Tag: ekipi

  • Vllaznia, drejtori sportiv para ndeshjes ndaj Egnatias: Jemi gati, ekipi i motivuar

    Vllaznia, drejtori sportiv para ndeshjes ndaj Egnatias: Jemi gati, ekipi i motivuar

    Vioresin Sinani, Drejtori sportiv i Vllaznisë, bëri analizën e tij para sfidës ndaj Egnatias.
    “Gjendja e skuadrës është shumë e mirë, ndeshemi me një skuadër që meriton respekt që është kampione në fuqi, por Vllaznia nuk i frikësohet askujt, e them me bindje që shkojmë për fitore dhe jam i bindur që kështu do të jetë deri në fund të kampionatit. Ajo sfidë është e kaluaar, ekipi është mirë në çdo aspekt, djemtë dhe trajneri duhen përgëzuar se kanë bërë një fazë të parë të mrekullueshme duke qenë se janë në vendin e parë, humbja ka kaluar, tifozët kanë filluar të shtohen. Kam fjalë të mira për trajnerin, stafin dhe djemtë.

    Me ekipin që është krijuar në fillim kemi pritur rezultate të mira, skemi dhënë deklarata bombastike, llogaria bëhet në fund, kemi një ekip të mirë, që do të luftojnë për trofe, por duhet të rrimë me këmbë në tokë dhe të marrim fitoren. Të gjithë bashkë kemi punuar që ky ekip të bëhet pretendent për titullin, duhet falenderuar edhe presidenti për aspektin financiar por edhe që i rri afër ekipit çdo ditë, është bërë një ekip me lojë të bukur, por kampionati është ende i gjatë nuk mund të flasim që tani për këtë, shkojmë javë pas jave.
    U bënë rreth 4-5 javë që ka 5-6 mungesa është një detyrë akoma më e vështirë pasi të mungon gjysma e ekipit nuk është gjë e vogël për çdo ekip, vetëm problem dëmtimesh asnjë shqetësim tjetër, sdo doja kaq shumë, ka luftë sportive çdo javë, askush si do dëmtimet, djemtë që kanë hyrë e kanë justifikuar veten, po rikuperohen gradualisht. Kemi dy lojtarë jashtë si Dros dhe Bismark, Qato do të rikthehet këtë javë.
    Frikë nuk kemi nga asnjë ekip, por meriton respekt maksimal Egnatia pasi jo më kot është ekip kampion në fuqi, ka bërë futboll të bukur, është finalja edhe e sezonit të kaluara, bëhet një ndeshje e bukur, shkojmë për maksimumin, asgjë sna tremb. Të gjithë pretendojnë, të gjitha ekipet janë pretendente, por kanë probleme, dëmtime, mund të krijohen situata të ndryshme.
    Kemi lojtarë me eksperiencë që e dinë se çfarë prentendojmë, trajneri e njeh mentalitetin e këtij ekipi, tifozi është lojtari i 12-të më vjen mirë që janë optimistë, ashtu si jemi edhe ne. Kemi bërë ekip të mirë që lufton për trofe.
    Dua të flas vetëm për ekipin tim dhe jo kundërshtarin. Dua fitoren nesër dhe luftojmë shumë për ta marrë, do të ishte e mrekullueshme. Tre rezultatet janë të mundshme, unë gjithmonë flas për fitore, unë besoj shumë që shkojmë për këtë dhe tja arrijmë”, përfundon Sinani.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Barcelona konfirmon datën, ja kur do të kthehet ekipi i parë në “Camp Nou” e ri

    Barcelona konfirmon datën, ja kur do të kthehet ekipi i parë në “Camp Nou” e ri

    31 Tetor 2025

    10:54

    Alfred Lleshi

    Barcelona njoftoi se ekipi i parë i futbollit do të rikthehet zyrtarisht në “Spotify Camp Nou” të premten, 7 nëntor, për një stërvitje me dyer të hapura për tifozët blaugrana.
    Skuadra theksoi se kjo seancë do të shërbejë gjithashtu si test teknik dhe operativ për të kontrolluar funksionimin e sistemeve, akseset dhe aspektet e ndryshme të stadiumit, si pjesë e procesit të ri-hapjes progresive.
    Stërvitja do të nisë në 11:00, ndërsa dyert e stadiumit do të hapen në 09:30. Kapaciteti i të pranishmëve do të jetë 23.000, në “Tribuna” dhe “Gol Sur”, sipas fazës 1A, për të cilën klubi ka marrë licencën e parë të përdorimit.
    Barcelona shprehet se ekipi është i emocionuar për t’u rikthyer para tifozëve në shtëpinë e re dhe ndarë këtë moment të parë të ribashkimit në “Spotify Camp Nou”.

