Tag: ekipin

  • Messi në dilemë për Kupën e Botës 2026: S’e di nëse mund ta ndihmoj ekipin

    Messi në dilemë për Kupën e Botës 2026: S’e di nëse mund ta ndihmoj ekipin

    Ylli i futbollit argjentinas dhe tetë herë fituesi i ‘Topit të Artë’, Lionel Messi, ka thënë se shpreson të luajë në Kupën e Botës 2026, megjithëse pranon se shëndeti i tij do të diktojë rolin në këtë garë.
    Në një intervistë me NBC News, 38-vjeçari la të kuptohej se do të luante në garën më të madhe të futbollit, e cila do të zhvillohet verën e ardhshme në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada, vetëm nëse është 100 përqind në formë.
    “Do ta vlerësoj këtë çdo ditë kur të filloj parasezonin vitin e ardhshëm me Interin (Miami) dhe do të shoh nëse mund të jem vërtet 100% i gatshëm, nëse mund të jem i dobishëm për grupin, për ekipin kombëtar dhe pastaj do të marr një vendim”, tha tetë herë fituesi i ‘Topit të Artë’.
    “Jam shumë i paduruar sepse është Kupa e Botës. Ne vijmë si kampionët në fuqi dhe të qenit në gjendje ta mbrojmë atë në fushë përsëri është spektakolare sepse është gjithmonë një ëndërr të luash me ekipin kombëtar, veçanërisht në garat zyrtare, kështu që shpresojmë që Zoti do të më lejojë ta bëj edhe një herë”, tregoi ai.
    Pasi u kualifikua për Kupën e Botës të vitit të ardhshëm gjatë dritares ndërkombëtare të shtatorit, Messi u tha mediave se do të priste për të marrë një vendim në lidhje me pjesëmarrjen e tij në garën e vitit të ardhshëm.
    “Ashtu siç thashë edhe më parë për Kupën e Botës, nuk mendoj se do të luaj më. Për shkak të moshës sime, gjëja më logjike është se nuk do ta arrij”, u tha ish- ylli i Barcelonës dhe Paris Saint Germain gazetarëve pas fitores 3-0 ndaj Venezuelës.
    Messi vijon të jetë i të njëjtit mendim dhe në bazë të formës së tij sportive do vendos nëse do jetë pjesë e Argjentinës, duke lënë në ankth botën e futbollit.

  • Futboll femra/ Shqipëria të premten në fushë përballë Qipros

    Futboll femra/ Shqipëria të premten në fushë përballë Qipros

    Shqipëria, futbolli i saj i femrave, pretendon se ka rritur nivelin edhe në rang ndërkombëtar dhe synon të korrë suksese tashmë me ekipin përfaqësues.
    Shqipëria e vajzave do të zbresë në fushë të premten në orën 18:00 për ndeshjen e parë ndaj Qipros në stadiumin “Antonis Papadopoulos”, e vlefshme për fazën play-out të UEFA Nations League. Kombëtarja kuqezi mbyll pasditen e sotme përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa nesër do të udhëtojë drejt Qipros. Në prag të kësaj sfide të rëndësishme, kapitenia Megi Doçi dhe mbrojtësja Alma Hilaj kanë folur për fshf.org, duke ndarë emocionet, pritshmëritë dhe objektivat e skuadrës për dy ndeshjet vendimtare ndaj Qipros. Megi Doçi, kapitenia e ekipit kombëtar, në një prononcim për fshf.org thekson se skuadra do të shkojë drejt Qipros me objektivin për të fituar ndeshjen. Ajo nënvizon se përfaqësuesja qipriote nuk duhet nënvlerësuar.
    Vajzat po i presin me emocion të dyja ndeshjet. Do t’i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës sepse janë shumë të rëndësishme për ne. Ne kemi punuar shumë gjatë gjithë këtyre viteve që të jemi pjesë e Ligës B. Trajneri çdo ditë na motivon shumë për ndeshjet që kemi në vazhdim. Qipro nuk është një ekip që duhet nënvlerësuar, por do vlerësim maksimal. Besoj se me punën që kemi bërë gjatë gjithë këtyre ditëve, po ashtu edhe ekipi është i plotë, besoj se jemi përgatitur mirë edhe taktikisht dhe me motivimin e duhur, ekipi kombëtar do të shkojë për fitore. Për mua, duhet të jap maksimumin në fushë për të ndihmuar ekipin kombëtar. Kjo është shumë e rëndësishme dhe motivimi para lojës është i rëndësishëm për ekipin”, theksoi Doçi, një nga lojtaret më të mira të skuadrës kombëtare të vajzave.

