Partizani ka njoftuar ndryshime në stafin teknik. Bëhet fjalë për ekipin B, që luan në Kategorinë e Dytë dhe jo skuadrën e Superiores.
Oltion Kërnaja do të mbetet në ekipin e parë, ku kaloi pak javë më parë nga skuadra B. Në këtë situatë, drejtuesit kanë zgjedhur Ergys Lugën në stolin e Partizanit B, së bashku me Realf Zhivanajn.
NJOFTIMI:
Klubi njofton se dyshja drejtuese Ergys Luga & Realf Zhivanaj do të udhëheqin Partizani B deri në fund të sezonit. Stafi teknik do të vijojë punën me përkushtim dhe disiplinë, me fokus të plotë te arritja e objektivit sezonal.
Tag: ekipin
-

ZYRTARE: Ndryshime te Partizani, trajneri i ri merr drejtimin
-

Spalletti pranon përgjegjësitë: Ndaj Napolit e dëmtova ekipin tim, Yildiz mund të përmirësohet
10 Dhjetor 2025
8:10
Alfred Lleshi
Pas humbjes ndaj Napolit, bardhezinjtë rikthehen në Champions League. Në Torino vjen Pafos dhe fitorja është e detyrueshme. Luciano Spalletti paralajmëroi: “Pafos është skuadër e fortë, shumë e rrezikshme në sulm. Duhet të mos pësojmë nga kundërsulmet”. Bremer dhe Rugani janë të grumbulluar dhe do të jenë në stol.
Duke u kthyer te ndeshja e “Maradona”, trajneri pranoi përgjegjësitë: “Nuk e vura ekipin në kushtet më të mira, përkundrazi e dëmtova atë”. Për vështirësitë në sulm: “Numrat nuk janë ata që duam, por shoh përmirësime. Gjëja thelbësore është t’i përsërisim rastet sa më shpesh”.
Për Yildiz: “Ka një potencial të madh që ende nuk është parë. Ka marzhe përmirësimi të jashtëzakonshme, mund të bëhet super lojtar”. Spalletti theksoi edhe besimin te Thuram dhe shpjegoi se sistemet e lojës janë gjithnjë më fluide: “Ndryshon pak nëse e quajmë 4-3-3 apo 4-3-2-1 mënyrën tonë të lojës”.
-

Arteta: Mundëm ekipin më të mirë në Europë por është ende herët për të folur për trofe
28 Nëntor 2025
9:58
Telesport
Trajneri Mikel Arteta beson se Arsenal i tij mposhti ekipin më të mirë në Evropë, pasi fitoi 3-1 ndeshjen e me Bayern Munich. Arteta nuk kishte asnjë dyshim për rëndësinë e një fitoreje të merituar ndaj liderëve të Bundesliga.
“Duhet t’i lavdëroj lojtarët sepse mendoj se patën një ndeshje të jashtëzakonshme kundër, sipas mendimit tim, ekipit më të mirë në Evropë. Individualisht, ne ishim të jashtëzakonshëm për të zgjidhur të gjitha sfidat që këto ekipe sjellin në tavolinë”, tha Arteta.
“Ata e dinë sa shumë punojmë për t’u përgatitur për çdo ndeshje të vetme. Ne e dimë që diferencat janë shumë të vogla. E filluam javën shumë mirë kundër Spurs, duke fituar me Bayern, një tjetër fitore masive, por kaq”, shtoi spanjolli.
“Kemi qenë shumë të qëndrueshëm në garë deri më tani, por është vetëm fillimi. Jemi shumë të kënaqur me atë që kemi parë deri më tani. Energjia që krijojmë, ajo që transmeton ekipi, cilësia me të cilën luajmë është e pabesueshme. Dhe duhet ta ruajmë këtë sepse është ende shumë herët”, tha Arteta. -

