Kandidatja e Partisë Demokratike në listën e hapur për Tiranën, Jorida Tabaku, nisi ditën me një udhëtim me linjën urbane të Unazës, ku bashkëbisedoi me qytetarë të thjeshtë që ndanë shqetësimet për jetesën e shtrenjtë, çmimet e papërballueshme dhe mungesën e të ardhurave që po i detyrojnë të heqin dorë nga ushqimet bazë apo trajtimet shëndetësore.
“Njerëzit po mbijetojnë, jo më jetojnë. Të gjitha i ka rritur kjo qeveri, përveç pagave dhe pensioneve,” i tha një qytetare gjatë udhëtimit. Tabaku u shpreh se “çmimet janë rritur sepse ekonomia është keqmenaxhuar dhe qytetarët po paguajnë faturën e një qeverie të paaftë dhe të korruptuar”, tha ajo.
Më pas, Tabaku zhvilloi një takim në Tregun e Medresesë, ku u prit nga dhjetëra qytetarë dhe pronarë biznesesh të vogla, të cilët ndanë me të shqetësimet e përditshme që kanë për shkak të krizës ekonomike. Në një realitet të prekshëm, ku konsumatorët mungojnë dhe shitjet janë thuajse zero, Tabaku dëgjoi me vëmendje hallet e një shtrese që sot ndjehet e harruar.
“Ke mua ankohu, por mos harro të votosh më 11 maj,” u shpreh Tabaku gjatë bisedës me një pronar biznesi që i tregoi se prej ditësh nuk ka bërë asnjë lek xhiro. “Shteti është bërë barrë për biznesin, në vend që ta ndihmojë,” shtoi ajo.
Një tjetër biznes tregoi se është zhytur në borxhe për të mbajtur gjallë aktivitetin se ka borxh furnitorit, borxh qirasë, borxh energjisë.
Tabaku theksoi se mungesa e konsumit nuk është thjesht një shenjë e një cikli ekonomik, por pasojë direkte e politikave të dështuara të qeverisë: “Puna është bllokuar nga socialistët. Dhe sa kohë që ky model qeverisje mbizotëron, as bizneset nuk do të kenë frymëmarrje, as qytetarët nuk do të kenë siguri”.
Një biznes tjetër tha: “E shkaterroi ekonominë dhe u zbraz vendi. Po të kisha diçka në dorë, do ndryshoja ekonominë”. Në përgjigje, Tabaku theksoi: “Ndryshimi nuk do vijë vetë. Në 11 maj qytetarët kanë mundësinë të nisin një kapitull të ri për Shqipërinë. Nëse del e voton, nuk fiton Edi Rama”.
Sipas Tabakut, barra fiskale, taksat e larta dhe mungesa e reformave ekonomike po shkatërrojnë jo vetëm sipërmarrjen e vogël, por po vrasin shpresën te shtresa e mesme – motorri real i zhvillimit të vendit.
Vizita në treg ishte pjesë e fushatës së saj si kandidate e Partisë Demokratike në listën e hapur për Tiranën, ku ajo synon të sjellë në Kuvend zërin e shtresës së mesme, të sipërmarrësve të ndershëm dhe të të gjithë atyre që sot ndihen të harruar nga një shtet që i ka kthyer shpinën.
Tag: ekonomia
-

“Konsumi ka vdekur, ekonomia është në krizë”, Tabaku: Shteti është bërë barrë për biznesin, në vend që ta ndihmojë
-

Bullgari, ekonomia rritet përtej pritshmërive
Në tremujorin e katërt 2024, ekonomia e Bullgarisë pati ecuri më të fortë se sa pritej, duke u zgjeruar me 3,4% në terma realë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.Kjo nxiti rritjen ekonomike me 2,8% në vit, sipas të dhënave paraprake të Institutit Kombëtar të Statistikave (NSI). Kryeekonomisti i Bankës UBB, Emil Kalchev, vuri në dukje se kjo rritje ekonomike u nxit kryesisht nga konsu…
-

“TVSH do ulet në 15 përqind”, Berisha prezanton planin e PD: Zero taksim për profesionet e lira dhe biznesin e vogël
Berisha: Ekonomia, ekonomia, ekonomia është programi i Shqipërisë Madhështore. Konsulta intensive janë zhvilluar me biznesin, me grupet e interesit ndaj dhe ato janë pasqyruar në programin tonë.