  • Njihuni me Henrikas Adomavicius, gjiganti 16-vjeçar që ka mahnitur Chivu-n

    Njihuni me Henrikas Adomavicius, gjiganti 16-vjeçar që ka mahnitur Chivu-n

    Henrikas Adomavicius u shfaq në Appiano Gentile për t’u stërvitur me ekipin e parë të Inter-it të Christian Chivu. Por kush është ai? Ai është një portier i lindur në vitin 2009, i cili tashmë duket se po bën përparime mbresëlënëse.
    Me kombësi lituaneze, Adomavicius është vetëm 16 vjeç dhe konsiderohet një gjigant i vërtetë në portë duke pasur parasysh gjatësinë e tij dy metra.
    Me një fizik imponues dhe atribute tashmë mbresëlënëse për moshën e tij, portieri tani është nën vëzhgimin e vetë Chivu, i cili e thirri atë për t’u stërvitur me ekipin e parë të zikaltërve pas dëmtimit të portierit të tretë të Di Gennaro.
    Historia e Adomavicius është në fakt mjaft e pazakontë, duke pasur parasysh se portieri u nënshkrua vetëm në shkurt të vitit 2025, për të luajtur për ekipin nën-16 vjeç.
    Megjithatë, paraqitjet e tij çuan në thirrjen e tij në ekipin U18 në prill. Si titullar për ekipin U18, ai u thirr më pas në Primavera, duke bërë një tjetër hap, dhe të mërkurën ai madje u stërvit nën drejtimin e Cristian Chivu dhe stafit të tij.
    Është shumë herët për të thënë nëse ai do të jetë e ardhmja e Inter-it. Largimi i Sommer në fund të këtij sezoni duket pothuajse i garantuar, dhe Martinez duket gati të marrë vendin e tij.
    Në këtë kuptim, Adomavicius duket gati të ngjitet më tej, duke shpresuar t’u bashkohet menjëherë tre portierëve në ekipin e parë të zikaltërve.
    Është ende e paqartë se cili do të jetë plani i Inter-it për portierin, por portieri lituanez përfaqëson në mënyrë të pashmangshme të tashmen dhe të ardhmen e Inter-it, të cilët tani i kanë dhënë lojtarit të lindur në vitin 2009 një mundësi të shkëlqyer.

  • Marotta: Vendimi për t’ia besuar ekipin e Inter trajnerit Cristian Chivu ishte largpamës

    Marotta: Vendimi për t’ia besuar ekipin e Inter trajnerit Cristian Chivu ishte largpamës

    16 Tetor 2025

    12:45

    Telesport

    “Vendimi për t’ia besuar ekipin e Inter trajnerit Cristian Chivu ishte largpamës, në përputhje me fokusin tonë në inovacion, zhvillimin e talenteve të rinj dhe ruajtjen e vazhdimësisë në strategjinë tonë strategjike për rinovimin e skuadrës”.
    Është kjo deklarata e dhënë nga presidenti i Inter, Beppe Marotta, që më tej vijoi: “Jemi të bindur se ai do ta udhëheqë ekipin me pasion dhe ekspertizë. Nga ajo që kemi parë në fillim të këtij sezoni, më duket se ishte një zgjedhje e shkëlqyer”.
    Gjatë mbleshjes së aksionarëve të klubit zikaltër, presidenti Marotta konfirmoi se Inter po luan gjithnjë e më mirë dhe ka fituar tre ndeshje radhazi në Seria A. Ai ka vënë në dukje gjithashtu rekordin e tij të përsosur në Champions League.
    “Këto rezultate konfirmojnë forcën dhe konkurrueshmërinë e ekipit dhe na japin besim të mëtejshëm për pjesën tjetër të sezonit. Ato janë në përputhje me udhëzimet që i vendosëm vetes në fillim të fushatës së transferimeve dhe të cilat i ndamë me pronarët”, tha Marotta.