Hapja e të gjithë kapitujve, Rama falenderon ekipin negociator: E bënë Shqipërinë krenare në Bruksel
Kryeministri Edi Rama vlerësoi skuadrën shqiptare të negociatave pas hapjes së kapitullit të fundit në Bruksel, duke theksuar rolin e dy drejtueseve, Majlinda Dhuka dhe Adea Pirdeni.
Ai shprehu mirënjohje për negociatorët dhe ekipin që, sipas tij, po e bëjnë krenare Shqipërinë në një prej fazave më sfiduese të integrimit europian.
Rama: Kjo është pjesë e skuadrës së negociatave, që drejtohen nga këto dy zonja, Majlinda dhe Adea dhe që sot ishin të pranishëm në mbledhjen e fryteve të para të punës së tyre, pasi u hapën të gjithë kapitujt. Dua t’i falenderoj me respekt dhe me admirim të gjithë negociatorët dhe të gjithë të tjerët që nën drejtimin e tyre e bëjnë krenare Shqipërinë këtu në Bruksel dhe nuk është e lehtë. -

Zidane afron rikthimin e tij në rolin e trajnerit: Shumë shpejt do ta drejtoj ekipin tim të ri
11 Nëntor 2025
10:14
Alfred Lleshi
Zinedine Zidane vazhdon të jetë pa klub që nga largimi i tij nga Real Madridi në qershor 2021, edhe pse shumë ekipe kanë mbetur pa trajner dhe potencialisht e kanë kërkuar. Me afatin e Botërorit 2026 gjithmonë si mundësi për të mbyllur një cikël dhe filluar një tjetër, vëmendja bie te Zidane, i lidhur me stolin e kombëtares franceze, pas largimit të Deschamps, planifikuar në fund të Botërorit të ardhshëm.
Nga një ndeshje bamirësie në Toulon, Zidane iu përgjigj pyetjeve për rikthimin e tij me një përgjigje të shkurtër: “DO TA TRAJNOJ SHUMË SHPEJT EKIPIN TIM TË RI…” Legjenda e Botërorit 1998 nuk ka dashur të japë detaje më të hollësishme.
Ai nuk mundi të luante për shkak të një dëmtimi të vogël në kofshë: “Ne po plakemi dhe, për fat të keq, herë pas here dëmtohemi. Tani do të jem trajner për një kohë”. Ky sinjal nxit spekulimet për rikthimin e Zidane në stolin e një klubi apo të përfaqësueses së Francës. -