Kështu që sot po ju paraqes ju edhe njëherë të plotë programin e Made in Albania, programi që synon të nxisë prodhimin në Shqipëri, të ndezë motorët e prodhimit që po shuhen, po bien nga viti në vit në mënyrë të pandalshme.
Përveç garancive ligjore të një kodi fiskal që do miratohet tre muajt dhe nuk do mund të ndryshohet, përveçse në rast se lehtësohet, jo rëndim për biznesin gjatë 4 viteve.
Pra, kodi fiskal që do miratohet 3 muajt e parë do mund të ndryshohet gjatë 4 viteve për rëndime, por vetëm për lehtësime.
Do të ulet numri i shkallëve të ndryshme tatimore.
Vendoset taksa e sheshtë 10 përqind mbi kapitalin, mbi të ardhurat nga puna, me përjashtim të 50 mijë lekëve të para nuk do tatohen.
Taksa e sheshtë 10 përqind mbi të ardhurat jo nga paga.
Zero taksim për profesionet e lira dhe biznesin e vogël.
Tavani vjetor për tatim fitimin zero për biznesin e vogël.
Kufiri i përjashtimit nga TVSH do jetë 18 milionë lekë xhiro vjetore.
TVSH do ulet në 15 përqind, ikën tabuja 20 përqind.
Taksa e ndikimit në infrastrukturës do ulet nga 18 përqind e çmimit të shitjes në 2 përqind të preventivit.
Shkak themelor i çmimeve strastosferike në ndërtim janë taksat absurde që vendosen mbi sipërfaqen e ndërtimit, të cilat në fakt sipas rastit, minumimi 10fishuan taksën e përparme dhe në raste të tjera edhe 20 apo 30fishuan atë.
Dhe e gjitha kjo iu faturohet qytetarëve, duke ua shndërruar në pamundësi blerje.
Ose duke i shndërruar apartamentet në molla të ndaluara.
Jo vetëm kaq, por kjo ka një ndikim shumë të fortë tek qiratë. Dhe në vendin me rrogat më të ulëta në Euiropë, qiratë janë në nivelet më të lartat.
Ne e ndryshojmë rrënjësisht këtë situatë.
Taksa 3 përqind e strehimit social mbi çmimin e shitjes shfuqizohet. Nuk do ekzistojë.
Tarifa 1 përqind e lejes së zhvillimit mbi vlerën e investimit shfuqizohet.
Tarifa e rivlerësimit të pronës do ulet nga 5 në 1 përqind.Top Channel
-

Ekonomia u rrit me 3.96%! Ndikoi rritja e pagave, ndërtimi dhe turizmi, bujqësia e industria, në rënie
Ekonomia shqiptare u zgjerua me 3.96% në vitin 2024 duke shënuar një rritje të lehtë krahasuar me 2023.
Instituti i Statistikave në raportin për Produktin e Brendshëm Bruto bën të ditur se efekti më i lartë erdhi nga administrata publike, si pasojë e rritjes së pagave. Ndërkohë që pozitivisht në rritjen ekonomike edhe në vitin e shkuar vijoi të kontribuojë sektori i ndërtimit, tregtia e akomodimi.(grafik)
Ashtu siç nisi edhe vitin, ashtu dhe përfundoi. Ndalur sipas tremujorëve fillimi i vitit por dhe fundi i 2024 pësuan një rënie të treguesve të rritjes ekonomike, duke u zgjeruar me vetëm 3.63%.(grafik)
Grupi “Administrata Publike, Arsimi dhe Shëndetësia” shënoi rritje prej 9.67%, i pasuar nga ndërtimi 5.86%. Ndërsa tregtia dhe akomodimi si rezultat i zhvillimit të turizmit u rrit me 5.69% (grafik)
Ndërsa sektorët prodhues në vend vijuan rënien disa vjeçare. Më i thelluar ky raport vërehet tek industria me 6.78 %, si pasojë edhe e zhvlerësimit të euros. Ndërsa keq financimi në bujqësi ka bërë që ky sektor në 2024 të shënoi rënie me 1.15%. (grafik)
Sipas ministrisë së financave në 3.9% parashikohet rritja ekonomike për periudhën afatmesme 2025-2027. Ndërsa sipas Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim(BERZH) ekonomia do të rritet me 3.7% për këtë vit.