  • Prej dy javësh në grevë! Rëndohet shëndeti i naftëtarëve, largohet 1 prej tyre, ndërhyn ekipi mjekësor

    Prej dy javësh në grevë! Rëndohet shëndeti i naftëtarëve, largohet 1 prej tyre, ndërhyn ekipi mjekësor

    Shëndeti i grevistëve naftëtarë të Marinzës ka vijuar të përkeqësohet në ditën e 14-të të tyre, duke bërë që ekipi mjekësor të ndërhyjë për trajtimin e disa prej tyre. Dy grevistë janë ndihmuar me injeksione dhe janë në gjendje shqetësuese, ndërsa për shkak të përkeqësimit të shëndetit, një prej tyre është nxjerrë nga greva.

    Në momentin e ndërhyrjes mjekësore, 7 grevistë të tjerë kanë vendosur të vijojnë grevën e urisë, pavarësisht kushteve të vështira. Ata kanë deklaruar se nuk do të ndalin protestën deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

    Gjatë orëve të fundit, përfaqësues të institucioneve, përfshirë Avokatin e Popullit, kanë vizituar grevistët për të monitoruar situatën dhe për t’u ofruar mbështetje. Ndërkohë, Inspektorati i Punës ka nisur një hetim administrativ për raportet e pagave dhe kontratat e punës së naftëtarëve.

    Grevistëve iu janë bashkuar edhe naftëtarët në pension, të cilët janë solidarizuar me protestën e kolegëve të tyre.

  • A do të jetë Sunderlandi rasti i Leicester për të fituar Premier League? Befasi nga ekipi i Granit Xhakës, mundin Chelsea në transfertë

    A do të jetë Sunderlandi rasti i Leicester për të fituar Premier League? Befasi nga ekipi i Granit Xhakës, mundin Chelsea në transfertë

    A do të jetë Sunderland një tjetër rast Leicester në Premier League? Ekipi që në sezonet e fundit luftonte për mbijetesë, sot po përjeton një moment magjik. Sunderland i dirigjuar nga Granit Xhaka ka mundur Chelsean në transfertë në shifrat 1-2.
    Chelsea vinte pas një fitore 5-1 me Ajax në shtëpi dhe sot ka humbur ndaj Sunderland. Ekipi i Maresca shënoi i pari me anë të Granacho në minutën e 4, duke krijuar idenë e një fitore të thellë. Megjithatë Isidor barazoi në të 22, ndërsa në minutën e fundit të takimit, Taibi përmbysi takimin. Pas kësaj fitore, Sunderlandi merr vendin e 2 në renditje pas Arsenalit, me dy pikë më pak. /Sport Ekspres/

  • Tetori, “i mallkuar” për Elbasanin/ A do të thyejë tabunë ekipi i Gvozdenoviçit?

    Tetori, “i mallkuar” për Elbasanin/ A do të thyejë tabunë ekipi i Gvozdenoviçit?

