinacion pushimesh në një lojtar të rëndësishëm ekonomik.

  • Trump i kërkon Europës ndalimin e blerjes së naftës ruse dhe shtimin e presionit ekonomik ndaj Kinës

    Trump i kërkon Europës ndalimin e blerjes së naftës ruse dhe shtimin e presionit ekonomik ndaj Kinës

    Në një zhvillim të rëndësishëm diplomatik, ish-presidenti amerikan Donald Trump u bë pjesë e një videokonference me liderët e “Koalicionit të të Vullnetshmëve”, mbajtur në Pallatin Élysée në Paris, ku kërkoi që Europa të ndalojë menjëherë blerjen e naftës nga Rusia.

    “Europianët duhet të ndalojnë së bleri naftën ruse,” tha Trump, duke shtuar se është thelbësore të ushtrohet presion ekonomik edhe ndaj Kinës, të cilën e akuzoi se “financon luftën ruse”.

    Kjo deklaratë vjen në një kohë kur liderë të vendeve të BE-së dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u mblodhën në Paris për të diskutuar mbështetjen ndaj Ukrainës dhe për të koordinuar strategjitë e mëtejshme të sigurisë.

    Pas përfundimit të takimit, presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se humbjet ruse në Ukrainë janë shumë të rënda.

    “Nuk e dimë bilancin e saktë të kësaj lufte. Por dimë që Rusia ka humbur, sipas vlerësimeve, mbi një milion ushtarë të vrarë ose të plagosur për të pushtuar më pak se 1% të territorit ukrainas që nga nëntori i vitit 2022”, deklaroi Macron.

    Koalicioni i të Vullnetshmëve përfshin dhjetëra vende të Evropës dhe botës perëndimore, të cilat janë angazhuar për të mbështetur Ukrainën në luftën kundër agresionit rus. Diskutimet në Paris u përqendruan në garantimin e sigurisë afatgjatë të Ukrainës dhe nevojën për të frenuar burimet financiare të Rusisë.