TABELA 1
RRITJA EKONOMIKE
(Burimi: INSTAT)
2020 -3.31%
2021 8.97%
2022 4.83%
2023 3.94%
2024 3.96%
TABELA 2
SEKTORËT QË NDIKUAN POZITIVISHT
(Burimi: INSTAT)
Administrata Publike 9.67%
Ndërtimi 5.86%
Tregtia, akomodimi 5.69%
TABELA 3
SEKTORËT QË NDIKUAN NEGATIVISHT
(Burimi: INSTAT)
Industria 6.78%
Bujqësia 1.15%
Top Channel
-

BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit, Sejko: Ekonomia në mjedis pozitiv
Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar në 2.75 % normën bazë të interesit për lekun.
Lajmin e ka bërë të ditur Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, përmes një deklarate për mediat, ku foli për vendimmarrjen e politikës monetare për muajin mars 2025
Sipas Sejkos, ekonomia është në mjedis pozitiv, inflacioni është ulur ndërkohë është rritur punësimi.
Bazuar mbi këto rezultate sipas Sejkos, Banka e Shqipërisë vendosi të mos e ndryshojë normën bazë të interesit prej 2.75%. -

Berisha prezanton programin e biznesit: Taksë e sheshtë 10%, ulim detyrimin e sigurimeve shoqërore
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar programin e biznesit, të cilin premton se do ta implementojë nëse do të vijë në pushtet pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Në një takim nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Berisha premtoi se nëse do të vijë në pushtet, do të bëjë 10% taksën e sheshtë, por jo vetëm aq! Po ashtu, premtoi se do të bëjë një ulje e detyrimit të sigurimeve shoqërore dhe se TVSH-ja do të shkojë në normën e 15%. Para biznesmenëve, kryetari i PD-së garantoi se nëse vjen në qeveri vendi do të prodhojë sa më shumë.
“Ne kemi shpallur dhe jemi të bindur se alfa dhe omega e programit tonë duhet të jetë ekonomia, ekonomia, ekonomia. Kjo gropë e tmerrshme që po krijohet në këtë vend nga largimi masiv i shqiptarëve ka në themel ekonominë, ekonominë, ekonominë,”- tha Berisha.
Sa i përket çmimit të karburanteve premtoi se në pikat e shitjes me pakicë do jetë plus/minus 10 përqind me çmimin në Kosovë dhe Maqedoni dhe se për çdo të ri të punësuar, qeveria do të marrë përsipër një vit sigurimet shoqërore.
“Çdo i ri që investon gjer në moshën 25 vjeç, pa taksa. Po kështu edhe gratë kryefamiljare,”-shtoi kryedemokrati.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Shfrytëzoj rastin të përshëndes të gjithë biznesmenët e Shqipërisë, të cilët në vlerësimin tim, ushtrojnë veprimtarinë e tyre në kushte të vështira si në asnjë vend tjetër. Shqipëria e tre viteve të fundit është Shqipëria e rënies dramatike të prodhimit. Është Shqipëria që nga një semestër në tjetrin, prodhimi industrial bie. Eksportet nga viti 2023-2024 janë ulur me 32 përqind, statistikë zyrtare kjo. Eksportet nga njëri muaj në muajin tjetër të këtij viti vazhdojnë të bien. Prodhimi bujqësor shënoi rënie dramatike. Pra, ne ecim drejt një ekonomie e cila mbahet sot në dy shtylla kryesore. Mbahet në ndërtimin dhe në një mënyrë ose në një tjetër, në turizmin. Por historia ka provuar se edhe ekonomitë më të fuqishme të planetit, kur janë mbajtur në dy shtylla, kanë njohur kriza shumë të thella. Pikërisht për këtë arsye ne kemi shpallur Made in Albania, prodhimin kombëtar si krenari kombëtare. U garantoj ju dhe të gjithë sipërmarrësit se do bëjmë gjithçka që ky vend të prodhojë sa më shumë, sa më me cilësi dhe sa më me konkurrencë. Ne kemi shpallur dhe jemi të bindur se alfa dhe omega e programit tonë duhet të jetë ekonomia, ekonomia, ekonomia. Kjo gropë e tmerrshme që po krijohet në këtë vend nga largimi masiv i shqiptarëve ka në themel ekonominë, ekonominë, ekonominë. Zoti Jakaj paraqiti këtu shqetësime ndër më seriozet dhe unë po marr sektorin e ndërtimit. Ai tregoi se në këtë sektor, taksat janë 10 dhe 