    Nga viti në vit, tetori duket se mbetet një periudhë “problematike” për Elbasanin, që gjithmonë në këtë muaj përballet me vështirësi në rezultate dhe rënie në performancë.Edhe pse skuadra zakonisht e nis mirë kampionatin, me entuziazëm dhe rezultate pozitive në javët e para, me ardhjen e tetorit duket sikur gjithçka ndalon. Një lloj “ngërçi” i pashpjegueshëm që përsëritet sezon pas sezoni dhe që këtë herë po shfaqet sërish në mënyrë të dukshme. Dy humbjet e fundit kanë bërë që të ulet morali në kampin verdheblu, sepse pritshëmritë këtë sezon për këtë skuadër janë të mëdha.
    TETORI AKTUAL – Këtë sezon verdheblutë e nisën mirë rrugëtimin e tyre, por tetori u ka sjellë vetëm zhgënjim. Fillimisht, në transfertën ndaj Vllaznisë, ekipi i drejtuar nga Ivan Gvozdenoviç u mund me rezultatin 1-0, në një sfidë ku Elbasani nuk arriti të konkretizonte rastet dhe zhvilloi një pjesë të parë ndër më të dobëtat e këtyre shtatë javëve kampionat. Humbja u pasua më pas nga një tjetër zhgënjim, këtë herë në shtëpi, ndaj Vorës, ku përkundër mbështetjes së tifozëve në “Elbasan Arena”, verdheblutë u dorëzuan me rezultatin 1-2. Në të dyja ndeshjet, përveç humbjeve, problematikat ishin të dukshme edhe në lojë: mungesë ideje në ndërtim, vështirësi në finalizim dhe një mbrojtje që shpesh u gjend në vështirësi përballë presionit të kundërshtarëve. Kjo ka sjellë edhe pakënaqësi në ambientin e klubit, teksa kërkohet reagim i menjëhershëm për të mos humbur kontaktin me skuadrat e kreut. Tetori megjithatë nuk ka mbaruar ende. Elbasani ka edhe dy ndeshje të tjera përpara mbylljes së fazës së parë: fillimisht pret Bylisin në shtëpi, një duel që shihet si mundësi për rikthimin te fitorja, e më pas udhëton drejt kryeqytetit për t’u përballur me Tiranën, në një transfertë të vështirë, por vendimtare për moralin e skuadrës. Pikërisht këto dy sfida do të përcaktojnë nëse verdheblutë do të arrijnë të thyejnë mallkimin e tetorit apo do të vazhdojnë të mbeten nën hijen e tij.
    TETORI I KALUAR – Nëse kthehemi pas me vetëm një vit, sezoni 2024-2025 tregon se kjo nuk është një rastësi. Edhe atëherë, Elbasani u përball me të njëjtin skenar. Pasi kishte bërë një nisje të fortë në javët e para, skuadra u ndal në tetor me katër barazime radhazi, duke humbur terren në renditje dhe duke mos përfituar dot nga gabimet e rivalëve. Rezultatet e atij muaji ishin të gjitha të ekuilibruara, me vetëm barazime, asnjë fitore, por të paktën nuk u mundën. Në letër, këto ishin rezultate të pranueshme, sidomos për një ekip që po rikthehej në elitë, por mungesa e fitores në katër ndeshje rresht ndikoi ndjeshëm në aspektin psikologjik dhe në renditjen e kampionatit. Ajo periudhë u konsiderua si “muaji i ngricës” për verdheblutë, ku ekipi nuk humbiste, por as nuk fitonte dot.
    TETORI, TESTI I KARAKTERIT – Tashmë, historia duket se po përsëritet. Edhe pse sezoni është ende në fazë të hershme, Elbasani ndodhet përballë një prove karakteri. Klubi ka bërë një punë të madhe për stabilitet, përfshirë afrimet e verës, organizimin dhe mbështetjen e tifozëve, por për të ruajtur ambiciet e sezonit, skuadra duhet të tregojë forcë për ta përmbysur këtë prirje negative. Nëse ndaj Bylisit dhe Tiranës arrin të marrë rezultat pozitiv, Elbasani jo vetëm do të thyejë mallkimin e tetorit, por do të mbyllë fazën e parë me moral të lartë dhe me një mesazh të qartë se tashmë është një skuadër më e pjekur. Përndryshe, rënia e formës në këtë periudhë do të vazhdojë të mbetet “plaga” e përvitshme e ekipit që gjithmonë nis fort, por vështirë se ruan ritmin.

  • Tetori, “i mallkuar” për Elbasanin. A do të thyejë tabunë ekipi i Gvozdenoviçit?

    Tetori, “i mallkuar” për Elbasanin. A do të thyejë tabunë ekipi i Gvozdenoviçit?