  • Vuçiç e pranon: Humbja ndaj Shqipërisë, nuk fjeta nga trishtimi, ishte e vështirë

    Vuçiç e pranon: Humbja ndaj Shqipërisë, nuk fjeta nga trishtimi, ishte e vështirë

    Humbja e Serbisë ndaj Shqipërisë me rezultatin 1:0 në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës ka shkaktuar reagime të shumta në Serbi. Ndër të parët që ka reaguar publikisht është edhe Presidenti Aleksandar Vuçiç, i cili e ka quajtur humbjen të rëndë dhe zhgënjyese.
    “Nuk ishim një ekip i përgatitur mirë. Jemi të zhgënjyer. Ishte një humbje shumë e vështirë. Nuk munda të flija nga trishtimi, jo nga zemërimi si disa të tjerë. Ka njerëz që dinë vetëm të prodhojnë zemërim. Por çfarë kemi bërë realisht për ekipin kombëtar?”, tha Vuçiç.

    Presidenti serb theksoi gjithashtu mikpritjen që, sipas tij, u ofrua ndaj përfaqësueses shqiptare gjatë ndeshjes në Serbi.

    “A kishim gjithçka? Po. Ishim mikpritës të mirë për shqiptarët, gjithçka ishte në rregull. Kjo është ajo që bëmë. E gjeta veten duke kritikuar me të drejtë, por a i mbështeta ata njerëz? Edhe pse dola në stadium, nuk duartrokita. Jo sepse nuk doja, por sepse isha i lodhur. Për mua ishte më e rëndësishme të pushoja pas një dite të gjatë, sesa të mbështesja ekipin”, u shpreh presidenti serb.

    Megjithatë, Vuçiç shprehu mbështetjen e tij për kombëtaren serbe, pavarësisht humbjes.
    “E dua ekipin kombëtar serb dhe më vjen keq që nuk isha aty për të treguar dashurinë time për flamurin tonë. Kur isha fëmijë, brohorisja me gjithë zemër, sidomos kur humbnim 3:0 apo 4:0. Atëherë isha më i zhurmshmi”, deklaroi presidenti.

  • Vuçiç, pagjumësi pas humbjes me Shqipërinë

    Vuçiç, pagjumësi pas humbjes me Shqipërinë

    Është pritur me kërshëri një reagim nga presidenti serb Vuçiç për humbjen e Serbisë në Leskovc me Shqipërinë në kuadër të Eliminatoreve të Botërorit 2026.
    Vuçiç tha se dyqind serbë fishkëllyen lojtarët e tyre përpara hotelit.
    “Shqiptarët kanë një ekip të fortë, lojtarë që luajnë nga Lazio te, Atalanta. Por ne jemi mësuar të fitojmë. Ekipi ynë nuk ishte i përgatitur mirë, ata nuk luajtën mirë dhe u mundëm. Nuk mund të flija për shkak të trishtimit, jo për shkak të zemërimit. Disa njerëz janë vazhdimisht të zemëruar, por askush nuk vë në dyshim atë që bëmë për ekipin tonë kombëtar. Ata(futbollistët) kishin gjithçka që u nevojitej, sigurisht, akomodimin më të mirë, fluturime çarter, morën gjithçka. Por pastaj e gjeta veten duke u kritikuar, me të drejtë. Nuk shkova në stadium, sepse isha i lodhur Ishte më e rëndësishme për mua të flija, jo të mbështesja ekipin kombëtar”, tha Vuçiç.
    Pastaj ai filloi të fajësonte turmat e serbëve për reagimet para ndeshjes.
    “A doni t’ju kujtoj se si e përcollëm ekipin kombëtar dje? Në Nish para ndeshjes, kur lojtarët e ekipit kombëtar duhej të pushonin, dyqind persona u mblodhën dhe i fishkëllyen para hotelit. Kjo është mënyra juaj për të përcollë lojtarët tanë të ekipit kombëtar. A e keni analizuar ndonjëherë këtë? Si është e mundur kjo? A e pyetëm veten se ku është faji ynë? Më hëngrën të gjallë që nuk isha në stadium dje, më hëngrën të gjallë.” /tesheshi.com/