12-fishuar. Kush i paguan këto të dashur qytetarë? Këto i paguani ju. Qeveria ua vendos ndërtuesve, ndërtuesit janë të detyruar t’i pasqyrojnë në çmimet e banesave. Ato ose shndërrohen në mollë të ndaluar, ose ju duhet të punoni dekada të tëra për të blerë një apartament. Sektori i dytë ku mbahet, që është sektor i fuqishëm dhe Shqipëria ka një potencial shumë të madh dhe larg të shfrytëzuarit në shkallën e duhur, është turizmi. Por në vlerësimin e qeverisë, 10 milionë turistë me 7 milionë net fjetje, tregon se në këtë sektor, po të krahasohemi me Malin e Zi, që merr 2.7 milionë turistë në vit, ne kemi një informalitet prej 80 përqind. Ky informalitet pasqyrohet direkt te qytetari i thjeshtë, sepse qytetari i thjeshtë përfiton nga shitja në këtë sektor gjithsej 7-8 milionë euro në buxhetin e shtetit, në një kohë kur ky qytetar shpenzon për këtë sektor çdo vit 430 milionë euro. Ne e konsiderojmë jetike një ndërhyrje emergjente, një revolucion të vërtetë në ekonomi me të cilin ne besojmë se do shënojmë një kthesë rrënjësore. Së pari, ne jemi dhe mbetemi të zotuar para biznesit për një revolucion të ri të vërtetë fiskal. Ne besojmë se paratë në kontot e tyre janë më të vlefshme për shoqërinë dhe qytetarët se sa në kontot e qeverisë, sepse kjo u jep mundësi të mëdha punësimi dhe zgjerimi të aktivitetit. Ndaj dhe ne do kalojmë në një sistem fiskal në të cilin së pari do ketë stabilitet të atij sistemi. Kodi nuk do mund të ndryshohet siç është ndyshuar gjatë këtyre viteve me ndikime nga më absurdet, por kodi do miratohet në fillim të 4-vjeçarit, dhe ai kod do merret apriori e drejtë e dhënë për biznesmenin dhe nuk mund të ndryshojë në disfavor të tij. Do vendoset taksa e sheshtë 10 përqind. Ne jemi për taksën 10 përqind, taksa e shekujve dhe mijëvjeçarëve e njerëzimit. Është faktuar si taksa më e drejtë, është faktuar si taksa që i jep frymëmarrje ekonomisë. E kemi eksperimentuar ne në vitin 2005 dhe jo vetëm që nuk patëm ulje të të ardhurave, por patëm dyfishim. Por, taksa 10 përqind do mbetet ndjellëse për të gjitha taksat e tjera. Ne do ulim progresivisht detyrimin e sigurimeve shoqërore. Ne po shkonim drejt saj dhe absolutisht ai ishte një veprim shumë i drejtë. Nuk mund të them se kjo do bëhet në 100 ditët e para, por kjo do bëhet në mënyrë të padiskutueshme. TVSH-ja nuk ka më tabu. Do zbritet në 15 përqind me qëllim për të zbritur edhe më poshtë. Nuk mund të besoj unë se ai 20-përqindëshi është një nivel i shenjtë dhe nuk do preket. Do preket, do e ulim në 15 përqind. E kemi pasur dikur 12.5 përqind. Tani do zbresim tek 15-a për të parë se ku mund të zbresim përsëri. Energjia elektrike do jetë më e lira në Europë. 6 lekë për kilovat orë. Shqipëria ka çdo potencial për të furnizuar biznesin me 6 lekë kilovat orë. Kaskada e Drinit e bën të mundur për çdo sipërmarrje energjetike. I fryjnë ata kostot duke punësuar një armatë militantësh dhe kostot i paguajnë qytetarët dhe biznesi. Pra, nga 18-24 lekë që është tani, do zbresë në 6 jetë dhe do jetë ndër vendimet e para të 100-ditëshit. Taksa e shitjes së pronës do ulet në 2 përqind nga 15 përqind që është. Çmimi i karburanteve në pikat e shitjes me pakicë do jetë plus/minus 10 përqind me çmimin në Kosovë dhe Maqedoni. Nuk do shkojnë më njerëzit me mbushë serbatorët në zonat kufitare. Ata e shesin më lirë se taksa në një litër naftë është 1.1 euro këtu, nuk ekziston në asnjë vend tjetër. Tjerët e shesin 1.1 euro në pompa, ne i vendosim taksë 1.1 euro. Merr fund kjo. Do reduktohet me 4 herë numri i inspektimeve. Inspektorët janë jo vetëm grabitës të mëdhenj të kohës së bizneseve. Ngulen aty dhe po t’u përllogaritësh ditët që humbet biznesi me inspektorët, mund të shkojnë në 50 ditë. Ne do instalojmë