    Nga viti në vit, tetori duket se mbetet një periudhë “problematike” për Elbasanin, që gjithmonë në këtë muaj përballet me vështirësi në rezultate dhe rënie në performancë.
    Edhe pse skuadra zakonisht e nis mirë kampionatin, me entuziazëm dhe rezultate pozitive në javët e para, me ardhjen e tetorit duket sikur gjithçka ndalon. Një lloj “ngërçi” i pashpjegueshëm që përsëritet sezon pas sezoni dhe që këtë herë po shfaqet sërish në mënyrë të dukshme. Dy humbjet e fundit kanë bërë që të ulet morali në kampin verdheblu, sepse pritshëmritë këtë sezon për këtë skuadër janë të mëdha.

    TETORI AKTUAL – Këtë sezon verdheblutë e nisën mirë rrugëtimin e tyre, por tetori u ka sjellë vetëm zhgënjim. Fillimisht, në transfertën ndaj Vllaznisë, ekipi i drejtuar nga Ivan Gvozdenoviç u mund me rezultatin 1-0, në një sfidë ku Elbasani nuk arriti të konkretizonte rastet dhe zhvilloi një pjesë të parë ndër më të dobëtat e këtyre shtatë javëve kampionat. Humbja u pasua më pas nga një tjetër zhgënjim, këtë herë në shtëpi, ndaj Vorës, ku përkundër mbështetjes së tifozëve në “Elbasan Arena”, verdheblutë u dorëzuan me rezultatin 1-2. Në të dyja ndeshjet, përveç humbjeve, problematikat ishin të dukshme edhe në lojë: mungesë ideje në ndërtim, vështirësi në finalizim dhe një mbrojtje që shpesh u gjend në vështirësi përballë presionit të kundërshtarëve. Kjo ka sjellë edhe pakënaqësi në ambientin e klubit, teksa kërkohet reagim i menjëhershëm për të mos humbur kontaktin me skuadrat e kreut. Tetori megjithatë nuk ka mbaruar ende. Elbasani ka edhe dy ndeshje të tjera përpara mbylljes së fazës së parë: fillimisht pret Bylisin në shtëpi, një duel që shihet si mundësi për rikthimin te fitorja, e më pas udhëton drejt kryeqytetit për t’u përballur me Tiranën, në një transfertë të vështirë, por vendimtare për moralin e skuadrës. Pikërisht këto dy sfida do të përcaktojnë nëse verdheblutë do të arrijnë të thyejnë mallkimin e tetorit apo do të vazhdojnë të mbeten nën hijen e tij.
    TETORI I KALUAR – Nëse kthehemi pas me vetëm një vit, sezoni 2024-2025 tregon se kjo nuk është një rastësi. Edhe atëherë, Elbasani u përball me të njëjtin skenar. Pasi kishte bërë një nisje të fortë në javët e para, skuadra u ndal në tetor me katër barazime radhazi, duke humbur terren në renditje dhe duke mos përfituar dot nga gabimet e rivalëve. Rezultatet e atij muaji ishin të gjitha të ekuilibruara, me vetëm barazime, asnjë fitore, por të paktën nuk u mundën. Në letër, këto ishin rezultate të pranueshme, sidomos për një ekip që po rikthehej në elitë, por mungesa e fitores në katër ndeshje rresht ndikoi ndjeshëm në aspektin psikologjik dhe në renditjen e kampionatit. Ajo periudhë u konsiderua si “muaji i ngricës” për verdheblutë, ku ekipi nuk humbiste, por as nuk fitonte dot.
    TETORI, TESTI I KARAKTERIT – Tashmë, historia duket se po përsëritet. Edhe pse sezoni është ende në fazë të hershme, Elbasani ndodhet përballë një prove karakteri. Klubi ka bërë një punë të madhe për stabilitet, përfshirë afrimet e verës, organizimin dhe mbështetjen e tifozëve, por për të ruajtur ambiciet e sezonit, skuadra duhet të tregojë forcë për ta përmbysur këtë prirje negative. Nëse ndaj Bylisit dhe Tiranës arrin të marrë rezultat pozitiv, Elbasani jo vetëm do të thyejë mallkimin e tetorit, por do të mbyllë fazën e parë me moral të lartë dhe me një mesazh të qartë se tashmë është një skuadër më e pjekur. Përndryshe, rënia e formës në këtë periudhë do të vazhdojë të mbetet “plaga” e përvitshme e ekipit që gjithmonë nis fort, por vështirë se ruan ritmin.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Kampionati Kombëtar i Futbollit “5×5”: Ja rezultatet e të gjitha ndeshjeve të javës së parë