  • Eliminatoret Botërori 2026/ Serbia kthen faqe, Paunović do të jetë pasuesi i Dragan Stojković

    Eliminatoret Botërori 2026/ Serbia kthen faqe, Paunović do të jetë pasuesi i Dragan Stojković

    Kombëtarja serbe e futbollit do të udhëtojë drejt Andorrës me një komisar të ri teknik pas dorëheqjes së Dragan Stojković.
    Veljko Paunović pritet të marrë ekipin në dorëzim ditën e sotme dhe të nisë menjëherë përgatitjet për takimin e radhës të formacionit serb.
    Paunović nisi karrirrën si futbollint në ekipin e Partizanit të Beogradit më pas luajti në Spanjë, Gjermani, SHBA dhe Rusi.
    Sa i përket karrierës si trajner ai nisi këtë kapitull të ri me Kombëtaren serbe të moshave deri në 20 vjeç me të cilët u shpall kampion bote në 2015-ën.
    Pas kësaj eksperience ai drejtoi ekipe si Chicago, Reading dhe Guadalajara dhe Oviedo, të cilin e promovoi në Primera Division.

  • “Unë jam gati edhe të vdes në fushë për Kombëtaren”, Uzuni tregon shpirtin e sakrificës: Do të luaja edhe mbrojtës i majtë

    “Unë jam gati edhe të vdes në fushë për Kombëtaren”, Uzuni tregon shpirtin e sakrificës: Do të luaja edhe mbrojtës i majtë

    Shqipëria shkruan historinë. Kuqezinjtë bëhet Zot në atë që ishte edhe stadiumi më fatsjellës i Serbisë. Rei Manaj shënoi një gol spektakolar në sekondat e fundit të pjesës së parë, duke shtangur vendasit. Dhe sigurisht, nuk mund të mungonte festa me shqiponjë.
    Një festë që vazhdoi edhe në fund të ndeshjes, teksa rezultati 0-1 mbeti në fuqi deri në vërshëllimën e trefishtë të arbitrit. Tashmë Shqipëria shkon një hap larg ëndrrës Kupa e Botës 2026, duke mbajtur vendin e dytë në grup. Më poshtë mund të lexoni intervistat e lojtarëve për “Super Sport”-in pas përfundimit të ndeshjes.
    Uzuni: “Në momentin kur thërritesh në ekipin kombëtar jem gjithçka. Për ekipin kombëtar jam i gatshëm edhe të vdes në fushë. Luaj dhe sakrifikoj për ekipin kombëtar. Nuk dua t’ja di edhe nëse luaj mbrojtës i majtë. Ishte një fitore e madhe. Kanë bërë një punë të madhe të gjithë lojtarët, stafi dhe trajneri. Nuk e dija që do të luaja. Unë isha duke analizuar kundërshtarët, sepse jetoj për futbollin, ia dedikoj gjithë kohën atij. Pres momentin tim. Rëndësi ka që ekipi fitoi. A jemi live?… Botërori do të ishte një ëndërr për mua. Humba europianin dhe të luaj Botërorin në Amerikë do të ishte dhurata më e bukur për mua”.
    Shehu: “Emocionet janë të papërshkrueshme. Nuk kam fjalë. Kjo është një nga ditët më të lumtura të jetës sime. Të gjithë lojtarët, i gjithë stafi. I falenderoj të gjithë që na e bënë të mundur këtë ditë. Motivi ishte maksimal sot. E dinim të gjithë që kjo ndeshje ishte jetë a vdekje për ne. Dhamë maksimumin dhe e bëmë të mundur që kjo do të të vinte për të gjithë shqiptarët. Kemi bërë krenarë gjithë shqiptarinë sot.”./Sport Ekspres/

  • “11 vite për ta fituar këtë ndeshje”, Hysaj pas fitores në Serbi: E tregoi gjithë festimi i Manjt, jemi një grup