Avdullahu dhe Hajdari, dy talente të Bundesligës që zgjodhën të luajnë për Kosovën
Adriatik BALLA
Dy lojtarë në shkëlqim e sipër, të rritur dhe të aktivizuar në Zvicër, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari, zgjodhën këtë verë një karrierë në Bundesligë, por dhe me ekipin kombëtar të Kosovës. Gazeta zvicerane “Blick” intervistoi dy lojtarët në Hofenheim për një intervistë të përbashkët. Në Superligën sezonin e kaluar, Leon Avdullahu (21 vjeç) dhe Albian Hajdari (22 vjeç) ende garonin kundër njëri-tjetrit në garën për titull, të dy si lojtarë kyç të padiskutueshëm për klubet e tyre. Por këtë verë ata u bashkuan te Hofenheimi. Pas fitores 3-1 kundër Leipzig, në të cilën Hajdari shënoi golin e tij të parë në Bundesligë për ta çuar rezultatin 1-1, Hofenheim është në vendin e pestë. Të dy jo vetëm që i kthyen shpinën Superligës zvicerane, por zgjodhën të ndryshonin ekipin kombëtar. Tani duke luajtur për Kosovën, dy lojtarët zviceranë po e bëjnë një komb të tërë të ëndërrojë Kupën e Botës.
Të pyetur sa kohë kanë që njihen, Avdullahu u përgjigj: “Ne njihemi prej vitesh nga akademia e të rinjve të FC Basel, por ishim në grupmosha të ndryshme. Një miqësi u zhvillua kur bëmë së bashku testin tonë të transferimit në Novartis dhe ishim në të njëjtën klasë”. Kurse Hajdari tha: “Dhe luajtëm së bashku një ose dy herë në ekipin U18 të FC Basel para se të më lejohej të bashkohesha me ekipin e parë”. Më tej, pyetjes se cili kishte qenë më i mirë në mësime, Hajdari vlerësoi shokun e tij Leon Avdullahu. Më tej Hajdari tregoi se si u ndje kur mori vesh që Avdullahu u bë pjesë e Hofenheimit. “Herën e parë që ëndërrova për të qenë bashkë ishte këtë pranverë. Kur dëgjova se Leon po transferohej në Hofenheim, i thashë agjentit tonë Sasha Fisher: “Dua të shkoj edhe unë atje!”. Thjesht nuk mund ta përmbaja veten, kisha nevojë të isha pranë tij (qesh). Sigurisht, nuk është e lehtë kur pret një transferim dhe duhet t’u japësh informacione për thashethemet njerëzve përreth teje çdo ditë. Pritja ishte e gjatë dhe ditët vendimtare ishin edhe më stresuese”.
Titullarë në Bundesligë
Të dy u bënë menjëherë titullarë te Hofenheim. Gazeta i pyeti si e menaxhuat kaq mirë kalimin nga Superliga zvicerane në Bundesligë. Avdullahu: Kur ndihem rehat, automatikisht luaj më mirë. Kështu që ishte e rëndësishme për mua të përfundoja të gjithë parasezonin në Hoffenheim, për të njohur klubin e ri, njerëzit dhe shokët e mi të ekipit.”
Të dy pjesë e Kosovës
Gazeta zvicerane i pyet më pas se si ndihenq ë zgjodhën të luanin për Kosovën. “U përpoqa ta bllokoja të gjithë këtë dhe të përqendrohesha në vendimin që doja vërtet të merrja. Kam një lidhje të ngushtë me të dy vendet. Dëgjova zemrën time dhe ajo thoshte Kosovë”, tha Avdullahu. Edhe Hajdari e konfirmoi të njëjtën gjë. “I vetmi mendim që më interesonte ishte ai i rrethit tim më të ngushtë. E diskutova me ta. Unë dhe Leoni morëm vendimin dhe kjo është një ndjenjë e mirë. Para së gjithash, kemi ndeshjen tonë kundër Sllovenisë, e cila është shumë e rëndësishme për vendin e dytë. Pastaj Zvicra do të duhet të humbasë më shumë pikë që kjo të ndodhë. Shumë variabla. Sidoqoftë, do të jetë një ndeshje e veçantë në shtëpi për ne kundër Zvicrës”, theksoi Hajdari. -

“Njësoj si Modriç”/ Prestigjozja italiane ngre ne qiell Ramadanin: Mesfushori shqiptar dominon Serie A për kilometrat në fushë
Mesfushori i kombëtares shqiptare Ylber Ramadani vijon paraqitjet e tij fantastike në Seria A me ekipin e Lecces.
Gazeta prestigjoze italiane “Gazzeta dello sport” i ka dedikuar një artikull 29-vjeçarit shqiptar i cili në bazë të statistikave është lojtari me më shumë kilometra të përshkuara në kampionatin italian të futbollit deri më tani këtë sezon.
Sipas statistikave zyrtare të Serie A, Ramadani ka përshkuar në total këtë sezon 115.9 kilometra në fushë, duke u renditur i pari në listën e futbollistëve që kanë vrapuar më shumë gjatë këtij edicioni.
“Shqiptari, është rikthyer në kulmin e tij me ardhjen e Eusebio Di Francescos në stol. Kilometrazhi i tij pas çdo ndeshjeje nuk është më i habitshëm teksa në 10 ndeshjet e para ka vrapuar 115.9 km”, shkruan Gazzeta dello Sport.
Artikulli vijon më tej teksa përmend se: Ramadani është i njohur për qëndrueshmërinë dhe statistikat e tij të gjithanshme. Ai krenohet me një numër të frikshëm topash të rikuperuar: 64, shifra më e mirë në skuadër. YlberRamadani është i krahasueshëm me një përbindësh të shenjtë të futbollit evropian si Luka Modric i AC Milan.
Këto shifra janë tregues për rolin qendror të Ramadanit në ekipin e Di Francescos, i cili shihet nga kundërshtarët si lojtari kyç i Lecces.”
29-vjeçari shqiptar është kthyer në një nga shtyllat kryesore të mesfushës së Lecces dhe një element kyç për ekipin, ku ka qenë titullar në të gjitha 10 ndeshjet e kampionatit deri tani, duke grumbulluar 874 minuta lojë. -