    Kampionati Kombëtar i Futbollit “5×5”: Ja rezultatet e të gjitha ndeshjeve të javës së parë

    Ka nisur edicioni i gjashtë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit “5×5” për zonën e Tiranës, i organizuar nga Departamenti i Futbollit Amator në FSHF.
    Në këtë edicion marrin pjesë 55 skuadra, të ndara në pesë grupe. Skuadrat zhvillojnë ndeshjet me sistem grumbullimi pikësh në fazën e grupeve, ndërsa më pas faza “play-off” do të përcaktojë fituesin e Tiranës.
    Java e parë e kampionatit u zhvillua e ndarë në katër ditë dhe prodhoi shumë gola dhe ndeshje të luftuara në çdo grup.
    Rezultatet e javës së parë:
    Grupi 1
    FC Dental Turku – Golden Park 6–7
    Vila L – Pellazgët 10–1
    Royals – Pasticeri Nela 2–7
    Black Eagles – Union Bank 6–3
    Grupi 2
    FC Tigres – Illyrians 9–1
    Shqiponjat – ProCredit Bank 2–2
    Legjendat – FC Selita 6–10
    Grupi 3
    Raja System – AF Kashari 5–6
    Julton – Beautiful Albania 8–3
    FC Alpha – Auto Servis Tresa 5–3
    Piceri Haka – Artic 3–1
    Good Fellas – ID Albania 2–9
    Mici Konstruksion – Simple FC 3–7
    Grupi 4
    Luminesen – Volta 5–4
    Intelekt 365 – Barrikada B 5–5
    FC Priska – Iron Eagles 7–0
    FC Ferraj – Allias 5–4
    Grupi 5
    Ekipi i BMBSHPFA – Ekipi i AFA 3–3
    Ekipi i Forcës Tokësore – Ekipi i Dardanëve 5–2
    Ekipi i Forcës Detare – Ekipi i KKN 7–3
    Ekipi i Forcës Ajrore – Ekipi i SHPFA 5–5
    Ekipi i Komandës Mbështetëse – Ekipi i FT “Speciale” 4–3
    Ekipi i Akademisë së FA – Ekipi i FT “Komando” 12–2

  • Starton Kampionati Kombëtar i Futbollit “5×5” për zonën e Tiranës, luhet java e parë

    Starton Kampionati Kombëtar i Futbollit “5×5” për zonën e Tiranës, luhet java e parë

    Ka nisur edicioni i gjashtë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit “5×5” për zonën e Tiranës, i organizuar nga Departamenti i Futbollit Amator në FSHF.
    Në këtë edicion marrin pjesë 55 skuadra, të ndara në pesë grupe. Skuadrat zhvillojnë ndeshjet me sistem grumbullimi pikësh në fazën e grupeve, ndërsa më pas faza “play-off” do të përcaktojë fituesin e Tiranës.
    Java e parë e kampionatit u zhvillua e ndarë në katër ditë dhe prodhoi shumë gola dhe ndeshje të luftuara në çdo grup.
    Rezultatet e javës së parë:
    Grupi 1
    FC Dental Turku – Golden Park 6–7
    Vila L – Pellazgët 10–1
    Royals – Pasticeri Nela 2–7
    Black Eagles – Union Bank 6–3
     
    Grupi 2
    FC Tigres – Illyrians 9–1
    Shqiponjat – ProCredit Bank 2–2
    Legjendat – FC Selita 6–10
     
    Grupi 3
    Raja System – AF Kashari 5–6
    Julton – Beautiful Albania 8–3
    FC Alpha – Auto Servis Tresa 5–3
    Piceri Haka – Artic 3–1
    Good Fellas – ID Albania 2–9
    Mici Konstruksion – Simple FC 3–7
     