    Shqipëria shkruan historinë. Kuqezinjtë bëhet Zot në atë që ishte edhe stadiumi më fatsjellës i Serbisë. Rei Manaj shënoi një gol spektakolar në sekondat e fundit të pjesës së parë, duke shtangur vendasit. Dhe sigurisht, nuk mund të mungonte festa me shqiponjë.
    Një festë që vazhdoi edhe në fund të ndeshjes, teksa rezultati 0-1 mbeti në fuqi deri në vërshëllimën e trefishtë të arbitrit. Tashmë Shqipëria shkon një hap larg ëndrrës Kupa e Botës 2026, duke mbajtur vendin e dytë në grup. Më poshtë mund të lexoni intervistat e lojtarëve për “Super Sport”-in pas përfundimit të ndeshjes.
    Hysaj: “11 vite për ta fituar këtë ndeshje. Është e vërtetë që kemi gabuar dy ndeshje, të cilat po të mos i kishim gabuar, do të kishim festuar edhe më shumë. Gjithë festimi i Manajt dhe i pankinës… Jemi vërtetë një grup. Kemi pasur ato vështirësitë në fund, por ja ku jemi tani. Unë nuk dal kurrë për të parë fushën. Por sot dola për të parë si ishte sot në krahasim me para 11 viteve. U thashë lojtarëve që të mos shihnin se ishte atmosfera më e qetë dhe të mendonim se po luanim si në shtëpi, pasi ishte një ndeshje e vështirë. Rekordi për numrin e ndeshjeve? Krenari. Kam tre fëmijë dhe kur të rritem mund t’ju them se babai juaj e ka emrin të shkruajtur diku emrin në librin e historisë së Kombëtares”.
    Uzuni: “Në momentin kur thërritesh në ekipin kombëtar jem gjithçka. Për ekipin kombëtar jam i gatshëm edhe të vdes në fushë. Luaj dhe sakrifikoj për ekipin kombëtar. Nuk dua t’ja di edhe nëse luaj mbrojtës i majtë. Ishte një fitore e madhe. Kanë bërë një punë të madhe të gjithë lojtarët, stafi dhe trajneri. Nuk e dija që do të luaja. Unë isha duke analizuar kundërshtarët, sepse jetoj për futbollin, ia dedikoj gjithë kohën atij. Pres momentin tim. Rëndësi ka që ekipi fitoi. A jemi live?… Botërori do të ishte një ëndërr për mua. Humba europianin dhe të luaj Botërorin në Amerikë do të ishte dhurata më e bukur për mua”.
    Shehu: “Emocionet janë të papërshkrueshme. Nuk kam fjalë. Kjo është një nga ditët më të lumtura të jetës sime. Të gjithë lojtarët, i gjithë stafi. I falenderoj të gjithë që na e bënë të mundur këtë ditë. Motivi ishte maksimal sot. E dinim të gjithë që kjo ndeshje ishte jetë a vdekje për ne. Dhamë maksimumin dhe e bëmë të mundur që kjo do të të vinte për të gjithë shqiptarët. Kemi bërë krenarë gjithë shqiptarinë sot.”./Sport Ekspres/

  • “Serbia ka ekipin më të dobët në historinë e saj”  Sokol Kushta në “rreth”,’Kurir’: Tani ata i kanë kaluar të gjithë kufijtë

    “Serbia ka ekipin më të dobët në historinë e saj” Sokol Kushta në “rreth”,’Kurir’: Tani ata i kanë kaluar të gjithë kufijtë

    Sokol Kushta, një ish-futbollist shqiptar, e nënvlerësoi rëndë ekipin kombëtar serb të futbollit. Ai mbahet mend mirë nga tifozët e Partizanit, veçanërisht ata më të vjetër, sepse ishte golashënuesi i Flamurtarit kundër Partizanit të Beogradit në shtator të vitit 1987. Atëherë klubi shqiptar shkaktoi sensacionin më të madh dhe e eliminoi Partizanin nga raundi i parë i Kupës UEFA.

    Ndër të tjera Kurir shkruan sot:

    Kushta është i bindur se Serbia do të shkojë për fitore, sepse siç thotë ai, një barazim nuk është në interesin e tyre më të mirë.