Amorim: Pësojmë shumë gola edhe kur fitojmë, ky është ngërçi që duhet të zgjidhim
Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, ka theksuar problemin kryesor që ende e shqetëson ekipin e tij pavarësisht një përmirësimi në formë javët e fundit. United është i pamposhtur në katër ndeshjet e fundit, duke regjistruar tre fitore dhe një barazim, por ka mbajtur vetëm një herë portën të paprekur.
Kur u pyet nëse mos pësimi i golave ishte problem për ekipin e tij, Amorim tha: “Është një problem, veçanërisht nëse e shihni Ligën sot. Ekipi që fiton të gjitha ndeshjet nuk po vuan, nuk po pranon gola, ndoshta disa gjuajtje në portë”.
“Dhe kjo është një gjë e madhe, veçanërisht kur ke lojtarë të talentuar. Nëse mbrohesh mirë, në një rast, mund të shënosh një gol dhe të fitosh një ndeshje. Por mendoj se është më shumë një çështje ekipi që duhet të mbrohemi më mirë. Duhet të jemi më agresivë”, shtoi Amorim.
“Kur kemi energjinë e plotë në çdo top, mbrohemi më mirë. Pra, gjithçka është e lidhur. Por, sigurisht, kemi shumë për të bërë. Nuk mund të vuajmë nga sasia e golave që po pësojmë, dhe kjo është gjëja që duhet të përmirësojmë”, deklaroi Ruben Amorim. -

Mbyll me rivalin e Shqipërisë, Puki zyrtarizon largimin nga Finlanda
Finlanda do të përballet me Maltën në Olympiastadion në Helsinki të premten, më 14 nëntor, në orën 19:00, në ndeshjen e tyre të fundit kualifikuese për Kupën e Botës. Paraqitja e fundit e Puki-t për ekipin kombëtar do të jetë të hënën, më 17 nëntor në Tampere, kundër Andorrës në miqësore në stadiumin Tammelan (ora 19:00).
Lajmi kryesor është lamtumira me ekipin kombëtar e Temu Puki, 35 vjeç, golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave të finlandezëve me 42 gola në 131 paraqitje.
Vazhdo leximin
-

Guardiola lë ekipin pushim të rikuperojë para Champions: Nuk kam forcën të ndryshoj kalendarin
5 Nëntor 2025
8:48
Telesport
Manchester City do të presë sot në “Atihad” Borussia Dortmund, takim i vlefshëm për raundin e katërt të Champions League. Trajneri Pep Guardiola ka lënë gjatë skuadrën pushim pas fitores së fundit ndaj Bournemouth në Premier League dhe ka kryer vetëm dy seanca stërvitore.
“Jemi stërvitur pak dhe në mëngjes, por nuk është një gjë e pazakontë. E kam bërë disa herë dhe ndonjëherë e preferoj. Ishte një ndeshje aq e vështirë kundër Bournemouth saqë preferova që ata të qëndronin më gjatë në shtëpi dhe stërviteshin më pak”, tha Guardiola.
Më tej, trajneri spanjoll komentoi: “Jemi mësuar me këtë. Thjesht kështu është. Askush nuk do ta ndryshojë orarin. Në Gjermani, në Francë, të gjitha ekipet e Ligës së Kampionëve përpiqen të luajnë të premteve për të pushuar më shumë. Nuk më pëlqen, por është ajo që është.”
Duke folur për Haaland, ai tha: “Është e vështirë të gjesh një lojtar të vërtetë të klasit botëror që të jetë tepër modest. E di që ai do të shënojë gola dhe do të ketë ndikim në ekip, por kisha ndjesinë se ai gjithmonë kishte një sy në atë që është më e mira për ekipin. Kjo është ende mënyra më e mirë për të na ndihmuar”.