sistemin dixhital të inspektimeve. Kontrollet do bëhen mbi bazën e analizës së riskut. Ne kemi objektiv të arrijmë në 30 përqind të PBB-së të ardhurat buxhetore, por ne jemi të bindur se kjo ulje jo që nuk do pakësojë, por do rrisë të ardhurat buxhetore. Do ketë përjashtim nga taksat për 5 vite për të gjithë ata shqiptarë që kthehen dhe investojnë në vendin e tyre. Sikundër taksa lokale nuk do jetë kurrë më shumë se 1 përqind e xhiros vjetore. Se ky ç’ka bërë? E ka bërë taksën zero për bizneset e vogla dhe janë dhjetëfishuar taksat lokale gjer në taksa antikushtetuese. Bashkia thotë vendos taksë për arsimin po ku e gjen ti të drejtën të vendosësh një taksë për arsimin kur arsimi është një sistem i qendërzuar? Dhe tani nuk dihet ku ka shkuar taksa. Do bëjmë gjithçka për punësimin e të rinjve. Do marrim përsipër për çdo të ri të punësuar një vit sigurimet shoqërore. Çdo i ri që investon gjer në moshën 25 vjeç, pa taksa. Po kështu edhe gratë kryefamiljare./ZËRI -

“Ekonomia largoi shqiptarët”, Berisha-biznesmenëve: Do të bëjmë gjithçka që të prodhojmë sa më shumë
Shqipëria e tre viteve të fundit është Shqipëria e rënies dramatike të prodhimit. Kështu ka deklaruar kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një takim me biznesmenët. Sipas tij në qeverisjen socialiste prodhimi bujqësor shënoi rënie dramatike, po kështu edhe eksportet.
“Shqipëria nga një semestër në tjetrin, prodhimi industrial bie. Eksportet nga viti 2023-2024 janë ulur me 32 përqind, statistikë zyrtare kjo. Eksportet nga njëri muaj në muajin tjetër të këtij viti vazhdojnë të bien. Prodhimi bujqësor shënoi rënie dramatike. Pra, ne ecim drejt një ekonomie e cila mbahet sot në dy shtylla kryesore. Mbahet në ndërtimin dhe në një mënyrë ose në një tjetër, në turizmin. Por historia ka provuar se edhe ekonomitë më të fuqishme të planetit, kur janë mbajtur në dy shtylla, kanë njohur kriza shumë të thella”.
Për këtë arsye, tha Berisha, PD ka shpallur Made in Albania, prodhimin kombëtar si krenari kombëtare. Sipas tij shtylla kryesore e programit është ekonomia.
“U garantoj ju dhe të gjithë sipërmarrësit se do bëjmë gjithçka që ky vend të prodhojë sa më shumë, sa më me cilësi dhe sa më me konkurrencë. Ne kemi shpallur dhe jemi të bindur se alfa dhe omega e programit tonë duhet të jetë ekonomia, ekonomia, ekonomia. Kjo gropë e tmerrshme që po krijohet në këtë vend nga largimi masiv i shqiptarëve ka në themel ekonominë, ekonominë, ekonominë”.
Sektori i dytë i fuqishëm sipas Berishës që Shqipëria ka një potencial shumë të madh është turizmi. Por sipas tij nuk shfrytëzohet si duhet.
“Por në vlerësimin e qeverisë, 10 milionë turistë me 7 milionë net fjetje, tregon se në këtë sektor, po të krahasohemi me Malin e Zi, që merr 2.7 milionë turistë në vit, ne kemi një informalitet prej 80 përqind. Ky informalitet pasqyrohet direkt te qytetari i thjeshtë, sepse qytetari i thjeshtë përfiton nga shitja në këtë sektor gjithsej 7-8 milionë euro në buxhetin e shtetit, në një kohë kur ky qytetar shpenzon për këtë sektor çdo vit 430 milionë euro”. -

Barrierat tregtare dhe pasiguria, si frena të rritjes ekonomike
Ekonomia globale do të rritet me një ritëm të qëndrueshëm këtë vit dhe vitin e ardhshëm, parashikon Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), duke theksuar ndër rreziqet pengesat për tregtinë dhe një kuadër të pasigurt politik që po pengon investimet dhe konsumin e familjeve.
Aktiviteti global do të rritet me 3.1 për qind këtë vit, që do të thotë se do të ngadalësohet vetëm pak në krahasim me vitin 2024, kur u rrit me 3.1 për qind. Në vitin 2026, rritja duhet të ngadalësohet sërish në mënyrë margjinale – në 3.0 për qind, sipas llogaritjeve të OECD-së të cituara nga Reuters.