    E gjithë kjo për të cilën kam folur mund ta ndihmojë ekipin tonë të duket më i qetë. Serbia nuk interesohet për një barazim dhe kjo i ngarkon më shumë. E theksoj, është një armë plus për ekipin tonë, sepse një barazim në fund na përshtatet. Nga ana tjetër, e shoh Serbinë me probleme. Sipas mendimit tim, kjo është Serbia më e dobët në historinë e ndeshjeve ndërkombëtare! Ata gjithmonë kanë pasur një ekip të shkëlqyer, me lojtarë të shkëlqyer, si gjatë Jugosllavisë ashtu edhe më vonë në Serbi. Ndërsa sot kanë një ekip normal, unë do ta quaja më të dobëtin në historinë e tyre.

    Megjithatë, Kushta jo vetëm që e nënçmon Serbinë, por kritikon edhe trajnerin shqiptar Silvin.

    Ai ka ndryshuar që nga momenti që mori pasaportën shqiptare. Veprimet e tij në ekipin kombëtar kanë qenë të gabuara kohët e fundit dhe e them këtë me bindje. Sot bëj pyetjen që të gjithë bëjnë: Pse Shpendi dhe Mehmeti nuk janë në ekipin kombëtar? Sipas mendimit tim, ky trajner duhet të largohet! Menaxhimi i ekipit kombëtar nuk është i mirë. Është detyrë e stafit të trajnerëve të shikojnë elementët, të rindërtojnë grupin, të sjellin lojtarë që janë në formë. Pse nuk e bënë këtë?

    – Ata (serbët) ishin, janë dhe do të jenë rivalët tanë. Kjo nuk ndryshon dhe nuk do të ndryshojë. Keni të drejtë të pyesni se ku është ndryshimi midis ngjarjeve të vitit 1987 dhe 2014? Unë ju them se asgjë nuk ndryshon, filozofia e tyre është e njëjtë, i njëjti agresivitet. Serbia nuk ka ndryshuar asnjë grimcë. Në vitin 1987, dola në qytet një ditë para ndeshjes. Me sa duket gjithçka ishte paqësore dhe e mirë. Por në momentin e ndeshjes, situata në stadium si në vitin 1987 ashtu edhe në vitin 2014 ishte e njëjtë. Asnjë ndryshim, i njëjti agresivitet si me Flamurtarin ashtu edhe me ekipin kombëtar. Sot, jeta është më moderne, por mentaliteti i tyre në këtë drejtim është i njëjtë. Ne punuam shumë në anën sportive atëherë. Ndoshta për shkak të faktit të thjeshtë, menduam, le ta mposhtim Partizanin dhe të shkojmë përsëri jashtë shtetit. Pra, qëllimet e asaj kohe duken të pakuptimta sot, por kështu ishte. Dhe ndërsa shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë, qëndrimi i tyre antishqiptar ka mbetur në të njëjtin nivel. Por, e theksoj, lojtarët tanë duhet të përqendrohen vetëm te ana sportive.

    Shqiptari guxoi dhe parashikoi barazim, megjithëse pret fitore.

    Dëshira është një gjë, mundësia është një tjetër. Megjithatë, mund të them se me një barazim mbetemi në garën për play-off. Me cilin kundërshtar do të përballemi në play-off është diçka krejtësisht tjetër, duhet të mendojmë së pari për këtë ndeshje. Nuk jam skeptik nga natyra, përkundrazi, jam optimist dhe besoj se skuadra do të marrë një rezultat pozitiv. Dhe është mjaft normale të shpresojmë për këtë rezultat. Kundërshtari aktualisht po ka probleme, ky është një avantazh për skuadrën tonë dhe ne duhet ta përdorim këtë avantazh. Dhe meqenëse kemi folur tashmë për vlerat, mund të them se edhe një barazim është një vlerë. Një fitore, e cila duket jorealiste, do të ishte diçka madhështore – theksoi Sokolj Kušta.

    Fjalët e ish-futbollistit shqiptar Sokolj Kushta duhet të jenë një motivim i madh për futbollistët serbë dhe trajnerin Dragan Stojković Piksi. Ka kaluar shumë kohë që kur dikush e ka nënvlerësuar dhe nënçmuar futbollin serb dhe ekipin kombëtar në këtë mënyrë.

    Vazhdo leximin