    Grupi 4
    Luminesen – Volta 5–4
    Intelekt 365 – Barrikada B 5–5
    FC Priska – Iron Eagles 7–0
    FC Ferraj – Allias 5–4
     
    Grupi 5
    Ekipi i BMBSHPFA – Ekipi i AFA 3–3
    Ekipi i Forcës Tokësore – Ekipi i Dardanëve 5–2
    Ekipi i Forcës Detare – Ekipi i KKN 7–3
    Ekipi i Forcës Ajrore – Ekipi i SHPFA 5–5
    Ekipi i Komandës Mbështetëse – Ekipi i FT “Speciale” 4–3
    Ekipi i Akademisë së FA – Ekipi i FT “Komando” 12–2
     

  • Dybala e mbyll para kohe me Romën? Argjentinasi merr propozimin joshësh larg Europës

    Dybala e mbyll para kohe me Romën? Argjentinasi merr propozimin joshësh larg Europës

    21 Tetor 2025

    17:36

    Telesport

    Paulo Dybala mund të jetë duke luajtur sezonin e tij të fundit më Romën. Kontrata e argjentinasit skadon në qershor të vitit 2026, edhe pse është përfolur për një rinovim të mundshëm mes palëve, deri tani asgjë nuk ka ndodhur.
    Ndërkohë, Flamengo po rrit gjithnjë e më shumë interesin për Dybala. Ekipi brazilian ka një ofertë joshëse për yllin argjentinas dhe do kërkojë transferimin e tij në verën e ardhshme.
    Interesimi i madh i Flamengo nuk është i rastësishëm, pasi Dybala është i tërhequr nga ideja për t’u rikthyer në Amerikën Latine dhe ekipi brazilian mund të jetë destinacioni i duhur për të.
    Mediet italiane raportojnë se Dybala është në mëdyshje të madhe, të rinovojë me Romën dhe të vazhdojë të luajë ende në elitë apo të nisë një aventurë të re larg Europës.

  • Trajneri i “aspirinave”, ende i pamposhtur, mesazh PSG: Do t’i bëjmë me dhimbje koke

    Trajneri i “aspirinave”, ende i pamposhtur, mesazh PSG: Do t’i bëjmë me dhimbje koke

    “BayArena” ndriçohet përsëri për Ligën e Kampionëve. Sot, kampionët në fuqi të PSG do të luajnë ndaj Bayer Leverkusen. Skuadra e Luis Enrique është aktualisht e pamposhtur në kampionat, me vetëm Olympique Marseille që arrin t’i mundë ata në kampionat.
    Në prag të ndeshjes, trajneri i “aspirinave”, Kasper Hjulmand, foli rreth zhvillimit pozitiv të ekipit të tij dhe cilësive të shkëlqyera të PSG: “PSG është ndoshta ekipi më i mirë në botë. Këtë vit kalendarik, ata kanë fituar pesë trofe. Ne kemi respekt të madh për ta dhe do të jetë një sfidë e vështirë”.
    “Por, jemi gjithashtu të lumtur, sepse të luash në Champions League është gjithmonë e veçantë. Ne do të luajmë në shtëpi dhe absolutisht duam të shfaqim cilësitë tona. Do të japim gjithçka për të fituar”, tha Hjulmand, trajneri i Leverkusen.
    Trajneri danez shtoi më pas për kundërshtarët e tyre: “PSG është një ekip me cilësi të jashtëzakonshme në çdo pozicion dhe në çdo fazë të lojës. Ata ndërtojnë mirë nga mbrojtja, luajnë drejtpërdrejt dhe shpejt, janë të fortë në situata një-me-një dhe shumë agresivë në presing. Kjo është forca e tyre”.
    Leverkusen është ende i pamposhtur në shtatë ndeshje, që kur Hjulmand mori drejtimin: “Jemi të sigurt në lojën tonë dhe mendoj se do të kemi shanset tona . Jemi në rrugën e duhur. Ekipi ka nevojë për ndeshje dhe kohë për të gjetur mirëkuptim. Po bëjmë përparim të mirë. Pas çdo ndeshjeje analizoj atë që kemi mësuar dhe çfarë duhet të përmirësojmë. I shoh qartë mundësitë dhe potencialin e këtij ekipi.”