Shumë vende vazhdojnë të vuajnë nga “presionet inflacioniste”, vëren OECD. Nëse rritja e çmimeve i kalon pritshmëritë, bankat qendrore mund të shtrëngojnë politikën monetare dhe tregjet financiare mund të rregullojnë çmimet dhe të shkaktojnë “përçarje”.
Aspekti më shqetësues, megjithatë, është fragmentimi i mundshëm i mëtejshëm i ekonomisë botërore, theksojnë ata, me barrierat tregtare të ngritura në disa ekonomi të G20 dhe një kornizë të pasigurt politike. Kushtet e tilla pengojnë investimet e kompanisë dhe konsumin e familjes. Marrëveshjet për uljen e tarifave, megjithatë, mund të jenë një stimul për rritjen ekonomike, shtojnë ata.
Barrierat tregtare
Ekonomia amerikane do të ngadalësohet këtë vit, me një normë rritjeje të parashikuar prej 2.2 për qind, krahasuar me 2.8 për qind të vitit të kaluar, tregojnë vlerësimet e reja të OECD. Në vitin 2026, aktiviteti në ekonominë më të madhe në botë pritet të rritet me 1.6 për qind.
Uashingtoni ka rritur tarifat për importet e çelikut dhe aluminit, dhe gjithashtu ka rritur taksat për importet nga Kina, me Pekinin duke iu përgjigjur njëlloj. Duke filluar nga prilli, SHBA planifikon të vendosë tarifa më të larta për importet nga Kanadaja dhe Meksika dhe Otava synon të hakmerret me të njëjtën masë. Uashingtoni synon të përfundojë analizën e tij të masave të shpallura deri në ditët e para të prillit.
OECD i mbështet parashikimet e saj në supozimin se tarifat do të vendosen, duke vënë në dukje se ato do të rrisin të ardhurat buxhetore të qeverive që i vendosin ato, por gjithashtu do të ngadalësojnë aktivitetin ekonomik global dhe të ardhurat e rregullta tatimore.
Kostot e tregtisë do të rriten gjithashtu, dhe kështu çmimet e mallrave të importuara për konsumatorët dhe kostot e inputeve për kompanitë.
“Një marrëveshje që do të lehtësonte tensionet tregtare dhe ndoshta do të ulte barrierat aktuale tregtare do të ishte e dëshirueshme dhe do të lehtësonte pasigurinë e politikave dhe do të përmirësonte perspektivat e rritjes,” vuri në dukje OECD.
Ekonomia e Eurozonës do të rritet, por vetëm pak
Ekonomia e eurozonës pritet të rritet me një për qind këtë vit, pak më e fortë se vitin e kaluar, mes pasigurisë së shtuar, vëren OECD.
Vitin e ardhshëm, rritja duhet të përshpejtohet vetëm pak – në 1.2 për qind, mes pasigurisë së shtuar.
Sipas OECD, Gjermania do të shënojë rritjen më të dobët këtë vit – me vetëm 0.4 për qind. Në vitin 2025, ritmi duhet të përshpejtohet në 1.1 për qind.
Kina duhet të mbetet nën nivelin pesë për qind këtë vit dhe vitin e ardhshëm, dhe deri tani rritja më e fortë midis grupit të ekonomive të mëdha në zhvillim parashikohet nga OECD për Indinë – rreth 6.5 për qind. /tesheshi.com/ -

Raporti i Forumit Boao: Ekonomia e Azisë do të rritet me 4.5% në vitin 2025
Forumi Boao për Azinë (BFA) parashikoi të martën se ekonomia e Azisë do të rritet me 4.5% këtë vit, pak më e lartë se 4.4% e regjistruar në 2024.
Rajoni vazhdon të jetë një “motor kyç rritjeje” për ekonominë botërore, pavarësisht sfidave si tensionet gjeopolitike, presionet inflacioniste dhe ndërprerjet globale të zinxhirit të furnizimit, tha BFA në raportin e vitit 2025 mbi perspektivën ekonomike dhe progresin e integrimit të Azisë.
Sipas raportit, gjatë vitit 2025 pjesa e Azisë në ekonominë globale do të vazhdojë të rritet në 36.4% sipas kursit të këmbimit të tregut, nga 36.1% që ishte në 2024. Përsa i përket barazisë së fuqisë blerëse, pritet që ajo të rritet në 48.6% në vitit 2025, nga 48.1% që ishte në 2024.